Kuriozitete

“Në prag të vdekjes”, agjenti i CIA-s rrëfim tronditës për kullat binjake.

[sgmb id=”1″]

Agjenti 79-vjeçar në pension i CIA-s, Malcom Howard, ka bërë një sërë pretendimesh të habitshme që kur u lirua nga spitali në Nju Xhersi të premten duke thënë se ai ka edhe disa javë jetë. Z. Howard pretendon se ishte i përfshirë në “shkatërrimin e kontrolluar” të Qendrës Botërore të Tregtisë 7, ndërtesa e tretë që u shkatërrua më 9 shtator.
Z. Howard, i cili ka punuar për CIA-n për 36 vjet si operativ, pretendon se është marrë nga agjentët e lartë të CIA-s për të punuar në projekt për shkak të sfondit të tij inxhinierik dhe karrierës së hershme në biznesin e prishjes.

I trajnuar si inxhinier civil, z. Howard u bë një ekspert eksplozivësh pasi u përzgjodh nga CIA në fillim të viteve 1980. Z. Howard thotë se ka përvojë të gjerë në mbjelljen e eksplozivëve si në artikuj të vegjël si ndezësit e cigareve, ashtu edhe në zona të mëdha si “ndërtesat 80 katëshe”.

79-vjeçari nga Nju Xhersi thotë se ka punuar në operacionin e CIA-s të quajtur “shekulli i ri”, midis majit të vitit 1997 dhe shtatorit të vitit 2001, gjatë një kohe kur ai thotë se CIA “ende merrte urdhra nga lart.” Ai ishte pjesë e një qelize prej 4 punonjësish të ngarkuar për të siguruar që prishja të ishte e suksesshme.

Z. Howard thotë se operacioni i World Trade Centre 7 është unik në mesin e shkatërrimeve të tij, pasi është (vetë)prishja e vetme për të cilin “duhej të pretendonim se nuk ishte një (vetë)prishje”.

Ai pretendon se nuk kishte asnjë problem të mashtronte në atë kohë:

Kur je patriot, nuk e vë në dyshim motivimin e CIA-s ose Shtëpisë së Bardhë. Ti supozon se qëllimi më i madh është për një të mirë më të madhe. Ata zgjedhin njerëz të mirë, besnikë si unë, që më thyhet zemra kur i dëgjoj të flasin gënjeshtrat e tyre.”

Por ai pranon se tani, ndërsa sheh pas, “diçka nuk shkonte.”

Asnjë e mirë nuk ka ardhur nga kjo. Kjo nuk është Amerika që kemi parashikuar.”

Duke shpjeguar se si u shemb ndërtesa, z. Howard thotë:

Ishte një shkatërrim klasik i kontrolluar me eksplozivë. Ne kemi përdorur materiale të përbëra ultra-fine nanotermite të klasës ushtarake si eksplozivë. Pjesa e vështirë ishte të fusje në ndërtesë mijëra paund eksplozivë, siguresa dhe mekanizma të ndezjes pa shkaktuar shumë shqetësime. Por pothuajse çdo zyrë e vetme në ndërtesën 7 ishte marrë me qera nga CIA, Shërbimi Sekret ose ushtria, gjë që e bëri më të lehtë”.

“Në prag të vdekjes”, agjenti i CIA-s rrëfim tronditës për kullat binjake. Read More »

“Guri i Zotit” që sfidon gravitetin!

[sgmb id=”1″]

“Topi i Krishna” ose “Vaanirai Kal” (Guri i Zotit të Qiellit), siç njihet tek vendorët, qëndron në një pozitë 45 shkallë në Mahabalipuram për rreth 2 mijë vjet.Guri i madh e sfidon gravitetin, i cili duket sikur çdo moment mund të rrokulliset poshtë.

Madje, të gjitha përpjekjet për ta rrotulluar atë poshtë kanë dështuar. Gjeologët thonë se është e pamundur që guri të ketë marrë këtë formë kaq jonormale nga natyra.Vendorët atje kanë një tjetër histori.

Ata thonë se Zoti Krishna shpesh vidhte gjalpë nga kavanozi i nënës së tij, dhe ky gur i atribuohet masës së gjalpit që ai mori nga kavanozi.Të gjitha përpjekjet për ta lëvizur gurin misterioz kanë dështuar.

Disa banorë atje thonë se është provuar me shtatë elefantë që të lëvizet ai, por që përpjekja ka dështuar.Se si duket ky gur misterioz mund ta shihni më poshtë.

 

“Guri i Zotit” që sfidon gravitetin! Read More »

Zbardhet misteri i fustanit që “tërboi” botën.

