Kuriozitete

Historia e “Lungomares”, ne Vlorë që në vitet ’40

Fillimet e veta shëtitorja përgjatë bregdetit, Skelë-Ujë i Ftohtë, i ka në vitin 1973 edhe pse thuhet se ideja e ndertimit te shetitores ka lindur nga italianet ne vitet ‘40.
Ne vitin 1973, ajo ka qenë pjesë e studimit të lagjes nr.1, si emërtohej në atë kohë zona ku do të ndërtohej shëtitorja.
Studimi i kësaj lagjeje sipas dokumentave të kohës, është miratuar pikërisht në vitin 1973.
Por ai mbeti vetëm një studim, ndërkohë që në zonën në fjalë, ka patur shumë pak ndërhyrje për zbatimin e këtij studimi, duke përmendur këtu, ndërhyrjen që u bë në vitet ‘80, në zonën tek ish “mol ii naftës”, pranë tunelit, në Ujin e Ftohtë.
Në ato vite, me kontributin vullnetar të disa ndërrmarjeve të qytetit, u rehabilitua një pjesë e bregdetit, e cila edhe sot njihet në byte me emrin “plazhi i kryetarit”, duke patur parasysh Kryetarin e Komitetit të kohës, Medin Hoxha.
Pas një ndërprerje të gjatë në vite, ne vitin 2002 eshte hartuar nga zyra e urbanistikes se Bashkise Vlore, (ark. Sami Canaj), studimi i cili permirësonte Planin Rregullues te vitit 1996, duke spostuar shetitoren nga ana e detit.
Duhet thënë se edhe ky përmisim i planit rregullues, nuk u miratua atë vit në Këshillin e Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë.
Ne vitin 2004 miratohet ne KRRTRSh, Studimi i Zones Qender, studim i cili është edhe sot në fuqi.
Ky studim percakton gjeresine e rruges Skele-Uji i Ftohte, 38m, mbushjen e detit per krijimin e shetitores dhe kthimin e portit eksiztues ne port jahtesh.
Ne Shtator 2011, duke u pergatitur per “100 vjetorin e Pavaresise”, ark. Doriana Sulaj dhe ing.konst. Erjon Amataj, “marrin guximin” t’i propozojne Kryetarit te Bashkise, projektin per shetitoren e qytetit.
Duket se ka ardhur koha, për ti shkuar deri ne fund ketij projekti te mbetur pezull prej vitesh.
Ne maj 2012, pas shume polemikash (per zonen tek Shtepia Muze, zone e cila nuk konceptohej dot pa makina, (sot pedonale), mungese fondesh, etj, nis puna per realizimin e fazes se pare te projektit, nje projekt modest, i varur si gjithmone nga buxheti.
Faza e parë, starton nga hotel Bolonja deri tek Aulona dhe faza e dytë nga Aulona deri në Ujin e fFohtë.
Për këtë investim, u shpall dhe tenderi dhe fituesi i tenderit, do të fillonte punimet për ndërtimin e kësaj shëtitoreje, aq të domosdoshme për qytetarët.
Por nw 28 nwntor 2013, Kryeministri Edi Rama, do ta bwnte pwr vete, projektin pwr shwtitoren pwrgjatw bredetit.

