Art-Kulture

Përkujtohet në fshatin Kaninë në Vlorë, 567 vjetori i dasmës së Skënderbeut

Përkujtohet në fshatin Kaninë në Vlorë, 567 vjetori i dasmës së Skënderbeut. Një ngjarje e rëndësishme historike që vjen për herë të parë në kalanë e Kaninës, vendi ku 567 vite më parë Gjergj Kastrioti Skënderbeu lidhi kuorër me bijën e Kaninës së Vlorës Donika Arianiti, një martese e konsideruar edhe si një bashkim mes veriut dhe jugut të Shqipërisë.

Gjithcka është realizuar si një dasmë, ashtu si mund të jetë festuar në atë kohë, ndërsa mbërritja e ciftit u realizu mbi dy kuaj. Ideja e deputetit Fate Velaj, ndërsa të pranishem dhe një delegecion prej rreth 60 vetash, të ardhur nga Arbëreshët e Italise, në përberje të së cilit edhe Loris Castriota Scanderbeg, stër,stër nipi i Skënderbeut.

Të pranishëm edhe miq e dashamirës nga trevat Shqiptare, Kosove, Mal i Zi dhe Maqedoni, ndërsa synimi mbetet që kjo ditë të kthehet në një festë të përvitshme, duke e kthyer në një nga ngjarjet e rëndesishme historike që duhet përkujtuar.

Deputeti dhe iniciatori Fate Velaj e ka konsideruar të tillë këtë ngjarje,një ditë historike që duhet lënë kujtim për brezat.Loris Castriota Scanderbeg, e ka nisur në shqip përshëndertjen e tij, për të falenderuar dhe vlerësuar kujtimin e kësaj ngjarjeje historike që ka bashkuar shqiptarët.

Nuk kanë munguar përshendetje nga përfaqësues dhe drejtues të delegacionit arbëresh, kreut të bashkise Vlorë e shqiptarë të Kosovës, ndërsa gjithcka ka vijuar me koncert me këngë e valle nga të gjitha trevat shqiptare.

Festa që përkujton dasmën e Skënderbeut do të vijoje në manastirin e Ardenicës, ndërsa ditën e hënë, ky përfaqësim do të jetë edhe në Tiranë,në një kujtim në sheshin që mban emrin e heroit tonë kombëtar, por edhe në bashkinë Tiranë

Përkujtohet në fshatin Kaninë në Vlorë, 567 vjetori i dasmës së Skënderbeut Read More »

Mirësevini në Vlorë! – “Qyteti I flamurit”, “Qyteti me dy dete” dhe “Porti Jugor i Adriatikut”

Vlora është një nga qytetet më të bukura të Shqipërisë dhe për këtë duhet të jemi krenar. E quajtur “Qyteti I flamurit”, “Qyteti me dy dete” ose “Porti Jugor i Adriatikut” konsiderohet si perla e turizmit shqiptar, me brigjet e saj të bukura, gadishulli I Karaburunit, ishulli I Sazanit, kalaja e Kaninës, Laguna e Nartës, Lumi Vjosa, me shumë plazhe, monumente, njerëz, produkte, toka dhe det etj.

Cfare duhet vizituar.

Në qendër të qytetit ngrihet “Monumenti I Pavarësisë” në festën e këtij eventi historic. Afër, shtrihet me nje pamje interesante Mozaiku I Muradies, i ndërtuar në vitin  1542, nga arkitekti I famshëm Sinani (që gjithashtu ka ndërtuar mozaikun e Sulejmanit në Stamboll). Një pikë krenare e Vlorës është edhe Kuzum Baba, pika më e lartë e këtij qyteti, e cila ofron panorama të mrekullueshme të të gjithë Vlorës me pamje nga deti. Në very te qytetit shtrihet Laguna e Nartës, e dyta më e madhja në Shqipëri. Natyrëdashësit do të gjejnë vendin ideal për ta. Laguna është e pasur me peshq dhe me gjallesa ujore dhe ka përmbajtje të lartë kripe.

Fshati I Nartës dhe Zvërnecit, të njohura per prodhimin e verës së tyre artizanale, janë afër gjirit të Lagunës. Kështu njerëzit mund të shijojnë peshkun e freskët dhe verën e bërë vetë. Aty mund të vizitosh edhe Manastirin e Zvernecit. Në ishullin e vogël të Zvërnecit ndodhet kisha Bizantine e Shën Mëris, e ndërtuar në shekullin e 14. Ishulli është I mbuluar nga pemë mesdhetare. Bashkë me pikën e Triportit, e bëjnë ishullin një vend shumë tërheqës.

Jo largë nga qyteti, në një pikë dominante është Kalaja e Kaninës në fshatin e Kaninës, e cila I përket shekullit të 3të, dhe ka qënë pronë në të cilën është rritur Donika, gruaja e heroit tonë nacional Skënderbeut.

Vlora ka një pozitë të favorshme gjeografike si portë hyrëse në Rivieren Shqipëtare, dhe është perla për turizëm. E fillojmë nga “Uji i Ftohte” sepse është burim I ujit të ftohte, dhe vazhdojmë me tunelin I cili është kufiri natyror midis  detit Adriatik dhe Jon. Aty fillon rruga për Rivierën Shqipëtare. 10 km. nga Vlora, Radhima është fshati me shumë hotele luksoze dhe piktoreske qe presin vizitoret te kalojne pushimet e tyre ne Vlorë. Do tju tregojme disa prej tyre në faqet në vazhdim. Duke lënë qytetin pas dhe duke udhëtuar drejt Sarandës, ne arrijmë në qafën e Llogorasë dhe Parkun Nacional, I mbuluar nga pyje te dendura pishash. Afër, ndodhet fshati turistik për të cilin do tju tregojmë ne faqet në vazhdim. Llogoraja është vendi Ideal për hedhje me parashuta. Është I njojtur për evente europiane në lloje të ndryshme sportesh. Llogaraja është një vend I rrallë ku ajri I fresket dhe I pastër I malit ndërthurret me ngrohtësinë e detit.

Traditat tona të rralla kulturore.

Vlora nuk është e njohur vetëm prej heronjve dhe luftëtarëve të qytetit,por sepse njerëzit e fshatrave të Vlorës janë të gjithë këngëtar, ata kultivojnë një zhaner specific të muzikës, folkun karakteristik të cilin askush nuk e këndon sic e këndojnë ata. Grupi polifonik I Vlorës është unik në të gjithë Botën. Së fundmi “Polifonia Labe” (e ashtuquajtur folku karakteristik) është pjesë e 50 riteve spiritual të Botës. Një fakt tjetër që e bën Vlorën të famshme është, pemët e ullirit. Ju mund të shijoni vajin e bërë nga fabrikat tona, I cili është më I miri në llojin e vet.

Akomodimi.

Strukturat e akomodimit në Vlorë janë luksoze dhe ofrojnë kushte shumë të rehatshme. Si gjithë Shqipëria, edhe në vlorë cdo gjë është ndërtuar 15 vitet e fundit, kështu që mobilimi dhe teknologjia e hotelit është pothuajse e re.

