Kuriozitete

Shitet 12 mijë $ puroja që la përgjysmë Winston Churchil

[sgmb id=”1″]

Cigarja që tymosi deri në gjysme ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Winston Churchil gjatë rrugës për Paris në vitin 1947, është shitur për më shumë se 12 mijë dollarë në një ankand në internet.

Mbetja e cigares, e gjatë 10 centimetra, është blerë nga një koleksionist i paemëruar nga Palm Beach në Florida, njoftoi shtëpia e ankandit RR Auction nga Bostoni.

Përveç cigares, është shitur edhe fotografia e Cherchil me cigare në aeroport, në të cilën është autografi i tij. Cigaren e kishte ruajtur piloti britanik William Alan Turner, i cili kishte pilotuar aeroplanin me të cilin Cherchil dhe bashkëshortja e tij udhëtuan deri në Paris dhe në kthim.

Shitet 12 mijë $ puroja që la përgjysmë Winston Churchil Read More »

Si te filloni një ditë të mbarë që nga mëngjesi

[sgmb id=”1″]

Mënyra se si e nisni mëngjesin zakonisht përcakton edhe tonin e pjesës tjetër të ditës.

Nëse e nisni pa energji dhe dita rezulton të ketë qenë jo produktive, me siguri ke bërë një nga 7 gabimet e zakonshme të mëngjesit.

Mos e fikni alarmin e orës

Specialistët e gjumit thonë se alarmi i orës nuk është një ide e mirë. E vërteta është se sa herë e fikni alarmin për t’u kthyer sërish në gjumë, hyni në një cikël gjumi të cili nuk mund ta përfundoni. Kështu që kur zgjoheni, ndiheni shumë të lodhur dhe përtacë.

Mos qëndroni shtirë në shtrat

Kur zgjoheni, shtrijini këmbët dhe krahët teksa jeni ende në shtrat. Sa më shumë të shtriqeni, aq më shumë të sigurt dhe të lumtur do të jeni gjatë ditës. Ata që zgjohen duke u strukur në shtrat si mace, priren të jenë më të stresuar dhe të përgjumu gjatë ditës.

E-maili nuk duhet të jetë asnjëherë gjëja e parë që shihni

Hapja e e-mailit menjëherë sapo zgjoheni mund t’iu shpërqendrojë nga gjërat e rëndësishme që duhet të bëni më tej. Përqendrohuni në veprime produktive në vend që të rrëmoni inbox-in.

Rregulloni shtratin

Edhe pse mund të duket e pabesueshme, rregullimi i shtratit është i lidhur me produktivitetin e pjesës tjetër të ditës. Përveç kësaj, ky zakon i rëndësishëm është hapi i parë për të ndihmuar zakonet e tjera të mira të marrin rrugë.

Shmangni konsumimin e kafesë

Nëse jeni nga ata njerëz që konsumojnë një filxhan kafe sapo zgjohen në mëngjes, është koha ta rishikoni këtë zakon. Mes orës 8-9 të mëngjesit, trupi ynë prodhon një sasi të madhe të hormonit të rregullimit të energjisë të quajtur kortizol. Nëse konsumon kafe përpara orës 9.30, trupi do të reduktojë prodhimin e kortizolit dhe ju do të keni më pak energji

Mos u çoni në errësirë

Ora e brendshme e trupit tonë është e ndjeshme ndaj dritës dhe errësirës. Në qoftë zgjoheni në errësirë truri juaj mund të hutohet dhe të bëjë që ju të ndiheni të përgjumur. Hapni perdet, dhe në qoftë se jashtë është ende errësirë kur jeni zgjuar, ndizni një dritë.

Zakonet janë gjithçka

Sipas shkencëtarëve, vullneti juaj është i kufizuar dhe nëse e shpenzoni duke bërë gjëra të vogla e të parëndësishme duke zgjatur mëngjesin tuaj, gjatë ditës do të keni më pak energji, transmeton Shqip. Përqendrohuni të bëheni gati, krijoni një rutinë që ju lejon të lëvizni në ‘mënyrë automatike’ në mëngjes dhe ruajini rezervat e vullnetit për pjesën tjetër të ditës.

Si te filloni një ditë të mbarë që nga mëngjesi Read More »

A mund të shërohet sëmundja e ‘Alchajmer’ për këta persona?!

