Art-Kulture

Ksamili, magjia e natyrës në tokën shqiptare

Rezultate imazhesh për foto ksamiliImazh i ngjashëmRezultate imazhesh për foto ksamiliRezultate imazhesh për foto ksamiliRezultate imazhesh për foto ksamiliNdër destinacionet e preferuara të turistëve si vendorë ashtu edhe të huaj mbetet Ksamili.

I njohur edhe si Skambil nga shqiptarë vendas,  Ksamili është fshat i vogël bregdetar në jug të Shqipërisë. Ndodhet në jug të qytetit të Sarandës, në dalje të rrugës për në Butrint dhe është pjesë e Rrethit të Sarandës.

Është një nga vendpushimet bregdetare më të frekuentuara, nga turistët vendas dhe të huaj. Plazhi është i vogël, me ujë të pastër dhe me ishuj të vegjël ku janë vendosur kafetë dhe pranë tyre mjediseve të pastra.

Ka një numër hotelesh të vogla dhe shtëpive për mysafirë, disa janë të hapura gjatë gjithë vitit, por disa hapen gjatë verës.

Rrallë ndodh që magjisë së natyrës t’i shtohej dhe magjia e dorës së njeriut si në Ksamil. Tashmë magjisë së natyrës me gjire e me ishuj të vegjël i kanoset rreziku i shkatërrimit nga ndërtimet. Megjithatë ende mbetet një pikë turistike e cila duhet vizituar me çdo kusht.

18 km në jug të Sarandës, Ishujt e Ksamilit përbëjnë pjesën më aktraktive të kësaj zone bregdetare.

Në një lartësi nga 7.5 deri në 15 metra mbi nivelin e detit këta ishuj të vegjël shkëmborë janë vendosur pranë njeri-tjetrit të mbuluar me një vegjetacion tipik mesdhetar mjaft të zhvilluar.

Ksamili është i përshtatshëm për turizmin familjar kur gjatë stinës së verës qindra turistë marrin me qira dhoma dhe apartamente për pushimet e tyre

Ksamili, magjia e natyrës në tokën shqiptare Read More »

Përmeti, destinacioni turistik që bëri për vete 25 mijë vizitorë

Qyteti karakteristik i njerëzve të urtë dhe mikpritës, i luleve, këngëve popullore lirike me saze, qyteti i verës por veçanërisht i glikove unikale, vetëm gjatë këtij sezoni u vizitua nga rreth 25 mijë turistë, vendas dhe të huaj.

I njohur edhe me emrin “Qyteti i trëndafilave”, për shkak të natyrës së bukur dhe monumenteve të shumta kulturore dhe historike, Përmeti ka qenë një mundësi më shumë për turistët që kanë mundur të shijojnë dhe përjetojnë bukuritë e tij, si në turizmin kulturor, shëndetësor dhe atë ekologjik.

Falë edhe investimeve të qeverisë me vlerë rreth 103 milionë lekë për zona rekreative, përmirësimin e ndriçimit dhe rikonstruksionin e rrugëve për këmbësorët, rikonstruksionin e rrugëve automobilistike, të shtëpisë së kulturës dhe rikonstruksionin e fasadave, Përmeti të tërheq gjithnjë e më shumë me bukuritë që ofron, historinë dhe traditën përmetare.

Për të gjitha këto veçanti që e karakterizojnë mund të quhet pa frikë “Perla e Jugut”, pasi edhe të udhëtosh drejt tij, sot është mjaft komode për shkak të një rruge të asfaltuar rishtazi.

“Guri i Qytetit”, është kthyer në një pikë referimi për qytetin nga ku mund të sodisësh rrugët, ndërtesat, shtëpitë karakteristike, kishat, xhamitë deri te saksitë e luleve në parvazet e dritareve.

Një nga resurset natyrore më të çmueshme janë burimet termale të Bënjës, fshat i ndodhur rreth 8 km nga Përmeti.

Burimet e ujërave termale janë natyrore dhe të mbledhura në gjashtë vaska të vogla që formojnë liqene natyrale me një bukuri të vyer.

Çdo vaskë, me temperatura që variojnë nga 25°C – 28°C, është e përdorshme për trajtimin e një problemi specifik në bazë të cilësive kurative të burimit që rrjedh: reaumatizëm, sëmundje dermatologjike, akne, ostoporozë, gastrit etj.

Përmeti është vendi ideal për pushime dhe aventura familjare, pasi kombinon ecjen në kanion, lundrimin e lumit me gomone apo kajak dhe climbing, të gjitha këto aktivitete të një familjeje aktive

Duke u shndërruar në një pikë të veçantë turistike, edhe vetë familjet përmetare po hedhin hapat e parë të zhvillimit të agroturizmi.

Tradita e gatimeve të njohura përmetare sikundër e prodhimit të reçelërave dhe glikove, e rakisë së njohur, kanë vendin e tyre në mozaikun e permeti6agroturizmit duke u shndërruar në një shtysë shumë të fortë ekonomisë dhe punësimit familjar.

Disa vlera të veçanta në këtë qytet turistik, janë ikonostaset e mrekullueshme të kishës së Leusës, ku mjeshtëria e artit të gdhendjes së drurit ka kaluar në përsosmëri, krahas afreskeve me ikona shenjtorësh, plot ngjyra, art të vërtetë dhe mister.

Rezultate imazhesh për permeti fotoRezultate imazhesh për permeti fotoRezultate imazhesh për permeti fotoRezultate imazhesh për permeti fotoRezultate imazhesh për permeti fotoRezultate imazhesh për permeti fotoRezultate imazhesh për permeti fotoRezultate imazhesh për permeti fotoRezultate imazhesh për permeti foto

Përmeti, destinacioni turistik që bëri për vete 25 mijë vizitorë Read More »

Vlora e vjetër dhe kalaja e Skelës ! Nga Gëzim Llojdia

Qyteti edhe në foto historike të ruajtur nga dëshmitarë të kësaj periudhe tregojnë fytyrën e qytetit, pak të njohur, të errtë të historisë. Urbanistika e katër lagjeve të hershme tregon përfund katër kodrave (Qafës së Koçiut, Mesovunit, Budakut dhe Kuzbabasë) shtrirje e banesave qytetare dhe ka një arsye që shqyrton këtë shtrirje të qytetit detarë. Deti ka qenë sundimtar i mjaftë ha tokë.

