Art-Kulture

Kalaja e Kanines eshte ndertuar ne shek …

Kalaja e Kaninës ndodhet 6 km larg nga qyteti i Vlorës. Kjo kala është përmendur që në shekullin IV. Megjithatë aty janë zbuluar gjurmë që prej periudhës ilire.

Mendohet se është ndërtuar që në shek III. Gjurmë të mëpasme janë ato të periudhave bizantine, veneciane dhe turke. Kalaja është rindërtuar nga Justiniani në shek V dhe meremetuar nga sulltan Sulejmani më 1531. Kalaja ngrihet në majë të një kodre me lartësi 380 metra mbi nivelin e detit. Ajo ka një sipërfaqe prej 3.6 hektarësh. Prej këndej hapet një pamje mjaft e bukur drejt Vlorës dhe gjirit të saj.

Ne te gjithe sistemin fortifikues dallojme disa faza ndertimi qe shtrihen ne dy periudha, ne periudhen antike si dhe ne ate te periudhes mesjetare.Ne antikitet kemi mbeturinat e murit ilir, gjurmet e te cilit u zbuluan ne te gjitha anet e keshtjelles.

Ne murin ilir kemi te perdorur sistemin “izodomik katror“.Ne antikitetin e vone kemi rindertim ne muret rrethus te keshtjelles. Ketu kemi te bejme me nje mur te ndertuar me tekniken “opus mixtum“. Periudha e mesjetes si ajo e hershme e me tej, perfaqesohet me rindertimet dhe meremetimet e murit rrethus. Ne fazat e mesjetes muri eshte ndertuar kryesisht prej guresh mesatar te papunuar dhe blloqe antike te riperdorura te lidhur me llaç gelqere. Ne muret rrethus te periudhes mesjetare kemi perforcime me kulla, me trajta te ndryshme.

Veç rrethimit te fortifikimit, ne territorin e brendshem te keshtjelles ne te gjitha pikat, u zbuluan mure ndertesash, qe ndonese te demtuara, na lejojne te kapim gjurm te planimetrive dhe te krijojme nje ide mbi trajten e banesave te kesaj qendre ne lashtesi. Ne territorin brenda keshtjelles gjenden te zbuluara dhe elemente te tjere ndertimor, si rruge me kalldrëm, kanale e strera.AKT

Kalaja e Kanines eshte ndertuar ne shek … Read More »

Ka ulur siparin mbrëmjen e djeshme Aulona Inter Folk Festival edicioni i 10 (Foto)

Nën moderimin e të mirënjohurës Silvana Braçe dhe nënë drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Inter Folk Festival të palodhurit Sejmen Gjokoli dhe me mbështetjen e fuqishme të Bashkisë Vlorë dhe të kryetarit të saj zotit Dritan Leli, për tre ditë rresht në skenën e kinemasë së re verore në hyrje të Lungomares ansamblet artistike nga Italia, Greqia, Kina, Sllovakia, Letonia, Kosova dhe Shqipëria prezantuan folkun e popujve të tyre nënë duartrokitjen e publikut artdashës vlonjat dhe turistëve të shumtë.

Në natën e tretë organizatorët vlerësuan me kupën speciale të jubileut të 10 të Festivalit ansamblin nga Kina e largët, kupën e të cilit ia dorëzoi këtij ansamblit të ngrohtë Prefekti i Qarkut të Vlorës zoti Flamur Mamaj. Kurse kupën e ansamblit më të mirë të festivalin e mori ansambli “Epirus” nga Selaniku Greqi, kupën e të cilit e dorëzoi Kryetari i Bashkisë Vlorë zoti Dritan Leli.

Gjatë qëndrimit në qytetin e Vlorës pjesëtarët e ansambleve artistike u mahnitën nga bukurit e qytetit dhe ndryshimet që po ndodhin me shpejtësi në këtë qytet të diellit dhe të detit.

Ka ulur siparin mbrëmjen e djeshme Aulona Inter Folk Festival edicioni i 10 (Foto) Read More »

E rrallë, për herë të parë në New York mbërrijnë artet e kuzhinës Ilire

Ka një thënie të vjetër Ilire që thotë: “Kur guri lëvizet nga vendi i tij, nuk gjen më qetësi” Kështu filloi dita e Ahmet Dursun. Paraardhësit u larguan nga Shqipëria që në vitet 1800 dhe emigruan në Turqi.

Ndër vite, familja Dursun u rrit, u asimilua, dhe ndryshoi; por stërgjyshërit dhe gjyshërit kurrë nuk harruan dashurinë për vendin e tyre dhe kulturën e gjuhën shqiptare.

