Kuriozitete

A mban shtëpia juaj aromë të keqe nga tubat? Kjo recetë është shpëtimi juaj

Shpesh aromat e këqija mund të shfaqen në gypat e shtëpisë sonë. Në përgjithësi ato janë të pranishme për shkak të akumulimit të sedimenteve, mbetjeve të ushqimit apo edhe mbetjet e insekteve ose kafshëve të vogla që mund të jenë bllokuar në tubacione.

Është e vërtetë se në supermarkete mund të gjejmë ndonjë produkt për pastrimin e tubave. Disa për të hequr bllokimin, ndërsa të tjerët vetëm pastrojnë dhe dezinfektojnë.

Megjithatë, shumë prej këtyre produkteve përmbajnë kimikate të rrezikshme, prandaj ne ju propozojmë një produkt të bërë vetë nga duart tuaja dhe që do të rezultojë shumë efikase.

Sodë buke dhe uthull molle

Përbërësit:

1 litër ujë i ngrohtë

100 ml uthull molle

100 gramë sodë buke

Përgatitja:

Në fillim ziejmë ujin në një tenxhere. Sapo të marrë valën shtojmë sodën, uthullën dhe i trazojmë mirë. I lëmë akoma të ziejnë për rreth 5 minuta. Më pas e heqim nga zjarri dhe e lëmë të pushojë për disa minuta. Masën e përgatitur hidheni në tubat e lavamanit dhe mos e përdorni atë për të paktën gjysmë ore.
Do të shikoni që kjo recetë e thjeshtë ka funksionuar më së miri!

A mban shtëpia juaj aromë të keqe nga tubat? Kjo recetë është shpëtimi juaj Read More »

Kuksianët dhe elbasanllinjtë vdesin më të rinj, korçarët dhe njerëzit e këtij qytet jetojnë më gjatë

Për shkak të nivelit të lartë të varfërisë, Kukësi është qarku ku mosha mesatare e vdekjeve është më e ulëta në rang vendi.
INSTAT raportoi se mosha mesatare e vdekjeve për vitin 2016 është 73,7 vjeç në rang vendi, ndërkohë që ka luhatje të dukshme në secilin qark. Qarku i Kukësit ka një shmangie të dukshme nga mosha mesatare gjithsej, duke u klasifikuar kështu në qarkun me moshën mesatare më të ulët të vdekjeve 70,7 vjeç.

E kundërta ndodh me Qarkun e Gjirokastrës i cili gjithashtu ka një shmangie nga mosha mesatare në vend, por në këtë rast, mosha mesatare e vdekjeve për këtë qark është më e lartë se ajo gjithsej, përkatësisht 76,7 vjeç.
Pra, janë 5 qarqe me moshë mesatare të vdekjeve më të ulët se ajo në vend dhe 5 qarqe me moshë mesatare të vdekjeve për vitin 2016, më të lartë se ajo gjithsej. Qarku i Lezhës dhe Dibrës kanë moshë mesatare të vdekjeve pothuajse të barabartë me atë gjithsej, 73,7 vjeç.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se mosha mesatare e vdekjeve në Tiranë dhe Elbasan është më e ulët se mesatarja në rang vendi. (shih grafikun e mëposhtëm). Mosha më e hershme e vdekjeve në këto dy qytete, sipas mjekëve, i dedikohet nivelit të lartë të ndotjes.

Në të kundërt, gjirokastritët dhe korçarët jetojnë më gjatë, gati 3 vite më shumë se mesatarja e republikës.
Qarku i Dibrës shënon përqindjen më të ulët të popullsisë së të moshuarve prej 12,2%, ndërkohë që vlera më e lartë shënohet në qarkun e Lezhës ku të moshuarit zënë rreth 13,6% të popullsisë respektive.

Për sa i përket grupmoshës së të rinjve, diferencat janë më të dukshme: Qarku i Vlorës ka përqindjen më të ulët të popullsisë së të rinjve prej 17,1%, ndërkohë që vlera më e lartë shënohet në qarkun e Kukësit ku të rinjtë zënë rreth 21,1% të popullsisë respektive. /Monitor/

Kuksianët dhe elbasanllinjtë vdesin më të rinj, korçarët dhe njerëzit e këtij qytet jetojnë më gjatë Read More »

Çfarë ka qenë Dukati?

Dukati ka qenë monedhë e vjetër ari ose edhe argjendi. U quajtën kështu për herë të parë monedhat e prera nga perandorët bizantinë të shek.XI Kostandini I dhe Mihaili, të cilët në një faqe të monedhës së prerë prej tyre shënonin emrin familjar “Dukas”.

Prej këtij modeli filluan të priten dukate edhe nga Venediku që nga viti 1284. Nga Venediku e morën dukatin një varg shtetesh evropiane.

