Trupi ynë është një mekanizëm ku shumë gjëra ndodhin njëkohsisht dhe shpesh herë ai na jep shenja se ka nevojë për ndihmën tonë, pra se si ne e trajtojmë trupin tonë. Para se të jetë tepër vonë.
Duhet të jemi gjithmonë të kujdesshëm dhe të nuhasim cdo sinjal rreziku që trupi ynë na jep. Duhet të kujdesemi për gjithcka nëse duam një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.
Më poshte po ju rendisim disa nga sinjalet që duhet ti mbani shënim dhe ti përdorni:
1. Pagjumësia, nervozizmi dhe dhimbje të këmbëve Nëse keni këto shenja, trupi juaj ka nevojë për magnez dhe kalium. Për të plotesuar këto elementë jetësor, shtoni domate, portokall, banane dhe spinaq në dietën tuaj të përditshme.
2.Lëkura e thatë Thatësira e lëkurës mund të nënkuptojë mungesë të vitaminës E. Prandaj, ju duhet të hani më shumë perime, vaj, arra dhe peshk.
3. Dëshira për sheqer Nëse papritmas ndjeni një dëshirë të fortë për të pasur diçka të ëmbël, atëherë stresi, depresioni ose lodhja mund te jete shkaku. Trupi juaj është duke kërkuar glukozë. Mos konsumoni embelsira, dhe për të shmangur marrjen e peshës, më mirë të konsumoni një çokollatë të errët ose mjaltë.4.Dëshira për të ngrënë akull Nëse e gjeni veten duke patur dëshirë të hani akull, atëherë mund të keni anemi ose mangësi hekuri. Burimet më të mira të hekurit janë viçi, vezët dhe molusqet. Megjithatë, është më mirë të konsultoheni me mjekun nëse doni të hani akull nga mungesa e energjisë5.Gjakderdhja e mishrave të dhëmbëve Gjakderdhja e menjëhershme ose e vazhdueshme e mishit të dhëmbëve kur pastroni dhëmbët është një shenjë paralajmëruese e mungesës së vitaminës C. Përfshini produktet në vijim në ushqimet tuaja: frutat e agrumeve, spinaqët, specat e gjelbër dhe të kuq, domate, lakra, lulelakër dhe brokoli.6. Thonjë dhe flokë te brishta Trupi juaj është duke ju thënë se ajo nuk ka vitaminë B. Pini më shumë qumësht, dhe konsumoni alga dhe kërpudha.7. Unaza rreth irisit të syrit Unaza të tilla mund të shfaqen në njerëz mbi 50 vjeç dhe kjo është normale. Megjithatë, nëse shfaqet në një person më të ri, atëherë është një shenjë e niveleve të larta të kolesterolit. Duhet të konsultoheni me një mjek për këtë.8. Këmba greke E ashtuquajtura këmbë greke ose “gishti i Mortonit” është të paturi e gishtit të dytë si më i madhi i këmbës, dhe kjo mund të jetë shkak i thyerjes apo nga goditjet me top ne gishtin e dyte . Gjithashtu mund të bëjë që këpucët tuaja të jenë shumë të pakëndshme, kështu që do të duhet të kujdeseni për te mbajtur kepucet e duhura
Shqiptarë kanë bërë një zbulim të rëndësishëm nënujor në ish-vendbanimin romak në brigjet e Vlorës.
Një ekip i udhëhequr nga arkeologë të Universitetit të Southampton kanë gjetur rrënojat e pazbuluara të një kështjelle dhe një porti në afërsi të Vlorës në Shqipëri duke e bërë atë një vend shumë më të rëndësishëm nga sa ishte menduar fillimisht shkruan gazeta angleze ‘Daily Echo’.
Ekipi i akademikëve po realizonte kërkime në zonën arkeologjike të Triportit në gjirin e Vlorës dhe zhytësit zbuluan nje shtesë prej 8 akrash të një strukture të përmbytur duke iu shtuar kështu rrënojave aktuale prej 12 akrash.
Sipas zbulimit mendohet se, Triporti ka qenë një vendbanim i madh gjatë periudhës romake, dhe mund të ketë pasur lidhje me qytetin e vjetër të Aulonës, Vlora e sotme.
Ekspedita e 14 studiuesve u udhëhoq nga Peter Campbell i Universitetit të Southampton si dhe Neritan Ceka nga Institutit Arkeologjik Shqiptar dhe Agjencia Kombëtare e Bregdetit.