Një gravurë e hershme paraqet kalanë e Skelës në Vlorë, kur deti atëherë kishte nën sundimin e tij, sipërfaqe të tëra toke. Dallgët e detit arrinin deri pranë, ndërkaq anijet nëpërmjet një kanali lundronin për të shkuar drejt ngrehinës, me një formë piramide. Nga kalaja e Vlorës, sot nuk ruhet asnjë gjurmë mbi tokë, pasi më 1905, gurët e saj u përdorën për të shtruar rrugën Vlorë-Skelë. Urbanistika e një qytetet detar sigurisht që do të pranonte si zgjidhje shtrirje të qytetit larg kërcënimit të detit kështu konstrukti i qytetit do të gjente vend dhe bazë për të qëndruar larg dihatje dhe zemërimit të detit.

Ndërkaq, ata që kanë jetuar pranë detit ia njohin huqet atij. Ligësia e vetëtimave shpaloste egërsinë e moteve të luftës.Urbanistika e qytetit, përbëhej nga banesa qytetare,të vendosura si në një gropë, në pllajën përfund kodrave të Qafës së Koçiut, Mesovunit, Budakut dhe Kuzbabasë nga njëra anë dhe detit, nga ana tjetër.

Duke qenë nën nivelin e detit dhe pa sisteme kanalizimesh dhe derdhje shtytëse ujerash, që me rënien e shirave të parë, qyteti përmbytej dhe gjithë pjesa jugore e perëndimore e tij kthehej në një liqen të madh e të pafund të lidhur me kënetën e Nartës dhe me detin… përmbytjet e qytetit nuk janë ndaluar ndonëse një rrjet inxhinierik kanalesh ka përshkruar qytetin.

2.

Këto pamje i kemi parë nëpër foto të kohës, por ende nuk dimë mirë kontributin e tyre në dobi të qytetarëve në vitet ‘40. Të ngulitura në kujtesë shquajnë një pjesë reale një fotografim të shpejtë nga pamja e qytetit të hirtë. Autori më tej si në një film pa zë, shfaqe banesat e tjera qytetare Shtëpitë e tjera ishin me dy dhe e shumta me tre kate, te ndërtuara me mur guri te gjere, lidhur me balte e traversa druri dhe te mbuluara me tjegulla vendi. Rrugët ishin te ngushta dhe me kalldrëm.

Rruga Vlorë – Skelë ishte gjithashtu me gur dhe çakëll e kufizuar me kanale të hapura, ndërsa paralel me te kalonte një hekurudhe e ngushte, qe përshkohej nga 2-3 vagonë të tërhequr me kuaj. Për distanca të gjata përdoreshin karroca me kuaj dhe shumë pak autovetura e autobusë… Një album i arkitektit P. Stefa për Vlorën e vjetër kanë ato imazhe, që ne kemi imagjinuar për banesat karakteristike qytetare të kohës. Për banesat qytetare vlonjate, studiuesi i fotografisë Qerim Vrioni aty nga viti 2007, në një nga sarajet e vjetra të Vlorajve, hapi një ekspozitë.

Shumë prej atyre banesave janë sot monument kulture. Këto banesa ende i rezistojnë kohës. Ndonëse në shumë prej tyre karakatinë, fishkëllen era. Vargmali Shashicës, që përsëritet vazhdimisht çuditshëm. Qafa që çdo stinë, ripërtërijnë mbulesën gjelbëroje. Erëra jugore, që çdo stine përcjellin mërzinë. Mjegullat e dendura “sinoptika”e motit, çdo kohë varen përmbi pikëllimin e detit. Pamjet mëngjesore, me mbrëmje të freskëta. Një këndvështrim për qytetin është si një dritare.

Pas qelqeve ndjehet, aroma e detit. Në listën e trashëgimisë Grand hotel “Korça”nuk figuron dhe as si godinë nuk gjendet më në këtë qytet. Ku ishte grand hoteli, cili e ndërtoi, sa shtretër dispononte ai? Autori L. K. Çipi thotë se hoteli u ndërtua në lagjen Muradie, afër xhamisë së madhe dhe bashkisë në fillimin e rrugës kryesore të qytetit, që nga lindja të çonte drejt Qafës së Koçiut, hotel “Korça” u hap në vitin 1914 kishte 25 shtretër, tre kate, sallë dhe restorant, ishte pronë e I. Çipit ku emrin e mori për shkakun e përpjekjeje patriotike të korçarëve në mbrojtje të Republikës së Korçës, kundër aneksimit.

Në këtë hotel u strehuan patriotë e luftëtarë, burra shteti si Fan Noli dhe kishin selitë e tyre shumë shoqëri patriotike, si: “Djalëria e Vlorës”, “Bashkimi”, “Opinga”, “Mësuesit e Labërisë”, “Labëria” etj. Luan Çipi sjell në kujtesë një histori që zgjati 33 vjet, por që u shua me shtetëzimin e tij në vitin ‘47 dhe iu hoq emri i miratuar nga Bashkia Vlorë në vitin 1914.

3.

Gjurmët e kalase së Vlorës, sot ekzistojnë nën një bodrum të llangosur me ujë, nën një ngrehinë shumëkatëshe në zonën e Skelës, përpara stadiumit të qytetit, që ka emrin e skuadrës. Zbulimi i tyre në vitet ‘70 tregojë rëndësinë, që paraqesin muret e hershem të ndërtimit osman në brigje të Adriatikut. Pallati i sportit dhe më tej ndërtimet në vitet e demokracisë me shumëkatëshe i fshinë nga faqja e dheut muret e kalasë së Skelës.

Abuzimi që është bërë duke ndërtuar përmbi një monument kulture duhet treguar. Ish-ministri i kulturës Bujar Leskaj nuk firmosi për një shumëkatësh. Dhe sot muret e kalasë së vjetër janë të mbyllura në një bodrum uji. Të pavizitueshme dhe të pashpjegueshme përse janë kandisur në këtë gjendje.

