Art-Kulture

Një shëtitje në fshatrat e Vlorës !Pamjet fantastike vijnë nga fshatrat Velcë, Matogjin, Ramicë, Bashaj dhe Vërmik !

Pamje fantastike: Një shëtitje në fshatrat e Vlorës

Këto pamje fantastike vijnë nga fshatrat Velcë, Matogjin, Ramicë, Bashaj dhe Vërmik. Në këtë zonë ndodhet dhe Kalaja e Boderit e cila i përket periudhës së antikitetit të vonë. Kjo kala është e ndërtuar në një kodër në bregun e majtë të lumit të Smokthinës. Muret e saj rrethojnë pjesën më të lartë të kodrës dhe formojnë një shumëkëndësh të crregullt, me perimetër rreth 270 metra.

Në pjesën jugore muret ruhen deri në 4 metra lartësi. Në këtë anë ndodhet dhe kulla e vetme e këtij fortikimi. Kjo është një zonë me vlera të vecanta monumentale vecanërisht në prehistori me shpella karstike të cilat paraqesin shumë interes për historianët dhe spelologët.

Vlen të përmenden 70 shpellat karstike të Velcës nga të cilat njëra prej tyre është monument kulture i kategorisë së parë si dhe shpella në lagjen Hysaj në Ramicë e cila ka qënë e shfrytëzuar si spital partizan gjatë Luftës së Dytë Botërore ku janë kryer dhe operacione të vështira kirurgjikale me mjete primitive. Emri Smokthinë rrjedh nga sllavishtja dhe do të thotë: Vendi i Fiqve.

Në këtë zonë me bukuri mahnitëse rrjedh lumi i Smokthinës i cili është degë e Lumit të Vlorës për të cilin studiuesi E. Novak shkruan në vitin 1923: Lugina e Lumit të Vlorës është një luginë me bukuri heroike.

Po kështu në fshatrat Ramicë dhe Matogjin janë vërejtur shtëpi me dy kate me vlera të vecanta ndërtimore si banesat e vëllezërve Dervishaj në Ramicë dhe banesa e sit Musaraj në Matogjin. Matogjini është vendlindja e shkrimtarit të soc-realizmit Shevqet Musaraj. Në fshatin Matogjin ndodhet dhe Rrapi shekullor i cili është monument natyre.

Një shëtitje në fshatrat e Vlorës !Pamjet fantastike vijnë nga fshatrat Velcë, Matogjin, Ramicë, Bashaj dhe Vërmik ! Read More »

Arbëreshët festojnë Pashkët – Tash e 500 vjet mrekullojnë italianët me kulturë Shqiptare !

Një regjistrim i kohëve të fundit tregon se ka rreth 800 veshje në Horën e Arbëreshëve, 500 prej të cilëve vishen për Pashkë.Banorët janë pasardhës të familjeve shqiptare, duke përfshirë edhe fisnikët dhe të afërmit e Skënderbeut, që u vendosën në Italinë e Jugut gjatë pushtimeve të Perandorisë Osmane në Ballkan.

KultPlusju sjellë fotografi të realizuara nga fotografi Mario Calivà në Horën e Arbëreshëve ku janë duke u mbajtur manifestime të ndryshme për të shënuar Pashkët.
Festimet për Pashkët nisin që më 25 mars dhe përfundojnë më 1 prill, të dielën e Shenjtë të Pashkëve ku mbahet mesha e celebruar nga peshkopi me ritualin e “tryezës së shenjtë”.

Një regjistrim i kohëve të fundit tregon se ka rreth 800 veshje në Horën e Arbëreshëve, 500 prej të cilëve vishen për Pashkë. Për të shënuar Pashkët, arbëreshët organizojnë parada pas të cilës jepet bekimi dhe shpërndahen vezët e kuqe.
Vezët e kuqe përfaqësojnë një traditë shekullore të Horës së Arbëreshëve dhe në përgjithësi të të gjitha komuniteteve lindore greko-bizantine dhe ritet ortodokse. Ato shprehin jetën, pjellorinë dhe Ringjalljen e Krishtit.Hora e Arbëreshëve ka ruajtur shumë elemente etnike të kulturës së saj shqiptare, veçantitë e saj kulturore, gjuhësore, fetare (gjuhën, ritin bizantin, veshjet tradicionale, zakonet, muzikën, folklorin).

Banorët janë pasardhës të familjeve shqiptare, duke përfshirë edhe fisnikët dhe të afërmit e Skënderbeut, që u vendosën në Italinë e Jugut gjatë pushtimeve të Perandorisë Osmane në Ballkan.Identiteti arbëror i Horës së Arbëreshëve është i fortë, në fakt gjuha arbëreshe flitet nga tërë bashkësia dhe përdoret në gazeta, shkolla dhe radio.Bashkia përdor në dokumentet zyrtare gjuhën shqipe dhe italiane për banorët e saj, në bazë të ligjit ekzistues për mbrojtjen e pakicave etnike dhe gjuhësore në Itali.The Natural Albania.

Arbëreshët festojnë Pashkët – Tash e 500 vjet mrekullojnë italianët me kulturë Shqiptare ! Read More »

Mozaikët e një katundi në thellësi të shushicës

Krahina e Mesaplikut shtrihet në pjesën jugore të Smokthinës.  Kërkova për të ekspozuar këtë zonë përtej lumit të Kuçit,  aktualisht me ndarjen administrative të,  kufizohet me Vërmikun,  fshati sipër ka vetëm një grusht qiell,  Bolenën,  Vranishtin,  Tërbaçin,  Bratin.  Kodrat e kësaj zone,  që mendohet se formohen nga formacione shkëmbore kanë vetëm një majë të lartë atë,  që vendasit e kanë quajtur Smokthinec.  Ndërsa CCipini është vetëm 1599 m.  Ka një numër të madh monumentet të trashëgimisë kulturore kryesisht materiale të cilat përbëjnë gjurmë dhe dëshmi reale për vendbanimin e hershëm të kësaj treve.  Nga monumentet e kulturës që kanë sjellë të dhënat historike më të përmendur; Qyteza antike Cerja,  Ura e Bogdanit,  Mozaiku i Kaccorit,  Mozaiku i Mesaplikut.

Përqendrohemi në një fshatë,  që ka rëndësi për mozaikun e dytë.  Fshati Mesaplik gjendet në një luginë.  Kodra e lartë  e këtij fshati është Smokthinec.  Ka të dhëna që ilirët e kësaj zone kanë pasur këtë shtrirjen nga Cerja, përgjatë ultësirës të lumit të Smokthinës.  Gjenden krahas toponimeve mbi 15 objekte kulti, thotë D. M në një botim të viteve 2005. Cerja.  Cerja është një ndër qytezat antike  e lumit të Vlorës.  Bënte pjesë në konionin Amantia.  Ka pasur atë rol si Olympia-Mavrova e sotme.  Cerja ka qenë një qytezë fortifikuese  për vëzhgimin e rrepte të kalimit në rrjedhën e lumit Shushicë e luginën e saj nga ku përshkoheshin udhët në antikitet.  Ajo ka një vulë që i përket shekullit të III pes.  Kalaja e saj ka formën piramide me bazë katërkëndëshe.  Amantia , kryeqendra e saj ka qenë ngritur në kodër në formën e një koni me bazë të përmbysur.  Ndërsa kalaja e Cakallovajve,  qyteti i fortifikuar Olympia shtrihej mbi një kodër me një sipërfaqe prej 13 ha dhe ishte qytet i pajisur edhe me akropol,   rrënojat e së cilës ndodhen në fshatin e sotëm Mavrovë,  në anën e djathtë të lumit Shushica .  Olympe u identifikua nga arkeologu Burhan Dautaj,  i cili gjatë gërmimeve të zhvilluara në vitet 1960 gjeti tetë monedha me mbishkrimin Olympiastan.  Cerja gjendet në të djathtë  të këtij lumi.  Gurtë e shumtë janë të dimensioneve 70×100 cm.

Cerja – Qyteti fortese ne Shushice. Smokthina,  pjesë Qendrore e Labërisë,  në të majtë të lumit Shushicë,  një ultësirë me rreth 500 m mbi nivelin e detit,  përbërës i Krahinës së Mesaplikut,  flet për një histori dhe popullsi autoktone.  Që nga prehistoria dëshmohet se Smokthina ka qenë e banuar prej fiseve pellazgë-ilirë-epirotë të Kaonisë. Sjellim si dëshmi epokën antikitetit,  me hyjnitë e kulteve të shpellave e majave të maleve,  si : Tartari,  në mitologjinë e vjetër personifikon “Korjer hyjnishë”,  Këndrevicë-Kandar-Kad Kurora e malit,  Bozhiku-Bozhur-Bozho-Lot.  etj.  Po mbi të gjitha mbeten gjetjet e shumta gjuhësore.  Të gjitha këto vertetojnë ë se kjo trevë,  si gjithë Labëria ka qenë e banuar nga fise ilire të Kaonisë,  kur këtu zotë ishin Amantët,  Mesapët etj. Sjellim për kujtesë: Vendbanimin e fortifikuar të kalasë Qytezë të Cerjes,   të cilët në lidhje me dhjetëra qendra të tjera të Lumit të Vlorës bëjnë të tërën e një zone tepër të populluar qysh nga lashtësia e hershme. Të parët,  që vijnë prej fiseve ilire,  shtrihen që nga Cerja,  përgjatë Ultësirës së Lumit të Smokthinës,  rrëzë kodrave në Mesaplik e deri në Gërmadha.  E vërteton si fakt të pamohueshëm se së bashku me 15 objektet e kultit e dhjetëra gjetje,  si: Mozaikët e Mesaplikut e të Kaçorrit,  toponimet e shumta flasin shkoqur se vendbanimi i hershëm i Smokthinjotëve ka qenë pikërisht kjo trevë.  Si qendër e rëndësishme e vendbanimit të hershëm ilir,  është Kalaja Qytezë e Cerjes.  E vendosur në majën e një kodre piramidale me bazë katërkëndëshe.  Edhe sot dallohen muret rrethues me blloqe gëlqeror,  ndërtuar në shek.  III para erës sonë.