Gastronomia.

Vlora është një qytet I vecantë sepse në të njëjtin restorant ju mund të shijoni produktet e mishit dhe të peshkut. Ju mund të shijoni frutat e detit dhe peshkun dhe njekohësisht qengjin në hell. Në restorantet e Vlorës ka një shije unike. Kjo ndikohet prej tokës ku janë rritur, plot jod dhe kripë, e cila vjen nga erërat e detit Jon, kjo u jep një shije speciale qengjave.

Argëtimi

Ju mund të ushtroni të gjitha llojet e sporteve ujore ose ajrore, dhe gjithashtu mund të shkoni në mal. Udhëtime të gjata apo të shkurtra, parashutizëm, zhytje, lundrim në hapësira të mëdha, janë disa nga aktivitetet më interesante që Vlora ofron për pushuesit jo vetëm në verë.

Gjenden kompani të ndryshme në Vlorë që organizojnë sporte të ndryshme. Ato ofrojnë ndihmë në zhytje, për të eksploruar ujërat e dy deteve të Vlorës. Mund të shkoni tek “ekspedita blu” për të përjetuar eksperiencat në ujrat me kontakt me OUTDOOR ALBANIA, një grup në gjithë Shqipërinë. Në Vlorë gjatë pranverës kur deklarohet hapja e sezonit turistik, organizohet një aktivitet I rëndësishëm, Exploring Albania.

Gjithashtu në mënyrë individuale mund të ushtrosh sporte ujore si: sërf, gara me motorrat ujor, dhe të bëshë udhëtime të gjata në plazhin e Karaburunit, I cili ofron mundësi të pafundme për të vizituar shpellat e këtij gadishulli si dhe botën nënujore.

Në parkun nacional të Llogorasë ju mund të gjeni një faun dhe florë të pasur në thellësinë e pyjeve të parkut. Për alpinistët një mundësi e mirë është të arrinë në maj të malit të Cikës, të shijojnë panoramën magjike të detit, të ndërthurrur me male dhe pisha.

Përsa i përket jetës së natës, klube dhe disko organizojnë koncerte të mëdha ku këngëtarët shqipëtar ose të huaj këndojnë live.  Një ndër këto klube mund të përmendim Summer Depo.

Ardhja në Vlorë është një zgjedhje e zgjuar, sepse është vendi që e viziton dhe e mban mend. Duke eksploruar Vlorën ju mund të shikoni vende shkembore, por duke hyrë brënda mund të shikosh një natyrë shumë të bukur, ushqim të shijshëm. Vlora është qyteti magjik, me njerëz mikpritës, solar, dinamik, të qeshur, pak impulsive por të sinqertë.

Qarku I Vlorës përfshin zona të mëdha të Shqipërisë në të cilën përshihet edhe Riviera Shqipëtare. Dy parqe nacionale dhe rezervate janë të përfshira si tërheqje natyrore të Vlorës, që ofrojnë 48 monumente natyrore të 3 kategorive. Aventura turistike ju garantohet pasi ju keni parë të paktën tarracën e Kuzum Babas, tarracën e Ujit të Ftohtë, shpellën e Gramës, Haxhi Alia në Karaburun, shpëlla e Lepenicës, maja e malit të Cikës, kanioni I Gjipes dhe pisha flamur në Llogora.

Vlora është e rëndësishme për fkatin se ofron potenciale të mëdha për turizmin blu dhe jeshil. Në parkun nacional të Llogorasë mund të ushtrosh dhe turizmin e bardhë gjithashtu.

Parku nacional ujor i ishullit të Sazanit dhe Gadishullit të Karaburunit.

Ky është parku më I ri në Shqipëri që përfshin zonat ujore te ishullit të Sazanit dhe gadishullit të Karaburunit poshtë ujrave blu të detit Jon. Një florë dhe faun e pasur ndodhet në zonat e këtij parku, të deklaruar në Maj të vitit 2010 si parku nacional I 15 I Shqipërisë.

Shumëllojshmëria e tokave është e rëndësishme për zonën mesdhetare, me pyjet alpine dhe subalpine, pishat (pinus nigra) dhe pinus peuce, pinus leucodermis, pisha maqedonase, pyjet konifer, shenja tipike mesdhetare, flora tipike e shkëmbinjve ujor etj. Në ujëra ne mund të shohim delfin (Delfinus Delphi dhe Tursiops Trumcatus) dhe lloje të tjera të mbrojtura nga konventa të ndryshme. Në ujërat e Karaburunit ka Foka (Monachus monachus) një nga llojet që është në rrezik zhdukjeje. Zondat me bimë endemike dhe subendemike si Taxus Bacata, Ceratonia Siliqua, etj. Zonat janë me potencial të lartë për zhvillimin e turizmit dhe ekoturizmit. Parkut nacional I bashkangjitet edhe ishulli I Sazanit. Kjo sjell zhvillimin masiv të turizmit nënujor. Deri tani grupe të ndryshme profesionale organizojnë ekspedita zhytjeje për amator dhe profesionist.

Laguna e Nartës ndodhet në pjesën very perëndimore të qytetit të Vlorës. Ajo është e pasur me toka të lagura , me zogj ujor, me një florë tipike mesdhetare të tokave të kripura. Narta është laguna e dytë më e madhe në gjithë Shqipërinë përsa I përket zogjve të ujit, dhe kjo e bën atë një nga zonat natyrore të mbrojtura. 20 mijë zogj dimri që përfshin 40 lloje. Burim ushqimi për pelikanin kacurrel (Pelicanus Crispus) dhe për flamingon (Phenicoperus Ruber) rreth lagunës rritet një faun e pasur tipike e ligatineve mesdhetare. Zona e Zvërnecit është e famshme për tërheqjen të ndërthurur me pasurinë tradicjonale dhe kulturore  që ka një potencial të lartë për zhvillimin e turizmit. Brenda në Lagunën e Nartës shtrihet ishulli I Zvërnecit, I famshëm për Manastirin e vjetër që ka vlera kulturore.

Kushtet klimatike.

Vlora ka një klimë të ndërthurur malore dhe detare. Vera është e freskët me shumë diell, dhe dimri I ftohtë dhe I lagësht.

Flora dhe fauna.

Flora konsiston ne pyje konifer si pisha e zez. Pemët janë përgjithësisht mesdhetare, shumë të vjetra por të rëndësishme për ekoturizmin. Fauna e parkut është gjithashtu e pasur me rosa, shqiponja, ketra, etj.

Sportet dhe aktivitetet.

Llogoraja ka potencial të lartë për zhvillimin e ekoturizmit. Ju mund të organizoni sporte të ndrysme si ngjitje. Mund të bëni ekskursione ose piknik. Kampingu dhe gjuetia janë të lejuara vetëm në zona të caktuara dhe duhet të pyesësh autoritetin.

Cfarë mund të vizitosh.

