Kuriozitete

Blen një teke konjak 10 014 paund, futet në rekordet Guinness

Një teke e konjaku është shitur në një bar të Londrës për £ 10,014, duke vendosur një rekord të ri botëror.

Gota me 40ml i Romës de Bellegarde u shit në Londër, pasi u zbulua në bodrumet e konjakut tw Jean Fillioux.

Besohet të jetë një ndër shishet e para të krijuara nga Jean Fillioux më 1894.

Veprimtaria u ndoq nga admiruesit e konjakut dhe ekspertët e industrisë, të cilët dëshmuan në gllënjkën e parë. Një gjyqtar zyrtar nga Rekordet Botërore të Guinness ishte gjithashtu i pranishëm.

Ranjeeta Dutt McGroarty, themeluesi dhe drejtori i kompanise “Triniteti Natyror i Gazit”, ishte i pari që bleu këtë pije të rrallë në Hyde Kensington, duke thyer rekordin botëror të Guinness për çmimin e paguar për një teke alkool.

Blen një teke konjak 10 014 paund, futet në rekordet Guinness Read More »

Nga “fantazmë”, qyteti që kushton 40 miliardë dollarë

Një projekt prej 40 miliardë dollarësh, për të ndërtuar qytetin e parë në botë të “zgjuar” barazvlerësohet me Çernobilin si një qytet “fantazmë”.

“Utopia e teknologjisë së lartë” në Songdo në verilindje të Koresë së Jugut është ndërtuar nga zeroja dhe është projektuar gjithçka sipas teknologjisë më të fundit.

Banorëve iu premtua një qytet i së ardhmes, me kompjutera në rrugë për kontrollin e trafikut apo pajisje pneumatike që ‘thithnin’ mbeturinat nga shtëpia për t’u ricikluar më pas për të gjeneruar energji elektrike.

Por fotot e frikshme tregojnë se, pak më shumë se 15 vite që nga fillimi i projektit Songdo, qyteti është ende më pak se gjysmë i ndërtuar, me një qytetar që thotë se është ‘duke jetuar në një burg të braktisur’, apo një tjetër që thotë se është një qytet fantazmë.

Nga “fantazmë”, qyteti që kushton 40 miliardë dollarë Read More »

Mblidhuni dhe mësoni: Si të bëni më shumë para

Rregulli numër 1: Mos nënvlerësoni veten

Askush nuk ka lindur i ditur, por është eksperienca ajo që të mëson dhe aftëson. Pavarësisht pasigurive që keni, mos i lejoni ato t’ju mposhtin. Në asnjë mënyrë mos hiqni dorë nga një mundësi e re vetëm nga frika se nuk jeni mjaftueshëm të mirë. Silluni gjithë vetëbesim, për t’i thënë kështu shefit dhe vetes suaj se “Po” ju mundeni. Forca, besoni më shumë te potenciali juaj dhe tregojuni të tjerëve se ç’kokë gjeniale jeni.

Rregulli numër 2: Një gjë që e bëni mirë, mos e bëni falas

Thatë gjë “jam e gatshme të punoj dhe pa lekë”? Jo dhe jo! Kjo tregon mungesë profesionalizmi. Shiteni veten tuaj shtrenjtë. Fundja nuk ka pse koha, njohuritë dhe talenti juaj t’jua lënë xhepat bosh.

Rregulli numër 3: Kërkoni ngritje në detyrë

Në momenti që ju arsyetoni se meritoni më shumë para, kjo për shkak të punës që keni perfeksionuar dhe të një page që tanimë s’u përgjigjet kërkesave tuaja është koha të flisni me shefin. Mos kini frikë ta bëni diçka të tillë. Me kokën lart thuajini se për këto këto arsye ju meritoni më shumë para. Është ora të merrni atë që meritoni.

Rregulli numër 4: Mos qëndroni vonë në punë

Disa prej nesh kanë tendencën për të qëndruar më shumë në punë, si një mënyrë kjo për të treguar se ç’punonjës të shkëlqyer janë. Futeni në kokë: askush nuk do t’ju kurorëzojë me një çmim. Kujtohuni se koha është para, mos e shpërdoroni kot. Vetëm në rast se keni një projekt madhor që ia vlen të qëndrosh ca orë më shumë shtesë, atëherë po. Përndryshe nëse ju vetëshfrytëzoheni, për të tjerët aq më mirë.

