Kuriozitete

Shenjat e horoskopit që këtë vit do u thyhet zemra

Shenja juaj e zodiakut bazohet në datën e lindjes dhe pozicioni i yjeve dhe planetëve atë ditë ndikon pothuajse në gjithçka në karakterin tuaj, në jetën tuaj të dashurisë etj. Viti 2018 nuk do të jetë i mbarë për të gjitha shenjat, por këto 3 të mëposhtme do të pësojnë zhgënjimet më të mëdha e do t’u thyhet zemra!

Akrepi

Në një marrëdhënie jeni ju që pëlqeni të vendosni se çfarë do të bëhet dhe çfarë jo ! Keni tendencën te jeni posesivë dhe të vendosni standarde të paarritshme duke përfunduar të zhgënjyer.Akrepi e mban brenda inatin, mërzinë dhe kjo ndikon negativisht në lidhjet e dashurisë pasi çon në thellimin e problemeve. Këto sjellje këtë vit nuk do të tolerohen dhe ju mund ta gjeni veten vetëm dhe me zemër të thyer.

Binjakët

Ndjeni se diçka jashtë në botë do t’ju kompletonte , por e keni shumë të vështirë të gjeni atë copëz që ju mungon ! Ankoheni për të gjitha lidhjet në të cilat përfshiheni dhe jeni vetë ju që i shkatërroni. Mendoni se nuk jeni në një marrëdhënie të vërtetë dhe personi krahë jush nuk është shpirti binjak. Ngrini mure dhe ndonëse jeni shenja e komunikimit kur vjen puna në fushën e ndjenjave , ngecni. Kjo gjë shkakton keqkuptime dhe ky vit thjesht nuk do të jetë i juaji.

Peshorja

Ndonjëherë ndiheni sikur fati është kundër jush, pavarësisht gjithçkaje që bëni. Mësimet që çdokush merr në këtë jetë, ju i merrni si dështime personale dhe e ndëshkoni veten për këtë fakt. Në lidhje jeni skeptikë dhe prireni të bëni me faj partnerin për gabimet tuaja. Kjo situatë mund të bëhet e padurueshme dhe kur mos ta prisni, do gjendeni të vetëm.

Shenjat e horoskopit që këtë vit do u thyhet zemra Read More »

Shkencetaret kane zbuluar: Përse disa duhanpirës arrijnë moshën 100-vjeçare!

Edhe pse duhani shkatërron trupin e tyre, ata megjithatë mbijetojnë dhe arrijnë të jetojnë njëqind vjet.

Të gjithë duhanpirësit e dinë që për shkak të shprehive të tyre shëndeti u rrezikohet dhe që rrezikojnë të vdesin në moshë të re. Mirëpo, disa prej tyre, me gjithë rrezikun e tillë, jetojnë gjatë.

Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar që disa duhanpirës përjetojnë moshën e shtyrë, edhe pse pinë duhan, për këtë duhet t’u falënderohen – gjeneve.

Shkencëtarët një kohë të gjatë kanë studiuar duhanpirësit të cilët jetojnë gjatë dhe kanë vërejtur që një gjë e kanë të përbashkët – gjenin e jetëgjatësisë.

Atyre këto gjene u mundësojnë të jenë më rezistues ndaj materieve të dëmshme të cigareve.

Ata të cil ët i kanë këto gjene kanë njëkohësisht edhe 11 për qind më pak shanse të sëmurën nga ndonjë lloj kanceri.

“Te jetëgjatësia e duhanpirësve kemi zbuluar një sërë tipash gjenetikë, të cilët janë të njëjtë si edhe tipat te njerëzit të cilët jetojnë gjatë, por që nuk janë duhanpirës. Ato gjene funksionojnë në atë mënyrë që nxisin rigjenerim të shpejtë të qelizave dhe nxisin rezistencën më të mirë të tyre ndaj një sërë fakt orësh të dëmshëm të cilëve njerëzit u janë të ekspozuar, duke përfshirë edhe pirjen e duhanit”, konstaton shkencëtari Morgan Levine.