“Çelja e konkursit ndërkombëtar për vijën bregdetare të Vlorës, hapi i parë drejt një transformimi madhor për Vlorën e Shqipërinë turistike”, do të shkruante kryeministri Rama, në faqen e tij në facebook.
Sipas tij, në vitin 2015 do të kemi një portë tërheqëse në Mesdhe. “Besimplotë se në verën e vitit 2015 do kemi në qytet, një portë tërheqëse të Mesdheut me një vijë bregdetare të dorës së parë për turizmin.
Së bashku dhe me Kryetarin e Kuvendit, ilir Meta, kryeministri Rama, do të zgjidhte 101 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë në Vlorë, për të deklaruar çeljen e konkursit ndërkombëtar për vijën bregdetare të Vlorës.
Ajo që ra më shumë në sy në teatër, ishte mospërmendja e emrit të kryetarit të bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjika, nga asnjë prej diskutantëve në këtë takim, duke përmendur ndër të tjera edhe prefektin e qarkut të Vlorës,nw atw vit, Besnik Dervishi.
Ndërkohë edhe vet kryeministri Rama nuk do tia përmendte në asnjë rresht të fjalës së tij, emrin e kryetarit të bashkisë, edhe pse flitej për vijën bregdetare të Vlorës dhe jo të ndonjë qyteti tjetër.
Madje, në fjalën e tij, Rama është deklaruar ndër të tjera se “Jam i bindur se, pavarësisht gabimeve të bëra, për shkak të mos eksperiencës apo të ngutjes gjatë zhvillimit të pa qëndrueshëm, aty është vendi për të ndërtuar një nga vijat më të bukura të Mesdheut për të thithur një numër jo vetëm më të madh por edhe më cilësorë turistësh”.
Rama në takimin e datës 28 nëntor 2013, nuk ka lënë pa kujtuar edhe aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje që ishin bërë në breg të detit, prishja e të cilave kishte krijuar një konflikt të hapur midis kryeministrit Rama dhe kryetarit të bashkisë, si për rastin e prishjes së ndërtimit të njohur me emrin ish Aulona.
Rama ka deklaruar se vera e vitit 2015, do të jetë dhe realizimi i projektit të ndërtimit të lungomares.
“Sfida është që kësaj shëtitoreje ti japim përmasën e njeriut dhe lëvizjen e makinave ta devijojmë në një rrugë tjetër”, tha në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama.

Ky pra, do të ishte dhe takimi i cili do të rrëzonte projektin e bashkisë për ndërtimin e lungomares dhe fillimin e procedurave për gjetjen e një projekti të ri, nëpërmjet një konkursi ndërkombëtarë, për ndërtimin e shëtitores së bregdetit.
Pas këtij takimi, INUK, do të fillonte prishjen e disa ndërtimeve përgjatë bregdetit nga Skela deri tek tuneli, ku më spektakolari dhe i debatueshmi, do të ishte prishja me tritol i kompleksit “Jon”.
Bashkia e Vlorës, çdo ditë e më shumë do të shamgej nga çdo përfshirje në takimet apo diskutimet në lidhje me ndërtimin e lungomares, duke sjellë në kujtesën tuaj dhe një takim të zhvilluar për këtë qëllim, në mjediset e një hoteli në zonën e Skelës, pranë pallatit të sportit.

Historia e “Lungomares”, ne Vlorë që në vitet ’40 Read More »

Përcjellin të vdekurin me striptiste erotike, kjo traditë në funerale po “çmend” rrjetin

Sa absurde po aq dhe perverse është cilësuar një traditë në Kinë, ku punësohen vajza të reja striptiste për të përcjellë të vdekurin për në banesën e fundit.
Kjo traditë e vendosur që prej vitit 1990 nga Tajvani në Kinë po mundohet të hiqet nga autoritetet vendase, të cilët e cilësojnë të turpshëm këtë ritual aspak të këndshëm.

Familjet shpresojnë se performanca erotike mund t’i bëjë funeralet të duken “të suksesshme”.

Këto shfaqje erotike zbatohen më tepër në fshatrat rurale. Ky fenomen i pasjellshëm, pornografik dhe vulgar sic e cilësojnë shumë persona është përpjekur që të ndalet por prej një dekate autoritetet nuk kanë mundur.

Më e zakonshme ajo përdoret në katër provincat në Kinë, Henan, Anhui, Jiangsu dhe Hebei.

Sipas gazetës kineze Global Times, Kina ka pasur traditën e vajtimeve zbavitëse në funerale për më shumë se 100 vjet.

Çmimi për një shfaqje të tillë me balerina striptiste që zhvishen duke dhënë një shfaqje erotike edhe para fëmijëve është rreth 2.000 juan ose 225 paund. Trupa e balerinave mund të kryejë 20 deri në 30 shfaqje në muaj.