Rregulli numër 5: Zgjeroni horizontin

Në vend që të mendoni vetëm për detyrat që keni në punë dhe ta ndrydhni mendjen tuaj mes 4 mureve të zyrës mundohuni të jeni koherentë. Shikoni ç’bëhet vërdallë, informohuni, lexoni dhe edukoni veten. Vetëm kështu mund të bëni para.

Rregulli numër 6: Pyeni veten

Mos harroni t’i bëni vetes pyetjen: A jam e kënaqur me këtë që po bëj? Pyeteni veten tani dhe më thoni. Hë, jeni të kënaqura? Nëse jo uluni dhe kuptoni se çfarë dini të bëni dhe se çfarë ju pëlqen. Mendoni pak më gjatë, jo vetëm për 8 orarëshin që punoni. Nuk është jeta juaj vetëm ajo.

Rregulli numër 7: Kujdesuni për veten

E dimë mirë të gjithë se aparenca është një armë e fuqishme. Prezenca që keni diku ju hap shumë dyer. Kujdesuni për veten, fundja për çfarë po punoni? /Anabel/

Mblidhuni dhe mësoni: Si të bëni më shumë para Read More »

Pashkët, kuptimi i 15 qirinjve mbi shandanin në formë trekëndëshi

Një nga liturgjitë e shumta të Javës së Madhe të Pashkëve, e cila, nganjëherë, nuk njihet, ose nuk tërheq fort vëmendjen, është shërbimi liturgjik i “Tenebrae” (Terri), i cili kremtohet nga katolikët, por edhe nga anglikanët, protestantët dhe nga disa Kisha ortodokse. Pas Koncilit II të Vatikanit, ai nuk kremtohet më rregullisht nga Kisha Katolike, përveçse në raste të veçanta, por natyrisht, ka shoqëruar gjatë kësaj periudhe para Pashkëve, brezat e mëparshëm të besimtarëve.

Në thelb, gjatë tri ditëve të fundit të Krezhmëve, lutjet e mëngjesit dhe Lavdet e së Enjtes së Madhe, të Premtes së Madhe dhe të Shtunës së Madhe, kremtohen mbrëmjen e mëparshme, pra duke filluar nga sot në mbrëmje vonë, nën dritën e qirinjve. Këndohen psalme e vajtime, lexohen pjesë nga Bibla, që vënë në pah misteret e shenjta të Javës së Madhe, për të përfunduar me Benedictus e Miserere. Kremtimi, që përqëndrohet mbi vdekjen e Krishtit, ka ton të trishtuar e solemn.

15 qirinj mbi shandanin në formë trekëndëshi

Në çdo ditë të “Tenebrae” (Të Mërkurën, të Enjten dhe të Premten e Madhe) ndizen 15 qirinj, që vendosen në një shandan të veçantë, në formë trekëndëshi, që quhet “Shigjeta”. Gjatë liturgjisë, qirinjtë shuhen një nga një, secili pas leximit apo këndimit të Psalmit.

Në disa variante të uratëve të “Territ”, liturgjia reduktohet në shtatë lexime nga Ungjilli (e shtatë qirinj), që përfaqësojnë shtatë “hije” apo zona të errta në jetën e Krishtit: Hija e Tradhtisë, Hija e Mohimit, Hija e Vetmisë, Hija e Akuzës, Hija e Vuajtjes, Hija e Kryqëzimit dhe Hija e Vdekjes.

Qiriu i fundit, i cili simbolizon Krishtin, nuk shuhet, por, zakonisht, fshihet pas altarit, pas leximit të fundit biblik, për t’u kujtuar besimtarëve arrestimin e Jezusit, drita e të cilit, gjithsesi, nuk shuhet kurrë. Në errësirë, thuhet lutja përfundimtare. Në atë çast, në kishë dëgjohet një zhurmë e madhe, që quhet “strepitus” (nga latinishtja, zhurmë). Realizohet duke lënë të bien libra mbi një bangë të kishës, ose duke i rënë fort një instrumenti, ose duke bërë zhurmë me lloj-lloj mjetesh, për të imituar kështu, tërmetin pas vdekjes së Krishtit dhe konfuzionin, që i kaploi njerëzit. Ka edhe kuptimin e zhurmës, që bën guri, kur rrotullohet për të mbyllur hyrjen e varrit të Krishtit.