[sgmb id=”1″]

Me kalimin e moshës ngritët rreziku nga sëmundja Alchajmer, e cila kryesisht paraqitet pas moshës 65-vjeçare. Shpesh ndodh që simptomat nuk vërehen me kohë dhe pacientët vonohen t’i nënshtrohen terapisë.

Nga kjo lloj sëmundje vuajnë rreth 25 milionë njerëz dhe numri i personave të prekur nga demenca për dy dekada mund të dyfishohet.

Sëmundja përveç te të moshuarit, mund të paraqitet më rrallë edhe te të rinjtë. Ajo zhvillohet gradualisht dhe nuk ka të njëjtin progres te të gjithë. Të sëmurit në fillim nuk kujtojnë ngjarjet nga e kaluara e afërt. Kjo shpesh ndërlidhet me plakjen dhe nuk kërkohet ndihma e mjekut. Harresa mund të jetë shenja e parë e sëmundjes Alchajmer.

Nëse nuk përkeqësohet gjatë vitit dhe nëse nuk shkakton pengesa në jetën e përditshme, atëherë me siguri se nuk bëhet fjalë për sëmundjen Alchajmer. Në praktikë, shpesh ndodh që simptomat e demencës nuk vërehen me kohë, pasi që harresa i përshkruhet plakjes dhe atëherë pacientët vonohen me terapi, e cila është më efikase në fazën e hershme të sëmundjes.

Ekspertët për këtë paralajmërojnë se diagnoza e hershme është e rëndësishme për kontrollin e suksesshëm dhe ngadalësimin e progresit të sëmundjes, por nuk ekziston një test i veçantë me të cilin mund të zbulohet kjo sëmundje.

Për demencën e Alchajmer nuk ka njohuri të mjaftueshme as shkenca moderne, por është e njohur se pas moshës 65-vjeçare nga kjo lloj sëmundjeje preket pesë për qind e popullsisë dhe pas moshës 80-vjeçare madje 20 deri 30 për qind.

Demenca e Alchajmer me kohë përparon dhe dallohen tri faza të sëmundjes: E para- është faze e parë e butë fillestare dhe karakterizohet me dëmtim të kujtesës, dëmtimi i orientimit në hapësirë, të sëmurit kanë probleme në komunikim dhe gjejnë me vështirësi fjalët e nevojshme. E dyta- është faza e mesme e sëmundjes kur të sëmurit e kanë të vështirë të përkujdesen për vetveten dhe kanë probleme me kontroll.

Në këtë fazë ata mund të harrojnë edhe aftësitë, të cilat i kanë ditur, si për shembull që të bëjnë gjella, të mbathen, apo të kthehen në shtëpi, pasi që kanë humbur në hapësirë. E treta- kjo është faza më e rëndë e demencës, ku të sëmurët nuk janë në gjendje të njohin as të afërmit e tyre.

A mund të shërohet sëmundja e ‘Alchajmer’ për këta persona?! Read More »

Përse Charlotte quhet ‘princeshë’ dhe fëmijët e saj nuk do ta mbajnë këtë titull?

[sgmb id=”1″]

Kur bëhet fjalë për mbretërinë britanike, ekzistojnë dy mënyra për t’u bërë princeshë: duhet të jeni vajzë e një princi ose duhet të martoheni me një të tillë,

Opsioni i dytë shpesh ka ngjallur debate të shumta në publik, rasti konkret është i Kate, dukeshës së Kembrixhit. A duhet quajtur Kate princeshë? Ekspertët shprehen se Kate është një princeshë, por jo Pincesha Kate. Në ditën e saj të dasmën dasmës, Kate Middleton mori titullin nga bashkëshorti i saj, princ Uilliam dhe statusi i saj si një princeshë u rikonfirmua dy herë, me ardhjen në jetë të djalit të saj princit Xhorxh. Certifikata e lindjes zbuloi se profesioni i saj zyrtar është Princesha e Mbretërisë së Bashkuar. Jo

Në të njëjtën mënyrë, nipërit e lindur nga bijtë e monarkut marrin titullin e princit ose të princeshës, por ata që lindin nga bijat e një monarku nuk e bëjnë këtë. Në rastin e familjes së princi Uilliam fëmijët e Princi George do të jenë automatikisht princa dhe princesha, fëmijët e Princeshës Charlotte jo (përveç rasteve nëse ata mund të ngruhen në fron pas një tragjedie në familjen mbretërore)

Sipas Lucy Hume, drejtoreshë e asociuar e Debrett, një burim i besuar kur vjen puna te çështjet e familjes mbretërore britanike titujt mbretërorë janë trashëguar përmes djemve, kështu që nëse Princesha Charlotte ka fëmijë, ata nuk do të trashëgojnë automatikisht titujt ‘Prince, ‘ose’ Princeshë’.