Gurët e shumtë të dimensioneve 70 x 100 cm janë të skalitur me mjeshtëri.  Brenda saj gjatë kohërave janë gjetur objekte enësh metalike,  si: thika të periudhës së bronzit,  fibula,  kapëse,  figura njerëzish etj.  Në anën jugore të kalasë,  në një lartësi 300 m,  komunikohet me Urën e Bogdanit,  mbeturinat e së cilës ndodhen rrëzë Kodrës së Cerjes,  Buzë lumit Shushicë që shërbente për të lidhur Amantien me Kaoninë.  Po aty ndodhen edhe mbeturinat e një kishe që sot flitet Kisha e Cerjes.  Cerja ka qenë një vendbanim me një kulturë qytetare. Kalaja dhe vet ura ka ekzistuar deri në pushtimin romak dhe siguronte lidhjen dhe mbrojtjen e rrugës së Amantia-Horë dhe Kaninë-Olympia-Cerje-Horë.  U shkatërruan nga ekspedita e legjioneve romake të rekomanduara nga Pal Emili,  që sipas kronikanëve të kohës,  kaloi lumin Shushicë në vendin e quajtur Vau I Palit.  Nënvizojmë se në pjesën e parë të shek.  II para erës Iliria ra nën sundimin e egër të pushtimit romak.  Ata kryen kundër fiseve ilire të Shqipërisë së Jugut barbarizma ç’njerëzore,  dogjën dhe shkatërruan qytete dhe qendra vendbanimi,  përfshirë dhe kalanë e Cerjes.  Kjo periudhë,  afërsisht viti 167 para erës sonë karakterizohej nga një rënie e thellë ekonomike e morale. Duhet përmendur gjithashtu se në vendin e quajtur “Gërmadha”,  buzë lumit të Smokthinës,  përfund fshatrave Matogjin e Bashaj,  ndodhet një vend me emërtim “Pazari i Goricës”,  ku gjenden shenjat e një qytetërimi të lashtë,  si p. sh. gur mermeri, 1 m i lartë,  të punuar për kolona,  si dhe tulla me përmasa 60 x 80 cm,  furra të vjetra për pjekje tullash,  poçeri etj.  Vetë emri “Gërmadha” që është një fjalë shqipe,  si dhe emrat toponim:Hunda e Shënmillit,  Dede,  Gjini,  Brahimi,  Sheshi i Qishës,  Varrezat e Kaurëve etj,  flasin për gjurmë të lashtësisë.

Ajo që ka rëndësi është se emrat e Kalasë së Cerjes,  Maricës dhe Guri i Prerë i Mesaplikut dhe në vende të tjera si të Urës së Bogdanit ekzistojnë gurë të mëdhenj mbi 1 ton dhe të gdhendur në formë katrore e rombi.  Këto janë të njëjtat me muret e kalave të tjera,  si: të Sopotit,  Butrintit,  Himarës dhe Kaonisë.  Ato dëshmojnë se u ngritën nga një popullsi autoktone me kultura të zhvilluara ndërtimore.  Eshtë i rëndësishëm fakti i gjetjeve arkeologjike.  Nivel të lartë të zhvillimit qytetar e kulturor për këtë zonë dëshmojnë mozaikët e gjetur: Mozaiku i parë u zbulua në vitin 1964,  tek vendi i quajtur Kisha e Kacorrit,  pranë burimit me të njëjtin emër,  buzë lumit apo Përroit të Smokthinës.  Në një sipërfaqe pothuaj 80 m katrore.  Ky mozaik u shkatërrua gjatë punimeve bujqësore.  Pushtimet e shumta së të huajve i kanë rrënuar këto kultura.  Mbeturinat nëntokësore të tyre të çojnë në mendimin se në këto treva jeta ka vazhduar në rrjedhën e saj .  Dëshmi e kësaj hershmërie dhe vazhdimësie është lagjja “Parikë” dhe qyteza e Boderit. Lidhur me periudhën që analizojmë Parika dhe qyteza e Boderit,  kjo e dyta njihet si një kala e rrënuar që ndodhet në bregun e majtë të lumit të Smokthinës.  Aty shfaqen mbeturinat e një fortifikimi mesjetar që është vazhdimi i jetës ilire-arbëreshe dhe që shërben ndofta në mbrojtje të parisë së familjes së fundit të Parikajve. Mozaiku i Kaçorit. Burimi i parë përë ekzistencën e këtij mozaiku  e ka bërë D. M në një botim për zonën reth 5 vjet më parë.  Flet vetëm shkurt duke përmendur vetëm të dhënat që janë dëgjuar ose njohur nga vendasit.  Datohet se është zbuluar në vitin 1964.  Nuk ka pasur zbulim arkeologjik.  Nuk ka pasur ekip arkeologësh.  Është fiksuar tek kisha e Kacorit.  Si burim i parë . Edhe i dyti në enciklopedinë e fshatit përmend të njëjtën të dhënë.  Zbuluar pranë burimit me të njëjtin emër.  Vendi ndodhet buzë lumit, tokë e sheshtë.  Ara bujqësore kishte një sipërfaqe prej 80 m2.  Burimi i dytë I. Jahaj mësues në atë fshatë shprehet se  ky mozaik u prish gjatë punimeve me traktor të arës me sip prej 80 m . Edhe burimi i dytë shprehet në të njëjtin linjë.  Burimi dytë sjell dëshmi origjinale.  Një gurë të këtij mozaikut cili ka të gdhendur dy figura  dielli, që në të vërtetë mund të duken si dy planetë me formën që  paraqet figura.  Figura  e parë që është identike edhe tek e figura  e dytë,  paraqet një rreth të plotë,  pas tij vjen sërish rrethi  i dytë brenda të parit, i treti dhe në fund,  rrethi më i vogël sa grushti.  Kjo figurë e gdhendur në këtë gurë është dëshmia e vetme krahas deponimeve që kanë bërë në atë banorët e zonës,  kur u prish me traktorë,  mozaiku gjatë punimeve për mbjelljet.  Mozaiku i Kaçorit . Ndodhej nën anën veriore të Cerjes , pranë lumit të Smokthinës.  Aty ka pasur një ndërtesë publike,  banjo.  Mozaiku u zbulua gjatë punimeve me traktor të arës në vitin 1964 Kishte një sipërfaqe prej me gurë shumëngjyrësh si I Mesaplikut.  Gjithashtu në atë vend janë gjetur gurë e shtylla mermeri.  Nga studiuesit mendohet se ka qenë ndërtesë publike e shekullit 3-4 es.  Janë gjetur aty edhe trupa femre . Mozaiku u prish gjatë punimeve.  Kjo është humbja më e madhe.  Sipas studiuesit D. Komata:”Kisha paleokristiane e Mesaplikut, pushtimet nga lindja dhe perëndimi shkaktuan një rënie të re ekonomike-shoqërore kulturore, prandaj kaonët si të gjitha provincat romake të lindjes dhe perëndimit pranuan të përqafonin fenë e krishterë duke menduar aty shpresën e shpëtimit, lindën faltoret e para të ritit të krishterë që më vonë i kthyen ne peshkopate dhe sipas autorëve këto kanë të ngjarë të vareshin nga Bazilika e Mesaplikut. I. Jahaj mësues dhe studiues nga ky fshatë ka shkruar :” Mozaiku I dytë u gjet në vitin 1979 në vendin e quajtur kisha e Murre në qendër të fshatit Mesaplik.  Ai është një bazilikë e artit palekristianë figura si të këtij mozaiku janë gjendur janë gjetur edhe te kodra e Vreshtës,  pranë Hanajve.  Po ashtu rreth kodrës së Smokthinës ka rreth 8-9 emërtime vendesh e majë kodrash me emrat e kishave.

Në këto vende janë gjetur relike,  forma tjegullash, enë balte, pllaka mermeri, qypa.  Shpërndarja e këtyre monumenteve dhe gjetjeve nga qyteza e fortifikuar Cerje është 3km larg nga 2 mozaikët 2km njëri-tjetrit dhe I një vargu emërtimesh kisha, tregojnë dendësi popullsish. Një zonë e tillë që paraqet shumë interes studimi është ajo e territorit të fshatit Mesaplik, përreth kodrës së lartë të Smokthinecit.  Rrëzë saj janë zbuluar dy mozaik të rrallë që përbëjnë dy monumente të kulturës.  Mozaiku u parë u gjet tek vendi i quajtur kisha e Kaçorit në vitin 1964 në breg të lumit të Smokthinës, por nuk u ruajt u prish gjatë punimeve me traktor të ngastrës.

Kalaja e fortifikuar e Cerjes. Është ngritur në shekullin e 3 pes. . Ndodhet 2. 5 km larg nga fshati Mesaplik.  Ajo është ndërtuar në një kodër ku bashkohet lumi Smokthinës me Shushicën.  Midis saj deh fshatit Brataj janë mbi Shushicë ngrihet ura e Bratit.  Pjerrësitë juglindore të kodrës janë të pakalueshme.  Po kështu edhe tre anët e saj me përjashtim të  anës perëndimore ku ishte hyrja e saj. Në sipërfaqen prej 2 km të saj ka pasur ndërtesa banimi dhe dy objekte kulti Kalaja kishte 5 kulla nga ana lindore.  Çdo gurë është një bllok me përmasa 1. 80-1. 90 të sjellë nga masivet natyrore  që gjenden aty pranë.  Nga ana lindor e saj rreth 300m gjenden mbeturinat e urës së lashtë të Bogdanit.

