Kuriozitete

Manaferra dhe Boronica – Mike apo Rivale ?

Manaferra dhe Boronica janë padyshim në listën e frutave më superiorë dhe më ushqyes në historinë e njerëzimit
Këto dy fruta të jashtëzakonshme kanë nivele tepër të larta ushqyesish dhe janë një burim i shkëlqyer i vitaminave dhe hekurit.

Sidoqoftë, popullariteti i lartë i këtyre kokrrave të vogla vjen nga pasuria e antioksidantëve që ato kanë.

Nuk ka njeri që nuk ka dëgjuar për antioksidantët sot, të shpjeguar qartë në çdo artikull të AgroWeb.org.

Por për ju që ju ka shpëtuar si term, duhet të dini që antioksidantët janë molekula tepër të rëndësishme të cilat luftojnë radikalet e lira në organizmin tonë.

Këto radikale përshpejtojnë plakjen dhe trondisin sistemin tonë imunitar.

Vlerat shëndetësore të antioksidantëve janë ndër më të lakmuarat.

Për vite me rradhë, shkencëtarët kanë kërkuar për burimet më të pasura të antioksidantëve dhe si manaferra ashtu edhe boronica janë ndër më të pasurit me antioksidantë.

Edhe fruta të tjera përmbajnë antioksidantë, por manaferrat dhe boronicat janë të përkëdhelurat e natyrës sepse ushqyesit që ato ofrojnë përthithen shumë lehtë nga organizmi.


Shqipëria është e bekuar.
Në këtë tokë pjellore rriten shumë manaferrat, shkurret e së cilës i gjejmë në variantet me ose pa gjemba.

Gjëja më fantastike për manaferrat ështëeuml; se gjithësecili prej nesh mund ta rrisë vetë.

Kjo bimë është simbol i tolerancës sepse duron kushte të ndryshme të motit dhe tokës.

Boronica nga ana tjetër ka disa kushte specifike për t’u rritur e bukur, e fortë dhe e pasur me vlera.

Ajo rritet kryesisht në zonat malore të Shqipërisë së veriut ku toka ka nivel të lartë aciditeti.

Boronica është një frut sferik që kur piqet përfton ngjyrë blu të thellë e të errët.

Manaferrat kur janë ende të papjekura janë në ngjyrë të kuqe, por kur piqen marrin një ngjyrë të bukur vjollcë dhe të zezë të thellë.

Manaferra ka një formë më gjatoshe dhe vjen në formën e një kurore të mirëfilltë.

Të dyja frutat e vogla kanë një jetëgjatësi të madhe nëse ruhen në ngrirje dhe mund të rezistojnë deri në dy vjet në kushtet e ngrirjes.

Të dy këto fruta të jashtëzakonshëm përdoren në kuzhinë në receta të ndryshme.

Ato i gjejmë në treg të gatshme për konsum, jo vetëm për ata që janë në kërkim të burimeve më të mira të antioksidantëve, por edhe për ata që vlerësojnë aromat.

Përveç vlerave shëndetësore, këto fruta të mrekullueshme të pyllit janë vërtet të shijshme./AgroWeb.org

Manaferra dhe Boronica – Mike apo Rivale ? Read More »

“Shqiptarë, duajeni fort!”, për kë i thoshte Papa VI këto fjalë?

Që shqiptarët janë të njohur në mbarë botën kjo nuk mend pavarësisht se për çfarë njihen.

Por, deri vonë studiuesit më kryesor të kulturës, gjuhës dhe letërsisë shqipe ishin të huaj. Edhe albanologu i shquar Robert Elsie e përmend këtë në veprën e tij “Histori e Letërsisë Shqipe” kur tregon për ata studime mbi të cilët ishte ngritur edhe vepra e tij, shkruan “Konica”.

Mes këtyre albanologëve dallojmë Majerin, Noklin e shumë të tjerë të cilët kanë edhe një të përbashkët tjetër: Nuk jetonin në Shqipëri! Por, në fillim të viteve ’20, në Shkodër vjen një tjetër figurë, shumë më shqiptare se shumë shqiptarë të tjerë…

Atë Zef Valentini ishte vetëm 22 vjeç kur u emërua në Shkodër pranë Kolegjit Saverian, vendthemeli i kulturës shqipe të ndarë tërësisht nga ajo osmane qysh në vitet 1850. Për këtë Kolegjë shkruan edhe Faik Konica në revistën “Albania”, kryeredaktor i së cilës ishte.

Atë Zef Valentini

Shumë pak kohë pas vendosjes së tij në Shkodër, Atë Zefi mësoi gjuhën shqipe dhe, pasi shkon sërish në Itali për tu lauruar në filozofi, rikthehet në Shkodër dhe emërohet si mësues pranë Kolegjit të famshëm. Sipas veprës kushtuar Atë Valentinit me autor Willi Kamsin, ai ishte “mësues italishtje, latinishtje, greqishtje, historie natyrore, algjebre, besimi, mâ parë në gjymnaz, mandej në licé”.

Pasi shugurohet meshtar i Urdhrit të Jezuitëve (Shoqëria e Jezusit), pas një përvoje 12 vjeçare, në krye të viteve ’30 boton për herë të parë Revistën “LEKA” me subjekt qartazi filozofik, por pa mënjanuar as atë letrar, social dhe kulturor.

Gjatë viteve të tij të studimit, Atë Zefi kreu edhe shumë kërkime lidhur me Shqipërinë në arkivat ndërkombëtare nga ku nxjerr dokumente me shumë vlerë të cilët më pas do t’i botonte në periodukët që do të drejtonte (LEKA dhe Lajmtari i Zemres s’Jezu Krishtit).

Në vitin 1941, Mbretnia Shqiptare i beson detyrën e këshilltarit dhe sekretarit të përgjithshëm të Institutit Mbretnuer të Studimevet Shqiptare në Tiranë, detyrë që e mban deri në vitin 1943 kur largohet drejt Italisë për të mos u kthyer sërish në Shqipëri. Nga atje, ai i përkushtohet me tërë forcën e tij çështjes shqiptare.

