Kuriozitete

Horoskopi për sot, e premte 17 Gusht

Dashi-Një ditë e mirë kjo e premte për të lindurit e Dashit. Sot juve do të dini se si t’i shprehni ndjenjat partnerit/es. Ajo që juve duhet të kni parasysh është të mos i fshihni ndjenjat dhe mendimet. Beqarëve do i ndodhin gjëra të rëndësishme të cilat do i ndryshojnë jetën. Lajme të mria për financat. Ato do jenë të ekuilibruara.

Demi-Ju keni qenë disi të pasigurt. Fjala ëhstë kryesisht për marrëdhënien tuaj në çift. Por, kjo ditë do t’ju japë një sens të ri sigurie që do t’ju pëlqejë shumë. Beqarët duhet të bëjnë ende durim për të gjetur njeriun e duhur. Në planin financiar tregoni kujdes me shpenzimet.

Binjakët-Keni disa probleme sentimentale por energjia juaj sot është e mjaftueshme për t’u përballur me to. Përqendrohuni sa më shumë të mundeni. Beqarët do jenë joshës, por sërish nuk do mund të gjejnë personin që po kërkojnë. Me shpenzimet tregohuni sa më të matur, ose do keni pasoja.

Gaforrja-Një ditë e mirë kjo e sotmja. Një ngarkesë emocionale do të rezultojë diçka shumë e bukur, pasi do t’ju kthejë emocionet e vjetra që kishit kohë pa i përjetuar me njeriun e zemrës. Beqarët do kenë dashuri me shikim të parë atëherë kur se presin ndaj kini besim. Lajme të këqija për financat. Keni shumë probleme.

Luani-Sot do të ndiheni të pasigurt dhe disi çuditshëm. Një ndjesi e panjohur po ju drithëron pa e kuptuar. Mos u frikësoni. Në këto çaste po përjetoni diçka të re me partnerin/en që se kishit provuar më parë. Beqarët më në fund do realizojnë një takim mbresëlënës. Në planin gjërat duken mirë.

Virgjëresh-Sot të lundurit e kësah shenje do të kalojnë një ditë të mrekullueshme me partnerin/en. Ju pëlqen të buzëqeshni dhe t’i bëni të tjerët të ndihen mirë. Vazhdoni kështu. Beqarët do kenë takime dhe aventura kalimtare asgjë më shumë. Financat në vështirësi.

Peshorja-Progresi do të jetë iluzioni juaj sot për ju të dashuruarit. Mos u mërzisni! Thjesht qetësohuni dhe pranoni se disa gjëra nuk mund t’i kontrolloni. Beqarët nuk do jenë ende gati të ndryshojnë statusin e tyre. Buxheti do jetë i mirë.

Akrepi-këtë ditë do të ndjeheni mjaft energjik. Madje, niveli juaj i energjisë është më i lartë se zakonisht, ndaj shtyjeni veten të bëni gjëra që nuk kishit menduar kurrë se do ia dilnit. Beqarët ka gjasa që të gjejnë sot personin e duhur. Financat do mbrohen nga Dielli dhe nuk do keni vështirësi.

Shigjetari-Ju ndjeni se jeni zhytur në monotoni sa i takon jetës në çift. Ndaj, mendoni disa gjëra të reja me partneren. Çfarë prisni, eksploroni kufijtë tuaj. Beqarët më në fund do fillojnë një histori të bukur dashurie. Financat do jenë të mira.

Bricjapi-Një ditë mjaft e mirë kjo e premte. Jeta juaj në çift po shkon më së miri. Jeni të lumtur me gjithçka që ju rrethon dhe nuk ngurroni t’ua tregoni të tjerëve. Beqarët duhet t’i pranojnë ftesat sepse vetëm kështu mund të ndryshojnë statusin. Financat do mbeten të mira.

Ujori-Një çështje jo shumë e rëndësishme po ju ngatërron mendimet dhe ndjenjat lidhur me partnerin/en. Kjo është një situatë e përkohshme e cila do të kalojë sa hap e mbyll sytë. Beqarët do kenë një ditë mbushur me takime mbresëlënëse. Financat do jenë të mira.

Peshqit-Një ditë me mjaft zhvillime pozitive në jetën në çift. Argëtimi do të jetë në thelb të veprimeve gjatë kësaj dite me partneren/in. Ajo që këshillohet është që ju të tregoheni sa më pozitiv me veprimet tuaja. Për beqarët nuk parashikohen ndryshime. Sa i takon financave, duhet një menaxhim më i mirë për të kaluar problemet.

