Kuriozitete

Njihuni me aeroplanët më të çuditshëm në botë!

[sgmb id=”1″]

Industria e aviacionit tani është pothuajse domosdoshmëri, raporton Dailymail.

Nga Australia e deri te Antarktida, më shumë se 3 miliardë njerëz nga i gjithë globi udhëtojnë ndërkombëtarisht, zakonisht në mënyrë të qetë e shpesh në mënyrë luksoze.

Por nuk ishte gjithmonë kështu. Kohë më parë, në fillimin e fluturimit të avionëve, ata ishin më të thjesht dhe strukturë aspak të ndërlikuar.

Më poshtë do të shihni disa prej avionëve të parë dhe njëkohësisht të çuditshëm për ditët e sotme:

Njihuni me aeroplanët më të çuditshëm në botë! Read More »

Farat e shalqirit me efekt mahnitës shëndetësor!

[sgmb id=”1″]

Për të marrë të gjitha përfitimet e farave të shalqirit, duhet t’i gatuani në mënyra të ndryshme. Për t’ju ndihmuar të trajtoni diabetin me fara shalqiri, që është sëmundja më e përhapur në këto kohë, duhet t’i përdorini në këtë mënyrë.

Përbërësit:

1 grusht fara shalqiri

2 litra ujë

Përgatitja:

Kombinoni ujin dhe farat e shalqirit në një enë. Vërini në zjarr të vlojnë për 15 minuta. Përdoreni këtë çaj për 2 ditë rresht, më pas bëni një ditë pushim. Përsëriteni këtë trajtim për disa javë në po të njëjtën mënyrë

Farat e shalqirit me efekt mahnitës shëndetësor! Read More »

Mateni gishtin e unazës dhe gishtin tregues: Dhe mësoni se a do t’ju tradhtojë!

[sgmb id=”1″]

Në të vërtetë, njerëzit të cilët gishtin e unazës e kanë të gjatësi pothuajse sa edhe gishtin tregues, me siguri do të jenë besnikë ndaj lidhjes por edhe në martesë, kanë treguar rezultatet e hulumtimit.

Në krahasim me ata të cilëve gishti i unazës u është më i gjatë se gishti tregues, kanë më shumë shanse të tradhtojnë.

Hulumtimi i bërë në Oksford, tek 600 meshkuj dhe femra, konstaton që gishti i unazës i cili është më i gjatë se gishti tregues, është pasojë e tajitjes së shtuar të testosteronit, hormon gjenital i cili është në lidhje direkte me elanin seksual në periudhën derisa kanë qenë në barkun e nënës.

Shumë faktorë ndikojnë në sjelljen e njeriut (ndikimi i ambientit, përvoja jetësore) andaj ndikimet të cilat janë krijuar që në barkun e nënës nuk mund të kenë ndikim të madh në sjelljen seksuale.

Prandaj, gjatësie e gishtit të unazës gjithashtu do të thotë që ekzistojnë gjasa që të bëheni të pasur, të ekzekutoni në ndonjë instrument, të çmendeni apo të përfundoni në burg.

Edhe një kuriozitet – femrat me gishtin më të gjatë të unazës kanë më shumë gjasa të bëhen lesbike.

Mateni gishtin e unazës dhe gishtin tregues: Dhe mësoni se a do t’ju tradhtojë! Read More »

Kontrollon rrobat e brendshme të së bijës, nëna terrorizohet kur sheh këtë!

[sgmb id=”1″]

Një nënë në Shtetet e Bashkuara është teorizuar kur është futur në dhomën e së bijës dhe ka parë një model të brendshmesh që i futën drithërimat.

Po! Janë me të vërtetë model i frikshëm, pasi quhen “thundra e devesë”.

Këto të brendshme kanë një “shtesë” të fryrë në pjesën e përparme, që pjesa më e madhe e vajzave që i marrin thonë se ndihen “seksi”.

Menjëherë mamaja e vajzës i ka postuar fotot në rrjetet sociale, ku kanë marrë shumë komente dhe të gjithë e quajnë si “moda e çmendur”.

Shfletoni galerinë dhe shikoni se si duken këto të brendshme.

Kontrollon rrobat e brendshme të së bijës, nëna terrorizohet kur sheh këtë! Read More »

4 përbërësit që duhet t’i shtoni ujit për të rënë në peshë:Receta e ujit magjik Sassy.

[sgmb id=”1″]

Sa herë ju është thënë se duhet të pini 8 gota ujë në ditë? Duket kaq e lehtë kur e dëgjon, por e vështirë ta arrish si qëllim. Mund të duket e çuditshme por ka njerëz që mund të harrojnë të pijnë dhe një gotë ujë në ditë.