Shkencetaret kane zbuluar: Përse disa duhanpirës arrijnë moshën 100-vjeçare! Read More »

10 fjalë që i dëgjon po të rrish me një gjirokastrit

Ti e kupton menjëherë nëse dikush që sapo takon është nga Vlora, Shkodra, apo Gjirokastra. Mësohesh me dialektin e tyre, tingëllimin e fjalëve, shprehjet, derisa papritur dëgjon një fjalë. “Çfarë do me thënë????????”, pyet me habi. Dhe personi përballë e përsërit po aq i habitur sesi ka mundësi që nuk e kupton një fjalë aq të zakonshme, por ja që ndodh.

Gjirokastra, është një nga ato qytete, që prej vendndodhjes pranë Greqisë e ndikimeve të ndryshme, ka në leksikun aktiv disa fjalë që në zona të tjera të Shqipërisë as që nuk kuptohen. Njihuni me disa prej tyre, që kur të shkoni në Gjirokastër për ndonjë festë a festival të mundshëm, apo për të zbuluar e njohur nga afër këtë qytet që mbrohet nga Unesco, t’ua dini kuptimin. Përkthimi është me përafërsi.

I, e Ilimaksur– I, e babëzitur. Përdoret në rastet kur dikush ha diçka shpejt dhe me babëzi sikur të kishte kohë pa ngrënë. Ha si e ilimaksur.

Qifqi (Theks fundor)-Gatim tradicional. Qofte me oriz dhe nenexhik, të skuqura në një tigan special me forma. Është një nga emrat që do e hasni në shumicën e menuve të këtij qyteti. Vetëm kujdes: Mos i hani si të ilimaksur!

Thjam– I, e ndotur, shumë pis. Sa thjam je bërë!

Cuks-Ndjesia e djegies në lëkurë. Po më cuks plaga.

Qilis-Prek tokën me një copë që varet. Ngrije atë batanijen se e qilise.

Zabërhan-Bredharak. Je bërë një zabërhan ti!

Kselhasem-Çlodhem. Hiç, ja po kselhasem.

Sfarangonje (theks fundor)-Rrjetë merimangash. Paskan zënë muret sfarangonje.

Haraks-Hutim, humbje e mendjes, fiksim diku pa e pasur mendjen.  Pse rri si e haraksur?

Eflatun-Shumë i shkathët. Vajzë eflatune.

Gjuha shqipe pastrohet vazhdimisht nga fjalët e huazuara megjithatë fjalët që përdoren në disa qytete janë gjithmonë një e përbashkët që i afron më shumë njerëzit e atij qyteti kudo që janë e i bën të qeshin, si t’u kujtoje një copë fëmijërie. Kështu që gjirokastritët janë të lutur të na kujtojnë  fjalë të tjera që përdoren në qytetin e tyre.

10 fjalë që i dëgjon po të rrish me një gjirokastrit Read More »

Ajnshtajnit për studenten 20 vite më të vogël: Në këmbët e saj…

Një letër e shkruar me dorë nga fizikanti legjendar Albert Einstein u shtit këtë të martë për më shumë se 100 mijë dollarë në Jeruzalem, si pjesë e dokumenteve që i kishin shpëtuar kohërave.

Letra ishte dërguar në vitin 1928 nga Ajnshtajni gjatë një prej periudhave më emocionuese dhe më “të ndezura” të karrierës shkencore të Ajnshtajnit.

Në këtë kohë ai ishte duke punuar për të arritur një nga zbulimet kryesore shkencore të shekullit të kaluar.

Letra e dashurisë i ishte shkruar Elisabetta Piccini, një studente italiane e kimisë e cila ishte sa gjysma e moshës së tij.

Elisabetta jetonte një kat më poshtë motrës së fizikantit më të njohur të shekullit të kaluar.

Gjatë një vizite në qytet ai ishte shumë i interesuar ta takonte italianen, por studentja ishte shumë e turpshme dhe kishte droje të takonte një njeri më famën e tij.

Në shënim ai shkruante:

Për studiuesen shkencore, në këmbët e së cilës fjeta dhe u ula për dy ditë të tëra, si një suvenir miqësor.”