Horoskopi për sot, e premte 17 Gusht Read More »

Ndodh mrekullia, shqiptarja behet nene per here te pare në moshën 50-vjeçare

Dëshira për ta marrë epitetin më të madh në jetë, atë të nënës, nuk iu shua kurrë. Edhe pse në moshë të shtyrë Raze Lajqi, arriti që pas 30 viteve martesë, në moshën 50-vjecare të bëhet nënë duke u bërë kështu rasti i vetëm në Kosovë që një grua lindë në moshë kaq të shtyrë. Zonja Raze, trajtimet për të mbetur shtatzënë i kreu në Klinikën Amerikane “Dr. Behar Kusari”, në Prishtinë.
Ajo për Gazetën Express, nën lot ka rrëfyer për momentin kur u bë nënë dhe gëzimin që përjetoi. Ajo tha se në moshën 50 vjeçare nuk rreshti së besuari në mundësinë që një ditë do të bëhen prindër. E thotë se kjo ëndërr iu realizua në Klinikën Amerikane.

““Momentet më të vështira të një çifti janë, kur ekziston vështirësia për tu bërë prindër dhe kjo na shkaktonte gjithmonë një dhimbje, mirëpo asnjëherë nuk u dorëzuam duke shiquar të gjejmë zgjidhje.

Stafi i Klnikës Amerikane ‘Dr. Behar Kusari’
Në kohën kur kemi dëgjuar për Klinikën Amerikane “Dr. Behar Kusari” se trajtonte problemet e çifteve për ngelje shtatzënë, menjëherë jemi drejtuar duke gjetur ngrohtësinë dhe motivin nga stafi profesional në krye me Prof. Assoc. Dr. Çagcil Yetim, i cili pas konsultave dhe kontrolleve tona, gjeti kurën në të cilën me metodat më të sofistikuara dhe teknologjinë e fundit, mundësoi që edhe pse në moshën 50 vjeçare, të gëzohemi me një vajzë të cilën i kemi dhënë emrin JETA, sepse për ne, është vetë Jeta”, rrëfeu znj. Lajqi.

Ajo u bë nënë e një vajzë të cilën e emëroi Jeta.

E për gjendjen e zonjës dhe foshnjës së saj kanë folur edhe mjekët e Klinikës Amerikane ‘Dr. Behar Kusari”.

Sipas prof. dr. Sejdullah Hoxha dhe dr. Edibe Hoda – Borovci, të cilët kryen procesin e lindjes, theksuan se, edhe pse në moshën 50 vjeçare, gjatë procesit nuk kishte asnjë rrezik dhe gjithçka ka shkuar mirë dhe sipas protokollit, gjë për të cilën tashmë vajza Jeta është nën kujdesin e Neonatologut të klinikës dr. Faton Xhaka.

“Ardhja në jetë e Jetës, vërtet ishte një mrekulli për nënën Raze dhe babin Ramë, ngase ata kanë provuar të kenë fëmijë për 30 vite dhe kjo u mundësua falë teknikës, aparaturave dhe ekipit mjekësor të Klinikës Amerikane Dr. Behar Kusari”, theksoi për gazetën Prof. Assoc. Dr. Çagçil Yetim, njëherit udhëheqës i stafit mjekësor.


Prindërit e Jetës
Për të gjitha çiftet të cilat kanë probleme dhe nuk ngelen shtatzënë, sot me teknologjinë e fundit dhe me metodat shkencore, problemet e tilla trajtohen duke mundësuar shumë qifteve të përjetojnë ndjenjën e të bërit prindër, prandaj në Klinikën Amerikane “Dr. Behar Kusari” për të gjitha qifitet ofrohen konsulta falas nga Prof. Assoc. Dr. Çagçil Yetim.

Ndodh mrekullia, shqiptarja behet nene per here te pare në moshën 50-vjeçare Read More »

Kurveleshi apo Muqibaba, emrat më të çuditshëm të fshatrave shqiptare

Duke parë se në Kosovë e Shqipëri kemi fshatra që kanë emra nga më të ndryshmit dhe shumë të çuditshëm, “Gazetablic” sjell disa nga emrat më të çuditshëm që kanë fshatrat në Kosovë dhe Shqipëri.

Këta emra janë aq të çuditshëm sa që banorëve që jetojnë në këto fshatra madje ju vjen turp t’i përmendin nga vijnë.

Ja një listë me emra shumë të veçantë dhe shumë qesharakë, po ashtu.

Vithkuqi – Korça
Kurveleshi -Tepelenë
Gjylekar – Gjilan
Muqibab – Gjilan
Kuqan – Elbasan
Qinam – Ersekë
Symize – Tepelenë
Mize – Lushnje
Bubullime – Lushnje
Llukar- Prishtinë
Leshnje – Skrapar
Kakardhiq -Lezhë
Kaqibeg -Podujevë
Skorobisht – Prizren
Neperbisht – Suharekë
Makresh- Novobërdë
Qyqylagë-Lipjan
Ngucat – Malishevë
Bithuq – Dibër
Muqiverrc- Kamenicë.

