Kuriozitete

Si të Përgatisni Uthull me Bimë Medicinale

Cila është gjëja e parë që të vjen ndërmend kur lexon për uthullën? Me siguri sallata.

Ndoshta harroni, por ky lëng ka vlera terapeutike të cilat shumëfishohen nëse uthulla natyrale (siç është ajo e mollës) bie në kontakt me barishtet.

Kur këto dy produkte bien në kontakt me njëra tjetrën, barishtet i japing uthullës të gjitha vlerat e tyre.

Duke qenë se konsumatorit i ofrohet një sasi e jashtëzakonshme barishtesh plot vlera, përse të mos i shtojmë ato në uthull?! Më poshtë do të lexoni  për vlerat dhe përgatitjen e uthullave bimore.

Uthullat me bazë bimore përgatiten në të njëjtën mënyrë siç bëhen tretësirat me bazë alkoli, por në vend të tij, përdorni uthull që të ruani vlerat mjekësore të barishteve.Shumëfishimi i shijes dhe këtyre vlerave do të varet gjërësisht nga barishtet dhe lloji i uthullës që do të përdorni.

Duhet të dini që jo të gjitha barishtet janë të përshtatshme për të prodhuar një uthull të shijshme, ndaj këshillohet që ju të përdorni barishte të cilat i preferoni.

Përgatitja

Përdorni uthull me verë të kuqe ose të bardhë, uthull orizi ose molle sipas preferencës suaj personale.

Uthulla e verës së bardhë ka një shije delikate që funksionon më së miri me borzilokun ose trumzën.

Uthulla e mollës ka një shije shumë të mirë që përshtatet mrekullisht me livandon ose lulet e qepujkave të njoma.

Nëse dëshironi të përgatisni uthull me bazë bimore, thjesht grini barishtet e preferuara dhe shtypini ato deri sa të bëhen pluhur. Përziejeni pluhurin me uthullën e përzgjedhur.

Lëreni të qëndrojnë së bashku për katërmbëdhjetë ditë.

Shkundeni enën rregullisht dhe më pas kullojeni lëngun me një napë të pastër dhe hidheni në një shishe të sterilizuar.

Lëngu duhet kulluar herë pas here që të parandaloni formimin e mykut.

Mbylleni shishen dhe vendoseni në një vend të freskët.

Jetëgjatësia e uthullës me bazë bimore varet nga uthulla dhe barishtet e përdorura. Në përgjithësi, këtë uthull duhet ta përdorni për një muaj ose dy.

Përgatitja e uthullës bimore është një proçes që kërkon kohë të perfeksionohet, por shija dhe vlerat shëndetësore që sallata juaj e preferuar do të marrë do të jenë fantastike. Provojeni se ia vlen!

Si të Përgatisni Uthull me Bimë Medicinale Read More »

Ja si të Zgjidhni Verën Më Të Mirë

Vera është për shpirtin, ajo që uji është për trupin. E kush nuk e shijon një gotë verë të mirë, qoftë kjo një e kuqe Kabërnet, një Tokai apo një e bardhë Riesling.

Por, që ta shijosh verën deri në gllënjkën e fundit duhet ta njohësh mirë atë, që nga ngjyra, shija, intensiteti. Por sigurisht, kjo është më e lehtë për t’u thënë sesa për t’u bërë.

Shpesh e gjejmë veten të endemi kuturu në sektorin e verërave në market duke zgjedhur verën me shishe të bukur por që na zhgënjen me një shije të keqe apo atë që është në ofertë dhe duket si uthull më shumë sesa verë.

Dhe dilema mbetet gjithnjë të zgjedhësh një Kabërnet apo një Chandonnay. Shqipëria me meritë është një nga prodhuesit më të vjetër të verës në Evropë.

Nga Merloti tek Kabërneja, Tokai dhe Riesling, vera jonë e ka një përgjigje lokale autoktone për secilën nga këto emra të njohur ndërkombëtar.

Për të zgjedhur verëm më të mirë ju ofrojmë disa truke të vogla që do t’ju ndihmojnë të zgjidhni verën e duhur pa zbrazur krejt portofolin.

Rregulli numër një: vera dhe ushqimi shkojnë bashkë

Harrojeni rregullin që e bardha shkon me peshkun dhe e kuqja me mishin. Kombinimi perfekt është që pas çdo gllënjke vere, goja duhet të qëndrojë e pastër në mënyrë që të vazhdosh të shijosh ushqimin me të cilin po e shoqëron.

