Kuriozitete

Çfarë është Kurban Bajrami dhe ushqimet që duhet të keni në tavolinë.

[sgmb id=”1″]

Festa e Kurban Bajramit është një nga dy festat më të rëndësishme të besimtarëve muslimanë: Fiter Bajramin dhe Kurban Bajramin.

Kjo e fundit, sipas traditës islame, nderon gatishmërinë e Ibrahimit të flijojë djalin e tij, Ismailin, si vepër e nënshtrimit ndaj urdhrit të Zotit, para se Zoti të ndërhyjë, përmes engjëllit të tij Xhebrailit dhe të njoftojë Ibrahimin se flijimi i tij është pranuar tashmë.

Emërtimi “Kurban Bajrami” në gjuhën shqipe është huazim nga turqishtja – Kurban Bayramı, që do të thotë “Festa e Flijimit”.

Në kalendarin hixhri (islam), Kurban Bajrami bie në ditën e 10-të të muajit Dhulhixhxhe dhe zgjat për katër ditë. Në kalendarin gregorian, data ndryshon nga viti në vit duke shkuar përafërsisht 11 ditë më herët çdo vit.

Po t’a përmbledhim me pak fjalë Kurban Bajrami është festa e mposhtjes së egos sonë, mposhtjen e nepsit që gjithmonë kërkon të jetë para.

Ushqimet për Kurban Bajramin

Sigurisht përbërësi kryesor që zë vend në tavolinën e festës së Kurban Bajramit është mishi i therur për këtë festë.

Mishi nga kafsha e flijuar, ndahet në tre pjesë: Familja mban një të tretën; një e treta tjetër jepet për të afërmit, shokët dhe fqinjët; ndërsa një e treta e mbetur u ndahet të varfërve dhe nevojtarëve.

Zakonisht për këtë festë një nga pjatat që nuk mungon është supa.

Supë e thjeshtë me lëng mishi, vezë, limon, pak miell dhe erëza.

Byrek me barishte ose vezë dhe djathë, ose vezë me kos

Sigurisht mishi nuk mungon asnjëherë në tavolinën e kësaj feste. I pjekur në furrë me patate ose thjesht i gatuar për t’u vendosur në anë të pjatës me orizin e gatuar.

Sallatat e çdo tipi, me perime të gatuara, të freskëta etj.

Së fundmi në “modë” janë futur dhe gatimet e prodhimeve të detit. Lëreni fantazinë t’ju udhëheqë në kuzhinë.

Ndërsa ëmbëlsirat më të preferuara janë sigurisht ato tipike turke: bakllavaja, revanija, shëndetlia, sheqerparet, por sigurisht mund ta kaloni gëzuar dhe me ndonjë tortë të blerë apo ëmbëlsirën që preferoni.

Duhet të keni parasysh që në tavolinën e Kurban Bajramit nuk duhet të ketë asnjë gatim me mish derri dhe asnjë pikë alkol.

Çfarë është Kurban Bajrami dhe ushqimet që duhet të keni në tavolinë. Read More »

Mësoni pse e gjithë bota e quan Shqipërinë sot ”Albania”.

[sgmb id=”1″]

Prejardhja e saktë e tij nuk dihet. Disa thonë se ishte romak, të tjerë thonë, helen, por nisur nga emri ‘Ptolemy’, ai mund të ketë qenë me prejardhje nga Ptolemenjtë e periudhës së Aleksandrit të Madh.

Ptolemeu shkroi shumë libra, traktate shkencore, studime, por shqiptarët e përmendin atë kryesisht për Gjeografinë e tij (rreth vitit 130), ku Ptolemeu sjell për herë të parë të dokumentuar emri ‘Albanian’ me kryeqytet Albanopolis, sa kalon Durrësin, diku midis Tiranës dhe Krujës. (kjo faqe në librin e tij thuhet se ka humbur a është grisur, por të dhënat citohen nga burime të asaj kohe).

