Kuriozitete

Sa ore gjume ju duhen sipas moshesh?Lexoni…

[sgmb id=”1″]

Fjetja është e rëndësishme për shëndetin tonë në përgjithësi, është e rëndësishme për trupin tuaj, mendjen dhe çdo funksion vital të trupit. Por cila është kohëzgjatja e gjumit sipas moshës që ka njeriu, ndërsa më poshtë i keni të gjitha rekomandimet:

I porsalinduri (0 deri në 3 muaj): 14 deri në 17 orë Bebet (4 deri në 11 muaj): 12 deri në 15 orë

Fëmijët (1 deri 2 vjeç): 11 deri në 14 orë Parashkollorët (3 deri në 5 vjeç): 10 deri në 13 orë

Mosha e shkollës (6 deri 13 vjeç): 9 deri në 11 orë Adoleshentët (14 deri në 17 vjeç): 8 deri në 10 orë

Të rinjtë (18 deri në 25 vjeç): 8 deri në 9 orë

Të rriturit (26 deri 64 vjeç): 7 deri në 8 orë

Të moshuarit (mbi 65 vjeç): 6 deri në 7 orë

Këto nuk janë orët e sakta për secilin njeri, sepse secili ka mënyrën e vet të përcaktuar të gjumit që i nevojitet trupit të tij, por, është evidente se nëse flini më pak sesa orët e rekomanduara më lartë, gjasat për të patur probleme shëndetësore rriten.

 

Këshilla që mund të ju ndihmojnë për ta përmirësuar gjumin.

Mos shikoni TV 1 orë para se të shkoni në gjumë Shmangni alkoolin

Mos pini kafe para gjumit Zhvilloni një rutinë të shëndetshme të gjumit

Qëndroni brenda orarit tuaj të gjumit Zgjedhni dyshekun dhe jastëkun që ju përshtatet.

Sa ore gjume ju duhen sipas moshesh?Lexoni… Read More »

Magjike,shkaterron kancerin brenda pak oresh…

[sgmb id=”1″]

Grupi i shkencëtarëve nga një Universitet në Kanada, në vitin 2009 kishte filluar hulumtimin e bimëve dhe rrënjëve me qëllim shërimin e kancerit. Krejt kishte filluar kur një onkolog kishte vërejtur lidhjen interesante te pacientët e prekur nga kanceri, e në pyetje është rrënja e luleradhiqes.

Pamela Ovadje kishte vërejtur vetitë e hatashme të luleradhiqes kundër kancerit.”Një onkolog që kishte bashkëpunuar me neve kishte vërejtur përmirësim të pabesueshëm e pacientët e prekur nga kanceri, të cilët për ditë kishin pirë çaj nga rrënja e luleradhiqes. Menjëherë kemi filluar hulumtimin e çajit për të parë se si po reagojnë edhe pacientët e tjerë në këtë çaj”, shpjegon ajo.

“Kam menduar se luleradhiqja rritet kudo dhe se nuk ekziston diçka e mirë në të, njerëzit që moti do ta kishin zbuluar”, kujton ajo. Ata kishin filluar hulumtimet dhe kishin mbetur të shokuar me ato që kishin gjetur.

“Që kur kemi filluar këtë projekt, ia kemi dalë që nxjerrim ekstrakte të rrënjës së luleradhiqes dhe ta aplikojmë në lloje të ndryshme të kacereve në laborator. Kemi vërejtur efektin e tij kundër leukemisë, kancerit në zorrë të trashë dhe pankreas. Është dëshmuar efekti në qelizat e prekura, pa dëmtuar qelizat e shëndetshme”. Ekstraktet nga rrënja e luleradhiqes kanë potencial të vrasin qelizat e kancerit, për vetëm 48 ore.

Magjike,shkaterron kancerin brenda pak oresh… Read More »

Femrat shefe thyejnë rekord në Shqipëri. Ja sa paguhen ato në krahasim me meshkujt!

[sgmb id=”1″]

Problem në vendin tonë ka qënë mosbalancimi i pagave të femrave në krahasim me ato të burrave për të njëjtën punë. Po në 2016 situata ka ndryshuar dhe flitet për pagat në pozicionet drejtuese.