Mozaiku tjetër i zbuluar në vitin 1979 tek kisha e Murrme në qendër të fshatit Mesaplik ku gjendet aktualisht? Kjo ngre një pikëpyetje sepse ka të dhëna që ai gjendet në depot e DRMK Vlorë .  Mozaiku i parë iku falë pakujdesisë dhe çmendurisë për të hapur toke buke në çdo vend.  Zinxhirët e hekurt prishën dhe shkatërruan tërësisht mozaikun,  dëshminë  e lashtë të banorëve të kësaj treve që sipas E. Cabejt rridhnin nga fisi i ilir i mesapëve.  Mozaiku i parë iku dhe gjurmët e tij nuk duken më.  Sikur të mos ketë ekzistuar.  Kanë mbetur vetëm dëshmitë si dhe një cop fotografi.  Mozaiku i dytë gjendet:” i burgosur “nëpër arka.  Në fakt më mirë kështu në ruajte se sa ta gjenin ndonjë ditë të shkatërruar nga një çmenduri apo lugat i kohës moderne. Nga Gezim Llojdia

Autori ka drejtuar parqet arkeologjike të Vlorës

Mozaikët e një katundi në thellësi të shushicës Read More »

Bolena : Fshat i Kurveleshit të Poshtëm ose pllaja juglindore e krahinës së Mesaplikut

Bolena, fshat i Kurveleshit të Poshtëm ose pllaja juglindore e krahinës së Mesaplikut,ne rreze te malit te Çipin-it me zanafillën në histori, e bolenasve në vazhdë, gjithëherët ka qenë dhe shprehur simbioza e shpirtit vullnet-hekur, çka përbëjnë krenarinë e këtij vendi. Sillen në ndërgjegjen krijuese gjasa e bema te se kaluares labe, siç sillet flladitur, mbi qiellin e Bolenes , krahet e nje shpendi ne fluturim e burrat pleq vene doren mbi balle te keqyrin zogun e paperkulshmerise me emrin “Shqiponje”. Pa pikë mëdyshje, keshtu.

Vite më parë u shfaq ne Vlore dhe në arenën kombtare një liber sadisfaksionues “Ana Bolena” ose Anne Boleyn. Buja pati beftinë interesante, libër i shkruar prej P.V., studim, përkthim dhe i përshtatur në shqip me stërmund e po aq përkushtim. Beftia ishte e karakterit historik vetem e vetem per hipotezën e shtruar se Ana Bolena, mbretëresha e Anglisë, gruaja e Henrikut VIII, na delka me gjak të hershëm arbëror. Dhe nga Bolena e Kurveleshit të Poshtëm, në administratën e Vlorës labe.

Ndonëse një fshat i vogël, Bolena ka një histori për tu lexuar dhe njerëz për tu kujtuar.

Ali Pasha ka kaluar adoloshencën e tij në Bolenë.Ali Pasha eshte shpetuar nga nje çoban nga Bolena ne kohen kur e ndiqnin hasmit per ta vrare.Çobani e rriti si djalin e tij.Pas mori pushtetin Ali pasha e kerkoi familjen ku u rrit dhe njeren nga motrat e mori ne Janine ku jetoi deri ne fund te jetes se saje.

Në periudhën e Tanzimatit fitojnë nam Leskodukajt me çetën e tyre legjendare dhe më pas është historia e fshatit fut në radhët e saj Isuf Bushin e Parë dhe Isuf Bushin e Dytë. I pari i njohur si luftëtar dhe me bustin që sot e kësaj dite gjendet në mes të Janinës, ndërsa i dyti si ish-diplomat i Rumanisë në Janinë që më pas do të linte selinë për tu kthyer në vendlindje ku do të hapte të parën shkollë shqipe.

Në kohën e Luftës së Dytë Botërore dhe përfshirjen e këtij fshati në luftë ku rane Deshmore te Atdheut 54 djem e vajza te ketij fshati , duke u ndalur në disa nga heronjte, Asim Aliko,Pelivan Leskaj rene deshmore ne betejen e Drashovices ne 24 Nentor te 1943. Gjithashtu dhe Sose Hysaj e vrare ne clirimin e Tiranes eshte nga Bolena.

Bolena nuk shënon në historinë e saj vetëm luftra dhe figura që kanë fituar përmasa epike, por edhe personalitete në fushën e sportit. Të paktën 41 sportistë kanë lënë emrat e tyre në historinë e sporteve të ndryshme jo vetëm në vendin tonë, por edhe jashtë tij. Më të spikaturit, janë profilizuar në dokumentar, si Bejkush Birçe, Perlat Musta, Alban Bushi dhe Romela Bega.

Imazh i ngjashëm

Rezultate imazhesh për foto fshati boleneRezultate imazhesh për foto fshati boleneRezultate imazhesh për foto fshati boleneRezultate imazhesh për foto fshati boleneRezultate imazhesh për foto fshati bolene

Bolena : Fshat i Kurveleshit të Poshtëm ose pllaja juglindore e krahinës së Mesaplikut Read More »

Letërkëmbimi i Skënderbeut me Sulltanët

Krahasim i shkurtër midis dorëshkrimit të gjetur nga Mark Palnikaj në Bibliotekën Mbretërore të Napolit dhe letrave të botuara në librin “Historia e Skënderbeut” të Marin Barletit

Nga Gjokë Dabaj

Letërkëmbimi midis Gjergj Kastriot-Skënderbeut dhe dy sulltanëve otomanë të asaj kohe, në variantin që ruhet në Bibliotekën Mbretërore të Napolit, paraprihet nga fjalimi i Gjergj Kastriot-Skënderbeut mbajtur në Kuvendin e Lezhës më 28 Nëntor 1443, dukshëm i cunguar. Ai fjalim, në këtë dokument, ka vetëm 20 rreshta, ndërsa në librin e M. Barletit (“Historia e Skënderbeut”, botimi i tretë, f.122-129), i ka plot 7 faqe, dallim ky, jo vetëm i dukshëm, por edhe mjaft domethënës. Përse?! Sepse shkruesi i këtij dorëshkrimi, mbas gjasës, mund të mos e ketë njohur atë fjalim në detaje. Fillimi i fjalimit në variantin e M. Barletit është: “Etër dhe princër fort të nderuar”, ndërsa te Dorëshkrimi i Napolit (Kështu po e quaj unë) është: “Zotërinj të lartë dhe Etër të nderuar”. Thuajse e njëjta përmbajtje, por me rendin e fjalëve të ndryshëm.

Edhe pjesa tjetër e tekstit, ata 20 rreshta që i ka dokumenti i Napolit, ka ngjashmëri me fjalimin e Skënderbeut, të shkruar prej M. Barletit, por fjali të njëjta nuk ka. Madje, në ndonjë rast ka edhe dallime të papajtueshme. Për shembull, te dokumenti i Napolit, Skënderbeu u kërkon princërve të mbledhur në Lezhë që, nëse nuk duan të luftojnë kundër Sulltanit, të paktën të rrinë mënjanë, duke mos i ndihmuar turqit. Ndërsa te varianti i M. Barletit nuk haset askund ky mendim.

Në variantin e M. Barletit emri perëndi në të paktën 4 raste përdoret në shumës: “perënditë e pavdekshme” “perënditë”, “nga perënditë”, “me ndihmën e perëndivet”. Kjo është shumë e rëndësishme të vihet në dukje dhe të analizohet, sepse, sado që flitet për ngjarje të shekullit XV, atmosfera që krijohet në këtë mënyrë është Politeiste. A besonte Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në shumë perëndi (Poseidon, Zeus, Ares etj.), apo në një perëndi të vetme, në atë që bota monoteiste e kish huazuar prej izraelitëve?! A mos M. Barleti kërkon ta lidhë Heroin tonë me Antikitetin, pa qenë vetë Heroi i edukuar me atë frymë?! Mbi bazën e një vargu të dhënash, unë besoj se, edhe Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, edhe Marin Barleti, kanë qenë jo vetëm të frymëzuar nga Rilindja (Renesansa) Evropiane, por edhe frymëzues të asaj Rilindjeje, e cila po rikthehej fuqimisht në një traditë parakristiane.

Letra që sulltan Murati II i dërgon Skënderbeut,(f. 165-168), ka 3 faqe, ndërsa ajo që është shënuar në dokumentin dorëshkrim të Napolit, ka vetëm 34 rreshta. Data në variantin e M. Barletit është 15 qershor 1444, ndërsa në dorëshkrimin e Napolit është 16 qershor dhe viti mungon. Kjo diferencë në shënimin e datës, na çon në mendimin se M. Barleti, ose nuk e ka përdorur, pra nuk e ka njohur dokumentin e Napolit, ose ka njohur edhe ndonjë dokument tjetër më të saktë. Atëherë, cilët kanë qenë burimet konvergues edhe të M. Barletit, edhe të autorit të këtij dorëshkrimi?! Të dyja tekstet e kësaj letre, në përmbajtje janë shumë të ngjashme. Megjithëkëtë, fjali të njëjta nuk ka. Bie në sy që emri i letërprurësit është Hajredin, edhe në variantin e M. Barletit, edhe në dorëshkrimin e Napolit. Pra, të dy autorët i janë referuar të njëjtit burim dhe kjo dëshmon edhe njëherë që, as njëri, as tjetri variant nuk janë trillime apo shpikje, por janë të dy të mbështetur në ngjarje të ndodhura. Nuk do lënë pa u vënë re përdorimi edhe këtu, nga ana e M. Barletit, i emrit perëndi në numrin shumës (“me pëlqimin e perëndivet”, f.167), gjë që na bën të konkludojmë se të tilla përdorime janë shtesa të krahut tonë, pra të krahut europian, e jo shprehje autentike të sulltanit. Po në këtë letër marrim edhe një informacion tjetër shumë të rëndësishëm. Sulltani shkruan: “fushat e vjehrrit Gjergj… i plaçkite gjerësisht, sepse deshi që ti të qëndroje larg kufijve të mbretërisë së tij” (f.166). Është fjala për despotin serb Gjuragj Brankoviq, të birin e Vuk Brankoviqit, i cili paska dashur ta pengojë marshimin e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut drejt Krujës dhe ky doemos ka reaguar, jo vetëm duke i zmbrapsur forcat e tij, por edhe duke ia plaçkitur zotërimet. Bashkëpunimi midis serbëve të krishterë dhe turqve myslimanë, në dëm të arbërve, del këtu më se i qartë, sidomos kur sulltani i shkruan Kastriotit me kërcënim (f.167): “Vjehrrit tim, Gjergjit, (Lexo Gjuragjit dhe nuk jam i sigurt nëse përkthyesi, në vend të fjalës vjehrrit, duhej të kish vënë: kunatit.t’i kthesh sa më parë që të jetë e mundur sendet e paprishura të misëvet, ndërsa të tjerat, që i mungojnë, pasi të çmohen, t’ia paguash në të holla; dhe këtej e tutje ta quash gjithmonë kob… dhunimin që i ke bërë atij.”

