Kuriozitete

A e dini pse mbulohemi kur flemë gjumë? Do habiteni kur ta mësoni

[sgmb id=”1″]

Asnjë nga ne nuk fle pa u mbuluar me batanije ose jorgan. Megjithëse gjatë historisë shtrati ishte një luks i rezervuar për të pasurit dhe të fuqishmit, si mbretërit dhe tregtarët, batanija dhe jorgani ishin gjë universale dhe përdoreshin nga të gjithë pa dallim.

Por shkenca jep arsyet e saj se pse gjithmonë mbulohemi kur flemë?

Sipas shkencëtarëve, kur flemë thelbësore është temperatura e trupit dhe batanija ose jorgani na nevojiten për të ndaluar dridhjet e trupit.

Jorgani ruan temperaturën e trupit dhe mbron atë nga ftohja.

“Shanset janë që ne jemi rritur duke fjetur të mbuluar me batanije”, tha drejtor i klinikës së pagjumësisë në Qendrën e Disorderit të Gjumit të Unitetit në Rochester të Nju Jorkut, Alice Hoagland.

Ai shton se gjumi mbuluar me batanije dhe jorgan i ndihmon shumë pacientët që vuajnë nga ankthi dhe pagjumësia. Sipas tij, një ndër arsyet kryesore është se batanijet dhe jorgani e bëjnë pacientët që të ndihen më të sigurt dhe rrisin nivelin e serotinës së trurit.

A e dini pse mbulohemi kur flemë gjumë? Do habiteni kur ta mësoni Read More »

Vetëm pak kohë në javë dhe ushtrimet fizike që do t’iu shpëtojnë nga depresioni

[sgmb id=”1″]

Një studim ka gjetur se një orë ushtrime fizike në javë mund të parandalojnë depresioni. Ky është studimi më i madh që është bërë ndonjëherë në llojin e tij. Në të u përfshinë më shumë se 30 mijë të rritur, ku u gjet se ata që nuk praktikojnë ushtrime fizike kanë 44 për qind më shumë probabilitet të vuajnë nga depresioni krahasuar me ata që bënin ushtrime fizike dy ose tre herë në javë.Kërkimi, i publikuar në American Journal of Psichiatry, tregoi gjithashtu se 12 për qind e rasteve me depresion mund të ishin parandaluar duke bërë rregullisht ushtrime fizike për një kohë të shkurtër.

Autori kryesor i këtij studimi, profesori i asociuar Samuel Harvey, tha: “E dimë prej kohësh se ushtrimet fizike luajnë një rol në trajtimin e simptomave të depresionit. Por kjo është hera e parë që kemi përcaktuar potencialin parandalues të aktivitetit fizik në reduktimin e nivelit të depresionit”.“Përfundimet janë emocionuese, pasi tregojë se edhe një kohë e shkurtër ushtrimesh fizike, një orë në javë, mund të luajë rol të rëndësishëm në mbrojtjen kundër depsesionit.

Vetëm pak kohë në javë dhe ushtrimet fizike që do t’iu shpëtojnë nga depresioni Read More »

Tradhtarët e zodiakut, kini kujdes nga këto 3 shenja

[sgmb id=”1″]

Nëse tradhtia do ishte e shkruar në yje, cilat do të ishin shenjat më pak besnike? Sajti i njohur “Victoria Milan”, ka kryer një sondazh lidhur me tradhtinë e shenjave të horoskopit.

Sipas rezultateve përfundimtare, duhet të bëni kujdes nëse partneri juaj është Ujori, Peshqit, apo Dashi, sepse kanë përqindjen më të lartë për t’ju tradhtuar, respektiivisht, 10.9%, 10.1% dhe 10%.

Nëse doni të dini se kush tradhton më pak, shtoni Shigjetarin në listën tuaj të dëshirave shkruan InTv.

Kjo shenjë e zjarrit ka rezultuar se tradhton më pak se të gjithë të tjerat, rreth 6.5%.Ndërkohë që Ujori është vlerësuar si shenja më seksuale.