Kjo është gjithashtu arsyeja pse Beatrice dhe Eugenie, vajzat e princit Andreë, janë princesha, por Zara Phillips, vajza e Princeshës Anne, nuk është.

Përse Charlotte quhet ‘princeshë’ dhe fëmijët e saj nuk do ta mbajnë këtë titull? Read More »

A duhet t’i mbajmë vezët në frigorifer? Përgjigjja e fundit e ekspertëve

[sgmb id=”1″]

Vezët në SHBA shiten nga frigoriferi, por jo vetëm në Amerikë. Kjo ndodh edhe në shumë vende të tjera. Njerëzit që kanë pulat e tyre në fshat i lënë vezët jashtë frigoriferit derisa të jenë gati t’i gatuajnë, por një pjesë i fusin edhe në frigorifer. Po cila është mënyra e duhur?

Sipas ekspertëve, të gjithë ata që kanë pula në shtëpi, mund t’i mbajnë vezët jashtë frigoriferit për disa ditë, pasi të keni konfirmuar shëndetin e pulave dhe pastërtinë e kafazit. Edhe nëse vezët janë të palara, mund të qëndrojnë ashtu për disa ditë. Kjo, për arsye se vezët kanë një shtresë natyrale që i mbron nga bakteret. Nëse vezët lahen, kjo shtresë largohet duke bërë që bakteret të depërtojnë më shpejt në brendësi të vezës. Nëse lahen vezët, këshilla më e mirë që t’i mbani të freskëta është frigoriferi.

Sa për vezët e blera në dyqan, këshilla është frigoriferi. Prodhuesit e vezëve amerikane i lajnë vezët për t’u siguruar që janë të pastra, sepse edhe në to ekziston rreziku i salmonelës. Pra, veshja mbrojtëse hiqet para se vezët të mbërrijnë në dyqanet ushqimore, kështu që sapo t’i blini, futini në frigorifer. Business Insider raportoi disa kohë më parë se shumë markete i kërkonin nga prodhuesit vezët të palara për t’i ruajtur sa më gjatë nga rreziku i salmonelës.

Natyrisht, për të qenë të sigurt, gjithmonë mund të zgjidhni t’i mbani vezët në frigorifer. Nëse një vezë rri në temperaturë dhome për të paktën një ditë, është përafërsisht ekuivalente me shtatë ditë në frigorifer, kështu që duhet t’i hani më shpejt.

A duhet t’i mbajmë vezët në frigorifer? Përgjigjja e fundit e ekspertëve Read More »

Pse lidhjet e kohës së sotme janë kaq delikate?

[sgmb id=”1″]

Shpeshherë nuk jemi të përgatitur për kompromise, për ta sakrifikuar vetveten dhe për të dashuruar pa kusht. Nuk dëshirojmë të presim dhe duam të kemi çdo gjë menjëherë.

Dhe padyshim se të gjitha këto ndikojnë që lidhjet e sotme të jenë kaq delikate. Por jo vetëm, sepse ka edhe shumë arsye tjera se përse lidhjet moderne janë delikate.

Telegrafi ju sjellë disa nga këto arsye:

E përziejmë dashurinë me ndjenja tjera

Shpeshherë duam të takohemi me dikë me të cilin shkojmë në diskotekë apo kinema, por jo me dikë i cili na kupton dhe na mbështet në momentet më të vështira të jetës sonë. Prandaj, është e rëndësishme që dashurinë mos ta përziejmë me ndjenja tjera.

Ngecim në ndonjë rutinë

Pas një kohe, është e mundshme të mos keni kohë dhe hapësirë për dashurinë, sepse mund të jeni të zënë duke i ndjekur benefitet materiale.

Pritni rezultate të menjëhershme

Kur bini në dashuri, ndoshta menjëherë pritni që lidhja juaj të jetë e pjekur. Por kjo pjekuri, e gjithashtu edhe kuptimi i ndërsjellë, mund të vjen vetëm pas disa viteve së bashku.