Kurveleshi apo Muqibaba, emrat më të çuditshëm të fshatrave shqiptare Read More »

Fakte interesante dhe ndoshta të panjohura për fluturat, këto krijesa kaq interesante, të bukura dhe delikate

Në aspektin njohës, flutura është insekt i rendit lepidoptera. Ajo është emërtim i përgjithshëm për disa lloje kandrash fluturuese, me katër krahë të mbuluar me luspa të imëta si pluhur, me ngjyra të ndryshme, me feçkë e brirthë për të thithur dhe për të ndier, disa prej të cilave dëmtojnë bimët. Një flutur shumohet me vezë. Kur një flutur femër çiftezohet i lëshon vezët mbi një pemë dhe ngordh. Prej vezës del një qenie që quhet vemje. Fluturat e fillojnë jetën si larva (vemje të spërdredhura të cilat lindin nga vezët). Larvat hanë shumë gjethe dhe kur arrijnë madhësinë e duhur, ngjiten pas degëve. Ato formojnë guaska të forta të quajtura krizalida. Brenda krizalidës, larva shndërrohet në flutur. Kur flutura formohet plotësisht, ajo del nga krizalida. Por ka disa veçori dhe karakteristika të këtyre sopecieve, të cilat njohja jonë nuk i percepton. Në vijim ju sjellim fakte interesante, që mbase nuk i keni ditur, për këto krijesa të brishta dhe të bukura njëkohësisht…

  1. Fluturat mund të shohin ngjyrën e kuqe, të gjelbër dhe të verdhë. Krahas këtyre ngjyrave, ato shohin dhe disa ngjyra ultraviolete, që janë të pakapshme për syrin e njeriut.
  2. Fluturat më të shpejta mund të fluturojnë 5.4 metra në sekondë, derisa molat (fluturat e natës) mund të fluturojnë deri në 11 metra në sekondë.
  3. Fluturat nuk mund të fluturojnë nëse temperatura e trupit te tyre bie nën 30 gradë Celsius.
  4. Fluturat janë vizatuar edhe në afreskat e egjiptianëve, para 3.500 vjetësh.
  5. Ekzistojnë rreth 24.000 lloje të fluturave, derisa molat janë edhe më të numërta – me rreth 140.000 lloje.
  6. Gonepteryx rhamni është një lloj i fluturës që jeton 9-10 muaj, që është jetëgjatësia më e madhe në botën e fluturave. Disa lloje tjera ndërkaq, jetojnë fare pak, disa javë, disa ditë, apo dhe vetëm disa orë.
  7. Disa lloje të fluturave nuk hanë fare, sepse nuk u janë zhvilluar goja e as organet e tretjes sa ishin larvë.
  8. Shumë flutura shijojnë këmbët e tyre për të parë nëse gjethet ku dëshirojnë t’i lëshojnë vezët janë ushqim i shijshëm për vemjet.
  9. Fluturat kanë katër krahë të tejdukshëm. Ngjyrat në krahë krijojnë luspa të vogla që ngjasojnë me pluhurin, ndërsa vetë krahët janë shumë të ndjeshëm dhe mund të thyhen fare lehtë.
  10. Disa lloje të fluturave, si fluturat Monarke, janë flutura shtegtare – gjatë dimrin shkojnë në vise të ngrohta. Migrimi i tyre është fantastik, ndërsa ato kalojnë me mijëra kilometra.
  11. Një fluturë e zakonshme peshon sa dy petale trëndafili.
  12. Disa lloje të fluturave, si ato monarke, krijojnë toksina që i largojnë grabitçarët prej tyre.
  13. Fluturat nuk mund të mbijetojnë vetëm me nektar. Ato pinë ujë në pellgje ku marrin mineralet e domosdoshme.
  14. Fluturat janë shkurtpamëse. Zakonisht nuk shohin më larg se 3 metra.
  15. Antarktiku është kontinenti i vetëm ku nuk janë gjetur fluturat.
  16. Pas bletëve, fluturat janë pjalmuesit e dytë më të mëdhenj në botë.
  17. Një prej treguesve më të mirë të një eko-sistemi të shëndetshëm dhe të barazbeshuar është prania e fluturave.
  18. Shkencëtarët që merren me studimin e fluturave quhen lepidopteristët.
  19. Ekzistojnë katër faza në ciklin jetësor të fluturës: veza, larva, pupa dhe flutura e rritur.
  20. Një flutur mund të lëshojë 100 deri në 4.000 vezë.

Bonus-fakt: Çdo vit, më 14 mars, shënohet dita: “Mësoni diçka për flutura!

Marrë nga NGJYRA.COM/

Fakte interesante dhe ndoshta të panjohura për fluturat, këto krijesa kaq interesante, të bukura dhe delikate Read More »

Harun Panajaja, dera e detarëve të vjetër të Vlorës

Nga Anila Peci
Familja e Harun Panajasë u zhvendos në qytetin e Vlorës rreth viteve 1850. Në fillim ata u shquan si detarë, por më pas me flotën e tyre nisën të japin një kontribut të madh si për përhapjen e gjuhës shqipe, ashtu dhe në ngritjen e tregtisë në qytetin bregdetar. Për të parin e kësaj familjeje mësohet se edhe spanjollët ngritën një objekt nderues në brigjet e tyre dhe më pas i dhuruan një anije.