Një gravurë e kohës paraqet kalanë e Skelës në Vlorë, kur deti atëherë kishte nën sundimin e tij sipërfaqe të tëra toke. Dallgët e detit arrinin deri pranë ndërkaq anijet nëpërmjet këtij kanali lundronin qartësisht për të shkuar drejt ngrehinës, që ka një formë piramide me disa tregues të hollësishëm. Një gravurë tjetër e paraqitur nga specialisti Gjerak Karaiskaj tregon një pamje të kalasë, muri i saj i jashtëm kullat dhe pemët e shumta që koordinohen njëra me tjetrën. Kalaja më e rëndësishme bregdetare, që ndërtuan turqit në territorin e vendit tonë, është ajo e Vlorës.

Kjo ndodhej në bregdet, pranë skelës së sotme të qytetit, rreth 150 m nga buza e detit shkruan Karaiskaj. Ndërtimi i kalasë në këtë largësi kishte për qëllim të zgjaste distancën e mundshme të qëndrimit të anijeve armike dhe për pasojë të pakësonte efektshmërinë e zjarrit të artilerisë së tyre. Nga kalaja e Vlorës sot nuk ruhet asnjë gjurmë mbi tokë, pasi më 1905, gurët e saj u përdorën për të shtruar rrugën Vlorë-Skelë.

Por nga përshkrimet e E. Çelebiut dhe nga një studim krahasues dhe interpretues i të dhënave të grumbulluara, i bërë kohët e fundit, mund të përfytyrohet deri diku me saktësi pamja e saj. Kalaja ka pasur në plan formën e një tetëkëndëshi të rregullt, me gjatësi brinjësh 90 m dhe një sipërfaqe prej 3, 50 ha. Muret rrethoheshin nga një hendek i mbushur me ujë, gjerësia e të cilit nuk dihet me saktësi, por ka mundësi të ketë qenë 30-40 m. Ky hendek, që rrethonte kalanë nga ana e tokës, lidhej me detin nëpërmjet dy mëngëve, që veçonin para saj një sipërfaqe toke në formë trapezi.

Nga një sondazh që u bë kohët e fundit, me rastin e ndërtimit të Pallatit të Sportit të qytetit të Vlorës, rezultoi që muri i kalasë kishte një trashësi prej 5, 60 m, ishte ndërtuar me gurë gëlqero-rë të vendosur në rreshta të rregullt, një pjesë e të cilëve ishin të punuar. Këta të fundit, të përdorur më tepër për veshjen e faqeve të kullave, kishin forma drejtkëndëshe me përmasa rreth 0, 30×0, 20 m. Lartësia e mureve, sipas E. Çelebiut, ka qenë 15 m dhe ishin të kurorëzuar në pjesën e sipërme me bedena.

Në qoshet e tetëkëndëshit kishte nga një kullë poligonale të mbuluar me çati prizmatike. Midis dy kullave dilnin nga kurtinat dy kulla të cekëta drejtkëndëshe, me lartësi të barabartë me muret, që krijoheshin nga një zgjerim i murit rrethues në këto pjesë dhe që shërbenin për të kontrolluar më mirë kurtinat midis dy kullave poligonale.

Shkallët, që shërbenin për t´u ngjitur në shtegun e rojeve, ishin vendosur pranë kullave të këndeve, të drejtuara në të kundërt të tyre për t´i dhënë përparësi ngjitjes mbi mure. Kalaja kishte dy porta të vendosura përballë njëra-tjetrës në veri dhe jug.

Që të dyja përshkonin nga një kullë katërkëndëshe dykatëshe, të mbuluar me çati me katër kullime. Kullat-portë dilnin plotësisht nga kurtinat dhe ishin më të larta se këto të fundit, ashtu si dhe kullat poligonale të qosheve. Një hyrje e vogël, që përshkonte trashësinë e murit, ndodhej nga ana e detit. Portat e dy hyrjeve kryesore, sipas dëshmisë së Çelebiut, ishin të tipit urë dhe komandoheshin nga katet e dyta të kullave nëpërmjet të një sistemi makarashë dhe zinxhirësh.

Sigurisht që këto porta nuk mbulonin kanalin me ujë që rrethonte kalanë, i cili ishte mjaft i gjerë dhe larg tyre, por me sa duket kapërcenin ndonjë hendek të thatë që ishte hapur për të krijuar një mbrojtje të dytë të portave. Ndërsa urat e palëvizshme, që lidhnin dy brigjet e kanalit, megjithëse ndodhen pranë hyrjes, janë të spostuara kundrejt aksit të tyre. Ndryshe ato do të ishin jo vetëm mjet që lehtësonte komunikimin e garnizonit të kalasë, por edhe rrezik në rast rrethimesh. Në pjesën e brendshme të kalasë, pranë murit që shikonte nga deti, ndodhej kryekulla.

Kjo ishte një kullë cilindrike masive, që mbizotëronte mbi të gjitha ndërtimet e tjera me lartësinë e saj të madhe. Kulla ishte 7-katëshe dhe mbulohej me një kupolë të veshur me plumb mbi një tambur të ulët poligonal.

Përveç frëngjive të shumta për topa, që kishte vetë kulla, këta të fundit vendoseshin edhe mbi platformën që krijohej rreth tamburit deri tek muret e jashtme. Brenda kullës gjendeshin komanda e kalasë, magazinat, etj. E vendosur pranë detit ajo shërbente njëkohësisht për vrojtim dhe për të penguar afrimin e anijeve armike.

Muret e kësaj kullë kanë qenë ndërtuar me gurë te punuar me kujdes. Kryekulla e kalasë së Vlorës, nga përmasat, funksioni dhe mënyra e ndërtimit është e ngjashme me Kullën e Bardhë në Selanik, kullën e Rumeli-Hisarit, kullën qendrore në «Kastel de Mare» në Modon, etj. Mungesa e tregut dhe e haneve tregon për karakterin ushtarak të këtij fortifikimi, ku në shek. XVII ndodhej një garnizon prej 400 ushtarësh.