Bëhemi të varur nga teknologjia

Teknologjia na ka afruar me njëri-tjetrin. Jemi aq afër njëri-tjetrit saqë është e vështirë edhe të merrni frymë ndonjëherë. Gjatë tërë kohës keni mundësi të komunikoni me partnerin përmes teksteve, mesazheve të zërit, thirrjeve me video, etj. E këto ndikojnë që të dini gjithçka për njëri-tjetrin dhe të mos keni për çka të flisni.

Liria seksuale

Gjeneratat e sotme e kanë ndarë seksin nga dashuria. Në fillim njerëzit bëjnë seks, pastaj vendosin nëse duan të jenë së bashku. Sot, seksi jashtë martesës konsiderohet normal, dhe gjërat si “lidhjet e hapura”, “miq me përfitime” dhe “seks vetëm për një natë” janë bërë pjesë e pandashme e jetës moderne.

Pse lidhjet e kohës së sotme janë kaq delikate? Read More »

Dita Ndërkombëtare e Postës

[sgmb id=”1″]

9 tetori njihet si Dita Ndërkombëtare e Postës. Shërbimet postare janë shërbimet më të vjetra dhe më të përdorshmet. Ato lindën së bashku me njerëzimin, si një nevojë e domosdoshme e komunikimit midis fiseve, krahinave e rajoneve të ndryshme.

Në periudhën e hershme ato u realizuan në forma të ndryshme duke shfrytëzuar edhe relievin natyror dhe pozicionet gjeografike, duke përdorur sinjale me zë, me zjarre e forma të tjera. Me zhvillimin e shoqërisë njerëzore, avancuan mënyrat e komunikimit, filluan të përdoren lajmëtarët që lëviznin me këmbë, me ditë të tëra për dërgimin e lajmit, filluan sinjalet me brirë, daulle, sinjale ndriçuese, të cilat përbëjnë edhe fillimin e organizimit të shërbimit postar.

Dokumenti i pare i shërbimit postar është gjetur në Egjipt dhe daton rreth 255 vjet përpara lindjes së Krishtit. Sipas këtij dokumenti, shërbimi postar është prezent në të gjithë kontinentet në formë të mesazheve, për dërgimin e tyre udhëtohej me ditë e muaj nga një kontinent në tjetrin. Ky lloj shërbimi sigurisht erdhi duke u zhvilluar e përsosur si një nevojë e domosdoshme e komunikimeve universale, ku filluan te përdoren kalorësit dhe karrocat me kalorës dhe në raste të veçanta të shoqëruar  me forca te tjera.

Një rëndësi të veçantë në këtë periudhë mori shpejtësia e dërgimit të mesazheve dhe mbrojtja e lajmëtarëve. Në shumë vende lajmëtarët filluan të shoqëroheshin me mjetet e kohës duke transmetuar lajmin në formë stafete deri në mbërritjen në destinacion. Në këto momente konfigurohet realisht simboli tani i pa zëvendësueshëm i lajmëtarit (sot shpërndarësi i postës)  i cili tani është transmetuesi dorë më dorë i të gjitha mesazheve të shkruara, mesazhe të cilat nuk mundi ti zëvendësoj  as teknologjia moderne e kohës së sotme

Me lindjen dhe zhvillimin e sistemit kapitalist, shërbimi postar u be një domosdoshmëri e veçante komunikimi ndërmjet vendeve qe tani kishin një zhvillim te shpejte industrial. Komunikimi ndërmjet industrialistëve u be nevojshme lëvizja me shpejtësi e dokumenteve dhe mallrave, për ngritjen dhe sigurimin e tregjeve te shitjes. Rritja e shpejte e sektorëve te ndryshëm te ekonomive te vendeve te ndryshme e kryesisht atyre te zhvilluara u shoqërua edhe me dendësinë e madhe te dokumentacionit.

Një tjetër simbol i veçantë i bashkëngjitet simboleve te postes automjete te veçanta për transportin e postave me embleme e simbole njohëse për publikun. Kërkesa për komunikime me shpejtësi ndërmjet vendeve ne kontinente te ndryshme rriten koston e këtij shërbimi. Njëkohësisht filloj te rritet me shpejtësi komunikimi me shkrim ndërmjet  njerëzve si e vetmja mënyrë komunikimi ndërmjet tyre. Ne këto kushte lindi si domosdoshmëri përcaktimi i rregullave universale  te komunikimit dhe mënyrat e pagesave. Ne fillim te shekullit 17 filloi shkëmbimi i dërgesave postare ndërmjet vendeve, bazuar ne marrëveshje bilaterale ndemjet tyre, por qe vazhdonte te mbetej shqetësim mënyra e pagesës se shërbimit për shkak edhe te kostove te larta te tij.