“Në kapdet u bë hataja
Lufton Harun Panajaja,
Lufton natë e lufton ditë
U bë deti i jeshiltë.
Me dukatas, himariotë,
Zjarr në det e zjarr në tokë,
Se ky truall kishte zot”

Kjo është një nga këngët e trashëguara gojarisht në qytetin e Vlorës lidhur me një nga kapedanët e njohur të detit, Harun Panajanë, emri i të cilit shfaqet qysh në mesin e shekullit XIX, në brigjet detare të Vlorës, Himarës dhe Semanit.
Asokohe në brigjet detare ishin të pranishme edhe anijet tregtare të Markajve (gjyshi i Petro Markos), Anagnostajve (gjyshi dhe stërgjyshi i Dhimitër Anagnostit), Notajve, Nerënxajve, Grillove dhe mjaft varkëtarë të tjerë që udhëtonin nëpër Mesdhe; në brigjet Dalmate, Dubrovnik, Trieste, Napoli, Pire, Spanjë, Maltë, Turqi e Egjipt.
Udhëtari francez Pjer Morineë, në vitin 1864, në një përshkrimin e tij, vë në dukje ashtu si Sami Frashëri se në gjirin e Vlorës dhe të Himarës ishin mbi 215 anije, të cilat kryenin marrëdhënie tregtie e transport mallrash në brigjet e Mesdheut (vendet e Mesdheut).
Në regjistrin e doganës së Vlorës, dhjetor 1880, anijet lundruese të Markajve dhe Panajasë transportonin qitro, valanidh, kripë, lesh, vaj, ullinj dhe mish pastërma nga Vlora në Napoli, Bari dhe Maltë.
Harun Panajaja
Nipi i Harun Panajasë, 76-vjeçari Astrit Haruni, mjek me profesion, rrëfen lidhur me gjyshin e vet ato çka dëgjuar të rrëfyera nga të afërmit, por edhe të lexuara në dokumente bashkëkohore.
Pas mësimeve të para që mori në Mejtepin e Vlorës dhe në Prevezë, Harun Panajaja kreu studimet në një shkollë të mesme për ekonomi agrare në Kajro të Egjiptit. Atje u miqësua me një kapedan të madh deti, Abu El Nedinn, i cili e bëri si birin e tij dhe disa kohë e punësoi në anijen e tij me avull në Pire, në Selanik.
Me vdekjen e kapedanit egjiptian, Harun Panajaja u kthye në Vlorë dhe fillimisht shërbeu si manovrator i anijes së Anagnostajve, e cila bënte udhëtime në Angli e deri në brigjet e Francës. Në vitin 1878 bleu në Napoli anijen “Sibila” me të cilën zhvillonte tregti kryesisht me Italinë, Korfuzin, Malin e Zi dhe Spanjën.
Nga gojëdhënat thuhet se ato kohë (1885), ai shpëtoi nga mbytja ekuipazhin e një anijeje spanjolle, të cilët ishin së bashku me familjet e tyre.
Për këtë akt, ata i ngritën një “objekt” në shenjë falenderimi në brigjet e Spanjës dhe i dhuruan një anije tjetër.
Nga kronikat e kohës mësohet se Harun Panajaja në Napoli u njoh me gjeneralin Dhimitër Leka, prej të cilit merrte gazetat dhe revistat e De Radës, si dhe librat e tij dhe të Zef Sqiroit (arbëresh i njohur) dhe i sillte në Shqipëri.
Këtë punë bënte dhe në Stamboll, ku u njoh dhe u miqësua me Shahin Kolonjën dhe Petro Pogën.Konsulli austrohungarez në Janinë i raportonte Vjenës se “prej Italie Harun Panajaja çon në Vlorë gazetat e De Radës dhe prej Stambollit gazetat e Shahin Kolonjës”. Ai transportonte dhe postën austrohungareze nëpër Mesdhe.

Shahin Haruni
Zanatin e detarit ai ia mësoi dhe të birit, Shahin Harunit, i cili pas shkollës që kreu në Janinë fillimisht punoi në doganën e Korfuzit dhe në fillim të shekullit XX nisi të lundronte nëpër brigjet e Mesdheut me anijen e tij “Sibila”. Shahin Haruni u përfshi në lëvizjen kombëtare duke qenë një anëtar aktiv i shoqërisë “Lumi i Vlorës”, e cila kryesohej nga miku i tij, rilindasi Hamit Lumi (Çela)