Përcjellin të vdekurin me striptiste erotike, kjo traditë në funerale po “çmend” rrjetin Read More »

Krijohet monedha virtuale prej ari e mbështetur në ligjin e Sheriatit

Një kompani me bazë në Singapor e quajtur HelloGold ka marrë certifikimin për monedhën virtuale prej ari, që përputhet plotësisht me ligjin e Sheriatit në Islam.

Kompania i është dhënë leja për të operuar produktin e saj të monedhës dixhitale GOLDX nga konsulenca financiare islame me bazë në Malajzi Amanie Advisors. Monedha e re dixhitale u prezantua nga HelloGold në fund të vitit 2017.

Ndryshe nga monedhat e tjera virtuale, GOLDX përfshin dhënien e një shenjë të mbështetur nga ari fizik i ruajtur në një kube në Singapor dhe transaksionet duhet të përfundojnë brenda një periudhe të caktuar kohore, sipas shefit të marketingut Manuel Ho, cituar nga Reuters.

Kushtet e listuara sigurisht që garantojnë transparencën, sigurinë dhe drejtësinë e transaksioneve, të cilat janë parimet bazë për kontratat financiare islame.

Hapi mund të rrisë numrin e korporatave “fintech” të gatshme për t’u zgjeruar në tregjet e financave islamike, duke hapur rajone të tilla si Lindja e Mesme dhe Azia Juglindore.

Krijohet monedha virtuale prej ari e mbështetur në ligjin e Sheriatit Read More »

Pse shkruajmë me dorën e djathtë dhe 10 fakte që duhet të dini për mëngjarashët

Sipas shkencëtarëve, prirja për të shkruar me dorën e djathtë vjen nga funksionimi i mirë i hemisferës së majtë të trurit.

Studimet e ndryshme kanë vërtetuar se tek pjesa më e madhe e njerëzve, hemisfera e majtë e trurit sundon mendjen, trupin e njeriut dhe gjuhën e folur.

Detyrat kryesore të njeriut kryesisht kontrollohen nga aktiviteti i trurit në hemisferën e majtë, por ndodh që nga hemisfera e majtë e trurit të kontrollohet ana e djathtë e trupit të njeriut, ku përfshihet syri, krahu dhe këmba.

Kjo është arsyeja se përse njerëzit zakonisht me dorën që shkruajnë, kanë tendencën të bëjnë gjithçka tjetër po me atë dorë, si për shembull të ushqehen me të djathtën, të mbajnë objekte me të djathtën, etj.

Kështu, fakti se hemisfera e majtë funksionon më mirë se e djathta, ndikon edhe në kontrollin dhe tendencën për të kryer një pjesë të aktiviteteve me krahun e djathtë të trupit.

E megjithatë, tashmë shkenca e ka vërtetuar katërçipërisht se të jesh mëngjarash, nga pikëpamja neurologjike, ka një numër të madh avantazhesh: kreativitet, mendim i shpejtë dhe një predispozitë më e madhe për të zgjidhur probleme të ndryshme.

Por a e dini se sa për qind e njerëzve janë mëngjarashë? Ja disa fakte që duhet të dini për ta.

1- Mëngjarashët përbëjnë 11 për qind të njerëzve në të gjithë botën.

2- Përgjithësisht të gjitha gjërat janë të dizenjuara për njerëzit që përdorin dorën e djathtë

3- Dhënia e dorës së majtë është një shenjë mosrespekti.

4- Unazat e martesës të veshur në gishtin e tretë të dorës së majtë dolën nga grekët dhe romakët, të cilët i mbanin ata për të mbrojtur të keqen e lidhur me dorën e majtë.

5- Përdorin më shumë anën e djathtë të trurit

6- Nëse jeni mëngjarash mund të merrni në konsideratë kandidimin për president. Presidentët e mëparshëm amerikan si Barack Obama, George H.E Bush, Bill Clinton etj kanë qenë mëngjarashë.

