Kuriozitete

Ushqyerja me gji mbron femrat nga kjo sëmundje.

[sgmb id=”1″]

Ushqyerja me gji mbron femrat nga skleroza e shumëfishtë. Kështu së paku thuhet në studimet që janë kryer së fundmi lidhur me këtë problem.

Gratë të cilat vuajnë nga sëmundje, mund t’i evitojnë ato nëse e praktikojnë të ushqyerit me gji tek fëmija.

Në Britaninë e Madhe 100 mijë persona vuajnë nga skleroza e shumëfishtë, ndërkaq më shumë se gjysma janë femra, shkruan  Dailymail, transmeton Indeksonline.

Njerëzit të cilët preken  nga kjo sëmundje, humbin lëvizshmërinë, kanë problem me pamje, janë vazhdimisht të lodhur dhe nuk ka ndonjë shërim efektiv për këtë sëmundje.

Prandaj mjekët kërkojnë që nënat të ushqejnë fëmijët me gji së paku 15 muaj gjatë gjithë jetës së tyre, në mënyrë që t’i shmangen kësaj sëmundje, e cila është duke u përhapur me të madhe.

Ushqyerja me gji nxit hormonet seksuale femërore, ndaj edhe ulë rrezikun nga skleroza e shumëfishtë.

Ushqyerja me gji mbron femrat nga kjo sëmundje. Read More »

Sekretet e jetëgjatësisë sipas 8 grave që kanë jetuar mbi një shekull!

[sgmb id=”1″]

Nëse jeni në kërkim të burimit të rinisë e jetës së përjetshme, jeni në vendin e duhur !

Vërtetë burim nuk ka në këtë artikull, por është sekreti i 8 grave që kanë jetuar mbi një shekull të lumtura e të shëndetshme ! Përqafoni atë stil jetese që ju përshtatet më shumë dhe jua sigurojmë që do të fryni 100 qirinj e më shumë.

Flossie Dickey, 110 vjeç

Flossie Dickey nga Uashingtoni nuk ka kohë për absurditetet e jetës ! Unë nuk luftoj për jetën, unë e jetoj atë ! Aktiviteti i saj i preferuar është gjumi !

Agnes Fenton, 110 vjeç

Nuk kam fëmijë dhe asnjëherë nuk është më është dashur të përballem me problemet që ata të sjellin! Shampanja dhe birra duket se kanë qenë çelësi im i pavdekësisë.

Emma Morano, 115 vjeç

115-vjeçaria italiane që ndërroi jetë vetëm para pak muajsh ishte e mendimit se femrat do të jetonin më gjatë nëse do të ishin beqare ! Veç mungesës së meshkujve në jetën e saj, ajo hante dy vezë në ditë.

Jessie Gallan, 109 vjeç

Kjo është gruaja më e vjetër në Skoci dhe këshilla e saj për të jetuar sa më gjatë është e ngjashme me të italianes Morano: Qëndroni vetëm ! “Meshkujt janë problem” Ushtrohuni rregullisht, qëndroni aktive dhe mos u martoni !

Misao Okawa, 117 vjeç( 1898-2015)

Të gjithëve do të na interesonte sekreti i gruas më të vjetër në botë ! Sushi, meditim dhe 8 orë gjumë të plotë, pavarsisht çdo gjëjë !

Gertrude Weaver, 116 vjeç

“Mirësia është sekreti”. “Trajtojini njerëzit në mënyrë të drejtë dhe asnjë peng nuk do t’jua gërryej zemrën”

Violet Mosse-Brown, 117 vjeç

Ha gjithçka, përveç mishit të derrit dhe pulës dhe unë nuk pij alkool !

Florence Bearse, 100 vjeç

Vera! Pini një gotë verë në ditë dhe zemra juaj do të rrahë për më shumë se një shekull

Sekretet e jetëgjatësisë sipas 8 grave që kanë jetuar mbi një shekull! Read More »

Si të dalloni parfumin origjinal nga ai fallso?

[sgmb id=”1″]

Parfumet fallso janë përhapur gjithandej, sidomos edhe në vendin tonë
Nëse çmimi nuk është tregues i mjaftueshëm i autenticitetit të një parfumi, atëherë keni edhe disa mundësi tjera për ta vërejtur se a është origjinal.

1.Ambalazhimi : Në pjesën e poshtme të parfumeve orgjinalë, aty ku gjendet barkodi, është i gdhendur një kod i veçantë që ndryshon nga prodkuti në produkt, por tregon origjinalitetin e tij. Në parfumet fake, ky kod nuk ekziston.

2.Ngjyra e parfumit: Shtëpitë e njohura të prodhimi të parfumeve nuk përdorin ngjyrues artificial në produktet e tyre. Një parfum origjinal vjen një gjithmonë në një tonalitet të zbehtë, kurse imitimet janë të ndezur.

