Art-Kulture

Qyteza e Selenicës dhe objektet kulturore të saj !

Qyteza e Selenicës është e kufizuar me brigjet e lumit Vjosë në veri-lindje, vargu i Shashice-Çikës në perëndim dhe malësitë e Kurveleshit dhe Bashkia Himare në jug.

Qyteti Selenicë ndodhet në bregun e majtë të lumit Vjosë, rreth 34 km nga qyteti i Vlorës dhe ngrihet në zonën kodrinore, duke përfshirë minierën e bitumit, burimi i vetëm i këtij minerali në Shqipëri.

Qyteti Selenicë përmendet që nga antikiteti si një vend me emrin “Nympheum”, me zjarret e përjetshme, për shkak të burimit të mineraleve. Territori i bashkisë Selenicë përfshin qytetet e lashta të Olimpias dhe Amantias që datojnë në shekullin V p.K.

Gjithashtu si objekte kulturore përmenden kisha e Shën Thanasit, afresket e të cilit janë realizuar nga piktori i madh David Selenicasi, kisha e Armenit, etj.

Prania e qendrave të trashëgimisë arkeologjike dhe kulturore në territorin e bashkisë ka krijuar mundësi për zhvillimin e turizmit rural dhe kulturor. Menaxhimi ekonomik i bashkisë është fokusuar në bujqësinë dhe blegtorinë.

Qyteza e Selenicës dhe objektet kulturore të saj ! Read More »

Legjenda e Vrimës së Nuses… “Hapu o shkëmb të shpëtoj nga sikleti që më ka zënë”

Legjenda lidhet me njërin ndër vendet më të bukura në Shqipëri.

Ka qenë pikërisht bukuria e veçantë dhe forma interesante e këtij kanioni që rreth tij të dilnin edhe legjenda, të cilat kanë udhëtuar gojë më gojë deri në ditën e sotme. Midis tyre tregohet legjenda e nuses dhe ajo e gjurmës të shenjtit Abaz Aliu.

Legjenda e lidh shpellën e “Vrimës së Nuses”, të përmendur më lart, me fatin e një nuseje që po martohej pa dëshirën e saj, por që ishte e detyruar të zbatonte zakonin e vjetër. Krushqit po ktheheshin me nusen që kishin marrë në një fshat tjetër, kur arritën këtu nusja u thotë atyre se “po e çonin tek burri pa dëshirën e saj”, por krushqit nuk i dhanë përgjigje. Ndaj ajo e mendoi vet planin e ikjes.

Duke iu lutur zotit, i drejtohet shkëmbit të kanionit: “Hapu, o shkëmb që të shpëtoj nga sikleti që më ka zënë”. Dhe shkëmbi e dëgjoi, menjëherë hapi një vrimë, zgavër. Nusja u hodh nga kali dhe u fsheh në këtë vrimë. Krushqit u kthyen në fshat pa të.

Më vonë kjo vrimë nisi të vizitohej nga nuse të reja që kërkonin të bëheshin me fëmijë. Legjenda e dytë lidhet me format e çuditshme të krijuara nga karsti (tretja) e gëlqerorëve në ujë.

Këto forma janë të ngjashme me gjurmën e një kali dhe të një shkopi. Ato gjenden pranë fshatit Dhores, rreth 5 km larg qytetit të Çorovodës. Legjenda i cilëson ato si gjurmët e shenjtit Abaz Aliu, i cili erdhi në Tomor nga Qerbelaja, hipur mbi kalin e tij të bardhë. Ai fluturoi dhe e la gjurmën e tij në dërrasën e Kajcës, nga ku përsëri fluturoi në malin e Tomorit. Besimtarët bektashianë për të qetësuar shpirtin, kërkojnë ndihmën e gjurmës së shenjtit Abaz Aliu.

Sapo kalon qytezën e Çorodovës dhe merr sipër rrjedhën e lumit, papritmas të shfaqet pamja e mrekullueshme e Kanionit të Osumit. Ky kanion ende i panjohur mire për shkak të mungesës së publicitetit, është një nga perlat e natyrës shqiptare dhe një vend gati tërësisht i virgjër për tu eksploruar nga turistet si vendas ashtu dhe te huaj. Kanioni nis ne vendin e quajtur Hambull afro 18 kilometra nga qyteti i Çorovodës, pëson një ndërprerje pasi kalon fshatin Lapan, për shkak se shtrati i lumit zgjerohet në vendin e quajtur “Mulliri i Babait” dhe prej aty deri ne Vaun e Grepckes, gati dy kilometra larg qytetit të Çorovodës kanioni shfaqet madhështor dhe të ofron pamje me të vërtete te mrekullueshme e te papërsëritshme. Por pjesa me e bukur e tij shtrihet nga fshati Blezencke deri në fundin e fshatit Çerenisht. /Bota.al/

Legjenda e Vrimës së Nuses… “Hapu o shkëmb të shpëtoj nga sikleti që më ka zënë” Read More »

E dini ku ndodhet Ura e Frëngut ?

