Hithra është një ndër bimët më të njohura në vendin tonë. Në mjekësinë popullore hithra njihet si mbretëresha e bimëve mjekësore, për shkak të efekteve të saj pozitive në shërimin e disa sëmundjeve.
Me siguri se shumica prej nesh frikësohemi nga hithrat, por ja qe ato janë shume te dobishme për organizmin e njeriut. Përdorimi i kësaj bime gjatë periudhës së pranverës ndihmon në pastrimin e gjakut dhe te të sëmurët me anemi.
Këshillohet që gjatë kësaj kohe të konsumohet sa më shpesh bima e hithrës në formë sallate ose dhe e gatuar në supë ose byrek.Githashtu, mund të pihen 3 gota çaj në ditë nga kjo bimë.
Për shkak te sasisë se madhe te kaliumit, hithrat kane efekt diuretik dhe çaji i tyre shfrytëzohet ne mjekimin e inflamacionit se rrugëve urinare, si dhe për parandalimin e krijimit te gurëve ne veshka.
Pasi qe përmban hekur çaji nga hithra ndihmon edhe ne krijimin e qelizave te kuqe te gjakut. Ky çaj e pastron organizmin prandaj është i dobishëm te sëmundjet e lëkurës.
Preferohet edhe te ndezja e mukozës se gojës. Çaji nga hithra stimulon regjenerimin e qelizave.
Është një bimë barishtore shumëvjeçare mjaft e përhapur në të gjithë botën. Është e veshur me qime djegëse gjithmonë e gjelbërt, me kërcell të drejtë të padegëzuar nga 0,5-1,5 m të lartë.
Gjethet i ka jeshile të ndezur mesatarisht të mëdha me buzë mjaft të dhëmbëzuara. Rrenjet i ka zvarritëse. Lulet jeshile e hapur dalin nën sqetullat e gjetheve të grupuara.
Bimët me lule mashkullore ndryshojnë nga bimët me lule femërore. Lulëzimi fillon në maj dhe mbaron në Tetor.
Cdo frut përmban vetëm një farë. Pjesët e përdorshme janë gjethet, lulet dhe rrënjët. Në qoftëse doni ta blini të gatshme e gjeni në farmaci gjethen me emrin:
Folium Urticae ose e gjithë bima me emrin: Herba Urticae ndërsa rrënjët Radix Urticae.
Mbledhja e gjetheve fillon në Prill por vetëm në ditë me diell dhe përfundon nga mesi i tetorit.
Tharja bëhet shpejt dhe në hije, nëse nuk thahen me kujdes nxihen dhe humbasin vlerat kryesore.
Në shumë sëmundje përdoren më me sukses rrënjët. Rrenjët mblidhen në vjeshtën e vonë, (nganjëherë edhe herët në pranverë) dhe lahen mirë nga dheu.
Nëse rrenjët janë të trasha i cajmë përsegjati dhe i vëmë për të tharë në një dhomë të ngrohtë me ajër të pastër, ku thahen për shumë ditë.
Pasi janë tharë plotësisht i vëmë në enë hermetike dhe i mbajme në një vend të errët dhe pa lagështirë.
Lëndët që përmban hithra janë: klorofili, vitamina A dhe C, acidi salicilik, vitamina E, beta karoteni, hekuri ,kalziumi, kaliumi, fosfate dhe mineralie të tjera.
Përmban serotonin dhe histamin,acid formik dhe acid acetik.
Njihen rreth 500 lloje të hithrave. Në vendin tonë përdoret shumë në gatim sidomos edhe një lloj hithre gjethe vogël – Urtica urens, me shumë fara, kjo është edhe më e shijshme se hithra e zakonshme dhe në gatim vetem ose edhe kur përzihet me shumë lloje të tjera lakrash të egra është një delikatesë.
Urtica -vjen nga latinishtja urere-djeg,dhe kjo si rrjedhojë e vetisë djegëse qe ka kjo bimë sapo kemi kontakt të drejtpërdrejtë me të.
Fjala dioica-do te thotë me dy shtëpi ose më e përshtatur me dy vendbanime-kjo si rjedhojë e luleve mashkullore dhe femërore që gjenden në bimë të ndryshme dhe jo në të njëjtën bimë.
Ndërsa tek Urtica urens- hithrës me gjethe të vogël lulet mashkullore dhe femërore gjenden tek e njëjta bimë.
Përdorimi i hithrës:
-kundër inflamacionit të rrugëve urinare
-kundër hemoragjive të brendshme
-kundër zmadhimit jo malinj të gjëndrës së prostatës (rrënja(
-kundër rrufës alergjike
-kundër zbokthit dhe ndihmuese për forcimin e flokut (rrënja)
-për të përfituar mineralie në organizëm
Përdorimi i kësaj bime gjatë periudhës së pranverës ndihmon në pastrimin e gjakut dhe te të sëmurët me anemi:
Mënyra e përdorimit: Në formë infuzi marrim 25 gr gjethe të freskëta ose 5 gr të thata dhe i ziejme me nje filxhan caji rreth 200 ml e leme sa të marrë valë,e heqim pastaj nga zjarri e lemë 10 min. të pushojë e kullojmë dhe e kemi gati për përdorim .