3.Vendosja në kuti: Kur blejmë një parfum, sigurisht që ajo që na tërheq është dhe kutia apo shishja me të cilën prezantohet. Kur hapni parfumin që keni blerë kushtojini rëndësi këtij detaji pasi mund të jetë shumë përcaktues. Parfumet origjinale kanë prerje të kutisë në varësi të formës së shishes, kurse kutia e një imitimi ngjan me paketimin e një sapuni.

Si të dalloni parfumin origjinal nga ai fallso? Read More »

Njihuni me gjeniun 11 vjeçar shqiptar që ka krijuar lojën për argëtim dhe edukim ndaj mjedisit.

[sgmb id=”1″]

Një ndër fituesit e çmimit “Ylli në ngritje” në ICT Awards është Loran Pllana i cili ka treguar sonte në emisionin “Opinion” për platformën e krijuar nga ai.

Loran Pllana është vetëm 11 vjeç dhe ka realizuar një aplikacion mobile të ashtuquajtur “Eco Race”. 

“Eco Race” është një lojë me 32 nivele për iOS dhe Android, me anë të së cilës përdoruesit përveç argëtimit mund të edukohen dhe ndërgjegjësimin për mjedisin.

“Loja ka si personazh kryesor njeriun me biçikletë, i cili duhet të kalojë disa pengesa për të arritur objektivin e dërgimit të kanaçes drejt shportës së riciklimit”. Me këtë lojë, Lorani kërkon të sensibilizojë dhe nxisë riciklimin në jetën reale krahas asaj virtuale. 

“Unë isha më i vogli në moshë nga të gjithë konkurentët në Albanian ICT Awards V, por këtë nuk e pashë asnjëherë si pengesë, duke qenë në dijeni që në këtë kompeticion vlerësohet cilësia dhe jo numrat, siç është mosha. Sa më herët që të futesh në fushën e ICT, besoj se do arrish rezultate më të mira, pasi është një sektor shumë dinamik dhe sfidues”. 

Njihuni me gjeniun 11 vjeçar shqiptar që ka krijuar lojën për argëtim dhe edukim ndaj mjedisit. Read More »

I vetmi ushqim që nuk duhet të hash nëse do të bësh udhëtime të gjata me makinë.

[sgmb id=”1″]

Udhëtimet e gjata me makinë mund të jenë jashtëzakonisht qetësuese, por edhe jashtëzakonisht të tmerrshme. Të jesh i ulur për orë të tëra në trafik kur ke nevojë të shkosh në tualet është një nga ndjenjat më të këqija në botë, prandaj sigurohu për gjërat që ha për të shmangur çdo situatë të pakëndshme gjatë udhëtimeve të tilla.

Të hash gjërat e duhura para një udhëtimi të gjatë me makinë mund të të duket e vështirë, por nuk është e pamundur. Gjithçka që duhet të shmangësh është një pengesë e madhe stomaku…Shmang çdo lloj fast food-i me çdo kusht. NUK i bën trupit asnjë favor, sepse këto lloj ushqimesh kanë përmbajtje të lartë yndyre dhe kripe, dhe kaloritë që kanë vetëm do të të rëndojnë më shumë stomakun duke bërë që gjatë gjithë rrugës të mos ndihesh rehat.

Përveç që janë ushqime që të bëjnë të shtosh në peshë, këto ushqime janë të njohura që shkaktojnë inflamacion, fryrje barku dhe gazra – arsye të mjaftueshme që nuk të duhen gjatë rrugës së gjatë.Kështu, sado joshëse mund të jenë, qëndro sa më larg këtyre ushqimeve kur je për të udhëtuar me orë të gjata. Më e sigurt është të paketosh një vakt të vogël, si mollë apo miks frutash të tjera, për të mbajtur barkun sa më lehtë, por edhe trupin të shëndetshëm.

I vetmi ushqim që nuk duhet të hash nëse do të bësh udhëtime të gjata me makinë. Read More »

Si “mashtrohemi” në rrjetet sociale, ja fotot që tregojnë të vërtetat.

[sgmb id=”1″]

Kur vjen puna për të marrë më shumë like apo komente në rrjetet sociale, të gjithë nuk harrojmë të vendosim disa filtra në fotot që postojmë.

Megjithatë, disa njerëz kanë shkuar shumë më larg se kaq.

Çdo foto e mëposhtme do ju dukej shumë reale nëse e shihnit në rrjete sociale por në fakt nuk keni ditur asgjë për to.

Ju tregojmë disa truke që përveçse do ju habisin, do ju bëjnë gjithashtu të qeshni pafund!