Duke pasur një miqësi të afërt me Papa Palin VI, Atë Zef Valentini, në një aktivitet të mbajtur me rastin e 500 vjetorit të Skënderbeut, fton Papa Palin i cili, gjatë fjalës së tij thotë:
Shqiptarë! Duajeni At Zef Valentinin, se ai iu dashuron me zemër. Çmojeni, se ai punon pa prerë për të njohur përpara botës vlerat tuaja shpirtërore dhe artistike. Ai është juaji, sepse i ka vënë çështjes suaj mendjen dhe zemrën e vet”.
Në Itali ai nisi të botojë shumë tekste mbi Shqipërinë. Në vitin 1955 ai bëhet titullar i Katedrës së Gjuhës Shqipe në Universitetin e Palermos, ku themelon dhe drejton “Qendrën ndërkombëtare të studimeve shqiptare”. Më 1945, i dhanë emërtimin “Papa Xhovani i kritikës”. Por padyshim, vlera më e çmuar që i ka lënë letërsisë sonë janë kritikat e një niveli elitar, që ai ka dhuruar.

Duke qenë shumë i nderuar në rrethe shkencore dhe albanologjike në botë, por jo edhe në Shqipëri, Rosolin Petrotta dhe Ernest Koliqi, në vitin 1952, e lusin drejtuesin e Urdhërit Jezuit, Atë Janssen-in që të lejojë át Valentinin për të drejtuar Katedrën e Gjuhës Shqipe në Palermo.

Një kërkesë e tillë miratohet nga ana e drejtuesit të Urdhrit Atë Janssenit, pas konsultimit me papa Palin VI, dhe në vitin 1952 Atë Valentini zyrtarisht emërohet drejtues i “Katedrës së Gjuhës Shqipe në Universitetin e Palermos,” ku themeloi dhe drejtoi “Qendrën ndërkombëtare të studimeve shqiptare”.

Me dëshirën e papa Palit VI, Atë Valentini në mes të viteve ’60, të shekullit XX, fillon shërbimin e tij në ritin katolik lindor. Një veprim i tillë, është vështirë të kuptohet, nëse nuk analizohet me kujdes veprimtaria e Atë Valentinit, miqësia e tij me papa Palin VI si dhe rrethanat politike të asaj kohe, jo vetëm në Itali, por edhe ato ndërkombëtare.

Personaliteti i Atë Zef Valenitnit, ishte më i përshtatshmi për një ndikim dhe kontroll të drejtpërdrejtë te arbëreshëve të Italisë, por edhe të kishës Uniate në përgjithësi, gjë që Selia e Shenjtë e bënte me kujdes dhe vëmendje të veçantë.

Për të, Ernest Koliqi ka thënë:
Ai âsht sot albanologu mâ i madh i gjallë. Por historia e Shqipnisë do ta kujtojnë mbi të gjitha si shkenctarin, që i dashunuem me objektin e studimeve të veta, Shqipninë, me nji përkushtim të hapun ndaj rreziqeve, e kërkoi dhe e gjeti atë ndër arkiva dhe biblioteka, në kujtesën e në jetën e popullit, në manifestet e lashtësisë së tij fisnike, të asaj fisnikíe që siç thotë Valentini, e bân të dênjë popullin shqiptar për me pasë nji vend me virtytet e tij të veçanta etnike në gjinín e kombeve europiane”/Njekomb

“Shqiptarë, duajeni fort!”, për kë i thoshte Papa VI këto fjalë? Read More »

Zbulimi suprizues, çfarë gjendet poshtë varrit të Skënderbeut në Lezhë

Të shumtë janë vizitorët dhe turistët që ndërsa kanë vizituar vendvarrimin e Skënderbeut në Lezhë nuk e kanë ditur se poshtë këmbëve të tyre fshihet edhe një tjetër thesar i çmuar.

Madje as ciceronët nuk e përmendin një fakt të tillë. Kapaku në mes të katedrales së Shën Nikollit nuk hapet prej vitesh duke mbajtur të fshehur edhe pjesë të historisë.

As lezhjanët nuk e dinë se çfarë ndodhet vetëm dy metër poshtë vendit ku janë vendosur imitimet e përkrenares dhe shpatës së Skenderbeut. Këtë e thotë edhe specialisti i monumenteve të kulturës Dedë Margjoni.

Ai shpjegon se ekzistojnë dyshime se krahas strukturës që është e punuar me një nivel të lartë artistik, i fshehur mund të jetë edhe një sorkofag.

Hapja dhe ekspozimi i këtij zbulimi të madh do të ishte një tjetër tërheqje për vizitorët dhe turistët. Specialisti i monumenteve të kulturës Dedë Margjoni ka edhe sugjerimet e tij sesi mund te realizohet ky qëllim.

Burime nga Bashkia e Lezhës kanë bërë të ditur se do të kërkohet bashkëpunimi me institutin e arkeologjisë që ky vend të hapet dhe të jetë i vizitueshëm, pasi janë të bindur se edhe numri i vizitorëve do të jetë shumë më i madh. Për këtë veçori që fsheh vendvarrimi i Skënderbeut në Lezhë flet edhe ish Përgjegjësi i Kulturës Kombëtarë në Lezhë, historiani Paulin Zefi.

Sipas tij në vitet 1978-1981, gjatë proçesit të punimeve që u zhvilluan tek Katedralja e Shën Nikollit (Vendvarrimi i Skënderbeut) nga ana e specialistëve të “Ateliesë së Monumenteve të Kulturës” në Tiranë, përveç zbulimit të themeleve të mureve perimetrale të këtij objekti, stratigrafia e pasur antike dhe mesjetare, heqja e suvatimit, zbulimi i rrugës antike Iliro – Romake dhe të tjera gjetje është zbuluar edhe një Kriptë (varr i nëndheshëm).

Gërmimet arkeologjike dhe ndërhyrjet e tjera strukturore nxorën në dritë muraturën origjinale që i përket fazave të para ndërtimore deri në shek.XV-të. Gjatë gërmimeve në hapësirën e brendshme të Katedrales së Shën Nikollit pranë vendit ku ndodhej altari (i shkatërruar nga osmanët) u zbulua një varr i fshehte dhe një sarkofag prej guri gëlqeror i punuar sipas tipologjisë së sarkofagëve të periudhës së mesjetës.