Vera dhe ushqimi duhet gjithnjë të plotësojnë njëra tjetrën. Elementi kryesor që duhet vlerësuar tek vera dhe ushqimi janë struktura dhe intensiteti i tyre. E thënë më thjeshtë është sa zgjat shija e tyre në gojë, që duhet të jenë pothuajse të njëjta.

Kështu nëse do të duhet të shijojmë një pjatë me shije të forta duhet të zgjedhim një verë, që ka po të njëjtat karakteristika. Për shembull nëse konsumojmë një fileto pule duhet ta shoqërojmë me një verë delikate dhe jo shumë të fortë, përndryshe pula na humbet në shije.

Ndërsa përsa i përket ëmbëlsirave rregulli është që e “ëmbla duhet të shkojë me të ëmblën” duke ndjekur të njëjtën shije dhe intensitet mes verës dhe ushqimit.

Ndiq shijen dhe instiktin

Të gjithë shijet janë të mira dhe e drejta për të zgjedhur një verë të re që nuk e njihni është totalisht e përligjur.

Çfarëdo që të zgjidhni do të jetë një eksperiencë e mirë që do t’ju shërbejë për kombinime të tjera në të ardhmen.

Në rast se nuk e dini se me çfarë ushqimi do ta shoqëroni verën, spumantja është zgjedhja e duhur. E freskët dhe e gazuar, spumantja i shton shije e gëzim çdo vakti.

Ngjyra më kafe nga ç’duhet

Kur vera ekspozohet ndaj ajrit, merr një ngjyrë më kafe. Kur vera e kuqe oksidohet, humbet pak nga ngjyra e saj e kuqe e ndezur dhe fillon të anojë pak nga ngjyra kafe.

Ndërkohë që tek verërat e vjetra, si tek e bardha dhe e kuqja, ky është një fenomen natyral dhe i pritshëm. Por nëse vera juaj është e re -vetëm 1 ose 2 vjeçare, mund të jetë shenjë se vera është ekspozuar shumë ndaj ajrit.

Kjo do të thotë se ose shishja ka qëndruar e hapur për disa ditë ose problemi mund të ketë ndodhur në kantinë gjatë procesit të mbushjes.

Për të bërë krahasimin merrni një shishe të freskët të së njëtës verë dhe krahasoni ngjyrën. Eshtë e garantuar se shishja që ka qëndruar hapur për një kohë të gjatë do të ketë një ngjyrë më kafe.

Vera ka flluska, kur nuk duhet të ketë

Kur vera pritet të jetë e qetë dhe ka flluska, kjo është një shenjë se një lloj fermentimi po ndodh në shishe. Çka është një gjë aspak e mirë.

Kërkoni një shishe tjetër, por nëse dhe shishja e dytë ka të njëjtin problem, atëherë është koha të provoni një verë të një marke tjetër.

Nëse jeni në shtëpi dhe kjo është e vetmja shishe vere që keni, nuk ju mbetet gjë tjetër veçse të shijoni një verë me gaz.

Mban erë të ndenjur

Këto aroma janë të lidhur me tapën. Kjo është një shenjë që tapa ka pasur myk, i cili është rritur akoma më shumë deri në atë pikë saqë ka lëshuar një kimikat të njjohur si TCA në tapë.

Myku mund të ikur, por sërish sasi të vogla të TCA mund të lëshjojnë shije të këqija në verë. Kjo mund të ndryshojë nga shishja në shishe, kështu që pyesni për një shishe të re nëse mundeni.

Nëse shishja e fundit vinte era tapë, shishja e re do të shijojë krejtësisht ndryshe. Nuk është fundi i botës nëse vera ka shije tape, por në varësi të shijes së fortë ose jo, kjo mund të jetë një eksperiencë jo dhe aq e mirë e shijimit të verës.

Vjen si erë farmaceutike

Nëse vera mban era ilaçe atëherë ka një problem me verën. Zakonisht ky është rezultat i një majaje që quhet brettanomyces ose ‘brett’ dhe është tregues i higjenës së dobët në kantinë, por mund të vijë dhe nga vetë rrushi.