Sigurisht që uji luan një rol të rëndësishëm në funksionet e organizmit, por është pesha juaj ajo që ju dikton sa gota ujë në ditë duhet të pini. Një fëmijë nuk ka të njëjtat nevoja si një i rritur dhe një grua 60 kilogramë nuk ka të njëjtën nevojë për ujë si një burrë 80 kilogramë.

Pasi të mësoni se sa ujë duhet të pini sipas peshës trupore sigurohuni që gjysmën e asaj sasisë ta përgatisni me agrume e erëza nëse dëshironi të humbni peshë.

Ajo që ju duhet për të përgatitur ujin Sassy  me veti dobësuese është:

2 litra ujë

1 lugë çaji xhenxhefil të grirë

1 kastravec, i qëruar dhe prerë në feta

1 limon i prerë hollë gjethe mente

Sigurohuni që kanën e ujit ta fusni në frigorifer përgjatë gjithë natës që përbërësit të lëshojnë esencën e tyre e ditën tjetër ta konsumoni përgjatë gjithë ditës. Një njeri 36 kg duhet të pijë 1.1 litër ujë në ditë

45 kg – 1.4 litër ujë

54 kg- 1.7 litër ujë

63 kg- 1.9 litër ujë

72 kg- 2.2 litër

ujë 81 kg- 2.5 litër

ujë 90 kg- 2.8 litër ujë

99 kg – 3.1 litër ujë

108 kg – 3.4 litër ujë

4 përbërësit që duhet t’i shtoni ujit për të rënë në peshë:Receta e ujit magjik Sassy. Read More »

5 ilaçet çudibërëse të gjysheve që duhet të njihni dhe përdorni në çdo kohë!

[sgmb id=”1″]

“Aty ku hyn dielli, nuk hyn mjeku’’. Po sikur t’ju themi se aty ku hyn gjyshja, nuk ka vend as për diellin e as për mjekun. Kushdo që ka patur fatin të jetojë me gjyshe në shtëpi, përveçse ka marrë nga dashuria e pamasë që vetëm një gjyshje di të dhurojë, por ka përfituar edhe nga përkujdesja e tyre. Me siguri shumë prej jush i mbajnë akoma mend ilaçet e çuditshme me raki apo uthull që ju bënin gjyshet kur ishit me temperaturë. Në artikullin e sotëm do ju prezantojmë 5 ilaçet e gjyshes që nuk dështojnë kurrë.

1.Përdorni patate kur ju pickojnë mushkonjat: Kjo është gjëja më e pazakontë që mund t’ju kenë dëgjuar veshët së fundmi, por ky ilaç i gjyshes funksionon vërtetë. Nëse ju pickojnë mushkonjat, nuk keni pse lyeni trupin me alkool. Mjafton të vendosni një fetë patateje në lëkurë dhe shenja e pickimit do të zhduket menjëhere.

2.Vendosni hudhër për të qetësuar dhimbjen e dhëmbëve: Dhimbja e një dhëmbi të prishur, sidomos në orët e vona të natës kur nuk keni asnjë mjekim në shtëpi, mund të kthehet në një makth të vërtetë. Ndiqni këshillën e gjyshes, dmth vendosni një thelb hudhër në dhëmbë për 7-10 minuta dhe shpëtoni nga ky shqetësim.

3.Përdorni lëkurë portokall kur ju bllokohen hundët: Nëse e keni vënë re, shumë prej solucioneve nazale kanë në përmbajtjen e tyre shije portokalli. Pse të harxhoni para duke blerë një të tillë, ku fare mirë mund të zieni lëkura portokalli. Pasi të filtroni lëngun, hidheni në një shishe spray dhe përdoreni.

4.Hani kos për të luftuar erën e keqe të gojës: Shumë njerëz, të cilët flenë me gojë hapur gjatë natës, nuk mund të mos e vuajnë erën e keqe të që ju vjen nga goja në mëngjes. Zgjidhja ? Një lugë kos esull, bakteret e mira të këtij të fundit eleminojnë erën e keqe të mëngjesit.

5.Kafshoni një laps për të pushuar dhimbjen e kokës: Shpeshherë na dhemb koka, dhimbje e cila mund të shkaktohet nga stresi, ankthi, lodhja apo përjetimet e ndryshme emocionale. Por në vend që të përdorni medikamente të ndryshme qetësuese që sjellin efekte anësore zgjidhja mund të jetë më e thjeshtë, duke vendosur një laps në mes të dhëmbëve. Dhimbjet e kokës janë të lidhura dhe me muskujt e nofullave dhe mbajta e një lapsi në mes të dhëmbëve i ndihmon muskujt e nofullës të relaksohen.

