Kuriozitete

Edhe pasanikët më të mëdhenj po heqin dorë nga përdorimi i shampos. Arsyeja është shumë e fortë

Po shtohen gjithnjë e më shumë njerëzit e famshëm që po heqin dorë nga përdorimi I shampoos së flokëve. Në vend të saj, zgjedhin të përdorin përbërës natyral. Mes tyre, më të vendosurat janë Amanda Seyfried, Adele dhe Gëyneth Paltrow.

Krehja voluminose e Adele dhe flokëte gjatë e të shndritshëm të Amanda Seyfried dhe Gëineth Paltroë, e kanë një sekret. Pas ‘kokave’ më të famshme të ekranit ka një moto: zero shampoo!

Tendenca quhet “NO Poo” dhe në kohët e fundit po I bashkohen njerëz gjithnjë e më shumë. Jo vetëm blogeret e bukurisë por edhe yjet e ekranit kanë vendosur të përdorin sodën e bukës në vend të kimikateve të shampove. Edhe aktori Brad Pitt i është bashkuar kësaj metode natyrale duke deklaruar se preferon të mos përdorë toksinat e shampoos që dëmtojnë jo vetëm lëkurën por edhe ambientin.

Alternativat për të zëvendësuar shampon janë disa; që nga soda e bukës, uthulla e mollës, vaji i kokosit që mund të shërbejë si krem zbutës etj. Të gjitha zgjedhjet bëhen varësisht llojit të flokëve.

Edhe pasanikët më të mëdhenj po heqin dorë nga përdorimi i shampos. Arsyeja është shumë e fortë Read More »

Na tronditën, shkencëtarët befasojnë për mënyrën si do të krijohen fëmijët në të ardhmen

Shkencetaret kane bere nje parashikim befasues per prinderit e te ardhmes.

Të qenit prind mund të shohë një ndryshim të madh, pasi shkencëtarët dhe ekspertët e etikës kanë një parashikim befasues për mënyrën se si do të krijohen fëmijët në të ardhmen. Falë përparimeve në biomjekësi, prindërit mund të jenë në gjendje të zgjedhin një fëmijë nga qindra embrione, bazuar në profilin e tyre të ADN-së.

Një numër në rritje i shtatzanive fillojnë në një dhomë, ku laborantët kombinojnë vezët dhe spermën në një epruvetë për të krijuar një embrion.

“Rreth 10 për qind e grave në moshën riprodhuese në Shtetet e Bashkuara kanë vështirësi të mbeten shtatzënë apo të mbajnë një fëmijë për 9 muaj dhe ne nuk e kuptojmë arsyen pse kjo ndodh”,thotë Amanda Clark në qendrën kërkimore të qelizave embrionale në universitetin Los Anxhelos në Kaliforni.

Me rritjen e infertilitetit në mbarë globin, hulumtuesit si Amanda Clark po eksplorojnë fronte të reja në teknologjinë riprodhuese.

Shkencëtarja në Universitetin e Los Anxhelosit në Kaliforni dhe ekipi i saj – po punojnë për të kthyer mostrat e lëkurës të njeriut në vezë, të cilat do të fertilizoheshin nga spermatozoidi. Procesi, i quajtur gametogjenezë ose IVG, deri tani ka funksionuar vetëm tek minjtë.

“Nëse vërtetohet se teknologjia është e padëmshme dhe efektive, mendoj se duhet të lejohet zbatimi i saj në disa raste kur çiftet kanë probleme infertiliteti,” thotë shkencëtarja Amander Clark.

Metoda jo vetëm që do të zgjidhë infertilitetin, por ofron një procedurë më pak ndërhyrëse për gratë sesa procedura për fertilizimin e vezëve.

“Ata do të shkojnë në klinikë, ku burri do të japë spermë dhe gruaja në vend të vezëve do të japë një mostër të lëkurës. Qelizat në lëkurën e saj do të shndërrohen në vezë që më pas do të kombinohen me spermën për të krijuar një embrion”, shpjegon Henry Greely, ekspert i etikës në biomjekësi.

Kjo do të thotë se në teori, prindërit mund të zgjedhin embrionin bazuar në analizat gjenetike. Por jo të gjithë presin që prindërit të përdorin këtë procedurë.

“Këtu në Kaliforni ku ka disa njerëz që duan të kenë një fëmijë me sa më pak probleme të jetë e mundur, ka shumë njerëz në këtë shtet, dhe në fakt ata përbëjnë shumicën, që do të thoshin se zgjedhja është në duart e Zotit”, thotë Louanne Hudgins.

Por edhe para se hulumtuesit të shqyrtojnë shqetësimet e sigurisë në lidhje me testimin e procedurës IVG tek njerëzit, potenciali i saj po nxit një debat rreth etikës së prindërve që zgjedhin pasardhësit e tyre.

Na tronditën, shkencëtarët befasojnë për mënyrën si do të krijohen fëmijët në të ardhmen Read More »

E la Nënën tek shtëpia e pleqve, kur shkoi ta takoj, Nëna i tha diçka që e la pa fjalë të birin

Një ditë mori një telefonatë nga shtëpia e te moshuarve dhe i kërkojnë që të vijë sa ma shpejt pasi Nëna e tij po e jepte shpirt…..

