Kuriozitete

Vogëlushi vjen në jetë në avion, kompania e fluturimit i bën një dhuratë të rrallë.

[sgmb id=”1″]

Një foshnje e porsalindur ka fituar fluturime falas për jetën, pasi ka lindur para kohe në mes të fluturimit.

Djaloshi u lind dje në një fluturim e “Jet Airways” dhe po udhëtonte nga Arabia Saudite në Rusi.

Fluturimi bëri një ulje emergjente në Mumbai pasi nëna e tij lajmëroi se kishte dhimbje dhe mund të lindte.

Falë veprimeve të shpejta të ekuipazhit të kabinës dhe një mamie në bord, foshnja u lind shëndosh e mirë para se avioni të prekte tokën.

Kjo shënon lindjen e parë në mes të fluturimit për kompaninë ajrore, e cila u përgjigj duke i dhënë të porsalindurit udhëtime falas për gjithë gjatë jetën.

Më shumë se pesë foshnje kanë lindur në fluturimet komerciale vitin e kaluar, por jo të gjithë kanë fituar një “biletë të artë” për udhëtim falas .

Vogëlushi vjen në jetë në avion, kompania e fluturimit i bën një dhuratë të rrallë. Read More »

Ekspertët thonë se këta 12 simbole ëndrrash nuk duhet t’i injoroni kurrë.

[sgmb id=”1″]

Një gjumë i mirë natën është tejet i rëndësishëm që trupi të rikarikohet për ditën tjetër. Edhe pse trupave tanë u duhet që të pushojnë 6-9 orë, kjo nuk do të thotë se të njëjtën gjë bën truri ynë. Ai nuk pushon së punuari edhe kur flejmë.

Kur një njeri fle, truri kalon në gjendjen e të pandërgjegjshmes, gjë e cila mund të na shpjerë në disa aventura të cmendura gjatë ëndrrave.

Psikoterapisti Jeffrey Sumber thotë se “kuptimi i ëndrrave shpesh herë lidhet me gjërat që ne kemi nevojë të mësojmë dhe kuptojmë për vetveten dhe botën përreth nesh”. Ekspertët thonë se këta 12 simbole ëndrrash nuk duhet t’i injoroni absolutisht kurrë:

  1. Kutitë

Fshehje, sekrete, dhe zhgënjim

Nëse shihni kuti në ëndrra, në cdo moment, kjo është e pandërgjegjshmja që ju flet për fshehje. A jeni i shqetësuar se dicka po ju fshihet, apo je ti që po u mban një sekret të tjerëve? Nëse vini re një kuti të hapur në ëndrra, kjo mund të thotë se është koha të zbuloni sekretin. Nëse ndodh të shihni brenda kutisë dhe ajo është bosh, mund të jetë shenjë se aktualisht ndiheni i zhgënjyer nga dicka që po ju ndodh në jetë.

2. Rënie

Mungesë kontrolli, rrezik dhe ankth

Një ëndërr shumë e zakonshme është ajo ku personi ndihet sikur po bie. Kjo mund të jetë mënyra e të pandërgjegjshmes për të të thënë se gjërat po të dalin shumë nga kontrolli në jetën tënde. Mund të kesh frikë nga dështimi, apo se disa prej zgjedhjeve më me risk që ke bërë në jetë mund të kthehen e të të dëmtojnë në fund. Nëse rënia është simbol që të përsëritet në ëndrra, ndoshta është tregues i mirë se ke nevojë që të fokusohesh në veprimtari që luftojnë ankthin në jetën e përditshme.

3. Macet

Feminiliteti, spiritualizmi dhe pushteti

Macet janë një simbol i fuqishëm në ëndrrat e kujtdo. E pandërgjegjshmja ndoshta po të thotë se është koha të vihesh në kontakt me anën tënde femërore. Macja ka një sasi domethënëse fuqie dhe pushteti e që lidhet me feminilitetin. Mund të jetë edhe shenjë e një zgjimi spiritual.