Kalaja e Vlorës u ndërtua me urdhër të sulltan Sulejmanit, që erdhi në Vlorë me 1531, për ta pasur atë si bazë ushtarake dhe kantier ndërtimi anijesh luftarake për zbarkimin në Pulje të Italisë. Janë interesante përshtypjet që u ka bërë kjo kala disa studiuesve të shekullit të kaluar, që patën mundësi ta shohin atë akoma në këmbë.

Dijetari J. G. Hahn thotë se «kjo kala e tradhton arkitektin turk», ndërsa një vizitor tjetër e quan atë «Kala veneciane». Ka mundësi që në ndërtimin e kësaj kalaje të kenë marrë pjesë dhe arkitektë venecianë. Për kryekullën vizitori më i hershëm i saj, E. Çelebiu, thotë se e ndërtoi arkitekt Sinani, autori i Kullës së Bardhë të Selanikut. Gjatë kësaj periudhe u bënë rindërtime edhe në kalanë e Kaninës, e cila duhej të mbante të nënshtruar zonën kryengritëse përreth.

Deri në shek. XVII. mbi një nga portat e kësaj kalaje, sipas dëshmisë së Çelebiut, lexohej mbishkrimi «Sulltan Sulejmani e meremetoi… » Kalaja e Vlorës ishte një nga ndërtimet ushtarake më të arritura të Perandorisë Turke, saqë Çelebiu shkruan se «ata që s´kanë parë fortesat e Sekedinit, Benderit dhe Vlorës, nuk kanë dijeni mbi mjeshtrin e osmanëve», përfundon Gjerak Karaiskaj, studimin rreth kësaj kalaje.

Kodra e Triportit ndodhet pranë Zvërnecit, ku janë zbuluar gjurmë të periudhës qytetare, të cilat janë në vazhdim të shekullit II. Në skajin verior të Gjirit të Vlorës, në Triport gjendet një varg i ulët kodrinor, që vazhdon prej veriut në jug dhe shtrihet deri në buzën e detit. Në veri të tij gjendet liqeni i Nartës, në perëndim dhe në jug deti, ndërsa në lindje gjendet një truall rreth 1 km i gjatë dhe 0. 5 km i gjerë, thotë Apollon Baçe.

Qyteti i fortifikuar dhe skela përmenden prej Çelebiut, ku sipas tij “në perëndim të fshatit Zvërnec, në një shkëmb në buzë të detit gjendet kështjella e Jengjeçit, prej së cilës ruhen vetëm rrënojat e mureve dhe një liman shumë i madh. Me gurët e tyre, Sulltan Sulejmani ndërtoi fortesën e Vlorës. Fakti që muret e kalasë së Vlorës janë ndërtuar me blloqe të thyera të periudhës antike, na shtyu të vëzhgojmë më me kujdes zonën e mësipërme.

Gjurmët që u gjetën nga sondazhet treguan se linja e mureve ndiqte kodrën në 2/3 e lartësisë së saj, duke rrethuar një sipërfaqe prej 3 ha. Blloqet e murit, identike me ato që qenë përdorur në kalanë e Vlorës, janë dëmtuar në mënyrë sistematike edhe më vonë, duke shërbyer si gurore për ndërtimet që kryheshin përreth.

Megjithëkëtë, poshtë pasqyrës së ujit dhe në pjesët e saj të fillimit ruhen ende gjurmë, të cilat së bashku me disa sondazhe dhe një skicë të K. Paçit, na japin mundësinë që të rindërtojmë në vija të përgjithshme planimetrinë e saj.

Nga Gëzim Llojdia/njekomb

Vlora e vjetër dhe kalaja e Skelës ! Nga Gëzim Llojdia Read More »

Atje ku Perënditë flisnin shqip – Në Ardenicë

Një nga objektet historike dhe të kultit më të vizituara në Bashkinë e Lushnjes por edhe në vendin tonë, është Manastiri i Ardenicës (ose Artemisës hyjnesha e pjellorisë). Ky objekt i rëndësishëm kulti, ngrihet në një vend dominues në kodrat pjellore me të njëjtin emër, në lartësinë 200 m mbi nivelin e detit.

Në rrugën për në Fier-Vlorë, në kthesën e fortë afër fshatit Kolonjë, të shfaqet përball Manastiri i Ardenicës. Si një murg i lashtë, hijerëndë, qëndron ulur maj kodrës së bukur në një natyrë të qet. Qiparis, pisha dhe drurë të harlisur e mbajnë mes tyre këtë “plak” të moçëm dhe lëshojnë pika vese mbi zhgunin e tij të tymosur nga koha. Hija e tij e rëndë si një magnet i fuqishëm të tërheq ta vizitosh.

Në anën lindore të tij ndodhet qyteza e Kolonjës, në pjesën jugore ndodhet fshati Ardenicë, ndërsa në anën perëndimore gjendet Libofsha.

Nuk ka të dhëna të sakta rreth kohës së ndërtimit të Manastirit dhe prej kujt është ngritur. Mendohet që ai të jetë ndërtuar në shek XII, në vendin ku dikur ngrihej kapela e Shën Triadhës, e ndërtuar aty shekuj më parë. Këtë e konfirmoi dhe Drejtori i Muzeut Historik të Lushnjes, Niko Ferra që shoqëroj gazetarët e ATSH-së për një reportazh në këtë manastir.

Në afërsi të ndërtesës, në anën perëndimore të saj, janë zbuluar gjurmë të një rruge të vjetër romake degëzim i Egnatias. Në këtë manastir, igumeni Nektar Terpo, me origjinë nga Voskopja, në vitin 1731 shkroi një lutje të shkurtër në formë afresku. Lutja është shkruar në katër gjuhë: latinisht, greqisht, rumanisht dhe shqip. Kjo ndoshta daton me shkrimin e parë të shqipes.