Përgjigjja që i kthen Gjergj Kastrioti-Skënderbeu sulltan Muratit II, në Dorëshkrimin e Napolit mban datën 14 korrik 1444 dhe ka 66 rreshta, kurse në variantin e M. Barletit, (f.171-172), mban datën 12 gusht 1444 dhe ka 74 rreshta. Shohim këtu një përmbysje. Ndërsa në letrën e Sulltan Muratit II varianti i M. Barletit është shkruar 1 ditë para atij të Napolit, këtu varianti i M. Barletit është shkruar 29 ditë më vonë. Si shpjegohet?! Mos ka shfrytëzuar M. Barleti dy burime të ndryshëm apo kemi të bëjmë thjeshtë me gabimet e kopjuesve? Gjithsesi nuk është e besueshme që autori i Dorëshkrimit të Napolit t‘i ketë kopjuar tekstet me dorë nga libri tashmë i botuar i M. Barletit (siç vë re me të drejtë edhe shkruesi i librit, Z. Mark Palnikaj). Ndërkaq, duhet ditur që, kur ngjarjet historike vërtetohen nga dy a më shumë burime, siç është ky rast, ato bëhen më të besueshme. Dy tekstet, për të cilët po flasim, nuk kanë pothuajse fare ngjashmëri njëri me tjetrin. Për shembull, ndërsa në variantin e Napolit i kërkohet me ngulm Muratit që të bëhet i krishterë, në variantin e M. Barletit një kërkesë e tillë nuk shtrohet fare.

Letra që sulltan Mehmeti II i dërgon Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, në dokumentin e Napolit mban datën 11 maj 1461, ndërsa në variantin e M. Barletit, 2 maj 1461 (f. 565-567). Pra, varianti i M. Barletit është 9 ditë para variantit të Napolit.

Pjesa e parë e letrës në variantin e M. Barletit nuk gjendet fare në variantin e Napolit. Aty Sulltan Mehmeti II flet për fëmijërinë që ai e ka kaluar bashkë me Skënderbeun në oborrin e Sulltan Muratit II. Ndërkaq, përmbajtja e pjesës së dytë të letrës, në variantin e M. Barletit, është e njëjtë me variantin e Napolit, sado që fjalitë as këtu nuk janë të njëjta. Varianti i M. Barletit këtë herë është më konciz se ky i Napolit. Në të dyja variantet Sulltan Mehmeti II e pranon faktin që Gjergj Kastrioti-Skënderbeu është zot dhe sovran i Arbërit dhe kjo ka shumë rëndësi, sepse dëshmon që të 17 vjetët e qëndresës skënderbejane kanë qenë tejet rezultativë. Të ishte Skënderbeu më 1461-shin më i dobët se në vitin 1444, letra e Sulltan Mehmetit II do të ishte shumë më arrogante. Madje, ndoshta as që do t’i shkruante fare!

Ndryshe nga letrat e mëparshme, variantet e të cilave kanë dallime në data, varianti i Napolit dhe ai i M. Barletit, i përgjigjes që Skënderbeu i kthen Sulltan Mehmetit II, mbajnë të njëjtën datë: 30 maj 1461. Mirëpo, në përmbajtje prapë kanë disa dallime. Në variantin e M. Barletit, Gjergj Kastrioti i përgjigjet pjesës ku Sulltan Mehmeti II shkruan lidhur me fëmijërinë që e kanë kaluar bashkë, kurse në variantin e Napolit fëmijëria as që përmendet. Pjesa tjetër është, si përmbajtje, pothuaj e njëjtë, por as këtu fjalitë nuk janë as afërsisht të njëjta. Ka edhe një dallim tjetër: Në variantin e Napolit, Skënderbeu, lidhur me takimin që i propozon Mehmeti, shpreh dyshimin se mos aty fshihet ndonjë pabesi, ndërsa në variantin e M. Barletit takimi nuk refuzohet, por “shtyhet” për më vonë.

Edhe letra e dytë që Sulltan Mehmeti II i dërgon Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, ka të njëjtën datë në të dyja variantet: 22 qershor 1461. (Shih f. 568-569) Edhe përmbajtja është e përafërt, megjithëse në variantin e M. Barletit sulltani tregohet më dashamirës dhe i propozon Skënderbeut marrëveshje konkrete, duke e njohur si zot i Epirit dhe i arbërve. Është shumë e rëndësishme të vihet re edhe këtu që Sulltan Mehmeti II e njeh shtetin e Arbërit si një shtet sovran.

Letra e tretë e Sulltan Mehmetit II ka gjithashtu të njëjtën datë në të dy variantet: 7 maj 1463. (Shih f.582-584) Dy tekstet janë të ngjashëm, por, si dhe në rastet e tjerë, nuk janë të njëjtë. Në pjesën e parë Sulltani i ofron Skënderbeut një paqe të dytë, me kusht që këtë eeherë të betohen,pra të bëjnë sipas rregullave, se nuk do ta shkelin më marrëveshjen. Në pjesën e dytë Sulltani e kërcënon Skënderbeun me ndëshkim të rëndë.

Në variantin e M. Barletit Sulltan Mehmeti II ka renditur emrat e vendeve që otomanët i kanë pushtuar, si një argument që as vendi i Skënderbeut nuk do të mund t’u rezistojë fuqisë dhe furisë së tij të pandalshme

Letra e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, e fundit e këtij letërkëmbimi, në të dy variantet, prapë mban të njëjtën datë: 25 qershor 1463. (Shih f.584-588). Por varianti i M. Barletit është dukshëm më i gjatë, gati 5 faqe, ndërkohë që varianti i Napolit ka vetëm 50 rreshta. Përmbajtja është e përafërt, por tekstet, si dhe në letrat e tjera, kanë shumë dallime e, kuptohet, përderisa varianti i M. Barletit është më i gjatë, aty ka gjëra që në Dorëshkrimin e Napolit nuk janë shkruar.

Mënyra më e mirë për të nxjerrë një konkluzion të vlefshëm për historiografinë tonë, por edhe për historiografinë e Turqisë, do të ishte: publikimi i të dy këtyre varianteve në të njëjtin libër dhe krahasimi i tyre, tash ose më vonë, në të gjithë përbërësit. Madje do të bëhej edhe më mirë, në qoftë se po këtu do të botohej edhe varianti i Arkivit Sekret të Vatikanit.

