Art-Kulture

Mitet e Himarës më të vjetra se mitologjia greke

Në shek. XVIII, himariotët dërguan në Rusi Pango Bixhilin dhe Hil Kristoforin tek Caresha e Rusisë, Elisabeta Petrovna. Në letrën që iu dërgua careshës, thuhej: “Flasim shqip, atë gjuhë që flitet në tërë Shqipërinë deri në Bosnje

Himara është një nga perlat e Kaonisë ilire në shekuj, banorët e brigjeve të saj janë quajtur fisi i Kerauneve (nga emri i vargmalit). Zeusi i keraunëve është më i vjetër se ai i mitologjisë greke. Vetë kreshtat malore të Akrokeraunëve, ose Maleve të Vetëtimave kanë qenë sipas profesorëve të Kembrixhit, djepi i lindjes se kultit të Zeusit, që ka si atribut rrufenë. Ky prototip i Zeusit u zhvendos më vonë në Olimp të Greqisë. Zeusi i keraunëve përfaqëson kështu një mitologji paragreke, që duhet marrë në konsideratë nga studiuesit. Duket sikur parahistoria zanafillore e Himarës është spërkatur me yllësi perëndish dhe qeniesh të shpirtëzuara. Kaq shumë autorë legjendarë të antikitetit kanë folur për të, për të mos harruar më vonë, gjeniun e romantizmit, poetin Bajron, i cili ka shkruar vargje të shkëlqyera për himariotët luftëtarë.

Arkeologu francez, Leon Rei ka skalitur këto fjalë: “Nëse Shqipëria ka me se të mburret, ajo, në radhë të parë duhet të mburret me historinë e Himarës”. Dhe ja, në Palasë para shumë vitesh është gjetur një përkrenare bronzi tipike ilire e shek. V para Krishtit. Për fat të keq, kjo përkrenare sot është zhdukur. Është e pafalshme që nga shteti shqiptar nuk janë organizuar ekspedita arkeologjike në Himarë. Themelet e mureve të kalasë së Himarës kanë gurë të mëdhenj ciklopikë, të tipizuar si mure pellazgjike, që të paktën janë të lashtë nga shek. V para Krishtit. Padyshim në këto mure, jeta ka qenë akoma më e vjetër. Një forcë e çuditshme, një lloj elani jetësor, siç do te thoshte filozofi Bergson, e ka ngritur jetën e njerëzve në shpatet e Bregut te Detit, duke i emërtuar përfundimisht ata si bregdetas.

Fshatrat e Himarës mund të quhen si qytete të vogla, tepër të lashta, që përbejnë një bizhuteri përrallore. Shtatë fshatrat e Himarës, si në një numër padidik Palasa, Dhërmiu, Vunoi, Himara, Piluri, Kudhësi, Qeparoi. Por në dokumente flitet edhe për një koncept më të gjerë të Himarës, ku përfshihet dhe Nivica, Piqerasi, Lukova, Dukati, Radhima, Tragjasi, Gumenica, Tërbaçi, Lopësi, Mavlova, Vranishti, Smokthina, Kallarati, Lepenica, Progonati, Tepelena, etj.

Himarioti Anton Linerosa, sipas Barletit mori pjesë në Kuvendin e Lezhës dhe u vra në betejën e Torviollit me 40 trima të tij me 1444. Me 31 gusht 1431, i biri i Gjergj Kastriot Skënderbeut, Gjoni zbret nga Italia në Himarë dhe çliron tërë zonën dhe kështjellën e Borshit. Princi shqiptar, Balsha II ka qenë zotërues i Himarës, pas vdekjes së tij zotëruese qe gruaja Komita Muzaka. Më 12 korrik 1577, pleqtë e Himarës dërgojnë një letër për Papën, të cilën e dërguan në Romë Gjik Kola me Gjergj Katasin. Në këtë letër ata i thonë Papës se janë arbër, se krenohen me Skënderbeun dhe se kërkojnë që Europa t’u japë armë për të luftuar kundër pushtuesve. Në shek. XVIII, himariotët dërguan në Rusi Pango Bixhilin dhe Hil Kristoforin tek Caresha e Rusisë, Elisabeta Petrovna. Në letrën që iu dërgua careshës, thuhej: “Flasim shqip, atë gjuhë që flitet në tërë Shqipërinë deri në Bosnje”. Me 1818 Regjimenti Shqiptar në Korfuz luftoi për mbrojtjen e Psarës. Anglezi Millingen ka shkruar “Himariotët kishin pamje më luftarake në tërë ushtrinë. Nuk kanë dallim nga shqiptarët e tjerë. Veshja dhe gjuha – krejt e njëjtë”….Nuk është e rastit, që Papa Dhimitri nga Dhërmiu përktheu në shqip katekizmat, u hapën shkolla shqipe gjatë shek. XVI-XVIII. Historia e Kishës Katolike në Himarë nuk mund te zhduket dhe nuk mund të mohohet.

Rezultate imazhesh për foto himaraRezultate imazhesh për foto himaraRezultate imazhesh për foto himaraRezultate imazhesh për foto himaraRezultate imazhesh për foto himaraRezultate imazhesh për foto himara

Mitet e Himarës më të vjetra se mitologjia greke Read More »

Në “Kurorën e Malit” lutjet janë më afër zotit, aty fetë bashkohen dhe mrekullitë ndodhin!

“Kurora e Malit” ose ndryshe “Kurora e Sevasterit” njihet edhe si “Kurora e Kudhës-Grehotit”, një krahinë e tërë e cila gjendet e rregjistruar në rregjistrin kadastral turk si zonë e shenjtë, qysh në vitin 1953 dhe që përfshinte 22 fshatra nga Kudhësi buzë Vjosës deri në Grehot të Gjirokastrës.