Kjo dashuri për vendlindjen iu transmetua Ahmetit, i cili nuk kishte qënë kurrë në Shqipëri dhe nuk dinte asgjë për shqiptarët.

Nisur nga tregimet e gjyshes së tij të dashurisë së saj për ëndërrat e shumë brezave të cilët kishin lënë pas vendin e tyre dhe kishin lëvizur në të panjohurën, Ahmeti e kishte ëndërr të kthehej në Shqipëri për të zbuluar rrënjët e tij.

Ahmeti u shty nga një ëndërr që të vizitojë Shqipërinë dhe të zbulojë rrënjët e tij. Ai nuk gjeti qetësi në Turqi, një pjesë e tij mungonte. Dukej sikur mungonte diçka; ai gjithmonë donte të dinte se nga e ka origjinën.

Prandaj, në vitin 1991, ai aplikoi në Universitetin e Tiranës për një bursë në muzikë dhe mori lajmin e mirë që kishte fituar bursën, kështu që u nis për në Shqipëri.

Në vitin 1991 Shqipëria po i nështrohej një ndryshimi në regjim; asgjë nuk ishte e qëndrueshme. Ahmeti u mërzit shumë duke parë vuajtjet e njerëzve; dhe pas disa ditësh donte të kthehej në Turqi. Jeta në Shqipëri nuk dukej aq mirë sa ai e kishte imagjinuar. Nuk ishte toka për të cilën kishte ëndërruar: njerëzit ishin të uritur, ato nuk i kishin të plotësuara as nevojat e tyre kryesore, dhe ato nuk kishin besim tek askush.

Ahmeti, gjithsesi, nuk e dinte gjuhën Shqipe. Ai i la të gjitha gjërat e tij tek njerëzit që i ofruan dhomën dhe ia mbathi për tek stacioni për të marrë autobusin që shkonte në Turqi. Gjithsesi, kur arriti tek stacioni i autobusit ai mori vesh që ishte nisur pak minuta më parë. Ky ishte fati i Ahmet Dursun.

Njëzetë e dy vite më vonë, pas shumë përpjekjesh, Ahmet Dursun e mësoi gjuhën shqipe në një nivel profesional dhe shkroi shumë libra dhe artikuj.

Në kërkim për rrënjët e tij, gjatë kohës, ai është bërë një ekspert i Arteve të Kuzhinës, duke rizbuluar rrënjët e Ilirisë së lashtë.

Ahmeti ka lidhur të katër elementet e natyrës: qiellin, tokën, ajrin dhe zjarrin, nëpërmjet ritualeve, duke krijuar një përzierje kulture-ushqimi për shpirtin dhe shpirtit që i përket tokës.

Ahmet Dursun është një gazetar Shiqptar, poet, eksplorues dhe artist kuzhine që kërkon të mbrojë vlerat më të larta të kulturës së Ilirëve nëpërmjet fjalës dhe ushqimit. Tani ai është në SHBA duke u përpjekur të krijojë një lidhje me komunitetin tonë duke përcjellë të gjitha ato çfarë ka mësuar nëpërmjet kërkimeve të tij.

Pasi arriti në New York, Ahmet Dursun u lidh me Sabit & Cathy Bitici, të cilët e pritën përzemërsisht dhe i rekomanduan që të lidhej me Arben Krasniqin të Restorantit Momento në Perendimt të Mitford. Ai pati gjithashtu dhe mbështetjen e Ilir Allajbegut. Unë dhe Ahmeti u Bashkuam me Arben Krasniqin.

Sëbashku ne vendosem të krijonim një Shije Origjinale Ilire për komunitetin Shqiptar të Dielën më 16 Korrik 2017, nga ora 5:00 deri në 9:30 pasdite.

Ky event do të jetë i vetmi i kësaj natyre në të cilin Ahmet Dursun do të risjellë shije të kulturës antike Ilire në New York, duke përfshirë  edhe ushqime ekzotike të cilat ne as që nuk e dinim se ekzistonin.

Ju lutemi të na bashkoheni në këtë ditë, si në kohët e bukura të vjetra, që të kalojmë sëbashku një pasdite për t’u mbajtur mend.  Darka madhështore me pesë lloje ushqimesh, duke përshirë verë dhe birrë, do të kushtojë vetëm $75 për person. Mos e humbisni këtë lloj eventi kulturor dhe na lejoni të rilidhemi sërish.(Illyriapress)

E rrallë, për herë të parë në New York mbërrijnë artet e kuzhinës Ilire Read More »

Amantia, historia e një qyteti antik që flet përmes gurëve

Ndonjëherë mrekullitë mund t’i kërkosh shumë lartë, e në të vertetë ato ndodhen këtu afër nesh, ashtu siç është edhe ky qytet antik, qyteti  Amantias. Amantia është një nga qytetet, sigurisht më të vjetër të kohës, por që me rrënojat e saj ka ardhur deri në ditët tona me të njëjtën madhështi. Ky qytet gjendet në kodrinën mes rrjedhës së dy lumenjve me një shtrirje deri në Detin Jon.

