Kuriozitete

E rrallë:Burri i infektuar nga helmi i gjarprit, kafshon gruan, ja çfarë i ndodh asaj.

[sgmb id=”1″]

Shankar Rai nga një fshat në Indi u kafshua nga një gjarpër helmues dhe ra pa ndjenja. Në momentin që ai u zgjua mjekët i thanë se gjendja e tij ishte shumë e rëndë dhe më shumë gjasa nuk mund të shpëtonte.

Rai nuk donte që të vdiste i vetëm dhe i kërkoi bashkëshortes të tij, Amiri Devi që ta kafshonte në dorë në mënyrë që të helmohej dhe ajo që të mund të vdisnin bashkë.“Të lutem dua që të vdesim të dy”-mësohet se i ka thënë ai.

Edhe pse Devi e ka kundërshtuar këtë gjë, ai ka mundur ta kafshojë në dorë, por për fat të mirë ajo shpëtoi falë ndihmës së mjekëve, ndërsa Rai ndërroi jetë pas disa orësh.

E rrallë:Burri i infektuar nga helmi i gjarprit, kafshon gruan, ja çfarë i ndodh asaj. Read More »

E rrallë, rusja vjen në Shqipërinë e të dashurit të gjyshes para 50 viteve

[sgmb id=”1″]

Nga Viktor Bakillari
Sot, kam ndër mend t’ju rrëfej shumë shkurt një ngjarje të rrallë.
Të padëgjuar, kurrë më parë.
Ose të paktën, unë as s’e kam lexuar, as s’e kam dëgjuar ndonjëherë.
Ndoshta – ndoshta, edhe për dritëpastin Agolli edhe për z. Kadare (të dy ish-studentë në Rusi) do të ngjallte kërshëri…
Udhës, tek po shkoja në punë, më drejtohet (rusisht) një femër shumë e bukur:
– Mirëmëngjesi, më falni Zotëri, …
– Mirëmëngjes…
– E dini ku është kafene “N….”?
– Po, iu përgjigja, andej kaloj edhe unë; ejani me mua.
– Duke belbëzuar me atë rusishten time mjerane, me ato pesë fjalë që di, kalova në gjuhën frënge.
– Ju jeni ruse?
– Po, nga Moska, ma ktheu; kuptonte shumë mirë frëngjisht.
– Unë e kam lënë të takohem me disa shoqe këtu, – tha, por jam rreth tri çerek ore më herët.
Meqë kisha rreth një gjysmë ore kohë unë, e ftova për një kafe.
– Me kënaqësi, tha.
Tek porositëm kafe, nisi një bisedë e lirë. Më foli se kishin rreth një javë nëpër Shqipëri. Më foli gjithë simpati për Alpet e bukura, për Shkodrën, për Vlorën, Sarandën, për Tiranën, për Sheshin “Skënderbej”, për një koncert rok që kishin ndjekur, për ushqimin e shijshëm shqiptar…
Kërshëria më detyroi ta pyes, përse kishin zgjedhur të vizitonin Shqipërinë.
Shoqeve dhe shokëve u jam imponuar unë për të ardhur këtu, ma ktheu.
Dhe pastaj…
Eh, nuk e merrni dot me mend përgjigjen që më dha…
– Me qetësi olimpike ma ktheu:
– Po, erdha këtu në Shqipëri sepse vendi juaj është vendi i të dashurit të gjyshes sime…
Shtanga! Mbeta gojëhapur si në fotografi!
– Ju lutem, shprehuni pak më qartë, ia ktheva.
– Po, rreth viteve 1960, një shqiptar (midis shumë të tjerëve), studionte në Moskë dhe ky kishte mike të ngushtë gjyshen time, tashmë të ndjerë. Mua më ka rritur gjyshja dhe shumë herë më ka folur për mikun e saj të hirshëm, të bukur e shumë të sjellshëm shqiptar.
Marrëdhëniet u prishën dhe fatkeqësisht, ata nuk u martuan dot, por ajo nuk e harroi kurrë atë djalë gjer sa ndërroi jetë. Dhe kështu, Shqipëria më kishte mbetur peng, e, në një farë mënyre, unë duke ardhur këtu, po çoj në vend amanetin e gjyshes që s’e pa dot këtë vend…

Erdhi koha për t’u larguar. Një gjysmë ore kishte avulluar, pagova kafetë, u përshëndeta me ruskën-moskovite – bukuroshe (ajo më përqafoi miqësisht) dhe ika pa kthyer kokën pas!

E rrallë, rusja vjen në Shqipërinë e të dashurit të gjyshes para 50 viteve Read More »

Ja cili biznesmen e ka makinën më të shtrenjtë në Shqipëri.

[sgmb id=”1″]

Një makinë e mirë është luks që një biznesmen mund t’ia lejojë vetes. Dhe në fakt, përgjithësisht, biznesmenët shqiptarë lëvizin në makina të shtrenjta dhe komode.

