Kuriozitete

Seks dhe Politikë: Këto janë 10 skandalet seksuale më të famshme

[sgmb id=”1″]

Cilat janë disa nga skandalet më të njohura seksuale, ku politika dhe seksi kanë qenë në një raport varësie? Nëse ata nuk do të kishin qenë figura shteti, “mëkatet” e tyre do të mbeteshin anonime.

Në momentin që bëhet fjalë për njerëz që kanë marrë përsipër një post publik, i cili mbart përgjegjësi politike, edhe flirti më i pafajshëm kthehet në fatalitet duke rrezikuar karrierën. Seksi është përdorur gjatë gjithë historisë për synime politike dhe madje ka arritur të përmbysë edhe dinasti dhe të ndryshojë rrjedhën e historisë. Nga ana tjetër thuajse të gjithë sunduesit apo njerëzit e pushtetit kanë abuzuar me të për përfitime seksuale, shpesh duke dalë jashtë çdo kuadrit normal njerëzor. “Nga gjithë kënaqësitë e botës, njeriu kërkon më shumë kontaktin seksual. Ai do të bënte gjithçka për të – të rrezikojë pasurinë, karakterin, reputacionin, madje edhe vetë jetën”, ka thënë Mark Twain. Më poshtë po japim 10 skandalet seksuale më të famshme që kanë lënë gjurmë të thella në histori për vetë ndikimin e madh që patën në të.

1- John Profumo dhe Christine Keeler

Skandali “Profumo” është një skandal politik që ka ndodhur në vitin 1963 në Britaninë e Madhe dhe e ka marrë emrin nga Sekretari i Luftës, John Profumo, i cili në atë kohë ishte i martuar me aktoren Valerie Hobson. Skandali mori përmasa të mëdha, pasi Profumo pati një lidhje të shkurtër me vajzën e spektaklit, Christine Keeler dhe më pas gënjeu kur u mor në pyetje. Ai detyrua të jepte dorëheqjen pas këtij skandali, i cili dëmtoi rëndë edhe reputacionin e kryeministrit Harold MacMillan. Fakti që kjo ngjarje mori përmasa të mëdha ishte se në të njëjtën kohë Keeler kishte qenë e përfshirë dhe në një lidhje me Yevgeny Ivanov, një atashe i ambasadës sovjetike në Londër.

2- John Major dhe Edwina Currie

Edwina Currie ka qenë deputete në parlamentin britanik prej vitit 1983–1997, e Partisë Konservatore. Currie është autore e gjashtë librave, duke përfshirë këtu dhe “Ditarët” (1987-‘92), në të cilin u bë publik marrëdhënia e saj me ish-kryeministrin John Major. Ajo mbetet një figurë publike e konsideruar e sinqertë dhe shumë kokëfortë. Ajo ka një karrierë të rëndësishme si shkrimtare dhe si figurë mediatike. Zbulimi i marrëdhënies katërvjeçare me ish-kryeministrin britanik, e cila fillonte në vitin 1984 dhe mbaronte më 1988 shkaktoi shumë bujë. Marrëdhënia kishte filluar kur ajo ishte deputete e thjeshtë, ndërsa Major ishte kryetari i grupit parlamentar të qeverisë nën drejtimin e Margaret Thatcer. Currie pretendonte se ajo i dha fund lidhjes kur vuri re se ajo po bëhej jopraktike dhe e rrezikshme, për shkak të prezencës së vazhdueshme të badigardëve. Në atë kohë u raportua se Major ndihej i turpëruar nga kjo lidhje dhe se ia kishte rrëfyer bashkëshortes së tij privatisht. Disa javë pasi Currie bëri publike këtë lidhje, ajo kritikoi publikisht Major, duke e akuzuar atë si “një nga kryeministrat më të paaftë”.