Gjithashtu në atë letër përmendej një shprehje e tij:

Një jetë e qetë dhe modeste sjell më shumë lumturi sesa një përpjekje e suksesshme e kombinuar me shqetësim të vazhdueshëm.”

einsteindownload-6

Ajnshtajnit për studenten 20 vite më të vogël: Në këmbët e saj… Read More »

Femrat e këtyre 3 shenjave janë bekim për çdo mashkull

Cilat?

Luani

Ashtu si edhe mashkulli, gruaja e Luanit është dominante dhe e fuqishme. Pamja e saj është interesante, ajo mund të imponojë vullnetin e saj dhe të zgjedhë përsosmërinë për veten. Ajo është mbretëresha e stilit dhe e modës dhe madje kur nuk është në gjendje të mirë, ajo do të gjejë një mënyrë për të qenë vetvetja.

Demi

Gruaja e shenjës së Demit është një shtëpiake e përsosur. Përveç të qenit shumë e mirë në gatim, ajo është në gjendje të kënaqë partnerin e saj dhe t’i japë atij një dashuri pa kufij. Shtëpia e saj është shumë e pastër, e ngrohtë dhe e këndshme. Përtej kësaj, ajo ka një talent të madh për biznes dhe është në gjendje të rritet profesionalisht pa ndihmën e askujt. Ajo është një grua e vërtetë.

Peshorja

Gruaja Peshore është një bukuri e vërtetë, më e bukura nga të gjitha shenjat e zodiakut. Kur të shikon në sy, do t’i falësh çdo keqkuptim. Ajo nuk mund të vlerësohet si një shtëpiake e madhe, por bukuria e saj është një material i mirë gjenetik për tu trashëguar tek fëmijët e saj. Me sjelljen e saj të butë, ajo tërheq vëmendjen sikur ajo të ishte një perëndeshë. Qëndrimi i saj hap të gjitha dyert.

Femrat e këtyre 3 shenjave janë bekim për çdo mashkull Read More »

Leximi i mendjes, inteligjenca artificiale jep përshkrimin e asaj që po mendoni

Mendoni se algoritmet e kërkimit të Google janë të afta për të lexuar mendjen tuaj? Kjo nuk është asgjë në krahasim me një projekt të ri hulumtimi të inteligjencës artificiale nga Japonia, i cili mund të analizojë skanimet e trurit të një personi dhe të japë një përshkrim të shkruar të asaj që ka shikuar.

Për këtë, inteligjencës artificiale i jepet një imazh i skanimit të trurit, i realizuar në një moment kur një person po shikon një figurë. Më pas gjeneron një përshkrim të asaj që mendon se personi po shikonte.

Një ilustrim i nivelit të kompleksitetit që mund të ofrojë është: “Një qen është ulur në dysheme para një dere të hapur” ose “një grup njerëzish që qëndrojnë në plazh”. Të dyja këto rezultojnë të jenë absolutisht të sakta.

“Ne synojmë të kuptojmë se si truri paraqet informacion rreth botës reale”, tha Ichiro Kobayashi, një studiues nga Universiteti Ochanomizu i Japonisë. “Për një qëllim të tillë, ne kemi demonstruar se algoritmi ynë mund të modelojë dhe lexojë përmbajtjet perceptuese në formën e fjalive nga aktiviteti i trurit njerëzor.

Për ta bërë këtë, ne modifikuam një model ekzistues të rrjetit që mund të gjeneronte fjali nga imazhet duke përdorur një rrjet të thellë nervor, një model të sistemit vizual, i ndjekur nga një rrjet nervor (RNN) i përsëritur, një model që mund të gjenerojë fjali. Në mënyrë të veçantë, duke përdorur grupin tonë të të dhënave të filmave dhe aktivitetit të trurit të shkaktuar nga filmat, ne kemi trajnuar një model të ri që mund të nxjerrë në pah modelet e aktivizimit të DNN nga aktiviteti i trurit “.