Për këtë mjafton psh., një eveniment biznesi për të kuptuar që parku i automjeteve personale të biznesmenëve është i larmishëm në marka e modele makinash.

Inaugurimi i sallonit të ri të Auto Star Albania-s ishte një rast i mirë shpalosjeje të këtij luksi, pasi aty ishin të ftuar rreth 2500 persona, kryesisht nga fusha e biznesit. Dhe në këtë mori mjetesh një kuriozitet është i pashmangshëm.

Cili është ai që ka makinën më luksi, cili është personi që e ka makinën më të shtrenjtë në Shqipëri?

Ky status i takon biznesmenit Ramë Geci me Roll Royce-n e tij. Makina është blerë në Gjermani për 428 mijë euro. I pyetur nëse makina e tij është më e shtrenjta që lëviz nëpër rrugët shqiptare, Geci përgjigjet me sensin e tij të njohur të humorit: S’besoj se ka ndonjë person tjetër që mund të bëjë budallallëk të paguajë 12 milionë lekë të reja TVSH për një makinë personale.

E parkuar çdo ditë në ambientet e Hotel Tiranës, Rolls Royce është edhe një dëshmi fuqie financiare të biznesmenit të njohur shqiptar.

Por ka edhe biznesmenë të tjerë, të cilët preferojnë makina tepër luksoze.

I tillë është edhe Samir Mane me BENTLEY-n e tij, një makinë, cmimi i së cilës fillon me 150 mijë euro.

Drejtori i Përgjithshëm i SIGAL-it, Avni Ponari përdor një Range Rover, po kështu edhe biznesmenet Artan Mene dhe Irfan Hysenbelliu.

Çmimi i kësaj makine shkon diku tek 100-120 mijë euro.

Agron Papuli si biznesmen i tregtimit të makinave të reja shquhet për përdorimin e modeleve të reja të makinës që tregton. Për shembull kohët e ai fundit ka në përdorim makinën Genesius G80 të Hyundait, një makinë premium që kushton 96 mijë euro.

Edhe shumë biznesmenë të tjerë me makina të këtyre niveleve lëvizin

Ja cili biznesmen e ka makinën më të shtrenjtë në Shqipëri. Read More »

“Është i mbushur me gjak”, zbulohet misteri i liqenit që për vite tronditi botën !

[sgmb id=”1″]

Laguna e kuqe është emri i një liqeni që gjendet në pjesën jugperëndimore të Bolivisë, në afërsi të kufirit me Kilin. E veçanta e këtij liqeni është uji i tij i kuq.
Ngjyrën e kuqe ia japin algat dhe mikroorganizmat e tjerë, ndërsa ishujt e vegjël të kripës së bardhë të kristaltë, e cila quhet boraks, krijojnë një kontrast të përsosur.

Në këtë liqen gjenden edhe lejlekët e kuq që janë specie shumë e rrallë. Madje nga mesi i viteve 1950-ta, shkencëtarët patën deklaruar si specie të zhdukur, deri sa u gjetën përsëri në brigjet e Lagunës së Kuqe.

Për vite me radhë pamja e këtij liqeni ka tronditur botën, derisa biologët shpjeguan se ngjyra e kuqe vinte prej algave dhe se legjendat që tregoheshin për përbindëshat e liqenit nuk ishin aspak të vërteta.

“Është i mbushur me gjak”, zbulohet misteri i liqenit që për vite tronditi botën ! Read More »

ZHYTINI DUART NË UTHULL DY HERË NË JAVË, KJO GRUA JU TREGON PSE!

[sgmb id=”1″]

Kjo është një histori e vërtetë e një gruaje që vuante nga dhimbje të tmerrshme artrirti dhe ajo u përpoq të bënte çdo gjë për të lehtësuar dhimbjen e saj të madhe.

Ajo tha se u përpoq t’i shëronte dhimbjet e duarve për disa vite, me medikamente të ndryshme, por pa asnjë sukses. Kështu, ajo u përpoq të gjente shpëtim tek zgjidhjet alternative me përbërës natyralë.

Ajo provoi të zhyste duart e saj në uthull dy herë në javë, pasi u konsultua me mjekun e saj, i cili i sugjeroi të bënte shumë kujdes. Ajo e ka përdorur këtë trajtim për gati 3 muaj dhe tani ndjehet shumë më mirë.

Përbërësit:
1 filxhan uthull
6 gota ujë
Mjaltë

Përgatitja: 

Shtojini përbërësit në një enë dhe përziejini mirë që të kombinohen me njëri-tjetrin. Në muajin e parë e përdoreni uthullën e mollës tri herë në javë, dhe më pas dy herë në javë.
Pas kësaj, nuk do të ndjeni më dhimbje të duarve të shkaktuara nga artriti.
Shënim:
Nëse ju keni dhimbje në qafë ose në pjesë të tjera të trupit, vendosni fasha të zhytura në këtë përzierje në zonën ku ndjeni dhimbje.