3- Bill Clinton dhe Monika Lewinsky

Skandali “Lewinsky” në vitin 1998 e vuri ish-presidentin amerikan Bill Clinton në qendër të një beteje ligjore për të kërkuar të vërtetën. Mohimi i lidhjes nën betim nga ana e Clinton e përkeqësoi më shumë problemin duke krijuar kështu përveç turpërimit dhe një problem ligjor, çka shkaktoi vënien e tij para gjyqit. Lajmi i marrëdhënies jashtëmartesore të ish-presidentit u përhap në të gjithë shtypin duke dhënë detaje të marrëdhënieve seksuale me vajzën 22-

4- John F.Kennedy dhe Marilyn Monroe

Kur u përhapën me shpejtësi thashethemet se Kennedy do të pushonte nga puna shefin e FBI-së, Edgar Hoover, ai filloi të nxirrte në pah një e nga një të gjitha dosjet e tij të pasura me skandale seksuale ku protagonist ishte vetë presidenti. Me një inat që po kthehej në sëmundje patologjike për të, Hoover kishte përgjuar çdo “fole dashurie” të Kennedy-t dhe kishte regjistruar të gjitha telefonatat e presidentit me mikeshat e tij të lojërave të seksit, duke filluar që nga prostituta Judith Campbell Exner e deri tek e famshmja Marilyn Monroe, dhoma e gjumit e të cilës ishte tej mase e zënë nga të dy vëllezërit Kennedy.

5- David Mellor dhe Antonia de Sancha

David Mellor, 1992 – deputeti britanik jep dorëheqjen pas zbulimit të marrëdhënies jashtëmartesore me një aktore. David John Mellor është një politikan dhe avokat britanik i partisë konservatore. Në vitin 1992, atëherë ministër i Trashëgimisë në kabinetin e John Major, u përfshi në një skandal me aktoren Antonia de Sancha. Aktorja e shiti historinë me politikanin për 30 mijë sterlina. Bisedat e tyre ishin regjistruar pa dijeninë e tij, por më pas ky akt nuk rezultoi i paligjshëm. Mellor arriti të mbeste në detyrë pas këtij skandali, por tabloidët filluan të merren gjerësisht me të duke publikuar dhe një histori se si ai kishte kaluar pushime falas në gushtin e vitit 2000 si i ftuar i vajzës së një zyrtari të Organizatës Palestineze të Çlirimit. Pas tre javësh Mellor mori njoftimin se ai ishte kthyer në turp të qeverisë John Major, me anë të një telefonate. Mellor dha dorëheqjen më 24 shtator 1992. Më vonë Mellor deklaroi se ai ishte vënë në qendër të kësaj stuhie mediatike me synimin për ta larguar nga detyra, por redaktorët e tabloideve e mohuan menjëherë një gjë të tillë. Bill Hagerty, redaktor i “People” u shpreh në atë kohë: “Kjo është hera e parë që David Mellor ka bërë atë që duhej”.

6- Cecil Parkinson dhe Sara Keays

Cecil Parkinson, 1983 – ministri dhe deputeti britanik dha dorëheqjen nga kabineti i Margaret Thatcher pasi u zbulua se kishte lënë sekretaren e tij shtatzënë duke i premtuar se do martohej me të. Cecil Edward Parkinson u zgjodh deputet në vitin 1970. Pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 1979 ai u bë zv/ministër i Tregtisë. Karriera e tij politike do të tronditej rëndë në tetor të vitit 1983, pasi u zbulua se ish-sekretarja e tij, Sara Keays ishte shtatzënë me fëmijën e tij. Keays e bëri publik një fakt të tillë pas një debati në lidhje me pagesën për mbajtjen e fëmijës. Në vitin 1993 Parkinson arriti të fitonte një vendim gjyqësor sipas të cilit media britanike ndalohej t’i referohej vajzës së tij. Ky urdhër do të skadonte në vitin 2001, kur Flora, vajza arriti në moshë madhore. Kur ajo u bë 18 vjeçe, shtypi britanik shkruajti se Parkinson s’e kishte takuar asnjëherë vajzën e tij.