Pisha flamur 900m mbi nivelin e detit, 20m e lartë me diametër 75 cm, është 100 vjece. Mund të vizitohet në rrugën Vlorë-Llogora-Palas. Shpella e Shën Gjergjit ndodhet në malin e Cikës afër fshatit Tërbac. Shpella karstike 100m e gjatë dhe 3-4m e gjerë. Thuhet që kjo shpell është përdorur nga Teuta e Ilirisë. Mund të vizitohet gjatë rrugës Vlorë-Kotë-Tërbac. Shpella e Lepenicës ndodhet afër fshatit Lepenic, muret e së cilës janë të shkruara me dizajne të ndryshme nga kohët prehistorike. Vizitohet gjatë rrugës Vlorë-Kotë-Lepenicë. Shpella e Haxhi Alisë ndodhet në gadishullin e Karaburunit midis Gjuhëzës dhe Gollovecit. Është 30m e gjatë, dhe 10-12m e gjerë. Mund të vizitohet vetëm nga deti, nga Vlora deri tek kepi I Gjuhëzës.

Ushqimi dhe akomodimi.

Në qoftëse viziton parkun e Llogorasë nuk duhet të humbasësh mundsinë për të shijuar mbretin e kuzhinës tradicionale të zones, qengjin e pjekur në hell. Ky lloj ushqimi ka një shije special sepse rritet ne tokë të kripur të pasur me jod deti. Gjithashtu ja vlen te provohet kosi I deles, ullinjtë, mjalti dhe vera e zonës. Shumë restorante të vegjël apo të mëdhenj e ofrojnë këtë duke filluar që nga Llogoraja deri afër Palasës edhe më tutje. Mundësi akomodimi ka shumë. Ju mund të gjeni hotele të shumta me kushte shumë të mira. Mund të themi se struktura akomoduese më e famshme është “Fshati Turistik Llogora” që ofron një strukturë moderne dhe luksoze.

Monumente natyrore.

Gjeo-monumentet:

Kuzum Baba ndodhet në pjesën lindore të qytetit të Vlorës. Në kodrën Kuzum Baba përreth 30m mbi nivelin e detit, gjatësia shkon 200-300m.

Tarraca e Ujit të Ftohtë, 30 m mbi nivelin e detit, është një shkëmb I vjetër 20-25m i lartë.

Intinerari ujor.

Shkëmbi dhe shpella e Gramë, ndodhet pas Karaburunit.  Gjiri I Gramës ka një breg shkëmbor dhe mund të ketë edhe shpëlla nënujore. Ndodhet dhe një zonë ku skllevërit kanë gdhendur emrat e tyre dhe të dhëna të tjera, që janë burim mesazhesh të rëndësishme për kërkuesit.

Intinerari Vlorë-Himarë.

Barrierat korale të grykës së Djallit. Habitati koral ndodhet midis Karaburunit dhe Sazanit, me një thellësi rreth 10m në ishullin e Sazanit. Shkëmbi I Sazanit bie direct në det në formën e një shkëmbi aktiv me një gjatësi prej disa qindra metrash, me altitudë 100-120m. Muret kanë thyerje, gropa, etj.

Mali I Cikës është një thyerje tektonike që është në formën e shkallzimeve me gjatësi 2-8 metra.

Intenerari Vlorë-Llogara.

Shkallëzimet aktive të Dukatit. 300m nga rruga rurale e fshatit Dukat, është një fenomen gjeologjik I rallë nga thyerjet dhe zhvendosjet e lumit 4-5 metra.

Intenerari Vlorë-Dukat dhe Fushë-Llogora.

Ndërprerja e aktive e re e Llogorasë. Në afërsi të fshatit Dukat, në llogore Jug-në anë të rrugës. Ka me qindra metra të sipërfaqes dalje.

Itinerari Vlorë-Dukat Fushë-Llogora.

Kanioni e Gjipesë. Ajo është e formuar nga karst. 800 m të gjatë, 10 m të gjerë, 100-120 m të lartë

Internerari Dhërmi-St. Theodor- Plazhi Gjipe

Dunat toka e Vunoit. Paraqesin peizazhin e degraduar në balta Kuaternarit, 10-15 m të trashë dhe të kuqe, arriti nga lartësitë. Ajo është formuar nga erozioni, intensifikimin e dëmtimin e faktorit njerëzor, dëmtimit vegjetacionit, zjarret.

Internerari Vlorë- Vuno ose Himarë-Vuno.

Rrethi i Gruas së Vjetër. Brataj, rreth 800 m mbi nivelin e detit, në formë si një vulë me tre qarqe, në  gur gëlqeror formuar nga karstiket.

Vlorë-Kotë-Brataj-monument.

Dunat e Nartes. Dunat janë një grup prej 5-6 m të lartë dhe 20-30 gjerë m. Të mbuluara me bimësi, bari, shkurre, pisha mbillen 50 vjet më parë.

Internerari Kriporja- Gjiri i Nartës

Delta e lumit Palasa. Përbën në një kon të formuar nga depozitimi lumë, më i madhi në vend, me gjatësi 900 m, ndërsa baza kon është rreth 2 km, ku është plazhi ranor.

Internerari Vlorë-Llogora-Palasë.

Shpella e Shën George. Në shpatin e Cikës, i njohur si “Shpella e bletës”, e “Shkembit të kuq”. Krijuar nga karstike në gëlqerorë, 100 m të gjatë, 3.5 m të lartë. Rreth 8 m nën hyrje shpellë, është një mur I  lashtë. Besohet se shpella është përdorur nga mbretëresha ilire Teuta.

Vlorë-Kote-Tërbaç-shpellë.

Shpella e Ramikas. Shushicë, 1000 m mbi nivelin e detit. Krijuar nga karstike në gëlqeror, Konsiston në nguhtime dhe zgjerime me një madhësi prej 10-15 m.

Internerarin Vlore-Kote-Ramicë.

Shpella e Velçës. Brataj. Krijuar nga karstike në gëlqeror, Konsiston në ngushtime dhe zgjerimet dhe ka mikroforma. Disa metra të gjatë, 5.7 m të gjerë dhe të lartë. I njohur si zgjidhjen e njerëzimit neolitik, ende e pashkelur.

Itinerari o Vlorë-Kote-Velçë

Shpella i Boderit. Shushicë, 800 m mbi nivelin e detit. Krijuar nga karstike në gëlqerorë, është dy kate, rreth 200 m të gjatë, 10-15 m të lartë dhe të gjerë.

Itinerari Vlorë-Kotë-Smokthinë.

Shpella e Haxhi Alisë. Karaburun midis kepit të Gjuhëzës dhe Goloveci. Krijuar nga karstike në gëlqerorë mbi 30 m të gjatë, 10-15 me 10-12 m të lartë dhe të gjerë. Emri është i lidhur me emrin e marinarit  Haxhi Alia.

Itinerari Vlora- Kepin e Gjuhëzës

Shpella e shkruajtur e Lepenicës. Brataj. Krijuar nga karstike në gur gëlqeror, ku shumë vizatime të lashta janë zgjeruar në mure.

Vlorë-Kotë-shpella e Lepenicës.

