Kuriozitete

Vlerat e rralla te arroreve per shendetin tone

Arrorët janë një ushqim perfekt për t’u konsumuar gjatë ditës dhe një alternativë e mirë ndaj ushqimeve të konservuara. Por që mbi të gjitha na bëjnë mirë për shëndetin.

Frutat arrore janë të pasura me energji dhe vlera ushqyese. Ato janë një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore, të cilat ndihmojnë për të ulur nivelin e kolesterolit.

Dietat mesdhetare të cilat janë të pasura edhe me produktet arrore parandalojnë sëmundjet koronare arteriale dhe lehtësojnë funksionimin e zemrës.

Ndër arrorët më të pasur me vlera janë arrat, bajamet, lajthitë dhe fistikët. Të gjitha këto frutat arrore janë shumë të pasura me vitaminë-E, një antioksidant shumë i fuqishëm i cili ndihmon në rigjenerimin e qelizave dhe lëkurës.

Acidet yndyrore Omega-3 dhe Omega-6 që gjenden me shumicë tek frutat arrore ndihmojnë në rastet e sëmundjeve të reumatizmës, si dhe në rastet e depresionit dhe Alzheimerit.

Vlerat më të mira shëndetësore të Arrorëve

Na e bëjnë zemrën të fortë

Ato janë burim i pasur i acideve yndyrore omega-3, tejet të rëndësishme për një jetë të shëndetshme. Studimet kanë sugjeruar se këto yndyrna shërbejnë dhe si anti-inflamatorë, duke ndihmuar në këtë mënyrë për të ulur rrezikun e presionit të gjakut, sëmundjeve arteriale koronare dhe hemoragjisë cerebrale.

Mbrojnë sistemin nervor dhe largojnë dhimbjet e kokës

Mungesa e magnezit në organizëm shfaq probleme të shumta nervore duke sjellë simptoma të ndryshme si hiperaktivitet, panik, stres, ankth dhe pagjumësi.

Dhimbjet e kokës janë gjithashtu shpesh herë të lidhura me mungesën e këtij minerali jetik, konsumimi i disa bajameve ju ndihmon në largimin menjëherë të dhimbejve.

Na japin energji

Frutat arrore janë të pasura me energji dhe vlera ushqyese. Kosumimi rregullisht i tyre përveçse furnizon organizmin me vlera të shumta i jep atij fuqinë e nevojshme për të përballuar aktivitetin fizik.

Një sërë studimesh kanë treguar se sa më shumë arrorë të konsumojnë njerëzit, aq më pak të predispozuar janë për të humbur jetën, në çfarëdolloj moshe, veçanërisht ndaj sëmundjeve të zemrës.

Njerëzit, të cilët konsumojnë rregullisht fruta të thata arrore kanë më pak rrezikshmëri ndaj të gjitha rasteve të përfshira në studim-rreth 23% të rriskut, krahasuar kjo me njerëzit të cilët nuk i konsumojnë.

Vlerat e rralla te arroreve per shendetin tone Read More »

Sherebela e shijshme e Shqiperise.Ja si ta perfshini ne gatimet tuaja

Sherebela është pjesë e familjes botanike ku bën pjesë edhe nenexhiku.

Të gjithë përbërësit e kuzhinës, që përputhen mirë me vajrat janë kombinimi ideal për çdo gatim të preferuar.

Sherebela është një prej këtyre përbërësve, që krijon një partneritet ideal me ushqimet e pasura me yndyrna dhe vaj.

Sherebela e pazëvendësueshme në kuzhinë.

Ngjyra e gjetheve të sherebelës dhe shija e tyre është e ndryshme, megjithatë sherebela shqiptare është një bimë me aromë të ndezur dhe me shije pakëz të thartë.

Ajo ia del të rezistojë edhe në gatimet me temperaturë të lartë, duke mos dorëzuar shijen dhe aromën.

Problemi me sherebelën është se shqiptarët më shumë e përdorin për çaj.

Në kuzhinën shqiptare sherebela ka një profil të kufizuar, në krahasim me erëzat dhe barishtet e tjera, siç janë borziloku dhe rigoni.

Nësë bëjmë një listë të përdorimeve në kuzhinë të të gjitha erëzave të çdo stine, kemi tendencën ta rradhisim sherebelën në mesin e bimëve aromatike kryesisht të përshtatshme për mbushje ose shoqërim të gatimeve me pulë dhe gjel.

Por shija pakëz pikante dhe me nuanca të rozmarinës që ka sherebela e freskët e bën atë lehtësisht të përdorshme gjatë gjithë vitit.