Në trevat shqiptare dukati ka qenë në qarkullim që në shek.XIV.

Pesha e dukatit ar ka qenë 2.20 gram, kurse e dukatit argjend ishte rreth 20 për qind më e vogël. Në fillim të shek.XVI një dukat ishte baras me 50 akçe osmane. Vlera e tij ndryshonte sipas vendit, kohës dhe përmbajtjes në ar.

Çfarë ka qenë Dukati? Read More »

Duke filluar nga sot këto shenja të horoskopit do jenë më të lumturat! Nuk do ja u heqë asgjë buzëqeshjen në fytyrë deri në ditën e fundit të 2018-tës

Shenja juaj e Zodiakut tregon shumë të fshehta për ndërgjegjen dhe emocionet tuaja. Një nga këto është se do t’ju tregojë sesa të lumtur do jeni gjatë këtij viti. Kanë për të qenë 4 shenja të cilat do jenë më të lumtura se zakonisht. Zbulojini cilat janë ato:

1.Binjakët

2018 do jetë viti ku më në fund do arrini pavarësinë tuaj. Vitet e kaluara gjithmonë jeni përpjekur të arrini pavarësinë, por fatëkeqësisht nuk ja keni arritur për shkak të shumë situatave që kanë ndikuar tek ju. Kjo pavarësi do ju bëjë të jeni më të lumtur nga çfarë e keni imagjinuar. Përdoreni këtë fuqi në avantazhin tuaj, punoni mbi vetëbesimin dhe lejoni që këto energji pozitive të ndikojë gjatë gjithë vitit.

2.Luani

Këtë vit më në fund do keni një besim të madh në veten tuaj. Edhe pse ego-ja juaj është si e askujt tjetër, ky vit do konfirmojë vendin tuaj si mbreti i xhunglës. 2018 është viti që do ju bëjë të shkëputeni nga dështimet që keni përjetuar dhe do fokusoheni më shumë në të tashmen dhe të ardhmen dhe do lini njëherë e mirë pas dore të shkuarën. Yjet ju sugjerojnë se e vetmja gjë që duhet të bëni është të mbani sytë tek çmimi dhe mos u hutoni nga gjërat e vogla.

3.Peshorja

Më në fund do gjeni paqe dhe qetësi gjatë 2018-ës dhe kjo gjë do ju lumturojë pa masë. Kjo sepse viti që sapo keni kaluar ka qënë shumë kaotik. Do mësoni nga vështirësitë që keni kaluar dhe 2018-ta ka për të qenë viti juaj! E rëndësishme është të mos përsërisni gabimet që keni bërë. Është koha që të shihni të bukurën në çdo gjë që ju rrethon, por edhe vetë bukurinë e jetës, e të jetuarit.

4.Shigjetari
Mundësi të reja do trokasin në derën tuaj për këtë vit. 2018 është viti në të cilin ju do bëni ndryshime të mëdha. Do keni përsëri shpresë për të ardhmen duke konsideruar faktin që 2017-ta ka qënë një vit mëse i vështirë për ju. Mos u dorëzoni, fati është në anën tuaj!

Duke filluar nga sot këto shenja të horoskopit do jenë më të lumturat! Nuk do ja u heqë asgjë buzëqeshjen në fytyrë deri në ditën e fundit të 2018-tës Read More »

Misteri që ka tronditur një botë të tërë. Zbulohet pse princeshë Diana mbante dy ora në dorën e majtë

Jo rrallë herë Princeshë Diana është fotografuar me dy ora në kyçin e saj të majtë. Ndryshe nga se mund të mendohet, ajo do të refuzonte çdo bizhuteri të paçmueshme të familjes mbretërore, vetëm për të mbajtur aksesorët e saj më të vyer dhe ky rast nuk bën përjashtim.

Veshjet dhe bizhuteritë e saj ishin deklarata të fshehta sentimentale për të dashurit e saj

Në ditën e dasmës Princeshë Diana nuk do të mbante në kokë kurorën ikonike të Mbretëreshës, por kurorën që motra e saj kishte mbajtur në ditën e saj të dasmës. Kur Diana lindi Princin Ëilliam, bashkëshorti i dhuroi një gjerdan të gdhendur me emrin e të voglit, varëse të cilën, Diana do ta mbante për vite me radhë.

Për këtë arsye ne nuk habitemi përse Princeshë Diana shfaqej me dy ora gjatë ndeshjeve Polo, kur luante Princi Çarls në atë kohë i fejuari i saj .

Njëra orë ishte e veta, ndërkohë ora tjetër ishte e të dashurit të saj !Kjo sipas Dianës i sillte fat princit!