Në “Kurorën e Malit” ka përherë vizitor sapo shkrin dëbora. Për tu ngjitur rruga kalon nëpër rrëpirat e greminat e malit të Tartarit 1850 m mbi nivelin e detit.
Duhen pothuajse katër orë për të mbërritur në “Kurorën e Malit”, automjetet mund ta përshkojnë rrugën deri në “përroin e thatë”, të gjithë besimtarët prej aty duhet ti drejtohen fshatrëve të zonës për ta përshkruar copën e mbetur të rrugës me kafshë , kuaj apo mushka.

Rruga për tu ngjitur në malin e Tartarit është e gjitha një aventurë sa e kenaqshme aq edhe e mundimshme . Sikurse në cdo vend të shenjtë edhe në “Kurorën e Malit”,  rruga e përshkruar në këmbë është shenjë e besimit të palëkundur. Të premtet janë të shenjta edhe në këtë vend  të kultit Bektashi, këtu në vendin e besimit, zoti është një për të gjithë ata që kanë nevojë për fuqinë e mrekullinë e besimit .

Karl Paçi, historiani që ka dokumentuar për herë të parë historinë e tëqesë, në vitin 1904 thotë se në “Kurorën e Malit”  besimtarët bëjnë pelegrinazh e që ky lloj riti ka nisur qysh në shek e 17.
Në vitin 1901 Teqeja e “Kurorës së Malit”, ka qënë me pesë dhoma, njëra prej të cilave shërbente për të shtruar të sëmurët.
Demir Abazi,  një Xheraf nga Ploça i çonte të sëmurët në “Kurorë të Malit”  ku qëndronin për shtëtë ditë e shtatë netë, ndërsa ju vishte lëkurë të kafshe të sapothërrur.
Baba Edmond Aliaj rrëfen mrekullitë : “Për më shumë se 15 vite një tridhjetë vjeçare nga fshati Lapardha I Vlorës, I kishte të paralizuara gjymtyrët.  Kur ajo dhe familja e saj erdhën në Kurorë,askush nuk besoj se mrekullia do të ndoshte. Vajza ka qëndruar këtu vetëm një natë.

Në mëngjes ajo e zbriti malin me këmbët e saj”- kjo ka ndoshur përpara pesë viteve.
Studiues i krahinës, Bardhosh Gaçe thotë se objekti kultit është tentuar të prishej në vitet e diktaturës  komuniste, kur rregjimi kërkonte kthimin e Shqipërisë në ateiste, por të gjithë ushtarët që dërgoj rregjimi, u kthyen pas sepse në shtëpinë e gjithsecilit ndodhi një fatkeqësi.
“Dikujt i vdiq nëna, gruaja apo motra.

Kushdo që tentoj të prishte vendin e shenjtë u “denua”. Ushtarët nuk pranuan të riktheheshin aty dhe kështu “Kurora e Malit” nuk u prek. Sakaq, aty u ndalua për më shumë se dyzet vite kryerja e riteve dhe pelegrinazhit” –sqaron Gaçe.
Vendasit,  mirëmbajtësit e tanishëm të Teqesë, por edhe pasardhës të atyrë që kanë shërbyer më herët në Teqe, rrëfejnë legjendën e dy vëllezërve, Baba Hamza Kurora dhe Abaz Aliut përkarshi në malin e shenjtë të Tomorrit.
Sipas Xhevair Fyraj –“ Teqeja e Kurorës së Malit është ndërtuar që prej shekullit të 16-17. Ky vend ka qënë i lidhur me një tjetër Teqe, atë të Demir Hanit në Tepelenë, bekuar nga Sari Salltëk i ardhur nga Persia.

Kur perifrazon fjalën kurorë , shqiptimi bëhet qartësisht se jo i gjithë mali i Tartarit është i shenjtëruar. E shenjtë konsiderohet vetëm rrezja që përmbledh kurora , e cila u shenjterua nga një Dervish Safi. Ritet janë të shumta, të llojeve të ndryshme, në “Kurorën e Malit”  bëhet cdo stinë një kurban, për shëndetin, për rifitimin e shpresës për jetën, për tu shtuar me mall e me  gjë.”
Në “Kurorën e Malit”  lutjet janë  më afër zotit, aty fetë bashkohen dhe mrekullitë ndodhin!

Rezultate imazhesh për foto kurora e malitRezultate imazhesh për foto kurora e malitRezultate imazhesh për foto kurora e malitRezultate imazhesh për foto kurora e malit

Në “Kurorën e Malit” lutjet janë më afër zotit, aty fetë bashkohen dhe mrekullitë ndodhin! Read More »

E gjendur mes maleve dhe detit, Shqipëria është një vend ku mund të ngelesh pa mend nga kultura dhe nga panoramat e saj natyrore.

Shqipëria është një tokë e mbushur plot surpriza dhe e aftë për të mahnitur edhe turistin më skeptik. E gjendur mes maleve dhe detit, Shqipëria është një vend ku mund të ngelesh pa mend nga kultura dhe nga panoramat e saj natyrore.

Peisazhe shumëngjyrëshe, liqene, male të larta, lumenj, lugina, dete. Kjo është panorama që ofron Shqipëria për çdo turist të huaj që dëshiron të eksplorojë një vend të panjohur më parë. Bukuritë e rralla natyrore vinë të gërshetuara me trashëgiminë kulturore dhe atë historike të trashëguar nga paraardhësit tanë. Të gjitha këto shoqërohen nga tradita mikpritëse e shqiptarëve, një vlerë kjo e njohur brez pas brezi.Nëse jeni gati, por edhe nëse keni ende dyshime, turistë të huaj por edhe vendas ju paraqesim 20 vendet turistike që do t’iu impresionojnë:

Gryka e Valbonës

Në veri të vendit nuk duhet lënë pa vizituar Lugina e Valbonës në Tropojë. Në bujtinat e Valbonës, ndërtesa kryesisht dykatëshe të stilit tradicional me çati të pjerrëta e në të rrallë edhe me tjegulla, vizitorët gjejnë ushqim tradicional, shtrojë e mbulojë, si dhe zjarr për t’u ngrohur. Rruga deri në Valbonë është një mrekulli më vete. Lundrimi me tragetin Fierzë-Koman paraqet një atraksion të vërtetë turistik për këdo që viziton Tropojën.