Në verilindje kufizohet nga lumi Vjosë i krahinës Mallakastër, e ndërsa në jugperëndim shtrihet lugina e lumit Shushicë. Rrënojat dhe gjurmët e tij në ditët e sotme i gjejmë në fshatin Ploçë të rrethit Vlorë, rreth 34 km larg nga qyteti i lashtë i Aulonës.

Sipas studimeve arkeologjike të bëra në zonë, Amantia shfaq tiparet e një qytetërimi 1 mijë vjeçar. Mendohet se ky qytetet është themeluar rreth viteve 350 para Krishtit, dhe ka mundësi të jetë ndërtuar nga fisi ilir i Taulanteve, që ka dominuar ushtarakisht në rajon nga Epidamni deri ne gadishullin e Akrokerauneve ( Karaburun).

Kjo fortesë e madhe dhe e fuqishme, kishte dy porta kryesore dhe dy kulla mbrojtëse në veri dhe sigurisht që ka luajtur një rol të rëndësishëm mbrojtës që nga lugina e lumit të Vjosës, në drejtim të lindjes, duke shkuar kështu  deri në Gjirin e Vlorës.

Qyteti i Amantias, ndryshe nga shumë qytete ilire të vendosura më në veri me një kulturë primitive, u zhvillua shumë shpejt ekonomikisht, nga ana kulturore si dhe duke pasur edhe një rol të rëndësishëm ushtarak dhe politik, që i jepte një rol dominant në rajon.

Sipas të dhënave të mbledhura në shekullin e IV p.e.s,  thuhet se Amantia  nga një vendbanim i thjeshtë, kthehet në një qytet të mirëfilltë dhe në një nga qendrat më të rëndësishme  skllavopronare.

Ajo ka qenë  qendra e një bashkësie ekonomike, shoqërore dhe politike që njihej me termin grek Koinoni (lidhja) Amant, e cila shtrihej përgjatë luginës së Shushicës deri në Borsh në jug. Koinoni përfshinte edhe bregdetin e sotëm të Vlorës nga laguna e Nartës deri në Ujin e Ftohtë, ku përfshiheshin edhe qytetet e Aulonës (Triporti) dhe Kaninës (Throni).

Të tjera qendra që bënin pjesë në këtë formacion ishin edhe Olimpia (Mavrova), Hajdëraj, Dukaj, Matohasanaj, Cerja, Borshi etj. Si shumë qytete ilire edhe Amantia kishte legjendën e saj mbi themelimin. Sipas saj, të cilën e citon Pausania, qyteti u themelua nga abantët që u larguan nga Troja, pas shkatërrimit të saj, kurse Likofroni thotë se qyteti u themelua nga abantët e Trojës të drejtuar nga Helefenori. Me të tilla legjenda për themelimin ishin mbushur edhe qytetet e tjera fqinje si Oriku dhe Bylisi.

Amantia ishte qyteti kryesor i Koinonit, qendra politike, ekonomike, shoqërore, kulturore etj. Në të kryqëzohej një rrjet i dendur rrugësh që lidhnin Apoloninë me Bylisin dhe më tej me Epirin. Të ardhurat kryesore ekonomike vinin nga blegtoria dhe tregtimi i lëndës drusore, pasi malet përreth ishin të veshur me pyje. Në vitet 260 p. K. – 168 p. K., Amantia nxori edhe monedhat e saj prej bronzi me nënshkrimin “Amantion”.

Lidhjet kryesore ekonomike qyteti i kishte me Apoloninë dhe Epirin. Ndërkohë, nuk dihet se si kanë qenë marrëdhëniet me Apoloninë, e cila shfrytëzonte minierën e serës së Selenicës, e cila gjendej në territorin amantin. Mbishkrimet e gjetura dëshmojnë një mirorganizim të strukturës shtetërore, ku ndeshen një sërë nëpunësish dhe institucionesh si: prytani, agonoteti, epimeleti, këshilli, sekretari i tij, këshilltarët etj., kurse nga strukturat ushtarake ndeshim toksarkun, komandantin e shigjetareve.

Amantia kishte një sipërfaqe prej 15 ha dhe shtrihej përgjatë një kodre, e rrethuar e gjitha me mure që arrinin gjatësinë 2200 m. Për vetë kushtet e ndërtimit në një terren të tillë, qyteti kishte formën e një trapezi gjatësor.