7- Moshe Katsav dhe ngacmimet seksuale

Moshe Katsav, ish-presidenti izraelit, në dhjetor të vitit 2011, nisi vuajtjen e dënimit me shtatë vite burg nën akuzën e përdhunimit dhe ngacmimeve seksuale ndaj disa vajzave të stafit të tij. Katsav, 66-vjeçar, u dënua për përdhunimin e një ish-punonjëseje femër kur ai ishte ministër dhe për sulme seksuale ndaj dy grave të tjera kur ai ishte president në vitet 2000-2007. Numri i denoncimeve u shtuan frikshëm kur ish-punonjësja bëri ankesën e parë. Nisma më pas bëri që vajzat e tjera të ngrinin zërin për të thënë ankesën e tyre publikisht. Dënimi i Moshe u vendos të kryhej në një burg të sigurisë minimale në qendër të Izraelit duke “izoluar” dëshirën e tij për një farë kohe. Ish-presidenti në atë kohë mohoi akuzat e bëra, madje duke protestuar për pafajësi, por trupi gjykues nuk mori parasysh këtë kërkesë. Vetë Moshe, ditën kur u dha vendimi i gjykatës, tha se me këtë akt gjyqësor, Izraeli varrosi një njeri të gjallë duke bërë një padrejtësi të madhe.

8- Silvio Berlusconi dhe Ruby

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi për vite me radhë përmendej për ahengjet e zhurmshme, në të cilat kishte edhe vajza të mitura. Një nga to ishte valltarja marokene Karima El-Mahroug, e njohur më mirë me pseudonimi Ruby, me të cilin ish-kryeministri italian kishte bërë seks. Atëherë ajo ishte vetëm 17 vjeçe. Sot ende gjyqet ndaj tij nuk kanë marrë fund.

9- Jeremy Thorpe dhe Norman Scott

Thorpe në vitin 1967, si 38-vjeçar, u bë lider i Partisë Liberale Britanike. Dy vjet më vonë, një njeri i quajtur Norman Scott, tha se ata ishin dashnorë. Në atë kohë homoseksualiteti ishte i jashtëligjshëm në Britani, kështu që u detyrua të japë dorëheqje. Por, kjo nuk është e tëra. Ai akuzohet për vrasjen e Scottit. Ndonëse u lirua më 1979, nuk arritur kurrë ta pastrojë njollën në emrin e tij.

10- Eliot Spitzer

Guvernatori i New Yorkut, Eliot Spitzer u bë i njohur për publikun botëror më 2008-ën, kur dolën në sipërfaqe hetimet nga administrata tatimore. Pas monitorimit të transferimit të 10 mijë dollarëve, autoritetet kanë zbuluar një skandal tronditëse seksual: Elioti ishte Klienti nr.9, i cili për një orë seks me një prostitutë kishte paguar një mijë dollarë. Dhe këtë jo vetëm një herë. Eliot dha dorëheqje.

Seks dhe Politikë: Këto janë 10 skandalet seksuale më të famshme Read More »

Qytetet e dashurisë në të cilat duhet të shkoni me partnerin

[sgmb id=”1″]

I quajnë të tillë, pasi ato janë në gjendje të ndezin shkëndijën e dashurisë.

Është vërtet e pamundur t’u rezistosh vendeve më romantike të botës.

Në listën më poshtë, mund të njiheni edhe ju me qytetet më të mira të botës, për t’u dashuruar.

Parisi

Venecia

Montreal

Honululu

Stambolli

Key West

Qytetet e dashurisë në të cilat duhet të shkoni me partnerin Read More »

Si ndikon kafja e mëngjesit në shëndetin tuaj

[sgmb id=”1″]

Tashmë për shumicën e njerëzve kafja në mëngjes është shndërruar në rutinë. Kjo ka ndikuar që studiuesit të merren me studimin e ndikimit të saj në organizmin tonë. Sipas studimeve, ndonëse kafja ka disa përparësi, prapë nuk duhet të lihen anash efektet negative që shkakton ajo.

Sido që të jetë, shumica e njerëzve nuk mund ta fillojnë ditën e tyre pa një filxhan, të nxehtë, të kafesë së zezë në mëngjes. Dhe madje në lukth të zbrazët pa e ngrënë mëngjesin. Nuk është çudi që pas kafesë shumica e njerëzve e shmangin ta hanë ushqimin e tyre të parë të përditshëm herët në mëngjes, sepse kjo pije vepron për ta shuar urinë.

Studime të shumta kanë treguar se kafeja duhet pirë vetëm një orë pas zgjimit dhe madje kurrsesi në lukth të zbrazët. Kafja duhet shmangur të pihet menjëherë pas zgjimit, sepse atëherë niveli i kortizolit është shumë i lartë, dhe është përgjegjës për kontrollin e orës biologjike

Një filxhan kafe në lukth të zbrazët mund të shkaktojë urth, fryrje, dhe në disa raste edhe të vjella.

