Kuriozitete

Çfarë arome kanë foshnjat tona?

[sgmb id=”1″]

Foshnjat kanë aromë aq të mirë dhe të këndshme. Ne nuk mund t’i rrezistojmë aromës së mrekullueshme që nuhasim nga mollëzat e faqeve të foshnjave tona, dhe përpiqemi aq shumë të definojmë shijen dhe aromën se cilave fruta, parfumi apo pluhur pudreje pikërisht i takon aroma e tyre. Ja disa mendime se çfarë thonë nënat rreth përcaktimit të aromës së foshnjeve të tyre…

Karamel, bajame, qumësht me mjaltë

Aromë dashurie, parajsë dhe engjuj

Multivitamin, sheqer, ëmbëlsirë

Pjeshkë, dredhëz, vanilje dhe kanellë

Qumësht nëne, lumturi dhe besim, aromë lulesh

Vaj kalendule, muffins, dardhë

Aromë e freskët e biskotave të pjekur, lesh pambuku të ëmbëlsuar, gjevrekë të nxehtë.

Çfarë arome kanë foshnjat tona? Read More »

Lëngu që shkrin dhjamin e grumbulluar me vite të tëra.

[sgmb id=”1″]

Ky super lëng përbëhet nga vetëm tre përbërës dhe ndikojnë që të hiqni kilogramët shtesë.

Me ndihmën e lëngut fenomenal, do të arrini ta rregulloni linjën trupore.

Përbërësit: 1 lugë mjaltë; 2 lugë uthull molle; 1 gotë lëng grejfruti. Përgatitja: Krejt çfarë nevojitet është që përbërësit t’i derdhni në blender dhe t’i përzieni derisa të bëni një masë homogjene. Përzierjen duhet ta konsumoni para shujtave.

Lëngu që shkrin dhjamin e grumbulluar me vite të tëra. Read More »

Çfarë tregojnë sytë e gjelbër??

[sgmb id=”1″]

Psikologët kanë zbuluar se shpesh zilia është arsyeja pse veprojmë në mënyra të caktuara. Në përshkrimin e personaliteteve ziliqare, shkencëtarët thonë “se këta njerëz qe udhëhiqen nga zilia, kërkojnë vëmendje dhe i mungon besimi tek vetja”.

Autori i studimeve profesori Yamir Moreno, nga universiteti i Zaragozës në Spanjë, tha: “Rezultatet janë kundra disa teorive të caktuara: si ajo që tregon se njeriu sillet në mënyrë racionale, për shembull.”

Shkencëtarët kanë zbuluar se 90% e popullatës ndahet në katër grupe temperamentesh: optimistët, pesimistët, të besueshmit dhe ziliqarët.

Personalitetet “ziliqare” janë më të përhapurit, një në tre njerëz në këtë kategori. Gjithmonë sipas profesori Yamir Moreno, njerëzit ziliqar janë ata me sy jeshil.

Çfarë tregojnë sytë e gjelbër?? Read More »

KUJDES! MOS E BËNI KËTË KUR JENI NË MAKINË SEPSE MUND TË HUMBISNI JETËN.

[sgmb id=”1″]

Shumica nga ne kërkojmë një hije kur e parkojmë makinën. Gjatë kohës kur makina gjendet nën hije mund të grumbullojë 400-800 mg benzen.

Ndërsa kur qëndron në diell dhe temperaturat janë më të larta se 16 gradë celsius, atëherë duhet të brengoseni. Nivelet e benzenit mund të arrijnë sasinë 2000-4000 mg (40 herë më lart sesa niveli normal).

Gjëja e parë që e bëni kur hyni në makinë, me siguri është se e ndizni kondicionerin dhe i mbyllni dritaret. Në këtë mënyrë vetëm sa e keqësoni situatën pasi që e thithni benzenin i cili e dëmton mëlçinë, veshkat dhe indet e eshtrave.

Prandaj, gjëja e parë që duhet të bëni në raste të tilla është t’i hapni dritaret për ajër të freskët dhe më vonë ta ndizni kondicionerin. Ekziston një hulumtim që tregon se para se të ndizet kondicioneri, ajrosja e nxehtë nga sistemi i ftohjes fillon.