4. Dhëmbët

Plakje, dukje, dhe shëndet

Për shumë njerëz që kanë parë ëndrra me dhëmbë, ato mund të kenë qenë një si makth, me dhëmbët që u thyen apo bien. Dhëmbët simbolizojnë frikën nga plakja, e madje edhe nga vdekja. Një mënyrë e mirë në përpjekjen për të lfutuar këtë frikë është të jetosh cdo ditë plotësisht, dhe duke bërë njëjetë pozitive. Mund të jetë edhe e pandërgjegjshmja që të thotë se je shumë i shqetësuar me dukjen dhe jo aq shumë me shëndetin. Në fund të fundit rëndësi ka si ndihesh dhe jo si dukesh.

5. Milingona

Mbështetje, punë e madhe, dhe irritim

Një insekt zakonisht të tregon se një gjë po të irriton në jetën tënde. Mund të jetë një shenjë që mendja të thotë të ndreqësh këta probleme përpara se të zmadhohen më tej. Milingonat janë insekte që punojnë bashkë në gjithcka që bëjnë. Ndoshta kjo ëndërr po të thotë se duhet të punosh bashkë me dikë, për të bërë gjërat si duhet. Një tjetër kuptim mund të jetë që duhet të vlerësosh marrëdhënien që ke aktualisht me miqtë dhe familjen tënde.

6. Flokët

Seksualiteti, statusi dhe liria

Nëse ëndërron për flokë, me shumë gjasa të duhet të punosh në disa aspekte të marrëdhënieve të tua fizike. E pandërgjegjshmja ndoshta po të thotë se është koha të përqafosh anën më seksuale të personalitetit tënd.

Flokët simbolizojnë gjithashtu një dëshirë për t’u lidhur me njerëz të tjerë, sa kohë që e njeh statusin tënd. Ti preferon të dish ekzaktësisht ku qëndron në marrëdhënie me të tjerët – në punë dhe në lidhje.

Dhe nëse sheh në ëndërr flokë të gjatë, po aspiron për një ndjesi lirie. Eshtë koha të heqësh qafe kufizimet artificiale që ndonjëherë ia vë vetvetes.

7. Uji

Ambicie, risk, rrjedhshmëri

Uji në ëndërr mund të nënkuptojë që dëshironin të ndërmerrni më shumë risqe. Mund të keni objektiva të mëdha në jetën tuaj dhe ëndrrat po të thonë që t’i ndiqni.

Risqet ndonjëherë mund të jenë frikësues, por ëndrra ndoshta po të thotë edhe që je duke ndërmarrë një risk të madh në jetën tënde. Sado e tmerrshme që mund të tingëllojë, duhet të kërkosh atë që do sepse nuk do e dish asnjëherë se cfarë do të marrës, nëse nuk e provon. Nëse ëndërron ujin, ndoshta thjeshtë nënkupton që të pëlqen një jetë e thjeshtë. Je duke pritur me durim për ditën kur mund të bësh një jetë të qetë e të rehatshme.

8. Fluturim

Guxim, lirim, pozitivitet

Ndërkohë që shumë prej nesh mund të dëshirojnë të fluturojnë, edhe më shumë njerëz kanë ëndërruar se mund të fluturojnë. Fluturimi tregon se je gati të marrësh vendime të guximshëm në jetë.

Ka shumë trysni që vjen prej veprimtarive të përditshme – në marrëdhënie apo në punë – dhe ti kërkon një farë lehtësimi. Ti ëndërron jo thjeshtë që të mundje t’i ikje problemeve, por edhe dëshiron që të fluturosh mbi ta.

Ruajtja e një qasjeje pozitive dhe bërja e zgjedhjeve të fuqishme do të të ndihmojnë ta arrish këtë lehtësim aq të nevojshëm.

9. Rrugë

Fat, udhëtim dhe thjeshtësi

Jeta mund të bëhet vërtetë e ndërlikuar me shumë rrugë metaforike që ne mund të ndjekim. Nëse sheh në ëndërr një rrugë, kjo është e pandërgjegjshmja që të thotë se është koha ta thjeshtësosh jetën tënde.

Hiq qafe drama që po marrin dalëngadalë kontrollin e jetës tënde. Fokusohu në gjërat e rëndësishme të jetës në këtë moment. 

Nëse je person që beson tek fati dhe kjo rrugë po të shpie në një vend të mrekullueshëm, mos u frikëso që të vazhdosh këtë udhëtim, dhe në fund gjithcka do të funksionojë.