Sipas të dhënave të INSTAT, pagat e femrave në nivelet “Drejtues administrativë dhe komercialë” janë 28 për qind më të larta se të meshkujve. Burrat në këto pozicione drejtimi paguhen mesatarisht me 113.825 lekë në muaj, ndërsa gratë 146.143 lekë në muaj.

Gratë paguhen më shumë edhe në pozicionet si drejtues prodhimi dhe shërbimesh të specializuara e këtu gati 3 për qind më shumë se burrat. Të punësuarit meshkuj në këto pozicione paguhen 84.329 lekë në muaj, ndërsa femrat 86.619 lekë në muaj. Teksa gratë çmohen më shumë në pozicionet drejtuese nuk ndodh e njëjta gjë për nivelet e specialisteve.

Sipas INSTAT meshkujt ne sektorin e shëndetësisë paguhen 22% më shumë se femrat dhe në sektorin e mësimdhënies burrat paguhet 14% më shumë se gratë.
Gjithashtu pagat për menaxherët e shitjes favorizojnë burrat pasi kanë paga më të larta, të paktën 12 për qind më shumë se femrat. Paga me diferencë të lartë nga femrat marrin meshkujt në sektorët e industrisë, në ushtri dhe në shërbimin e mbrojtës personale, profesione këto që dominohen dhe ushtrohen kryesisht nga meshkujt.

Femrat shefe thyejnë rekord në Shqipëri. Ja sa paguhen ato në krahasim me meshkujt! Read More »

Të flasësh me vetën, është diçka prej të çmendurish apo të vetmuarish?Ja cfare ka zbuluar nje studim!

[sgmb id=”1″]

Ne shpesh flasim me veten, jo vetëm kur humbasim çelësat në çantë  apo në punë. Por ngrihet pyetja nëse të flasësh me vetën, është diçka prej të çmendurish apo të vetmuarish? Një studim i publikuar tek “The Conversation”, zbulon se nuk është kështu, përkundrazi është një aktivitet shumë i domosdoshëm.

Monolog në heshtje

Le ta nisim me dialogët e brendshme, që të tjerët nuk i dëgjojnë. Bëhet fjalë për biseda mjaft serioze që ne i imagjinojmë me mendjen tonë gjatë natës dhe ditës. Shërbejnë për të organizuar e planifikuar veprime, duke konsoliduar kujtimet dhe bashkëpunuar me emocionet. Me fjalë të tjera, arrijmë që të mbajmë veten në kontroll dhe dimë se çfarë duhet të bëjmë.

Zë që koordinohet

Kur kryejmë një veprim dhe njëkohësisht flasim rreth tij, ky quhet një dialog i koordinuar. Në këtë rast truri i njeriut aktivizohet më mirë. Nga kjo del se dialogu i brendshëm  luan një rol të rëndësishëm edhe pse jo ekskluziv të veprimeve tona.

Kur zëri i brendshëm të kthehet në torturë

E folura me veten mund të bëhet një shoqërues i keq. Në tre të mëngjesit, e gjitha ajo që dëshirojmë është që të ndalemi së menduari dhe të flemë gjumë, por mendimet tona na torturojnë. Zëri i brendshëm nuk ndalet, ndonëse ju doni fort që kjo të ndodhë. Për të shpëtuar prej zërit të brendshëm lexoni një libër përpara se të shtriheni për të fjetur sepse kjo do të ju bëjë që të ndalni së foluri me veten dhe të qetësoheni.  Tek njerëzit e prekur nga ankthi apo depresioni, këto dialogë të brendshëm mund të bëhen shurdhues dhe të na pengojnë neve që të bëjmë një jetë normale. Zhdukja e zhurmës që nga torturon së brendshmi, nuk është e nevojshëm për shëndetin psikologjik.

Më zë të lartë

Shpesh këto dialogë të heshtur e gjejnë shfryrjen tek e folura me zë të lartë, edhe pse askush nuk po na dëgjon. Ndodh sidomos në ato moment që kërkojnë një përqendrim të lartë: si për shembull  kur ju jeni duke lexuar udhëzime që iu lejon një përqendrim më të lartë dhe rrit kontrollin mbi detyrën. Në fakt duket si një mënyrë për të inkurajuar veten dhe për ta drejtuar atë në mënyrë eksplicite që të funksionojnë më mirë drejt qëllimit të paracaktuar.