7- Studimet kanë treguar se njerëzit me dorën e majtë shpesh janë më të mirë në zgjidhjen e problemeve të matematikës. Një studim i kohëve të fundit tregoi se nxënësit që shkruajnë me dorën e majtë shënojnë midis 5 dhe 10% më shumë se shokët e tyre që shkruajnë me dorën e djathtë në testet e matematikës komplekse. Mëngjarashët, mendohet të jenë zgjidhës të mëdhenj të problemeve, sepse ata zakonisht përdorin anën e djathtë të trurit, e cila është e lidhur me mendimet abstrakte dhe arsyetimin hapësinor, sesa ata që shkruajnë me dorën e djathtë.

8- Një nga njerëzit më të pasur të Amerikës, bën pjesë në grupin e mëngjarashëve. Në fakt, filantropisti dhe gjiganti i Microsoft është një ndër të paktët biznesmenë amerikanë që përdor dorën e majtë, përfshi Henri Ford, Xhon Rokefeller dhe ish-kreun e IBM-së, Lou Gerstner. Kërkimet tregojnë se mëngjarashët janë të prirur të fitojnë më shumë se sa kolegët e tyre që përdorin dorën e djathtë, por nuk ndodh e njëjta gjë me gratë. Një studim i bërë nga Byroja Kombëtare e Kërkimeve Ekonomike (NBER) përcolli idenë se mëngjarashët kanë mënyrë të menduari më të dallueshme, sidomos për sa i përket kreativitetit.

9- Sipas legjendës, Napoleoni kundërshtonte praktikën ushtarake të marshimit në krahun e majtë të rrugës me armët e në duart e djathta. Mëngjarashët si puna e tij, ai i vendosi në një disavantazh strategjik. Perandori francez – edhe gruaja e të cilit, Jozefina, ishte mëngjarashe – urdhëroi ushtrinë e tij të ndërronin krahët e përdorimit të armëve. Edhe qytetarët e vendeve që ai pushtonte duhet të bënin të njëjtën gjë. Kjo është arsyeja se pse britanikët (të cilët e mundën Napoleonin) akoma i ngasin makinat në krahun e majtë.

10- Leonardo da Vinçi, një nga njerëzit më brilantë të historisë, shkruante nga e djathta në të majtë. Historianët kanë një numër të madh teorish kreative që shpjegojnë të ashtu-quajturin “shkrim i pasqyruar” (quhej kështu sepse të nevojitej një xham për ta lexuar atë lloj shkrimi). Një tjetër argument shpjegues është më i çuditshëm por më i logjikshëm: Të shkruante nga krahu i majtë në të djathin ishte më e vështirë për një mëngjarash si Leonardo. Historianët thonë se shkrimi në këtë mënyrë i Da Vinçit, është pjesë e gjenialitetit të tij që e bënte të mendonte në formë tjetër. Tjetër artist që shkruante me dorën e majtë ishte dhe Mikelanxhelo.

Pse shkruajmë me dorën e djathtë dhe 10 fakte që duhet të dini për mëngjarashët Read More »

Zbulohet “Porta e Ferrit” – kushdo që i është afruar, ka vdekur!

Një vend antik i quajtur “Porta e Ferrit” lëshon një gaz vdekjeprurës i cili deri më tani thuhet të ketë vrarë të gjithë ata që i ishin afruar afër.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për një vend të lashtë në Turqi, i studiuar së fundmi gjithashtu nga shkencëtarët – i njohur gjithashtu si “Porta e Hades” – i cili besohet të jetë një kalim në nëntokë nga grekët e lashtë.

Tregimet mitologjike pohojnë se njerëzit do të binin poshtë të vdekur kur ata do të futeshin në një gropë misterioze, e gjendur poshtë tempullit në Hierapolis.
Kjo pasi siç mendohej, ajo ishte e mbushur me frymën vdekjeprurëse të zotit grek të vdekjes që sundoi nëntokën, Hades.

Por tani shkencëtarët kanë gjetur se tregimet e njerëzve që ranë të vdekur në këtë vend mund të kishin qenë më shumë sesa thjesht rrëfime.
Hulumtuesit kanë zbuluar se ka prova që vendi, në ditët moderne i njohur si Denizli, ishte mbushur dikur me gaz të përqendruar vdekjeprurës – dhe mund të jetë akoma fatal, edhe sot.