Ky sarkofag ishte i mbuluar nga një material me trashësi rreth 1.8 m në raport me nivelin e dyshemesë së Kishës. Ai rezultoi të ishte bosh pra pa asnjë fragment kocke apo relike të tjera. Pozicionimi i sarkofagut nuk ishte sipas aksit të Kishës, lindje – perëndim, por pak i devijuar në aksin veriperëndim – juglindje.
Mendohet se gjatë gërmimit brutal (1478) ka pësuar edhe dëmtime të ndryshme. Specialistët vendosen që pikërisht mbi vendin ku u zbulua ky sarkofag, të vendosej pllaka prej mermeri, përkrenarja dhe shpata ceremoniale prej bronxi (sipas modelit origjinal). Struktura që shohim sot përfaqëson varrin e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti, por realisht ndodhet 2m mbi sarkofagun e zbrazët dhe kriptën e këtij objekti religjioz.

Rikonceptimi i këtij varri simbolik, rihapja e kriptës së Kishës dhe ekspozimi i sarkofagut duke nxjerrë në pah varrin e vërtetë që vazhdon të qëndrojë i fshehur poshtë një kapaku prej betoni, do ti jepte edhe më shumë vlera këtij vendi të shenjtë për Shqiptarët.

Zbulimi suprizues, çfarë gjendet poshtë varrit të Skënderbeut në Lezhë Read More »

Nëse zgjoheni në këtë orë gjatë natës, atëherë dikush kërkon tu thotë diçka

Qëndrimi zgjuar ne disa ore të caktuara te ditës, ka disa kuptime. Mësojini me poshtë: 9-11 të mbrëmjes. Qëndrimi zgjuar në këto orë është ndoshta për shkak të stresit. Nëse ky është vërtet problemi, përpiqu të relaksoheni për të paktën gjysmë ore para se të shkoni në shtrat. Provoni meditimin ose yoga, pa menduar për gjërat e tjera.

11 e mbrëmjes – 1 të mëngjesit

Nëse jeni zgjuar rreth këtyre orëve, po vuani me siguri nga ndonjë zhgënjim emocional. Në këtë orë, fshikëza e tëmthit është organi më aktiv. Për të zgjidhur problemin dhe për të fjetur sa më parë, përpiquni të kuptoni çfarë nuk shkon dhe bëni diçka që ju relakson.

1-3 e mëngjesit

Zgjimi në këtë orë është rezultat i zemërimit të tepërt që keni akumuluar gjatë ditës. Mjekësia tradicionale kineze thotë se kjo ndikon në funksionin e mëlçisë dhe gjithashtu mund të lidhet me energjinë e tepërt Yang. Për të zgjidhur problemin, përpiquni të meditoni dhe pini një gotë me ujë.

3-5 e mëngjesit

Të jesh zgjuar mes orës 3 dhe 5 të mëngjesit, do të thotë se një forcë e mbinatyrshme po përpiqet të komunikojë me ju. Disa ekspertë thonë se kjo përfshin një qëllim të madh dhe se ky “komunikim” është i lidhur me trishtimin. Ajo që duhet të bëni është të luteni më shumë, si dhe të mësoni disa teknika frymëmarrjeje ose ushtrime gjumi.

5-7 e mëngjesit

Zgjimi mes orës 5 dhe 7 të mëngjesit është ndoshta për shkak të një bllokimi emocional. Në këtë pikë, zorra është organi më aktiv i trupit.

Për të zgjidhur problemin, përpiquni të çkontraktoni muskujt.

Nëse zgjoheni në këtë orë gjatë natës, atëherë dikush kërkon tu thotë diçka Read More »

Ajo u braktis nga burri i saj në vitin 1997, sepse po priste 7 binjakë. Shikojini ata sot, 20 vjet më vonë! Ata janë të admirueshëm!

Normalisht, kur një çift vendos të ketë një fëmijë, gjithmonë shpresohet që gjithçka të shkojë mirë, ata bëjnë plane. Kur më në fund vjen shtatzania, jo gjithçka gjithmonë ecën sipas planit dhe mund të ndodhë që në vend të një fëmije të vetëm, të vijnë binjakë.

Natyrisht, prindërit e mirë e pranojnë me mirënjohje këtë befasi, edhe nëse kanë pak frikë nga shpenzimet që dyfishohen.

Por kjo nënë u surprizua edhe më shumë.

Emri i saj është Bobbi McCaughey dhe bashkëshorti i saj ishte Kenny McCaughey, shkruan ShkodraNews. Ky çift nuk mund të kishte fëmijë, andaj vendosi të vazhdonte me inseminimin artificial.

Ata kishin frikë se diçka do të shkonte keq, por me habi të madhe, 7 embrione u fekonduan.

Bobbi do të ishte gruaja e parë që do të sillte në jetë shtatë fëmijë. Kjo i la si mjekët ashtu edhe çiftin të habitur.

Në përgjithësi, shtatzënitë e shumëfishta shpesh janë të komplikuara dhe sfiduese, por për fat të mirë për Bobbi-n ka qenë një periudhë e lehtë dhe paqësore.

Kjo ndodhi në vitin 1997 dhe ishte hera e parë që u lindën 7 fëmijë nga një shtatzëni e vetme!

Emrat e fëmijëve janë Kenny, Alexis, Natalie, Kelsey, Nathan, Brandon dhe Joel.

I shqetësuar për përgjegjësinë e madhe që përfshinte aq shumë fëmijë, z. Mçaughey e la gruan.

Bobbi-t i duhej të kujdesej vetëm për 8 fëmijë, sepse para kësaj shtatzanie, ajo kishte patur tashmë një vajzë … ..

Më pas ajo kërkoi ndihmë nga autoritetet.

Situata ishte kaq e dëshpëruar sa që kjo nënë e guximshme filloi të kërkonte ndihmë, shkruan ShkodraNews. Duke ditur rastin, presidenti i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara, Bill Klinton, iu përgjigj kërkesës së saj.

Shteti, së bashku me disa kompani private, kanë ndërmarrë përgjegjësinë për të mbuluar shpenzimet e shkollës për fëmijët. Përveç kësaj, ata kanë ndihmuar në mënyra të tjera gruan në rritjen e fëmijëve të saj.

Përvoja e Bobby-t u bë e njohur shumë shpejt në të gjithë botën për natyrën e saj të jashtëzakonshme, por ajo që ata të gjithë kanë vlerësuar dhe admiruar, ishte guximi dhe forca e madhe e kësaj nëne që rriti tetë fëmijë pa një burrë në krah.

Ajo bëri gjithçka që të mos i mungonte asgjë për të vegjlit e saj!

