Kuriozitete

Mos u mashtroni! Me sheqer, pa sheqer ‘Coca-Cola’ dëmton njëlloj!

[sgmb id=”1″]

Kompania ka nisur një fushatë të re reklamuese për produktet e saj të reja. Por në fakt duket se ka vetëm një gjë ndryshe: pamjen e jashtme. Katër mbështjellëse të reja për kanaçet ‘Coca-Cola’, por nga përmbajtja nuk duken aq të padëmshme për shëndetin. Bëhet fjalë për katër kanaçet ‘Cola-Cola original taste’, ‘Coca- Cola Light’, ‘Coca-Cola Zero Sugar’ dhe ‘Coca-Cola Life’.

Disa media të huaja kanë folur rreth këtyre produkteve të reja, duke shkruar me gërma të mëdha: Mos u mashtroni! “Nëse ju hidhni një sy në përmbajtjen e sheqerit, përbërjen kimike dhe sasitë e përbërësve në të, ju me shumë gjasa do të mbërrini në përfundimin se ‘Coca-Cola Life’ nuk është aq e shëndetshme sa ç’duket”, – shkruan “Juicing-for-health.com”, në një artikull.

Sipas artikullit, edhe varianti i ri ‘Life’ përmban rreth 60 kalori, por 17 gram sheqer. Duket fantastike në sipërfaqe, por kjo është vetëm 1/3 më pak sheqer sesa produkti i rregullt. “Dhe është e rëndësishme të mos harrojmë se kjo pije ka kontribuar në përhapjen e epidemisë së obezitetit në Shtetet e Bashkuara. Dy nga tre të rritur dhe një nga tre fëmijë në Shtetet e Bashkuara janë mbipeshë ose obezë. Nga viti 1989 deri në vitin 2008, kaloritë te pijet me sheqer u rritën me 60% nga 130 në 209 kalori në ditë dhe përqindja e fëmijëve që i konsumonin ato u rrit nga 79% në 91%”, – shkruan “Juicing-for-health.com”, duke cituar një studim të publikuar nga “Harvard T.H Chan- Scool of Public Health”. Kompania është duke financuar disa grupe anti-obezitetit, duke hedhur shumë para në promovimin e produkteve të reja, si ‘Coca-Cola Life’. Por problemi i obezitetit është vetëm duke u rritur. Sipas artikullit, çdo ditë, gjysma e njerëzve në SHBA konsumojnë pije me sheqer; 1 në 4 persona marrin të paktën 200 kalori nga pijet me sheqer; 5% e tyre pinë katër kanaçe çdo ditë.

Përbërësi E-150d

“I njohur si “sulfite ammonia caramel” Caramel E-150d është ngjyrosësi i përdorur në të gjitha pijet ‘Coca-Cola’ dhe ‘Coca-Cola Life’ sigurisht nuk bën përjashtim”, – sipas artikullit. Ajo është quajtur “caramelized carbohydrates” nga shumë studiues. Shteti i Kalifornisë në fakt kërkon vendosjen e paralajmërimit të rrezikut nga kanceri te etiketat e ushqimeve që përmbajnë 30 mikrogramë E-150d në ditë.

Artikulli tërheq vëmendjen sidomos ndaj amerikanëve që mund të udhëtojnë jashtë. Kjo është e rëndësishme të vihet në dukje kur udhëtoni sidomos jashtë shtetit, sipas artikullshkruesit, sepse produktet ‘Coca-Cola’ në Amerikë i mbajnë të ulëta nivelet e tyre të E-150d, në krahasim me produktet që janë jashtë vendit. Sa e vërtetë mund të jetë kjo? Ndoshta as autoritetet tona nuk do të kenë mundësi që të bëjnë një dallim të dukshëm. Ajo që na mbetet është të mendojmë për veten tonë dhe të kujdesemi për shëndetin.