Të flasësh me vetën, është diçka prej të çmendurish apo të vetmuarish?Ja cfare ka zbuluar nje studim! Read More »

Ruajtja ekstreme e Vladimir Putin, njihuni me metodat se si mbrohet presidenti rus!

[sgmb id=”1″]

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është një ndër njerëzit më me ndikim në botë dhe është më se normale që të jetë një nga njerëzit më të ruajtur në botë, por mënyra e ruajtjes së tij i kalon përmasat reale. Për jetën e shefit të Kremlinit kujdesen së paku 10 mijë njerëz që konsiderohen ndër më të trajnuarit në botë.

Në mesin e tyre janë komandot shumë të trajnuar për të cilët as familjet e tyre nuk e dinë se me çfarë merren, qindra agjentë, sigurimi personal, personel e persona me detyra speciale si kuzhinierë e dietologë, mjekë etj. Kur Putin shkon në vizitë zyrtare në ndonjë vend, disa anëtarë të sigurimit të tij, shkojnë atje disa muaj më herët për të studiuar terrenin. Pas kësaj, agjentë të Shërbimit federal bëjnë analiza dhe caktojnë planin e lëvizjes së presidentit.
“Ndonjëherë duket sikur Vladimir Putin shëtit në mënyrë krejtësisht të lirë, por e vërteta është se atë e vështrojnë qindra njerëz nga sigurimi.

Duhet të jenë, të paktën, 20 centimetra më të lartë se sa ai, por njëkohësisht të mos jenë të dallueshëm”, ka treguar dikur një gazetar rus.
Në krye të Shërbimit federal të sigurimit të Putin ka 14 vjet që gjendet gjenerali Viktor Zolotov për të cilin është shkruar shumë por që në fakt dihet pak për të. Ai është njeriu i Putinit në hije, ai është mburoja e tij.

Ruajtja ekstreme e Vladimir Putin, njihuni me metodat se si mbrohet presidenti rus! Read More »

Vendosi te martohet me të, por çfarë përjetoi më vonë nuk e kishte besuar se do t’i ndodhë në jetë!

[sgmb id=”1″]

Sandrin ishte marrë me biznesin e patundshmërive dhe e dinte me saktësi se sa shumë “vlente” Marsel.

Kështu vendosi të martohet me të, por çfarë përjetoi më vonë nuk e kishte besuar se do t’i ndodhë në jetë, transmeton Telegrafi.

Marsel Amfi kishte bërë një jetë modeste. Shtëpia e tij nuk kishte pasur rrymë e as ujë. Ky fakt i kishte mundësuar që të kursej shuma të majme të parave.

Shtëpia e tij gjendet në Alpet zvicerane, në mes të dy resorteve luksoze të skijimit, kështu që pasuria e tij sa vinte e rritej ndjeshëm me kalimin e viteve.

Dhe nga dëshira e madhe që ta ndajë pasurinë me të tjerët, vendosi të ndërtojë shtëpi tjera në pronën e tij për të afërmit dhe miqtë, me të cilët dëshironte t’i kishte afër vetes dhe që nuk obligoheshin të paguajnë qira.

Si 67-vjeçar nuk ishte i interesuar për femra, por një ditë u njoftua me Sandrin Devijar, një grua nga Parisi që ishte 25 vite më e re se ai.

Por, lidhja e tyre ngjalli dyshime tek të afërmit e tij, që besonin se ajo po martohet me të për para. Sandrin merrej me patundshmëri dhe e dinte saktësisht se sa “vlente” Marsel.

Edhe pse të gjithë i thoshin se ajo po vrapon pas parave të tij, ky fakt atë nuk e brengoste fare atë. Dhe kështu në vitin 2011 u martuan por jo të gjithë ishin të pajtimit për këtë.

Të gjithë dyshonin në të, kurse pas martesës ajo filloi të jepte më shumë arsye për dyshim.