ZHYTINI DUART NË UTHULL DY HERË NË JAVË, KJO GRUA JU TREGON PSE! Read More »

Shefi më i mirë në botë u dhuron 1260 makina dhe 400 apartamente punëtorëve për një arsye të mrekullueshme.

[sgmb id=”1″]

Miliarderi indian ka befasuar stafin e tij duke u bërë dhuratën më speciale që ata kanë marrë ndonjëherë
Savji Dholakia është miliarderi indian zemërgjerë i cili ka vendosur të befasojë stafin e tij të dalluar, duke u dhuruar atyre 1,260 vetura të reja dhe 400 apartamente.

Ai ka thënë se synimi i tij është që të gjithë punëtorët e kompanisë që ai zotëron, Hare Krishna Exports të kenë nja apartament, veturë dhe stoli të tyre.

Apartamentet u janë dhënë atyre që tashmë kanë pasur vetura, ndërsa veturat atyre që nuk kanë pasur një të tillë.

Kjo kompani ka 5.500 punëtorë dhe në një program të ngjashëm, në vitin 2014 pronari i kompanisë kishte dhuruar 491 vetura dhe 207 apartamente.

Shefi më i mirë në botë u dhuron 1260 makina dhe 400 apartamente punëtorëve për një arsye të mrekullueshme. Read More »

KJO ËSHTË BEBJA SHQIPTARE ME EMRIN MË TË ÇUDITSHËM NË BOTË, KA HABITUR EDHE GJERMANËT.

[sgmb id=”1″]

Nuk është shaka: Kjo foshnjë quhet Krefelda, ashtu sikurse qyteti Krefeld, ku ajo ka ardhur në jetë, më 16 mars”, shkruan derwesten.de.

Ajo ka emrin më të çuditshëm në botë, ose, së paku në Gjermani! Foshnja me prindër nga Kosova ka marrë emrin e qytetit në të cilin është lindur, Krefeld.

Duke ia shtuar një -a, Krefelda e kanë pagëzuar prindërit refugjatë vajzën e tyre pasi që emri i qytetit është në gjininë mashkullore. Se si do të ndjehet me këtë emër Krefelda e vogël kur të rritet, pak ka rëndësi.

“Nuk është shaka: Kjo foshnjë quhet Krefelda, ashtu sikurse qyteti Krefeld, ku ajo ka ardhur në jetë, më 16 mars”, shkruan derwesten.de.Prindërit e saj deshën që me çdo kusht ta pagëzojnë sipas emrit të qytetit, në të cilin janë pritur kaq përzemërsisht kur kishin ardhur nga Kosova.

Krefelda është lindur në klinikën Helios Krefeld. Në momentin e lindjes ka peshuar 4630 gramë dhe ka qenë e gjatë 53 centimetra.

Nëna e saj ka qëndruar e vetme gjatë lindjes në sallë dhe e ka përballuar lindjen shumë mirë.

Atë nuk kishte mundësi ta shoqëronte bashkëshorti, Flamuri, pasi që i duhej të kujdesej për dy fëmijët tjerë, Elamin 5 dhe Enisin 2 vjeçar.Ndërkohë Krefelda me të ëmën janë kthyer në shtëpi.

KJO ËSHTË BEBJA SHQIPTARE ME EMRIN MË TË ÇUDITSHËM NË BOTË, KA HABITUR EDHE GJERMANËT. Read More »

Veprimet para gjumit që ju plakin më shpejtë!

[sgmb id=”1″]

Shumë dama pas ditës së lodhshme mezi presin që të shkojnë në krevat për të fjetur dhe harrojnë kurën e obligueshme para gjumit. Nuk duhet harruar që kemi vetëm një fytyrë, e cila, nëse rrudhet, kthim prapa nuk ka.

Prandaj është me rëndësi t’u përmbaheni këtyre ritualeve para se të shkoni në gjumë:

Ngadalësoni plakjen e lëkurës. Çdo natë lëkura rigjenerohet, ndërkaq ju jini ajo që i ndihmoni të

rigjenerohet. Nëse nuk është e pastër, rigjenerohet më ngadalë, ndërkaq kjo do të rezultojë me shfaqjen e shpejtë të rrudhave.

Ushqejeni fytyrën tuaj. Para se të shkoni të flini gjumë, patjetër qitni në fytyrë kremin hidratues, ushqyes, i cili, sipas mundësive, përmban në vete antioksidante.

Lëkura e buzëve është e hollë dhe posaçërisht e ndjeshme, andaj është me rëndësi ta hidratizoni para se të shkoni në krevat për të fjetur. Lyeni çdo mbrëmje me balsam në mënyrë që të mos jenë të thata dhe të mos pëlcasin. Patjetër hiqeni grimin para se të flini gjumë dhe pengoni plaken e parakohshme të lëkurës dhe shfaqjen e qeskave në gropat e syve.

Veprimet para gjumit që ju plakin më shpejtë! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com