Sjellja e librave dhe gazetave në shqip
Shahini dhe Hamiti sillnin libra e gazeta shqip nga kolonitë shqiptare të Bukureshtit, Sofjes, Kajros, Bostonit, Stambollit, Selanikut, duke bashkëpunuar ngushtë me Kolë e Kristo Karbunarën, Ibrahim Abdullahun dhe Ibrahim Shytin.
Për këtë veprimtari Shahin Haruni u arrestua në vitin 1903 së bashku me Hamit Lumin dhe u burgosën në Berat dhe Janinë. Në vitin 1908 emrin e tij e gjejmë në komisionin e çeljes së klubit atdhetar “Labëria” të Vlorës, si dhe në komisionin e vlonjatëve për zgjedhjen e Ismail Qemalit deputet.
Një kontribut të veçantë Shahin Haruni ka dhënë në kryengritjen e Shqipërisë së Jugut kundër pushtuesve turq (1911- 1912), ku sipas kërkesës së Alem Mehmetit (komandant i përgjithshëm i luftës), Ibrahim Abdullahut, Hamza Isait, Hamit Bej Vlora, Qazim Kokoshi, solli armë e municione nga Korfuzi e Napoli për të furnizuar luftëtarët dhe realizimin e kërkesave të tyre për shpalljen e pavarësisë kombëtare.
Financimet dhe bamirësitë
Një kontribut të veçantë Shahin Haruni ka dhënë edhe në financimin dhe ndërtimin e mjaft objekteve të qytetit të Vlorës. Duke qenë anëtar i shoqërisë “Vlorë e lirë” dhe “Odës së Tregtisë”, ai ndihmoi në ndërtimin e Sahatit të Qytetit, Urës së Izvorit në Tragjas, Molit të ri në Portin e Vlorës dhe Kishës së Shën Todrit.
Po kështu me emrin e tij qysh në fillim të shekullit të 20-të, ngriti çezmën e fshatit Panaja, me pesë sylynjarë (rrjedhje uji). Gjurmët e saj janë ende në fshatin Panaja. Kush kishte çezma asokohe në fshat ishte ndër më komodët, po t’i referohesh furnizimit në fshatra të tjerë, që merrnin ujë në përrrua.
Shpeshherë Shahin Haruni jepte ndihma në teqenë e Kuzum Babait dhe vakëfin e qytetit për të vobektit. Në vitin 1920 ai u zgjodh në këshillin e shoqërisë “Mbrojtja Kombëtare”, ku u bëri thirrje vlonjatëve për të ndihmuar bonjakët, fëmijët e dëshmorët të rënë në këtë luftë epope (bëhet fjalë për luftën e Vlorës). Numëroheshin atëherë mbi një mijë fëmijë të mbetur pa prindër nga kjo luftë.
Në vitet 1920-1940 disa herë financoi trupën e teatrit, orkestrën e Vlorës dhe shoqatën sportive- kulturore “Ismail Qemali”. Në shënimet e tij Besim Qorri (kryetari i kësaj shoqate) shpjegon: “Vlonjatët kanë një shëmbëlltyrë të gjallë të atdhedetarisë, Shahin Harunin, i cili ka financuar lëvizjen kulturoro-sportive në vend.

Transportimi i çamëve në Vlorë e Sarandë
Shahin Haruni kishte ndjenja të fuqishme kombëtare. Qysh në vitet 1913 -1914 me anijen e tij “Sibila”, ai kishte shpëtuar nga masakrat e grekëve mjaft familje çame nga Vola, Arpica, Parga dhe Preveza, të cilat i kishte transportuar për në Shqipëri. Kjo gjë u ringjall përsëri në vitin 1923 me spastrimin e çamëve nga trojet e tyre prej qeverisë greke dhe dëbimin për në Turqi dhe vende të tjera.
Ai së bashku me Sheref Danon, Murat Tërbaçin dhe Halim Xhelon udhëtuan tri herë në brigjet e Çamërisë dhe sollën në Sarandë e Vlorë mbi 200 familje çame, duke i shpëtuar nga masakrat.
Miqësia me çamët ka vijuar deri në kohët e vona me Harunajt. Në shtëpinë e tyre qëndronte varur fotografia e Muharrem Rushitit dhe Musa Demit, figura këto të njohura në Çamëri.

Si u çel Oda e Tregtisë
Ndër themeluesit e parë të Odës së Tregtisë në Vlorë gjendet edhe emri i Shahin Harunit. Nevoja për organizimin e një institucioni të tillë lindi nga fakti që edhe Vlora, si vend i prapambetur agrar kishte të nevojshme futjen në jetën ekonomike të rolit të kapitalistëve vendas, për të përballuar edhe vërshimin e mallrave të huaja.

Në vitin 1913 një grup tregtarësh të Vlorës krijuan një grupim dhe kryetar i saj ishte Xhemil Bej Vlora, veprimtari që u ushtrua deri në vitin 1917.
Nisma e tregtarëve u ndërmor për të vendosur një rregull në marrëdhëniet e tyre me portin detar të Skelës dhe tregtarët që vinin aty nga Berati, Fieri, Lushnja, Ballshi, Gjirokastra, apo Përmeti.
Në vjeshtën e vitit 1920 nisi veprimtarinë e vet Oda e Tregtisë, ku fillimisht u përfshinë 29 anëtarë dhe Këshilli Administrativ, i përbërë nga 15 vetë. Në këtë këshill bënte pjesë edhe Shahin Haruni. Në këtë periudhë e kanë zanafillën edhe ndërtimet e punishtevet të vajit, alkoolit, akullit, miellit.