Misteri që ka tronditur një botë të tërë. Zbulohet pse princeshë Diana mbante dy ora në dorën e majtë Read More »

Tanimë mund ta kontrolloni vetë proçesin e plakjes. Shkencëtari na tregon sekretin e rinisë së përjetshme, njerëzit do jetojnë deri në njëmijë vite

Një shkencëtar beson se avancimi i teknologjisë së shpejti do t’i lejojë njerëzit të kontrollojnë procesin e plakjes, duke na lejuar që të jetojmë deri në 1 mijë vite. Dr Aubrey De Grey thotë se shanset për të jetuar deri në 1,000 vjeç janë mbi 50%.

Sipas tij nga variantet e cyborgs, vendosja e implanteve nën lëkurë, tek zbërthimi i vetëdijes njerëzore në kod kjo është gara mes teknologjive për të arritur pavdekshmërinë.

Transhumanistët, të njohur ndryshe si “h+”, synojnë të evoluojnë me shpejtësi njerëzimin përmes teknologjive të sofistikuara për të rritur intelektin dhe fiziologjinë njerëzore.

Transhumanistët besojnë se njerëzit do ta transformojmë veten në qenie të ndryshme me aftësi shumë më të zgjeruara nga gjendja jonë aktuale për të merituar etiketimin e “post-njerëzve”.

E në përbërjen e saj kjo lëvizje ka personalitet të njohur përreth botës, përfshirë bashkëthemeluesin e PayPal Peter Thiel, themeluesin e Elon Musk dhe shefin e Google Ray Kurzweil.

Lajmi i keq për këtë teori është se avancimi i kësaj teknologjie kërkon shumë kohë dhe shumë para, të cilat jo gjithmonë janë

Tanimë mund ta kontrolloni vetë proçesin e plakjes. Shkencëtari na tregon sekretin e rinisë së përjetshme, njerëzit do jetojnë deri në njëmijë vite Read More »

Del lista, zbuloni kush është personazhi i njohur shqiptari që është pjesë e Iluminatit

Prej shekujsh njerëzit janë apasionuar pas teorive konspirative.

Gjithmonë kanë menduar se disa shoqëri sekrete e drejtojnë botën në hije.

Historitë me Kalorësit Templarë, masonët dhe Illuminati-n kanë dominuar në fantazinë e njerëzve.

Disa thonë se mund të kenë të drejtë, duke ditur se disa ‘vëllazëri’ në universitetet më të mira në botë kanë arritur të ‘prodhojnë’ liderët më të fuqishëm në planet.

Të tjerë thonë se janë thjesht mite.

Së fundmi, BBC vizitoi një prej këtyre lozhave të masonëve në Skoci.

Gazetarja Amanda Ruggeri thotë se në Edinburg të Skocisë është ngritur për herë të parë një lozhë masonësh, duke rrëzuar pretendimin se është ngritur për herë të parë në Angli.

Madje një shprehje e vjetër thotë se kudo që shkonin skocezët, gjëja e parë që ngrinin ishte një kishë, pastaj një bankë, më pas një pub dhe në fund një lozhë.

Në fakt lozhat në atë kohë ishin thjesht bashkime profesionistësh të fushave të ndryshme.

Robert Cooper, kurator i Lozhës së Madhe të Skocisë rrëzon mitet se ata drejtojnë botën.

“Nëse do ishim një shoqëri sekrete, si do e dinit për ne? Ne kemi një godinë publike, një faqe në internet, faqe në Facebook. Ne madje bëjmë reklamë në shtyp. Por sërish jemi ‘një shoqëri sekrete që drejton botën’. Një shoqëri sekrete reale është mafia, triadat kineze. Ato janë shoqëri sekrete. Ato nuk kanë librari publike. Ato nuk kanë një muze ku mund të shëtisësh”.

Por kjo nuk i bind skeptikët.

Disa prej faqeve britanike të teorive konspirative kanë publikuar së fundmi një listë me 300 anëtarët sekret të Illuminati-t.

Sipas Neon Nettle, listën e udhëheq Mbretëresha e Anglisë, Elizabeta.

Në listë ka shumë emra të njohur mbretërish, biznesmenësh, politikanësh e gazetarësh.

Fjala bie në listë është Henry Kissinger, Paul Krugman, Giulio Andreotti apo Martti Ahtisaari.

Ndërkohë nga shqiptarët, në listë është Leka, Princi i Kurorës.

Del lista, zbuloni kush është personazhi i njohur shqiptari që është pjesë e Iluminatit Read More »

‘Shqiptarët i ka çmendur mendjemadhësia’/ 15 ‘kunja’ të Mid’hat Frashërit që tregojnë shqiptarin e vërtetë

“Shqiptarët do t’i fitojnë të gjitha betejat, pasi të mbarojnë betejën e fundit mes tyre”.