Ajo vazhdoi të jetonte dhe punonte në Paris, kurse Marselin e vizitonte vetëm kur kishte kohë të lirë. Pas një viti martesë, Marsel së bashku me dy miqtë pësoi aksident trafiku.

Ata i mbijetuan përplasjes, kurse Marsel mbeti i vdekur në vend. Dhe kështu bashkëfshatarët mendonin se Sandrin është fajtore për aksidentin, pasi në varrim nuk kishte derdhur as edhe një pikë loti.

Megjithatë, në fund rezultoi të jetë që ai kishte pasur një befasi. Të gjitha shtëpitë nga druri që i kishte ndërtuar, ua kishte lënë në testament banorëve që jetonin në to.

Ndërsa paratë ua kishte lënë familjes dhe miqve, kurse Sandrin nuk kishte fituar asgjë nga testamenti i tij.Telegrafi

Vendosi te martohet me të, por çfarë përjetoi më vonë nuk e kishte besuar se do t’i ndodhë në jetë! Read More »

Ngjyra e syve tregon më shumë nga ç’mendoni për shëndetin tuaj!

[sgmb id=”1″]

Me siguri askush prej nesh nuk ka menduar ndonjëherë që sytë bojëqielli mund të nënkuptojnë risk më të lart të kancerit të lëkurës, por besojeni ose jo, ekziston një lidhje.

Sipas disa studimeve, ngjyra e syve jep të dhëna të rëndësishme mbi shëndetin tonë.

Sytë e kaltër, të gjelbër ose gri

Ashtu si lëkura e çelët, edhe një iris i çelët tregon mungesën e pigmentit mbrojtës (melaninë). Një gjë e tillë sinjalizon ndjeshmëri më të lartë ndaj rrezatimit diellor dhe kësisoj një risk më të lartë për të pësuar dëmtime të syve nga dielli, si dhe sëmundje të përkeqësimit të shikimit të lidhura me moshën.

Ndaj nëse keni sy me ngjyrë të çelët, bëni mirë të investoni për një palë syze cilësore.

Nga ana tjetër, personat me këto ngjyra sysh, kanë tolerancë më të lartë ndaj dhembjes.

Sytë ngjyrë kafe dhe të errët

Si fillim, personat me këto ngjyra sysh, kanë më shumë mundësi të preken nga mjegullimi i shikimit, i njohur ndryshe si perdja e syrit. Kjo gjithashtu mund të parandalohet duke mbrojtur sytë nga dielli.

Me shumë gjasa, këta persona kanë për t’u prekur nga vitiligo, një sëmundje e lëkurës që konsiston në çrregullimin e pigmentit të lëkurës.

Personat me sy ngjyrë kafe ose të errët, janë më të ndjeshëm ndaj alkoolit dhe mund të krijojnë varësi prej tij me më shumë thjeshtësi. Megjithatë, këta persona kanë më shumë aftësi atletike se të tjerët dhe reflekse më të mira.

Burimi: Byrdie

Ngjyra e syve tregon më shumë nga ç’mendoni për shëndetin tuaj! Read More »

Sekretet e tmerrshme të ‘liqenit të vdekjes’ që ju vret për një orë qëndrimi pranë tij!

[sgmb id=”1″]

Mirë se vini në liqenin e ‘mrekullueshëm’ rus Karachay, i cili edhe zyrtarisht është shpallur si vendi më i ndotur në planet.

Vetëm një orë qëndrim pranë liqenit gjatë viteve të ’90-ta, do t’ju “dhuronte” një dozë të madhe të rrezatimit, qindra herë më të lartë sesa norma e lejuar e ekspozimit që lëshohet brenda një viti, dhe kështu brenda një ore sigurisht se do të vdisnit, transmeton Telegrafi.

Sasia e madhe e rrezatimit nuk është ndonjë fenomen, pasi afër këtij liqeni kishte funksionuar një central bërthamor i cili më 29 shtator të vitit 1957 ishte mbyllur.

Pas një defekti në sistemin e ftohjes kishte sjellë shpërthimin e tij, ndërsa ekzistenca e këtij centrali bërthamor kishte qenë sekret deri në vitet e ’90-ta.

Sekretet e tmerrshme të ‘liqenit të vdekjes’ që ju vret për një orë qëndrimi pranë tij! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com