“Një nga zbulimet më të rëndësishme ishin rrënojat e zhytura nën det të cilat na bënë të mendonin rëndësinë e Triportit si një port romak.
“Shqipëria ka disa nga ujërat më të rëndësishme në Mesdhe’, shkruan gazeta angleze sipas të cilës ky bregdet ka pasur rol jetik për tregtinë në lashtësi dhe vazhdon të jetë i rëndësishëm, si një zonë konvergjence për speciet nga deti Adriatik dhe Jon”, raporton BalkanWeb.
Triporti u ofronte anijeve ankorim të sigurtë dhe ishte i lidhur me qytetet e lashta përmes rrugëve kryesore Romake.
Kjo zonë u eksplorua fillimisht në shekullin 20 dhe me studime të mëtejshme ne vitin 2000.
Gjatë këtij projekti janë zbuluar spiranca më përbërje guri apo hekuri, amfora, etj.
Objekte të tjera të lashta të gjetura përfshijnë tjegulla për shtëpitë, pllaka, dhe kana uji.
Ta pranojmë – shumicën e kohës, ne hamë ushqim jo pse jemi të uritur, por për të rritur sensin e rehatisë.
Stresi, klima, koha e ditës – të gjitha këto ndikojnë se sa shumë hamë ne. Por a ka ndonjë mënyrë që t’i heqim kilet e padëshiruara që i fitojmë nga ushqimi që e hamë?
Po ka, sipas Brian Wansink, një psikolog dhe një hulumtues ushqimi. Sot Gazeta Express sjell për ju disa këshilla të dobishme nga libri i tij më i fundit!
1. Praktikojeni rregullin “dy”
Sigurohuni që pjata juaj përmban gjithmonë dy lloje ushqimi: mish me pjatë anësore, pjatë anësore me sallatë, peshk dhe perime. Ky rregull i thjeshtë do t’ju mësojë që të hani gjëra më të mira.
2. Ndërrojeni vendin e ngrënies
Ndërrojeni vendin ku hani ushqim. Merreni pjatën dhe shkoni në dhomë të ndejës ose hani kur jeni duke mësuar. Mund të hani për shembull në ballkon, tarracë ose jashtë në kopsht. Në këtë mënyrë, ka gjasa që uria të largohet para se të arrini në kuzhinë.
3. Fenomeni i “pjatës së zbrazur”
Sipas hulumtimit, njerëzit janë të prirë për të ngrënë ushqim derisa pjata e tyre të zbrazet, jo derisa ata të ngopen. Mënyra e vetme për ta zgjidhur këtë problem është duke përdorur pjata të vogla dhe duke ngrënë më pak. Kontrollojeni urinë dhe provoni të evitoni ushqimin që mbetet në tavolinë, transmeton Gazeta Express.
4. Shoqërimi
Vetëm, ne hamë 30% më pak në prezencë të dikujt. E njëjta ndodh edhe kur e ndamë darkën me 3 ose 4 miq. Konkluzioni? Provoni të hani vetëm dhe kufizojeni veten në ushqime dhe pije kur jeni nën shoqërim të dikujt.
5. Bëjeni një listë të shopingut
Duke e kuptuar se cilat produkte ju duhen për javën e ardhshme, ju veproni si kuzhinierët me përvojë: bëjeni një listë me gjërat e nevojshme që ju duhen (ushqim, pije dhe të tjera). Para se të shkoni në supermarket, kontrollojeni listën dhe blini vetëm produktet të cilat i keni shkruar në listë.
6. Përtypni gjithçka mirë
Studimet tregojnë se të përtypësh një kafshatë ushqim të paktën 32 herë, ndihmon që ngopen më mirë receptorët e shijes, që dukshëm redukton apetitin dhe ju jep ndjenjën e ngopjes më shpejt.
7. Mos i ruani kaloritë për mëngjes
Nëse statistikat e Wansink janë për t’u besuar, zakonet e mëngjesit përbëjnë 96% e artit të ruajtjes së një figure të mirë. Vetëm 4 nga 100 gra të holla thanë se nuk prekin ushqim në mëngjes. Në anën tjetër, ato të cilat kishin fituar peshë të shtuar pranuan se nuk kishin ngrënë mëngjes me shpresën për t’u dobësuar.