Pikërisht në këtë hapësirë gjendeshin ndërtesat, tempujt, stadiumi, akropoli, teatri, gjimnazi etj. Nga monumentet me të ruajtura në Amantia është pa dyshim stadiumi i cili është një nga treguesit e zhvillimit të qytetit. I zbuluar nga arkeologët, ai ka formë katërkëndëshi të stërzgjatur, me gjatësi të krahëve që shkojnë nga 40.40 m deri në 54.50 m.

Ka të dhëna që flasin se qyteti ilir pësoi një bum me ndërtime, të veçantë të cilat i përshtaten zonës kodrinore ku shtriu gjymtyrët qyteti antik. Godinat me karakter publik u ndërtuan në tarraca u rrethuan me mure. Qyteti kodrinor i Amantias përbënte një pamje të veçantë, por dhe krejt të ndryshme nga qytetet ilire dhe ndryshimi vihej re tek ndërtimet në sheshe tarracash.

Gjatë shekujve  të  III-II p.e.s qyteti ilir i Amantia njihet një qytet me zhvillim shumë të madh, por pas zaptimit të tij nga pushtuesit romak në shekullin e I p.e.s qyteti kodrinor fillon që t’i zbehet madhështia që kishte deri në atë kohë. Pas këtij shekulli fillon dhe rënia e ngadaltë e qytetërimit.

Dëshmi, gjurmët e këtij qytetërimi, sot i gjen te muret rrethues, nekropoli, stadiumi, tempulli i Afërditës, varrezat por stadiumi është me 4000 vende është pjesa e ruajtur më mirë.

Mund të vizitohet duke ndjekur intenerarin Vlorë-Qishëbardhë -Drashovicë-Kotë-Vajzë-Ploçë. /Konica.al

Amantia, historia e një qyteti antik që flet përmes gurëve Read More »

Karbunari : Fshati që Vjosa e ndryshon në vazhdimesi vijën kufitare të tij me fshatrat fqinjë. Prandaj edhe sipërfaqja totale e fshatit ndryshon në varësi të “tekave” të lumit.

Karbunari është një fshat që ndodhet në rrethin e Vlorës dhe nga ana administrative bën pjesë në Bashkinë Selenicë. Koordinatat e tij janë 40°31’5 gjerësi verioredhe 19°42’1O” gjatësi lindore.

I pozicionuar në të majtë të rrjedhës së poshtme të lumit Vjosa, i cili e qarkon atë në formë bumerangu për rreth 5-6 km. Fshati ndodhet 28 km në lindje të Vlorës. Ai kufizohet me fshatin Rexhepaj 6.6 km në jug të tij, me fshatin Kocul 7.1 km në jugperëndim, me fshatin Rromës 3.7 km dhe qytetin Selenicë 7 km në perëndim.

Karshi tij në forëm gjysëm hëne janë fshatrat e Mallakastrës Sipërme, përkatësisht: Drizari, Poçemi 3.4 km e pak më tej Klosi, Hekali e përbri tij Mollaj. Ai shtrihet në kodrat Vishinë, Zotaj, Liçaj, Haskaj e Milarak si dhe në luginëzat ndërmjet tyre. Brënda kufijve të tij gjeografik ka një sipërfaqe totale prej 1310 ha, nga kjo rezulton e punuar 515 ha, 250 ha ullishte e pemishte dhe 545 ha kullota e pyje .

Vjosa e ndryshon në vazhdimesi vijën kufitare me fshatrat fqinjë. Prandaj edhe sipërfaqja totale e fshatit ndryshon në varësi të “tekave” të lumit.

Relievi

Nga pikpamja gjeologjike fshati Karbunar dhe zona përreth tij bëjnë pjesë në sistemin neogjenik me struktura flishore e konglomerate argjilo-ranore. Kodrat e buta që përbëjnë shtyllën kurrizore të territorit shtrihen në formë këndi të drejtë me drejtim veri-jug dhe perëndim-lindje.

Duke filluar nga maja e Vishines, me kuotë 220 m në kulmin e këndit, vazhdon në jug me qafën e Kolozgjinit , majën e Përgjafit dhe përfundon me Majën e Madhe, me kuotë 251 m nga niveli i detit, ndërkohë që vargu i kodrave me drejtim lindor është Vishinë – Liçaj – Bregu i Skëndos dhe Shkujkë, që janë më të ulta se të parat. Fushat rrëzë tyre, si Trubulli në perëndim të fshatit, Bogdani në veri dhe Çezma e Madhe në juglindje zënë gati 50% të tokave të bukës dhe kanë strukturë rano-argjilore e aluvionale.