Përveç shijes nuk është se shkakton probleme tek njerëzit. Lajmi i keq këtu është që e gjithë vera është e kontaminuar dhe marrja e një shishe tjetër nuk e zgjidh problemin.

Vjen si era uthull

Ky është tregues që bakteret e acidit acetik kanë qenë në punë në verën tuaj duke shkaktuar një defekt të njohur si aciditeti i paqëndrueshëm. Ky aciditet mund t’i shtojë kompleksitetin verës dhe mund të jetë një gjë e mirë, por nëse ajo dominon, atëherë ndikon për keq.

Megjithatë nuk shkakton problem konsumi i saj, gjithsesi tek njerëzit e ndjeshëm mund të shkaktojë një ndjesi djegëse.

Vera nuk ka aromë

Kjo mund të jetë për shkak se vera është shumë e ftohtë ose ka nevojë për pak ajër. Ngroheni gotën me dorë ose tundeni pak që të marrë më shumë ajër.

Nëse edhe pas disa minutash sërish nuk ka asnjë aromë, atëherë vetë vera nuk ka shumë aromë. Shpjegimi tjetër mund të jetë dhe tapa, e cila nuk është në gjendje të marrë mjaftueshëm aromë nga vera, por jo aq sa të mbajë era tapë.

Ja si të Zgjidhni Verën Më Të Mirë Read More »

Këto janë misteret interesante

Bender-ët gjakatarë

Gjatë Luftës civile, shumë amerikanë ishin drejtuar kah Perëndimi, larg fushëbetejave. Nëse ata kalonin nëpër Kanzas dhe qëndronin në bujtinën e udhëhequr nga klani Bender, jeta e tyre thuajse ishte e humbur. Benderët ishin gjermanë, mezi e dinin anglishten. Ishin katër sish: John Bender Sr., 60 vjeç; nëna Bender, 55 vjeçe dhe fëmijët e tyre, John Jr., rreth 25 vjet dhe Kate rreth 23. Por, nuk dihet a ishin këta emrat e tyre të vërtetë, si dhe a ishin ata me të vërtetë familjarë midis tyre. Meqë udhëtarët bartnin çdo gjë që kishin me vete, Benderët kishin kuptuar se mund të pasuroheshin duke i plaçkitur ata. Kur udhëtarët e prisnin më së paku, meshkujt Bender i vrisnin ata në pabesi. Kur filluan të grumbulloheshin kufomat, në fillim u fajësua një fis indian, por shumë shpejt u zbuluan Benderët, si kriminelë të vërtetë. Por, para se të kapeshin, ata u zhdukën. Përkundër një çmimi astronomik për atë që do të jepte ndonjë informatë për ta, Benderët kurrë nuk u gjetën.

Kukullat vrastare, Burke dhe Hare

Në fund të vitit 1820, dy burra në Edinburg të Skocisë filluan një industri të frikshme të dhomave me qira. William Hare dhe William Burke ishin irlandezë, të cilët u bënë miq. Kur një qiraxhi vdiq në shtëpinë e Hare-it, shokët ia shitën kufomën e tij Universitetit të Edinburgut. Ata kuptuan se mund të bënin pasuri duke shitur kufoma, por problemi ishte se nuk kishte kufoma të mjaftueshme. Për këtë shkak, ata vendosën që vetë të “prodhonin” kufoma. Ata vranë rreth 16 njerëz, kryesisht duke i ngufatur dhe ia shitën kufomat e tyre personit të quajtur Dr. Knox, në universitet. Shumë shpejt komploti i tyre doli në shesh. Hare u dorëzua dhe tradhtoi “ortakun” e tij, me kusht që atë ta linin të lirë. Kurse Hare-n sikur ta kishte lëshuar toka. Më pas një djalë gjeti 17 kukulla në një shpellë, të cilat iu ngjanin njerëzve të vrarë nga çifti vrastar. A thua, cili ishte kuptimi i kësaj?