Arritën në një moshë të caktuar, ata filluan të punonin për të ndihmuar nënën e tyre me shpenzimet e familjes. Aktualisht gjashtë prej tyre janë të diplomuar, ndërsa njëri prej tyre është në ushtri.

Tani që të gjithë kanë jetën e tyre, Bobbi thotë se ndihet shumë e vetmuar. Për shumë vite ajo ishte mësuar për të dëgjuar zërat e 8 fëmijëve të saj dhe gjithmonë duke parë shumë gëzime në shtëpi. Por siç duhet, ata kanë marrë “fluturimin” e tyre dhe Bobbi është shumë krenare për fëmijët e saj.

Pa dyshim, kjo grua është një shembull i guximit dhe i dashurisë. Pavarësisht nga detyra e vështirë, ajo i rriti fëmijët e saj duke i bërë ata të ndershëm dhe punëtorë./Përshtati: ShkodraNews

Ajo u braktis nga burri i saj në vitin 1997, sepse po priste 7 binjakë. Shikojini ata sot, 20 vjet më vonë! Ata janë të admirueshëm! Read More »

Nëse ke vesin të lësh celularin gjithë natën në karikim, mos e bëj më kurrë këtë gjë! Ja përse…

Mos e lini telefonin tuaj në karikim gjithë natën. Dëmi i krijuar nuk mund të riparohet më. Kujdes!

Nuk ka dyshime që iPhone-t janë mrekulli të vërteta të teknologjisë dhe stilit. Dhe ndjenja e të pasurit të mundësive pothuajse të pafundme të përfshira në një hapësirë ​​kaq të vogël, na lë vazhdimisht me sy hapur.

Por shumë prej nesh e dinë se telefonat celularë në të njëjtën kohë kanë një dobësi: bateria, shkruan ShkodraNews. Sa më shpejt që kapaciteti i baterisë të fillojë të mbarojë, nisin edhe problemet.

Përveç kësaj, këto janë sisteme të ndërtuara brenda strukturës së vetë telefonit dhe nuk mund të ndryshohen kaq lehtë.

Për të ditur se si të mbani më mirë iPhone tuaj, sot ne paraqesim 7 truke që gjithmonë duhet të mbani në mend. Le të shohim se çfarë janë:
Asnjëherë mos e ngarkoni telefonin tuaj 100%

Shumë njerëz e bëjnë këtë gabim: e lënë telefonin në karikim gjithë natën dhe pastaj të nesërmen ndihet i kënaqur me një bateri 100%. Në realitet, ky është një gabim serioz. Ngarkimi i telefonit shumë, në fakt, tenton të dëmtojë potencialin afatgjatë të baterisë. Do të ishte shumë më mirë ta rikarikonit, për intervale të shkurtra, gjatë gjithë ditës.
Mos lejoni që telefoni juaj të shkarkohet plotësisht

Duket se bateritë litium-jon janë të dizajnuara për performancë optimale kur ato janë midis 30 dhe 80%. Kjo do të thotë qartë se ngarkimi i tepërt, ose edhe më keq, duke e lodhur plotësisht baterinë, ndihmon për ta dëmtuar atë.
Hiqni mbrojtjen gjatë karikimit

Ajo që është më serioze është se mbajtja e telefonit në këllëfin e tij mbrojtës nuk lejon që objekti të lëshojë nxehtësinë e tepërt.
Rikarikojeni iPhone-n tuaj edhe nëse nuk e përdorni atë

Nëse po dilni për fundjavë, mos harroni të lini telefonin me bateri në rreth 50%.
Gjithmonë përdorni vetëm karikues origjinal ose zëvendësues nga një dyqan i Apple

Duke përdorur karikuesa të lirë ose të tjerë që s’janë të markës mund të dëmtojë telefonin tuaj shumë më tepër se sa mendoni.
Mos e karikoni telefonin pranë ngrohëseve

Ngrohja, siç është përmendur tashmë, është armiku numër një i baterisë së iPhone-t tuaj, shkruan ShkodraNews. Për këtë arsye është dekurajuar fuqimisht që të lini telefonin pranë radiatorit, në diell, ose pranë ndonjë burimi të nxehtësisë. Përkundrazi, lëreni atë në një vend të freskët dhe me hije: ai do të fitojë shëndet dhe jetëgjatësi.

Hiqni dorë nga karikimi ëireless

Modelet e fundit të iPhone ofrojnë një shërbim pa tel të karikimit, dmth pa kabllo. Sidoqoftë, në të vërtetë nuk është një mundësi shumë e shëndetshme për telefonin, dhe duhet të përdoret vetëm si një përjashtim, kur nuk ka mundësi të tjera.

Nëse ndiqni këto këshilla, do të jeni në gjendje të ruani iPhone-n tuaj!

Shpërndani këto këshilla të vlefshme me të gjithë njerëzit që njihni: ata mund të shmangin shpenzimin e shumë parave për të blerë një telefon të ri! Përshtati: ShkodraNews

Nëse ke vesin të lësh celularin gjithë natën në karikim, mos e bëj më kurrë këtë gjë! Ja përse… Read More »

E pabesueshme: Telefoni jonë mund të përgjohet dhe të na meren të dhënat vetëm me 1 sms, ja si t’i shpëtojmë përgjimit/Video

Shume prej nesh ia kane friken pergjimit, teksa degjojne ndonje zhurme te cuditshme ne telefon kur flasin.

Specialisti i IT në emisionin “Opinion”, jep në këtë video një sërë këshillash praktike, se si ju mund t’i shpëtoni përgjimit të telefonit tuaj, në rast se dikush tenton të hyjë apo ta përgjojë atë.

Pas një ilustrimi praktik që ai realizoi me gazetaren, duke hyrë në telefonin e saj dhe duke marrë gjithë të dhënat me një program fare të thjeshtë, ai tregon se si ju mund të shpëtoni nga piratët që përgjojnë telefonat.