Shpella e Bilbilejve. Grup i vogël i shpellave në gëlqeror karstikike në malin e Cikës, pranë Tërbaçit, Vranisht. Njohur dhe i quajtur si Shpella e Peshnjës. Këta njerëz janë strehuar nga pushtuesit.

Vlorë-Kotë-Tërbaç-Peshnjë.

Shpella e Porto Palermos. Në gjirin e Palermos. Shpella karstike, më pak të njohur.

Itinerari Himarë-Porto Palermo.

Shpella e Piratëve. I ndodhur pranë shkëmb detar në Manastirin të Shën Teodorit. Është shpellë karstike. Piratët janë strehuar atje me anije të vogla. Një shkëmb i ndarë në dy pjesë bllokon aksesin.

Plazhi i Dhërmiut.

Shpella e Serianit. I ndodhur në qytetin e Himarës. Njohur dhe me emrin “Shpella e Odisesë”. Është e njohur si shpellë karstike 20 m të gjatë, 7.8 m të lartë dhe të gjerë.

Shpella e Dukgjonit.  Në Gjirin e Bristani. Kjo është një e njohur si shpelle karstike 30-40 m të gjatë, 20-25 m të gjerë dhe të lartë, me pellgje ujore etj

Itinerari I Orikum- Kisha e Marmiroit- Këmba e Kanalit.

Vrima e Vranishtit. Mali Bogonic, 1000 metra mbi nivelin e detit. Përfaqëson një vrimë karstike të zgjeruar.

Itinerari Vlorë-Kotë-Vranisht

Hidro-monumentet

Ujëvarë e Ramicës. Brataj. E njohur dhe e quajtur si “Fell doën ëater.” Formuar nga rrjedhja e ujëerave të Ramicës në shkëmbinj gëlqerorë, 10-12 m të lartë. Uji bie në një gropë rreth 1.5 metra të thellë.

Itinerari Vlorë-Kotë-Ramicë-Gjinoçicë.

Burimi kripur i Bashaj. Kjo është një burim karstik I kripur. Duket se gjatë rrugës përshkon shtresa kripë nëntokësore.

Vlore-Kote-Bashaj itinerarin.

Laguna Limopuo. I ndodhur në afërsi të fshatit Zvërnec. Ajo është e laguna bregdetare me biodiversitet të lartë të kripës karstike.

Itinerari Vlore-Pylli I Sodës- Zvërnec

20 Bio-monumente

Pema e Buronjat.

Pisha Flamur in Llogora.

Pema e Tërbaçit.

Rrapi i Dukatit.

Pema e Izvorit.

Rrapi i Tragjasit të vjetër.

Rrapi i Shënvarvarës në Velçë.

Pema e Drashovicës.

Pemët e ullinjve të Trumbullit në Karbunarë.

Pylli I  Zvërnecit.

Pemët e Steeple-t.

Lisat e  Pilurit.

Pema e  Kosmarit.

Pema e Palasës.

Pema e shkollës Nr.1.

Rrapi I xhamisë.

Pema e Spigot.

Pemët e Zareli.

Pema e Shatërvanit të Madh.

Pema Laze.

Mirësevini në Vlorë! – “Qyteti I flamurit”, “Qyteti me dy dete” dhe “Porti Jugor i Adriatikut” Read More »

Feste ne Kanine sot – ‘Dasma e Skenderbeut’ Ejani te festojme sebashku !

FTESË! FTESË! FTESË!
Në datën 22 prill 2018, ditën e dielë, ora 12:00, në Kalanë e Kaninës, Deputeti dhe djali i Kanines, Fate Velaj, realizon një ëndrrën e tij të vjetër. Në bashkëpunim me Shoqatën Patriotike “Kanina” , si dhe me Lëvizjen “Foleja Kombëtare Shqiptare” dhe Bashkinë e Vlorës, do të organizohet për herë të parë në histori, “DASMA E SKËNDERBEUT”, ashtu siç mund të jetë festuar në atë kohë. Me pjesëmarrjen e një delegacioni prej 60 vetash, ardhur nga Arbëreshët e Italisë, në përbërje të së cilëve është dhe Loris Castriota Scanderbeg – stërnipi i Gjergj Kastriotit, do të festohet 567 vjetori i dasmës më historike të kombit shqiptar si dhe 590 vjetori i lindjes së Donika Gjergj Arianitit në Kaninë. Festimeve do i bashkohen dhe grupi polifonik i Kaninës, ansambli i këngëve dhe valleve të Vlorës si dhe miq e dashamirës nga trevat shqiptare e Kosoves.
Ejani ta kthejmë këtë ditë një festë të përvitshme! Ta kthejmë Kaninën aty ku e ka vendin e saj në histori. Brezat që do vijnë, do na jenë mirënjohës. Mbas festimeve të Kaninës, ne oren 16.00, do të nisemi për te Manastiri i Ardenicës, aty ku Skënderbeu dhe Donika kurorëzuan martesēn e tyre në kishë.

Feste ne Kanine sot – ‘Dasma e Skenderbeut’ Ejani te festojme sebashku ! Read More »

Dr.Moikom Zeqo: Legjendat e qytetit antik të butrintit

Legjenda e parë, Butrinti, Troja e dytë e Eneut Qyteti antik i Butrintit është një emër botëror i arkeologjisë.
Më ka rënë rasti të shoh disa qytete arkeologjike të famshme si p.sh. Trojën, Mikenën etj., emra këto, që lidhen thelbësisht me kulturën e hershme të njerëzimit.

Mund të them me plot gojën se si qytet arkeologjik Butrinti është më i bukur, më i çuditshëm, më i pasur, më ekzotik, ndonëse ende jo shumë i njohur.

Kam rilexuar këto ditë librin integrues të arkeologut italian Luigji Ugolini “Butrinti, miti i Eneut”, ku në mënyrë poetike shprehet admirimi i thugët dhe i pamasë i Ugolinit për librin “Eneida” të Virgjilit.

Ugolini me bindje gati providenciale thotë se ashtu si Shlimani që duke lexuar “Iliadën” e Homerit arriti të zbulojë Trojën edhe vetë ai, Ugolini, duke u bazuar te “Eneida” e Virgjilit zbuloi Butrintin.

Metafora e paralelizmit është tepër e rrallë dhe e qartë, por edhe krejt e politizuar. Në të vërtetë Ugolini nuk pati të njëjtin fat të madh si Shlimani, që vërtetë e zbuloi Trojën. Qe një kryevepër letrare ajo e Homerit, që zbuloi enigmën e historisë.

Nga ana tjetër Troja e Homerit dhe Butrinti i Virgjilit lidhen me njëra-tjetrën kaq ngushtë dhe në mënyrë dioskure, sipas një mistifikimi dhe një rikrijimi të një miti të ri se gjoja, mbas rënies së Trojës, princi trojan Eneu, shtegtoi dhe erdhi në Butrint ku pa se si kishin ardhur aty më parë disa trojanë të tjerë dhe kishin rindërtuar sipas shëmbëlltyrës së Trojës vetë qytetin e Butrintit si një Trojë e dytë.