Mjafton të dini mënyrën e duhur për ruajtjen dhe përdorimin e sherebelës.

Sherebela shqiptare është një nga bimët më të eksportuara në tregjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Evropës, ku përdoret kryesisht për gatim.

Sherebela shitet në tre forma të ndryshme: e njomë, e thatë dhe e grirë.

Nëse jeni në kërkim të sherebelës së njomë, përpiquni të blini bimën me gjethe të forta të veshura me push të hollë dhe pa njolla kafe.

Sherebela e grirë përftohet nga gjethet e thata të cilat janë janë këputur nga kërcenjtë.

Ajo është e butë dhe me një nivel të lartë arome. Sherebela e thatë ka një shije më të përmbajtur dhe reziston mirë në kuzhinë.

Recetat e sherebelës janë të panumërta.

Përdorimet e saj në kuzhinat ndërkombëtare po ashtu.

Sherebela kombinohet shumë mirë me produktet e bulmetit ndaj britanikët prodhojnë një djathë me grimca sherebele të quajtur Derby me sherebelë.

Ju mund ta huazoni këtë kombinim çdo herë që përgatisni panine me djathë të pjekur në zgarë, duke shtuar fletë sherebele tek djathi.

Shumë shefa ndërkombëtare të kuzhinës e përdorin sherebelën me qepët e kavërdisura, të cilat më pas përdoren për mbushje.

Qepët e karamelizuara apo pica me djathë guda janë ideale për t’u kombinuar me sherebelë.

Qepët e karamelizuara të kavërdisura me sherebelë mund të hidhen edhe mbi perime për t’ju dhënë një shije unike.

Në Gjermani, sherebela përdoret tek salçicet, e në disa raste edhe tek birra.

Sherebela ka një shije dhe aromë të fortë, ndaj nuk duhet të jeni dorëlëshuar.

Ajo kombinohet mirë me mishin e kuq dhe atë të shpendëve si të patës dhe pulës.

Në Itali, e përdorin duke e shtuar tek gjalpi që shkrihet para se të hidhet në makarona ose njoki.

Gjethet e skuqura të sherebelës mund të përdoren si barishte edhe në garnitura ose ushqime të shpejta.

Sherebela e shijshme e Shqiperise.Ja si ta perfshini ne gatimet tuaja Read More »

Vërtetohet shkencërisht: Duhanpirësit nuk janë joshës

Është vërtetuar shkencërisht se duhanpirësit janë më pak tërheqës sesa ata që nuk pinë duhan. Studimi është kryer nga hulumtues të Universitetit të Bristolit, me rreth 500 të anketuar.

Dy ishin qëllimet kryesore të këtij projekti shkencor: që të zbulohej nëse është e mundur të kuptohet që dikush pi duhan, vetëm duke e parë në fytyrë dhe a e bën duhanpirja më joshës një person?

Studiuesit tregojnë se ka shumë faktorë që ndikojnë në pamjen fizike të një personi, duke përfshirë moshën, gjininë apo mjedisin ku është rritur.

Prandaj, në mënyrë që të arrihen rezultate të sakta, hulumtuesit kanë eksperimentuar vetëm me binjakët identikë, të cilët përveç ngjashmërisë gjenetike kishin jetuar edhe në të njëjtat mjedise fizike, shkruan mapo. Rezultoi se 70% e të anketuarve e kishin kuptuar se cili ishte duhanpirës, vetëm duke i parë njerëzit. Po ashtu shumica e femrave por edhe e meshkujve, kishin zgjedhur si më joshës ata që nuk pinin duhan.

Vërtetohet shkencërisht: Duhanpirësit nuk janë joshës Read More »

11 femra të fotografuara në 11 vende të botës! Zbuloni si duket femra shqiptare

Fotografja Mihaela Noroc përgjatë një udhëtimi që ndërmori për fotografimin e femrave nëpër botë arriti në përfundim se bukuria e femrave është individuale dhe unike.

Noroc udhëtoi në 37 shtete të ndryshme, ku takoi femra të cilat i takonte rastësisht në rrugë dhe ka realizuar foto në disa vende.

Në fotot e saj ajo ka publikuar femra të ndryshme nëpër botë, në mënyrë shumë spontane dhe natyrale.

Projekti i saj quhet “Atlasi i Bukurisë”. Qëllimi i fotografes ka qenë të fotografojë femra në mënyrë natyrale, pa make – up, në mënyrë që të dalë në pah bukuria e tyre natyrale.