Tokat me pjerrësi të lehtë në harkun Qemale – Frashër – Gashtare – Gjokome janë kryesisht argjilo-ranore dhe shtrihen në faqen juglindore të kodrave të mësipërme. Kuota e fushave është rreth 30 m mbi nivelin e detit. Lumi Vjosa që ndodhet 3-5 m nën nivelin e fushave herë pas here në vite e shekuj i gërryen ose i mbath ato. Në hartat sizmiologjike të Shqipërisë Karbunari dhe gati 2/3 e territorit shqipëtar përfshihen në zonën me intensitet 8 ballë të shkallës Rihter.

Emri “Karbunar” mund të shpjegohet në disa variante:

-Nga fjala e vjetër latine “carbone”= qymyr. Mendohet që ky emër të jetë prej periudhes romake. Në fakt rajoni ku shtrihet karbunari ishte shumë i pasur me dru si lisi,mbretja, ilqja etj, të cilët janë të përshtatshëm për prodhimin e qymyrit, që përdorej nga romakët në përpunimin e metaleve.

-Nga fjala arumune (vllehe) “carne bună” që do të thotë “mish i mirë”.

Më i pranueshëm është varianti i parë, që përkon edhe me një shënim që na vjen nga biografët e Konsullit Romak Paolo Emili, i cili në ekspeditën e tij kundër Ilirisë dhe Maqedonisë shënon:”Në vitin l67 p.e.r. legjionet tona kaluan përbri Karbunarit për të shkuar matanë lumit Aoosa në marshimin tonë kundër Perseut të Maqedonisë.”

Sipas gojëdhënave, në lashtësi vëndndodhja e Karbunarit ka qënë në Bregun e Helmit dhe nga shekulli i IV-VI pas Krishtit është zhvendosur në vëndndodhjen e sotme, rreth 2 km më në veri të tij për shkak të ndonjë shpërthimi të beftë gazi metan, gjë që shpjegon edhe emrin Breg i Helmit. Në mbështetje të kësaj hipoteze janë, së pari: pohimi i Paolo Emilit në biografinë e tij, në të cilën ai përmënd fjalët “kaluan përbri Karbunarit” që përkon me vëndin që quhet Bregu e Helmit. Së dyti: gjetja në Bregun e Helmit e mbetjeve të ndërtimeve të lashta, si copa qeramike në formë pllakash, varreza të lashta që kanë dalë në pah ndër shekuj e sidomos kur aty filluan punimet e thella me traktor nga viti l956 e këtej.

Së treti: egzistenca në toponimine e Karbunarit e një vëndi që edhe sot quhet “qafa e Kishës” e cila është disa qindra metra në perëndim të Bregut të Helmit, pranë majës së Përgjafit. Edhe sot atje gjënden mbetje qeramike e gurësh të fragmentuar, si dëshmi që në lashtësi në këtë zonë ndodhej një kishë, tregues i pranisë të një komuniteti besimtarësh në afërsi të saj. Një dëshmi tjetër është gjetja, në vitet ’60 të shekullit të kaluar, e një stele bujku me shkrime romake të shekullit të IV të erës sonë, në parcelën Sheshe-Strugë, rreth 300m ne juglindje te Bregut te Hemit.

Kjo stele presupozohet të jetë e periudhës kur fshati ka qënë në Breg të Helmit. Ngulmimi në truajet e sotme mendohet të ketë ndodhur ndërmjet shekujve të IV-VI të erës sonë.

Ndërtimi i Kishës dhe i mozaikut në mjediset e brëndëshme të saj në vendin e quajtur Bregu i Kishës është i periudhës Paleokristiane, që përkon me shekujt e mësiperm. Simbas studimeve të Institutit të Monumenteve të Kulturës, me ekspeditën e kryer në vitin 1989 nga arkeologët Sotir Kosta dhe Mensur Bezhani është arritur në përfundimin se mozaiku ekzistues “Është i teknikës polikrome, me gurë mesatare dhe nga stili mendohet t’i përkase periudhës së vonë antike.

Karbunari : Fshati që Vjosa e ndryshon në vazhdimesi vijën kufitare të tij me fshatrat fqinjë. Prandaj edhe sipërfaqja totale e fshatit ndryshon në varësi të “tekave” të lumit. Read More »

Kanionet e Kurveleshit !