Gjiri i Grames ne Dhërmi

Gjiri i Gramës në Gadishulli i Karaburunit i njohur si Gjiri i Grammatas , ndodhet ne rreze te shpatit perëndimor, shumë të thiktë të tij në Orikumin e afërt. Gjiri i Grames ka shërbyer si një vend strehimi për anijet që gjendeshin në vështirësi përgjatë këtij bregdeti të rrezikshëm në vështirësitë e motit. Ky gji ka shërbyer fillimisht si zonë e shfrytëzimit të gurit lokal, në gurore të medha, gjurmët e të cilave duken edhe sot në të dy shpatet. Emri i Gramës është i lidhur në mënyrë të qartë me mbishkrimet e gdhendura që në antikitet, mbishkrimet shkëmbore kanë qenë të shumta në gjirin e Gramës, aty numërohen me shumë se 1500 mbishkrime.

Kullat e Thethit

Kulla e Ngujimit ndërtuar në Theth, Dukagjin është tipike e kësaj zone. Një fortesë e ndërtuar në fund të fshatit dhe që përdorej nga i gjithë fshati për ngujimin nga gjaksi. Ishte banesa e atyre familjeve që për arsye gjakmarrje detyroheshin të mbylleshin aty (gjithë meshkujt mbi moshën 14 vjeç). Vetëm gratë e shtëpisë ishin të lira të dilnin e të punonin pak tokë para kullës. Sot kulla është e vizitueshme dhe ndodhet në një zonë me vlera të medha turistike. Gjendet në jug të fshatit Theth dhe shumë pranë të lumit të Shalës. Për shkak të rrugëve të këqia e të pa depërtueshme në dimër, ajo kyhehet në objekt vizitash e kurioziteti vetëm në stinën e verës.

Liqeni i Pogradecit

Korani, mjelmat dhe lulet….e pastaj vargjet lasgushiane! Mjafton të përmendësh këto fjalë kyce dhe kuptohet se fjala është për një nga mrekullitë e natyrës në vendin tonë, liqeni I Ohrit, syri shpirti dhe jeta e Pogradecit. Liqeni i Ohrit është tepër i famshëm në Europë dhe Botë për nga vjetërsia, thellësia dhe specien e rrallë, peshkun koran që rritet në ujrat ngjyrë smeraldi. Mosha e tij llogaritet të jetë 2 deri më 5 milion vjet. Liqeni u krijua nga një shembje e tokës.

Gadishulli i Karaburunit

Gadishulli i Karaburunit është ajo pjesë e bregdetit vlonjat, ku turizmi mund të gjejë terrenin më të përshtatshëm për t’u zhvilluar. 25 km larg qytetit të Vlorës, në rrugë tokësore, Gadishulli i Karaburunit ofron surpriza në çdo stinë për këdo që e viziton atë. Agjenci turistike aplikojnë jo vetëm udhëtime përgjatë këtij masivi, por edhe pushime njëditore, në plazhet që ndodhen aty. Udhëtime të tilla organizohen kryesisht gjatë stinës së verës, ndërsa synohet që ato të shtrihen gjatë gjithë vitit.

Ujëvara e Grunasit, Theth

Një ndër bukuritë natyrore më të veçanta në alpet Shqiptare është dhe ujëvara e Grunasit e cila është shpallur monument natyre që mbrohet nga shteti. Ujëvara e Grunasit me trupin e saj te hollë me mbi 30 metër të larte së bashku me cirqet përreth dhe Mullirin e Blojës, formojne një nga vendet më interesante për t’u vizituar nga  çdo turist që viziton Thethin. Ujëvara e Thethit ka si karakeristikë të veçantë faktin që uji i saj buron i gjithi nga një shkëmb dhe është ujë dëbore. Për alpinistët që mund të vizitojnë burimin është një mrekulli e veçantë që nuk gjendet në asnjë ujvarë të Europës.

Apolonia, ‘’Qyteti i Diellit”

Dikur këtu niste një nga rrugët më të rëndësishme që lidhte Perëndimin me Lindjen, apo Romën me Kostandinopolisin. Apolonia është qyteti antik në Shqipëri ndër më të mëdhenjtë në pellgun e Adriatikut dhe më i përmenduri ndër 30 qytetet e tjera, me të njëjtin emër, të kohës antike. Apollonia është një nga qëndrat më të mëdha arkeologjike të Shqipërisë. Dëshmitë e shkruara dëshmojnë se qyteti antik Ilir është ndërtuar në vitet e para të shekullit të VI-te p.k viti 588 nga kolonistë të ardhur nga Korinthi dhe Korkyra, pas themelimit të Epidamit – Dyrrahut. Më parë në këtë zonë ishte një vendbanim Ilir, me ardhjen e kolonive qyteti mori emrin Apolloni për nder të të perëndisë Apollon. Pozicioni gjeografik i qytetit ka luajtur një rol të rëndësishëm, kështu Apollonia ishte ngritur jo shumë larg detit, komunikonte nëpërmjet lumit Vjosa (Aoos) në një zonë mjaft të pasur të Ilirisë së jugut të banuar nga fiset ilirë të Taulantëve

Plazhi i Ksamilit

Ksamili përfaqëson një prej vendpushimeve bregdetare më të frekuentara gjatë verës. Qyteza e vendosur në skajin jugor të vendit ofron plazhe të vogla e të pastra, ndër më të bukurat e bregdetit Jonian. Shumë vizitorë e përzgjedhin Ksamilin për magjinë e ishujve dhe qetësinë. Plazhet e vendosura vetëm pak km në jug të qytetit të Sarandës dhe shumë pranë Parkut Kombëtar të Butrintit i lejojnë pushuesve akses të lehtë për këto dy destinacione të jetës së mbrëmjes dhe turizmit kulturor.