Mos u mashtroni! Me sheqer, pa sheqer ‘Coca-Cola’ dëmton njëlloj! Read More »

30 sekondat qe shfarrosen Dinosauret!

[sgmb id=”1″]

Asteroidi që goditi Tokën 66 milionë vite më parë shfarosi treçerekun e gjallesave që popullonin planetin tonë në atë kohë, përfshirë këtu dinosaurët.

Asteroidi që goditi Tokën 66 milionë vite më parë shfarosi treçerekun e gjallesave që popullonin planetin tonë në atë kohë, përfshirë këtu dinosaurët.

Ky evend u dha mundësi mamalëve dhe njerëzimit që të lulëzojnë në miliona vitet pasaardhëse për t’i dhënë formë një planeti siç e njohim ne sot.

Por nëse asteroidi do të kishte goditur vetëm 30 sekonda më herë, ose 30 sekonda më vonë dinosaurët ndoshta do të ishin ende dominuesit e këtij planeti dhe ne nuk do të ekzistonim.

Ky është përfundimi i një studimi milionadollarësh të BBC2. Grupi i shkencëtarëve të rrjetit televiziv britanik studiuan me aparatura të fjalës së fundit në Gjirin e Meksikës, ku goditi asteroidi 66 milionë vite më parë.

Në këtë periudhë shkencëtarët thonë se pika ku u përplas trupi qiellor ishte tokë dhe përplasja shkaktoi një krater 230 kilometra të gjerë dhe 42 kilometra të thellë, si dhe re të mëdha pluhuri dhe tymi që qëndroi për vite me radhë në atmosferën e Tokës. Kjo re i dha dorën e fundit shfarosjes së nisur me impaktin fillestar.

Sipas shkencëtarëve, nëse asteroidi do të kishte goditur 30 sekonda më herët, ose 30 sekonda më vonë vendi i përplasjes do të ishte në oqean dhe kështu do të shmangej reja e tymit e ngritur në qiell.

Ky përfundim është arritur nga profesorët Sean Gulick dhe Joanna Morgan, të cilët kanë gjetur përbërje të lartë sulfuri në shkëmbinjtë që ndodhen në tabanin e Gjirit të Meksikës.

Puna e tyre kërkimore do të shfaqet në dokumentarin me titull “Dita kur vdiqën dinosaurët!” në BBC2.

30 sekondat qe shfarrosen Dinosauret! Read More »

Pas ketij lajmi ju nuk do e hiqni me lekuren e pules!

[sgmb id=”1″]

Shumë njerëz besojnë se konsumimi i lëkurës së pulës rrit nivelin e kolisterolit, të presionit të gjakut dhe madje stimulon sëmundjet e zemrës.

Por sipas disa studimeve ky është një mendim i gabuar. Mjekët thonë se lëkura e pulës na bën mirë.

Sipas ekspertëve të shëndetit në Universitetin e Harvardit konsumimi i moderuar i lëkurës së pulës jo vetëm që nuk dëmton shëndetin, por sjell përfitime të shumta shëndetësore.

Hulumtuesit arritën në përfundimin që lëkura e pulës bën mirë për zëmrën, nuk ka aq shumë kalori sa mendohej deri më tani dhe mbi të gjitha ka shumë shije.

Pas ketij lajmi ju nuk do e hiqni me lekuren e pules! Read More »

Pasuria e nëntokës së Kosovës!Nga ari, argjendi, plumbi e zinku e deri te qymyri, si një prej pasurive më të mëdha.

[sgmb id=”1″]

Kosova ka pasuri të mëdha nëntokësore.

Nga ari, argjendi, plumbi e zinku e deri te qymyri, si një prej pasurive më të mëdha.

Këto pasuri nëntokësore janë të shtrira në tërë territorin e Kosovës. Për këto pasuri ka hulumtime që janë bërë, mirëpo për shumë minerale ka nevojë për hulumtime moderne për të caktuar sasinë e rezervave nëntokësore dhe koston e eksploatimit të tyre.