Bashkë me benzenin, kjo shkakton shumë sëmundje. Pasi ta lexoni këtë, duhet të mbani mend që herën tjetër që futeni në makinë t’i hapni dritaret dhe më vonë mund ta shijoni ajrin e ftohtë nga klima. Kjo gjë duhet t’ju bëhet shprehi, pasi që është mirë për shëndetin!

KUJDES! MOS E BËNI KËTË KUR JENI NË MAKINË SEPSE MUND TË HUMBISNI JETËN. Read More »

Makinat më të shtrenja dhe të shpejta të policisë në botë.

[sgmb id=”1″]

Kur flitet për makina të bukura e shtrenjta, gjithmonë mendja na shkon tek miliarderët që i disponojnë.

Por jo vetëm sepse sipas një fotolajmi të publikuar në website “motori.it”, makina super luksoze dhe të shtrenja ka edhe në rajonet e policisë në disa vende të botës.

Shikoni më poshtë për t’i shijuar.

Makinat më të shtrenja dhe të shpejta të policisë në botë. Read More »

Kush eshte femije indigo dhe si ta njohim ate?

[sgmb id=”1″]

Fëmijët indigo ishin jashtëzakonisht të popullarizuar në vitet e shtatëdhjeta. Ky term i referohet fëmijëve të talentuar, të cilët kanë aftësi ose cilësi të veçanta të cilat mund të duken edhe të mbinatyrshme.

Besohet se këta fëmijë shërbejnë si një kujtesë për pjesën tjetër të njerëzimit, e cila me kohë e ka humbur kontaktin me atë që është me të vërtetë, transmeton Koha.net. Derisa shumica e njerëzve udhëhiqen nga arsyeja, këta fëmijë veprojnë instiktivisht dhe e dinë se si të lidhen me vetëdijen kolektive.

Ngjyra indigo ceket sepse gjatë viteve gjashtëdhjetë u vu re se shumë fëmijë lindnin me një aurë të ngjyrës indigo.

Në vijim ju sjellim 10 karakteristika të fëmijëve indigo:

• Ata e dinë qëllimin e ekzistencës dhe e kanë vetëbesimin, i cili u mungon shumicës së njerëzve.

• E kanë një vullnet të fortë dhe një mënyrë unike për t’i kryer edhe gjërat më të thjeshta. Rregullat të cilat të tjerët i ndjekin për ata duken triviale (të parëndësishme).

• E injorojnë atë që pritet prej tyre dhe përqendrohen në atë që është e rëndësishme për ta. Kjo mund të shkaktojë mosmarrëveshje me prindërit dhe mësuesit.

• E refuzojnë çdo gjë që u imponohet, dhe kjo mund të jetë një sfidë e vërtetë për prindërit. Metodat standarde të edukatës, në këtë rast, nuk janë efektive.

• Fëmijët indigo mund të jenë tepër emfatikë ndaj të tjerëve dhe ta kenë zgjuarsinë e njerëzve dyfish apo trefish më të moshuar.

• Për shkak të natyrës së tyre të pazakontë, familja dhe miqtë e tyre i përjetojnë si asocialë (jo të shoqërueshëm). Përjashtim është nëse takohen me fëmijët e tjerë indigo, të cilët i kuptojnë plotësisht.

• E kanë një aftësi të mahnitshme intuitive. Shpesh i dinë/parandiejnë gjërat, të cilat të tjerët nuk mund t’i kuptojnë.

• Janë të zgjuar dhe kanë ide të pabesueshme. Mund të ofrojnë zgjidhje të thjeshta për probleme komplekse.

• Inteligjenca e tyre e lartë, e kombinuar me një mënyrë kreative të të menduarit, mund të shkaktojë vështirësi në shkollë.

• Truri i tyre mund t’i procesojë shumë më shpejt informacionet. Kjo energji e rritur, nëse nuk balancohet, mund të shkaktojë anksiozë, depresion, mungesë të përqendrimit dhe hiperaktivitet.syri

Kush eshte femije indigo dhe si ta njohim ate? Read More »

Ky është shkaku pse dridhet lëkura kur dëgjoni këngë të caktuara.