8. Rrini të qetë dhe konsistent
Mos nxitoni t’i provoni të gjitha këshillat për dobësim njëherësh. Zgjidhja më e mirë do të ishte që të praktikohej një këshillë e re çdo javë. Gradualisht, me hapa të ngadalshëm, do të keni një mënyrë të re jetese dhe do të fitoni një trup të dobët dhe të bukur!express
Ushqimi që hani nuk duhet të jetë vetëm burim energjie, por duhet të sigurojë të gjitha vlerat ushqyese, mineralet e vitaminat. Ndonëse këto të fundit gjendet dhe në trajtë kapsulash, efekti është më i madh kur ato merren përmes dietës ushqimore.
Vitamina C
Shumica e njerëzve mendojnë se vitamina C është vetëm për forcimin e sistemit imunitar, por ajo që nuk dini është se kjo vitaminë nevojitet edhe për prodhimin e kolagjenit dhe mbron lëkurën nga rrezet e dëmshme ultraviolet.
Vitamina A
Kjo vitaminë ndihmon në parandalimin e puçrrave e shenjave kafe të fytyrës. Kjo vitaminë përshpejton qarkullimin e gjakut, duke hidratuar në nivel qelizor lëkurën ashtu si dhe minimizon prodhimin e yndyrës.
Vitamina E
Kjo është vitamina që mbron qelizat e lëkurës nga dëmtimet, cilado qofshin ato (nga toksinat, rrezet, etj). Kombinojeni këtë vitaminë me C-në dhe shtresa mbrojtëse e qelizave do të jetë maksimale.
Vitamina B2
Ju gjithashtu duhet të përfshini vitaminën B2 në dietën tuaj, veçanërisht nëse vuani nga lëkura e thatë dhe e acaruar. Kjo vitaminë e mban lëkurën të butë, të hidratuar dhe ndihmon frymëmarrjen qelizore. Ushqimet që përmbajnë vitaminë B2 përfshijnë vezë, brokoli, kërpudha, fasule , sojë, kos etj.
Omega-3
Acidet yndyrore Omega-3 ndihmojnë në mbrojtjen e membranës qelizore, sidomos kur jeni te ekspozuar ndaj rrezeve UV.
Një nga gabimet më të mëdha që bëni me iPhone nuk duket në fakt si i tillë, por si i dobishëm.
Por miliona njerëz që kanë këtë telefon të Apple, thjesht harxhojnë kohë, bateri dhe energji çdo ditë.
Përdoruesit e iPhone mundohen që ti mbyllin me forcë aplikacionet në një kohë kur kjo nuk është e nevojshme. Ekspertët paralajmërojnë se nuk është e nevojshme t’i mbyllni aplikacionet me forcë, që realizohet duke e shtypur dy herë butonin “Home” dhe më pas heqja e aplikacioneve që tashmë është një praktikë e zakonshme.
Eksperti i Apple, John Gruber thotë se kjo praktikë bazohet në një ide të gabuar se si punon iOS në iPhone dhe iPad. Madje kjo mund të jetë dhe kundërproduktive.
Njerëzit mendojnë se është e rëndësishme të mbyllen aplikacionet pasi nuk ju merr atyre shumë memorie apo bateri kur nuk janë në ekran. Por është e gabuar.
“Sistemi iOS është projektuar në atë mënyrë që asnjë nga këto justifikime për të mbyllur me forcë aplikacionet nuk është i vërtetë”, shkruan ai në Daring Fireball. Aplikacionet në ekran janë ‘të ngrira’, të kufizuara ndjeshëm dhe duke liruar RAM që përdoret, transmeton tch.
Kur një aplikacion mbyllet me forcë, do të thotë që do të hapet nga e para kur ta hapni sërish atë aplikacion. Kjo nga ana tjetër do të thotë se duhet të kryejë të gjitha ato veprime intensive që mund të shmangen nëse i lini aty ku janë.
Shumë njerëz gjatë natës e kanë të pamundur të flenë mirë.
Shpesh ndodh që t’ju zërë gjumi, por pas disa orësh të zgjoheni sërish. Sipas shkencës, zgjuarja në 3 të mëngjesit e deri në orën 5 të mëngjesit po ashtu, është një sinjal që një superfuqi po tenton të ju tregojë diçka.
Një gjë të tillë e dëshmon mjekësia e vjetër kineze, ku thotë se cikli ynë i gjumit ka lidhje të ngushtë me fizikun tonë dhe emocionet e si rezultat kjo sjell një mesazh se dicka është duke ndodhur.Kështu nëse ju keni probleme të flini nga ora 21 deri 22, atëherë ju keni probleme me stresin dhe rekomandohet që ju të praktikoni meditimin.Problemet e gjumit nga ora 23 e deri tek 1 e mesnatës, janë sinjal i problemeve të zhgënjimit.