Ne vazhdim te përpjekjeve për  te gjetur zgjidhje te pranueshme, ne vitin 1840 lordi Sir Rowrland Hill vendosi sistemin e pagesës se shërbimit nga dërguesi me pulla postare, sistem i cili vazhdon te përdoret gjerësisht edhe sot ne te gjithë boten. Ne këtë vit krijohet edhe simboli me i shenjtë dhe shume i përdorur ne shërbimit postar, polla postare e cila vazhdon te përdoret sot gjerësisht ne te gjithë boten duke u bere edhe një objekt koleksionimi nga milion njerëz ne bote, dhe vete ajo transmeton mesazhe te pa zëvendësueshme për te gjitha popujt e botes .

Ne vitin 1863, nen drejtimin e menaxherit te përgjithshëm te postave te SHBA zotit Motgomery Blair, me pjesëmarrjen e 15 vendeve te zhvilluara te Evropës dhe Amerikën, u zhvillua konferenca e Parisit, ku u përcaktuan disa norma e principe te përgjithshme për një marrëveshje postare ndërkombëtare.

Rritja me shpejtësi e ekonomisë, e veçanërisht industrializimi i shpejte i shume vendeve, diktuan domosdoshmërinë e organizimit te shërbimit postar ndërmjet tyre, sepse  lëvizja e shume dokumenteve, tërhoqi vëmendjen e industrialistëve te vendeve te ndryshme te  cilët kaluan deri ne zhvillimin e industrisë postare. Ne vazhdim te përpjekjeve për vendosjen e rregullave universale ne realizimin e shërbimit postar, me 15 shtator te vitit 1874, Henrich Von Stephan, funksionar i larte i postes Gjermane, ne Berne te Zvicrës nen kujdesin e Qeverise Zvicerane dhe me pjesëmarrjen e 22 vendeve me te zhvilluara, paraqiti projektin për miratimin e unionit postar ndërkombëtar, Projekt i cili u miratua me 9 tetor te këtij viti. Qe atëherë 9 tetori u celebrua dita botërore e postes.

Ne vitin 1878, ky Union u shndërrua ne Bashkimin Postar Universal (UPU), ku u përcaktuan rregullat baze te funksionimit te shërbimit postar botëror. Bashkimi Postar i Përbotshëm është një organizatë e specializuar e Kombeve te Bashkuara e cila përbehet nga 191 anëtarë. Rrjeti postar botëror  ka ne përbërje te tij mbi 600 mije zyra postare, mbi 5 milion punonjës dhe qarkullon me miliarda objekte postare ne vite.

Futja e teknologjive te reja te komunikimit ndërmjet vendeve dhe njerëzve, diktuan nevojën e përsosjes te mëtejshme te shërbime postare ne mbare boten, duke kaluar ne përdorimin e teknologjive moderne edhe për realizimin e shërbimeve postare, te cilat ndikuan shume shpejt ne rritjen e shpejtësisë te lëvizjes se objekteve postare.

Me gjithë shpejtësinë e madhe te zhvillimit te komunikime elektronike, roli i postes vazhdon te jete i pranishëm kudo ne bote si një shërbim i domosdoshëm dhe shumë i përdorur ne çdo vend.

Dita Ndërkombëtare e Postës Read More »

Ja pse nuk duhet mbajtur celulari poshtë jastëkut

[sgmb id=”1″]

Celulari është bërë pjesë e pandarë e jona që në momentin që ngrihemi në mëngjes e deri kur flemë.Madje disa edhe gjatë gjumit vendin për celularin e tyre mund të kenë poshtë jastëkut pa menduar rreziqet që ai sjell.

Arsyet kryesore se pse nuk duhet ta mbani celularin poshtë jastëkut janë:

Mund t’i vërë flakën jastëkut

Ju pengon që të flini mirë

Ka rreziqe shëndetësore

Rrezatimi rrezikon t’ju shkaktojë çrregullime të gjumit

Ja pse nuk duhet mbajtur celulari poshtë jastëkut Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com