Njëra ndër pyetjet do të ishte kjo: Pse në fjalimin e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, mbajtur në Lezhë më 28 Nëntor 1443, në variantin e Napolit, nuk ka datë dhe, në letërkëmbimet para 30 majit të vitit 1461, pse nuk përputhen datat, ndërsa në letërkëmbimet nga 30 maji 1461 e këndej, datat midis dy varianteve pse përputhen? Përgjigjja, pas hamendjes sime, do të ishte kjo: Shkruesi fillimor i dokumentit që gjendet, ndoshta i kopjuar, në Bibliotekën Mbretërore të Napolit, ka qenë dëshmitar okular i ngjarjeve nga 30 maji 1461 e këndej, ndërsa ngjarjet para 30 majit 1461 i ka njohur me të dëgjuar. Marin Barleti, lidhur me këto data, por edhe me elemente të tjera të pasqyruar në librin “Historia e Skënderbeut”, duket se ka patur në dispozicion edhe burime të tjera, prandaj datat e tij duhet të merren si më të sakta. Gjë që është edhe e kuptueshme, edhe e pranueshme, sepse ai ka bërë libër, madje libër të madh për jetën dhe veprën e Skënderbeut
Në letrat që i çon Sulltan Mehmetit II, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu i del në mbrojtje Republikës së Venedikut, në një kohë kur dihet që mbretërit e Napolit nuk kanë shkuar mirë me qeveritarët venedikas. Kjo na bën të mendojmë që zanafilla e Dorëshkrimit të Napolit nuk duhet kërkuar në Napoli, por në Venecie ose në Romë. Dhe pastaj, ndoshta nga ndonjë prift arbëresh, lënda në fjalë është kopjuar dhe prurë e lënë në Bibliotekën Mbretërore të Napolit. Prandaj dhe po them që, po në këtë libër, që e ka përgatitur Z. Mark Palnikaj, do të duhej përfshirë edhe dokumenti përkatës që ndodhet në Arkivin Sekret të Vatikanit.
Në hyrjet e dy letrave që Gjergj Kastrioti-Skënderbeu i dërgon Sulltan Mehmetit II, si në variantin e Napolit, ashtu edhe në variantin e M. Barletit, qëndron shprehja “Atleti i Krishtit”. Nuk është e besueshme që këtë shprehje ta ketë përdorur vetë Skënderbeu. Këtë shprehje e ka përdorur njëri nga papët, me qëllim që Kryeheroin e Arbërisë ta paraqesë para botës së krishterë si kampionin e krishterimit. Sipas këtij gjykimi, del që shkruesi fillimor i këtij dokumenti, jo vetëm nuk është i viteve para 1460-s, jo vetëm nuk është i Mbretërisë së Napolit, por është edhe njohës i vlerësimeve që i janë bërë prijësit arbër në Selinë e Shenjtë e ndoshta edhe protagonist i atyre vlerësimeve.
Këndej nxjerrim edhe përfundimin që, qoftë letrat që gjenden në Arkivin Sekret të Vatikanit, qoftë variantet e M. Barletit, qoftë edhe këto të Bibliotekës Mbretërore të Napolit, nuk janë origjinale. Letrat origjinale duhet të kërkohen, ose në Stamboll, ose diku më thellë në Arkivin Sekret të Vatikanit. Ose ndoshta në ndonjë vend tjetër, bartur atje, në ikje e sipër prej invazionit osman. Por kjo kurrsesi nuk do të thotë se, këto që kemi në dorë, nuk kanë vlera të mëdha.
Dëshmi që ky nuk është letërkëmbimi origjinal midis dy sulltanëve dhe Kryeheroit tonë, është edhe të paraqiturit e tij sikur ka dalë në luftë thjesht për të mbrojtur krishterimin, gjë që nuk është plotësisht e vërtetë. E vërteta është që Gjergj Kastrioti-Skënderbeu ka ardhur në Krujë jo si fanatik fetar, por si një princ arbër, mbrojtës i Atdheut të vet, çlirues i shtetit të vet, i tokave dhe i banorëve të atij shteti dhe mbrojtës në atë mënyrë i krejt botës arbërore. Besimin e krishterë dhe pikërisht katolicizmin, pra jo ortodoksinë, së cilës që fëmijë i kish përkitur edhe vetë, ai do ta praktikonte dhe do ta mbronte e pakta për dy arsye: Si pjesë e traditës shekullore të masës së shtetasve të vet dhe si mjet për të siguruar një përkrahje sa më të efektshme prej botës katolike perëndimore. Përfundimisht po e theksoj edhe njëherë: Përderisa i ke hyrë kësaj pune tepër të vlefshme, miku im Mark, më e mira do të ishte të bashkoheshin në të njëjtin libër të paktën të tria variantet e atij letërkëmbimi, Napolit, Vatikanit dhe Marin Barletit.

Letërkëmbimi i Skënderbeut me Sulltanët Read More »

Historia dhe misteret e qytetit te lashte Ilire ‘Amantia’

Epiqendra e qytetërimit në një zonë të tillë kodrinore gjendet në lartësinë 613 m mbi det. Në këtë pikë pozicionohet kodra më e lartësuar ku fillojnë rrënojat e qytetit antik,duke pësuar shtrirje në kohë nëpër sheshet e taracave.Kodra ku ka jetuar për 1 mijë vjeçare qyteti ilir i Amantias ka formë koni.Ajo është pjesë e veçuar nga vargmali,që përthyhet me një përrua.

VENDODHJA
Qyteti antik Amantia gjendet në kodrinën që ka mbajtur këtë qytetrim ilir në mes të rrjedhës së dy lumenjve me një shtrirje deri në det.Në verilindje lumi Vjosë i krahinës Mallakastër.Në jugperëndim shtrihet lugina e lumit Shushicë.Qyteti antik,rrënojat dhe gjurmët e tij janë zbuluar në fshatin Ploçë të rrethit Vlorë,ato gjenden në një kodër 34 km larg nga qyteti i lashtë i Aulonës. Kohëekzistenca e Amantias shkon përtej kufijve të 10 shekujve jetë. Arkeologët e paraqesin Amantianë në ekzistencën e këtij qytetërimi në një limit kohor prej 1 mijë vjecari.Nëq librin e jetës së këtij qyteti është ende i pazbardhur por mendohet,se ky qytet ka jetuar brenda kufinjëve të një mijëvjeçari. Amantia ka qene qytet tipik ilir i vendosur ne maje kodre, nje karakteristik kjo per vendbanimet e fortifikuara ilire. Gjatesia e përgjithshme e mureve rrethuese te qytetit eshte 2200 m, ndersa sipërfaqja e brendeshme e fortifikimit ishte 500 e gjate dhe 60 m e gjere. Amantia eshte themeluar rreth viteve 350 para krishtit, dhe ka mundesi te jete ndertuar nga fisi ilir i Taulanteve qe ka dominuar ushtarakisht ne rajonin nga Epidamni deri ne gadishullin e Akrokerauneve ( Karaburun). Kjo fortese e madhe dhe e fuqishme kishte dy porta kryesore dhe dy kulla mbrojtëse ne veri. Amantia luajti nje rol te rendesishem mbrojtes qe nga lugina e lumit te Vjoses ne drejtim te lindjes, si dhe te rruges ne drejtim te bregdetit dhe Gjirit te Vlores.
Qyteti i Amantias, ndryshe nga shume qytete ilire te vendosura me ne veri me nje kulture primitive, u zhvillua shume shpejt ekonomikisht, nga ana kulturore si dhe duke pasur edhe një prosperitet te rëndësishme ushtarakisht dhe politikisht qe i jepte një rol dominant ne rajon.
Rrugëtimi i periudhave të këtij qyteti në hapësirën kohore është i tillë:
1-Kohëlindja e Amantiasë është rajvizuar ,në kohëshekuj të largët.Sipas të dhënave të mbledhura në shekullin e IV p.e.s Amantia gjendet një qendër e rëndësishme skllavopronare.Në botimet që kanë përcjellur lulëzimin e këtij qytetërimi ilir thuhet se në shekullin e IV p.e.s ka qenë koha kur Amantia nga një vendbanim jo aq i rëndësishëm,bëhet qytet,shprehet arkeologu S.Animali në studimin e tij:” Amantia”.Në gjysmën e parë të këtij shekulli u ngritën murre,që rrethonin majën e akropolit.Rreth tij dhe në tarraca ,në kodrinë u shtri qyteti ilir.Ka të dhëna që flasin se qyteti ilir pësoi një bum me ndërtime ,të veçantë të cilat i përshtaten zonës kodrinore ku shtriu gjymtyrët qyteti antik.Godinat me karakter publik u ndërtuan në tarraca u rrethuan me murre.Qyteti kodrinor i Amantias përbënte një pamje të veçantë, por dhe krejt të ndryshme nga qytetet ilire dhe ndryshimi vihej re tek ndërtimet në sheshe tarracash të këtij qyteti antik tërësisht kodrinor.
2-Në shekullin e III-II p.e.s qyteti ilir i Amantia njihet një qytet me zhvillim.
3-Duke mbritur drejt shekullit të I p.e.s qyteti kodrinor i ilirëve bie nën zaptimin e pushtimit romak,ndërkohë që ekonomia,tregtia janë nën zotërimin e romakëve.Periudha e pushtimit romak krijon për qytetin ilir fenomemin e zbehjes së tij.Fillon të ndihet rënia e ngadaltë e këtij qytetërimi.
4-Ka të dhëna që sjellin faktin se në fund të antikitetit,Amantia përmendet si qëndër peshkopale.Gjurmë kultesh gjenden në këtë qytet.
5-Duke ardhur kohë e mesjetës Amantia është një qytet i zhdukur,por jo i haruar nga harta e qytetërimeve ilire.
Qyteti i Amantias, ndryshe nga shume qytete ilire te vendosura me ne veri me nje kulture primitive, u zhvillua shume shpejt ekonomikisht, nga ana kulturore si dhe duke pasur edhe nje prosperitet te rëndësishme ushtarakisht dhe politikisht qe i jepte një rol dominant ne rajon.

RËNDËSIA

Qyteti antik Amantia ka identitetin e vet .Amantia ka qënë dhe mbetet një qytet ilir në Ilirin e Jugut.E parë një rrafshë vlerash,Amantia ka qënë qëndër e zhvilluar në Ilirin e Jugut.Ky qytetërim ilir ka njohur një zhvillim të madh ekonomik,matërial,shoqëror,shpirtëror.

ZHVILLUAR SI QYTET

Qyteti Amantia është zhvilluar një zonë kodrinore.Aty është rrënjëzuar ,nga të dhënat dëshmohet se në shekulin e IV p.e.s është një qëndër e rëndësishme.E zhvilluar në zonë kodrinore nën këmbët e malit,qyteti antik ka qënë i fortifikuar me murre.Por në ndryshim nga qëndra të tjera që i përkasin kësaj periudhe,qyteti i Amantiasë e ka kapërcyer këtë dimesion fortifikues,duke kërkuar dhe gjetur shtrirje jashtë murreve përreth akropolit.Ndryshimi befasues në Amantia është vrejtur në ngrehinat,ndërtesat publike, këto ndërtime nuk gjënden të shtrira në toka pjellore anës lumenjëve,por në lartësi kodrash brenda shesheve ose tarracave,që rrethoheshin me murre.