Pa lënë vend për shqetësime, Kobayashi thekson se jemi ende larg nga sjellja në realitet e kësaj teknologjie”. Shinji Nishimoto, një studiues tjetër i projektit, i tha Digital Trends se ekipi dëshiron ta përdorë atë për të kuptuar më mirë se si truri përpunon informacionin.

“Ne do të donim të kuptonim se si funksionon truri në kushte natyrore”, tha Nishimoto. “Për një qëllim të tillë, ne po planifikojmë të hetojmë se si format e ndryshme të informacionit – vizion, semantikë, gjuhë, përshtypje etj, janë koduar në tru duke modeluar marrëdhëniet midis përvojave tona dhe aktivitetit të trurit. Në veçanti, ne do të punojmë për të gjeneruar përshkrime në lidhje me atë që një person mendon” njofton PCWorld Albanian.

Leximi i mendjes, inteligjenca artificiale jep përshkrimin e asaj që po mendoni Read More »

Kjo vajzë po çmend internetin, a ka një këmbë apo dy? Si mendoni ju??

Ajo është Marisol Villanueva, 18 vjeçe nga Granada, e cila në një pasdite të zakonshme ka postuar një foto në rrjetet sociale për t’i treguar ndjekësve të saj foton e ditës.

Ajo nuk e kishte menduar se foto e saj do të bëhej virale.

«Po, kam bashkuar vija vertikale dhe horizontale», shkroi ajo.

Nuk u desh shumë kohë para se disa përdorues të binin në kurthin e pavetëdijshëm të iluzionit optik dhe filluan të flisnin për një skandal.

A ishin dy kembe, apo nje kembe ne foto?

Në pamje të parë, në fakt, Marisol te le përshtypjen se ka këmbë shumë të hollë, e gjithë kjo per shkak te shiritit të bardhë të pantallonave, të së njëjtës ngjyrë të veshjes në sfond.

Për pak ditë, postimi i saj kishte marrë pothuajse 7 mijë retweets dhe mbi 40 mijë pëlqime.

“Nuk e prisja,” tha vajza për HuffPost spanjoll.

Kjo vajzë po çmend internetin, a ka një këmbë apo dy? Si mendoni ju?? Read More »

Kishte 132 vite që lundronte në det, gjendet mesazhi më i vjetër në shishe, ja cfarë shkruhej

Në Perth të Australisë është gjetur mesazhi më i vjetër i njohur në shishe, pothuajse 132 vite pasi ajo ishte hedhur në det. Shishja është gjetur nga një familje në këtë vend.

Mediat e huaja shkruajnë se Tonia Illman kishte gjetur shishen, teksa kishte dalë për një shëtitje përgjatë dunave të rërës në një plazh në Australinë perëndimore.

Ndërkohë bashkëshorti i saj ka thënë për BBC se e kishte gjetur letrën në shishe, por që nuk ia kishte idenë se çfarë ishte ajo. Çifti më pas ka shkuar në shtëpi, e kanë tharë atë në mikrovalë dhe më pas e kanë lexuar.

Ekspertët kanë konfirmuar se është një mesazh autentik nga një anije gjermane. BBC shkruan se shënimi në shishe, që mbante datën 12 qershor 1886, ishte hedhur nga anija gjermane “Paula”, si pjesë e një eksperimenti në oqean dhe trajektoreve të lundrimit nga ana e Observatorit Detar të Gjermanisë.

Gjithashtu kujtojmë se më herët, rekordi botëror “Guinness” për mesazhin më të vjetër në shishe ishte 108-vjeçar. Familja Illman kishte kontaktuar me ekspertë vendas për të verifikuar moshën e shishes dhe, pas kontakteve edhe me zyrtarë gjermanë ishte konfirmuar gjithçka.

Me mijëra shishe janë hedhur në det gjatë eksperimentit 69-vjeçar të Gjermanisë. Familja Illman ia ka huazuar zbulimin e saj Muzeut Perëndimor australian, për dy vitet e ardhshme, e ai do të ekspozohet duke filluar nga e mërkura.

Kishte 132 vite që lundronte në det, gjendet mesazhi më i vjetër në shishe, ja cfarë shkruhej Read More »