Aktualisht, Ministria e Zhvillimit Ekonomik (Ish- Ministria e Energjisë dhe e Minierave) në vitin 2009 ka miratuar listën e vendburimeve minerale. Janë shpallur 11 zona të interesit të pasura me minerale të çmueshme.

Ramiz Krasniqi, drejtor i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale tha se Kosova është e pasur me resurse minerare, ku resurset energjetike dhe ato të metaleve me ngjyrë, paraqesin potencial të rëndësishëm për zhvillimin e gjithmbarshëm.

“Mund të veçohen linjiti, mineralet e plumbit, zinkut, argjendit dhe arit, mineralet silikate të nikelit dhe kobaltit, të hekur – nikelit, boksitit, manganit, magnezitit dhe një numër i konsiderueshëm i mineraleve jometalore, industriale dhe materialeve gjeologjike ndërtimore”, tha Krasniqi për KALLXO.com.

Sipas Krasniqit, në Republikën e Kosovës ari paraqitet në paragjenezë me xehe të bakrit, plumbit dhe zinkut si dhe i pastër (i vetëlindur) në depozitime aluviale të lumenjve.

“Gjer tani ari dhe argjendi janë nxjerrë vetëm nga xehet e plumb-zinkut”, tha Krasniqi. Tha se ka nevojë të bëhen hulumtime të tjera.

“Hulumtime të pakta janë realizuar në territorin e gjerë të Artanës, Junikut, në lumin Tërnavë, Dragash, në afërsi të Prekovcit (Kriva Reka), Gllamë dhe në lindje të Koretishit”, tha ai.

Në Strategjinë e Energjisë janë paraqitur sasia e mineraleve energjetike që janë nën tokën e Kosovës. Në këtë strategji thuhet se resurset e vlerësuara të linjitit në gjithë Kosovën janë 12.5 miliardë tonë, ndërsa 8.6 miliardë tonë janë rezerva të shfrytëzueshme që nga aspekti ekonomik konsiderohen me leverdi për t’u shfrytëzuar. Basenet më të rëndësishme qymyrmbajtëse janë: Baseni i Kosovës, i Dukagjinit dhe i Drenicës.

Në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik thonë se zonat e interesit për resurse minerale janë zona pjesërisht të hulumtuara, por që duhen hulumtime plotësuese.

“Lidhur me zonat minerale me interes të veçantë është punuar në evidentimin dhe përpunimin e dokumentacionit relevant lidhur me hulumtimet gjeologjike të realizuara në këto zona dhe janë përmbledhur në një broshurë”, thuhet në përgjigjet e dhëna për KALLXO.com.

Përveç zinkut dhe plumbit, nëntoka e Kosovës është e pasur edhe me shumë minerale të tjera.

Në strategjinë minerare thuhet se nëntoka e Kosovës është e pasur edhe me nikel dhe kobalt.

Paraqitjet dhe vendburimet e hekur – nikelit në Kosovë shtrihen nga Ivaja afër Kaçanikut në jug dhe vazhdojnë gjer në Vërbovc (Gllogoc) në veri, të cilat paraqiten në formë të thjerrëzave, shtresave dhe nënshtresave.

Në kuadër të “Ferronikelit”, e cila është privatizuar, funksionojnë dy miniera me shfrytëzim sipërfaqësor, “Gllavica”.

Në Kosovë ka edhe vendburime të xeheve të kromit, kryesisht në Minierën e Kromit “Deva”, ndërsa së fundmi janë evidencuar edhe pasuri në rajonin e Brezovicës, Jazincës, në Rahovec, si dhe në Llapçevë. Ndërsa vendburimi më i rëndësishëm i mergelëve për çimento gjendet në Han të Elezit.