EKZISTENCA
Kohëekzistenca e Amantias shkon përtej kufinjve të 10 shekujve jetë.Arkeologët e paraqesin Amantianë në ekzistencën e këtij qyteterimi në një limit kohor prej 1 mijë vjecari.Nëq librin e jetës së këtij qyteti është ende i pazbardhur por mendohet,se ky qytet ka jetuar brenda kufinjëve të një mijëvjçari.Rrugëtimi i periudhave të këtij qyteti në hapsirën kohore është i tillë:
1-Kohëlindja e Amantiasë është rajvizuar ,në kohëshekuj të largët.Sipas të dhënave të mbledhura në shekullin e IV p.e.s Amantia gjëndet një qëndër e rëndësishme skllavopronare.
Qyteti Amantia është zhvilluar një zonë kodrinore.Aty është rrënjëzuar ,nga të dhënat dëshmohet se në shekulin e IV p.e.s është një qëndër e rëndësishme.E zhvilluar në zonë kodrinore nën këmbët e malit,qyteti antik ka qënë i fortifikuar me murre.Por në ndryshim nga qendra të tjera që i përkasin kësaj periudhe,qyteti i Amantiasë e ka kapërcyer këtë dimension fortifikues,duke kërkuar dhe gjetur shtrirje jashtë mureve përreth akropolit.Ndryshimi befasues në Amantia është vrejtur në ngrehinat,ndërtesat publike, këto ndërtime nuk gjenden të shtrira në toka pjellore anës lumenjve,por në lartësi kodrash brenda shesheve ose tarracave,që rrethoheshin me murre.
1-Kohën e hershme.Shekullin e saj, qytetërimin amantas.
Ky ishte një qytetërim ilir.Dëshmi, gjurmët e këtij qytetërimi,sot i gjen te muret rrethues,nekropoli,stadiumi,tempulli i Afërditës,varrezat por stadiumi është me 4000 vende është pjesa e ruajtur më mirë.15 ha një sipërfaqe kjo ,përkufizon hapësirat dhe pjesët e tij.
2-Amantia është e pozicionuar në lindje.Sikur dielli,që lind më parë në këtë brinjë.Dielli më parë,lind në Amantia.Në rrugëvajten në Sevaster,vështrimin të bie përmbi Amnatien.Nga një shteg që zbret pas qafe,vendi është në pëllëmbë.
3-Dëshmia eHilë Mosi :”
:”Nga juglindja e Vlonës ndodhej Amantia 30ml rromane larg nga Apollonia në u’dhë qi shpjen në Hadrianopolin e Eprit (rreth Gjinokastrës).Krahina e Amantinit nga perëndimi hapej deri në breg të detit.Nga ky shkak në kohën e re dijetarët e kërkojshin ketë vend afër gjiut të Vlorës,por Patsch-I i gjet rrënimet në Pljoç nja 22 km në vizë ajërore nga juglindja e Vlonës,në një vend malesh ndërmjet Vjosës dhe Sushicës.Mosi përshkruan se atje ndodhen edhe murret e qytetit me turra përmbi 3m nal,rrënimet të një dere,të dy ndërtesave të mëdhaja,shkrime varresh,shtatje(heqel).

Sipas studjuesve burimet citohen se i përket shek.IV p.e.s.Amantia kishte të fortifikuar akropolin 220 m.Qyteti shtrihej në shpatet me sip 15 ha.
Shek.3 e gjen kryeqëndrën ekonomike e kulturore të Koinonit, Matohasanajt, Cerjas, Hadëraj.

Gjate shek.3-2 p.e.s. kultura fizike pati zhvillim te vecante dhe u ndertuan vepra monumentale Stadiumi i Amantias ne shek 3 p.e.s.Ky stadium ka forme antike tipike me piste 184.8 m te gjate dhe 12.25 me te gjere dhe ruhet shume mire. Ne njeren ane te stadiumit ka 17 radhe shkallesh dhe ne anen tjeter 8 radhe te ndertuara me bloqe guresh gelqerore .Të dhënat që sjellin arkeologët shqiptarë:”Krahas qyteteve te njohura ne territorin e Ilirise se Jugut linden edhe tog qytetesh ilire Bylisi, Amantia, Dimali, Albanopoli, Lisi etj Ato u vendosen ne kodra e maja te larta dhe rrethoheshin me mure te bere me teknike te larte. Kjo deshmohet ne ndertimin e portave dhe te kullave mbrojtese.

*Drejtor i parkut arkeologjik Amantia

PARKU ARKEOLOGJIK I AMANTISË

Parku Arkeologjik i Amantiasë është shpallur .

Sipërfaqia :15 hektarë
Pozicioni :Ndodhet në majën e kodrës të fshatit Ploçë
Në juglindje:Kalon rruga e vjetër Vlorë-Tepelenë.
Veri:vargu i kodrave
Perëndimi:varrezat
Jug:kufizohet me luginën e përroit.

Vendodhja :34 km nga qyteti bregdetar i Vlorës.
Itenerari: rruga për në parkun Arkeologjik Amantia përshkon luginën e lumit Shushicë si dhe fshatra të kësaj krahine nëpërmjet këtij itenerari tashmë të zbardhur:
Vlorë-Qishëbardhë -Drashovicë-Kotë-Vajzë-Ploçë.
Rrugë lidhëse depërton deri në fshatrat e zonës Kudhës- Gërhotit.

Qyteti antik i Amantias gjendet i shtrirë në kreshtën e një kodre mes dy majave në këmbë të një vargëkodrinash.

1- Murri rrethues i akropolit
2-stadiumi
3-tempulli dhe kisha
4-nekropoli

POZICIONI GJEOGRAFIK I AMANTIA NË RRETHIN E VLORËS

Amantia ,ky qytet ilir me rrënojat e saj, që gjenden aktualisht në fshatin Plocë,ka një shtrirje gjeografike në pjesën verilindore të qytetit bregdetar të Vlorës,që lagët nga deti.
AMANTIA PËRMES DY LUMENJËVE
Lumi i Vjosa
Gjarpëron në 76km qe shërben edhe si kufi natyror midis rrethit te Fierit dhe Vlorës.ka prurje 21000l/s
Lumi Shushica
E vetmja dege e Vjosës me rrjedhjen e poshtme, që përshkon pjesën më të madhe të gjatësisë lindore të Vlorës. Me një gjatësi afro 80 km. Fillimin e rrjedhjes e ka ne gryken e Kucit .

Rezultate imazhesh për foto amantiaRezultate imazhesh për foto amantiaRezultate imazhesh për foto amantiaRezultate imazhesh për foto amantiaRezultate imazhesh për foto amantiaRezultate imazhesh për foto amantiaRezultate imazhesh për foto amantia

Historia dhe misteret e qytetit te lashte Ilire ‘Amantia’ Read More »

Kurora e malit , vendi i shenjtë i mrekullive !Aty lutjet janë më afër zotit, aty fetë bashkohen dhe mrekullitë ndodhin!

“Kurora e Malit” ose ndryshe “Kurora e Sevasterit” njihet edhe si “Kurora e Kudhës-Grehotit”, një krahinë e tërë e cila gjendet e rregjistruar në rregjistrin kadastral turk si zonë e shenjtë, qysh në vitin 1953 dhe që përfshinte 22 fshatra nga Kudhësi buzë Vjosës deri në Grehot të Gjirokastrës.

Në “Kurorën e Malit” ka përherë vizitor sapo shkrin dëbora. Për tu ngjitur rruga kalon nëpër rrëpirat e greminat e malit të Tartarit 1850 m mbi nivelin e detit.
Duhen pothuajse katër orë për të mbërritur në “Kurorën e Malit”, automjetet mund ta përshkojnë rrugën deri në “përroin e thatë”, të gjithë besimtarët prej aty duhet ti drejtohen fshatrëve të zonës për ta përshkruar copën e mbetur të rrugës me kafshë , kuaj apo mushka.

Rruga për tu ngjitur në malin e Tartarit është e gjitha një aventurë sa e kenaqshme aq edhe e mundimshme . Sikurse në cdo vend të shenjtë edhe në “Kurorën e Malit”,  rruga e përshkruar në këmbë është shenjë e besimit të palëkundur.

Të premtet janë të shenjta edhe në këtë vend  të kultit Bektashi, këtu në vendin e besimit, zoti është një për të gjithë ata që kanë nevojë për fuqinë e mrekullinë e besimit .

Karl Paçi, historiani që ka dokumentuar për herë të parë historinë e tëqesë, në vitin 1904 thotë se në “Kurorën e Malit”  besimtarët bëjnë pelegrinazh e që ky lloj riti ka nisur qysh në shek e 17.
Në vitin 1901 Teqeja e “Kurorës së Malit”, ka qënë me pesë dhoma, njëra prej të cilave shërbente për të shtruar të sëmurët.
Demir Abazi,  një Xheraf nga Ploça i çonte të sëmurët në “Kurorë të Malit”  ku qëndronin për shtëtë ditë e shtatë netë, ndërsa ju vishte lëkurë të kafshe të sapothërrur.
Baba Edmond Aliaj rrëfen mrekullitë : “Për më shumë se 15 vite një tridhjetë vjeçare nga fshati Lapardha I Vlorës, I kishte të paralizuara gjymtyrët.  Kur ajo dhe familja e saj erdhën në Kurorë,askush nuk besoj se mrekullia do të ndoshte. Vajza ka qëndruar këtu vetëm një natë. Në mëngjes ajo e zbriti malin me këmbët e saj”- kjo ka ndoshur përpara pesë viteve.
Studiues i krahinës, Bardhosh Gaçe thotë se objekti kultit është tentuar të prishej në vitet e diktaturës  komuniste, kur rregjimi kërkonte kthimin e Shqipërisë në ateiste, por të gjithë ushtarët që dërgoj rregjimi, u kthyen pas sepse në shtëpinë e gjithsecilit ndodhi një fatkeqësi.
“Dikujt i vdiq nëna, gruaja apo motra. Kushdo që tentoj të prishte vendin e shenjtë u “denua”.