10. Baltë

Palëvizshmëri, rritje dhe shqetësim

Ashtu si një mjet mund të ngecë në baltë, edhe një njeri mund të ngecë simbolikisht në baltë. Nëse po ëndërron baltë, mendja po të zbulon se ndihesh i ngecur në zgjedhjet aktuale për jetën dhe se mund të ketë ardhur koha të clirohesh.

Balta simbolizon edhe rritjen dhe rilindjen. Ashtu si një lule që rritet në tokë, balta është kujtesë se mund të rifillosh në cdo aspekt të jetës tënde ku je i palumtur.

Mundet të jesh edhe i shqetësuar për gjërat. Kjo ndjesi e brendshme shqetësimi ka lidhje direkte me eksperiencën e të ndjerit i ngecur, dhe me shumë gjasë kërkon një ndryshim ritmi.

11. Ngjyra e gjelbër

Dashuri, shërim, pasion

A kanë ëndrrat e tua shumë gjelbërim apo shumë gjëra që sheh në ëndërr janë të gjelbëra? Ndoshta je në një vend shumë të mirë emocional në jetën tënde. je i kënaqur me ata që të rrethojnë dhe ata ndihen njësoj për ty.

12. Lakuriq në publik

Gjykim, dobësi dhe pranim

Mund të tingëllojë e cuditshme, por shumica e njerëzve në fakt kanë ëndërruar se kanë qenë lakuriq në publik, një herë apo një herë tjetër. Kjo sepse kjo ëndërr simbolizon një frikë universale: frika se mos po të gjykojnë.

Ndërkohë që mund të të duhet shumë për t’u shfaqur, lejimi i të tjerëve të shohin dobësinë vetëm do të zvogëlojë ato ndjenja negative gjykuese.

Qëllimi në fund të ditës është gjithmonë vetëpranimi. E pandërgjegjshmja jote dëshironq ë të jesh krenar për atë që je.

Ekspertët thonë se këta 12 simbole ëndrrash nuk duhet t’i injoroni kurrë. Read More »

Puna që ofron 50 mijë paund në vit, por që të gjithë e refuzojnë.

[sgmb id=”1″]

Në një fshat të vogël skocez afër kufirit me Anglinë një vend i lirë ofron punë shumë tërheqëse.

Një familje është e gatshme të paguajë rreth  50,000 paund në vit, me 28 ditët e pushimeve dhe festave, për personin, i cili pranon të jetojë në shtëpi dhe punojë si dado për dy fëmijët e moshës pesë dhe shtatë vjet.

Detyra është në thelb të kujdeset për fëmijët: t’u përgatisë atyre mëngjesin, t’i marrë ata në shkollë, t’i ndihmojë me detyrat e shtëpisë, etj.

Në njoftimin e postuar në faqen e Childcare.co.uk, familja e përshkruan shtëpinë e saj si një “të gjerë e të bukur, historike, shtëpia që ofron pamje spektakolare”.

Vetëm se ka një pengesë të vogël. Duket se në shtëpi është zbuluar një aktivitet anormal. Familja, e cila ka dhjetë vjet që jeton në këtë shtëpi, thotë se muret flasin.

Gjatë vitit të kaluar janë larguar dhjetë dado, e megjithatë ata pranojnë se personalisht, nuk kanë përjetuar ndonjë nga këto incidente.

A jeni gati që ta mposhtni frikën? Të duroni muret që flasin (të cilët i dëgjojnë vetëm personat e jashtëm dhe jo familjarët)?

Puna që ofron 50 mijë paund në vit, por që të gjithë e refuzojnë. Read More »

Bashkëshortet më të mira, sipas horoskopit, janë këto tri shenja.

[sgmb id=”1″]

Lexoni në vijim në cilat shenja janë lindur ato të cilat janë femrat më të mira për martesë.

Gaforrja

Ndjenjat e femrës së lindur në këtë shenjë janë të fuqishme dhe intensive, ajo vërtet dashuron. Ajo dëshiron që të gjithë përreth saj të jenë të lumtur dhe gjithmonë angazhohet që secila ditë t’u plotësohet me gjëra të bukura. Problem i vetëm është që është e prirë t’i dramatizojë gjërat.