Përpiquni që në mëngjes ta hani të paktën një fetë bukë para se të pini kafe, dhe në qoftë se nuk mund ta bëni këtë, atëherë të paktën kafenë zbuteni me qumësht.

Si ndikon kafja e mëngjesit në shëndetin tuaj Read More »

Përse fëmijët e lindur në shtator janë më të suksesshëm në shkollë se të tjerët.

[sgmb id=”1″]

Çdo prind dëshiron që fëmija e tij të jetë sa më i suksesshëm në jetë, por jo gjithmonë kjo është e mundur dhe faji për këtë është…Nuk ka asnjë faj në ketë mes, por nëse doni fëmijë të suksesshëm është mirë që ngjizjen e tyre ta nisni në fund dhjetori ose në janar.

Sipas një kërkimi të bërë nga Universiteti i Torontos, Northestern University dhe Universiteti i Floridas, muaji i lindjes së një fëmijë është shenjues i arritjeve të tij në shkollë. Sipas përfundimeve të këtij studimi, fëmijët e lindur në shtator kishin rezultate më të mira në shkollë.

Ky studim u përforcua nga një tjetër përfundim i National Bureau of Economic Research, sipas të cilit mosha e fëmijëve ka rol të rëndësishëm jo vetëm për ecurinë në shkollë nga mosha 6-15 vjeç, por edhe në shkallën e ulët të kriminalitetit. Kjo ndodh pasi fëmijët e lindur në shtator janë më rritur kur nisin shkollën, krahasuar me moshatarët e tjerë. Ata janë gjtihashtu specialë sepse janë paqësor, sportivë, janë më të gjatë se fëmijët e tjerë, kjo për shkak të vitaminës D, ndaj të cilës mamatë janë të ekspozuara në diell gjatë verës, lexoni gjithashtu çfarë kanë të veçantë bebet e lindura në muajin shtator.

Përse fëmijët e lindur në shtator janë më të suksesshëm në shkollë se të tjerët. Read More »

Shkenca e pranon: Vera para gjumit ndihmon në rënien në peshë!

[sgmb id=”1″]

Të gjithë e dimë se nëse e teprojmë me konsumimin e verës, jo vetëm që do të na trullosë, por do të ndikojë dhe në shtimin në peshë. Kështu, vendosim t’i mbyllim shishet në një kuti dhe mundohemi ta harrojmë ekzistencën e tyre. Epo, është koha të ndryshoni zakon, pasi shkenca pranon një rezultat krejt të ri: një ose më shumë gota verë para gjumit, do të bëjë të humbni kilogramët e tepërt!

Universiteti i Washington-it dhe Harvardi kanë ndikuar në kërkime të tilla, duke vërtetuar se vera në përmbajtje, ka disa acide të veçanta, të cilat parandalojnë qelizat e yndyrnave të tepërta të prodhojnë edhe më shumë lëndë të panevojshme për organizmin. Pra, trupi ruan peshën konstante, ose aq më mirë, humbet disa kilogramë ekstra.

Sipas ekspertëve, rreth dy gota në ditë ndihmojnë në parandalimin e obezitetit deri në 70%. Po, e lexuat mirë! Arsyeja pse darka është vakti më i përshtatshëm për një zgjedhje të tillë, lidhet me faktin se ndjesia e ngopjes që ndjejmë menjëherë pas konsumimit të verës do të bëjë të hamë më pak, çka është idealja për orët e fundit të ciklit 24-orësh. Me pak fjalë, rrëmbeni shishen e verës dhe bëjini shoqëri vetes me mikun tuaj më të mirë (apo jo?) Shkenca është vërtetë e mrekullueshme!

Shkenca e pranon: Vera para gjumit ndihmon në rënien në peshë! Read More »

Egjipt, arkeologët zbulojnë disa mumje dhe varrin e një argjendari!

[sgmb id=”1″]

Arkeologët zbuluan varrin e një argjendari, puna e të cilit i ishte kushtuar zotit Amon si dhe mumjet e një gruaje dhe dy fëmijëve të saj, njoftoi sot Ministria egjiptiane e Antikiteteve.