Ky manastir sot është jo vetëm një objekt kulti ku vazhdojnë të strehohen disa murgj, por brenda tij ndodhet dhe kisha e Shën Mërisë, kapela e Shën Triadhës, konakët, mulliri vajit, furra, stalla, për kafshët e udhës së besimtarëve ortodoks të zonës, por është dhe një atraksion turistik për vizitorët kureshtar të historisë dhe të monumenteve të kulturës.

I gjendur në aksin rrugor që të çon në Fier e Vlorë, e bënë këtë manastir më tepër të vizitueshëm, pasi mbi 10 mijë vizitorë ngjiten aty çdo vit.

Kujdesi i pushtetit lokal dhe atij qendror për infrastrukturën rrugore që të çon drejt tij, e ka bërë tepër atraktiv. Vizitori që ngjitet në këtë manastir mund të sodis nga kodra e lartë ku ai ngrihet, një peizazh të mrekullueshëm natyror, që përfshin fushat e Myzeqesë, lagunën e Karavastasë deri në detin Adriatik.

Një peizazh të mrekullueshëm nga kjo lartësi të shfaq pylli me pisha shekullore i Divjakës. Nën këmbët e këtij manastiri nuk shtrihen vetëm peizazhet natyrore, por edhe një qendër e banuar që në lashtësi, ku sot mund të shikosh mbetjet e mureve dhe të varrezave të lashta.

Të kalosh disa orë në të, mëson shumë gjëra, që nga piktorët e famshëm voskopojar që pikturuan muret e tij, martesën e Skënderbeut, harta astrologjike në dyshemenë e kishës, banesat brenda kishës së lashtë ku jetojnë disa murgj që të kujtojnë periudhën e eremitëve të krishterë që faleshin në vetmi për rrugën e drejt të Krishtit që duhet të ndjek njeriu, histori të lashta e moderne, gazmore e të frikshme si vet enigma, pra gjithçka që mbart brenda vetes një manastir.

Por më së shumti, manastiri i Ardenicës, sot është një pikë çlodhëse dhe mjaft qetësuese për turistët që kalojnë disa orë atje.

Në periferi të tij gjen restorante luksoze që shërbejnë me profesionalizëm, peizazhe natyrore të papërsëritshme të cilat ndërthuren me së miri me kuzhinën tradicionale myzeqare dhe mikpritjen e ngrohtë vendase./ATSH

https://www.facebook.com/Agjencia.Telegrafike.Shqiptare/videos/1276326179168351/?t=0

Atje ku Perënditë flisnin shqip – Në Ardenicë Read More »

A e dini ku ndodhet plazhi i Gjeneralit ?

Ai ishte një gjeneral italian i Luftës së Dytë Botërore, i cili kishte ardhur në Shqipëri në fillim të viteve ‘40, kur Italia pushtoi Shqipërinë.

Gjatë ekspeditave në zonën e Kavajës pikërisht në fshatin Bardhor – ku edhe sot ndodhet një nga burgjet e shtetit shqiptar – ai ndeshi në një gji të mrekullueshëm rreth 400 metra të gjerë, që puthej nga një det thellësisht blu i cili copëzohej nga pjesë shkëmbore duke krijuar një vijë të thërrmuar ujë-tokë e cila mbyllej me dy kepa majtas-djathtas, në formën e një patkoi.

Ky xhep i bruztë-blu, ishte i veshur me shkurre të blerta e kodra të buta që e mahnitën ushtarakun. Dhe jashtë kontekstit të luftës ai e ndau me mendjen e tij se ky ishte një gji i mrekullueshëm për të bërë plazh.

Pak kohë pasi u kthye në Itali, mori familjen e tij dhe e mësyu gjirin edhe njëherë, por kësaj radhe me jaht, nga deti. Kanë kaluar më shumë se gjashtëdhjetë vjet që atëherë, por edhe sot e kësaj dite, ky gji vazhdon të quhet Plazhi i Gjeneralit, për shkak të frekuentimit që i bëri ushtaraku i dikurshëm, për vite rresht, derisa mbaroi lufta.

Tashmë ai s’mund të quhet ndryshe, ndonëse numri i atyre që e frekuentojnë është shumë më i madh se thjesht një familje e pasur e kohërave të luftës.

Plazhi i Gjeneralit është pjesa më e bukur dhe më tërheqëse në të gjithë rivierën Kavajase të përbërë prej 30 km vijë bregdetare, i cili të bën ta dashurosh që në momentin që të shfaqet befas në horizont, sapo ke kaluar kodrat e Kryevidhit.

Është vetëm 10 km nga rruga kombëtare Durrës-Rrogozhinë.

Vija bregdetare e plazheve të Kavajës, fillon që nga plazhi i Golemit, për të vazhduar me Malin e Robit, Qerretin, Karpënin, e deri në Spille. Pjesa jo fort e njohur e saj vijon pas plazhit të Qerretit. Në vijimësi të këtij segmenti ndodhen plazhet e Carinës, Kepi i Lagjit, Gjiri i Forsilukut, plazhi i Gurit të Lëmuar, plazhi i Spillesë etj.

Në zonë mund të vizitohet Kalaja e Bashtovës, një monument kulture me vlerë që ju do ta gjeni vetëm disa km jashtë Kavajës. Rrethinat e saj kanë mbetur të plota. Nga muret e kalasë mund të vëzhgoni bregdetin si në pëllëmbë të dorës, që nga Gjiri i Durrësit e deri në Divjakë e Karavasta.

Për të vizituar kalanë duhet të shkoni në fshatin Vilë Bashtovë, në jug të qytetit.

Pak kilometra nga Kavaja në fshatin Çetë, ndodhet Kisha e Shënepremtes, një kishë mesjetare, e zbukuruar me afreske të shenjtorëve. Në këtë kishë, banorët e qytetit vijnë tri ditë pas pashkëve për të festuar dhe për të uruar njëri-tjetrin.

Pylli Bedenit, është gjithashtu një destinacion shumë i përshtatshëm për kohën e lirë, për eksploruesit e natyrës, adhuruesit e aventurës dhe të pasionuarit pas florës shqiptare. Është një pyll shumë i përzier, me sipërfaqe rreth 300 hektarë i vendosur mbi kodrat e fshatit Beden.