Është amvisë dhe nënë e shkëlqyeshme, gjithmonë arrin gjithçka. E gjitha që pret nga partneri janë respekti, sinqeriteti dhe që t’ju ketë pranë vetes, transmeton Telegrafi.

Luani

Është femër e guximshme, e patrembur dhe jashtëzakonisht e aftë. Ajo di të dashurojë madje në mënyrën e vet me të cilën çdokënd do ta bënte për vete, madje edhe kur hidhërohet është tepër simpatike. Ndjenjat e saj janë të sinqerta, pranë saj ndiheni të sigurt. Është luftëtare e madhe kur është fjala për fëmijët e vet.

Nga partneri pret që ta admirojë dhe t’i kushtojë kujdes të madh, mirëpo kur jeni pranë saj edhe vetë do të dëshironit të kujdeseshit për të, sepse ajo është personi i cili ofron kujdes dhe ju dhuron dashuri të pakufishme.

Bricjapi

Nëse femrën e lindur në këtë shenjë keni arritur ta bëni për vete, duhet ta dini se ajo mbase edhe sheh më larg seç do të mund ta shihni ju vetveten. Ajo e di se çfarë njeriu jeni dhe sa vleni. Do të japë gjithçka nga vetja që nga ju të nxjerrë atë më të mirën. Si nënë do të jetë e rreptë, por e drejtë.

E gjitha që kërkon nga ju është që të tregoni karakter dhe qëndrueshmëri, ndërkaq ajo me gjithë dëshirë do t’ju shpërblejë me sjelljen e vet.

Bashkëshortet më të mira, sipas horoskopit, janë këto tri shenja. Read More »

“Parajsa e lakuriqësisë”, në qytetin ku mund të shkosh kudo totalisht i zhveshur!

[sgmb id=”1″]

Qyteti “Cap d’Agde” në Francë pothuajse nuk ka kufizime.

Ky komunitet liberal që ka lindur në vitet ’60, është konsideruar si bota pa komplekse, për shkak se njerëzit dolën jashtë “kornizave”.

Gradualisht ai u rrit në një atraksion turistik ndërkombëtar.
Plazhet nudiste janë ata që e bëjnë një qytet mjaft të vizituar, por jo vetëm. Në këtë qytet mund të shkosh lakuriq në kafene, në supermarkete… kudo.

Për më shumë, shfletoni galerinë e mëposhtme.

“Parajsa e lakuriqësisë”, në qytetin ku mund të shkosh kudo totalisht i zhveshur! Read More »

Kjo perime e shëndetshme është arma sekrete kundër diabetit!

[sgmb id=”1″]

Diabeti është një ndër sëmundjet më problematike të shekullit.

Shifrat e lëshuara nga OBSH apo organizata të tjera tregojnë që ka një rritje alarmante të të prekurve nga diabeti.

Forma më e zakonshme e diabetit është diabeti i tipit të dytë, i cili stimulohet kryesisht nga mënyra e të jetuarit të një pacienti si: ushqimi jo i shëndetshëm dhe mungesa e aktivitetit fizik.

Në këtë rast duhet nisur përdorimi i insulinës, një hormon që ndihmon në stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak. Nëse një pacient nuk përdor rregullisht insulinë, atehërë niveli i glicemisë në gjak do të rritet. Të ushqyerit e shëndetshëm dhe aktiviteti fizik ndihmojnë në kontrollin e diabetit.

Një studim i fundit ka zbuluar se ngrënia ose konsumimi i brokolit në formë lëngu mund të ndihmojë në parandalimin dhe trajtimin e diabetit të tipit 2.

Ndryshimet e mënyrës së jetesës, në veçanti duke mbajtur nën kontroll obezitetin, janë një mënyrë e rëndësishme për të mbajtur nën kontroll sëmundjen.

Ndërsa tek disa njerëz ilaçet mund të shkaktojnë edhe efekte anësore. Metformina, një ilaç i përdorur gjerësisht për këtë sëmundje pasi ul nivelet e sheqerit në gjak, nuk mund të merret nga 15% e njerëzve që vuajnë nga diabet për shkak të efekteve të saj në veshka.