Kjo është thënia simbol e Mit’hat Frashërit, alias Lumo Skëndo, e thënë në vitet ’30 kur shkëlqeu një plejadë dhe traditë letrare, por dhe elitare në Shqipëri.

Mithat Frashëri u lind më 25 mars 1880 në Janinë; vdiq më 3 tetor 1949 në Nju-Jork, SHBA.

Ishte i biri i Abdyl Frashërit dhe nipi i Sami Frashërit dhe Naim Frashërit.

Ai e njohu shumë pak babain e tij dhe u rrit nën kujdesin e Samiut dhe Naimit.

Ai është konsideruar si njëri nga intelektualët më të shquar të brezit të vet. Gjatë pesë dekadave të sundimit komunist, ai mbeti i hetuar dhe u quajt “reaksionar”, “tradhtar” etj.

E vetmja tradhti që kishte bërë ishte ajo ndaj ideologjisë komuniste dhe ideologëve të saj…

Pa u zgjatur shumë te veprimtaria letrare dhe patriotike e Mid’hat Frashërit, e cila studiohet që në shkollë dhe interneti “gëlon” me to, supershendeti.com ka përzgjedhur disa nga thëniet e tij më të spikaura për shqiptarët, që duket se do të mbeten gjithnjë aktuale; sado shekuj kalojnë.

Ja çfarë thotë Mid’hat Frashëri për shqiptarët:

1- Shqiptari prej natyre është kotësidashës, plot vanitet dhe egoizëm. Nuk i pëlqen kurrë të shohë dhe të njohë fajin dhe të metën e tij: i pëlqen kurdoherë të ngarkojë një tjetër.

2- Shqiptarët, megjithëse në pjesën më të madhe myslimanë, nuk e kanë konsideruar veten kurrë turq. Në të kundërtën, ata kishin një nocion të qartë për individualitetin e tyre dhe një hendek i thellë i pengonte ata të ngatërroheshin me racën e pushtuesve.

3- Kur merr një detyrë, ki disiplinë e durim. Shqiptarin e ka prishur mungesa e disiplinës dhe zjarri i padurimit

4- Shqiptarin e ka prishur mosbindja dhe jo bindja. Nis ti më parë të japësh shembullin e bindjes jo të verbër.

5- Hiqe veten si pak të mençur dhe pak të ditur. Mendjemadhësia na ka çmendur gjer më sot.

6- Duhet të kemi kurajo të themi të vërtetën, të bardhës t’i themi të bardhë dhe të zezës – të zezë.

7- Mos e qorto dhe mos e shaj shqiptarin për fajin që ka bërë, se ajo është mënyra më e fortë që ta bësh të këmbëngulë në atë faj. Merre me të mirë dhe shiko ta bindësh, pa pasur as pamjen e të dhënit këshillë.

8- Shqiptari, duke mos qenë i mësuar me jetë politike, dua të them, duke mos pasur gjer më sot shtet, qeveri dhe independencë, s’ka kuptuar dot akoma barrën, detyrat dhe përgjegjësitë që rrjedhin nga një jetë indipendente.

9- Patrikularizma, lokalizma dhe ekskluzivizma tek shqiptari rrëfehen me atë mani që ka secilido të marrë emrin e fshatit ose të qytetit si emër familjeje. Kur piqen dy shqiptarë, pas gëzimit të parë, pyetja esenciale është: nga të kemi zotëri?

10 – Shumë herë ideali për shqiptarin është të qenët i zoti, me çdo mënyrë që të jetë. Pa dyshim, duke pasur horizontin të ngushtë, nuk mund të kërkojë veç sukseset e lehta.

11- Vetëm një proverb të mirë di: ”Trimi i mirë me shokë shumë”. Por kur mendoj fjalën e Ali Pashës: dy shqiptarë janë shumë! Atëherë kam dëshirë ta kthej proverbin: ”Trimi i mirë me shokë…pak!”

12 – Shpëtimi i Shqipërisë do të vijë me anë të vetes tonë.

13 – Mos u hidhëro po të shkoj tjetri para, edhe pse nuk ndenje dot në krye. Zilia na ka lënë të panderuar.

14 – Shpesh herë zemërimi ynë vjen jo se kemi të drejtë, po se kemi faj dhe na vjen ligsht që na e shohin të tjerët.

15 – Dhembja më e madhe është pikëllimi i brendshëm, jo ai qe rrëfehet.

‘Shqiptarët i ka çmendur mendjemadhësia’/ 15 ‘kunja’ të Mid’hat Frashërit që tregojnë shqiptarin e vërtetë Read More »