Është e pabesueshme, por me sa duket kjo legjendë-aspak e vërtetë nga pikëpamja historike e mirëfilltë pa asnjë mbështetje të vërtetë arkeologjike, në kohën e Virgjilit ka qenë tepër familjare, politikisht dhe në kuptimin pragmatist e besueshme. Virgjili beson tek një Trojë e dytë dhe sipas kësaj logjike në vijimësi Eneu rindërtoi në Romë Trojën e tretë.

Libri i Ugolinit është kryesisht një libër arkeologjik, por njëkohësisht dhe një manual i hulumtimeve në histori dhe të kulturës së kujtesës që lidhet me Butrintin. Pa dashur të hyj në hollësira të karakterit shkencor, dua të bëj të njohur për lexuesin e gjerë disa legjenda madhështore të Butrintit, të cilat i ka mbledhur dhe sistemuar Ugolini.

Legjenda e dytë, Vdekja e Hyut Pan Vdekja e Panit dhe britma e nimfave të liqenit.Plutarku ruan në librat e tij një legjendë për një ngjarje që ka ndodhur në zonën e Butrintit. Ai thotë se Epitersi, babai i oratorit Emiliani, tregonte si njëherë, duke lundruar në drejtim të Italisë, ishte në një anije plot me njerëz dhe të ngarkuar plot me mallra.Gjatë udhëtimit në një mbrëmje pushoi era dhe kështu anija që kishte arritur pranë ekinadeve, filloi të lëvizte sipas rrymës së ujit në det, duke u afruar te një nga ishujt e Paksosit, që gjenden në jug të Korfuzit. Udhëtarët në anije ishin akoma zgjuar disa po pinin verë.Papritur u dëgjua një zë këlthitës, që thirri nga njëri prej ishujve Paksos: “Thamos, Thamos!” Zëri ishte kaq i fortë sa që të gjithë u çuditën. Në të vërtetë në anije ishte një djalë i quajtur Thamos, që qe egjiptian dhe qe piloti, ose më saktë timonieri i anijes.

Thamosi u përgjigj. Atëherë zëri misterioz tha në horizont: “Kur të arrish pranë liqenit Palode (qyteti i sotëm i Butrintit) lajmëro se Pani i Madh ka vdekur”. Epitersi shton se të gjithë ata që e dëgjuan këtë zë u tmerruan. Shumica e udhëtarëve u frikësua dhe nuk donte që anija të afrohej në liqenin Palode. Thamosi vendosi ta drejtonte anijen aty. Kur anija arriti në liqenin Palode, era dhe deti u qetësuan. Thamosi u drejtua nga toka e Butrintit dhe thirri duke lajmëruar me zë të lartë: “Dëgjoni, Pani i Madh ka vdekur!” Sapo mbaroi fjalën u dëgjua një vajtim i tokës dhe i ujërave, një vajtim kozmik, jo një vajtim i një njeriu, por i shumë qenieve njerëzore dhe hyjnore që ulërinin së bashku dhe sidomos zëri i nimfave të liqenit. Ky lajm i tmerrshëm arriti në Romë.

Perandori romak Tiberi u shqetësua, e thirri vetë Thamosin, i bëri përshtypje tregimi i tij dhe çoi njerëz që të interesoheshin në zonën e Butrintit pse dhe si vdiq Pani i Madh. Kjo legjendë e jashtëzakonshme, për të cilën unë kam shkruar disa herë, tregon fundin e paganizmit politeist dhe fillimin e triumfit të krishterimit. E meriton Pani i Madh t’i ngrihet një përmendore buzë liqenit të Butrintit.
3. Legjenda e tretë, Varri i Medeas Magjistarja e famshme nga Kolkida, Medea, që u dashurua me Jasonin dhe e ndihmoi atë të rrëmbente lëkurën e dashit të artë, duke u kthyer së bashku kaluan një aventurë të çuditshme. Jasoni e tradhtoi Medenë dhe dashurinë e saj, atëherë Medea vrau Kreuzën gruan e re të Jasonit, por bëri më të tmerrshmen gjë, që mund të mendohet: për të torturuar pafundësisht Jasonin ajo i vrau dhe dy fëmijët, që kishin së bashku. Sipas legjendës së Butrintit, Medea, mbas këtij krimi të përbindshëm dhe hakmarrje të skajshme prej gruaje erdhi në Korint dhe pastaj u vendos në Butrint ku përfundoi ditët e saj të fundit dhe u varros këtu. Edhe kjo legjendë është e çuditshme dhe tepër tronditëse. Dihet që Europidi ka bërë një kryevepër të paharruar për Medean. Po pse pikërisht në Butrint u varros Medea, kur mitologjia greke nuk e thotë këtë gjë? Me sa duket kjo është një gojëdhënë lokale tepër e rëndësishme e Butrintit, një dimension që pasuron mitologjinë botërore.4. Legjenda e katërt, Butrinti ku lindi Juda Butrinti, Atdheu i Judës, Iskariotit, që tradhtoi Krishtin. Të gjithë ungjijtë pa përjashtim thonë qartë se Juda i quajtur Iskarioti, dishepulli dhe tradhtar i Krishtit ka qenë hebre në Palestinë. Dihet që mbas tradhtisë ai vari veten. Historia e Judës është, gjithashtu, tronditëse dhe sidomos kur ai bëri të famshmen puthje të tij në fytyrën e Krishtit për t’i treguar kështu ushtarëve romakë se pikërisht ky ishte njeriu që do të arrestohej. Në kundërshtim me tregimet ungjillore, ekziston dhe varianti në Butrint i Legjendës se gjoja Juda ka lindur në Akropolin e Butrintit. Ugolini është çuditur nga kjo gjë dhe shkruan se “Kjo gojëdhënë shumë e pabesueshme, ndoshta e ka zanafillën te një marrëveshje me karakter toponomastik. Në ishullin e Korfuzit është një fshat që quhet Skaria, (emri homerik i Korfuzit) dhe banorët quhen skariotë. Prej Skariot në Iskariot kalohet lehtë, por mbasi banorët e Korfuzit nuk kanë pasur qejf të kenë një “privilegj” të tillë, thonë se Juda ka lindur jo në Korfuz, por në Butrint. Nga ana tjetër shqiptarët mesjetarë ja kthejnë mbrapsht akuzën dhe thonë që Juda ka lindur në Korfuz.

Kjo legjendë kontradiktore njihet që në kohën e Kryqëzatës IV, në vitin 1204. Këtë legjendë e solli dhe e përhapi në Evropë abati i quajtur Benedikti i Pjetër Borough, i cili ka qenë historian dhe poet dhe ka shkruar veprën “Trimëritë”, që i kushtohet mbretit francez Enriku II. Në këtë vepër ky abat riprodhon legjendën se Juda Iskarioti ka lindur në Butrint.