Ndiqni në videon më poshtë shpjegimi e plotë:

E pabesueshme: Telefoni jonë mund të përgjohet dhe të na meren të dhënat vetëm me 1 sms, ja si t’i shpëtojmë përgjimit/Video Read More »

Mos e humbisni: Parashikimi i horoskopit për muajin qershor nga Paolo Fox, cilat shenja janë më të favorizuarat dhe cilat jo

Dashi

Qershori do të jetë një ndër muajt e parë që do të shënojë rimëkëmbjen për të gjithë të lindurit në këtë shenjë, sidomos pas datës 13. Venusi në astrologji nuk përfaqëson vetëm dashurinë, por edhe marrëdhëniet profesionale. Një ndryshim krejt i papritur në karrierën tuaj. Do të përfundoni një projekt të nisur prej kohësh. Keni mbështetjen e Venusit, por Saturni do të hapë disa probleme këtë muaj, sidomos brenda familjes. Trashëgimitë e familjes përbëjnë gjithmonë një pengesë mes ju dhe familjarëve tuaj. Duhet të tregoheni praktikë dhe t’i thoni gjërat hapur. Shikoni me kujdes çfarë ndodh rreth jush në punë, veçanërisht në datën 18. Mbani në kontroll investimet e huaja.

Ka diçka që s’shkon në marrëdhëniet sentimentale dhe këto probleme kanë nisur në fund të majit. Zemra vështirë se shërohet. Nëse kërkoni një person që vështirë se joshet, këtë periudhë vështirë se do të arrini gjë. Të lindurit e shenjës së Dashit që janë vetëm, duhet të presin diçka të veçantë pas datës 17. Jeni të vetmuar, prandaj është mirë që të dilni me shumë njerëz, sepse dashuria mund të lindë aty ku s’e prisni. Bëni shumë kujdes gjatë këtij muaj, sepse prej kohësh po stërmundoheni të arrini diçka të pamundur. Keni pranuar një detyrë të rëndësishme që nxit fantazinë tuaj, por që ju lodh shumë fizikisht. Nëse lind nevoja, në fund të muajit ju sugjerojmë të bëni një kontroll mjekësor. Tri ditët e fundit të qershorit do të jenë kaotike për ju.

Demi

Në muajin qershor do të vendosni njëherë e mirë nëse do të vazhdoni punën që keni apo jo. Jupiteri, Marsi dhe Venusi kanë një marrëdhënie të ndërlikuar në shenjën tuaj dhe efekti i kësaj aleance që s’po funksionon, do të ndihet pas datës 13. Disa nga ju do të vendosin të ndryshojnë tërësisht drejtim apo të lënë kompaninë ku punojnë prej vitesh. Po kaloni një krizë ekonomike, të cilën duhet ta zgjidhni sa më shpejt. Ata që kanë një aktivitet personal dhe janë të pavarur, do të jenë më të favorizuar nga Saturni. Gjysma e parë e muajit do të jetë shumë e favorshme në fushën e ndjenjave. Çiftet e konsoliduara do të kapërcejnë çdo problem. Megjithatë, bëni kujdesi, sepse Jupiteri do të ndikojë negativisht gjatë gjysmës së dytë të muajit. Disa nga ju madje do t’i drejtohen avokatit për t’u ndarë. Përpiquni që problemet profesionale të mos i përcillni brenda mureve të shtëpisë. Gjithçka zgjidhet me vullnet të mirë. Ata që kërkojnë aventura ditore, për shkak të tërheqjeve fizike, mund të zbulohen. Bëni kujdes në datat 22 dhe 24, sepse janë të ndërlikuara! Në këtë periudhë, prioriteti juaj janë çështjet ligjore dhe praktike. Gjithçka tjetër do të kalojë në plan të dytë. Ata që kanë dy marrëdhënie paralele, duhet të marrin një vendim sa më parë. Pas datës 13 do të ndiheni të lodhur. Shumë nga ju do të ndihen nervozë dhe gjendja shëndetësore do të përkeqësohet për shkak të stresit. Stomaku, tensioni i ulët janë problemet që do t’ju shqetësojnë. Përpiquni të pushoni gjatë fillimit të muajit për të shmangur këto ndërlikime të panevojshme.

Binjakët

Planeti i Marsit është gjatë një kalimi miqësor në shenjën tuaj, Venusi ju favorizon pas datës 13, ndërsa Mërkuri qëndron në shenjën tuaj deri në datën 12, prandaj edhe ju duhet të përfitoni sa më shumë nga ky kombinim. Mos u ankoni dhe pranoni me mirënjohje gjithçka që ju ofrohet. Këto mundësi nuk do t’ju jepen më pas shtatorit apo akoma më pak, pas muajit nëntor. Nëse jeni duke punuar prej kohësh në një kompani, ka ardhur momenti të kërkoni me zë të lartë një pozicion që ju takon prej kohësh dhe që ju dhuron më shumë kënaqësi. Kërkoni, por ju këshillojmë të mos tregoheni kokëfortë, sepse mund t’ju shkojë më keq. Çdo fjalë e gabuar tani, do të ketë pasoja më vonë. Vazhdoni të ruani lidhjet me kontaktet që ju interesojnë. Nismat tuaja do të marrin rrugën e duhur pas datës 21. Mos merrni kredi dhe mos bëni investime të gabuara pikërisht tani! Lidhjet e krijuara dy muajt e fundit janë të favorizuara dhe mund të vazhdoni të qetë. Muaji qershor do t’ju përballë me disa tundime që zor se do t’u bëni ballë, edhe pse tanimë keni një partner/e në krah. Ju ndodh shpesh të bini në dashuri me dikë, për shkak të mënyrës se si flet, si sillet dhe sa hapësirë ju jep. Megjithatë, ka ardhur momenti të pyesni veten nëse ia keni vënë syrin personit të duhur që t’u jepni fund njëherë e mirë dyshimeve tuaja. Marsi ju favorizon shumë, Venusi shton pasionin në lidhjen tuaj. Sigurisht që nëse rrini mbyllur në shtëpi dhe prisni më kot, gaboni. Kërkojeni vetë dashurinë, qoftë edhe në rrjetet sociale. Qershori sjell shumë lajme të mira në jetën familjare. Përfitoni, sepse yjet janë të shkëlqyer. Është momenti i duhur të vazhdoni me kurat estetike apo edhe të regjistroheni në palestër. Është paksa vonë, por s’ka problem. Në datat 6 dhe 26 bëni mirë të tregoheni shumë vigjilentë.