1. Angli


2. Australi


3. Danimarkë


4. Gjeorgji


5. Etiopi


6. Kolumbi


7. Rumani


8. Lituani


9. SHBA lindore


10. SHBA perëndimore

11. Shqipëria

11 femra të fotografuara në 11 vende të botës! Zbuloni si duket femra shqiptare Read More »

Parashikimet e ‘zeza’ të Nostradamusit:Ja çfarë fatkeqësish e presin Tokën në vitin 2018-t

Profeti i njohur francez Nostradamus besohet të ketë parashikuar disa nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë, si rritja e Napoleonit apo Hitlerit në pushtet apo edhe sulmet ndaj Kullave Binjake më 11 shtator në SHBA.

Ja parashikimet e tij për vitin 2018:

1-Lufta e Tretë Botëore

Ka të dhëna për vitin 2018 që shpjegojnë fillimin e një lufte të tretë botërore. Nostradamus ka shkruar “lufta e madhe do të nisë në Francë dhe e gjithë Europa do të sulmohet, do të jetë e gjatë dhe tmerruese për këdo, dhe në fund do të ketë paqe por të paktë do të jenë ata që do e shijojnë. Lufta do nisë mes dy superfuqive dhe do të zgjasë 27 vite. Thuhet se Rusia, Kina dhe Korea e Veriut do të bashkohen përballë Shteteve të Bashkuara.

2-Shpërthimi i vullkanit të Vezuvit

Vullkani Italian do të shkundë tokën çdo 5 minuta, dhe të paktën 6000 njerëz do të humbin jetën sipas profecisë.

3-Tërmet i tmerrshëm

Nostradamusi ka parashikuar një katastrofë natyrore në Shtetet e Bashkuara. “Një tërmet i fuqishëm do të shqetësojnë pjesën perëndimore të Shteteve të Bashkuara,”ka shkruar ai.

4-Goditje asteroidësh

“Një moment i frikshëm do të ndodhë pasi një kometë do të shfaqet në qiell. Katastrofa natyrore do të shkatërrojnë planetin tonë,” shkruan Nostradamur

5-Kolaps ekonomik

Nostradamusi ka shkruar se si pasojë e Luftës së Tretë Botërore dhe shumë fatkeqësive natyrore ekonomia do të goditet ndjeshëm.

6-Njerëzit do të jetojnë deri në 200 vjeç

Me kaq shumë zymtësi në parashikimet e Nostradamusit, diçka e tillë duket vështirë të ndodhë, megjithatë ai ka shkruar se me zhvillimin e medikamenteve, njerëzit mund të arrijnë deri në 200 vjeç.

Parashikimet e ‘zeza’ të Nostradamusit:Ja çfarë fatkeqësish e presin Tokën në vitin 2018-t Read More »

Sëmundja e rrallë që muskujt i kthen në kocka

Holly LaPrade një 37-vjecare vuan nga një sëmundje e rrallë gjenetike e quajtur fibrodysplasia ossificans progressiva, ose FOP.

Të gjitha muskujt e saj dhe indet e tjera të buta po kthehen ngadalë në kockë, përcjell albeu.com.

Ka vetëm 800 raste të konfirmuara në të gjithë botën dhe nuk ka trajtim ose shërim efektiv për këtë sëmundje.

LaPrade, ka humbur një pjesë të lirisë së saj, por nuk pranon që FOP ta ndalojë atë të ndjekë karrierën e saj si gazetare, apo duke shkuar në koncerte në SHBA për të rritur ndërgjegjësimin e FOP.

FOP sjell që kocka të rritet aty ku nuk duhet, gjatë gjithë jetës së një njeriu.

Shpesh, kocka formon nyje dhe gradualisht zvogëlon lëvizshmërinë.

Sëmundja shfaqet në shpërthime, të cilat shkaktojnë ënjtje, dhimbje dhe gunga të dukshme në trup.

 

Sëmundja e rrallë që muskujt i kthen në kocka Read More »