Gjatë “Tenebrae”, kisha zhytet në errësirë, por terri nuk e ka fjalën e fundit

Liturgjia përfundon me heshtje e qiriu i fundit, ose lihet i fshehur, ose vihet në dukje sërish. Besimtarët largohen pa fjalë e atmosfera është akoma shumë e trishtuar.  Është çasti për të reflektuar mbi vdekjen e Zotit tonë Jezu Krisht e për terrin, që e mbuloi botën të Premten e Madhe. Është kremtim i mrekullueshëm i Javës së Madhe, gjatë të cilit besimtarët e përjetojnë thellë vdekjen e Krishtit, duke e bërë akoma më dramatike ndezjen e qirinjve Natën e Madhe të Pashkëve. Gjatë “Tenebrae”, kisha zhytet në errësirë, por terri nuk e ka fjalën e fundit. Në atë terrinë humnere fillon kremtimi i Vigjiljes së Pashkëve, duke ia lënë vendin dritës së Krishtit, që simbolizohet nga qiriu i Pashkëve, i cili e kthen terrin në dritë hap pas hapi. E gjithë kisha rrezaton e shkëlqen, kur qiriu mbërrin në Sancta Sanctorum./Radio Vatikani

Pashkët, kuptimi i 15 qirinjve mbi shandanin në formë trekëndëshi Read More »

Këtu mund të gjeni gjithçka që Facebook di për ju

Skandali më i fundit i zbuluar nga Cambridge Analytica në Londër, ka pushtuar mediat e botës.

Sipas zbulimit, të dhënat personale të njerëzve në Facebook janë përdorur gjatë fushatës presidenciale të Donald Trump dhe referendumit të Brexit.

Cambridge Analytica u bllokua nga Facebook, dhe duke folur për CNN, themeluesi Mark Zuckerberg kërkoi falje për këtë “thyerje besimi”.

“Kjo është një thyerje e madhe besimi dhe më vjen me të vërtetë keq. Është përgjegjësi e jona që t’i mbrojmë të dhënat e njerëzve dhe nëse nuk mund ta bëjmë këtë, nuk meritojmë t’ju shërbejmë atyre.
Përgjegjësi e jona tani është të sigurohemi që kjo të mos ndodh më”.

Pas këtij skandali, njerëzit po pyesin se çfarë lloj informacioni Facebook ka rreth përdoruesve të tij.

Ekziston një mënyrë se si mund t’i shihni informacionet personale që Facebook i ka për ju. Mënyra është kjo:

  1. Kyçuni në Facebook

  2. Shkoni në “Settings”

  3. Rrëshqitni në fund të “General Account Settings”, dhe klikoni në “Download a copy of your Facebook data”

  4. Vendoseni e-mailin tuaj

  5. Kur të dhënat janë gati, do t’ju kërkohet ta shkruani fjalëkalimin përsëri

  6. Më pas, gjithçka është gati të shihni se çfarë di Facebook për ju.

Këtu mund të gjeni gjithçka që Facebook di për ju Read More »

Tersi sipas shqiptarëve, bestytnitë më qesharake

Shqiptarët dhe bestytnitë kanë patur gjithnjë një lidhje të veçantë. Aq shumë sa para çdo veprimi apo hapi do të pyesim ‘mos është keq’ dhe në fakt me të drejtë. Sepse, përveç tersit të pasqyrës së thyer apo maces së zezë që të pret rrugën, (të cilat janë të njohura botërisht) janë kaq shumë gjëra të cilat na kanë konfuzuar sa herë i dëgjonim vërdallë nëpër shtëpi. Po cilat janë disa prej bestytnive të cilat vazhdojmë t’i besojmë ndonëse në fund të ditës brenda nesh e dimë që janë një kotësi e madhe. Ose thjesht, kanë lindur nga nevoja për të vënë  rregull.

 

Mos hidhni plehra

Sa e sa herë e kemi dëgjuar që natën nuk hidhen plehrat? Dhe kur pyesje të shtëpisë përse, gjithçka merrje si përgjigje ishte “është keq”,“ikën bereqeti i shtëpisë”. Po mirë, e respektuam. Ndonjë ndryshim në bereqet nuk është se vumë re, por të paktën u bëmë komshinj të denjë. Epo si të na e mësonin ndryshe që plehrat hidhen ditën menjëherë pas punëve të shtëpisë?

Mos bëni gafë të prisni thonjtë!