Rruga për atje kalon nga fshatrat Luz i Madh, Luz i Vogël e Kryevidh, 15 km në jug të qytetit.

A e dini ku ndodhet plazhi i Gjeneralit ? Read More »

Pas Eurovisionit, Ermal Meta do të drithërojë Tiranën

Ermal Meta ka konfirmuar koncertin e tij në Tiranë menjëherë pas përfundimit të Eurovision. Sipas Jo vetëm modë, këngëtari shqiptar që mahniti Italinë, pritet të vizitojë kryeqytetin në pranverë, ndoshta në fund të majit.

Ermal Meta përfaqëson Italinë në Eurovision me këngën “Non mi avete fatto niente,” të cilën e këndon bashkë me Fabrizio Moro.

Këtë vit, tre shqiptarë do të marrin pjesë në kompeticionin e muzikës europiane. Eugent Bushpepa do të performojë mbrëmjen e parë, i treti në radhë. Eleni Foureira, e cila përfaqëson Qipron do të performojë e fundit në të njëjtën mbrëmje. Ndërsa Ermal Meta dhe Fabrizio Moro kalojnë automatikisht në finale.

Gjithashtu, Ermal Meta do të jetë anëtar i jurisë së jashtme të spektaklit të talenteve në Itali, Amici.

Pas Eurovisionit, Ermal Meta do të drithërojë Tiranën Read More »

ARKEOLOGJIA E ZBULUAR NË GJIRIN E VLORËS – Tulla me gjurmën e dhisë

ARKEOLOGJIA E ZBULUAR NË GJIRIN E VLORËS
Tulla me gjurmën e dhisë me e veçanta
NGA GËZIM LLOJDIA

Përtej kohëve me mjegull .Ne kemi në duar visare. Kemi visare, që i përkasin kulturës tonë . Diamantet nuk e kanë shkëlqimin e tyre nën tokë . Drita është dita . Errësira, nata mjegullinë , që ka mbështjellë rrënojat  tona në nën tokën tonë . Do të kapërcejmë mjegullën e shekujve,për tu gjendur materialisht te qytetërimi ynë. Mund të thuhet se rruga , për të rrugëtuar në ato shekuj pas , është një rikthim i vështirësuar. Udhëtimi prapa në kohë është kështu një udhëtim në kahun e kundërt. Pikërisht sepse,atje me kohë mjegulla ka rënë dhe kurthuar ka gjithshka. Mirëpo deri më sot, të gjithë gjurmuesit e shekujve, një rrugë kanë ndjekur,ose kanë rrahur vazhdimisht . Rrëmimi neper rrënojat .Të gjithë atyre që u rranë brinjët për këto rrënoja , shpirti u ndriçoftë ! Të gjithë atyre , që u lektisën në diell, shi e baltëra, ëmbëltoja e baltës tonë mjaltë tu bëhet . C’marveshje bënë me kohën ?  D.m.th çfarë i kërkuan Perëndisë , për jetët e tyre ? Shpirti, që rron aq kohë për të sjellë në vëmendje ,qytetërime të humbura. Gjurmuesit e kësaj rruge janë si shenjtorët .Në të vërtetë ata rrugëtojmë me rrugën e lashtë të gjurmuesve shekullor. Do të ecim përbri një  rruge të vështirë, të meteorizuar të,që është rruga e ndritshme e pagabueshme,më afër të vërtetës. Madje me këtë do të risjellim një copëz të këtij portreti të një prej figurave të arkeologjisë shqiptare .Kjo rrugë,zbret labirinteve të thella .Është e kthjelltë si qielli pranveror. Është e sigurt,e bardhë si fushëpamja e ngrirë e Antarktidës . Nga fryma  e tyre , risillen  copëra jete ,të një qytetërimi si ky i yni, që ka jetuar qindra shekujsh . Rruga e tyre për të hyrë në thellësitë shekujve ,pra puna e tyre e gjurmuesve, kërkuesve, hulumtuesve ka qenë arkivat, të dhëna, dëshmitarë, analizat e tokës,gurëve, mureve, copave , enëve memuareve, traktateve, raporteve,librave të zverdhur, etj, etj. Kështu nëpërmjet gjuhës së shkencës ata janë përpjekur të ringrenë në këmbë portrete fizike,ngjarje etj , që kanë mbetur anonimat të shekujve. Përgjithësisht, kjo rrugë është qindra vjeçare dhe rrihet kaq dëshmonte sot. Do të punohet në kohëra, ndonëse ajo ka mbetur e vetme ,por e paoksiduar nga koha . Një shtresë mjegulline mund të mbuloj një oqean .Atje ndihet mbretëria e heshtjes . Ja përse ,kontributi i këtyre studiuesve  është më e rëndësishmja.
Nga kohë shekujt e largët të përshkruar me mjegull,harresë dhe vesë gjetëm tre vjet më parë një fragment tulle të pjekur mire ndërkohë kur  kohërat,erozionet, tërbimet e llohërave dimërore    apo aluvionet   e kodrinës nuk arritën dot më ta zhbënin. Përshkrimin e bëjnë më të veçantë nga kjo cope balte e pjekur në Orik në furrat e baltës edhe për një fakt që shpreh interes sepse kjo cope balte në shpinë e saj ka një  gjurme. Gjurma shfaqet qartazi në krahun e saj të djathtë. Ku dallohen së bashku dy gishta e një kafshe të vogël,që mund  të jetë ndonjë dhi më mirë mund të themi se ka qenë një kec i vogël, gjurma është tepër e vogël. Fragmenti i tullës me shenjat ose gjurmën e këmbëve të kecit u dorëzua në vitin 2010 në muzeun arkeologjik dhe historik të qytetit . Përmasat e këtij fragmenti janë 16x12x3. Vend gjetja e saj  është shënuar tek kulla lindore. Koha ,që do të mund të përcaktohet është e periudhës romake. Çfarë paraqet ky fragment  dhe çfarë kodi mund të fshihet ?Misteri, që do të mund të prinin  është gati i shumë i lexueshëm ngase do të mund ta rikrijojmë në tenien  e trurit tonë. Ky fragment me ketë gjurmë nuk përsëritet tek copat tjera, që u gjetën në të gjithë hapësirat ku ishte shtrirë  shekuj më parë qyteti i lashtë i  Orikut. Nuk është asnjë simbol që rri fshehur pas kësaj gjurme . Kur furrtarët vendalinj  që piqnin tulla apo enë të tjera të kësaj natyre duke qenë në gjendje të njomë besoj një kafshë ka kaluar  përmbi tullën e njomë duke  fiksuar gjurmët dhe këto gjurmë do të shfaqeshin shekuj më vonë.