7 parashikimet e famshme të Bill Gates që mund të realizohen

Mund të jetë nga nevoja e mendimit në perspektivë ose nga frekuentimi i rrjeteve të një niveli të lartë, gjithsesi Bill Gates më shumë se për pasurinë është i njohur për vizionin e tij të ftohtë për të ardhmen. Milioneri, babai i Microsoft-it ka bërë parashikime të goditura (në vitin 1999 kishte cekur përhapjen e smartfonëve dhe median sociale). Ja disa nga parashikimet që ka sjellë kohët e fundit dhe që nuk duken shumë larg nga realizimi.
Do të zhdukim poliomelitin
Në raportin e tij vjetor të 2013 Gates shpresonte se do të zhduknim poliomelitin brenda 6 viteve. Falë një fushate vaksinuese objektivi për vitin 2019 duket se është i afërt. Në vitin 2016 ka patur vetëm 37 raste të reja të paralizës infantile, në fund të viteve 1800 rastet ishin 400 , ndërsa në vitet 1900 gjatë epidemive sëmundja prekte 400 mijë fëmijë çdo vit. Sipas Gates, poliomeliti mund të bëhet sëmundja e dytë pas lisë që zhduket nga suksesi ynë shkencor.
Pagesat do të jenë virtuale
“Brenda 2030 dy miliardë persona që nuk kanë një llogari bankare do t’i lenë ato mënjanë dhe do të paguajnë me celularët e tyre”, shkruante Gates në letrën e tij vjetore të 2015. Në këtë pikë siguruesit e parasë së lëvizshme do të ofrojnë një gamë opsionesh që nga investimet në financim deri në sigurimet. Realisht shërbime financiare të këtij lloji po përmirësojnë dukshëm jetën në vendet në zhvillim me aktivitet ekonomik me rendiment të ulët, me infrastrukturë bankare akoma të pamjaftueshme. Suksesi i M-Pesa, një shërbim pagesash i lindur në Kenia që falë transferimeve të parave online lehtëson mikrokreditë.
Do të rrezikojmë shumë jetë për bioterrorizmin
Në një konferencë në Monako, Gates tha se një nga risqet më të mëdha për shëndetin global është mundësia e patogenëve që përhapen përmes ajrit, të produkteve sintetike me qëllim terrorizmin, p.sh. një version artificial i virusit të lisë ose e një gripi më të fuqishëm se norma. Sipas ekspertëve një kërcënim i tillë mund të realizohet pas 10-15 vitesh. Në një vit një patogen agresiv mund të infektojë më shumë se 30 milionë persona. Kjo është arsyeja se pse milioneri është në krye të fushatës së vaksinimit.
Robotët do të na vjedhin punën
Në këtë ide Gates është pesimist. Brenda 20 viteve të ardhshëm mund të jenë miliona vende të humbura për shkak të robotëve gjithnjë e më shumë efikasë dhe mjaft të avancuar.
Afrika nuk do të importojë më ushqim
Kontinenti afrikan mund të rritë produktivitetin agrar në 50% brenda 2030, duke u kthyer kështu në vend autonom për ushqimin. Afrika aktualisht importon 50 miliardë dollarë nga jashtë edhe pse 70% e banorëve të Afrikës nënsahariane merren me agrokulturë. Zhvillimi i produkteve më ushqyes, rezistentë ndaj sëmundjeve dhe thatësirës, sipas Gates mund të dyfishojë rendimentin agrar të kontinentit.
Bota do të përdorë energji të rinovueshme
Një nga parashikimet më të pritshme mes atyre të Gates është edhe panorama energjike. Brenda 15 vitesh Toka mund të funksionojë në pjesën më të madhe me energji të pastër. Do të ishte një revolucion ambiental dhe ekonomik. Në disa vende mungojnë energjia elektrike, uji, kështu që në orët e natës duhet të pushojë çdo tip i aktivitetit.
Varfëria kështu si e njohim do të zhduket
Të gjitha këto risi në aspektin digjital, vaksina, agrokulturë do të sjellin fundin e varfërisë brenda 2035. Nuk është utopi, por një problem i përcaktimit. Aktualisht Banka Botërore quan varfëri një buxhet të barabartë ose nën 1.90 dollarë. Në më pak se 20 vjet pjesa më e madhe e popullatës mund të dalë nga ky prag për të hyrë në atë të pagesave të mesatarisht të ulëta meqë nivelet e ndihmave për vendet e emergjencës vazhdojnë ende.

7 parashikimet e famshme të Bill Gates që mund të realizohen Read More »

Filmohet në liqenin e Prespës krijesa e mistershme, monstra e njohur si “Loch Ness”

Disa shqiptarë kanë arritur të kapin në kamera atë që besohet të jetë një krijesë mitologjike që jeton në liqene, e njohur si monstra “Loch Ness”.

Video është filmuar në Liqenin e Prespës nga banorët e zonës. Personi që filmon me kamera duket teksa nxiton për ta filmuar nga afër.

Nga uji i liqenit shfaqet ajo që duket si qafa e krijesës së mistershme. Ajo lëviz lartë e poshtë derisa zhduket nën ujë.

Banorët thonë se krijesa është identike me atë që u shfaq 5 vite më parë po në liqenin e Prespës por në pjesën greke. Video ka bërë xhiron e mediave ndërkombëtare.

Filmohet në liqenin e Prespës krijesa e mistershme, monstra e njohur si “Loch Ness” Read More »