[sgmb id=”1″]

Të gjithë na kujtohet dilema e famshme për fustanin i cili hutoi njerëzit për ngjyrën e tij, për disa të bardhë e artë e disa blu e zi.

Lidhur me këtë, u bë një studim me 13.000 njerëz nga neuroshkencëtari Pascal Ëallisch i Universitetit të Neë York-ut. Rezultatet u publikuan në “Journal of vision” duke shpjeguar se:

Imazhi original ishte shumë i ekspozuar ndaj dritës, pra, burimi i saj ishte i pasigurt. Si rezultat, të gjithë ne kemi bërë hamendësime mbi llojin e ndriçimit të përdorur në foto dhe kjo ka ndikuar në perceptimin tonë të ngjyrës.

Hijet janë blu prandaj predispozita është të shohim blunë për të parë imazhin. Nga ana tjetër, dritat artificiale ndikojnë dhe ne mendojmë se janë ato që ndriçojnë fustanin dhe truri e eleminon këtë ngjyrë duke na bërë të mendojmë që ai është blu dhe i zi.

Duke hetuar ritmin e jetës së njerëzve që morrën pjesë në studim, studiuesi zbuloi se perceptimi i ngjyrave kushtëzohej nga sasia e dritës diellore që ekspozohet secili prej tyre.

Ata që zgjohen herët dhe kalojnë më tepër kohë në dritë natyrale, e shohin fustatnin të bardhë dhe ngjyrë ari. Ata që jetojnë më shumë gjatë natës duke kaluar më tepër orë me drita artificiale, e shohin të zi dhe blu.

Zbardhet misteri i fustanit që “tërboi” botën. Read More »

YouTube me opsion për shfaqjen e videove të shkurtra.

[sgmb id=”1″]

YouTube përfundimisht ka shtuar opsionin për video të shkurtra- thumbnail previews, në versionin desktop të shërbimit të saj.

Përdoruesit tash mund përmes “miushit” të kalojnë përmes  thumbnail në faqe dhe të shohin përmbajtjen e videos prej tre sekondash.

Kjo tash për tash punon në vetëm shfletuesit Chrome dhe Opera, dhe nuk është i pranishëm në versionin mobil.

YouTube me opsion për shfaqjen e videove të shkurtra. Read More »

Katër ushqimet që luftojnë dhimbjen…

[sgmb id=”1″]

Kur jeni të lodhur nga sëmundjet, duke përdorur shumë tableta për çfarëdo lloj sëmundjeje dhe dhimbja ju bën të ndiheni sikur jeni duke jetuar në farmaci, nuk është çudi që disa prej nesh më parë zgjedhin të durojnë një dhimbje koke sesa të marrim ilaçe kundër dhimbjes. Por a mund t’i luftoni sëmundjet me ushqim natyral – pa medikamente?

Derisa medikamentet shërbejnë për një qëllim ne kemi gjetur shkencën që tregon se mund të kemi disa efekte kundër dhimbjes përmes ushqimit.

Ja një listë e shkurtër e ushqimeve të tilla e përpiluar nga ekspertë të ndryshëm botërorë:

XhenxhefiliI mirë për: fyt dhe dhimbje nyjash

Xhenxhefili nuk përdoret vetëm për lehtësim të dhimbjeve të stomakut dhe të ftohurat e zakonshme. Në fakt, xhenxhefili është i pasur me përbërës të ndryshëm që mund të reduktojnë dhimbjet e osteoartritit dhe të zbusin muskujt e lënduar.

Në studimin e bërë së fundi, njerëzit të cilët kanë marrë kapsula xhenxhefili çdo ditë për 11 ditë me radhë kanë pasur 25 për qind më pak dhimbje muskujsh sesa kur kanë bërë ushtrime për zgjatjen e muskujve (krahasuar me një grup të ngjashëm i cili kishte marrë placebo). Një tjetër studim ka gjetur se xhenxhefili po ashtu ndihmon për lehtësimin e dhimbjeve osteoartritike të gjurit.

Salmoni

I mirë për: inflamacion të nyjave dhe stomak të trazuar

Studimet preliminare sugjerojnë se “omega – 3” mund të ndihmojnë në zbutjen e dhimbjeve të artritit reumatik. Dhe kjo nuk është befasi pasi që acidet omega-3 janë të njohura për aftësitë e tyre për të reduktuar inflamimin.

Përveç kësaj, acidet omega-3 po ashtu mund të zbusin dhimbjet e barkut të trazuar (sidomos kur shkaktohen nga stresi), sipas studimit të realizuar në vitin 2005 nga Scandinavian Journal of Nutrition.