Miqësia me Hamit Lumin
Në vitin 1890 Harun Panajaja dhe Hamit Lumi takuan në Egjipt Shahin bej Kolonjën dhe Athanas Tashkon, të cilët kuvenduan për zgjerimin e lëvizjes kombëtare. Qëllimi i takimit të tyre ishte futja e librave dhe shtypit shqiptar në Prevezë, Vlorë, Durrës dhe Ulqin.
Qysh asokohe, Hamit Lumi u punësua në flotën e Harun Panajasë (që përbëhej nga 7 anije, prej të cilave 3 qëndronin në breg për peshkim, ndërsa katër dilnin në det). Kështu në Vlorë erdhën librat e Sami Frashërit, librat e Hasan Tahsimit e Pashko Vasës.
Detaria në Vlorë, pak histori
Në shekullin XVIII- XIX në brigjet detare të Vlorës dhe Himarës lundronin për në Mesdhe anijet tregtare të Vlorës, të Anagnostajve, Ndrenikajve, Markajve, Notaj, Karavejllave, Harun Panajasë e krahas tyre anijet e ulqinakëve dhe kapidanit të detit Haxhi Alisë.
Anijet e brigjeve të Vlorës lundronin pothuajse në tërë Mesdheun, Itali, Kroaci, Greqi, Turqi, Spanjë, Francë, Angli, Egjipt e Maltë. Shpeshherë anijet vlonjate dhe ato himariote sidomos rreth viteve 1815, 1837, 1856, 1885 janë ndeshur në det në beteja kundër saraçenëve dhe piratëve të tjerë të detit që vinin nga brigjet e Arabisë dhe Spanjës, por edhe Dubrovnikut, për të plaçkitur vendbanimet shqiptare të Jonit dhe Adriatikut.
Në vitin 1889 flota e Harun Panajasë u ndesh në Kepin e Gjuhëzës me piratët e Kretës, të cilët kishin rrëmbyer bagëtitë e fshatarëve të Dukatit. Pas kësaj përplasjeje, një këngë iu kushtua Harun Panajasë, e cila ka mbërritur gojarisht deri në ditët e sotme.
Në Vlorë, kryesisht në Orikum e Himarë, qysh në mesjetë njihen anijet tregtare- luftarake të brigjeve shqiptare. Një flotë të tillë prej 52 anijesh kishte dhe në zotërimin e tij dhe Gjergj Araniti.
Po kështu, i biri i tij Sinan Pashë Vlora, si kryekomandant i Flotës Detare të Mesdheut, kishte një numër të konsiderueshëm luftëtarë dhe detarë vlonjatë.
Në shekullin XVIII- XIX një zhvillim të veçantë detarisë i dhanë detarët ulqinakë që erdhën dhe u vendosën në Vlorë, të cilët kishin nënshkruar një akt marrëveshje me detarët e Vlorës dhe Himarës për zotërimin e detit.
Në gjysmën e dytë të shekullit XX, krahas ulqinakëve dhe vlonjatëve, detarë të tjerë në gjirin e Vlorës u bënë çamët, të cilët erdhën në Vlorë nga raprezaljet greke në Çamëri.
Atdhedashuria
Një nga figurat e detarisë së Vlorës, Shahin Haruni, në vitet 1920-1940, disa herë financoi trupën e teatrit, orkestrën e Vlorës dhe shoqatën sportive- kulturore “Ismail Qemali”. Në shënimet e tij, Besim Qorri (kryetari i kësaj shoqate) shpjegon “vlonjatët kanë një shembëlltyrë të gjallë të atdhedetarisë, Shahin Harunin, i cili ka financuar lëvizjen kulturore sportive në vend.

Prejardhja
Astriti pohon se të parët e tij kanë ardhur në qytetin e Vlorës rreth viteve 1850 – 1860. Gjyshi i tij erdhi nga Panajaja së bashku me djalin e vet, Hamzain, dhe u vendosën familjarisht në lagjen “Vrenez”. Pasi blenë shtëpi, të tjerat i ndërtuan në vitin 1908, ku gurët i sollën nga Karaburuni.
Duke qenë detarë, ata i sollën vetë gurët andej. Shtëpia me dy kate dhe papafingo ekziston ende edhe sot, por është e pabanuar. “Xhaxhai, Hamzai më ka treguar që në kohën e Hyrjetit, ustallarët po ndërtonin katin e dytë”, rrëfen Astriti. Historia e mbiemrit është si e shumë familjeve vlonjate, trashëgim të emrit të të parëve.
“Fillimisht mbiemri ka qenë Shahu, pasi deri në vitin 1945 është regjistruar i tillë në gjendjen civile. Duke iu referuar origjinës së hershme, i ardhuri i parë në Vlorë thirrej Haruni i Panajasë dhe i mbeti Harun Panajaja. Emrin e tij ne e mbajmë tashmë si mbiemër”.
Haruni kishte katër djem dhe një vajzë: Hamzain, Shahinin, Faikun, Dinon dhe Qamon. Njëri prej tyre, Faiku, ka vdekur në internim në kampin e Mat’hausenit për shkak se u akuzua si antifashist.
Pasardhësit sot
Detaria mbeti thjesht tek brezat e mëparshëm. Pasardhësit hoqën dorë qysh prej shitjes së gjemive (anije e vogël) nga Shahini e Hamzai, që i dhanë të shtata në këmbim të tokave e pasurive të tjera.
73-vjeçari Astrit Haruni është i fundit i brezit të vet. Ai ka dhënë mësim në shkollën mjekësore të Vlorës për 25 vjet, në të cilën ka dhe bashkautorësinë e një teksti mjekësor.
Profesionin e mjekut e kanë vijuar edhe të tjerë pasardhës: djali i tij Artani, neurolog, mbesa Violeta, nipi Arbeni, e mbesa tjetër Enrieta, farmaciste. Profesione të tjera që janë zgjedhur janë edhe ekonomistë, inxhinierë, kimistë. Shumë prej tyre janë në Vlorë, por ka edhe në Tiranë, Fier, Amerikë, Itali e Greqi.

“Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër”
Teksa tregon për të parët, Astriti nuk harron të ndalet në një histori për xhaxhanë e vet, Hamzain, asokohe 14-vjeçar. “Ishte natyrë e hedhur dhe kishte raste që fqinjët ankoheshin për të.
Në një situatë të tillë, kur ishte ankuar një nga gratë fqinje se ai kishte trazuar bahçen e familjes së saj, gjyshi Haruni e merr djalin e vet, Hamzanë, dhe siç e ngre nga shtëpia, e çon në port dhe i thotë një miku të tij ulqinak: “Merre dhe hidhe në det!”.
Urdhri e shokoi detarin që po përgatitej për të udhëtuar drejt Prevezës, por përsëritja e tij e prerë dhe rregullat që kishin mes tyre, bëri që ta hipte djalin në anije. Nuk e hodhi në det, por e lëshoi në Prevezë, duke iu larguar menjëherë. 14-vjeçari u rikthye në shtëpi vetëm dy muaj më pas. Kur e pa në shtëpi, nëna e tij iu lut të shoqit ta çonte varkëtar dhe prej atij momenti ai filloi detarinë. Hamzai jetoi 90 vjet.
Një nga Harunët e sotëm: I pari “mirëmëngjes” i Vlorës
Nipin e Shahin Harunit pakkush e njeh me emrin e vërtetë Bardhyl. Të gjithë e thërrasin Luli. Çdo mëngjes ai hap dyqanin e tij të vogël rreth orës 5:00-5:30, duke qenë ndër të parët që i thotë përshëndetjen e mëngjesit Vlorës. 66-vjeçarit i pëlqen të shijojë mëngjesin në qoshkëzën e tij, duke pritur mbërritjen e shtypit të ditës, pse jo edhe për të shfletuar i pari rreth ngjarjeve më të fundit.
Çdo ditë është i përpiktë, e në ato të pakta raste që dera e dyqanit mbyllet, njerëzit e pyesin për shëndetin, pasi e dinë që dyqani i Lulit është përherë hapur. Mosha nuk e pengon aspak të vijojë punën rregullisht si edhe më parë, me po të njëjtin zakon, atë të daljes shumë herët nga shtëpia, për të hapur shpejt dyqanin, por edhe për t’i thënë ndër të parët “mirëmëngjes” Vlorës.

Familjet e vjetra të Vlorës
Vlora ka pasur në tre shekujt e fundit disa nga familjet më në zë, siç janë Vlora, Mezinaj, Çoba, Panajaja, Isaraj, Kokoshi, Xhyheri, Nota, Sharra, Agalliu, Haxhiu, Qypi, Bazili, Risilia (Fejzo Xhafa), Radhima, Kreshpa etj, të cilët në fund të shekullit XIX u shtuan dhe me tregtarë beratas dhe elbasanlli, si dhe hebrenjtë (Matathia, Jakoel, Kohen). Krahas detarisë Vlora u zgjerua me marrëdhëniet tregtare.

Nëpërmjet portit të Vlorës zhvilloheshin marrëdhënie me 22 vende të ndryshme të botës. Historiani Bardhosh Gaçe është edhe nga personat që ka kontribuar në zbulimin e detajeve të shumta lidhur me familjet e vjetra vlonjate dhe me pasurimin e historisë së këtij qyteti 2500-vjeçar me materiale të mbuluara nga pluhuri.

Rruga “Harun Panajaja”
Rreth dy vjet më parë, këshilli bashkiak i Vlorës, bazuar në një urdhër të Ministrisë së Brendshme vendosi emërtimin e 94 rrugëve të qytetit bregdetar. Për këtë u ngrit një komision me historianë dhe intelektualë të Vlorës.
Ndër 94 emrat e rrugëve, të cilat u miratuan nga këshilli bashkiak në dhjetor të vitit 2008 rezulton edhe ai i Harun Panajasë dhe ndodhet në lagjen “Çole”.

Harun Panajaja, dera e detarëve të vjetër të Vlorës Read More »

Gjyshi i la trashëgimi shtëpinë, pas disa vitesh nipi gjen thesarin e jetës në garazh

Një djale i ri amerikan, ka hapur garazhin e një shtëpie te vjeter qe ia kishte lënë gjyshi, e ka gjetur brenda saj, në mesin e sendeve të të gjitha llojeve, një Lamborghini Countach LP5000S të vitit 1981, një Ferrari 308 GTS të së njëjtës periudhë dhe një tjetër makinë me kolektor britanik nga vitet ’50, ndoshta një Singer Ninenty Roadster.