Dhe kështu fillon rrugëtimi historik i një emri; ‘Albania’ u popullarizua nga Anna Komnena (1083-1146), bija e perandorit bizantin Aleks i parë, e cila shkroi në historinë e saj të famshme Alekseida, se njerëzit që banonin në zonën përtej Durrësit e quanin veten ‘Arbanez’; në fillim të shekullit XII normanët në epikën e tyre në frëngjisht, ‘Këngët e Rolandit’ e quajtën ‘Albania’ rajonin nga Durrësi në Vlorë; në shekullin XIV, ata që ikën në Greqi nga këto troje e quajtën veten në dialektin gjuhësor ‘Arbanitë’ – ‘Arvanitë’; në shekullin XV ata që ikën në Italinë jugore e quanin atdheun e tyre ‘Arbana’ dhe veten ‘Arbëreshë’; Gjon Buzuku, një nga shkrimtarët e pare shqiptarë të shekullin XVI, i referohej vendit të vet ‘Arbën’; Madje Buzuku ishte i pari që e quajti gjuhën e tij ‘Shqip’; ndërkohë bota vazhdon të përdorë emrin e vjetër ‘Albania’ (ndikuar nga Ptolemeu) dhe ‘Albanian’ për gjuhën që flitet, ndërsa vendasit mbështeten në fjalën ‘shqip’ dhe ‘Shqipëri” dhe ‘Shqiptarë’ e quajnë veten e tyre. Gjeografia nga Ptolemeu Ptolemeu është përgjegjës për disa nga tekstet e historisë më të rëndësishme në astronomi dhe hartës.

“Gjeografia”, udhëzuesi i tij për kartografinë, konsiderohet si përpjekja e parë e vërtetë në botë për krijimin e një harte të botës. Ndërkohë që ideja e Ptolemeut mbi botën mund të mos duket si globi modern ku ne kemi qasje sot, mbetet sërish një punë mbresëlënëse për shekullin e 2-të. Shumë nga teknikat moderne të hartës që përdorim sot ende varen nga risitë e bëra nga Ptolemeu në trajtimin e portretit të tij.

Mësoni pse e gjithë bota e quan Shqipërinë sot ”Albania”. Read More »

Përfitimet shëndetësore të boronicave.

[sgmb id=”1″]

Fruti i cili ka origjinë nga Amerika e Veriut, është i njohur si një burim i ushqimit dhe energjisë.

Bëhet fjalë për boronicat, të cilat amerikanët i kanë përdorur edhe për ngjyrosjen e rrobave.

Megjithatë, nga ana mjekësore, boronicat përmbajnë shume vitamina dhe minerale, të cilat kanë aftësi antioksiduese dhe ndihmojnë organizmin, transmeton KosovaPress.

Përfitimet shëndetësore të boronicave:

Ka aftësi anti-plakje

Ndihmon shëndetin mendor

Ulë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare

Lufton infeksionet e traktatit urinar

Parandalon rritjen e qelizave kancerogjene

Përfitimet shëndetësore të boronicave. Read More »

Përfitimet shëndetësore të çajit jeshil, ja përse duhet të pini nga një filxhan çdo ditë.

[sgmb id=”1″]

Çaji jeshil, sidoqoftë i shërbyer, i ftohtë apo i ngrohtë mund të zëvendëosjë çdo pije tjetër veç ujit. Për ata që nuk e durojnë dot shijen e hidhur mund t’i shtojnë pak mjaltë a sheqer, por kurrësesi nuk mund të humbisni përfitimet e çajit jeshil vetëm prej shijes së hidhur.

Më poshtë do të lexoni të gjitha arsyet përse duhet ta përfshini në dietën tuaj këtë çaj dhe 9 përfitimet shëndetësore.

1.Shëndeti mendorÇaji jeshil përmban kafeinë dhe L-theanin, sipas Healthline, enzima që përmirësojnë funksionet e e trurit si vigjilencën, kohën e reagimit dhe kujtesën.

2. Shëndeti oralÇaji jeshil përmban catechins, substancë që neutralizon bakteret përgjegjëse për sëmundjen e mishrave të dhëmbëve, erën e pakëndshme të gojës etj.

3. Vret qelizat kancerogjeneNjë studim i publikuar nga Klinika Mayo doli në përfundimin se një ekstrakt nga çaji jeshil parandalon rritjen e qelizave anormale shkruan living.

4. Mban nën kontroll sëmundjet e zemrësÇaji jeshil parandalon krijimin e mpiksjeve të gjakut.5. Stabilizon nivelin e sheqerit në gjak. Nëse vuani nga diabeti, çaji jeshil mban nën kontroll nivelin e sheqernave dhe rrit ndjeshmërinë ndaj insulinës.