Lugina e Valbones

Të apasionuarit pas turizmit malor mund të bëjnë një udhëtim të mrekullueshëm në këtë sezon në Parkun kombëtar të Luginës së Valbonës e cila të magjeps me pasurinë natyrore. Tashmë është shumë i vizituar jo vetëm nga të huajt por edhe nga mjaft shqiptarë, të ngopur me detin e të etur për aventurë dhe që duan të eksplorojnë bukurinë malore. Parku kombëtar “Lugina e Valbonës” ndodhet në Qarkun e Kukësit dhe në rrethin e Tropojës, 25-30 km në veriperëndim të qytetit Bajram Curri. Shtrihet midis majash të larta e të thepisura të mbuluara me një kolorit fantastik ngjyrash në çdo stinë, duke dhënë kështu imazhin e një lugine plot labirinthe e të papritura. Ka një sipërfaqe prej 8,000 hektarësh dhe konsiderohet si mrekullia e Alpeve shqiptare.

Hyjnesha e Butrintit

Vështrimi enderrimtar, balli i qetë dhe pamja dinjitoze dëshmojnë për paraqitjen e perëndisë Apolon me krehjen tipike të flokeve. Njihet me emrin Dea e Butrintit. Zbuluar në Butrint nga arkeologu italian Ugolini në vitin 1928. Është koka prej mermeri e një burri i cili ndodhet në trupin e një gruaje. Statuja është 2,5 m e lartë, dhe është zbuluar në vitin 1928, gjatë gërmimeve arkeologjike të misionit italian në Butrint. Dëshmohet se objektika vlera të rralla kulturore dhe historike.

Qyteti historik i Krujes

Kruja është një nga qytetet më me histori nga të gjitha ato shqiptare. Ajo karakterizohet jo vetëm për gjeografinë e veçantë, kalanë mbresëlënëse por dhe shumë tradita të përcjella brez pas brezi. Historia që u thurr në qytetin e lashtë na bën të ndihemi krenar sa herë që e vizitojmë. Duke mos harruar betejat e Skënderbeut, folklorin e shumë tradita krutane. Kruja njihet ndryshe edhe si “qyteti i bardhë” dhe ka një lartësi gjeografike prej mbi 600 metrash mbi nivelin e detit dhe kur koha është e kthjellët e pa re prej maleve të këtij qyteti mund të shihet bregdeti Adriatik i Durrësit.

Mrizi i Zanave, Fishtë

Për të provuar kuzhinën tradicionale shqiptare duhet të vizitoni restorantin Mrizi i Zanave, neë jug të Shkodrës. Të gjitha gatimet ofrohen me prodhime vendi. Mishi me salca të ndryshme është specialitet.

Shpellat, Shqiperia e jugut

Një tjetër shpellë e Karaburunit është edhe ajo e quajtur e Inglizit. Gjatë viteve të Luftës së II-të Botërore kur SOE, Drejtoria e Operacioneve të Posaçme me qendër në Kajro, krijoi një bazë detare për misionet e saj që vepronin në Shqipëri për të mbështetur rezistencën antifashiste. “Inglez” është shqiptimi që dukatasit e asaj kohe i bënë fjalës “Anglez”, dhe prej asaj kohe shpella mban këtë emër. Ato kohë, burrat e krahinës, afroheshin tek kjo guvë e zezë për të rrëmbyer ndonjë rrobë, apo ushqim. Më shumë merrnin plasmas, që e bënin çobanët pelerinë për shi, apo një lloj sheqeri të verdhë, shumë të shijshëm, që tek ne nuk njihej deri në atë kohë.

Shpella e piratëve

Shpella ujore ka një thellës prej 40 metrash, dhe nëpër muret e lagështa vihen re shenja bloze dhe gjurmë zjarresh.  Ky objekt natyror, sipas gjeografëve vlonjatë, është shpella më e madhe detare e vendit, me xhepa të shumtë brenda saj. Për eksploruesit e natyrës, në Gadishullin e Karaburunit, ndodhet Shpella e Haxhi Alisë, detarit të njohur të Mesjetës së Vonë, i cili kishte ngritur në këtë shpellë portin për flotën e tij. Ndodhet në Karaburun, midis kepave të Gjuhëzës dhe Golovecit.Sipas legjendës, Shpella dikur është përdorur nga Pirati i njohur i shekullit të XVII-të Haxhi Aliu. Këtu ai strehohej së bashku me anijen dhe njerëzit e tij. Pozicioni i favorshëm i Karaburunit i ofronte këtij pirati mundësinë e plaçkitjes së anijeve napolitane, turke, veneciane, dalmate, etj. Pasi u vra nga venecianët Haxhi Aliu u varros së bashku me të birin në Sazan. Por varret e tyre nuk janë gjendur asnjëherë. Pleqtë tregojnë se Haxhi Aliu ishte një hero deti, ujk i gjallë, që nuk i trembej as kohës së keqe, as përleshjeve me piratët e shumtë, çfarë kishte në kohën e tij nëpër Mesdhe. Thanasi, një prej burrave më të moshuar të zonës, tregon se legjenda e kishe zmadhuar çdo veprim dhe trimëri të tij.