KafejaE mirë për: dhimbje koke

Studimet tregojnë se 200 miligramë kafeinë – që ndodhen në rreth 450 gramë kafeje – ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes së kokës, duke përfshirë edhe migrenën.

Por duhet mbajtur në mend se mbështetja afatgjate në kafeinë mund të dështojë dhe përdoruesit e përhershëm të kafesë zakonisht kanë dhimbje koke kur ndërpresin kafeinën.

Sherbela

E mirë për: dhimbje fyti

Kur fyti juaj është i grithshëm dhe ju bën të ndiheni të irrituar, provoni të bëni një çaj nga gjethet e sherbelës. Ky është ilaç që rekomandohet edhe nga herbalistët dhe përkrahet edhe nga provat klinike.

Një studim i realizuar në vitin 2006 ka gjetur se efekti i gjetheve të sherbelës për lehtësimin e dhimbjeve të fytit është shumë më efektiv sesa hapat qetësues.

Katër ushqimet që luftojnë dhimbjen… Read More »

7 gjëra për të cilat miqtë tuaj mund të nevrikosen kur ju bëheni të dashur.

[sgmb id=”1″]

Kur një lidhje mund të jetë po aq argëtuese dhe emocionuese sa duhet, nga ana tjetër mund të jetë edhe një sfidë që të strukeni në një botë të vogël tuajën dhe të harroni dhe injoroni miqtë tuaj më të mirë në këtë proces.

Kur ju bëni një partner të ri, dëshironi të kaloni shumicën e kohës me të, por rrezikoni miqësinë me miqtë tuaj që i keni qëndruar gjithnjë pranë kur nuk kishit fare partner.

Sigurisht që miqtë tuaj ua duan të mirën por mund të nevrikosen nga fakti se edhe ata duan të kalojnë kohë me ju. Këtu po ju paraqesim 7 gjëra kur miqtë tuaj mund të nevrikosen kur bëheni me partner të ri.

Kur nuk kujdeseni për veten

Pavarsisht faktit se a jeni në lidhje apo jo, ju gjithnjë duhet të kujdeseni për veten në radhë të parë. Përkushtimi ndaj partnerit është i rëndësishëm por jo të lini veten anash dhe ta harroni tërësisht.

Kur injoroni prioritete tjera

Megjithëse partneri juaj është pjesë shumë e rëndësishme në jetën tuaj, ai sërish nuk është gjithçka në jetë. Ju keni familjen, miqtë, karrierën dhe jetën tuaj personale që poashtu përbëjnë pjesë të rëndësishme të jetës suaj dhe është totalisht jo e drejtë nëse i anashkaloni këto përpjekje. Jepni vetes hapësirë dhe mos u mbyllni vetëm për partnerin.

Të prolongoni takimet me shoqet

Të papriturat ndodhin dhe mund të ju dalin shumë obligime që ju shtyejnë të prolongoni takimet me miqtë, por nëse kjo rutinë përsëritet çdoherë, atëherë gjërat marrin kahje tjetër.

Kur ju mungoni në shumë raste

Është e kuptueshme se partneri juaj dëshiron të kalojë kohë duke u përkëdhelur, biseduar, shkruar tekste dhe duke qenë bashkë, por e humbni tërë kohën vetëm për të. Mos e shëndrroni lidhjen në obsesion madje abuzim.

Të ndryshoni veten për partnerin tuaj

Nëse partneri ju inspiron të bëheni një person më i mirë, kjo është e mahnitshme, por nëse ai ju imponon të ndryshoni vetëm për të, në diçka që për juve është në kundërshtim, atëherë kjo lidhje duhet alarmuar.

Madje edhe nëse i mungoni miqve tuaj, ata duan gjithnjë t’ju shohin të lumtur, dhe nëse shohin ndryshime të tilla tek ju, nuk do të iu vie aspak mirë. Dëgjoni ndonjëherë ata, sepse ju duan dhe ju këshillojnë për të mirë.

I përjashtoni miket për këshilla

Të bisedosh me miket tuaja më të mira është gjëja më e shtrenjtë në botë sepse vërtetë ua duan të mirën dhe ju qëndrojnë gjithmonë pranë. Ka raste kur ju dëshironi të flisni për lidhjen dhe partnerin tuaj me ta, të ndani përvoja dhe këshilla të dobishme, gjë që nuk mund ta bëni çdoherë me partnerin, andaj mos rrefuzoni shoqërinë e tyre dhe bëhenu prezent edhe për ta.