Qeramika që është prodhuar në këtë zonë gjatë kohës së lulëzimit të Orikut të lashtë mbetet e veçantë.. Një tjetër objekt  paraqitej në forma –katrore me përmasat-27×27 cm dhe vend gjetje lokalizohen tek liqeni. Moikom Zeqo arkeolog ka shkruar: “Një tjetër legjendë lidhet me Orikumin. Legjenda thotë se nën liqenin e Orikumit rruhen fragmente të qytetit të vjetër. Duke u zhytur kam parë me sytë e mi trakte të bëra nga dora e njeriut si dhe strukturën e një porti të lashtë”. I pari arkeolog qe  shkoi Orikun  ishte Leon Hezej rreth viteve 1860 i  dërguar nga Napoleoni III qe dëshmon kryesisht rrethanat e luftës civile,por qe lokalizoi edhe murin rrethues rreth 950 m te gjate. Porti i brendshëm i përmendur prej Cezarit në veprat e tij përshkruan tërthorazi pjesë të Ilirisë në të cilën ishin zhvilluar edhe disa ngjarje. Mirëpo ai nuk hynë më thellë në përshkrimet e tija. Në veprat e tij vërejmë përshkrime gjeografike të Ilirisë. Porti i
është lokalizuar ne lagunën 2.2 km të gjate dhe 1.2 km të gjere,. Kemi të bëjmë me një bankine për akostimin e anijeve, e cila, duke u nisur nga gjerësia e lagunës ne këtë vend, arrinte rreth 200 m gjatësi. Tek kjo pjesë e liqenit në vitin 2007 u gjetën edhe shumë objekte të tjera si :fragment trekëndëshi  Përmasat-18x19x8 .Shekulli II pes. Te dhëna të tjera mund të japim për pesha e Velmendi. Qeramike(4 cope)Përmasat-9×5 cm, janë gjetur-shkallarja me kthese. Periudha Shek IV-III pes. Një fragment tubacioni qeramikë ne forme harkore me përmasa-16×15 cm është gjetur tek Altari. Një doreze ene horizontale ne forme harku është gjetur-Pusi Nr 2. Doreze  vertikale. Përmasat 16×6  u  gjet pranë teatrit. Një fund amfore dhe me shenje guackash ne maj okër u gjet tek liqeni sikurse edhe një tjegulle kalipter me hapësire rrethore ne mes me përmasat-15×7 cm. Është gjetur- pusi Nr 1. Kapak qeramike amforash ne forme rrethore (4 cope) 1 cope e thyer. Përmasat-9-10 cm. Gryke amfore me shenje vul,ngjyrw okër tipike. Përmasat-17×15 cm,gjetur-te liqeni.
Në verën e vitit 1958, një ekspeditë shqiptaro-ruse nisi gërmimet për të nxjerrë në dritë gjurmët e qytetit të lashtë të Orikut . Në përbërje të saj  ishin akademiku rus Aleksandër Ballavacki dhe dy arkeologët shqiptarë,Dhimosten Budina e Selim Islami,nxorën në sipërfaqe gjurmët e një historie që shkonte deri në më shumë se 2500 vjet. Përmendet për herë të parë nga gjeografi dhe historiani grek Skylaksi, sh VI-V p. Krishtit në veprën “Lundrimi”, qyteti i Orikut, port detar në Jon dhe Adriatik.
Gjurme ne gurë  është një objekt që  ndodhet ne Muzeun arkeologjik, historik Vlore.
Gdhendje ne gur. Përmasat  33x23cm. Origjinale. Disa të dhëna të  janë:Objekti është  punim ne gur me një gjurme te shquar te gjysmës se këmbës. Me shume se 50 % e objektit paraqitet me forme drejtkëndëshe. Është dëmtuar .
Gërmadhat e qytetit antik te Orikut gjenden ne pjesën me jugore te gjirit te Vlores ne një skele te futur brenda bregut mbi kodrën Paleokaster. Duke njohur faktin historik se ne  shek.I p.e.s. Oriku shërbeu si kryeurë e fuqive pushtuese të kohës, arenë luftërash midis Romës, Maqedonisë dhe Ilirisë, si dhe në luftën rivale midis Çezarit e Pompeut që i solli Orikut shumë shkatërrime dëshmonte kërkimet nënujore do të dëshmonte në këto zone ku ushtria e Pompeut u zu në befasi. Në këtë pjesë të liqenit gjendet akropoli shek IV,tregu i qytetit dhe në kohë të pastër duken gurët.
Prof Dr Neritan Ceka: Në antikitet ka patur një përqendrim qendrash urbane, qytetesh, ku më i vjetri duket se është Oriku ndërtuar diku nga fundi i shek. VII ose fillimi i shek.VI.
Oriku është i lidhur ngushtë me historinë e tij me  Apoloninë, veçanërisht me rolin që luan në furnizimin me material guri, pra guroret që janë rreth Orikumit, veçanërisht Grama, që është në krahun e sipërm, furnizon, të paktën që në periudhën arkaike, ndërtimin e monumenteve më të lashta, siç është një tempull i mundshëm i Apolonit, altari arkaik i shek. VI i gjetur në Apoloni dhe kolonat më të hershme, të fillimit të shek.V, duke përfshirë edhe kolonat e tempullit të Shtyllasit, të cilat vijnë, padyshim, nga guroret e Karaburunit, Akrokeraunea e lashtë. Rolin kryesor në këtë transport, jo vetëm në furnizimin e Apolonisë, por edhe të Dyrahut, e ka luajtur gjithmonë Orikumi. Liqeni i Valltos brenda tij,ruan gjurmët e vjetra,që i përkasin kësaj kohe.. Limani i Orikut cilësohej i rëndësishme nga ana ekonomike i forcuar me murre. Dëshmitar i gjallë,larg çdo përfytyrimi,vrojtues i betejës mes Pompeut dhe Cezarit.
Pompeut ,Oriku i shërbeu  stacion për flotën ushtarake,shprehen të dhënat. 6 janar viti 48, para Krishtit,Cezari e pushtoi pa gjakderdhje. U turrën atje legjionet e tij. Aleksandri e pushtoi atë në shekullin 214. Dy radhë gur paralel me njëra-tjetrën tregojnë portin e brendshëm që I ka shërbyer qytetit të Orikut