Gëzim Llojdia
1.
Kanionet e Kurveleshit një grup i madh i shpellave karstike në masivin e Kurveleshit jugor në gjykimin e speleologëve italianë pamja e parë ,madhësia,lartësia mbi det shfaqnin një pamje madhështore sakaq të linin pa frymë. C’praj një viti ata kishin vëzhguar masivin karstik në perëndim të qytetit të Tepelenës. Lartësia e tyre dhe thellësia, por më tepër gremina masive e frikshme dhe ndërkaq kur ngjitesh në këtë udhë ku mjegulla e supeve,vjetërsia e saj shënon rreth 50 vjet kur rinia , kooperativistët hapën udhën nga Bënça për në Tepelenë, një ndërmarrje kurajoze dhe vetëmohuese nëpër ngricë,llohë dimri për të çarë këtë trase rruge maloren,që përshkon mbi 15 kthesa dhe një lartësi mbi 950 m në gjithë gjatësinë e saj prej 14 km. Drejtimi i udhës janë shtyllat e tensionit,që të adresojnë rrugë- brinjen, përkarshi ke kanionet e thella të frikshme gri e gjelbër, pemët fletë-shumë.
Ja sic ishte historia :Të shtunën në 30 korrik 1994, grupi i speleologëve italian i përbërë nga Giovanni Bruno, Instituti i Gjeologjisë dhe Gjeoteknikës Politecnico di Bari, Carlo Fusilli, Speleologjik Group Dauno-Foggia, Ferdinando Didonna, Giuseppe Savino, Domenico Sgobba (Group Puglia Grotte-Castellana Grotte) do të zbrisnin në portine e Vlorës në një mbrëmje të errtë , 4 vjet pas rënies së regjimit po e gjenin vendin e shqiponjave me shumë pak ndryshme dhe sipas C. Fusilli,
është e frustruar në mënyrë rutinore nga përhapja e madhe e papunësisë, delikuenca,nga pagat, uria, kushteve të jetesës të botës së tretë, si atëherë fjala gjithmonë e njëjtë: të ikin diku tjetër duke kërkuar për një vend në diell! Era e ftohtë detit, përhumbet fytyra të njohura dhe të panjohura në kuvertën e anijes mes një grupi të madh speolologëve, gjeolog politeknik, asistentët ,specialistë të tjerë ,ku ata do të kujdeseshin për kërkime natyraliste në flore dhe faune,sipas C. Fusilli , nga koha në kohë admirojnë pamje të bukur të maleve përreth dhe kanioni më i thellë lumi Bencë dhe kur kanë hyrë në fshatin e bukur të Progonatit ,fshati ishte mes një dasme. Ata e kishin ndërmarrë këtë rrugëtim të gjatë për të vëzhguar shpellat, ata i kishin piketuar një vit më parë, gjatë një zbulimi të shpejtë në Kurveleshin jugorë.
2.
Për të përshkruar katundet e Kurveleshit :Lekdush,Progonat,Gusmar dhe Nivicë ,Rexhinë duhet një frymëzim qiellor. Mirëpo G. Bruno,shkruan pak a shumë kështu një vit më vonë te revista Spelologia 32 mars 1995 :Kurveleshi, është një rajon që është vendosur në pjesën jugore të Shqipërisë, dhe sipas këtij specialisti, zona paraqet karakteristika gjeomorfologjike të veçanta e lidhur në thelb ,renditet midis 800-1000 m s.l.m. dhe kjo është bërë nga zona karstike nga rrafshnalta e pranishëm mes fshatrave të Progonatit dhe Nivicës, ndërsa niveli i lartësisë më i lartë, në mes të 1100-1400 m s.l.m, shtrihet në mes të fshatarëve të Golemit dhe Progonati. Të tre nivelet e ngritura, janë ndikuar fuqimisht nga fusha tektonike që zhvillon me strukturat e zgjatur,kryesisht në drejtim NË-SE dhe Orientimi NE-SË dëshmive lokale NNE-SSË. Sipas këtij specialisti,mosha nga pikëpamja e zonës lithostratigraphic e eksploruar karakterizohet me dalje të shkëmbinjve sedimentarë të natyrave të ndryshme, të cilat duke mbuluar një interval kohor që shkon nga Mesozoike te neozoik. për të identifikuar shpellat e kanioneve të kësaj zone punoi bashkërisht një grup në drejtimin NË-SE cila përfshin pjesërisht fshatrat e Gusmari, Rexhini dhe Nivica janë dalje të përbërë nga shkëmbinj të lartë,nga fund të lartë, nga gurë gëlqerorë, dhe flishi balta me rërë etj.