Vrasësi i fëmijëve nga Oklandi

Midis viteve 1976 dhe 1977, një vrasës i paidentifikuar bëri kërdinë në rrugët e Oklandit të Miçiganit, duke vrarë të paktën katër fëmijë, dy djem dhe dy vajza: Mark Stebbins, 12, Jill Robinson, 12, Kristine Mihelich, 10 dhe Timothy King, 11 vjet. Marku ishte ngufatur dhe keqtrajtuar seksualisht me një objekt. Jill ishte vrarë me pushkë në fytyrë, Kristine ishte mbytur nën ujë, kurse Timothy ishte ngufatur dhe ishte keqtrajtuar sikur Marku. Kjo shkaktoi panik të madh dhe askush nuk guxonte t’i linte fëmijët vetëm. Hetimet ishin të gjera, u gjetën disa të dyshimtë, të cilët më pas u liruan për shkak të mungesës së dëshmive. Në vitin 1978, vrasjet pushuan mistershëm. Vrasësi kurrë nuk u gjet.

Njerëzit e “mjaltëzuar”

Shkrimet antike kineze flasin për një traditë arabe, ku pleqve afër vdekjes, nuk u jepej asnjë ushqim tjetër, përpos mjaltit. Shumë shpejt, jashtëqitjet e tyre, si dhe djersa fillonin të përbëheshin vetëm nga mjalti. Pleqtë më pas do të vdisnin si pasojë e këtij veprimi dhe trupat e tyre vendoseshin në enë të mëdha, të mbushura plot me mjaltë. Pasi që ata qëndronin ashtu për rreth një shekulli, substanca merrej dhe përdorej si ilaç, sidomos për mjekimin e eshtrave të thyer. Ka shumë pak të dhëna rreth këtyre njerëzve “të mjaltëzuar”. Ec e dije e a ka ndodhur një tmerr i tillë me të vërtetë, apo e tëra është legjendë! Askush nuk e di me siguri!

Këto janë misteret interesante Read More »

Nena vdes gjate lindjes, kur foshnja qan ndodh nje mrekulli

Një mrekulli e vërtetë është kjo qëdo të lexoni tani! Sipas mjekëve që kanë asistuar në lindje, gruaja befasisht humbi jetën.

Ama ajo çfarë bëri më pas ky vogëlush është thjesht mrekulli. E siç raporton televizioni NTD nga New York-u, vogëlushi i kishte vënë dorën në ballë nënësm dhe filloi t’i qajë në vesh.

Pas disa sekondave, nëna e tij hapi sytë, dhe duket se vaji i birit e riktheu në jetë. Dhe kur hapi sytë dhe e pa të birin, ajo i tha “tung” për herë të parë fëmijës së saj.

Nena vdes gjate lindjes, kur foshnja qan ndodh nje mrekulli Read More »

Ja qyteti që do ndalojë qendrimin e zogjve nëpër pemë

Zinxhirë të gjembëzuar i janë vënë pemëve së fundmi në një lagje të Bristolit në jugperëndim të Anglisë, në mënyrë që të mos lejojnë zogjtë të pushojnë në degët e tyre.

Kjo mënyrë parashikohet të parandalojë bërjen pis të makinave nga jashtëqitja e zogjve në parkun në të cilin ndodhet edhe parkingu i zonës.

Shumë nga banorët kanë shprehur me furi kundërshtinë e tyre duke u ankuar dhe tek Këshilli i Qeveritar i qytetit.

Ky vendim u mor pasi disa nga rezidentët ishin lodhur nga pastrimi çdo ditë i makinave nga mbetjet e zogjve, të cilët mblidheshin me turma në pemët ku parkoheshin mjetet e tyre.

Një përfaqësues i Këshillit të Bristolit, u shpreh se nuk e kishin të mundur të gjenin një zgjidhje për këtë, pasi parkingu ishte në një pronë private

Ja qyteti që do ndalojë qendrimin e zogjve nëpër pemë Read More »

Këto janë 5 arsyet përse nuk duhet të martoheni

Nëse jeni ende beqarë, nuk duhet ta vrisni shumë mendjen.
Sipas intv.al do sjellim edhe pjesën negative të martesës.

Pikërisht, është një listë e gjërave që tregojnë se nuk është edhe aq bukur të jesh i martuar:

1. Bëni gjëra që nuk i pëlqeni
Martesa ka detyrimet e veta, prandaj duhet të bëni kompromis. Angazhimet e tua rriten më shumë dhe ka disa gjëra që nuk i bën se i pëlqen, por se duhet t’i bësh. Ka njerëz, që e kanë të vështirë të bëjnë compromise.