Gaforrja

Ju punoni për kënaqësi, jo për para. Kjo është një lloj motoje për ju. Ndoshta gjërat për ju s’do të shkojnë aq mirë sa në pranverë. Edhe pse bëni punën që keni ëndërruar, prapë ka diçka që ju pengon çdo ditë. Dikush përpiqet të pengojë nismat tuaja. Bëni mirë ta mbani situatën në kontroll. Mendoni se disa persona që ju rrethojnë i nënvlerësojnë aftësitë tuaja dhe bëjnë lojë të pistë në ambientin profesional. Keni pasur probleme me shefat dhe ish-kolegët, por ka ardhur momenti të shumëzoni gjithçka me zero dhe t’ia nisni nga fillimi. Shfrytëzoni Jupiterin që është në favorin tuaj, por bëni kujdes nga Saturni! Për momentin nuk keni asnjë arsye që t’ju stimulojë. Të tjerët ju gjykojnë ndryshe. Pas datës 12 qershor do të nisë një fazë e re në fushën profesionale. Nëse keni nisur një histori dashurie këta muajt e fundit, mundësitë janë që ajo të zgjasë. Disa nga të lindurit në shenjën e Gaforres parapëlqejnë të nisin një lidhje të re menjëherë sapo mbyllin një të vjetër, por është më mirë të presin pak dhe t’i shikojnë gjërat më qartë. Tregohuni më pozitivë ndaj së ardhmes. Një propozim për martesë apo për bashkëjetesë ndoshta nuk po vjen, për shkak të frikës së partnerit/es. Ata që kanë marrë shtëpi të re apo janë bërë me fëmijë, ndihen në ankth dhe aspak të sigurt për të ardhmen. Në datën 23 do të merrni lajme të mira. Fundjava e fundit e muajit paraqet mundësi të mira për ata që kërkojnë dashurinë. Mendohuni mirë përpara se të merrni vendime të rëndësishme, si martesa apo bashkëjetesa, sepse, shpeshherë, zgjidhni sigurinë që ofron partneri për të mbajtur në kontroll pakënaqësitë që ndieni këto kohët e fundit. Qershori i hap dyert planetit të Mërkurit, i cili mbërrin në shenjën tuaj gjatë gjysmës së dytë të muajit. Problemet shëndetësore që do t’ju prekin këtë muaj janë të llojit psikologjik. Data 23 është e përshtatshme për të kryer kontrolle mjekësore.

Luani

Këtë muaj do të fitoni betejat e para, përpos tensioneve që do të shkaktojë Marsi dhe Jupiteri. Disa aleanca do të prishen dhe për këtë arsye, do të dëshironi të ndryshoni ambient. Sigurisht që nuk ndiheni mirë nëse të tjerët nuk i vlerësojnë aftësitë tuaja. Të lindurit në këtë shenjë janë shumë krenarë dhe nuk para pëlqejnë të dëgjojnë shumë fjalë. Dëshira për të gjetur mundësi të reja do të shtohet. Studentët janë shumë të favorizuar këtë muaj, sidomos ata që duan të fillojnë kurse të reja. Vera do të jetë një periudhë përgatitore për gjërat e mëdha që ju presin në vjeshtë. Do të studioni shumë strategji gjatë këtij muaji. Nuk keni ende asgjë të sigurt, por ky fillim i mbarë është gjysma e punës. Venusi do të hyjë në shenjën tuaj pikërisht në datën 13. Ndoshta Venusi s’do të forcojë marrëdhënien, por do të shtojë dëshirën për të flirtuar, për marrëdhënie seksuale apo edhe për aventura të reja që në të ardhmen mund të shndërrohen në lidhje serioze. Ndërsa çiftet që janë në krizë prej kohësh, tani mund të çlirohen nga një barrë e madhe. Kujdes, mos bini në dashuri me persona që e kanë tanimë një partner apo ju vetë e keni në krah një të tillë! Nëse jeni vetëm, Venusi do t’ju ndihmojë të gjeni dikë, por s’do të jetë tamam shpirti juaj binjak. Ju duhet ende kohë për të gjetur dashurinë e vërtetë, por shfrytëzojeni këtë muaj për t’u argëtuar, sepse edhe Hëna do të kalojë në shenjën tuaj në datat 16, 17 dhe 26. Ky do të jetë një muaj dinamik, i mbushur me lloj-lloj gjërash duke përfshirë edhe stresin. Uleni ritmin, sidomos nga data 11 deri më 17. Probleme me muskujt në datën 23. Merrini gjërat më shtruar!

Virgjëresha

Yjet do të ndihmojnë të gjithë ata që kanë vullnet. Disa nisma të reja i keni ndërmarrë, por s’do të mungojnë edhe të tjera që i keni në plan për të ardhmen. Kontrata dhe projekte të reja mund të sjellin të ardhura të shumta brenda muajit shtator. Ata që kanë aktivitet privat ndoshta s’do të kenë kaq shumë fitime, por s’do të humbasin asgjë nga ato që kanë. Mos harroni, kur mbyllet një derë, hapen dhjetë të tjera! Ky është momenti i duhur për të kontaktuar me personat që mund t’ju ndihmojnë për realizimin e projekteve afatgjata. Ambicia juaj është rizgjuar falë lajmeve të mira që keni marrë. Mërkuri vjen në shenjën tuaj në datën 12 dhe ndikimi i tij forcohet edhe nga Hëna që mbërrin në datën 19. Është koha të veproni pa u menduar dy herë. Një klimë kaq pozitive dhe fitimprurëse në aspektin profesional nuk vjen shumë shpesh. Për meshkujt e lindur në këtë shenjë është normale ta kalojnë dashurinë në plan të dytë. Por edhe ata më të fjeturit duhet ta kuptojnë kur marrëdhënia është në rrezik. Nuk keni më frikë nga ndryshimet, ja pse duhet të shfrytëzoni çdo mundësi që ju jepet. Dëshira për të joshur dhe për të bërë dikë tuajin/ën shtohet. Ata që kanë një marrëdhënie “të fjetur” bëjnë  mirë t’i japin duart dhe të marrin një vendim përfundimtar. Takimi me një person të ri ndoshta do t’ju ndihmojë ta keni më të lehtë marrjen e këtij vendimi. Kujdesuni më shumë për familjen tuaj, sepse një nga të afërmit ka nevojë për kujdes. Keni lënë disa çështje trashëgimie pezull. Ju këshillojmë të mos bëni debate me dikë që ju ka vënë në provë shumë herë në të shkuarën. Ata që kanë pasur probleme psikologjike, tanimë kanë njohur personin e duhur që po i ndihmon. Lodhja do të fillojë të ndihet rreth datës 6, por gjithçka do të shkojë më së miri pas datës 13. Ditët e fundit të muajit premtojnë gjëra të bukura.

