Kuriozitete

Një superlajm për ata që përdorin Instagramin

Facebook bëri të ditur në konferencën e zhvilluesve F8 se versioni i Instagram në Android do të mund të jetë funksional edhe offline. Në fakt, kjo po ndodh aktualisht në disa pjesë të botës.

Mënyra offline, sipas TechCrunch do të punojë edhe për iOS. Kjo mënyrë shkon përtej thjesht ruajtjes së një drafti apo renditjes së një foto në krye të feed, gjë që aktualisht aplikacioni e lejon kur ata përpiqen të postojnë me shërbim të dobët interneti.

Por gjithashtu tani mund të pëlqeni apo komentoni në fotot e përdoruesve të tjerë, apo thjesht të ndjekë apo jo një llogari, pa lidhje interneti. Në momentin e parë që telefoni juaj ka akses interneti, Instagram do tu rikthehet këtyre historive dhe do të plotësojë veprimet një për një.

Për më tepër, Instagram do të bëjë ‘cache’ në mënyrë efektive disa pjesë të aplikacionit si Explore apo profilet që keni parë zakonisht, kështu që nuk do të filloni me një ekran të bardhë kur nuk keni lidhje të mirë.

Facebook thotë se kjo e bën më të përdorshëm Instagramin dhe kur është offline për të siguruar eksperiencat e përdoruesve në vende ku nuk ka shërbim interneti apo ai është i kufizuar.

Një superlajm për ata që përdorin Instagramin Read More »

Depresioni shkaktar i shume semundjeve!350 milion njeres ne mbare boten vuajn nga DEPRESIONI!

Ekspertët nga Universiteti i Mynihut kanë kryer një studim 10 vjet më parë dhe është konstatuar se depresioni e shkakton 15 për qind të arresteve kardiake. Obesiteti i shkakton 21 për qind të sulmeve të zemrës, ndërsa presioni i lartë i gjakut 8.4 për qind.

Shkencëtarët pohojnë se ky hulumtim është jetik për shkak se prej depresionit vuajnë 350 milionë njerëz në mbarë botën, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Çështja tani është se cila është lidhja mes depresionit dhe faktorëve të tjerë të rrezikut, si tymi i duhanit, kolesteroli i lartë në gjak, obesiteti dhe hipertensioni. Sa rol të madh luan secili prej tyre?” tha prof. Karl-Heinz Ladwig i cili e udhëhoqi këtë studim.

Ekipi i tij i analizoi të dhënat e 3.428 pacientëve meshkuj nga mosha 45 deri në 74 vjet. Gjendja e tyre u përcoll për 10 vjet, u analizua ndikimi i depresionit në zemër duke e krahasuar atë me katër faktorët më të shpeshtë të rrezikut: presionin e lartë të gjakut, kolesterolin e lartë, pirjen e duhanit dhe obesitetin.

Nga 557 persona të vdekur, 269 vdiqën nga sëmundjet e zemrës. U dëshmua se në 15 për qind të rasteve depresioni ishte kyç, ndërsa presioni i lartë lidhej me 8.4 për qind të të gjitha vdekjeve, ndërsa 21.4 për qind me sëmundje të zemrës.

Depresioni shkaktar i shume semundjeve!350 milion njeres ne mbare boten vuajn nga DEPRESIONI! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com