Këto zbulime, që datojnë që nga koha Perandoria e Re (shekulli 16-11 para Jezu Krishtit) u bënë në nekropolin e Draa Aboul Naga, pranë Luksorit, i njohur për varret dhe tempujt e vjetër.

”Varri i argjendarit të Amonit, Amenemhat kishte një statujë të tij të ulur në një karrike përkrah bashkëshortes që kishte veshur një fustan dhe një paruke”, theksoi ministria në një komunikatë.

Një portret i djalit të tyre ishte pikturuar mes të dyve.

“Një kalim në varr të çon në një sallë ku arkeologët kanë zbuluar disa mumje, statuja dhe maska”, sipas të njëjtit burim.

Një tjetër korridor të çon në një sallë ku ekipi ka gjetur mumjet e një gruaje dhe fëmijëve të saj.

Sipas ministrisë që citon Chérine Ahmed Chawqi, një egjiptolog specialist për kockat, gruaja mendohet se ka vdekur në moshën 50-vjeçare dhe testet tregojnë se ajo vuante nga një sëmundje bakteriale në kocka.

Arkeologët kanë zbuluar gjithashtu 150 statuja funerale të gdhendura në dru, në tokë dhe në gurë gëlqerorë.

Egjipt, arkeologët zbulojnë disa mumje dhe varrin e një argjendari! Read More »

Ja 10 profesionet më të paguara, që nuk kërkojnë diplomë.

[sgmb id=”1″]

Shumë profesione janë nga më të kërkuarat, pa qenë nevoja për mbarimin e Universitetit: Nga drejtuesi i fermës, te kontrolli i fluturimit.

Për disa profesione, është më mirë të bësh djalin/student-model: të shkosh në shkollë për të marrë nota të mira, të diplomohesh dhe specializohesh. Por jo gjithnjë një formim i mirë arsimor është sinonim i rrogës së lartë, shkruan shqip. Ka në fakt profesione shumë mirë të paguara, që gjithsesi nuk përkojnë me nevojën për të pasur një titull universitar, të paktën sipas të dhënave të “US Bureau of Labor Statistics”: numrat relativë me këto 10 profesione, referohen në SHBA. Por përse të mos marrë dikush spunto nga këto?

10. Instaluesi dhe riparuesi i linjave elektrike

Një punë teknike, e paguar mirë, për të cilën mjafton një diplomë. Bëhet fjalë për rreth 59.000 euro në vit (në SHBA).

9. Drejtor ferme

Tashmë bujqësia dhe blegtoria është në plan të parë në SHBA dhe ata që kujdesen për një aktivitet të tillë, nuk marrin pak, rreth 62 mijë euro në vit.

8. IT ose zhvillues web-i

Nuk është një profesion që mungon në Europë. Por në Amerikë, ata që realizojnë sajte interneti, fitojnë 63.000 euro në vit, mjafton të keni marrë një diplomë që ju certifikon.

7. Operator i impianteve elektrike

Me një rrogë mesatarisht 64.000 euro në vit, është një profesion vërtet shumë i kërkuar në Amerikë.

6. Instalues dhe riparues i ashensorëve

Mjafton një diplomë e një shkolle profesionale, pasi është shumë e kërkuar: kështu, çdo kush mund të bëhet një instalues ashensorësh. Paga mesatare për kolegët amerikanë është 70.000 euro në vit.

5. Komandant anije

Kush e adhuron detin, është mirë që të përfitojë. Për të drejtuar tragete dhe rimorkiatorë, mjafton një diplomë instruktimi të shkallës së dytë – duhet të kaloni një kurs profesional pas shkollës – dhe rroga amerikane shkon rreth 75.000 euro në vit.

4. Shërbime funerale

Vështirë që do të buzëqeshni në një punë të tillë. Por në fund të muajit, kur paratë që do të fusni në xhep, do ju gëzojnë: flitet për një rrogë mesatare prej 76.000 euro në vit.

3. Pilot tregtar

Për të bërë këtë punë, është e nevojshme të merret licenca, pasi më parë të keni frekuentuar një shkollë fluturimi. Më vonë, mund të drejtoni avionë dhe helikopterë privatë. Rroga mesatare (në SHBA): 76.000 euro.