Djali i nxituar shpejtoi për takimin e fundit me Nënen e tij, i’u afrua afër për të dëgjuar fjalët dhe dëshirat e saj të fundit, e pyeti nënen nese kishte ndonjë dëshirë te fundit…..

Tha: Po, biri im.. të lutem pajise Shtëpinë e te Moshuarve me freskues sepse bën shumë nxehtë, e këtu nuk ka, po ashtu pajise me frigorifer dhe ushqime , sepse shume netë kam fjetur e uritur…..

Djali i mërzitur i drejtohet nënës e cila e jepte emanetin e fundit :

Nëne po pse nuk ma ke thene kete më parë e po ma thua tani?

Tha : Biri im, unë durova pa freskuese e pa frigorifere, por me dhimbsesh ti sepse nuk je mesuar të jetosh pa to, dhe do ta kesh shum vështirë kur fëmijet e tu do te sjellin këtu….

E la Nënën tek shtëpia e pleqve, kur shkoi ta takoj, Nëna i tha diçka që e la pa fjalë të birin Read More »

Rrënqethëse: Babai i vdekur i dilte çdo ditë në ëndërr, pas 2 javësh merr lajmin e shumëpritur

E ftuar ditën e sotme në rubrikën “Ka një mesazh për ty” ishte Eva, një vajzë që prej 8 vitesh ishte përpjekur të sillte në jetë një fëmijë dhe i kishte rënë spitaleve të botës cep e më cep për t’u bërë nënë, por pa rezultat.

Teksa Eva përpiqej vazhdimisht, kishte bërë fekondime in vitro, papritur i vdes i ati. Eva e kishte parandjerë dhe u shpreh se ndihej fajtore pasi e kishte lodhur të atin me hallet e saj.

Çdo ditë pas vdekjes, babai i dilte Evës në ëndërr dhe i thoshte të vazhdonte të përpiqej.  “Çdo natë më thoshte, shko të keqen babi se do bësh një vajzë të bukur do ia vësh emrin Jasemina. Vajta tek halla  dhe i tregova. Ajo më tha ‘të keqen halla nisu se babi të ka dhënë bekimin. Ai ka shkuar atje për të të dhënë një fëmijë’. U bëra shumë keq, nuk doja të ikja sepse mendoja se do ndërroja babain me fëmijën”, tregoi Eva.

Ajo kishte shkuar në Turqi për ta provuar sërish, pavarësisht historisë së saj të gjatë të fekondimeve që kishin arritur në 12. “Pas 2 javësh shkoj për të marrë përgjigjen. Doktoresha më tha se isha shtatzanë me dy binjakë. Më besoni, tre muaj në çdo natë shikoja babin që më vinte duart në bark”, tregoi Eva.

Në muajin e 3 të shtatzënisë, ajo kishte parë në ëndërr babain i cili e kishte paralajmëruar të mos mërzitej dhe kur ishte zgjuar Eva kishte parë që kishte humbur njërin nga binjakët. Megjithatë ajo tregoi se asokohe nuk ishte trishtuar dhe e kaloi shtatzëninë pa derdhur lot pasi mezi e kishte pritur. Vajza e saj lindi e shëndetshme dhe Eva ja ka vendosur emrin Jasemina, ashtu siç i ati i kishte thënë në ëndërr.

Eva tregoi se kur Jasemina ishte 15-muajshe kishte gjetur portofolin e gjyshit dhe i kishte thënë Evës t’ja jepte, ndonëse ajo nuk i kishte folur kurrë për gjyshin. Ndërsa sa herë Jasemina qante, Eva e kthente nga fotografia e gjyshit dhe ajo pushonte.

Eva tregoi që nga dita u bë nënë, babai nuk i ka dalë më në ëndërr dhe kishte ftuar hallat në studio për t’i falenderuar që i kanë qëndruar pranë.

Rrënqethëse: Babai i vdekur i dilte çdo ditë në ëndërr, pas 2 javësh merr lajmin e shumëpritur Read More »

Shkenca trondit njerëzit: Të gjitha femrat jan …

Shumica e femrave janë ose biseksual ose homoseksuale, por asnjëherë nuk mund të jenë heteroseksuale. Studimi më i fundit zbuloi se, femrat janë të gjitha pak “homoseksuale”, pasi tërhiqen gjithmonë nga femrat e tjera.

Studimi i realizuar nga “Journal of Personality and Social Psychology” zbulon se femrat lesbike i tërheqin vetëm veprat, por ato që janë heteroseksuale tërhiqen nga të dyja gjinitë.

Hulumtuesit morën në studim 345 femra, duke i pyetur për preferencat e tyre seksuale, të cilat më pas i krahasuan me stimulimin që ato patën kur shikonin video seksuale të meshkujve dhe të femrave.