Si “mashtrohemi” në rrjetet sociale, ja fotot që tregojnë të vërtetat. Read More »

Ja arsyeja pse duhet të bëni not!

[sgmb id=”1″]

Nëse jeni si shumica e njerëzve gjatë kësaj vere, me siguri se keni menduar sa shumë kalori ju digjen kur shkoni në pishinë.

Noti, pa pikë dyshimi, është mënyrë efektive për t’i djegur kaloritë e tepërta. Veç kësaj, noti është sport ku aktivizohen të gjithë muskujt e trupit, prandaj edhe lëndimet janë më pak të mundshme sepse nuk e mundoni vetëm një muskul gjatë tërë kohës.

Sidoqoftë, sajti Nutristrategy, përmes disa të dhënave, ka përpiluar një listë me atë se sa kalori i djegin personat e peshave të ndryshme me një orë not:

– Një person që peshon 60 kilogramë i djegë 590 kalori brenda një orenëse është duke notuar shpejt, dhe 413 kalori nëse është duke notuar ngadalë.

– Një person që peshon 70 kilogramë i djegë 704 kalori brenda një orenëse është duke notuar shpejt, dhe 493 kalori nëse është duke notuar ngadalë.

– Një person që peshon 80 kilogramë i djegë 817 kalori brenda një orenëse është duke notuar shpejt, dhe 572 kalori nëse është duke notuar ngadalë.

– Një person që peshon 90 kilogramë i djegë 931 kalori brenda një orenëse është duke notuar shpejt, dhe 651 kalori nëse është duke notuar ngadalë.

Ja arsyeja pse duhet të bëni not! Read More »

Testi që po ”çmend” njerëzit, kafsha e parë që shihni në foto zbulon të fshehtat e karakterit tuaj.

[sgmb id=”1″]

Besojmë se shumë prej jush ju ka ndodhur të shihni në rrjete sociale foto, quize dhe teste të ndryshme psikologjike, të cila ju ftojnë të zgjidhni enigma ose thjesht të luani për pak minuta

Shumë prej tyre janë vërtetë argëtuese dhe ju tundojnë të provoni njohuritë që keni, prandaj përse të mos sfidoni veten. Në qoftë se ju mungon një lojë e tillë, Living ju fton të shihni me vëmendje foton e mësipërme (e cila po thyen rrjetin kohët e fundit) dhe të na tregoni se cila është kafsha e parë që dalloni në të.

Përgjigja mund të zbërthejë disa elementë interesantë të karakterit dhe perceptimit tuaj.

1.Një pëllumb: Pëllumbi është simbol i paqes, i shpresës dhe i dëlirësisë. Përpiqeni të gjeni pozitivitet në gjithçka që ju rrethon, për këtë arsye shpeshherë konsideroheni edhe si model frymëzues për të tjerët. Nuk ju intereson aspak bota materiale pasi gjeni prehje tek ndjenjat dhe shpirti.2.Një flutur: Flutura përfqasëon bukurinë dhe kënaqësinë. Jeni të ndërgjegjshëm që jeta është shumë e shkurtër dhe përpiqeni të shijoni çdo moment të saj. Jeni paska naivë, aq sa ju duket sikur bota është një fushë e mbuluar me lule, të cilat janë të destinuara për ju, por miqtë e vlerësojnë edhe këtë tipar tuajin3. Një shqiponjë: Shqiponja është e lirë. Ju pëlqejnë avneturat dhe dëshironi të provoni eksperienca të reja. Jeni egoist dhe doni të fluturoni më lartë se të gjithë, krenarë dhe të fortë jeni në gjendje të shihni gjërat që të tjerët nuk mund të dallojnë. Kjo lloj pavarësie është tunduese, por edhe mund t’i trembë të tjerët në të njëjtën kohë.4. Një qen: Qeni është i lidhur drejtpërdrejt me besnikërinë dhe familjen. Jeni vetëmohues kur bëhet fjalë për nevojat dhe dëshirat e atyre që doni. Njerëzit ndihen gjithmone të sigurt në shoqërinë tuaj dhe ju vlerësojnë si mik, mikeshë shumë të mirë.5.Një ujk: Mos u trmebni nga ujku pasi në këtë rast nuk nënkupton egërsinë, por privatësinë. Edhe pse kjo kafshë është e lidhur fort me vetminë, por kjo nuk vlen për ju…thjesht do të thotë që preferoni një rreth të kufizuar shoqëror. Jeni të qetë dhe shumë dëgjues të mirë. Keni shumë të zhvilluar instiktin mbrojtës dhe atë të mbijetesës.

Testi që po ”çmend” njerëzit, kafsha e parë që shihni në foto zbulon të fshehtat e karakterit tuaj. Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com