Nëntoka e Kosovës është e pasur edhe me uran, e në strategjinë minerare është lënë të nënkuptohet se në rajonin e Dukagjinit mund të ketë edhe naftë dhe gaz. Në rajonin e Klinës janë të koncentruara rezervat e boksiteve – llogaritet se rezervat janë rreth 2.7 milionë tonë, kurse rezervat e gurit gëlqeror përcjellës janë rreth 40 milionë tonë.

Shefi i KPMM-së, Ramiz Krasniqi, tha se ka interesim të investitorëve për të investuar në nëntokën e Kosovës. Ai ka thënë se është një numër i madh i ndërmarrjeve ndërkombëtare dhe vendore të cilat janë të licencuara nga KPMM-ja për hulumtim te mineraleve të ndryshme. 

Pasuria e nëntokës së Kosovës!Nga ari, argjendi, plumbi e zinku e deri te qymyri, si një prej pasurive më të mëdha. Read More »

Ja 20 vetit e pabesushme sheruese te hithres!

[sgmb id=”1″]

Ajo të përvëlon që me prekjen e parë, por pavarësisht drithërimës është e pamundur të heqësh dorë prej saj. Në Shqipëri përdorimin më të shpeshtë e gjen tek bashkësia e lakrave të egra si mbushje në gatimet e byrekut, por edhe të zier si sallatë. Por hithrat janë përdorur prej shekujsh edhe për të kuruar simptomat e alergjive veçanërisht ato të shkaktuara nga poleni dhe pluhuri. Hithra është aq e mirë sa që praktikisht mund të çojë në falimentimin e farmacive.

Ajo që duhet të dimë është se në luftën kundër alergjive, të gjitha ilaçet shoqërohen me efekte të shumta anësore ndërkohë që hithra lufton alergjinë por jo vetëm që nuk ka asnjë efekt anësor por edhe të jep përfitime të tjera shëndetësore. Hithra është një bimë premtuese në trajtimin e sëmundjeve të Alzheimer, artritit, astmës, infeksioneve të fshikëzës së urinis, bronikitit, gurëve në veshka, sklerozës, e shumë të tjerave. Për më tepër, hithra përdoret për të luftuar zbokthin dhe hequr yndyrën e tepërt nga flokët. Sot, në Gjermani hithrat shiten si një bimë medicinale për sëmundjet e prostatës. Ajo përdoret gjërësisht në përgatitjen e shumë ilaçeve kundër inflamacioneve. Në Shtetet e Bashkuara, gjethet e hithrave përdoren shumë për sëmundjet e raumatizmës, artritit, tensionit të lartë të gjakut dhe alergjive. Rrënjet e hithrave përdoren edhe si kurë natyrale për rënien e flokëve, ciklet femërore, hemorroidet dhe ekzemën. Nëse e vendosni hithrën në gishta ose në zona të tjera të prekura nga artriti, dhimbjet mund të qetësohen deri ne 85%.Siç mund ta keni kuptuar, përfitimet që vijnë nga hithra janë shumë të mëdha sa vështirë të renditen të gjitha në një copë letër. AgroWeb ka identifikuar vlerat kryesore të hithrës që ju këshillojmë t’i ndani me miqtë tuaj

1. Hithrat stimulojnë sistemin limfatik dhe fuqizojnë sistemin imunitar

2. Hithrat çlirojnë nga simptomat e artritit

3. Hithrat luftojnë alergjitë.

4. Ndihmojnë me diabetin

5. I japin forcë fetusit tek nënat shtatzëna dhe ndihmojnë me prodhimin e qumështit për gratë lehona

6. Çlirojnë nga simptomat menstruale dhe ndihmojnë me fryrjen dhe dhimbjet e barkut si pasojë e menstruacioneve