Peshorja

Nuk gaboni asnjëherë nëse tregoheni më të matur. Sprovat më të vështira për të lindurit në shenjën tuaj vijnë në vjeshtë. Ja pse periudha e verës shërben për t’u organizuar më mirë. Saturni nuk ju ndihmon asnjëherë, por edhe Mërkuri do të tregohet armiqësor me ju në këtë periudhë, prandaj do të keni probleme financiare dhe vështirësi në mbylljen e disa marrëveshjeve. Të gjithë të lindurit e shenjës së Peshores mendojnë se e kanë të vështirë të tregojnë vërtet sa vlejnë në vendin ku punojnë, sidomos pasi ua kanë punuar pas shpine. Polemikat që keni pasur me eprorët tuaj në fillim të vitit mund të kthehen sërish. Ndoshta do të merrni vendime drastike, një ndryshim rrënjësor në aspektin profesional. Dëshironi një të ardhme më të mirë, por ju shoqëron pasiguria. Duhet të mbani në kontroll çdo bashkëpunim. Ata nga ju që janë ndarë vitin e kaluar apo që janë përballur me probleme muajt e fundit nuk do t’i harrojnë lehtë ato që kanë kaluar, prandaj ky muaj i gjen vetëm. Është e kotë të fshihni pakënaqësitë që keni në aspektin sentimental. Komunikimi është çelësi ndonjëherë. Edhe në çiftet e konsoliduara pasioni zbehet disi gjatë kësaj periudhe. Jeni lodhur nga problemet që ka partneri/ja. Dëshira për të realizuar gjëra të reja nuk ju mungon, por për arsye financiare apo sepse dikush nuk shikon punët e tij, nuk do të arrini atë çka doni. Gjithçka që po bëni në këtë periudhë po ju lodh shumë. Pika juaj e dobët është cervikalja, por edhe me lëkurën do të keni probleme. Bëni mirë të shmangni debatet e forta apo situatat e vështira në datat 28 dhe 30.

Akrepi

Nuk mungon asnjëherë një fazë rebelimi në jetën tuaj apo në punën që bëni. Nëse nuk rebeloheni ju vetë, atëherë ju çorientojnë ngjarjet e shumta që ndodhin rreth e rrotull jush. Bëni shumë kujdes me paratë dhe shpenzimet e tepërta! Urani s’do të tregohet aspak miqësor me të lindurit në shenjën tuaj këtë muaj, ja pse do të ndiheni të pakënaqur. Datat 11, 12, 17 dhe 18 do të jenë vërtet ditë “prove” për ju. Disa bashkëpunime do të mbyllen, do të mendoni të ndryshoni ambient. Tension dhe konflikte me eprorët. Jupiteri dhe Saturni ju mbrojnë, prandaj  duhet të gjeni një rrugë të mesme për të ndrequr gjithçka. Yjet nuk janë të këqij, por jeni ju që kërkoni ndryshime të mëdha, gjëra që s’i keni provuar më parë. Ditët e para të qershorit do të jenë më të mirat. Disa nga ju e kanë të vështirë të harrojnë një histori të kaluar dashurie. Nëse jeni peng i së kaluarës, atëherë nuk u jepni mundësi marrëdhënieve të reja që të lulëzojnë. Dukeni të gatshëm në sy të të tjerëve, por nuk ju interesojnë. Mendoni për gjëra të reja. Nëse jeni të lidhur prej kohësh, qershori do të jetë muaji i ideve të reja. E keni të vështirë që t’i gjykoni dëshirat tuaja bazuar te realiteti apo të ndani ëndrrat nga iluzionet. Vazhdojnë debatet për çështje parash, sidomos nëse keni fëmijë. Tregoni shumë kujdes për çështjet e trashëgimive me të afërmit tuaj. Ju rrethojnë lakmitarët. Ndiheni të lodhur, por s’ndaleni për asnjë çast. Datat 17 dhe 18 do të shoqërohen nga nervozizmi. Bëni kujdes me stomakun! Ushqehuni sa më mirë. Jupiteri ju mbron, por edhe ju kini kujdes me provokimet. Ndonjëherë kënaqeni duke vënë në provë veten, krijoni tensione vetëm për t’u bërë pjesë e debatit. Pse inatoseni, edhe kur nuk është e nevojshme?

higjetari

Ky është një muaj i rëndësishëm, sidomos për marrëdhëniet sociale, pasi Venusi hyn po ashtu në shenjën tuaj në datën 13. Marsi ka një ndikim të shkëlqyer, por edhe Jupiteri po afrohet me hapa gjigantë në shenjën tuaj të zodiakut. Me pak fjalë, ky është momenti i duhur për të bërë plane për të ardhmen. Projekte të reja do të kenë sukses, fitimet e së cilave do t’i korrni shumë shpejt. Në datën 16 mund të përballeni me disa probleme me kolegët. Ju jepen shumë mundësi për të rënë në sy dhe për të treguar sa vleni. Nëse punoni prej shumë kohësh në të njëjtin vend dhe s’doni të ndryshoni, atëherë frekuentoni më shumë njerëz për të shmangur ndonjë pakënaqësi që do t’ju prishë qetësinë. Mundësi të mira për të gjithë deri në fund të muajit. Ky muaj do të sjellë probleme dhe vështirësi në komunikim gjatë dy javëve të para në fushën e ndjenjave. Datat 5, 6 dhe 7 janë më të vështira. Gjërat do të bëhen më të lehta me fillimin e gjysmës së dytë të muajit, do të ndiheni edhe ju vetë më tërheqës në sytë e të tjerëve. Nga data 24 deri më 30 do të përjetoni emocione të veçanta. Yjet ju këshillojnë, por jeni ju ata që duhet të veproni. Edhe atyre pak shigjetarëve që janë apatikë u këshillohet të gjejnë dikë në këtë periudhë kaq të favorshme. Familjarët po përpiqen të kursejnë për të blerë një shtëpi të re apo për lindjen e një fëmije. Miqësitë mund të shndërrohen në dashuri. Kujdes nga lidhjet paralele dhe nga tradhtitë! Përpiquni të jini më të qartë. Deri në datën 12 do të ndiheni të lodhur fizikisht dhe mendërisht, megjithatë do ta merrni veten shumë shpejt. Duhet të merreni sa më shumë me sport apo të dilni në ajër të pastër.  Të lindurit në shenjën tuaj ndihen mirë kur udhëtojnë apo janë në kontakt me natyrën.