Por, makina me vlerën më të madhe në këtë mini-koleksion është vetëm Lamborghini Countach e LP5000S i vitit 1981.

Nëse kthehet në gjendje funksionale, pas disa riparimeve qe i nevojiten, LP500S mund të arrijë vlerën ndërmjet 400 dhe 500 mijë dollarë.

Gjyshi i la trashëgimi shtëpinë, pas disa vitesh nipi gjen thesarin e jetës në garazh Read More »

Habitu! Fenomeni natyror që nxori sekretin e para shumë shekujve, do befasoheni

Me zjarret e rena ne Irlandë se fundmi, qe shfarosi gjithçka, eshte zbuluar edhe nje mesazh i fshehte, një sekret që i përkiste Luftës së Dytë Botërore.

Bëhet fjalë për fjalën Eire (emri për vendin në gjuhën irlandeze) e gdhendur në gur në një vend në afërsi të bregut.

Sipas autoriteteve janë krijuar 83 mesazhe të tilla të ngjashme në brigjet e Irlandës dhe për këtë janë nevojitur 150 tonë gurë.

Cili ka qenë qëllimi?

Irlanda ishte neutrale gjatë Luftës, kështu që këto mesazhe shërbenin për të paralajmëruar pilotët bombardues të të dy kaheve që po fluturonin në territor të një vendi që nuk merrte pjesë në luftë.

Kjo është arsyeja që autoritetet vendosën të krijonin këto sinjale të bëra me gurë për t’ua bërë të ditur pilotëve që po fluturonin mbi territor neutral.

Habitu! Fenomeni natyror që nxori sekretin e para shumë shekujve, do befasoheni Read More »

Studentet që jetonin me qera blejnë një divan për 20 mijë lekë, por brenda tij fshihej një sekret shokues

A jeni gati për të gjetur se çfarë kanë gjetur tre qiramarrës në një divan të vjetër? Le ta zbulojmë menjëherë së bashku: një nga avantazhet e jetesës me dikë tjetër në një apartament është padyshim ndarja e shpenzimeve. Në këtë kontekst, megjithatë, nuk janë vetëm faturat, por edhe artikujt e tjerë që blini, pavarësisht nëse është një divan ose një frigorifer.

Një ditë këta tre studente, të cilat jetojnë në Nju Jork, kanë vendosur se ishte koha për të blerë një divan të ri, kështu që ata shkuan në tregun e mobiljeve të përdorura dhe e blenë atë me një çmim mjaft të lirë.

Në fakt, ata shpenzuan jo më shumë se njëzet dollarë, por nuk mund ta imagjinonin dot atë që ishte e fshehur brenda tij! Një muaj pas blerjes ata vunë re se kishte diçka të çuditshme, kështu që ata vendosën të hapnin një zinxhir dhe gjetën disa zarfë. Kur njëra nga vajzat hapi një zarf, ajo u habit kur gjeti 4.000 dollarë!

Gjithashtu dy vajzat e tjera, të cilët tërhoqën të gjitha zarfat e tjerë në fund të numërimit bënë një llogaritje totale prej 40.800 dollarë! Unë do të thoja jo keq…shkruan ShkodraNews. Megjithatë tre vajzat nuk e dinin se çfarë të bënin kështu ata vendosën të pyesin prindërit e tyre për këshilla.

Ata u përgjigjën: Mos i shpenzoni ato para. Sigurisht, tundimi për t’i vënë ato në xhepat e tyre ishte shumë i fortë, por përkundër kësaj ata vendosën të dëgjonin prindërit e tyre.

Pra, ata kërkuan pronarin e mëparshëm të divanit.

Në fund u zbulua se paratë i përkisnin një gruaje 91-vjeçare që kurrë nuk kishte dhënë leje për ta shitur atë divan.

Ajo në fakt flinte aty çdo natë, por pasi kishte shfaqur probleme me shpinen, dhëndri i saj vendosi ta shiste divanin dhe t’i blinte një shtrat të vërtetë, shkruan ShkodraNews. Natyrisht ky i fundit nuk e dinte se çfarë ishte fshehur brenda divanit.

Zonja e moshuar kishte fshehur kursimet e jetës, prandaj imagjinoni veten duke marrë një telefonatë nga dikush që do t’ju japë të gjitha paratë që korrespondojnë me 10 vite punë të vështirë.

Kjo është një kënaqësi e madhe! Natyrisht vajzat morën një shpërblim të vogël prej 1.000 dollarë për ndershmërinë e tyre. Nëse ju pëlqeu kjo histori, mos harroni të ndani me miqtë. /Përshtati: ShkodraNews

Studentet që jetonin me qera blejnë një divan për 20 mijë lekë, por brenda tij fshihej një sekret shokues Read More »