Ushtarët nuk pranuan të riktheheshin aty dhe kështu “Kurora e Malit” nuk u prek. Sakaq, aty u ndalua për më shumë se dyzet vite kryerja e riteve dhe pelegrinazhit” –sqaron Gaçe.
Vendasit,  mirëmbajtësit e tanishëm të Teqesë, por edhe pasardhës të atyrë që kanë shërbyer më herët në Teqe, rrëfejnë legjendën e dy vëllezërve, Baba Hamza Kurora dhe Abaz Aliut përkarshi në malin e shenjtë të Tomorrit.
Sipas Xhevair Fyraj –“ Teqeja e Kurorës së Malit është ndërtuar që prej shekullit të 16-17.

Ky vend ka qënë i lidhur me një tjetër Teqe, atë të Demir Hanit në Tepelenë, bekuar nga Sari Salltëk i ardhur nga Persia.  Kur perifrazon fjalën kurorë , shqiptimi bëhet qartësisht se jo i gjithë mali i Tartarit është i shenjtëruar. E shenjtë konsiderohet vetëm rrezja që përmbledh kurora , e cila u shenjterua nga një Dervish Safi.

Ritet janë të shumta, të llojeve të ndryshme, në “Kurorën e Malit”  bëhet cdo stinë një kurban, për shëndetin, për rifitimin e shpresës për jetën, për tu shtuar me mall e me  gjë.”
Normal”Në “Kurorën e Malit”  lutjet janë  më afër zotit, aty fetë bashkohen dhe mrekullitë ndodhin

Rezultate imazhesh për kurora e malit foto

Kurora e malit , vendi i shenjtë i mrekullive !Aty lutjet janë më afër zotit, aty fetë bashkohen dhe mrekullitë ndodhin! Read More »

Vdekja misterioze e aktorit Sandër Prosi në sheshxhirim, i biri rrëfen të vërtetën

Hijet e zeza të depresionit që ia vështirësuan punën dhe ia rënduan shpirtin, Sandër Prosi i mori me vete në varr, duke lënë jashtë tij vetëm shkëlqimin. Dhimbja dhe krenaria do të shoqërojë zemrën e çdo lexuesi në këtë rrëfim të sinqertë të artistit Aristidh Prosi.
Shkruan Dhurata Hamzai

“Unë do të doja të flitej për veprat individuale që ka bërë babai im. Flitet kaq shumë për vdekjen. Ai ka pasur plot role e ngjarje artistike, filmat flasin vetë dhe me këto mediat mund të bëjnë publicitet…”.Këto janë fjalët e të birit, ndërsa mbushen plot 33 vjet nga vdekja e aktori të madh Sandër Prosi.

Në një intervistë për “Shqiptarja.com”, violoncelisti Aristidh Prosi, djali i Sandër Prosit rrëfen të vërtetën e vdekjes në sheshxhirim të aktorit më të madh shqiptar, të një figure të papërsëritshme e skenës dhe ekranit.

Vdekja e tij e papritur në sheshxhirim ka lënë pas shumë enigma. Është e natyrshme që çdo emër të madh ta shoqërojnë lengjendat: vdiq, u vetëvra apo e vranë.

Kjo ka qenë tema më e diskutuar që kur regjisori Muharrem Fejzo botoi një libër për aktorët shqiptarë dhe ka përshkruar atë ditë kur aktori Sandër Prosi vdiq në sheshxhirimin e filmit me regjinë e tij, duke e lënë megjithatë të dyshimtë çështjen e vdekjes së tij. Xhirohej filmi “Pranverë e hidhur”.

Muharrem Fejzo lë një hije pas vdekjes së tij kur shkruan se: “Ai aktori me shpatulla të gjera, me një ballë të lartë e rrudha fisnike, mundohej nga kaq shumë të pathëna: që nga rroga e vogël që nuk i dilte për të mbajtur dy djemtë e tij në shkollë, te frika e të qenët i përgjuar në çdo kohë.”

Ndërsa ndryshe nga regjisori Fejzo, i biri flet për alternativën e vetëvrasjes, por përjashton çdo aspekt politik.

“Varianti zyrtar është që u rrëzua nga shkallët”, rrëfen Prosi, por mund të ketë qenë edhe vetëvrasje, thotë ai pasi rrëfen periudhën e depresionit që kishte kaluar në vitet e fundit të jetës aktori i madh Sandër Prosi.

Pak është folur për këtë pjesë të vështirë të jetës së tij.

Aristidh Prosi hedh dritë në jetën e një ikone të kinematografisë shqiptare, aktorit që prej rolit u njësua me themeluesin e pavarësisë, Ismail Qemalin.

Përmes dhimbjes Aristidhi rrëfen edhe kujtime të bukura, siç është edhe pjesa që Sandër Prosi ka rruar një pjesë të flokëve mbi ballë që të ishte ballëlartë si heroi që kishte për zemër. Kujton shkëlqimin e tij në skenën e teatrit me rolin e “Gjeneralit të ushtrisë së vdekur të Ismail Kadaresë, të cilin me vetëm 18 ditë e realizuan edhe film falë realizmit që i bëri Sandër Prosi rolit kryesor.

Modest dhe i përmbajtur në rrëfim Aristidhi, djali i aktori të madh, rrëfen të panjohurat nga jeta dhe karriera e një shkëlqimtari në skenë, në film në mendjen dhe në zemrën e publikut shqiptar.

Hijet e zeza të depresionit që ia vështirësuan punën dhe ia rënduan shpirtin, Sandër Prosi i mori me vete në varr, duke lënë jashtë tij vetëm shkëlqimin. Dhimbja dhe krenaria do të shoqërojë zemrën e çdo lexuesi në këtë rrëfim të sinqertë të artistit Aristidh Prosi

Kanë kaluar 33 vjet nga ndarja nga jeta e babait tuaj. Një vdekje jo e zakonshme. Ndërkohë që i rikthehemi jetës dhe veprës së tij, është lënë një hije dyshimi nga regjisori i njohur Muharrem Fejzo për paqartësinë e rrethanave të vdekjes?

– Unë do të doja të flitej për veprat individuale që ka bërë babai im. Flitet kaq shumë për vdekjen. Ai ka pasur plot role e ngjarje artistike, filmat flasin vetë dhe me këto mediat mund të bëjnë publicitet…

Natyrisht, por ka shumë të panjohura nga jeta e një artisti të madh. Le ta nisim nga fillimi. Nga cila zonë e Shqipërisë është familja juaj, çfarë traditash trashëgonit në familje?

-Babai im ka qenë vlleh nga i ati. Më duket se kanë ardhur nga Voskopoja në Tiranë. Gjyshi ka qenë këpucar, zanatçi, por nuk ishte një temë që flitej shpesh në shtëpi për origjinën tonë; nga je ti, nga vjen, nga kemi ardhur. Profesioni familjar ka qenë stomatologjia, vëllai i madh i babait ishte stomatolog.

Po babai yt ishte stomatolog, sepse kështu e kam parë të shkruhet shpesh?

-Babai pati studiuar në Universitetin e Vjenës dy vjet për Mjekësi të përgjithshme dhe nuk e ka përfunduar. Nuk e di për ç’arsye, por më duket se për arsye të pagesës, sepse ishte me pagesë shkolla. Meqë kishte marrë njohur mjekësore ai ak punuar në klinikën e të vëllait si asistent. Im atë ka studiuar edhe për violinë dhe ishte shumë i talentuar. Në dy konkurse që bëheshin në atë kohë ka dalë fitues, dhe i jepej një instrument violine dhuratë. Kemi pasur në shtëpi dy violina të tijat, që ishin trofe të këtyre konkurseve dhe qëndronin varur në mur.

Ky hyri në gjimnaz aty ku është sot “Qemal Stafa”, ai luante dhe në teatër. Shumë pasione ka pasur, Ndërsa në kinema ai u kthye pas dy viteve të studimeve në Vjenë. Nuk i ka mbaruar studimet, dhe ka ardhur në Tiranë më 11 janar të vitit 1946, ditën që Shqipëria u bë Republikë. Babi erdhi nga Bari dhe sheh se në Portin e Barit kishte shumë shqiptarë nacionalistë që po largoheshin nga Shqipëria. “Po ti ku vete?”- i thanë ata. “-Në Shqipëri përgjigjet babai”.“-Po atje e kanë marrë pushtetin komunistët, ç’të duhet ty të shkosh?,-i thonë. Por babai erdhi megjithatë sepse kishte nënën këtu dhe ajo kishte shumë mall për të.

Po nëna e Sandër Prosit nga ishte?

-E ëma Aspasia ishte ortodokse nga Shkodra, dhe babai im ka lindur në Shkodër në vitin 1920. Prindërit e tij jetonin në Tiranë, por kur nëna shtatzanë me të shkoi tek prindërit, e lindi atje, duke të ketë qenë lindje e parakohshme për shkak të një udhëtimi të vështirë me kuaj siç ishte në atë kohë. Kështu që Sandër Prosi është regjistruar në Shkodër në kishën ortodokse kur lindi. Pas 6 muajsh ai ka ardhur së bashku me nënën në Tiranë. Babi nuk fliste shumë për jetën e tij.

Pasi vdiq, shumë gjëra i kam marrë vesh nga xhaxhai. Xhaxhai më tregonte se babai e kishte pasion kinemanë që fëmijë. Në vitet ‘20-‘30 kishte filma interesantë në kinema nga bota, dhe babi e kishte aq pasion sa i mblidhte koleksion negativët e filmave, por xhaxhai rrëfen se “unë u detyrova dhe ia mora e ia dogja koleksionin, se mos mbetej mbrapa me mësime nëse luante gjithë ditën me to”, dhe xhaxhai tregon se ai u bë shumë keq kur u dogjën. E vuajti shumë.

Ju kujtohet roli i parë që keni parë nga babai juaj?