Ata zbuluan se 28% e femrave iu ngjallën më shumë ndjesi nga gjinia e tyre e preferuar, krahasuar me 68% e femrave homoseksuale, raporton BBC.

Studimi Universiteti i Essex-it arriti në përfundimin se asnjë grua është “krejtësisht heteroseksuale” (pëlqimi vetëm ndaj gjinisë së kundërt).

Gerulf Rieger, psikologu i cili drejtoi studimin shpjegon se: “Shumica e femrave reaguan ndaj të dyjave videove, asaj me meshkuj tërheqës, por edhe asaj me femra tërheqëse”

Shkenca trondit njerëzit: Të gjitha femrat jan … Read More »

Britania alarmon botën: Kemi fotogruar në Shqipëri përbindëshin e frikshëm të liqenit

Shqipëria është përfshirë sërish në artikujt e mediave ndërkombëtare por kësaj radhe për diçka shumë më të frikshme se trafiku i drogës.

“The Mirror” ka publikuar disa pamje ku shkruan se në liqenin e Prespës është fotografuar një krijesë e frikshme që njihet me emrin përbindëshi i Loch Ness.

Kjo krijesë është fotografuar për herë të parë në ujërat e Skocisë dhe legjendat mbi të janë të panumërta.

Një profesor i njohur me emrin Jonoski ka udhëtuar për herë të parë në ujrat e liqenit të Prespës në vitin 1970, dhe ai tregon se si banorët e zonës ishin në dijeni të ekzistencës së kësaj krijese, dhe ishin shumë të frikësuar.

Ai është shprehur se:

Shumë gjëra ndodhin në ujrat e Prespës, që nuk ndodhin në vende të tjera”
Përpara 5 vitesh ky përbindësh është fotografuar në liqenin e Prespës në territorin grek, ndërsa pamjet kësaj here vijnë nga fshati turistik i Shqipërisë Pretor.

Monstra e Loch Ness

Legjenda e përbindëshit të liqenit Ness shkon prapa në shekullin e gjashtë, kur ajo iu referua në fillim biografisë së Shën Kolumbas. Misionari irlandez thuhet se ngeci në funeralin e një njeriu i cili ishte vrarë nga një gjarpër i liqenit (fjala skoceze Loch “Liqeni”).

Besimet e njerëzve rreth përbindëshit janë rifreskuar në vitet 1930 kur një çift raportuan shfaqjen e parë moderne të tij.

Që atëherë, ka pasur një rritje të shfaqjeve të raportuara të qënies – i njohur lokalisht si “Nessie” – madje edhe dokumentacion të pretenduar fotografik. Në vitin 1934, Dr Robert Kenneth Wilson mori foton e quajtur “Fotografia e kirurgut”, e cila dyshohet se tregon kokën e përbindëshit dhe qafën.

Në 1969, një nëndetëse lëvizi në thellësitë e liqenit Loch Ness, në përpjekje për të gjetur bishën.

Për fat të keq, ato kërkime dolën duarbosh.

Britania alarmon botën: Kemi fotogruar në Shqipëri përbindëshin e frikshëm të liqenit Read More »

Fshati ne Shqiperi qe njihet si vendi i lirise seksuale.Historia dhe cudite e tij !

Shqipëria është vendi i çudirave.

A e dini se në vendin tonë ekziston një fshat me tradita vërtetë të çuditshme, i cili njihet njihet si vendi i lirisë seksuale, ku çdo burrë ka shkuar me të gjitha gratë e fshatit dhe çdo grua po ashtu, ka shkuar me të gjithë burrat e fshatit.

Sipas legjendave urbane që qarkullojnë mbi këtë fshat, thuhet se, nëse femra është e virgjër, ajo ngel përgjithnjë beqare, ndaj shpesh prindërit paguajnë burra të tjerë për t’u zhvirgjëruar vajzat, të cilat më pas i martojnë.

Po në cilën krahinë të vendit është ky fshat…?

Fshati ne Shqiperi qe njihet si vendi i lirise seksuale.Historia dhe cudite e tij ! Read More »

Kjo gjallesë e frikshme është ‘kërcënimi’ më i ri nga bota shtazore (Foto)

Një krijesë mjaft e frikshme është zbuluar në bregun e lumit Mersey në Liverpul të Britanisë.

Trupi i ngordhur i një gjallese që ngjante me një peshk të madh u zbulua nga një kalimtar i rastit, ndërsa shkencëtarët kanë thënë që ende nuk e dinë se për çfarë bëhet fjalë.

Sipas ekpertrëve, ai ngjan me një delfin ose ndonjë lloj kërpurdhe, ndërsa mbi kurriz ka gjemba dhe nofullën e ka të pajisur me dhëmbë të mëdhenj.

“Është shumë i çuditshëm”, ka thënë 28 vjeçari i cili pa nga larg gjallesën.

Sakaq hetimet për më shumë informacion kanë vijuar pas dyshimeve se ky trup mund ti përkasë një gjallesë të zhdukur mijëra vite më parë.

Kjo gjallesë e frikshme është ‘kërcënimi’ më i ri nga bota shtazore (Foto) Read More »