Nëse mami të shihte në duar me një prerëse thonjsh, e dije shumë mirë ç’të priste. Sepse të presësh thonjtë natën qenka ters. Pse-në nuk e mësuam kurrë, por arsyeja e vërtetë me siguri është komplet tjetër gjë. E keni parasysh, natën nuk para shihet mirë dhe thonjtë mund t’i gjesh nëpër tapet, apo sipër komedinës. A ka ters më të madh për mamin?

Flokët nuk priten natën dhe as kur Hëna është duke u ngrënë

Kur Hëna është e plotë, thuhet se flokët do të duken super të shëndetshëm dhe e kundërta nëse ajo është duke u ngrënë. Hmm, po mirë nuk humbasim asgjë nëse e provojmë. Tingëllon si diçka që bën sens.

Mos u shih në pasqyrë natën

Të shihesh në pasqyrë është kënaqësi më vete dhe kjo mund të bëhet në çdo orë të ditës, por jo. Nëse ti po dashuron flokët, apo fytyrën tënde, ke acaruar gjithë familjen. E ke dëgjuar mbi 15894 herë që nuk është mirë të shihesh natën. Arsyen e vërtetë se mësuam kurrë, por legjendat thonë se ‘pasqyra ka energji dhe merr nga vitet e tua’. Gjepura!

Gërshërët dhe dollapet e shtëpisë s’duhet të rrinë kurrë hapur!

Sepse nëse e bëni, më pas ju pret një sherr i madh. Por në fakt, kjo lloj bestytënie ka dalë me siguri nga nevoja.  Duhej gjendur patjetër një mënyrë që gjërat të liheshin në vendin e duhur dhe në mënyrën e duhur. Po, mund të zgjoheni!

Zëri i kukumjaçkës

Të gjithë e kanë dëgjuar të paktën njëherë në jetë që ‘kur një kukumjaçkë këndon pranë shtëpisë, do të dëgjoni një lajm të keq’. Kjo bestytni e ka origjinën kaq të largët, por ajo çfarë është më e frikshme është se njerëzit ende panikosen kur dëgjojnë zërin e saj. Ashtu si të gjithë shpendët e tjerë edhe kukumjaçës nëna natyrë i ka dhënë një zë dhe kaq. Nëse njerëzve nuk u pëlqen, ky është problemi i tyre. Kukumjaçka mund të këndojë e qetë mbi cilëndo çati që do t’i bjerë rasti.

Sa herë na duhet pak fat, mami a gjyshja është gjithnjë aty duhe na hedhur ujë dhe sheqer.

Thuhej se kështu rruga do të ecte mbarë dhe gjithçka tjetër do të shkonte po aq ëmbël sa sheqeri. /Anabel/

Tersi sipas shqiptarëve, bestytnitë më qesharake Read More »

Ja sa vjeç vdiq Krishti dhe çfarë thonë librat fetarë, po kush u kryqëzua në vend të tij?

Dokumentet japoneze thonë se Jezu Krishti vdiq në moshën 106 vjeçare në Japoni.

Për dekada me radhë, legjenda dhe histori qarkullojnë në lidhje me jetën e vërtetë të Jezu Krishtit.

Sipas disa dokumenteve të lashtë japoneze, Jezusi nuk i dha fund jetës në kryq, në Jerusalem, por në Japoni, ku atij i është bërë një varr i thjeshtë.

Shkrimet e shenjta orientale na tregojnë se Krishti ka vizituar Japoninë për herë të parë në mes të viteve 21 dhe 33. Ky udhëtim shpjegon periudhat e gjata të jetës së tij injoruar krejtësisht nga Ungjilli.

Gjatë kësaj periudhe thuhet se ai ka studiuar kulturën dhe gjuhën e vendit, para se të kthehej në Jeruzalem.

Pasi u kthye në vendin e tij të lindjes, Krishti nuk ka vdekur në kryq, por në vend të tij është kryqëzuar Isukiri, vëllai i tij i vogël.

Më pas Ai është transferuar në Siberi, duke vazhduar disa vjet më vonë në Alaskë, deri në Hachinohe, 40 km nga Shingo.

Dokumentet thonë se Ai ka jetuar atje vitet e fundit të jetës së tij: në një fshat ku gjeti grua dhe pati edhe 3 fëmijë, ku edhe vdiq në moshën 106 vjece.

Dokumentet që sjellin këtë histori quhen “Takenouchi Documents” dhe ekspertët thonë se mosha e tyre është të paktën 1500 vjet më parë, kaluar nga brezi në brez nga familjet e fshatit Takenouchi.