Mirëpo përsa i përket tradhtisë, nuk mund t’i fajësosh këto shenja, përderisa zgjedhjet e tyre ndikohen nga yjet, megjithatë nëse keni partnerin apo jeni një shenjë tradhtare, bëni kujdes!

Tradhtarët e zodiakut, kini kujdes nga këto 3 shenja Read More »

Ndryshimet që pëson trupi kur hiqni dorë nga mishi

[sgmb id=”1″]

Së pari, duhet të dini se, mos-ngrënia e mishit që tregtohet sot, në shumicën e rasteve “i fryrë” artificialisht, sjell vetëm të mira. Por, edhe nëse mishi do të ishte i rritur mirë dhe i shëndetshëm, nuk këshillohet që të hahet me shumicë. Dietologët nuk janë as në mbështetje të vegjetarianëve, por këshillojnë konsumin e moderuar.

Çfarë ndodh me trupin tonë nëse vendosim të ushqehemi si këta të fundit?

Së pari trupi fillon të dobësohet.

Një ekip nga Shkolla e Mjekësisë në universitetin “George Washington”, SHBA, provuan të gjenin se sa shumë peshë mund të humbasë një person nëse pushon së ngrëni mish. Hulumtimi i tyre u publikua në gazetën “Academy of Nutrition and Dietetics” dhe tregoi se njerëzit që kishin pushuar së ngrëni mish kishin humbur rreth 10kg.

Së dyti bakteret në stomak do të ndryshojnë.

Një studim i vitit 2014 gjeti se bakteret në stomak ndryshojnë nga një vegjetarian dhe një person që han mish, shkruan lapsi.al, transmeton Klan Kosova. Ndryshimi më i madh që ndodh në këto baktere të barkut është te njerëzit, të cilët nuk hanë mish. Studiuesit gjetën se ata që konsumonin mish kishin specie më mbrojtëse të baktereve të stomakut.

Ndryshimet që pëson trupi kur hiqni dorë nga mishi Read More »

Gabimi i Hitlerit, që i kushtoi Luftën e Dytë Botërore

[sgmb id=”1″]

Pushtimi i Gjermanisë nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1941 doli të ishte katastrofa e fushatës ushtarake të Hitlerit. Fyhreri dërgoi 4,5 milionë trupa për të pushtuar një vend, me të cilin kish firmosur një marrëveshje mos-sulmimi. Ky ishte një gabim fatal, sepse Britania, armiku më i fortë i Gjermanisë, ishte shumë e pafuqishme në atë kohë.

Pas disfatës së Francës, Britania bëri një vendim pragmatist, me tërheqjen e trupave të saj nga Franca, për shkak të sulmeve intensive nga toka dhe ajri që po bënte Gjermania. Ndërsa forcat britanike u tërhoqën, atyre iu desh të linin pas një pjesë të konsiderueshme të armatimit të tyre të rëndë. Në momentin kur Gjermania pushtoi Bashkimin Sovjetik, Ushtria Britanike kishte mungesë të armatimit të rëndë dhe transporti motorik. Atyre gjithashtu u mungonin koncepti dhe përvoja operacionale, për t’i rezistuar një pushtimi gjerman. Hitleri bëri gabimin fatal që nuk i dha goditjen përfundimtare.

Në vend të kësaj, ai zgjodhi të përfshinte Bashkimin Sovjetik, një vendim që lehtësoi presionin mbi Britaninë. Kjo i lejoi vendit të rimobilizojë forcat e veta ushtarake për të vazhduar luftën kundër Gjermanisë, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pushtimi i Bashkimit Sovjetik krijoi një barrë të madhe në makinën ushtarake gjermane, pasi Hitleri nuk ishte i përgatitur për një luftë dimërore. Forcat gjermane nuk e morën veten kurrë nga kundërsulmi i dimrit i sovietëve. Në fund të vitit 1942, gjermanët po luftonin në mbrojtje në Bashkimin Sovjetik.