7. Shkatërron gurët në veshka dhe ndihmojnë me shkarkimin e ujërave të tepërt

8. Ul tensionin e lartë të gjakut

9. Ndihmon me sëmundjet respiratore

10. Ndalon gjakderdhjen

11. Zvogëlon inflamacionin

12. Redukton rreziqet e kancerit të prostatës

13. Minimizon të vjellat

14. Shëron nga i ftohti

15. Lehtëson nga diarea

16. Ndihmon me sëmundjet gastrointestinale dhe konstipacionin

17. Duke u përdorur si larës goje, mbron dhëmbët nga problem të shumta

18. Ndihmon në trajtimet e sëmundjes së Alzheimer dhe sëmundje të tjera nervore

19. Shkatërron krimbat e zorrëve dhe parazitët

20. Mbron shëndetin e tiroideve, shpretkës dhe pankreasit Si përdoren hithrat?

Mjafton të zieni hithrat në ujë të valuar dhe lëngun ta konsumoni çdo ditë. Megjithatë para se të bëni këtë duhet të konsultohuni me mjekun sepse hithrat mund të ndikojnë tek një sërë ilaçesh. Është provuar që nëse jeni duke marrë ilaçe për diabet dhe pi lëng hithre atëherë niveli i rrahjeve të zemrës, tensionit të gjakut dhe sheqernave në gjak do të ulet ndjeshëm. Përse djegin hithrat? Shumica prej nesh e kanë provuar njëherë në jetë dhimbjen dhe përvëlimin që ndjen kur prek hithrën qoftë edhe aksidentalisht. Po çfarë ka kjo bimë që na djeg kaq shumë? Një mësues kimie ka shpjeguar që hithrat janë të mbuluara me push. Në momentin që pushi bie në kontakt me lëkurën, majat e pushit thyen dhe shërbejnë si gjilpëra të holla përvëluese duke transmetuar helmin e hithrës nga bima në lëkurë. Dikur mendohej që burimi fillestar i dhimbjes nga pickimi i hithrës ishte një acid, por së fundmi shkencëtarët kanë zbuluar që ky acid është në nivele shumë të vogla.

Tani, kimistët fajësojnë tre kimikatë të njohur si: histamina, acetiklolina dhe serotonina që gjenden në vrerin e bimës. Çuditërisht serotonina është një neurotransmetues i njohur si “Hormoni i Lumturisë”, por i kombinuar me dy kimikatet e tjerë funksionion si irritues. Të tre “musketjerët” e vrerit të hithrës shkaktojnë inflamacion dhe shumë dhimbje. Arsyeja përse djegia dhe dhimbja zgjasin shumë është se në lëngun e lëshuar gjenden edhe dy acide të tjerë (tartarik dhe oksalik) që së bashku shkaktojnë shumë dëm. Nëse përballeni me një takim të tillë “përvëlues” me hithrën mos bëni banjë ose mos u lani me ujë të ngrohtë. Kruarjet dhe irritimi do të zgjasin më shumë. Shkrini pak sodë buke në ujë dhe me të lyeni zonën e irrituar. Edhe lëngu i aloe verës dhe kompresat e ftohta do t’jua zbusin sado pak dhimbjen.

Ja 20 vetit e pabesushme sheruese te hithres! Read More »

Krahas shërbimeve tjera që kryen, tashmë me iPhone mund të bëni edhe kafe.

[sgmb id=”1″]

Krahas shërbimeve tjera që kryen, tashmë me iPhone mund të bëni edhe kafe.

Mendoni se është shaka? Jo më, sepse që prej pak ditësh është publikuar një mbrojtëse e thjeshtë e telefonit iPhone e cila do të bëjë me të vërtetë kafe.

Mbrojtësja më fjalë quhet “Mokase” dhe është shpikur nga një kompani italiane.

Procesi për përgatitjen e kafes sipas sajtit “Libero”, është i thjeshtë. Mjafton që brenda hapësirës bosh të mbrojtëses (ose mbajtëses) së telefonit të futet kapsula me kafe dhe sheqer dhe më pas shkohet tek aplikacioni ku i jep OK procesit.