2. Menaxher transporti, magazinimi dhe shpërndarjeje

Nuk shërben një diplomë për këtë rol në drejtimin e sistemit të transportit, të magazinimit të mallrave dhe shpërndarjes së tyre. Mjafton një diplomë e shkollës së lartë dhe rroga mesatare përtej oqeanit është 80.000 euro.

1. Kontrollor i trafikut ajror

Për të mbërritur të kontrolloni trafikun ajror, është e nevojshme të keni një diplomë 2-vjeçare në SHBA. Rroga mesatare është 107.000 euro në vit. Ndërsa në Europë, për t’u bërë kontrollor i fluturimeve ajrore, përzgjedhja bëhet nga shërbimet e aeroportit.

Ja 10 profesionet më të paguara, që nuk kërkojnë diplomë. Read More »

Çfarë ndodh me drogën që sekuestrohet nga policia? Saimir Tahiri na shuan kuriozitetin.

[sgmb id=”1″]

Ish Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ishte i ftuari i parë i spektaklit ‘Xing me Ermalin’ për sezonin e ri televiziv dhe si kurrë më parë, jo në një deklaratë për shtyp, Tahiri foli për dorëheqjen e tij të dyshimtë nga posti i ministrit. I pyetur me humor nga moderatori Ermal Mamaqi se me çfarë e kishin gënjyer që të jepte dorëheqjen, Tahiri u përgjigj: ‘Shumë gjëra… E hëngra!

‘Po them që ia vlejti.’-vijoi më tej Tahiri. Ndërsa përsa i përket përjetimeve të tij pas prezantimit të qeverisë së re Rama ku mungesa e Saimir Tahirit u diskutua gjatë, ai u shpreh: ‘E mora kështu siç më sheh. Tani mos prit që të them s’ka problem se jeta vazhdon, por mirë është edhe kështu.’ Ish-ministri, që siç rikujtoi Mamaqi ishte trumbetuar për arritjet e tij, rrëfeu se kishte një ndjesi që nuk do të ishte pjesë e qeverisë së re dhe nuk arriti dot ta fshihte zhgënjimin, pavarësisht faktit që u mundua ta kalonte këtë me batuta humori. ‘Kisha një ndjesi, por nuk është dhe aq e rëndësishme kjo kur je në politikë, por gjithësesi, është e rëndësishme.’-u shpreh Tahiri duke buzëqeshur.

Përsa i përket planeve të reja profesionale, ai rrëfeu se tashmë do të duhej t’i provonte vetes se gjërat ecin edhe pa pasur detyra të larta si ajo që kishte. I ngacmuar nga moderatori Ermal Mamaqi nëse ka ndërmend të krijojë një parti të vetën, ish-ministri tha: ‘Nuk kam plane të tilla, por duhet parë parlamenti dhe të fokusohem mirë atje. Dhe të shoh edhe pak veten time se për tre vite e gjysmë, e lashë pak veten pas dore.’ Ndërsa për qeverinë e re Rama, Tahiri u shpreh se i bëhej qejfi për kolegët dhe se qevera e re kishte mundësi të mirë për të bërë gjëra, nëse nuk e humb shansin.

Krahas disa detajeve për jetën private, në studion e emisionit ‘Xing me Ermalin’, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, foli edhe për jetën e tij profesionale, duke zbuluar edhe një informacion që prej vitesh ngjall kuriozitet: Çfarë bëhet me drogën e sekuestruar nga policia, teksa zbuloi se “në depozitat e policise ka 100 tone drogë”.

‘Kur unë mora detyrën, një pjesë e drogës së kapur ruhej tek bodrumet e ministrisë. Por mbi zyrat e Gjendjes Civile ishin depot e drogës. Unë e mora kurajon të shkoja njëherë se kisha kuriozitet shumë të madh, por ishte një erë që nuk e imagjinon dot.’

‘Ata që bëjnë inventarin aty, dilnin me Pogonishte!’-thanë Mamaqi dhe Tahiri në një batutë të ndërthurur. Më tej ai shpjegoi se me një kërkesë të tij, depozitat u spostuan dhe tashmë droga ruhet në një depozitë të policisë dhe më pas digjet.

Çfarë ndodh me drogën që sekuestrohet nga policia? Saimir Tahiri na shuan kuriozitetin. Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com