  1. Legjenda e pestë, Vrasja e luanit

Ugolini thotë se në pranverën e vitit 1928, kur gërmimet nxorën në dritë portën që quhet sot Porta e Luanit, punëtorët shqiptarë, mbas këtij zbulimi u gëzuan së tepërmi. Kur i pyeta se cila qe arsyeja e këtij gëzimi, shqiptarët, thotë Ugolini, më treguan se ishte arritur të gjendej luani për të cilën fliste një legjendë e tyre e vjetër, kështu që reliefi me luan vërtetonte thëniet, e legjendës. Shqiptarët i treguan Ugolinit, se në kohë të lashta bënte gjëmën dhe kërdinë në fushat e Butrintit një luan shumë i madh. Në atë kohë në Butrint jetonte një popull grash, amazona, që kishin vetëm një gji. Luani vrau shumë amazona. Një amazonë të tillë që u vra nga luani e kish dashuruar një princ i ri dhe trim, i cili i nxitur tashmë nga dhimbja vendosi që ta gjuante dhe ta vriste luanin. Mbas një beteje të fortë midis princit dhe luanit, luani u vra, por dhe princi mbeti i plagosur. Princi do të kthehej në ishullin e Korfuzit. Ai kishte lajmëruar familjen se, nëse do ta vriste luanin do të vendoste një vel të bardhë në anije, nëse luani do të vriste princin, shokët e tij do të vinin një vel të zi në anije. Princi fitoi, por shokët e tij, duke u kthyer, bënë një ngatërresë të gjëmshme, në vend të velit të bardhë ngritën velin e zi. Kështu që familjarët e princit në Korfuz, kujtuan se princi qe vrarë dhe nga dhimbja vranë veten. Kjo legjendë shqiptare, gjithashtu, e çuditshme dhe tronditëse është një tregim që përsërit në mënyrë të ndryshme episodin e Tezeut dhe Minotaurit. Vetëkuptohet që mjedisi është i ndryshëm, nuk kemi të bëjmë me Kretën, por me Butrintin dhe Korfuzin. Gjithsesi, kjo legjendë është shumë e habitshme që ka mbijetuar në mënyrë lokale dhe origjinale te shqiptarët deri në shekullin XX kur Ugolini zbuloi qytetin e Butrintit.

Post scriptum

Këto legjenda të mëdha të treguara prej Ugolinit kanë lindur dhe mbijetuar në truallin e Butrintit të Shqipërisë. Këto legjenda janë pasuri e njerëzimit, duke qenë njëkohësisht pasuri e jashtëzakonshme e truallit shqiptar. Kjo qe arsyeja, që unë po i bëj të njohura për herë të parë publikisht për opinionin shqiptar këto legjenda. Kjo është arsye që unë mendoj që në guidën tërheqëse dhe të pazakontë të qytetit arkeologjik dhe madhështor të Butrintit, këto legjenda janë parafjalë e mrekullueshme dhe kuptimplotë.

Dr.Moikom Zeqo: Legjendat e qytetit antik të butrintit Read More »

Ekskluzive: Shqipëria, vendi i thesarit enigmatik, monedha Platini 2600 vjeçare

Kolonja është shumë e pasur përsa i përket vendbanimeve të hershme ajo ka një grup kalash, tumash dhe varre monumentale jo më shume se 2 km më tutje nga vendi i thesarit të Hollmit (‘Ollmit) ndodhet një sargofag i hershëm pak para se të ngjitesh në Butkë banorët e këtij fshati të ardhur prej Frashërit, aty rreth viteve 1630. Ky sargofag (Var) quhet ndryshe në gjuhën e popullit “Guri i Sëndyqit” i cili u vodh gjatë luftës së parë botërore, (nga anglezët).

Aty fare pranë fshatit “Qinam” të rrethit Kolonjë, Ersekë, në vitin ~1989, fare rastësisht tek kjo tip guroreje me gur gerqelor, material i cili përdorej për të mbushur gropat e asfaltit të asaj kohe të cilat kishin filluar të shtoheshin me shumicë, u gjend një thesar vërtet prallor, monedhat ishin kaq shume sa dhe tek të gjtha gropat e mbushura me këtë material gjendeshin monedha me lehtësi …

Monedhat ishin dy lojshe nga njëri krah kishin të stamposur breshken e ujit ose atë tokësore e ndërsa në krahun tjetër kishin simbolin e “Zvastikës” – “Atit_Zeus” ato peshonin rreth 12 – 13 gr, secila dhe ishin të derdhura prej “platini” Ar i bardhë.

Një monedhë fillimisht shitej fatkeqësisht aty tek 200 lek të kohës se monizmit (vitet 1989 – 2000) pra rreth 2 -3 dollar copa, e më pas ato u zhduken krejt të gjitha me vlerën 110 dollarë për një monedhë 13gr./platin.

PLATIN m. kim.

Metal i çmuar e shumë i rëndë, i butë si ari, me ngjyrë hiri në të bardhë, që shkrin në temperaturë të lartë e nuk ndryshket dhe që përdoret për të bërë sende zbukurimi, enë kimike etj. (simboli Pt). Minierë platini. Fletë (shtresë) platini. Penë me majë platin, etj.

Kam idenë se shteti ynë nuk disponon asnjë “mostër” prej tyre … përveç poçes -bosh në muze dhe për to nga arkeologët tanë nuk u fol kurrë veçse ndonjë zë – interviste e detyruar.

Sipas ekspertve monedha me breshkën e ujit datonin prej shekullit të 6 pes. ndërsa tjetra i përket gjysmës së dytë të shekullit të 4 pes. Përreth gjithë zonës së fshatit Qinam, Milec, Shtikë, Butkë Qafëzez, janë zbuluar mbi 30 tuma, vendbanime të tjera të lashta antike.

Midis shumllojshmërish monedhash në dispozicion edhe të banorve-kolonjarë mund të gjesh edhe sot shumë të tilla, në prerje të ndryshme, e shumë prej tyre me figurën e Aleksandrit të Madh, si dhe të tjera gjetje mesjetare bronci; monedha, karfica, gjilpëra,vëthë, maja shigjetash e gjithëçka tjetër të periudhës qytetare ilire mes shekujve 4-1 para Erës Sonë.

Monedhat janë të tipit “Aegen” shpesh mbi to gjen të shkruar dhe shkronjën ‘H’.

Ky fshat tashmë i njohur për thesarin e mijrave monedha gjetur aty quhet “Qinam”

Çdo të thotë ky emër shpesh herë i vështirë për tu shprehur për shkak të “kakofonisë” që përcjell ky emërtim?

Veçori e tjetër e këtij fshati është se aty dheu është; “i imët dhe i kuq”
dhe në gjithë parcelat tokat-arë aty pranë fshatit gjenden me shumicë edhe mbetje“Qeramike”

Në gjuhën shqipe por jo vetëm; “Qeramidhia” (Tjegulla) quhej dhe shkruhej me, ‘Y’ pra; “Qyramidhe”, njhet baza materiale për prodhimin e hershëm të “qyramidheve” dhe “plitharve” sigurisht, ajo është balta sa më e “imët – kum” mundësisht krejt e pastër nga “guriçka” pasi ato nga pjekja e baltës kthehen në gërqele të cilat sjellin plasaritje dhe çregullime në cilësinë e baltës së pjekur; – Di/egur = Tiegull.