Gabimi i Hitlerit, që i kushtoi Luftën e Dytë Botërore Read More »

Misteret e ikonave të famshme që 90% e njerëzve nuk i dinë

[sgmb id=”1″]

Ka disa vepra arti dhe arkitektura që janë të njohura në të gjithë botën. Por nëse studioni historinë e disa prej tyre pak më shumë me kujdes, do të zbuloni se shumë prej tyre përmbajnë shumë mistere, shkruan bright side, transmeton Indeksonline.

Ja disa prej tyre qe do te ju habisin:

 

Misteret e ikonave të famshme që 90% e njerëzve nuk i dinë Read More »

Shenjat se bashkëbiseduesi juaj po ju gënjen

[sgmb id=”1″]

Çdo person ndonjëherë gënjen, por kur bëhet fjalë për gjëra të rëndësishme të jetës, do të ishte mirë të dini nëse dikush po thotë të vërtetën ose gënjeshtrën.

Për fat të mirë, shprehjet e fytyrës, gjuha e trupit dhe treguesit e tjerë verbalë mund të zbulojnë nëse dikush po gënjen apo jo.

Reagimet fizike dhe emocionale të trupit njerëzor janë karakteristike për të gjithë njerëzit dhe njohja e disa reagimeve mund të ndihmojë në përfundimin nëse dikush po gënjen.

Shenjat e shpeshta të trupit që tregojnë se dikush po gënjen, ose po fsheh diçka

Njerëzit shpesh shtrëngojnë duart kur gënjejnë

Lëvizja e unazës rreth gishtit, byzylykut ose orës së dorës, shpesh tregon se dikush po fsheh diçka

Është e mundur që gënjeshtari të prekë me dorë qafën ose shpinën

Njerëzit që gënjejnë shpesh fërkojnë shuplakat e duarve për pantallonave

Luajtja me flokë mund të jetë shenjë se dikush po gënjen

Gënjeshtarët mund të heqin ose të shkundin qimet e imagjinuara të flokëve në rrobat e tyre

Njerëzit që gënjejnë shpesh kalojnë këmbën mbi gjunjët e tyre

Një gënjeshtar zakonisht fillon të marrë frymë shpejtë dhe të vështirë

Nëse një person pi, është e mundur të përshpejtohet nëse ai gënjen

Lëvizjet janë për njerëzit që qëndrojnë shumë mizor dhe të çuditshëm

Një person që afrohet me laps në gojë, me siguri se gënjen.

Shenjat se bashkëbiseduesi juaj po ju gënjen Read More »

60% e njerëzve fitojnë peshë nga kjo arsye e vetme

[sgmb id=”1″]

Rreth një të tretën të jetës tuaj do ta shpenzoni duke punuar, por shumica e punëve në epokën digjitale kërkojnë të qëndroni ulur para një tavolinë.

E ky stil joaktiv i jetesës – i cili ndikon që shumica e punëtorëve në zyra të punojnë tetë orë të ulur në ditë – ndikon që 60 për qind e njerëzve të shtojnë peshë, transmeton Telegrafi.

Ndërsa një e pesta e njerëzve i fajësojnë kolegët për shtimin e peshës sepse për ta është thuajse e pamundur t’i refuzojnë biskotat, ëmbëlsirat dhe ushqimet tjera kur kolegët ua ofrojnë.

Dr. Emma Derbyshire, nutricioniste e njohur, ka treguar se kur jemi duke punuar dhe nivelet e energjisë janë të ulëta, ne kemi tendencë të kërkojmë biskota apo çokollatë për të fituar shpejt energji.

Megjithatë, është shumë më mirë të përpiqemi të konsumojmë pemë sepse janë shumë më të mira për ne në periudhë afatgjate.

Tortat e ditëlindjeve në zyre, drekat dhe çokollatat e herëpashershme janë thuajse të gjitha përgjegjëse që punëtorët në zyra shtojnë peshë.

Vlen të ceket se stresi u shkakton 54 për qind të njerëzve dëshirë për të ngrënë gjëra të pashëndetshme.

60% e njerëzve fitojnë peshë nga kjo arsye e vetme Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com