Dy specialistët e tjerë italianë G. Savino, D. Sgobba kur përshkruajnë shpellat karstike të Kurveleshit shprehen se zonat e përcaktuara, që korrespondojnë me tre nivele lartësi të ndryshme, për arsye të dukshme të karakterit, hulumtimit të shkëmbinjve, vendosjen tektonike-strukturore dhe,së fundi, një veprim intensiv
Morphodynamics e kryer nga procesi karstike.Rajoni shtrihet nga luginat e lumenjve Vjosës, Drinos në lindje dhe Shushicës në luginën e lumit në perëndim. Në veçanti zona e hulumtuar bie në tabelë topografike,shkalla 1: 25.000, e quajtur”Progonati” dhe shtrihet në rreth 100 km. Nga pikëpamja e orografike,ajo mund të përkufizohet si një rajon në thelb malor me mesatarisht rreth për 920 m s.l.m. gjetjet më të rëndësishme të tilla majat malore janë si:Kendrevices (2122 m), Griba a(1568m), Cipini i Bolenës (1659 m), dhe Buza e Bredhit (1573 m), Mali i Pusit (1564 m) janë shpërndarë rreth zonës së hulumtuar në nga të cilat, rreth 2,5 km në perëndim të fushës bazë, të përfshirë në rrjedhën e sipërme të Malit të Thate) me një kuotë prej 1 568 metra, renditet ndër më të lartat në rajon.
3.
Kurveleshi, shquhet për shkëmbinjtë dhe kanionet shpellat ,për honet e thella,qafat dhe pyjet,aty ajri është transparent,ndërsa frymëmarrja ngushtohet. Disa shpella që spelologët italian përshkruan janë :”Shpella e asteroidit”, shpella “Fryma e dragoit”, shpella:” Mëma e ujit”, shpella “Shankoll” dhe shpella të tjera.
G. Savino e përshkruan”Shpellën e asteroidit”të vendosur në fund të një kanioni të vogël dhe është fshehur në bazën e sterrës së Cikës,me bimësi të dendur,tashmë me thyerje. Kjo na jep indikacionet e para të asaj, që do zhvillimi morfologjike në të gjithë zgavrën. Me të hyrë ju shkoni poshtë se edhe pse unik, është -40, -50 dhe -65 metra, nga tarraca të mëdha dhe nga një parvaz i vështirë që e bën të hidheni në të pjerrët rrëshqitëse, p.30 sigurisht jeton shpellën vetëm duke shkuar poshtë pusit atje bëhesh i vetëdijshëm për gjenezën e kësaj zgavëre. P.30, në fakt, kap thyerje të dytë, pothuajse,ajo është e vendosur përgjatë thyerje dhe ofron skenarë me të vërtetë spektakolare morfologjike nga hyrja,shenjë e furnizimeve të bollshme ujore. Uji, në fakt,në këtë pikë ai është i detyruar për të udhëtuar nën presion duke pasur parasysh madhësinë dhe në çdo rast nuk është i mjaftueshëm për shkatërrimin. Thjesht se në dimër ajo derdhet në shpellë. Një meandrino e stolisur me shtresa dhe nodules stralli, çon në kërcimin e fundit të shpellës,një fakt na lejon për të arritur në bottom. Kjo është ajo ku ju mund të shihni në mënyrë të qartë dy thyerje të mëdha që janë të ndjeshëm dhe ndërpritet krijimi interesant. Në galeritë me bazë të shkurtër një pritje spektakolare fushë akulli duket se për të mbajtur tavanin e zgavrën në mënyrë që të përkulem nga pesha krijimit e duke kaluar nga një mënyrë tjetër dhe kështu speolologu italian G. Savino, duke përshkruar shkencërisht ndërtimin e shpellës, thotë se sipas mendimit tonë kjo do të jetë e vështirë për të arritur një thellësi më të madhe se e tanishmja.
Fryma e Dragoit” është një shpellë për të cilën G. Savino thotë,se që në hyrje një rrymë e ftohtë ajri, që vjen nga brenda shpellës që në metrat e parë dhe sipas këtij speolologu nuk do të kishte një emër më të mirë nëse nuk është ajo e “The Breath e Dragoit” dhe çfarë në nder të përbindëshit shumë të kërkuar Merlinean “King Arthur.