“Ngjyra” (Chroma -kromanik), në gjuhën shqipe ka kuptimin e Nxirjes ndyrjes – nxyrë = ngjyrë, e cila buron po prej fjalës shqipe e pjekur –“Cër”, nga kjo fjalë e vjetër shqipe në fakt nënëkuptojmë edhe ngjyrën e kuqe ashtu si tek fjala; “Cershi – Qershi” e pjekur dhe e kuqe.

Në greqisht kemi; Qershi = kerási dhe stina e verës = kalo/kaíri

Në fjalorin e shqipes kemi:

CËR m.

Pisku i vapës, koha kur të djeg vapa. Në cërin e vapës.

E zakonisht këto vende apo vendbanime të cilat janë pothuajse në prezence të “Yllit – Diell” gjatë gjithë ditës, emërtohen edhe; Shyller, shyllër vende gjithw dritë si “llëret” e njeriut ashtu dhe “Cerie” – vend i ngrohtë – gjithë diell.

Qeramidhe pra, quhet; “Dhe i pjekur- Ceramidhe”, qyramidhe, qeramidhe –(tjegull).

“Qinam” emri i fshatit në kolonjë – Ersekë, vendi i thesarit të famshëm ka këtë kuptim Dhe i kuq Qeram, dhe për tju shmangur disi kakofonisë kemi nga; Ceram, Ciram (Qiram) Qinam-Vend prodhim (qeramidhe) Qeramikë. (M. Butka)

Ekskluzive: Shqipëria, vendi i thesarit enigmatik, monedha Platini 2600 vjeçare Read More »

Abdyl Frashëri: Në Plaka të Athinës banojnë 200 mijë shqiptarë

Letra e Abdyl Frashërit në  Gazetën MONITEUR UNIVERSEL të Parisit i  përgjigjet një shkrimi me propagandë antishqiptare të botuar nga   grekomanët në gazetën “Republique Française”. Qendrimi i Abdyl Frashërit nuk është aspak qëndrim ‘nacionalist’ dhe as qëndrim ‘romantik’ -si duan ta quajnë disa mendje bolshevike të gjithë veprën e Rilindjes. Qendrimi i tij është realist dhe aspak i ekzagjeruar: ruan të gjitha rregullat e mirësjelljes dhe urtësis dhe mes rracionalitetit i kujton opinionit francezë të njohi realitetin dhe të mos mbështesi idetë ekspansioniste të ‘grekomanëve’ të Europës. Mes të tjerash Abdyli i kujton se lagjia Plaka-shihni foton- banohet nga 200 mijë shqiptarë. Plaka rrëzë Akropolit- Lagjia e autoktoneve. Altin Kocaqi.

Shkruan Abdyl Frashëri

Me habi pamë se gazeta e rëndësishme “Republique Française”, e cila në polemikën e saj të zakonshme kurrë nuk devijon nga rregullat e modestisë, botoi disa pjesë të shkëputura nga Memorandumi i Lidhjes Shqiptare, dhe poshtëroi e bëri qesharake atdhetarët tanë. Atij artikulli nuk i dhamë asnjë përgjigje, por “Republique Française”, duke u rikthyer prapë në çështjen në fjalë, u orvat të tallë dy të dërguarit e Lidhjes Shqiptare. Një sjellje të tillë fare nuk e pritnim prej një gazetave që simpatizonte luftën e kombësive. Franca qanë gjithmonë humbjen e krahinave të saj: banorët e Alsace e Lorraine rënkojnë kur kujtojnë privimin e kombësisë së tyre. Përse një gazetë franceze i gjen qesharakë shqiptarët, të cilët përpiqen të evitojnë rrezikun e një fatkeqsie të tillë? Nuk jemi savantë dhe as pretendojmë për të, por historinë e atdheut tonë e kemi studjuar dhe e dimë më mirë se kushdo tjetër.

Banorët e Epirit i quajnë “Pellazgë”. Herodoti, Tuqididi dhe Straboni dalin me konkluzionin se ky vend nuk ka qenë pjesë e Greqisë. Sipas Strabonit, Greqia nga veriu kufizohet prej Akarnanisë dhe Gjiut të Ambrakisë. Pasi gjeografia e lashtë greke nuk u vjen në ndihme grekërve të sotëm, po pyesim ata që kanë mendime të kundërta, se cila pjesë e Epirit është greke?

Ai që pranon argumentet e sillogëve grekë do të besojë se Greqisë nuk i përket vetëm Shqipëria, por edhe Maqedonia, Thraka, Rumania, Azia e Vogël, sipas vendeve të Greqisë së Madhe, edhe  Marseja e juaj!!! Epiri ka 650 mijë banorë

Sa janë vallë grekët që ndodhen në të dhe ku banojnë?  Në Korçë?  Në Berat?  Në Gjirokastër?  Apo në Çamëri?  Ai që kalon nëpër këto vende takon vetëm epirotë shqiptarë, jo epirotë grekë. Do të sakrifikoheshin pra  650 mijë shqiptarë puro për të nginjur lakmitë e sillogëve grekë dhe lëvizjet artificiale të tyre…

Sjellja e tanishme e Greqisë dëshmon se ajo ka ndërmend të imitojë Rusinë Cariste!!! Por kjo (Rusia) i përkrahë pretendimet e saj me anën e forcës, e cila për fat të mirë i mungon Greqisë. Sikur të ishin grekët aq të fortë sa tregohen!!! Që në fakt janë vetëm miq të zhurmës,  Europa nuk do të kishte kurrë qetësi.  Parimi i ngjashmërisë në gjuhë do të shpiente Greqinë shumë larg, por në rradhë të parë do të na jepej neve e drejta të kërkojmë nga grekët dyqind mijë shqiptarët që banojnë në një lagje të veçuar të Athinës të quajtur “Plakë”, dhe krejt ishujt Hidra dhe Speca.

Epiri është dhe do të mbetet gjithëmonë shqiptar, ashtu si e krijoi natyra dhe historia. Mëkat që qeveria greke shpenzon për sillogjet shuma të majme, të cilat mund t’i përdorte në mënyrë më të arsyeshme. Ajo përpiqet t’i zgjasi një ngatërrese, e cila s’ka për të mashtruar asnjë europian. Po të ngulë këmbë Greqia në aspiratat e lakmitë e saj të pangopura, të cilat i kundërvihen drejtësisë dhe të drejtës së kombeve, shqiptarët kanë nji vullnet të patundur që të mbrojnë atdheun e tyre deri në fund dhe janë betuar të mos lëshojnë asnjë pëllëmbë tokë por të vdesin për të po të jetë nevoja. Këtu manifestojmë mendimin e të gjithë bashkë-atdhetarëve tanë.

Europa do të marrë përsipër përgjegjësinë e luftërave shkatërrimtare që do të inauguronte për aneksimin e shëmtuar të tokave tona nga Greqia. Shpresojmë, zoti redaktor, se do ta botoni përgjigjen tonë, gjë për të cilën dhe ju falënderojmë qysh më parë.