Profesori Hardy Pfanz, nga Universiteti i Duisburg-Essen, Gjermani, drejtoi studimin që zbuloi se rrënojat antike ende lëshojnë nivele shumë të koncentruara të dioksidit të karbonit.
Shpella qëndron mbi rreshtin Badadag, që do të thotë se gazrat toksike do të shpëtonin nga korja e Tokës dhe do të mbushnin shpellën.
Grekët e lashtë besonin se Hades ishte vëllai i Zeusit, perëndia i qiellit dhe iu dha detyra të kujdesej për të vdekurit dhe të sundonte botën e krimit.

Zbulohet “Porta e Ferrit” – kushdo që i është afruar, ka vdekur! Read More »

Sa më shumë like në Instagram? Ja kur duhet t’i postoni fotot

Të gjithëve na ka ndodhur që në disa foto marrim shumë like në Instagram, e në disa të tjera “dështojmë” plotësisht. Por mos u shqetësoni, pasi nuk është as faji juaj, e as i fotos.

Një hulumtim i fundit që ka analizuar 61,000 postime në Instagram ka arritur në konkluzionin se orari kur hidhen fotot luan një rol kyç në suksesin e saj. Por më e çuditshmja është se në ditë të ndryshme, fotot duhen hedhur në orare të ndryshme.

Ditën e diel dhe të mërkurë momenti perfekt për të hedhur një foto është ora 17:00, ndërsa të hënën mund ta postoni në orën 19:00 ose 22:00. Të martën postoni gjithmonë foto ose në orën 15:00 ose në orën 22:00, ndërsa të premten në 13:00 dhe 20:00.

Ndërsa ata që pëlqejnë ta gdhijnë të shtunën në diskoteka, mund t’i postojnë fotot në 12 të drekës ose në 2 të mëngjesit.

Këtu është ndarja:

E hënë: 19:00-22:00
E martë: 15:00-22:00
E mërkurë: 17:00
E enjte: 07:00-23:00
E premte: 13:00-20:00
E shtunë: 12:00-2 të mëngjesit
E diel: 17:00

Sa më shumë like në Instagram? Ja kur duhet t’i postoni fotot Read More »

Lista sipas shteteve: Këta janë njerëzit më të pasur në botë

Në vitin 2017 themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, ia kaloi Bill Gates me disa miliardë duke u bërë personi më i pasur në botë.
Më poshtë do u sjellim listën me 50 njerëzit më të pasur në botë, bazuar në kontinentin ku operojnë, sipas të dhënave nga “Bloomberg Billionaires Index”.

Ajo që vihet re është se 15 personat më të pasur janë nga SHBA-të.

Ndërsa, gruaja më e pasur në botë në vitin 2017 sipas Forbes ishte Liliane Bettencourt, me 39.5 miliard dollarë.

 

Lista sipas shteteve: Këta janë njerëzit më të pasur në botë Read More »

Dridhja e duarve,shkaqet dhe kurat natyrale qe funksionojne

Dridhja e duarve është një problem i zakonshëm që prek shumë të rritur.

Shkaku kryesor i këtij problemi ka të bëjë me ndërprerjen e një funksioni të trurit.

Megjithatë, dridhja e duarve mund të jetë një pasojë e tiroides apo një efekt anësor i ilaçeve kundër azmës, antidepresivët, lithiumit, e qetësuesve të ndryshëm.

Përdorimi i tepërt i kafeinës mund të ndikojë sistemin nervor dhe të shkaktojë dridhje të duarve.

Niveli i ulët i sheqerit në gjak shkakton dridhje të duarve, bashkë me heqjen dorë nga alkoli apo substancave të tjera që shkaktojnë varësi.

Stresi, ankthi dhe nervozizmi gjithashtu mund të shkaktojnë dridhje duarsh.

Ky problem është serioz dhe mund të jetë paralajmërues i disa problemeve neurologjike që mund të jenë të rënda.