 

5 ilaçet çudibërëse të gjysheve që duhet të njihni dhe përdorni në çdo kohë! Read More »

Që rrobat tuaja të duken gjithmonë bukur dhe të shkëlqejnë nga pastërtia, gjëja e parë që duhet të bëni është…

[sgmb id=”1″]

Që rrobat tuaja të duken gjithmonë bukur dhe të shkëlqejnë nga pastërtia, gjëja e parë që duhet të bëni, është t’i lani siç duhet.

Këto janë 8 nga problemet më të rëndomta, që dëmtojnë veshjet tuaja.

  1. Grupim i papërshtatshëm i rrobave

Përveç ngjyrës që duhet marrë në konsideratë, materiali i tekstilit është gjithashtu diçka që meriton vëmendje. Për shembull, copërat që përmbajnë një lloj pushi apo leshi, duhen larë gjithmonë vaçantë. Gjithashtu, peshqirët nuk duhet të miksohen asnjëherë me materiale sintetike.

  1. Luftimi i njollave në mënyrë të gabuar

Mos u çudisni nga vrima e re që është shfaqur në copën tuaj, nëse jeni mësuar që t’i fërkoni dhe t’i mëshoni fort pjesët e njollosura. Edhe njollat duhen pastruar me kujdes. Për të parandaluar gërryerjen e materialit, ju këshillojmë që të vendosni një copë të bardhë e të pastër mbi pjesën e njollosur dhe lëreni të regjet për pak kohë.

  1. Përdorimi i tepërt i pluhurit larës

Kjo mund të shkaktojë shumë shkumë, e cila mund të çojë në grumbullimin e papastërtive në disa pjesë specifike të bluzave, si p.sh në jaka. Në këtë mënyrë, rrobat do të ndoten akoma më shumë, dhe shpëlarja do të jetë shumë e vështirë për t’u arritur.

  1. Nuk u kushtoni rëndësi zinxhirëve

Zinxhirët duhet të jenë të mbyllur përpara se rrobat të futen në lavariçe, sepse dhëmbët e zinxhirit mund të dëmtojnë copat e tjera fare lehtësisht.

  1. Përdorimi i një cikli të vetëm larjeje për jastëkët dhe batanijet

Nëse i lani jastëkët me pupla dhe kuvertat në lavatriçe, zgjidhni gjithmonë proces me dy cikle para larje+ larje, pasi puplat mund ta thithin shkumën, duke e lënë brenda jastëkut.

  1. Përdorimi i zbutësit edhe kur lajmë peshqirët

Kimikatet në përbërje të zbutësit reduktojnë aftësinë përthithëse të materialeve. Ndaj, më mirë mos përdorni zbutës për shpëlarjen e peshqirëve.

  1. Rroba Sportive

Për të parandaluar rrobat fëshe që të humbasin formën e tyre, vendosni 3 topa tenisi brenda në lavatriçe. Ndihmojnë që të mos humbasë struktura e fibrave dhe të hiqni qafe shkumën e tepërt.

  1. Lajmë shumë rroba njëherësh

Asnjëherë nuk duhet ta tejngopni lavatriçen, pasi kjo mund të çojë në dëmtime serioze. Respektoni kapacitetin e saj

Që rrobat tuaja të duken gjithmonë bukur dhe të shkëlqejnë nga pastërtia, gjëja e parë që duhet të bëni është… Read More »

DONI MË SHUMË ‘LIKE’ NË FOTO? JA ORA KUR DUHET T’I POSTONI!

[sgmb id=”1″]

Rrjetet sociale dhe telefonat janë bërë pjesë e pandarë e jona.

Do të gënjenim nëse nuk do e pranojmë që në çdo vend ku shkojmë, sigurohemi të fotografojmë çdo gjë që shikojmë, dhe mundohemi të dalim sa më bukur në mënyrë që ta hedhim në rrjetet sociale. Përveç se na duhet shumë kohë për të bërë shkrepjen e duhur, ne duhet edhe të zgjedhim me kujdes edhe filtrin e duhur. Por pavarësisht kësaj, shpesh nuk marrim pëlqime dhe komente aq sa presim.

Lind pyetje pse? Sipas një studimi të sitit HASH HOOPER, duhet të zgjedhësh orën e duhur për të bërë një postim në Instagram. Sipas tyre, orari më i mirë për të publikuar foto gjatë javës është 6.00-7.30 pasdite, kurse në fundjavë ora 11.00 nënkupton kulmin e pëlqimeve dhe komenteve.

Prandaj nëse keni një foto të bukur, atëherë postojeni në këtë orar, në mënyrë që fotoja juaj të mos kalojë pa u vënë re.

DONI MË SHUMË ‘LIKE’ NË FOTO? JA ORA KUR DUHET T’I POSTONI! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com