Pika turistike e Dardhes

20 kilometra në juglindje të Korçës, në një lartësi gjeografike impresionuese mbi 1300m, që vetvetiu e çon përfytyrimin te dimri i gjtë me borë, te pranverat e ndezura nga blerimi, te verat e puhizave që vijnë nga pyjet, te vjeshta me palete piktorike prej ylberi, ndodhet ky margaritar. Me kalimin e shekujve, banorët e Dardhës ndërtuan një fshat që në fillim të shekullit të 20 kishte mbi 400 shtëpi. Shtëpitë prej guri me çati me rasa janë tipari dallues i fshatit. Dhe shtëpitë shpesh janë vila dykatëshe të ndërtuara më së miri me kopshte të mrekullueshme të mbushura me lule. Tradita e ndërtimit me gur është respektuar në maksimum në këtë fshat. Dardha ofron mundësi për ecje në mal, ndonëse aktualisht njihet veçanërisht për turizmin malor dimëror. Është një nga të paktat vende në Shqipëri ku kanë mbetur pyje të larta.

Kalaja e Petrelës

Kjo kala ndodhet në rrugën nacionale Tiranë – Elbasan, 18 km larg nga kryeqyteti. Ngrihet mbi një kodër shkëmbore sipër fshatit me të njëjtin emër. Ajo ka trajtë trekëndore me dy kulla vrojtuese. Ndërtimi i parë i saj i përket periudhës së antikitetit, ndërsa forma e sotme i daton shekullit të XV. Kalaja e Petrelës nga zbulimet e bëra, është kala mesjetare e ndërtuar në kohën e sundimit të Perandorit Bizantin Justianit të I, në shekullin e VI pas Krishtit.  Kjo qe një prej kalave të ngritura prej tij në sistemin mbrojtës së Perandorisë. Është kala e ngritur mbi një terren me shpate mjaft të pjerrëta, madje nga ana jugore dhe juglindore të thepisura, të cilat e kanë bërë kalanë shumë të mbrojtur. Ajo u ngrit në momentin kur Kalaja e Vilës, kala antike, e cila ndodhet përballë Kalasë së Petrelës, e humbi rëndësinë e saj. Ajo u ngrit kryesisht për qëllime ushtarake. Kalaja e Petrelës kontrollonte rrugën Egnatia, dega Durrës-Tiranë-Elbasan, e cila për kohën kishte rëndësi të veçantë. Sot në ambientet e saj ka shërbim restoranti. Prej andej hapet një pamje mjaft e bukur drejt luginës së Erzenit, kodrave me ullinj dhe maleve përreth.

Berati

Njihet si “qyteti i një mbi një dritareve” dhe është shpallur një qytet muze. Ndodhet në shpatin e malit të Tomorrit ku ngrihet kalaja. Brenda mureve të kalasë ndodhen shtëpitë e banimit dhe “Muzeu i Onufrit”. Pikturat dhe ikonat e piktorit të madh shqiptar janë të ekspozuara atje. Pjesa e vjetër e qytetit ka disa ndërtesa fetare si kisha dhe xhamia. Qyteti i Beratit përbën rastin më unikal të një qyteti turistik, që pret e përcjell turistë gjatë gjithë stinës së vitit, kjo për faktin se Berati promovon turizmin kulturor. Berati vërtet nuk është qytet bregdetar, por ka një numër të madh monumentesh kulturore që janë pjesë e Trashëgiminë Kulturore Botërore. Ai është një qytet 2400-vjeçar si dhe është anëtar i Trashëgimisë Kulturore Botërore (UNESKO). Këto dhe pamja piktoreske e bëjnë Beratin një qytet me histori, vlera dhe kulturë të pasur.

Syri i Kaltër, Sarandë

Nga thellësia e tunelit, përmes të cilit uji del në sipërfaqe, burimi merr ngjyrën blu, që i ngjan bebes së syrit. Po sa fillon rrjedhën, ngjyra fillon e çelet drejt së kaltrës. Bimësia që rrethon Syrin në pjesën e lartme të tij i ngjan më shumë qerpikëve, ndaj me të drejtë është quajtur “Syri i Kaltër”. Ai është burimi më i madh dhe më interesant ndër 18 burimet që shpërthejnë rrëzë malit të Gjerë. Sot gëzon statusin e monumentit të natyrës. Thellësia e tij është tepër e madhe, arrin deri në 45 metra. Ai ndodhet përballë fshatit Krongj, 45 metra nën nivelin e luginës së Drinos. Syri i Kaltër është burim me ujëra të freskëta dhe të ëmbla i rrethuar me bimësi të dendur dhe me gjelbërim të përhershëm.

Kanionet e Osumit, Skrapar

Skrapari mund të quhet edhe rrethi i kanioneve madhështore. Në të gjenden dy kanione të mëdha, të dy monumente natyre, midis tyre kanioni i Osumit, më i madhi në gjithë Shqipërinë, që me të drejtë është quajtur “Koloradoja e Shqipërisë”. Ai gjendet në sektorin Çorovodë – Hambull të luginës së Osumit, është rreth 13 km i gjatë, nga 4 deri në 35 m i gjerë, i thellë deri në 70-80 m, me shpate vertikale, përfund të cilëve rrjedh “lozonjar” Osumi, duke u “mburrur” me krijesën e vetë. Janë pikërisht ujërat e tij, që me forcën e tyre gërryerrëse dhe tretëse, kanë depërtuar ashtu ngadalë, por pa ndërprerje, në masën shkëmbore gëlqerore të strukturës antiklinale të Çorovodës, duke formuar kanionin me bukuri mbresëlënëse.

Parku Kombetar i Llogarasë

Parku Llogorasë gjendet afro 40 km në juglindje të qytetit të Vlorës, në kufirin hapsinor midis detit Adriatik dhe Jon. Afër Qafës së Llogorasë takohen drurë me forma kurorash mjaft interesante në të cilat ndihet ndikimi i korenteve. Pisha Flamur, Llogora gjendet në parkun Kombëtar të Llogarasë, pak më në veri të qafës me të njejtin emër, 910 m mbi nivelin e detit. Ka formën e flamurit si rezultat i veprimit të erërave të forta të juglindjes. Ky monument ka vlera shkencore, biologjike, estetike dhe turistike. Disa degë po thahen nga faktorët natyrorë. Për të vajtur tek ky monument merret rruga automobilistike Vlorë – Dukat -Llogora deri pra se të dalësh në qafën e Llogorasë, në të djathtë të rrugës, pasi keni kaluar fshatin turistik).