Dridhjet e duarve mund të ndalojnë dhe të kurohen me disa mënyra dhe hapa të thjeshtë .

Mbani Stresin Nën Kontroll

Stresi dhe ankthi janë një prej faktorëve që kontribuon në dridhjen e duarve.

Nëse dëshironi të jeni më pak të stresuar atëherë meditoni për t’i dhënë mendjes qetësi.

Frymëmarrja e thellë është një tjetër teknikë për të luftuar stresin.

Mjaftojnë 10 minuta duke marrë frymë nëpërmjet diafragmës dhe sistemi juaj nervor do të jetë më i qetë.

Pini Çaj Kamomil

Kamomili ka aftësi qetësuese dhe largon ankthin dhe stresin.

Ai zbut kontraktimet e muskujve dhe dridhjet e duarve.

Pini dy deri në tre filxhanë me çaj kamomili në ditë ose bëni banjë me vaj kamomili për të qetësuar nervat.

Ushtrime për duart

Ushtrimet për duart jo vetëm i forcojnë ato por edhe parandalojnë ose zbusin dridhjet e duarve.

Përdorni toptha elastikë kundër stresit dhe shtrëngojini fort.

Mbajini për pesë sekonda dhe më pas qetësojini duart.

Përsëriteni këtë 10 herë dhe çdo ditë.

Një tjetër aktivitet që mund të bëni është joga e cila përveç të gjithave ju ndihmon të flini më mirë.

Çaji i Valerianës

Valeriana është një bimë qetësuese që largon stresin dhe tensionin, ndaj është e rëndësishme kundër dridhjes së duarve.

Ju mund të përdorni lëng nga ekstrakti i valerianës kundër dridhjes së duarve ose të pini çaj disa herë në javë.

Kjo bimë nuk duhet përdorur gjatë shtatzanisë ose ushqyerjes me gji.

Vitaminat e Kompleksit B.

Vitaminat e kompleksit B janë të domosdoshme për mirëmbajtjen e nervave dhe muskujve të fortë.

Mungesa e këtyre vitaminave  shkakton humbje të koordinimit dhe ekuilibrave mes organeve.

Mund të merrni suplementë ose të konsumoni ushqime të pasura me këto vitamina si: të bardhat e vezës, fasulet, bizelet, barishtet, produktet organike të bylmetit dhe shpendët.

Amino Acidet

Acidet yndyrore Omega-3 janë mirëbërëse për sistemin nervor dhe rrjedhimisht për inflamacionin që mund të përkeqësojë dridhjen e duarve.

Konsumoni më shumë vaj peshku dhe ushqehuni me peshk, salmon, ton dhe sardele.

Mos hiqni dorë nga farat e linit, kungullit dhe arrat.

Magnezi

Magnezi shërben si një elektrolit dhe ndihmon në transmetimin e impulseve mes nervave dhe muskujve.

Nëse trupit i mungon magnezi, atëherë do të shfaqen kontraktimet e muskujve dhe dridhjet e duarve.

Ushqimet e pasura me magnez janë farat e susamit, fasulet, arrorët, farat dhe barishtet.

Hiqni Dorë Nga Kafeina

Nëse ju dridhen duart atëherë mbani nivelet e kafeinës në minimum ose hiqni dorë plotësisht prej saj.

Sasitë e mëdha të kafeinës stimulojnë më tepër sistemin nervor dhe nxisin dridhjen e duart.

Kafeina e tepërt shkakton dhimbje koke, ankth dhe çrregullime të rrahjeve të zemrës.

Hiqni Dorë Nga Alkoli Dhe Duhani

Duhani dhe alkoli kanë një ndikim të keq në sistemin nervor. Ato e dobësojnë atë dhe nxisin dridhjen e duarve.

Megjithatë, kini parasysh që dridhja e duarve mund të shfaqet edhe krahas shenjave të tjera të heqjes dorë nga alkoli.

Dridhja e duarve,shkaqet dhe kurat natyrale qe funksionojne Read More »