Me teknikën e gdhendjes ne gur me përmasat 35×32 cm, me peshë 10 kg,lyer ne pjesën sipërme ,lyre me gëlqere .Ky objekt ka qene  ekspozuar në Pashaliman ne bordurat fjetores, se ish-shkollës se instruksionit është ekspozuar pranë zyrave te flotiljes .Bashke me objekte te tjera  qe janë përdorur për xhirim te filmit” Balle për balle”.Përshkrimi :ka forme cilindrike me gjeruesi me te madhe ne pjesën e sipërme qe del ne forme buzësh ,.Ka zbukurime me kanelyre ne pjesën e sipërme “gryka” .Zbukurimet janë me mendra e thelluara ovale .
Altari  i madh .Përmendet  si zbulim ne gërmimet vitit 1958 ne gjendjen qe është sot. Altari i vogël sipas Ugolinit ndodhet ne muzeun e Vlorës. Ka shërbyer si podium ne ceremonitë fetare dhe ngjan me altarin e Apollonit zbuluar ne rrënojat e Pompeut .Shek I pes…Ne perëndim te teatrit gjendet altari. Nga gërmimet dhe pastrimet  e kryera janë nxjerre ne pah
Bazamenti,pjese te kornizës se poshtme me gdhendje lineare. Mungojnë pjesët  e sipërme qe shërbenin për procesionin fetar. Koha :Shekulli IV para Kane një gjerësi prej 2.5 m dhe distance te barabarte nga njëra- tjetra.
Një pjesë e objekteve arkeologjike janë gjetur në vendbanimet e hershme në Gjirin e Vlorës ,ende nuk kanë vend për tu ekspozuar në muzeun e vogël të qytetit të Flamurit. Muzetë e vetë  parqeve arkeologjike të kësaj treve ende nuk janë konturuar  si të tillë dhe as  mund të flitet se një ditë do të ndërtohen ashtu si i kanë simotrat e tyre Apoloni,Butrint,Durrës etj .Nëse do të kishte marrë jetë projekti për  ndërtimin e tre muzeumeve në Pashaliman,i zonës arkeologjike,i luftës së ftohtë dhe i detarisë ,objektet arkeologjike do të kishin vendin e tyre të ekspozimit mirëpo projekti që rezultoi me një kosto tepër të shtrenjtë për një vend të varfër  deri në 6-7 milion euro duke hedhur kështu në erë një projekt   ku do të rikthehej si në kohët e saj  era lemeritëse  e “Luftës së Ftohtë” në Gjirin e Vlorës,ku historia e saj zë fill qysh nga shekujt  para krishterimit  .Në veprën e tij “Lufta Civile”, Jul Çezari përshkon mes të tjerash zbarkimin e trupave të tij “ndanë brigjeve Palaeste” në ndjekje të rivalit të tij, Pompeut deri në Orik .
Laguna e Orikumit  shtrihet gjerësisht dëshmonte prej130 ha,kurse  Oriku dëshmonte si baza kryesore detare e Çezarit ne Shqipërinë e Jugut. Në shekullin e XV u pushtua nga  osmanët  u quajt Pashaliman   duke u shndërrua në bazën kryesore të marinës turke në perëndim të Perandorisë. Ishte bazë detare dhe mbeti e tillë. Nga kohërat më të lashtë e antike. Banorët e saj kanë qenë detare, ushtarë, gjeneralë dhe anije prej druri deri tek gjitarët e fundit, nëndetëset që zotëronin gjirin e Vlorës. Në strehën  e Pashalimanit, gjirit detar të përmendur nga gjeografi grek Skylaksi që në shekujt 5 para Krishtit, në vitin ’43 ka qene një flotilje e vogël italiane dhe më pas nazistët. Nëndetëset shqiptare janë strehuar në këtë gji nga koha e ardhjes së tyre deri në vitin 1987.

ARKEOLOGJIA E ZBULUAR NË GJIRIN E VLORËS – Tulla me gjurmën e dhisë Read More »

Ironia e Tinka Kurtit për publikun shqiptar: Bërtasin vetëm ‘Rroftë Robert Ndrenika’, ne të tjerëve na lënë në hije

Aktorja e madhe Tinka Kurti, ishte e ftuar në emisionin “Thumb” të gazetareve Fatma dhe Aulona, ku në një bisedë për të rikujtuar kantautorin e parë shqiptar, Françesk Radi, janë ndarë kujtimet më të bukura me të ndjerin.

Në fund të intervistës, Tinka Kurti “thumboi” publikun shqiptar me mesazhin e saj, kur tha:

“Ne jemi në një fushë futbolli ku është një perde. Pas saj janë regjizori, puntorët e skenës kurse para jemi ne aktorët”, – ka thënë aktorja e mirënjohur dhe e nderuar me shumë çmime.

“Por, unë bëj një pas të bukur dhe golin e bën Robert Ndrenika, dhe të gjithë [publiku] bërtasin ‘Rroftë Robert Ndrenika’ e ne të tjerave na lënë në hije”.

Ironia e Tinka Kurtit për publikun shqiptar: Bërtasin vetëm ‘Rroftë Robert Ndrenika’, ne të tjerëve na lënë në hije Read More »