E gjendur mes maleve dhe detit, Shqipëria është një vend ku mund të ngelesh pa mend nga kultura dhe nga panoramat e saj natyrore. Read More »

Hervin Çuli rikonfirmohet si drejtor i Teatrit Kombëtar

Hervin Çuli do të jetë edhe për katër vite të tjera drejtori i Teatrit Kombëtar.

Kandidatura e tij është miratuar në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Në garën për të drejtuar Teatrin Kombëtar, ai kishte si rivalë Ema Andrean, Genc Fugën dhe Laert Vasilin.

Ky emërim në postin e drejtorit të Teatrit Kombëtar vjen në kohë debatesh mes aktorëve dhe regjizorëve të këtij institucioni me Ministrinë e Kulturës, për shembjen e godinës së teatrit, si dhe për projektligjin e ri për artin dhe kulturën.

Hervin Çuli rikonfirmohet si drejtor i Teatrit Kombëtar Read More »

Festë e madhe në Kaninë, Për herë të parë në histori, “DASMA E SKËNDERBEUT”, ja kur …

FTESË. Në datë 22 Prill, në orën 12, në Kalanë e Kaninës, Deputeti Fate Velaj, realizon një ëndrrën e tij të vjetër. Në bashkëpunim me Shoqatën Patriotike “Kanina” , si dhe me Shoqatën “Foleja Kombëtare Shqiptare” dhe bashkinë Vlorë, do të organizohet për herë të parë në histori, “DASMA E SKËNDERBEUT”.

Ashtu siç mund të jetë festuar atë kohë. Ne pjesëmarrjen e nje delegacioni prej 60 vetash, ardhur nga Arbëreshët e Italisë, në përbërje të së cilëve është dhe Loris Castriota Scanderbeg – stërnipi i Skënderbeut do të festohet 567 vjetori i dasmës më historike të kombit shqiptarë.

Festimeve do i bashkohen dhe grupi polifonik i Kaninës, ansambli i këngëve dhe valleve të Vlorës si dhe miq e dashamirës nga trevat shqiptare.

Ejani ta kthejmë këtë ditë një festë të përvitshme. ta kthejmë Kaninën aty ku e ka vendin e saj në histori. Brezat që do vijnë, do na jenë mirënjohës. mbas festimeve të Kaninës, do të nisemi për Ardenicë, aty ku Skënderbeu dhe Donika, u martuan në kishë.

Festë e madhe në Kaninë, Për herë të parë në histori, “DASMA E SKËNDERBEUT”, ja kur … Read More »

Çamëria shtrihet në jug të trojeve shqiptare dhe në veri të trojeve greke dhe që në lashtësi njihej me emrin Epir

Tërheqja e ushtrive të shtetit osman nga Gadishulli Ballkanik, u bë zanafilla e viteve plot dhimbje të shpërnguljeve, dëbimeve, përdhunimeve, masakrave, mizorive dhe genocideve per popujte muslin ballkanas.

Por Ne Nuk Duhet të Harrojmë as Mizoritë Greke dhe Genocidin Çam!

Ndoshta shumë pak njerëz në Turqi dhe në botë, e dinë se gjendet një truall shqiptar me emrin Çamëri, i pushtuar nga shteti grek, që pas Luftës së Dytë Botërore! Vëllezërit tanë shqiptarë u gjendën dhe gjenden ballë për ballëndaj shpërnguljeve, dëbimeve, përdhunimeve, mizorive, genocideve dhe asimilit kombëtar dhe fetar grek.

Çamëria shtrihet në jug të trojeve shqiptare dhe në veri të trojeve greke dhe që në lashtësi njihej me emrin Epir. Themi se ndryshimi i shpejtë i popullsisë shqiptare me atë greke, është një fakt tregues i qartë dhemë se i mjaftueshëm për të shpjeguar mizoritë dhe genocidin çam të ushtruar nga shteti grek.

Duke u mbështeur në të dhënat e shtetit osman të vitit 1908, popullsia e përgjithshme e truallit shqiptar të Çamërisë ishte 73.000 vetë, nga të cilët 92 % ishin shqiptarë çamë, ndërsa pjesa tjetër ishin grekë, vllehë dhe romë.

Fillimisht shteti grek, me synimin e ndryshimit të përqindjes së popullsisëshqiptare çame me atë greke, dhe me synimin e asimilimit të popullsisë shqiptare çame bëri shumë mizori. Më pas shteti grek nisi të vendoste kolonë grekë, vllehë dhe romë, në qytetet dhe zonat e populluara kryesisht nga shqiptarët çamë. Pastaj shteti grek, ndaloi përdorimin e gjuhës shqipe. Pas kësaj shteti grek, nisi të ndryshonte emrat e shqiptarëve çamëdhe më pas nisi emërtimin e vendbanimeve shqiptare meemra grekë. Hapi tjetër i shtetit grek, ishte përvetësimi i pronave private dhe mbyllja e xhamive çame. Shteti grek, nisi arrestimet arbitrare dhe shpërnguljet dhe dëbimet masive të shqiptarëve çamë jashtë trojeve greke.

85.000 shqiptarë çamë, të cilët nuk mund t’i duronin më mizoritëe shtetit grek, emigruan në rrafshnaltëne Anadollit, në Turqi.
Por shteti grek, me sa duket nuk mbeti i kënaqur edhe pas ushtrimit tëshpërnguljeve, dëbimeve, përdhunimeve, masakrave, mizorive dhe genocidit ndaj shqiptatëve çamë, sepse në vitin 1941 ushtria shoviniste greke masakroi udhëheqësin e shqiptarëve çamë Daut Hoxhën.