-Rolin e parë nuk di ta them. Ai ka nisur punën si aktor duke bërë shkollën e skenës, nuk bëri shkollë për aktrim. Ka bërë ca kurse përgatitore që bëheshin në kuadër të shfaqjeve dhe aty zgjidheshin edhe për rolet. Por më kujtohet që shkonin shpesh teatër, jo vetëm për të parë, por edhe kur linin orën kur mbaronte shfaqja që e prisnin me mamin tek oborri i Galerisë Kombëtare.

Për çfarë vitesh bëhet fjalë?

-Ishin vitet ’60-62. Në atë kohë ai përgatitej për Otellon. Dhe ishte aq shumë i pasionuar sa studionte pjesët me orë të tëra në shtëpi, aq sa unë e kisha mësuar përmendësh të gjithë tekstin e Otellos, sepse e dëgjoja atë përditë në shtëpi.

Të pëlqente vetëm poezia apo mendoje të bëhehesh aktor?

-Unë aktor jo. S’e kam menduar kurrë. Por poezia më tërhiqte, dhe isha i vogël atëherë, futesha nën tavolinë dhe recitoja monologët e Otellos.

Babai të tha ndonjëherë që të provoje të bëheshe aktor?

-Jo s’kishte nevojë të më thoshte. Ai e dinte mirë çdo të thotë të jesh një aktor. Nuk e shihte tek unë. Pastaj aktori do një moshë madhore mbi 20 vjeç që të shihet nëse vërtetë ka vlera, ndryshe nga muzikanti që përcaktohet që i vogël. Unë u futa të studioja për violonçel.

Sa vjeç ju la babai?

-Në ’85-n, unë kam qenë 28 vjeç dhe tani kam kaluar plot 38 vjet pa të. Unë që e kisha përditë në shtëpi isha mësuar isha mësuar at shihja çdo gjë si normale. Por kujtoj se në profesionin e aktorit sidomos në atë kohë kur jetoi ai kishte shumë më shumë rëndësi. Dhe kolegët e tij e vlerësonin shumë sepse ai ishte shumë pasionant e shumë këmbëngulës. Shumë nga rolet që i mbaj mend unë i ka bërë me shumë dëshirë, sepse kujtoj disa moment dhe duhet thënë, sepse nuk është ndonjë sekret i madh, pati një periudhë depresive në vitet e fundit të jetës.

Por ai luftonte fort të përqendrohej tek roli dhe ia dilet me sukses. Dhe ai luajti personazhet të larmishme. Madje ai arriti të luante edhe fshatarin, edhe pse në fshat nuk kishte qenë kurrë. Ndoshta edhe ai formim që kishte edhe muzikë, ishte një element plus ndihmës, siç më tregojnë artistët. Ishte shumë punëtor. Shumë nga rolet që mbaj mend unë i ka bërë edhe në periudha të vështira. Mendo çfarë force e madhe i duhej të ekuilibronte mendjen dhe të realizonte personazhin.

Cilat ishin arsyet e depresionit? Ka pasur ndonjë histori përndjekjeje apo persekutimi në komunizëm?

-Jo ne në familje nuk kemi pasur persekutime, ose ndonjë problem. Por jeta kështu është askush nuk e di çdo të ndodh më vonë.

Thuhet se vdekja e tij në sheshxhirim ka lënë pas shumë enigma. Cili është mendimi juaj?

-Shiko varianti zyrtar ishte se u rrëzua nga shkallët dhe u dëmtua në kokë. Ky ishte varianti zyrtar. Natyrisht hetime pati. Mund të kishte qenë edhe vetëvrasje, por edhe të këmbëtulësh se ka qenë e tillë, kjo nuk është e mirë. Në atë kohë vetëvrasja ka qenë tabu, dhe meqë ishte një figurë e vlerësuar e lanë me variantin që u rrëzua. Unë bazat të dyshoj për vetëvrasje i kam, sepse e dija që vuante nga depresioni. Nuk jam i sigurtë nëse bëj mirë që t’i them këto gjëra kur mendoj titujt e gazetave.

Mendoni se është problem kur ju po më thoni të vërtetën e hidhur të jetës së tij?

-Sigurisht këto që po të them janë të vërteta, por kolegët e tij që e kanë njohur dhe kanë bashkëpunuar me të e dinin, sepse edhe në ‘72 –shin ai kishte bërë një tentativë vetëvrasje. U shtrua në spital duke u kuruar atje, sepse në shtyp nuk jepeshin këtë gjëra atëherë, se shihje edhe dëmtim i imazhit, dhe vetëvrasja ishte një tabu nuk gjykohej për mirë në komunizëm. Ndaj mua nuk do më pëlqente të flisja për këtë temë.

I qëndruan pranë kolegët?

Kolegët po. Kishte shumë miq, Viktor Gjikën e kishte shumë mik, kishte mik edhe Bujar Lakon, edhe pse ishte natyrë pak rebele. E megjithatë rrinte me të shpesh. Me Viktor Gjikën ka 9 filma shumë të mirë. Por ai nuk ishte natyrë që të kishte marrëdhënie të pasionuara miqësore. Kishte miqësi që i lidhte puna, korrekte, por nuk kishte miqësi shumë të ngushta. Ishte natyrë e tillë. Unë në pozicionin e të birit, e di që kohët e fundit para se të vdiste ai vuante nga depresioni i madh, të cilin nuk mund ta shpjegosh me shumë aspekte të politikës, si jo diktatura apo ndonjë gjë tjetër. Nuk mund ta justifikosh depresionin me vendin ku jeton, sepse edhe shumë aktorë apo artistë të shëuar në perëndim kanë bërë vetëvrasje dhe nuk janë pak.

Cilin film po xhironte kur vdiq?

“Pranverë e hidhur”. Roli i tij ishte i vështirë, ndaj i ishte besuar. U zëvendësua nga Rikard Larja. Njëherë u diskutua të mbahej regjistrimi i babait, por pastaj u la si ide dhe nisën xhirimet nga e para.

Sa i lidhur ishte me karrierën tënde si violonçelist, kur është emocionuar për herë të parë nga ju, nëse keni pasur ndonjë koncert?

-Në periudhën kur ai ishte gjallë unë nuk kam pasur koncerte të veçanta, as në diplomë nuk ka qenë, sepse ka qenë më xhirime. Tani unë i shoh ndryshe lidhjet e me të. Sa më shumë kalon koha mendoj ndryshe. Imazhi i tij largohet si puna e ylberit që sa më larg të jesh aq më mirë ja sheh madhështinë.

Ikte shpesh me xhirime, mungonte gjatë në shtëpi?

-E vërteta është se ai ka qenë me një kast aktorësh shumë të mirë, dhe vetë atë çdo regjisor donte ta kishte në filmin e tij, por ai u tregua inteligjent edhe për karrierën, edhe për të ruajtur staturën që kishte edhe bënte seleksionime dhe nuk është se merrte çdo rol, sepse ai ishte dhe aktor në teatër, dhe krahas një premiere në teatër, bënte një film. Kjo sigurisht ndikonte.

Nëna çfarë profesioni ka pasur. Sa fëmijë jeni?

-Ekonomiste. Vitet e fundit ka punuar edhe në maternitet. Jemi dy djem unë dhe vëllai që është violinist në Teatrin e Operës.

Cili ka qenë një nga rolet e babait tuaj Sandër Prosit të cilin ju e adhuroni jo si djali i tij, por si shikues?

-Rolet e tij kur i shoh më krijojnë distancë nga ideja se ai është babai im. Dhe më duken shumë të veçantë. Ai më befason se si ka pasur mundësi që si rrallë aktorë të tjerë shqiptarë të vinte me role kaq të pasura e me figura kryesore. Kujtoj që kur bëri rolin e Gjeneralit të Ushtrisë së Vdekur, një personazh të adoptuar nga Ismail Kadareja me regjisorin Vladimir Prifti në film, më parë këtë rol e luajti me një sukses të madh në teatër me regjisorin Pirro Mani dhe meqë roli ishte i përgatitur falë tij, u xhirua film në një kohë record për 18 ditë.

Rreth viteve ‘70, ishin tre kandidatura për këtë rol së bashku me Sandër Prosin: Kadri Roshi e Sulejman Pitarka dhe ata ishin aktorë të mëdhenj. Dhe vendosën që këtë rol ta bëjë Sandri. Dhe Sandri ka bërë një punë të madhe për këtë rol, ku ka krijuar një figurë mbresëlënëse, në një film ku ishin tre figura qendrore si Ndrek Luca dhe Bujar Lako. Në këtë kohë Gjenerali mori shumë famë, ku u bë edhe një variant francez me Mishel Pikolinë.

Sa herë kujtohet pavarësia, ilustrohet me filmin ku luan babai juaj në vend të Ismail Qemalit. Duhet të jetë një ndjenjë krenarie për ju?

-Më kujtohet se kur do të luante Ismail Qemalin ai ka rrojtur një pjesë të flokëve për të dal balli i lartë si i tij. Aspekti fizik ishte shumë i rëndësishëm për një figurë historike kaq madhore dhe u mundua që Sandër Prosi të bënte një figurë sa më të afërt me origjinalin.

Kush ishte Sandër Prosi

Sandër Prosi u lind në Shkodër, më 6 janar 1920. Ai ka krijuar mbi 85 role në skenë dhe interpretoi në rreth 30 filma, ku krijoi role të tilla që kanë hyrë në fondin e qëndrueshëm të teatrit dhe kinematografisë tonë.

Mënyra e interpretimit të Sandër Prosit ka tërhequr vëmendjen e kritikëve, si një model i rrallë për shkollën e aktrimit.

Për ndihmesën e tij të madhe në zhvillimin e artit tonë skenik e kinematografik ai është nderuar me titullin e lartë “Artist i Popullit” me Çmime të Republikës, me urdhëra e medalje.

Sandër Prosi vdiq më 25 mars 1985.

Vdekja misterioze e aktorit Sandër Prosi në sheshxhirim, i biri rrëfen të vërtetën Read More »