Bricjapi

Urani dhe Saturni do të krijojnë një kombinim të shkëlqyer në shenjën tuaj, i cili do të bëhet më intrigues gjatë gushtit. Vendimet që do të merrni apo ndryshimet që do të bëni tani karakterizohen nga një qetësi e madhe dhe vendosmëri. Të rinjtë do të kenë mundësi të shpërngulen në qytete të tjera, ndërsa ata më fatlumët do të marrin propozime të mira për të filluar punë. Yjet nuk bëjnë mrekulli, por do të favorizojnë të gjithë ata që kanë studiuar shumë. Provime të kaluara me sukses. Pas datës 12, duhet të bëni kujdes me shpenzimet. Nëse punoni me shumë kolegë, mund të keni disa debate që do t’i përballoni më së miri. Ata që kanë planifikuar ndonjë ceremoni gjatë verës, ndryshim shtëpie apo bashkëjetesë, tani duhet të përballen me llogaritë e tyre bankare. Duhet ta pyesni mirë veten nëse ju mjaftojnë kursimet që keni për gjithçka që doni të bëni në të ardhmen. Është mëkat që çiftet të debatojnë për çështje ekonomike. Gjendja brenda familjes është paksa e tensionuar. Në datat 15, 20 dhe 24 shmangni debatet prindër-fëmijë apo me ndonjë të afërm që tani po vë në dyshim gjëra që s’i takojnë. Kush nga ju do të hedhë një hap të rëndësishëm, bën mirë të zgjedhë korrikun ose gushtin. Tregohuni më të matur me fjalët që thoni, sepse partneri/ja do të mërzitet për diçka që juve ju duket banale. Yjet e qershorit janë paksa të ndërlikuar; keni shumë punë për të bërë, stresi dhe problemet shtohen. Pika juaj e dobët do të jetë stomaku. Merrini gjërat shtruar. Mos i sforconi shumë gjunjët, që sipas zodiakut, janë problemi më i madh për të lindurit në këtë shenjë.

Ujori

Marsi vazhdon të qëndrojë në shenjën tuaj, por edhe Mërkuri ju favorizon shumë. Kjo periudhë s’do të jetë shumë e qetë për ju. Nëse bëni një punë monotone, e keni të vështirë të shkoni të buzëqeshur në punë. Mendimet tuaja bien në kundërshti me veprimet që bëni. Ndoshta do të bëni disa kompromise për hir të parave, por gjithçka e ka një kufi, sepse për një ujor liria nuk ka çmim. Ju jeni idealistë dhe s’e keni të lehtë të shtyni për më vonë detyrat që ju takojnë. Meqë Urani është kundër shenjës suaj, do të ndiheni më shumë të lodhur. Duhet të ndiqni instinktin, por jo të bëni çmenduri. Keni një sërë borxhesh për larë, prandaj deri në fund të tetorit duhet të bëni shumë kujdes me shpenzimet. Në fushën e ndjenjave do të ketë shumë ulje-ngritje këtë muaj. Ja cilat janë datat e provave më të vështira në çift; 16 dhe 17. Do të përballeni me disa probleme që keni menduar se i keni lënë pas në të shkuarën, por ja që s’u keni dhënë zgjidhjen e duhur. Ata që janë në kërkim të një historie të re dashurie nuk janë aspak të bindur. Takimet e reja edhe ju intrigojnë, edhe ju bëjnë të dyshoni. Kush nga ju është martuar së fundmi, ka ditë që është i lumtur, por ka edhe ditë që do të donte të kthehej si dikur. Nismat e ndërmarra në të kaluarën mbeten përgjysmë, por jo gjithçka është e humbur, gjë që do ta kuptoni në muajt pasardhës. Energjia negative që ndieni tani është shkaktuar nga stresi që po kaloni. Përpiquni të flini shumë, sepse kohët e fundit zgjoheni natën duke menduar se ç’do të bëni të nesërmen. Ndiheni të lodhur që në mëngjes. Ujorët e kanë të vështirë t’u binden rregullave, por herë pas here duhet bërë.

Peshqit

Vera nis më së miri falë ndikimit pozitiv të Venusit dhe Mërkurit që futet në shenjën tuaj në datën 12. Edhe Dielli do të shkëlqejë për ju pas datës 21. Kjo është një periudhë konstruktive dhe e ngjeshur, por bëni kujdes, sepse fundviti do të jetë më statik, nuk do t’ju paraqiten kaq shumë mundësi. Ja pse duhet ta rrihni hekurin sa është i nxehtë. Ky është një muaj i rëndësishëm edhe për studentët. Ata që do të kalojnë provimet me sukses, do të marrin menjëherë propozime për punë. Keni vepruar mirë nëse vitin e kaluar keni ndryshuar punë apo kolegët me të cilët keni punuar. Rezultatet po i vini re tani. Yjet janë më bindës në fushën e ndjenjave këtë muaj krahasuar me majin. Nëse keni pasur debate të vogla, bëni mirë të shfrytëzoni fundjavën për t’u pajtuar. Nëse muajt e fundit nuk i keni kushtuar rëndësi dashurisë, gjeni menjëherë një zgjidhje tani. Favorizohen takimet e reja. Jupiteri do të ndihmojë çiftet në krizë. Ata që janë divorcuar vitin e kaluar, tanimë kanë dikë tjetër në zemër. Qershori do të ndikojë pozitivisht te marrëdhëniet, por do të risjellë edhe atë sensualitetin që ishte zbehur. Ata që janë në kërkim të dashurisë, t’i rezervojnë pushimet në vende ku kanë më shumë mundësi të takojnë njerëz të rinj. Edhe fundi i muajit do të jetë i mirë. Këtë muaj do të ndiheni më të gjallëruar, do të bëni gjëra që ju pëlqejnë duke organizuar diçka të veçantë. Elementi juaj është ai i ujit, një shërues për mendjen dhe zemrën, prandaj qetësohuni dhe dëgjoni zhurmën e valëve të detit apo të një përroi në pyll që gurgullon. Kurat janë të favorizuara pas datës 12.

Mos e humbisni: Parashikimi i horoskopit për muajin qershor nga Paolo Fox, cilat shenja janë më të favorizuarat dhe cilat jo Read More »