Abdyl Frashëri: Në Plaka të Athinës banojnë 200 mijë shqiptarë Read More »

Shkëmbi i Vashave ose Gryka e Vajës, Monument Natyre tepër i vizitueshëm për turistët !Ja ku ndodhet …

Kush udhëton për në parkun natyror të Qafë Shtamës, ndalon patjetër te Shkëmbi i Vashave dhe poshtë tij sheh të shtrihet Lugina e Vajit.

Legjenda për këtë grykë është mjaft e njohur. Ajo thotë se pas pushtimit të Krujës më 16 qershor 1478, 90 gra e vajza krutane, për të mos rënë në duart e turqve, u kapën dorë më dorë dhe u hodhën nga shkëmbi me lartësi deri 200 m. Këtë ngjarje shumë tragjike populli i Krujës e ka përkujtuar për shumë vite.

Ndodhet në veri të qytetit te Krujës, në pjesën më veriore të Malit të Krujës. Në shpatin e majtë të saj kalon rruga automobilistike Krujë – Qafë Shtamë.

Eshtë një grykë e formuar nga grryerja e lumit të Drojes mbi shkëmbinjtë gëlqerore prej miliona vjetësh.

Gjatësia e saj kalon 1 km. e gjerësia mesatare rreth 50 m. Ka sektorë me gjerësi 5 – 6 m. Shpatet e grykës kanë lartësi deri në mbi 200 m. e pjerrësi gati vertikale. Në to ka guva karstike, por edhe shpella.

Në shtratin e përroit ka blloqe shkëmbore të mëdhenj, pellgje me ujë të pastër që e kthejnë këtë luginë mjaft pjellore.

Rezultate imazhesh për shkembi i vashave fotoRezultate imazhesh për shkembi i vashave foto

Shkëmbi i Vashave ose Gryka e Vajës, Monument Natyre tepër i vizitueshëm për turistët !Ja ku ndodhet … Read More »

Aty ku filloi ëndërra amerikane e shqiptarëve – Ishulli Ellis !

Thuhet shpesh se Amerika është një ide, jo thjesht një vend. Me dëshirën për të kërkuar lirinë dhe një jetë më të mirë, për të realizuar ëndrrën e tyre larg shtypjes, dhunës dhe privimeve, emigrantë të shumtë populluan Shtetet e Bashkuara gjatë dekadave.

Shumica, mes tyre edhe shqiptarë, shkelën së pari në Amerikë përmes një ishulli të vogël të quajtur Ellis Island në Gjirin e Nju Jorkut, ku sot ka një muze për nder të atyre emigrantëve.

Dikur ky ka qenë kompleksi i stacionit të imigracionit dhe sot është restauruar për t’i dhënë pamjen që kishte në fillim të viteve 1920.

Përmes këtij kompleksi ndërtesash, në Ellis Island kanë hyrë në Amerikë rreth 12 milion emigrantë.

Më shumë se 40 për qind e amerikanëve mund të gjejnë gjurmë të familjeve të tyre në Ellis Island.

Shumica e imigrantëve që hynë në Amerikë nëpër këtë pikë pranimi ishin nga Evropa lindore dhe jugore. Ata vinin këtu për t’u larguar nga varfëria, luftrat dhe padrejtësitë politike apo shoqërore në vendet e tyre.

Shumë shqiptarë kanë hyrë në Amerikë përmes Ellis Island. Është e pamundur të dish numrin e saktë, por aty-këtu në muze gjen gjurmë të tyre.

E famshme është kjo foto e shqiptares që ka ardhur në Amerikë rreth vitit 1905 dhe që kuratorët e kanë vendosur në një vend të dukshëm të muzeut.

Kjo pasaportë i përket një gruaje nga fshati Rrëmbec i Korçës, të datëlindjes 1853. Pullat në pasaportën e saj janë me flamurin e Shqipërisë së Princ Vidit. Arësyeja e udhëtimit? “Punë vetiake”, shënohet në pasaportë.

Një tjetër person me mbiemrin Pojani, ka hyrë këtu në vitin 1928.

Shumë prej atyre që merrnin rrugën e emigrimit, në fillim bënin qindra kilometra në këmbë, me kuaj ose me mjete të tjera për të arritur në një port prej nga të merrnin një anije drejt Amerikës.

Udhëtimi me anijet shpesh të tejmbushura zgjaste disa javë.

Njerëzit vinin të ngarkuar me valixhe të rënda, si këto që janë ekspozuar këtu.

Një nga gjërat e para që shinin emigrantët kur arrinin në Gjirin e Nju Jorkut, ishte Statuja e Lirisë, e ngritur në një ishull tjetër këtu pranë.

Atje ku është liria është vendi im, thoshte Benjamin Franklin, njëri ndër themeluesit e Shteteve të Bashkuara. Dhe kjo është ideja me të cilën vinin këtu udhëtarët, të cilët brohorisnin, ose qanin nga gëzimi kur kalonin pranë këtij simboli të famshëm të Amerikës.

Të ardhurit inspektoheshin në fillim nga zyrtarët e shëndetësisë, kur anija ishte ende në det. Ata që e kalonin inspektimin silleshin në Ellis Island për procedurat e imigracionit. Kishte të tjerë me shenja sëmundjesh që ktheheshin mbrapsht nga autoritetet, sepse nuk e kalonin dot provën. Ata përbënin rreth 2 përqind të të gjithë udhëtarëve.

Ellis Island quhej ndonjëherë “Ishulli i Lotëve”, për shkak të atyre pak njerëzve që detyroheshin të ktheheshin pas kalimit të mundimshëm të oqeanit.

Pas Luftës së Parë Botërore, kur emigrimi nga Evropa drejt Amerikës mori përmasa të reja, Kongresi amerikan vendosi kufizime për numrin e njerëzve që hynin në vend.

Viti 1921 shënoi fundin e imigracionit masiv drejt Amerikës. Emigrantët që lejoheshin të hynin, duhet ta merrnin miratimin në konsullatat amerikane jashtë.

Pak më vonë, funksioni kryesor i kompleksit Ellis Island ndryshoi. Ai u kthye në një qendër paraburgimi dhe deportimi për të huajt që kishin hyrë në mënyrë të paligjshme, ose që dyshohej se kishin shkelur procedurat.

Në vitin 1932, ish-Kryeministri i Shqipërisë, Fan Noli u mbajt këtu për gati një javë derisa mori miratimin e autoriteteve, që dyshonin se viza e tij e nxjerrë në Hamburg të Gjermanisë ishte e parregullt.

Në Ellis Island ka një bazë të mirë të dhënash me emrat e emigrantëve që kanë hyrë nëpër këtë pikë emigracioni dhe aty mund të gjesh emra shqiptarësh, të cilët kanë ardhur në Amerikë kush për të emigruar e të tjerë si vizitorë.

Ju mund të provoni të kërkoni në listën e udhëtarëve online, sepse mund të gjeni aty emrin e gjyshërve ose të stërgjyshërve tuaj, që dikur erdhën në Amerikë për të kërkuar një jetë më të mirë përtej oqeanit./VOA

Aty ku filloi ëndërra amerikane e shqiptarëve – Ishulli Ellis ! Read More »