Të jepni vendime rreth tij

Mund të paketoni rrobat e të shpërnguleni për të në ndonjë vend krejtsisht të panjohur për ju, larg familjes dhe miqve, por mos harroni të vlerësoni se a ia vlen kjo që po ndërrmerni me jetën tuaj dhe a është vendim me bazë! Mendoni mirë gjërat dhe mos u ngutni vetëm sepse keni bërë partner. Jeta juaj është edhe e juaja, mos e shuani për hir të tij, nëse edhe ai nuk rrezikon gjëra për ju.

Mbani mend, nëse ai është pjesë e rëndësishme e jetës suaj, sërish nuk mund të kontrollojë jetën tuaj dhe nuk duhet të jetë gjithçka që keni. Mendoni në radhë të parë për veten!

7 gjëra për të cilat miqtë tuaj mund të nevrikosen kur ju bëheni të dashur. Read More »

Hiqni barkun e madh në këtë mënyrë.

[sgmb id=”1″]

Nuk ka asnjë pilulë magjike e cila do t’ju ndihmojë të humbni kile, pa e dëmtuar shëndetin.

Megjithatë, ne po dëshirojmë të ndajmë një recetë të shijshme me ju e cila edhe është e shëndetshme, edhe do t’ju ndihmojë që të humbni peshë më shpejt.

Do t’ju duhet:

1 kërcell selino,

1 kastravec mesatar,

1 gotë majdanoz të prerë,

3 copë ananas të freskët.

Lani përbërësit dhe hiqjani lëkurën ananasit. Përzieni që të gjithë në blender. Mos shtoni kripë, sheqer, piper ose gjëra të tjera në pije.

Duhet ta pini këtë lëng brenda 15 minutave, pas përgatitjes, në mënyrë që të mos i humb vetitë e saja. Duhet ta pini në mëngjes para se të keni ngrënë ushqim.

Nëse e kombinoni këtë pije me një dietë të pasur dhe sport, do t’i shihni rezultatet brenda një jave – barku juaj dukshëm do të bëhet më i rrafshët.

Hiqni barkun e madh në këtë mënyrë. Read More »

Cilat janë dobitë e ujit të detit?

[sgmb id=”1″]

Fjala “pushim” na kujton menjëherë qiellin e kaltër, plazhet me diell dhe të kristaltë, detin freskues.

Rrezet e detit dhe uji janë të mira edhe për shpirtin tonë edhe për trupin.

Grekët ishin të parët që mësuan për efektet e dobishme të detit.

Talassotherapia e famshme – trajtimi me ujin e detit, kjo ka origjinën nga Greqia.

Përdoret për trajtimin e sëmundjeve të tilla si ekzema, artrit, astma, psoiaza dhe dhimbjet në shpinë.

Hipokrati ka zbuluar aftësinë mjekësore shëruese me ujin e detit, duke parë efektin tek plagët. Ai vuri re se uji përshpejton shërimin e plagëve, parandalon infeksionin duke zvogëluar dhimbjet.

Çfarë të mira tjera mund të sjellë uji i detit?

1. Uji i detit përmban elemente të rëndësishme jetësore

Deti përmban të gjitha elementet e rëndësishëm në jetën tonë – natrium, magnez, kalcium, kalium, silic, argjend, madje edhe ar.

Uji i detit depërton thellë në lëkurë duke lejuar kështu funksionimin e mineraleve dhe elementeve tjera.

Deti gjithashtu përmban alga, të pasura me shumë minerale.

Algjet janë konsideruar gjithmonë si një burim i shëndetit dhe bukurisë. Stimulojnë rinovimin e qelizave, përmirësojnë pamjen e lëkurës, nxisin metabolizmin, forcojnë imunitetin, parandalojnë infeksionin, pastrojnë lëkurën dhe ndihmojnë në heqjen e celulitit.

2. Deti ndikon pozitivisht ndaj astmës dhe alergjisë

Kripa e detit ka veti antiseptike, ku edhe është e nevojshme ndaj reaksioneve alergjike të lëkurës.

Spitale të ndryshme pediatrike përdorin për shumë vite banja me kripë deti për të trajtuar dhe lehtësuar alergjitë e ndryshme.

Ajri i pastër i detit, i ngopur me jone negative, lehtëson frymëmarrjen dhe ka një efekt pozitiv tek personat që vuajnë nga astma.