6. Ul tensionin e gjakut7. Lufton Alzheimer dhe Parkinson.Çaji jeshil mund të ulë rreziqet e zhvillimit të këtyre sëmundjeve.8. Përshpejton procesin e djegies së yndyrnaveÇaji jeshil rrit metabolizmin dhe ndihmon ne djegien e yndyrës,9. Rituali i pirjes së një filxhan çaji mund të jetë terapeutik dhe relaksues.

Përfitimet shëndetësore të çajit jeshil, ja përse duhet të pini nga një filxhan çdo ditë. Read More »

Madhështore: Njihuni me tunelet e lashta që të çojnë nga Skocia në Turqi.

[sgmb id=”1″]

Ka mijëra tunele të nëndheshme në të gjithë Evropën, që shtrihen nga Skocia e deri në Mesdhe. Ky rrjet 12000-vjeçar masiv nëntokësor është shumë mbresëlënës. Disa ekspertë besojnë se rrjeti ishte një mënyrë për të mbrojtur njeriun nga grabitqarët …

Të tjerë sugjerojnë se tunelët janë përdorur si një autostradë antike nëntokësore, që njerëzit të udhëtoin në mënyrë të sigurt pa marrë parasysh luftërat, dhunën ose madje edhe motin mbi tokë.

Sipas arkeologut gjerman, Heinrich Kusch, nën tunele janë gjetur qindra vendbanime neolitike në të gjithë kontinentin.

Në librin e tij ai thekson se fakti që kaq shumë njerëz kanë mbijetuar pas 1200 vjetësh, tregon se rrjeti origjinal i tuneleve duhet të ketë qenë shumë më i madh.

” Vetëm në Bavari të Gjermanisë, kemi gjetur 700 metra të këtyre rrjeteve të tuneleve nëntokësore- shprehet ai- Në Styria të Austrisë kemi gjetur tunele me një gjatësi prej 350 metrash . Në të gjithë Evropën ka mijëra prej tyre, nga  Skocia deri në Mesdhe”….

Heinrich Kusch vëren se tunele të ngjashme nëntokësore ekzistojnë edhe në kontinente të tjera. Në të gjithë Amerikën, ka një numër legjendash të fshehta të kalimeve nëntokësore që shtrihen për milje të tëra,shkruan syri.net.Ai madje thotë se ky rrjet tunelesh të con nga skocia deri në Turqi, në Stambollin e sotëm.

Pse u ndërtuan këto tunele të lashta? A ishin duke kërkuar paraardhësit tanë mbrojtje nëntokësore? Shumë prej këtyre legjendave të lashta tregojnë për një katastrofë të madhe që ndodhi në kohët e lashta.

Disa mite dhe legjenda tregojnë gjithashtu se si qeniet e para njerëzore dolën nga shpellat nëntokësore, tunelet dhe madje se edhe vetë qytetet u ndërtuan sipas modeleve të rrugëve nëntokësore.

https://youtu.be/m3TMeKjiQmk

Madhështore: Njihuni me tunelet e lashta që të çojnë nga Skocia në Turqi. Read More »

Insektet po zhduken çdo herë e më shumë! Kjo është arsyeja pse duhet të shqetësohemi.

[sgmb id=”1″]

A e keni vënë re se po shkulni më pak flutura nga xhamat kohëve të fundit?

Nuk je i vetëm. Shoferët në të gjithë Britaninë e Madhe kanë raportuar një mungesë të mizave, mushkonjave, gërmadhave dhe insekteve tjera në makinat e tyre- duke shkaktuar frikë nga shkencëtarët se insektet e tilla mund të jenë në rënie.

Dhe këtë fenomen të ri, e kanë vënë re edhe ekspertët të cilët thonë se ka një rënie në numrin e insekteve gjatë dekadave të fundit, transmeton Indeksonline.

“Ku kanë shkuar të gjitha insektet” Pyeti Michael Groom i Teffont Evias në Wiltshire në një shkrim në gazetën Telegraph. “Pamja në xhamin tim të veturës mbetet  qartë, pavarësisht nga shpejtësia”, ka shtuar ai.

Sipas të dhënave të grumbulluara nga Shoqëria Entomologjike “Krefeld”, një grup amator gjerman etimologësh që monitoruan më shumë se 100 rezervate natyrore në Evropën Perëndimore që nga vitet  tetëdhjetë, thonë se nivelet e insekteve kanë rënë ndjeshëm në vitet e fundit.

Në vitin 2013 ky grup kishte gjetur se që nga vitit 1989 numri i insekteve kishte rënë gati 80 përqind, njoftoi Science Mag.