Ura e Frëngut ndodhet disa qindra metra përpara se të mbërrish në fshatin Gjorm.

Ajo përbëhej vetëm prej një qemeri karakteristik e me formë unikale që përfaqësojnë dy linja të drejta e të pjerrëta të cilat bashkohen tek kyçi i urës.

Ura ka patur një gjatësi prej 14m. dhe gjerësi prej 3.3m. Studjuesit shprehen se ura është ndërtuar gjatë shek.XVIII.

Vizitohet lehtësisht pëtgjatë rrugës në fshatin Gjorm.

E dini ku ndodhet Ura e Frëngut ? Read More »

Rrethi i Plakës – Brataj

Ndodhet në pjesën e sipërme të shpatit të malit të Bratajt, pranë fshatit homonim të rrethit të Vlorës, rreth 800 m mbi nivelin e detit.

Përbën një gur gëlqeror me formë të çuditshme, në trajtën e një vule gjigande apo të rrathëve të plakës (tre rrathë gjigandë që duken nga larg), të formuara nga proçesi i karstit.

Pikërisht për këtë monumenti mer vlera të veçanta shkencore sidomos gjeologjike, por edhe didaktike e turistike.

Vizitohet sipas rrugës Vlorë – Brataj dhe pastaj vazhdohet më këmbë deri tek monumenti.

Rrethi i Plakës – Brataj Read More »

Kisha e Shën Kollit Armen

Kisha  e Shën Kollit paraqet një shembull të kishave me kupolë dhe në muret e saj dallohen të murosura deri edhe fragmente kapitelesh antikë.

Tipologjikisht ajo hyn në tipin e kishave me një trajtim arkitekturor pak primitiv. Në Shqipëri  ajo paraqet rastin unikal në këtë drejtim dhe përbën një dëshmi me vlerë.

Studjuesit mendojnë se bazuar edhe në format primitive dhe ndërtimin me gurë,kisha është ndërtuar rreth shek.XI. Vizitohet lehtësisht pranë Armenit.

Kisha e Shën Kollit Armen Read More »

Atje ku takohesh me qiellin , ne Kuzum Baba !

Kuzbaba quhet një taracë detare e lartë rreth 70m , që ngrihet në qendër të qytetit të Vlorës,në anën lindore mbi xhaminë  Muradije.

Në qendër të saj ndodhet edhe tyrbja bektashiane e Kuzbabasë.

Për t’u ngjitur në Kuzbaba duhet të përshkosh rreth 240 shkallë të gurta gjarpëruese.Taraca ka një gjatësi prej rreth 200-300m.

Rezultate imazhesh për foto nga kuzum babaImazh i ngjashëmRezultate imazhesh për foto nga kuzum babaRezultate imazhesh për foto nga kuzum babaRezultate imazhesh për foto nga kuzum babaRezultate imazhesh për foto nga kuzum babaRezultate imazhesh për foto nga kuzum babaRezultate imazhesh për foto nga kuzum babaRezultate imazhesh për foto nga kuzum baba

Atje ku takohesh me qiellin , ne Kuzum Baba ! Read More »

Mbishkrimet në Shkëmbin e Gramës !

Mbishkrimet në Shkëmbin e Gramës

Gjiri i Grammatas ose i Gramës (Gjiri i Shkronjave .gr), ndodhet në rrëzë të shpatit perëndimor të Karaburunit, në një zonë të pabanuar. Gjiri në antikitet, ka shërbyer fillimisht si një nga guroret më të mëdha të gadishullit të Karaburunit, e cila është shfrytëzuar, që në shek VI para. Kr. Në këtë gurore, faleza ka qenë shfrytëzuar në një lartësi prej 130 m dhe në një gjerësi prej 100 m.

Mbas braktisjes së gurores, duke nisur nga shek. III para. Kr, në faqet e sheshta të krijuara nga prerja dhe heqja e blloqeve shkëmbore gdhenden lutje nga marinarët apo udhëtarët, që strehoeshin në këtë gji për t’iu shpëtuar stuhive. Kjo traditë e inçizimit të lutjeve ka vazhduar dhe përgjatë mesjetë, por tashmë ato i detikohen kultit të krishterë, deri në shek. XIX.