Përdoret si tonik i përgjithshëm,diuretik,përfitues mineraliesh,vitaminash etj…
Në të njëjtën mënyrë mund të përdoren edhe rrënjët. Për të përgatitur një dekokt kundër zbokthit dhe për forcimin e rrënjës së flokut veprojmë në këtë mënyrë:
Në një tenxhere vëmë 130 ml ujë dhe 130 ml uthull rrushi ose molle, shtojmë aty 10 gr rrënjë të tharë ose 50 gr rrënjë të njoma (kuptohet që duhet të jenë të pastra) dhe i lemë të marrin valë.
I ziejmë rreth 5 minuta në valë të lehtë dhe pastaj e heqim nga zjarri e lemë 30 min. në qetësi.
Pas 30 min. e kullojmë dhe e kemi gati për të lyer kokën duke e fërkuar lehtë në të gjithë pjesën e kokës ku kemi flokët.
Personat që kanë probleme me zbokthin u rekomandohet larja e kokës me lëngun që përftohet nga zierja e hithrës.
Është mirë që larja të kryhet dy herë në javë dhe të vazhdojë deri në eliminimin përfundimtar të zbokthit.
Larja e kokës me ujin e hithrës këshillohet edhe për ata që kanë probleme me rritjen e ngadaltë, si dhe rënien e flokut.
-Për të pastruar gjakun hithra përdoret më shumë e përzier edhe me bimë tël tjera si me radhiqen, me rrenjën e rrodhes me këputjen etj etj.
Hithra ka edhe një përdorim tjetër duke e futur në vaj ulliri i cili bashkohet me substancat vepruese të përfituara nga hithrat. Për të përfituar këtë vaj mjekësor veprojmë në këtë mënyrë:
Marrim një sasi gjethesh të freskëta me gjithë dega i copëtojmë si për sallatë, i vëmë në një ene ose vazo qelqi dhe i shtojmë vaj ulliri të pastër biologjikisht sa të mbulohet bima.
E mbyllim dhe e vendosim në një vend ku e kapin rrezet e diellit. E përziejmë çdo ditë nja dy tre herë me lugë druri.
Pas dy javësh e kullojmë në një napë sterile dhe vajin e hedhim në një shishe qelqi të errët dhe me mbajmë në vend të errët dhe të freskët.
Pihen 1-2 lugë kafeje nga vaji 3 herë në ditë për pastrimin e fytit dhe mëshkrisë nga katarret, për lyerjen e lëkurës së kokës dhe për mjekimin e hemorroideve.
Hithra përdoret edhe në formë tinkture,ekstrakti,pomade shurupi etj…. Produktet e prodhuara në mënyrë industriale nga hithra gjenden edhe në farmaci. Po ju jap nje recepture bimore qe cdo grua shtepiake mund ta prodhoje vete.
Në pranverë merrni rrënjet e hithrës dhe pak pjese bime por rrenje me shume. Rrenjet pastrohen me nje furce lahen dhe thahen. Lihen te gjitha te thahen (jo ne diell).
Priten ne copa te vogla dhe futen ne nje shishe te erret.Shtohet ne shishe alkohol 40%. dhe derisa te mbushet shishja plot.
E tundni mire qe te marrin alkohol te gjitha pjeset. E lini ne diell per 2 jave dhe pas dy javesh e fut brenda dhe e preson kete tinkture.
E le ne hije per tre dite dhe e filtron e mbush ne shishe te erret dhe e mban ne nje vend te fresket ne shtepi.
Per nje liter Alkohol 40 % ju duhet 300g hither te thate(rrenjet dhe pak bime). Me kete tinkture çdo darke para se te flini ferkoni flokun.
Shikoni qe ti beni edhe nje masazh flokut.
Me mire akoma do ishte dy here ne dite ne mengjes dhe ne darke. Por per ato qe jane ne pune eshte pak e veshtire.
Efektet anësore të hithrës janë ende të panjohura. Por është thelbësisht e dëmshme të përdoret te personat, që kanë akumulime ujore si pasojë e aktivitetit të kufizuar të zemrës dhe veshkave, pasi është një çaj që nxit largimin e ujërave nga trupi.
Kujdes!!! Kush mjekohet me ilace kundër artritit duhet të këshillohet me mjekun për përdorimin e hithrës.
Bima mund të gjendet kudo në zonat me lagështirë dhe vende grumbullimi, nëpër gardhet e shtëpive.
Bima mund të përdoret në gatime për të zëvendësuar spinaqin, mund të përdoret si sallatë ose të zihet për supë.
Pra, për shkak të vlerave të shumta që ajo përmban dhe efektet e saj janë të menjëhershme.