3. Rrezitja furnizon trupin me vitaminë D

Rrezitja ju mundëson jo vetëm një lëkurë tërheqëse të nxirë, por edhe na furnizon me vitaminë D, e cila është aq e nevojshme për organizmin tonë. Veçmë i dimë përfitimet e vitaminës D, por është konfirmuar nga hulumtuesit se roli i tij kyç është në parandalimin e shumë sëmundjeve, duke përfshirë sklerozën e shumëfishtë dhe kancerin.

Që të merrni këtë vitaminë, nuk është e thënë të rreziteni në vapën më të madhe. Rrezitjen mund ta bëni në mëngjes apo në orët e vona të pasdites.

Keni kujdes se kremërat me faktor mbrojtës parandalojnë aftësinë e lëkurës për të prodhuar vitaminë D.

4. Relaksimi dhe qëndrimi në det ju heq stresin

Çfarë tjetër mund të ketë efekt më relaksues se dielli, një fllad i lehtë dhe valët e detit?

Pushimet në det të japin mundësinë për të harruar problemet e përditshme dhe plotësisht të relaksoheni. Magnezi, që e përmban uji i detit në përqindje shumë të lartë, mundtë luftojë stresin.

5. Deti është ideal për aktivitete sportive

Noti, zhytja, surfimi, gjimnastika e detit, volejboll plazhi…Pushimi në det është ideal për aktivitete sportive që janë të mira jo vetëm për formësimin e trupit, por edhe për shëndetin.

6. Ajri i detit është i pasur me jone negative

Ajri i detit përmban jone negative dhe ozon që nxisin frymëmarrjen e thellë dhe na mbushin me energjinë e jetës.

Jonet negative forcojnë imunitetin, përmirësojnë përqëndrimin, zvogëlojnë pagjumësinë, depresionin, dhimbjet e kokës dhe lodhjen, efekt i dobishëm për njerëzit me astmë dhe alergji.

Ajri i ngopur mund të gjendet në pyje dhe male, ujëvara, lumenj, oqeane dhe dete.

7. Deti shëron artritin dhe dhimbjet e shpinës

Falë vetive dhe përbërjes së ujit, ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve, ul inflamacionin, relakson dhe stimulon lirimin e lëngjeve të tepërta nga trupi.

Prandaj noti në det sjell lehtësim për njerëzit që vuajnë nga reumatizmi, artriti, dhimbjet në shpinë dhe dhimbjet e muskujve.

8. Uji i detit ofron detoksifikim

Pse uji i detit është një zgjedhje e shkëlqyer për pastrimin e trupit?

Sepse sa më shumë not me ujë deti stimulon funksionin e organeve që filtrojnë dhe nxjerrin toksinat nga trupi, të tilla si mëlçi, veshka dhe lëkurë.

Larja në det stimulon metabolizmin dhe pastrimin e përbërësve të dëmshëm, jo vetëm të lëkurës dhe indeve lidhës, por edhe të gjithë trupit.

9. Deti shëron probleme të lëkurës

Kripa e detit është jashtëzakonisht e pasur me shumë përbërës. Ndër mineralet e ndryshme dhe sulfatet që gjenden, janë po ashtu të pranishëm edhe kaliumi, bromi, natriumi, kalciumi, mangani, magnezi, jodi, hekuri, fluori dhe silicë.

Për shkak të përbërjes së pasur, uji i detit ka një efekt pozitiv në lëkurë si dhe ndihmon në shumë probleme të lëkurës, të tilla si pezmatim i lëkurës, psoriazë dhe ekzemë.

10. Deti stimulon kreativitet dhe emocione

Deti në përgjithësi, dhe elementi i ujit kanë qenë të lidhura me kreativitetin dhe ndjenjat. Qëndrimi dhe relaksi në det, rrisin ndjesinë tonë dhe ngjallin emocion, intuitë, imagjinatë dhe kreativitet.

11. Deti ka efekt pozitiv në shëndetin e syve

Ngjyra e kaltër e detit duke e parë nga distanca, ka efekt pozitiv për sytë tanë. Nëse keni kaluar shumë kohë para kompjuterit, pushimet në det do të ju ndihmojnë të relaksoheni dhe ti pushoni sytë.

Nëse nuk mund të shkoni në det

Nuk keni mundësi për të shkuar në det? Pushimin vjetor mund ta realizoni në mënyrë perfekte edhe pa planifikime në pushime të shtrenjta, por thjeshtë duke e kaluar në shtëpi:

Kënaquni gjatë ecjeve dhe shëtitjeve në natyrë

Ushtroni

Rrezituni në kushte shtëpiake

Notoni në lum apo ndonjë pishinë të afërt

Cilat janë dobitë e ujit të detit? Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com