[sgmb id=”1″]

E keni parasysh atë ndjenjën kur lëkura juaj drithërohet nga një këngë?

Drithërimi nga një këngë e caktuar ka gjithashtu një domethënie të caktuar.Një ndjenjë e tillë mund të ju vije nga një këngë e caktuar që e dëgjoni në radio, ose e dëgjoni dikë duke kënduar drejtpërdrejtë, dhe një dridhje ju përshkon poshtë shtyllës kurrizore.

Fillimisht, kjo anomali quhet Frisson.Frisson është përjetuar nga rreth 2/3 e popullsisë së botës dhe është ndjesi e tillë si dridhje, dhe shprehet si përgjigje e madhe emocionale.

Mitchell Colver ka shkruar për këtë ndjenjë magjepsëse në ‘The Conversation.’Hulumtuesit kanë dashur të zbulojnë nëse disa lloje të personalitet ju përgjigjen këtyre ndjenjave më lehtë se të tjerët.

Për të testuar këtë, ata kishin pjesëmarrës të lidhur në një makinë që maste se si lëkura e tyre u përgjigjej pjesëve të ndryshme të muzikës. Artistët përfshinin Air Supply, Hans Zimmer, Chopin dhe disa të tjerë.Sipas studiuesve, këto këngë u zgjodhën, sepse ato përmbanin të paktën një moment emocionues që do të shkaktonte njëfarë ndryshimi tek ta.

Pjesëmarrësit gjithashtu përfunduan një test personaliteti, të cilin Colver dhe ekipi i tij përdorën për të përcaktuar një fakt interesant: ata që përjetuan këtë ndjesi, kishin një tipar personaliteti të quajtur “të hapur ndaj përvojës.”“Studimet kanë treguar se njerëzit që posedojnë këtë tipar kanë imagjinatë jashtëzakonisht aktive, vlerësojnë bukurinë dhe natyrën, kërkojnë përvoja të reja, shpesh pasqyrojnë thellësisht ndjenjat e tyre dhe duan shumëllojshmëri në jetë”, shkruan Colver.

Për më tepër, Colver zbuloi se nuk është vetëm anëtimi emocional i këtij tipari të personalitetit që shkakton reagimi ndaj muzikës. Për shembull, kjo ndjesi mund të ju ndodhë nëse përdorni imagjinatën tuaj se si të luani një këngë, ose të krijoni imazhe mendore gjatë një kënge.Ndodhë gjithashtu atëherë kur befasohemi këndshëm, kur pritjet tona janë tejkaluar.

Ky është shkaku pse dridhet lëkura kur dëgjoni këngë të caktuara. Read More »

Mësoni sa zgjat lidhja juaj sipas shenjës së horoskopit.

[sgmb id=”1″]

Zbuloni sa zgjat lidhja e shenjave te horoskopit….

Dashi

Dashi dashurohet shpejt dhe fort, madje merr edhe vendime të hershme në lidhje me përkushtimin, ndërsa më pas luftojnë me ato vendime dhe ikin nga ato, gjë që nganjëherë zgjat për muaj të tërë. Nëse nuk ia dalin që ta ngjallin pasionin, atëherë më së shpeshti kërkojnë dashuri të re.

Demi është besnik si qeni dhe atë jo në kuptimin e keq. Kur njoftohet me një person, lidhet dhe më së shpeshti qëndrojnë me të deri në fund të jetës, përkatësisht derisa të funksionojë jeta seksuale. Nëse avullohet pasioni ose nëse thjesht zhduket interesimi për seks, do ta kërkojë eksitimin në një vend tjetër.

Binjakët

Përkundër klisheve binjakët janë besnikë dhe kurrë nuk largohen nga personi, por preferojnë që ta testojnë për të parë se sa xhelozi mund të shkaktojnë. Në fakt, ata, madje, do ta mundojnë personin me të cilin janë në lidhje duke flirtuar me shumë persona. Vetëm për atë arsye shpesh mbeten vetëm. Flirtoni me të tjerët për ta mbajtur në lidhje përgjithmonë.