Një galeri çon në një vijë gjarpëroj, gjysmë përmbytur në disa vende dhe pothuajse tërësisht në disa të tjera, ajo ofron mundësi të ndryshme e progresion. Në disa vende mund të anashkalosh zonën e përmbytur përgjatë nga lart, në shesh pushimi në shtresat shumë të fortë. Edhe në këtë shpellë të shquar është prania e strallit si shtresim të cilit lejohet rrjedha e ujit e kushtëzuar Përkufizimi i morfologjisë së saj, duke e lënë pjesa e parë të gjarpëroj, të ecin së bashku nga ujërat nëntokësore .Në këtë shtrirje disa dritare eksplorimet e të cilëve janë ndërprerë në bazë të të ardhurve të mëdha ose në ngushta me “tunele shumë të lagshtë”, që, atëherë, ribashkohet dega kryesore .Ndërsa në pjesën e parë të shpellës diferenca dhe lartësia është pozitive, në fund të tubacionit çuditërisht ndryshimi me shpatin dhe ujë Ajo ndjek një kurs pikërisht të kundërt me atë të seksionit të mëparshëm. Në fund të tubacionit, një hap pak i ‘pakëndshme na çon në një dhomë të bukur të gjerë: “Dhomen e Cinque Terre.”Pesë, në fakt, janë rrugët që ndërpriten në këtë pikë.
D. Sgobb, thotë për shpellën Shankoll, se ajo hapet në një jastëk të butë dhe origjina e saj mund t’i atribuohet rënies dhe koha pasuese vendosja e një zgavëre para-ekzistuese. Kjo është P.38, 20 metrat e para dukete imët dhe e shkatërruar,në mënyrë që të kërkojnë ndarje të shumta .Kjo pjesë e parë e shpellës është bërë nga blloqet e shkëmbit t çimentuar dyshimtë. Në pjesën e dytë bëhet e madhe.Ashtu si në të gjithë zonën, edhe këtu gëlqerorët përfshin nodules stralli të një ngjyre duke filluar nga zi në të kuq.
Shpella:” Mëma e ujit”,sipas C. Fusilli, është një ringjallje e rëndësishme ajo aktivizon ujërat e të cilit, ato kanë ushqyer në të kaluarën ujësjellësin e fshatit aty pranë Lekdush. Zgavrën e kishte të zhvilluar tërësisht dhe kjo është pjesërisht e hollë kontakton midis formacionet gëlqerore të Kretak të Epërme dhe shtresave themelor selcifero. Morfologjia mbizotëruese janë ato tipike me terren i kryer, me seksione eliptike kryq dhe fiston në mure. Dega kryesore është zhvilluar për rreth 250 metra dhe përshkohet nga një lumë i cili ndonjëherë formon ujëvara të vogla dhe të qarta me pellgje. Pas rreth 60 metra nga hyrja, vijnë në degëzimin e parë.Pas kthimit në galerinë kryesore,rreth 100 metra nga degët e një dege të mëtejshme e cili zhvillon përpjetë dhe pas 100 metra shumë e ulët, bëhet e pakalueshme. Në 160 metra nga hyrja, të reja dhe të rëndësishme është udhëkryqi. Shkuarja në S-SE(galeria vazhdon për 30 metra duke i dhënë fund me një kurth të thellë. Dega e lindjes në vend të kësaj rritet dhe pas rreth 80 metra bëhet jopraktike për shkak të një lumi nga i cili e ka origjinën shumë nga ujërat që ushqen rrymën e shpellës. Për Shpellat e tjera të zonës G. Savino shkruan:Përjashtuar disa, jo të gjitha janë eksploruar shpellat në Kurvelesh kanë karakteristika që meritojnë interes të veçantë. Zbuluar rastësisht shpella e Casarit është një rigjallërim fosile shumë të detajuar. Ajo, në fakt, paraqet liqene të bukura (aktive dhe fosile) interesante me ujërat nëntokësore gdhendur nga fiston, galeritë dhe rrugët, në tri nivele të ndryshme, ndjekja dhe ndërpritet në një labirint i tuneleve të ngushta, puset ka në te gjitha është e përqendruar në rreth 200 metra zhvillimit. Shpella e Lekë Petes. Dy fjalë për “Risorgenza e Progonat “, hyrja në të cilën është me të vërtetë mbresëlënëse. Kjo është një portë 15 metra e gjerë 15 e lartë e cila është pamje e kanionit, që shkon përgjatë te njëjtit fshat. Potenciali eksploruese i kësaj shpelle janë të shquara, duke pasur parasysh ajrin e fortë që është ndjerë këtu në bazën e rrëshqitjet e tokës që kanë ndërprerë hulumtimet tona. Shpellat e tjera, ka më shumë se 11, janë në thelb, puse të cilat janë hedhje unike nga thellësitë të ndryshme në mes të 20 dhe 60 metra, të mbyllura në fund nga toka e kuqe ose nga rrëshqitjet e tokës. Shumë nga këto shpella janë hulumtuar dhe zbuluar në pllajat e larta, në mes të 1100 dhe 1400 m s.l.m., ku karsti është fosil dhe fenomene karstike janë karakterizuar me mbushje të mëdha.

Kanionet e Kurveleshit ! Read More »