Por shteti grek, nuk i la të qetë as shqiptarët çamë të krishterë ortodoksë. Shteti grek duke i cilësuar këta të fundit si “anëtarë të nënkulturës greke” nisi orvatjet për asimilim kombëtar dhe fetar të tyre duke i greqizuar.

Shqiptarët çamë që nga data 27 qershor 1944, u gjendën të vetëm ballë përballë mizorive të egra të ushtrisë shoviniste greke.

Vetëm në qytetin çam të Paramithisë, u masakruan mbi 600 shqiptarë çamë brenda një dite. Ndërsa deri në muajin mars të vitit 1945, në qytetin çam të Filatit u masakruan 286.000 shqiptarë çamë. Në rrethinat e qytetit çam të Igumenicës u masakruan 192 shqiptarë çamë, ndërsa në qytetet çame të Margëlliçit dhe të Pargës u masakruan 626 shqiptarë çamë.

Nga muaji qershor 1944 deri në vitin 1945 ushtria shoviniste greke rrënoi 68 fshatra dhe 5.800 shtëpi dhe xhami çame. Ushtarët shovinistë grekë masakruan 214 gra, 96 fëmijë, gjithsej 3.242 civilë çamë. Ushtarët shovinistë grekë përdhunuan 745 gra, rrëmbyen 76 gra dhe masakruan me bajoneta 32 foshnje nën moshën3 vjeç.

Në datat 20-26 dhjetor 1995, Mbledhja e Përgjithshme të Katërt, e Organizatës së Popujve dhe Kombeve të Papërfaqësuar Ligjërisht, në qytetin Hagë të Hollandës mori këta vendime: “Lejimi i rikthimit në atdheun e tyre në Çamëri i popullsisë shqiptare çame. Rikthimi i të drejtave të nënshtetësisë të popullsisë shqiptare çame në Çamërinë e pushtuar nga shteti grek. Rikthimi i të drejtave të marrëveshjeve të njohura ndërkombëtare, pranimi dhe njohja e çështjes çame nga shteti grek. Hedhja e hapave seriozë nga ky i fundit, në zgjidhjen përfundimtare të të drejtave të popullit shqiptar çam”.

Ndonëse kanë kaluar plot 20 vjet që nga vendimet e Mbledhjes së Përgjithshme të Katërt, të Organizatës së Popujve dhe Kombeve të Papërfaqësuar Ligjërisht, ende në ditët e sotme shteti grek këmbëngul në mospranimin e njohjes së genocidit çam. Shteti grek, nuk pranon as që t’i paguajë shqiptarëve çamë, dëmshpërblimin e genocidit çam në vlerën e 2.5 miliardë dollarëve.Edhe në ditët e sotme shteti grek, në mënyrë të hapur dhe të tërthortë, nxit armiqësinë dhe urrejtjen kundër shqiptarëve në shoqërinë greke.

Në shtetin grek, të ditëve të sotme banojnë 1 milionë shqiptarë, të cilët mbijetojnë në kushte shumëtë vështira tëimponuara me dhunënga shteti grek. Ky i fundit duke përdorur mjete të ndryshme dhune, shtypjeje, kërcënimi, shantazhimi asimilimi kombëtar dhe fetar. Shteti grek i ka detyruar këta 1 milionë shqiptarë, të cilët në të vërtetë janë muslimanë, që emërtohen vetë dhe familjarisht me emra grekë dhe ta pranojnë me dhunë, duke e quajtur veten e tyre grekë dhe ortodoksë.

Më datë 30 qershor të vitit 1994, Kuvendi i Shqipërisë miratoi shpalljen e datës 27 qershor si “Dita e Përkujtimit të Genocidit Çam”.
Në ditët e sotme, shqiptarët çamë kanë për synim drejtësinë dhe jo hakmarrjen, të drejtat e nënshtetësisë dhe jo gjakmarrjen, të jetojnë të lirë në atdheun e tyre në Çamëri dhe jo të shfaqin racizëm kundër popullit grek.

Duke patur parasysh gjendjen e rëndë të shqiptarëve çamë, ne mund të bëjmë vetëm një gjë: “Të shqetësohemi për shqetësimin e madh të vëllezërve tanë cam”
NE KERKOJME DREJTESI!!!Levizja Rinore Shoqata Cameria

Çamëria shtrihet në jug të trojeve shqiptare dhe në veri të trojeve greke dhe që në lashtësi njihej me emrin Epir Read More »

Kullat shekullore joshin turistët modernë

Kullat shqiptare janë objektet që flasin në gjuhën e të parëve tanë duke sjellë edhe sot në kohërat moderne një pjesë nga e kaluara jonë e largët.

Aty ku zjarri nuk shuhet asnjëherë…Ku kryefjala është respekti dhe mikpritja. Kullat shqiptare janë objektet që flasin në gjuhën e të parëve tanë duke sjellë edhe sot në kohërat moderne një pjesë nga e kaluara jonë e largët. Nëse dikur heshtnin dhe shërbenin si “relikte” nga e shkuara, sot falë disa inciatiave institucionale dhe shumë pronarëve po kthehen në funksionale.

Nol Binakaj arkitekt dhe zëvendësdrejtor në “Trashëgimia kulturore pa kufij” tregon rreth këtij investimi që po bëhet në kullat shqiptare. “Kryesisht bazohemi në kërkesat e njerëzve se cilat janë ato. Ka kulla që përdoren për qëllime rezidenciale domethënë për jetesë. Kështu që edhe investimet në strukturën dhe adaptimin e tyre bëhet në disa forma siç janë montimet në hapësira të ndryshme si kombinimi i qëndrimit një ditor apo më shumë” – tha z.Binakaj. Ndërtuar me gurë shekullor duket se kullat deri para pak kohësh shërbenin si monumente kulture, ndërsa sot ato po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendjen e qytetarëve vendas dhe turistëve të huaj.