Rekomandohet që të praktikoni meditim budist dhe të harroni gjërat e kaluara e të pranoni veten ashtu sic jeni.Nëse ju zgjoheni nga gjumi nga ora 1 e mesnatës e deri tek 3 e mesnatës, është shenj që ju keni disa probleme që u kanë shkaktuar nervozizëm. Rekomandohet të pini një gotë me ujë të ftohtë dhe të qetsoni veten tuaj.Pagjumësia nga ora 3 e mëngjesit e deri tek ora 5, është sinjal se do t’ju ndodh dicka dhe asnjëherë nuk duhet injoruar.
Rekomandohet të bëni lutje dhe disa stërvitje fizike për të qetësuar veten dhe frymëmarrjen për të t’iu rikthyer gjumit përsëri.Zgjimi i hershëm nga ora 5 e mëngjesit deri tek 7 nënkupton se jeni të bllokuar nga emocionet e shumta. Rekomandohen stërvitjet për të qetësuar veten, shkruan Futusion.
Shumica e njerëzve “nuk kanë kohë” për të ngrënë shëndetshëm dhe kështu preferojnë të hanë ushqim të shpejtë në vend të ushqimit të shëndetshëm, ndërsa konsumimin e frutave dhe perime e kanë lënë pothuajse krejt. Shkencëtarët dhe dietologët nuk e kanë të qartë pse shumica e njerëzve preferojnë ushqim të tillë, kur dihet se ka ushqime të cilat na dhurojnë ushqyesit natyralë të nevojshëm për funksionim më të mirë të sistemit trupor.
Bananet për shembull. Ato janë shumë të shijshme dhe të shëndetshme, për shkak se përmbajnë substanca të mira për shëndetin tonë. Dietologët thonë se vetëm një muaj pasi të keni ngrënë dy banane në ditë, shëndeti juaj do të përmirësohet dukshëm.
Ja pse: Bananet përmbajnë shumë pak sodium, por shumë kalium, i cili është i domosdoshëm për rregullimin e shtypjes së gjakut dhe shëndetin e zemrës. Hulumtuesit kanë gjetur se konsumimi i përditshëm i bananeve mund të reduktojë rrezikun nga sulmi në zemër për 40%.
Nëse keni probleme me sistem të tretjes, si kapsllëk për shembull, hani pak banane. Ato janë një burim i shkëlqyer i fibrave dhe shpejt do të zgjidhin problemet tuaja me zorrët.
Ndjeheni të lodhur dhe të dobët? Bananet do të sigurojnë energjinë e nevojshme, dhe ato janë një zgjidhje e duhur para ushtrimeve. Atletët i mbajnë ato në çantë rregullisht, për t’i ngrënë para ushtrimeve.
Nëse trupi juaj ka nevojë për hekur, bananet mund t’ju ndihmojnë. Substancat që gjendet në banane stimulojnë prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe hemoglobinës, dhe në mënyrë të konsiderueshme ndihmojnë njerëzit anemik.
Bananet janë shumë të mira kundër kollit dhe dhimbjeve të fytit!
Doktori rus nga St. Petersburg, Igor Knjazkin, ka zbuluar ilaçin e përsosur për gjëndrat tiroide. I vetmi përbërës që nevojitet për këtë teknikë mahnitëse është qepa e kuqe.
Përfitimet e shumta të qepëve veçse dihen, ato vrasin bakteret dhe mikrobet, e pastrojnë lëkurën dhe përmbajnë acid fosforik i cili është tejet fitimprurës.
Gjithashtu, qepët janë tejet të mira edhe për trajtimin e problemeve të tiroideve.
Më poshtë jua prezantojmë ilaçin shtëpiak të doktorit rus, i cili do t’jua përmirësojë funksionin e gjëndrave tiroide, transmeton telelgrafi. Para se të shkoni në shtrat, duhet ta preni një qepë të kuqe në dy pjesë. Këto dy gjysma duhet të përdoren për ta masazhuar qafën me lëvizje rrethore, e veçanërisht në zonën ku gjenden gjëndrat tiroide.
Duhet ta lejoni qepën t’i kryejë efektet e veta gjatë natës, prandaj mos e pastroni qafën para se të flini. Lëngu i qepës i stimulon gjëndrat tiroide.