Vendasit që jetojnë në fshatin Shingo, sipas tyre shkojnë në “varrin e vërtetë të Jezu Krishtit”, siç shkruhet edhe në hyrje të monumentit.

Monumenti i vogël përfshin 2 varre, ku në varrin e majtë janë vendosur veshi i Isukirit dhe një tufë e flokëve të Virgjëreshës Mari, ndërsa në të djathtë gjendet varri me eshtrat e Krishtit.

Kjo teori është përshkruar nga disa si një mashtrim nga vendasit për të tërhequr sa më shumë turistë në fshatin e tyre. Nuk është rastësi që në fshat të gjithë banorët janë të besimit budist.

Megjithatë, të tjerë arrijnë të vënë në dukje disa prova që janë gjetur në këtë fshat budist, si pagëzimi i fëmijëve me kryq etj.

Pavarësisht nga kjo, banori i vetëm i krishterë i fshatit, Toshiko Sato thotë se ai nuk i beson këto dhe se kurrë nuk shkon në festivalin vjetor për të vizituar varrin e Krishtit. Urbanusblog.

Ja sa vjeç vdiq Krishti dhe çfarë thonë librat fetarë, po kush u kryqëzua në vend të tij? Read More »

Ja cfarë ka ndodhur më 28 mars?

37 – Senati romak emëron Kaligulën Perandor. Emri i tij i vërtetë ishte Gaius Julius Caesar Augustus Germanicus, por kur ishte fëmijë, dy ose tre vjeç, Gaius, ndërsa shoqëronte atin e tij, Germanicus, në fushata, vishej me uniformë, përfshi këpucë ushtarake, prej këtyre iu dha emri “Caligula – “Këpuca”. Kur disa mbretër erdhën në Romë për t’i bërë nderime dhe për të argumentuar mbi fisnikërinë e prejardhjes së tyre, Kaligula u tha “Le të ketë vetëm një Zot, dhe ky të jetë Mbreti”, duke aluduar për veten e tij. Thuajse të gjitha burimet e mbijetuara e karakterizojnë Kaligulën si të çmendur. Seneka thotë se Kaligula u bë arrogant dhe fyes që kur u shpall perandor. Sipas Josephus, fuqia a pushteti e bënë Kaligulën të mendonte se ishte Perëndi. Suetoni shkruan se Kaligula vuante nga epilepsia. Disa historianë modernë mendojnë se Caligula vuante nga hiperteroidismi.

1794 – Muzeu i Louvrit hapet për publikun (edhe pse zyrtarisht ishte hapur që nga gushti i vitit 1793).

1845 – Meksika ndërpret marrëdhëniet diplomatike me SHBA-në.Tensionet midis dy vendeve ishin krijuar si rezultat i përpjekjeve amerikane për të populluar territore nën kontroll meksikan, dhe arritën kulmin me aneksimin e Teksasit, një ish- territor meksikan.

1930 – Lindi në Paris Amelia Rosselli, poete, bija e aktivistes angleze Marion Cave dhe Carlo Rossellit, intelektual hebre fiorentin, hero dhe përfundimisht martir i Rezistencës anti-fashiste evropiane. Emelia u rrit si refugjate mes Francës, Anglisë, dhe Shteteve e Bashkuara – më në fund u vendos në Romë. E vetëquajtur “poete hulumtuese” Amelia ishte përkthyese, muzikante, muzikologe, dhe autore e 8 përmbledhjeve me poezi. Ajo përktheu në italisht disa poetë, përfshi Emily Dickinson e Sylvia Plath, dhe është konsideruar gjerësisht një nga poetët më të rëndësishëm italianë të gjysmës së dytë të shekullit XX. Amelia Rosselli vrau veten në shtëpinë e saj në Romë në vitin 1996.

1930 – Kostandinopoja dhe Angora ndryshojnë emrat për Stamboll dhe Ankara.

1939 – Lufta Civile Spanjolle: Mbrojtësit republikanë në Madrid ngrenë flamurin e bardhë mbi qytet, dorëzohen, dhe nacionalistët fitimtarë hynë me triumf; Lufta Civile Spanjolle përfundon. Deri në një milion jetë njerëzish humbën në konfliktin më shkatërruese në historinë spanjolle. /Pamfleti Lifestyle

Ja cfarë ka ndodhur më 28 mars? Read More »