Por, pse duhet të shqetësohemi?

Sipas Dave Goulson, një ekolog në Universitetin e Sussex,  i cili punon me Shoqërinë Entomologjike Krefeld, thotë se nëse zhduken insektet atëherë edhe lloje të tjera janë në rrezik.

“Nëse zhduken insektet e një zog-u që ushqehet me to, atëherë kjo do të thotë se 4/5 e ushqimit të njerëzve do të zhduken në shekullin e fundit, e kjo gjë është tronditëse”, kishte thënë ai më parë pë një revistë.

Ekspertët për këtë po fajësojnë rritjen e përdorimit të pesticideve gjatë 50 viteve të fundit.

Që nga viti 2006, kolonitë e blertëve kanë rënë me rreth një të tretën për shkak të kimikateve, si dhe humbjen e livadheve të pasura me lule.

Insektet po zhduken çdo herë e më shumë! Kjo është arsyeja pse duhet të shqetësohemi. Read More »

Këto janë vendet ku femrat ëndërrojnë të shkojnë, arsyeja janë meshkujt që jetojnë aty .

[sgmb id=”1″]

Studiueset Deborah Pruitt dhe Suzanne LaFont thonë se pas vitit 1995 pati një “brom” të femrave që kërkojnë pushime dhe seks njëkohësisht.

Vendet më të preferuara sipas tyre janë Karaibet, Lindja e Mesme dhe Afrika Perëndimore. Drejt këtyre vendeve shkojnë rreth 600 mijë femra në vit për motive seksuale.

Susan Frohlick shkruan se janë të shumta femrat që pëlqejnë të “arratisen” shumë larg për t’u çmendur sado pak.

Aty ato mund të gjejnë edhe meshkuj që mund t’i paguajnë ato në këmbim të seksit.

 

Këto janë vendet ku femrat ëndërrojnë të shkojnë, arsyeja janë meshkujt që jetojnë aty . Read More »

Cilat shenja të horoskopit u përkasin bashkëshortëve idealë?

[sgmb id=”1″]

Shenjat e horoskopit janë një faktor i rëndësishëm për karakterin e një njeriut.Ndonjëherë janë shumë të dobishme sepse parashikojnë sjelljen e tjetrit në varësi të shenjës së horoskopit.Ky artikull mund t’ju vijë në ndihmë beqareve që janë kërkim të bashkëshortit të përsosur.

Sipas shenjave të horoskopit, burrat që i përkasin këtyre 4 shenjave janë të tillë:

Akrepi – Burrat që i përkasin shenjës së akrepit janë të vështirë për t’u zënë. Ata kanë një flirtim misterioz dhe kjo veti i bën shumë tërheqës.Nëse arrini që të lidheni me një mashkull që i përket kësaj shenje, atëherë lirisht mund të thoni që ëndërra juaj është bërë realitet. Janë besnikë dhe e respektojnë privratësinë e partneres së tyre.

Binjakët – Janë tipa me shumë humor dhe kjo ka rëndësi të madhe në jetën martesore. Pas një ditë të lodhshme, burrat që i përkasin kësaj shenje janë mënyra më e mirë për t’ju ndihmuar të relaksoheni.Janë të përkushtuar dhe gruan e kanë prioritetin numër një. Gjithmonë do t’ju japin kohë, shmangin mosmarrëveshjet si dhe respektojnë hapësirën tuaj personale.

Gaforrja – Burrat e shenjës së gaforres janë të njohur për moralitet të lartë. Ata nuk e durojnë dhunën në familje dhe nuk abuzojnë me gruan.Nëse ndonjëherë kanë dyshim, kjo ndodh për shkak të cilësisë së moralit të lartë që kanë. I kuptojnë shumë mirë detyrat e bashkëshortit dhe nuk vlerësojnë familjes. Gjithmonë përparësi u japin fëmijëve.

Peshorja – Nëse jeni të martuar me një burrë që i përket shenjës së peshores, atëherë jeta juaj do të jetë e rrethuar nga dashuria dhe romanca. Peshoret do të bëjnë gjithçka për t’ju bërë të lumtur.Ata duan vetëm një gjë, që të shohin buzëqeshje në fytyrën tuaj. Për më tepër, ata zotërojnë një gjentilesë të përsosur. Është kënaqësi që të kaloni jetën në shoqërinë e tyre.

Cilat shenja të horoskopit u përkasin bashkëshortëve idealë? Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com