Mbishkrimet janë gdhendur në korniza dhe në shumicë e rasteve janë realizuar me inçizim. Shumica e mbishkrimeve antike në gjuhën greke u drejtohen Dioskurëve, Kastorit dhe Poluksit, që janë hyjni shpëtimtar, mbrojtës të detarëve. Gjatë periudhës helenistike, gjiri ka shërbyer si një sanktuar i hapur kushtuar këtyre hynive. Në këto mbishkrime nuk mungojnë as emrat e figurave historike, siç është ai i Cnaeus Pompeius, i perandorit Bizantin Johanit V Paleologu apo dhe Mark Antonit. Numri i mbishkrimeve mendohet të jetë rreth 1500 copë.

Bibliografia: Daumet. H, Heuzey. L, 1876-1977, Mission archéologique de Macedoine, Paris; Patsch. C., Sandschak Berat in Albanien, Wien, 1904; Zeqo. M., Rezultatet e kërkimeve arkeologjike në Karaburun dhe në Rrëzën e Kanalit. Monumente, 34, 2, 1984, f. 153-156; Drini. F., 1999, ‘les iscriptions de grammata’, in P. cabanes (ed.), L’Illyrie méridionale et l’Épire dans l’Antiquité III, (actes du IIIe colloque International de chantilly, 16-19 ottobre 1996), Paris,121-126; Hajdari. A, Reboton. J, Shpuza. S, Cabanes. P., Les inscriptions de Grammata (Albanie), REG, 2007, 2.

Funksioni: Ka qenë gurore antike dhe sanktuar i hapur, sot është monument kulture.
Hyrja: Pa biletë.

Itinerari: Për të shkuar drejt Gjirit të Gramës me rrugë tokësore ekzistojnë dy varjante, në të dy raster pa automjet, por me anë shtigjesh. Varianti i parë është rruga Llogara-Qafa e Thellë-Gropa e Kumbullës-Gjiri i Gramës dhe zgjat 5 orë e 30 minuta.

Varianti i dytë është nga “Rrugët e Bardha” (Palasë)-Shën Andrea-Gjiri i Gramës dhe zgjat 4 orë. Në të dy rastet duhet të jeni të pajisur me veshje të përshtatshme, ushqime dhe ujë. Një variant i tretë, që zgjat rreth 40 min ose 1 orë është me anë të rrugëve detare, me mjete lundrimi që nisen nga Gjiri i Vlorës ose nga Dhërmiu.

Mbishkrimet në Shkëmbin e Gramës ! Read More »

Kalaja e Harilaqit , ja ku ndodhet !

Kalaja-Fortesa e Harilaqit gjendet mbi një kodër të njohur si Gradina e Harilaqit, e ngritur në një pozitë mjaft dominante, në perëndim të fshatit Harilaq, në lartësinë mbidetare prej 766 metra mbi nivelin e detit.

Ndodhet rreth 9 km në juglindje të Fushë Kosovës si dhe vetëm dy kilometra në perëndim të Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës “Adem Jashari”.

Kalaja kap një sipërfaqe prej rreth 1.3 hektarësh dhe nga gërmimet arkeologjike të zhvilluara në vitet e fundit kanë dalë në pah gjurmë të shumta të rrënojave të objekteve sakrale, profane dhe utilitare, si: tërë faqja e jashtme e murit rrethues të kalasë me kullat në akse, pastaj kisha me tri nefe dhe sakristi, si dhe dy struktura pothuajse identike në formë unazore të një kompleksi sakral.

Gjithashtu material i bollshëm i lëvizshëm arkeologjik si vegla pune, stoli, monedha, tulla, fragmente qelqi dhe struktura arkitektonike që posaçërisht theksojnë periudhën e antikitetit të vonë, e në veçanti atë të kohës së Justinianit.

Gjithashtu në këtë kala ka indikacione edhe të periudhave parahistorike, e në veçanti të kohës së metaleve, antikës e mesjetës, si dëshmi e vazhdimësisë së jetës në kala, për të qenë kështu një nga pikat më të veçanta turistike jo vetëm në komunën e Fushë Kosovës por përgjithësisht edhe në gjithë Kosovën.

kalaja e harilaqit 2

kalaja e harilaqit 3

kalaja e harilaqit 4

Kalaja e Harilaqit , ja ku ndodhet ! Read More »