Brenda një kohe të shkurtër një kupë e vogël kafeje e nxehtë do të jetë gati.

 

Në Facebook është një faqe me emrin e kësaj mbrojtëse ku mund të zbuloni më shumë detaje.  Ajo do të kushtojë 63 dollarë, dhe është akoma një projekt pilot.

Krahas shërbimeve tjera që kryen, tashmë me iPhone mund të bëni edhe kafe. Read More »

Lojrat me te kerkuara per 2017-n !

[sgmb id=”1″]

Mënyra e vetme për tu argëtuar ditët e sotme në kompjuter janë lojërat kompjuterike. Ja disa lojëra që ju duhet të luani në kohën tuaj të lirë.

1.Night in the Woods

Kjo lojë tregon një dramë urbane me karakter kryesor një mace që ju mund ta kontrolloni dhe të kryeni misione që nuk duken edhe aq të thjeshta. Ju mund ta blini atë për 50 paund në Steam.

2.Hollow Knight

Hollow Knight është një lojë shumë e ngjashme me Night in the Woods por me një histori tjetër, këtë radhë imagjinare.Kjo lojë ka një dizajn shumë të bukur grafik i cili do t’ju përfshijë edhe më shumë në lojë.

3.Sniper Elite 4

Kjo është një ndër seritë e vazhduara të lojës me famë botërore ku shumë lojtarë nga e gjithë bota mund të luajnë online apo të kryejnë misione.

4.Resident Evil 7

Për ata që kërkojnë lojra të frikshme kjo është loja e duhur. Kjo lojë paraqet ngjarje paranormale që ndodhin në histori të ndryshme, ku ti duhet të gjesh rrugëdaljen.


Lojrat me te kerkuara per 2017-n ! Read More »

Meshkujt prapëseprapë dorëzohen!

[sgmb id=”1″]

Ekziston miti se meshkujt nuk dëshirojnë të lidhen. Mendojmë se kjo është një shpikje e kulluar. Meshkujt, si edhe femrat, ndonjëherë edhe më tepër, dëshirojnë lidhje të qëndrueshme dhe martesë. Ajo, që femrat e vlerësojnë si qëndrueshmëri ndaj lidhjes, në të vërtetë është kujdesi.

Meshkujt edhe sot dëshirojnë të krijojnë lidhje intime të bazuar në rregullat dhe vlerat tradicionale. Përvoja jonë lidhet me atë se nevoja e mashkullit për femër është një nga aspektet më pak të analizuara të personalitetit të tij. Ai mund të mundohet që në një mënyrë ta fshehë dhe ta maskojë, duke shpresuar se femra nuk do ta vërejë këtë gjë.

Në anën tjetër, disa femrave nuk iu përgjigjet aspak varësia e mashkullit, që i shtyn meshkujt në uljen e kësaj dëshire. Rezultati i fundit është se shumë femra nuk janë plotësisht të vetëdijshme për nevojën mashkullore ndaj varësisë, prandaj, dhe nuk e kuptojnë forcën dhe pushtetin mashkullor.

Sa më tepër që dëshironi të shihni te mashkulli i jetës suaj forcën dhe mbrojtjen, aq më pak do ta shihni nevojën e tij për ju. Pak meshkuj do të thoshin: “Nuk mund të jetoj pa ty”; kjo është e vërtetë se ata, të cilët janë të lidhur thellë me ndonjë grua, ndihen ashtu siç deklarojnë.

Ndoshta keni takuar mashkullin, i cili nuk i përgjigjet këtij përshkrimi. Ai tani është me ju, kurse ju nuk bëni atë që duhet; ju nuk e bindni, nuk ankoheni dhe nuk hidhëroheni. Ju jeni të sigurta në ndjenjat tuaja ndaj tij, por jo për ndjenjat e tij ndaj jush.

Meshkujt prapëseprapë dorëzohen

Meshkujt prapëseprapë dorëzohen! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com