“Ka shumë interesim nga turistët e huaj pasi kullat  ndodhen vetëm tek ne dhe janë të rralla në vendet tjera. Ata kanë shumë dëshirë të jetojnë për një kohë aty sepse ato kullat tregojnë një mënyrë jetese të popullit tonë në një kohë të caktuar”, shprehet arkitekti.

Pikërisht veçantia e arkitekturës së tyre dhe faktit që gjenden vetëm në disa zona të caktuara i bënë kullat më joshëse në sytë e turistëve. Për më tepër tani që kanë edhe mundësi të kthehen pas në kohë dhe për një çast të jenë të “zotë” të tyre

“Kullat më shfrytëzuese kryesisht janë në rajonin e Dukagjinit, së fundi kemi restauruar një kullë që shfrytëzohet për fjetje ka një galeri ku mund  të mbahen seminare të ndryshme apo uorkshope, një hapësirë për shumë qëllime. Jemi munduar ta ruajmë odën e burrave si karakteristikë apo pjesë kryesore e kullës, në gjendje origjinale, përderisa edhe aty kemi provuar të fusim disa funksione të reja, por të padukshme”, tregon ai.

Kulla paraqet ndërtesa që datojnë nga shek 18 dhe shek 19 dhe është karakteristike e pjesës perëndimore të Kosovës si dhe pjesës veriore të Shqipërisë. Paraqet ndërtesa që datojnë nga shek 18 dhe shek 19 dhe është karakteristike e pjesës perëndimore të Kosovës si dhe pjesës veriore të Shqipërisë. Shumica e kullave janë dëmtuar apo shkatërruar. Megjithatë, ato që mbetën, pas restaurimit ofrojnë kushte ideale për turizëm kulturor dhe japin një atraksion të veçantë etno-kulturor.

Rezultate imazhesh për foto kullat malsoreRezultate imazhesh për foto kullat malsore

Kullat shekullore joshin turistët modernë Read More »

Destinacion turistik, Shkodra !

Shkodra është qëndra administrative dhe ekonomike e veriut të vendit dhe si qendër ajo ofron edhe mundësitë më të mëdha për turizmin sezonal apo gjithëvjetor. I vetmi qytet në Shqipëri që ka “rreth vedi” detin, liqenin, lumin, natyrën e egër, turizmin bregdetar, liqenor, historik e kulturor.
Mund të gjesh gjithçka në këtë vend, që pa u futur në të në plazhin e Velipojës, veriu i detit Adriatik, në liqenin e Shkodrës, lumin e Bunës, kalanë e famshme të Rozafës, Thethin – perlë e Alpeve shqiptare dhe shumë vende të tjera. Në këtë  stinë Shkodra ofron çdo gjë.Po të ndjekësh rrjedhën e Bunës në të dy krahët e saj ka një gjelbërim të harlisur i cili përplaset  bashkë me rrjedhën e lumit në detin Adriatik. Aty krijohen laguna e moçalishte që shërbejë si streh dhe vende ushqimi për shumë specie zogjësh e peshqish.Një zonë e mrekullueshme për sportin e peshkimit dhe të gjuetisë së shpendëve. Por jo larg grykëderdhjes së saj ndodhen dy plazhe të mrekullueshëm,ai i Velipojës dhe ai i Ulqinit.
Plazhi i Velipojës është padyshim plazhi më i preferuar i veriut, jo vetëm për banorët e Shkodrës, por dhe të shumë qyteteve të tjera, si dhe e pushuesve të huaj. Plazhi ndodhet 30 km larg qytetit të Shkodrës dhe  rruga është e përshtatëshme për një udhëtim normal.

Në pikun e sezonit, në periudhën 15 korrik – 15 gusht, numri i pushuesve i kalon 100 000 vizitorë dhe vërtet,ai ishte mjaft i populluar dhe drejt tij vazhdonin të vinin plot makina nga Shkodra dhe rrethinat e saj.

Liqeni i Shkodrës,Vetëm 12 km larg qendrës së qytetit të Shkodrës ka disa plazhe të vegjël familjarë. Zogaj ka një plazh të mrekullueshëm që laget nga uji i liqenit të Shkodrës. Relievi i ulët kodrinor, prania e mjaft gjireve të vegjël shkëmborë, plazhet me zhavor e gjelbërim, klima shumë e shëndetshme e ndikuar nga prania e liqenit dhe malit, e bëjnë Zogajn një plazh të pëlqyeshëm.Por pikërisht këtu ndodhet dhe mrekullia e gatimit të peshkut,që nga tava e famëshme e krapit deri te peshku në tjegull e plot gatime tradicionale.

Bashkë me Shirokën, 3 km larg qytetit, e cila ndodhet përpara se të shkohet në Zogaj, ato përfshihen në qytetin e Shkodrës si lagje periferike të tij, edhe pse më parë njiheshin si fshatra.

Plazhi i Zogajt, duke qenë më pak i shfrytëzuar, afron mjedise të pa shfrytëzuara dhe të pëlqyeshme. Në dispozicion të pushuesve janë shtëpitë e banorëve, që janë banesa tipike me shkallë të gurta, oborr të rrethuar dhe kryesisht me dy kate. Banorët e zonës kanë profesion kryesor peshkimin dhe këtë ua ofrojnë dhe pushuesve që kanë dëshirë të zënë peshk.

shkodra-lakeshkodra-small-750x353Rezultate imazhesh për foto shkodraRezultate imazhesh për foto shkodra

Rezultate imazhesh për foto shkodraRezultate imazhesh për foto shkodra

Destinacion turistik, Shkodra ! Read More »