Gaforrja

Kjo shenjë preferon që t’i dorëzohet një personi dhe të përfundojë me të. Nuk i pëlqen zhurma, lojërat dhe problemet që sjellin dyshimet dhe pasiguria. Megjithatë, mund të jetë shumë xheloze dhe e pasigurt, gjë që shpesh largon njerëzit me të cilët janë në lidhje. Nëse martoheni me një gaforre, martesa është e përjetshme.

Luani

Luani është goxha i kujdesshëm para se të bjerë në dashuri. Mund të kalojnë javë para se të lulëzojë dashuria, sepse kjo shenjë adhuron lojërat, joshjen. Kur bien në dashuri, më së shpeshti janë plot me pasion dhe të përkushtuar, por vetëm për një vit ose dy. Njerëzit e kësaj shenje nuk kanë shumë lidhje që zgjasin më shumë se një vit.

Virgjëresha

Kjo shenjë kokëfortë dhe praktike preferon joshje të shkurtër me pak seks. Në fakt, bëhet fjalë për shenjën e cila do të vendosë për heqje dorë nga seksi deri në martesë. Ka gjasa që edhe pas martesës ta shmangë seksin. Femrat e kësaj shenje do të bëhen kinse nuk e vërejnë mashtrimin e partnerit. Derisa në lojë janë përfitimet materiale, lidhja me virgjëreshën do të zgjasë shumë.

Peshorja

Peshoret janë shumë besnike. Më së shpeshti kanë lidhje të gjata sepse në lidhje, para së gjithash, janë miq të vërtetë. Megjithatë, nëse ftohen, pasiguria dhe pabesia mund t’i shkatërrojnë lidhjet e tyre. Lidhja me peshoren zgjat derisa mbahet e interesuar në shtrat dhe derisa i kushtohet shumë kujdes.

Akrepi

Njerëzit e lindur në shenjën e akrepit janë në mesin e shenjave më besnike në zodiak. Ata janë edhe shumë tërheqës dhe karizmatikë, ndërsa partnerët e tyre duhet të luftojnë me konkurrencën e përditshme. Një gjë e tillë krijon pasiguri, për shkak të së cilës lidhjet përfundojnë pas 1-2 vjetëve.

Akrepi

Kjo është një shenjë e pasigurt që ka probleme me përkushtimin ndaj një personi. Kur gjenden për një kohë të gjatë në një vend ose në një lidhje të njëjtë, bëhen të shqetësuar. Nëse dëshironi që lidhja juaj të zgjatë më shumë duhet t’u ofroni liri. Ka gjasa të përjetoni edhe mashtrim të përkohshëm.

Bricjapi

Bricjapi është një shenjë tradicionale që pret martesë tradicionale të përcjellë nga një fazë afatgjatë e joshjes dhe seksit jo të tepërt para martesës. Kjo shenjë gjithashtu pret besnikëri të plotë, e kur një gjë e tillë ndodh, mbetet me partnerin për një kohë të gjatë. Mashtrimi për pjesëtarët e kësaj shenje do të thotë ndarje.

Ujori

Bëhet fjalë për një shenjë të paqetë që e ka problem të qëndrojë me dikë më gjatë se dy ditë. Gjithashtu nuk janë shumë seksualë. Mund t’u ndodhë që një person t’i bëjë për vete, por e humbin shpejt interesimin. Gjasat më të mëdha që të kaloni kohë më të gjatë është që ta stimuloni intelektin e tyre.

Peshqit

Peshqit janë në mesin e shenjave më besnike dhe më të përkushtuara të zodiakut. Ata preferojnë lidhje që zgjasin tërë jetën. Edhe pse bëhet fjalë për shenjë shumë morale, janë të prirë edhe që të mashtrojnë, por një gjë të tillë nuk e pranojnë asnjëherë para partnerit. Zakonisht martohen me personin me të cilin fillojnë lidhjen në rininë e hershme.

Mësoni sa zgjat lidhja juaj sipas shenjës së horoskopit. Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com