2. Harrojeni egoizmin
Secili prej nesh, është sadopak egoistë, por në martesë kjo gjë nuk ecën. Në shumicën e kohës, do tregoni se nuk jeni të tillë, pasi rrezikoni të ndaheni. Njerëzit që kujdesen më shumë për veten, sesa për të tjerët e kanë të vështirë të përshtaten.

3. Nuk qëndroni vetëm
Secili prej jush, ka nevojë të qëndrojë vetëm. Në martesë, koha juaj është e ndarë më atë të partnerit. Pothuajse çdo gjë, tashmë e bëni së bashku. Nëse jeni person që dëshironi të qëndroni më shumë vetëm, në martesë kjo gjë nuk është e mundur.

4. Pranoni se partneri nuk është perfekt
Pasi jeni martuar, e kuptoni më mirë se partneri juaj nuk është ai që keni pritur. Gjatë viteve, del në pah karakteri i vërtet dhe duhet të pranoni se ai nuk është i aftë për disa gjëra. Duhet të pranoni realitetin!

5. Keni frikë ta imagjinoni jetën pa dikë
Duke qenë të martuar, sidomos për shumë kohë nuk mund ta përballoni më pas jetën si beqarë. Do e keni shumë të vështirë, t’ja dilni vetë mbanë.

Këto janë 5 arsyet përse nuk duhet të martoheni Read More »

Këshillat se si të zgjoheni për 60 sekonda nga gjumi gjatë stinës së dimrit

Gjëja më e vështirë për ta bërë, sidomos gjatë ditëve muajve të dimrit është ngritja nga shtrati në mëngjes.

Kur jashtë është ende errët dhe ju jeni ndër jorgan, ju duket tejet e vështirë ndoshta e pamundur të zgjoheni nga shtrati.

Disa këshilla gjeniale të ardhura nga Coveteur dhe National Sleep Foundation, do ju ndihmojë juve të zgjoheni nga shtrati për 60 sekonda, pa pasur nevojë të leni ndonjë alarm të përsëritur, dhe do ju bëj juve të ndiheni më energjik dhe i gatshëm për një ditën në vazhdim, transmeton Indeksonline.

Pini ujë

Para se të shkoni në shtrat, lëreni një gotë ose një shishe me ujë pranë shtrati për ditën e ardhshme.

Kur të zgjoheni, uji do ndihmojë trupin tuaj të jetë i hidratuar .

Uji i freskët gjithashtu do ndihmojë që ju të zgjoheni dhe të ndiheni shumë më të freskët pas një nate të gjatë pa ujë.

Mos e mbani alarmin tuaj afër

Kur ju mbani një orë alarmi afër juve, të cilën mund ta mbërrini me në lëvizje të lehtë të dorës, pa marrë parasysh a është telefon apo orë me alarm, e bën shumë të lehtë që ju ta prekni “snooze” dhe të vazhdoni gjumin.

Kështu, ndërroni vendin e tij dhe në vend që ta lini afër kokës suaj largojeni  atë më larg shtrati. Kështu kjo do ju detyrojë juve të zgjoheni nga shtrati për ta ndalur alarmin.

Në këtë mënyrë, kur të zgjoheni nga shtrati njëherë është më e vështirë të ktheheni përsëri në shtrat për të vazhduar gjumin.

Hapni perdet

Duke parë diellin përmes dritare në mëngjes mund të jetë paksa “e mërzitshme”, por është e vetmja mënyrë për t’ju paralajmëruar se është koha për t’u zgjuar.

Edhe kur dielli mungon për shkak të reve, ju thjesht do shihni dritën dhe do e dini se dielli tashmë ka lindur dhe ka filluar dita e re.

Në këtë mënyrë, para se të shkoni në shtrat, hapni perdet.

Vendosni temperaturën e përshtatshme

Kur të shkoni në shtrat, është mirë të keni një temperaturë të përshtatshme për të fjetur.

Kështu, duke vendosur temperaturën e duhur në dhomën e gjumit, ju mund të bëni një gjumë të rehatshëm.

Temperatura ideale në dhomën e  fjetjes duhet të jetë  20 deri në 22 gradë celsius, referdon National Sleep Foundation.

Duke të zënë gjumi më shpejt, do ju ndihmojë juve të zgjoheni shumë më shpejt në mëngjesin e ardhshëm.

Këshillat se si të zgjoheni për 60 sekonda nga gjumi gjatë stinës së dimrit Read More »