Profesor Anders Rosengren, nga Qendra Universitare Lund e Diabetit në Suedi, thotë: Meqë sulforafane ka shumë pak efekte anësore dhe mund të sigurohet lehtësisht nga brokoli për shembull, ai ka potencialin të bëhet një plotësues për trajtimet aktuale të diabetit të tipit 2.

Profesori Rosengren rekomandon që personat të cilët vuajnë nga diabeti ose prediabeti, të përdorin brokolin si ushqim për të mbajtur nën kontroll sëmundjen ose parandaluar progresin e saj.

Gjatë studimit 12-javor, nga 97 pacientë obezë, ata që morën brokoli pësuan rënie të konsiderueshme të niveleve të glukozës në gjak në gjendje esëll, krahasuar me ata që morën ilaçe.

Përveç brokolit, sulforofane gjendet gjithashtu tek perimet të tjera të familjes së lakrës, si lakra e Brukselit, lulelakra etj.

Kjo perime e shëndetshme është arma sekrete kundër diabetit! Read More »

MISHI I QENIT DO TË VAZHDOJË TË KONSUMOHET NË KINË!

[sgmb id=”1″]

Yulin është një qytet kinez, i cili është bërë i famshëm në botë, për shkak të mbajtjes së festivalit  të përvitshëm, famëkeq, të konsumit të mishit të qenit dhe që zhvillohet në ditën e solsticit veror.

Vitin e kaluar, në Kinë u organizuan disa protesta nga organizata të ndryshme, që merren me mbrojtjen e kafshëve dhe u duk se kjo traditë do të merrte fund.

Por, zyrtarë të qytetit Yulin, theksojnë se nuk ka asnjë vendim që do të ndalojë konsumin e mishit të qenit këtë vit, pavarësisht protestave.

“Ky festival është një traditë lokale dhe autoritetet nuk janë në gjendje që t’a ndalojnë” u shpreh një zyrtar i qytetit.

Më herët u përfol se do ët ndalohej konsumi i mishit të qenit në këtë festival, çka shkaktoi një valë zemërimi mes banorëve të qytetit Yulin, të cilët akuzuan qeverinë se po ndërhyn në privatësinë dhe të drejtat e tyre, në përzgjedhjen e asaj çfarë hanë.

MISHI I QENIT DO TË VAZHDOJË TË KONSUMOHET NË KINË! Read More »

RRËFIMI:KRAKU, DROGA QË SHKATËRRON TË RINJTË SHQIPTARË, POR EDHE MILIARDERIN MË TË MADH!

[sgmb id=”1″]

Përveç kanabisit dhe lëndëve narkotike të tjera, një tjetër lloj droge po konsumohet nga të rinjtë shqiptarë. Kraku, ose e thënë ndryshe marrja e kokainës në formë djegieje me bidon ose me llullë, është trendi më i ri që ka vënë në alarm policinë dhe institucionet e tjera përgjegjëse.
Trendi i ri i përdorimit të krakut konfirmohet edhe nga Shërbimi i Toksikologjisë, ndërsa Top Channel intervistoi një përdorues, i cili tregon pasojat shkatërruese.
“Droga është në modë. Kjo është fatkeqësia më e madhe e shoqërisë shqiptare. Kalimi nga përdorimi i përditshëm i kokainës te kraku vjen si pasojë e konsumimit të lartë të kokainës së pastër. Duke kaluar te kraku, shkatërrimi është total. Nga ana sociale shkatërron këdo që del përpara, është një tajfun i frikshëm, ose ortek që merr gjithçka ka përpara.

Të shkatërron nga të gjitha drejtimet, moralisht, besueshmërisht me njerëzit. Shkatërron figurën dhe karakterin tënd, por edhe ekonomikisht.

Nëse je konsumator i rregullt i krakut, shkatërrohet edhe miliarderi më i madh që del përpara”, thotë përdoruesi.
Sipas studimeve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi ku konsumohet më shumë krak, ndërsa në Shqipëri, mosha e përdorimit të saj varion nga 25 deri 45 vjeç.

Një gram kokainë që përdoret si krak, në Shqipëri kushton nga 8 deri 12 mijë lekë, në varësi të cilësisë.

RRËFIMI:KRAKU, DROGA QË SHKATËRRON TË RINJTË SHQIPTARË, POR EDHE MILIARDERIN MË TË MADH! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com