Art-Kulture

Ç’dihet për Kalanë e Lëkurësit?

Kalaja e Lëkurësit mendohet nga historianët të jetë ndërtuar rreth viteve 1537, në kohën kur Sulltan Sulejmani sulmoi Korfuzin dhe i lindi si domosdoshmëri kontrolli i Skelës së Sarandës dhe rrugës Sarandë-Butrint.

Në vitet 1878 fshati u sulmua nga andartët grekë.

Zhdukja e ketij fshati dhe emigrimi i popullsise ka ardhur si pasojë e këtij sulmi.

Kalaja ndodhet midis rrënojave të fshati Lëkurës mbi majën e një kodre të lartë që ngrihet sipër qytetit të Sarandës.

Ka një pozicion të veçantë strategjik nga ku mund të shikoni gjithë qytetin e Sarandës dhe rrugën që shkon në Butrint.

Ka formë katrore me dy kulla të rrumbullakëta të vendosura në VP dhe JL.

Katrori me dy rrumbullake ne diagonale është simboli i lëkurëpunuesve në mesjete ne këto zona.

Kuptohet nga pozicioni i vendosjes që qëllimi kryesor i ndërtimit të kalasë ishte vrojtimi i detit. Lartësia e mureve arrin 6,7-7 m trashësia e tyre deri në 2 m.

n.s. / dita

Ç’dihet për Kalanë e Lëkurësit? Read More »

Bogova, sipari i malit të shenjtë !

Mali i Tomorrit është një nga më të pasurit në flore e faunë e në të njëjtën kohë është edhe një nga më të respektuarit në vend për shkak të vendit të shenjtë që ka në majën e tij. Bukuritë janë të mrekullueshme dhe sigurisht fshatrat që e rrethojnë, mbajnë një pjesë të asaj çfarë ai është. Një prej fshatrave më të njohur në këtë zonë për bukuritë e pamasa, është edhe Bogova, ajo është vendosur në të djathtë të lumit Osum dhe ndodhet pikërisht poshtë prehrit të malit të Tomorrit.

Bogova është vendpushimi perfekt ku mund të gjesh burime ujore e malore, që derdhen në lumin Osum të rrethuara këto nga një pyll masiv pemësh. Është peizazh karakteristikë shqiptar , ku ndërthuren natyrshëm bimësia barishtore në shtratin e lumit, rrapet e pishat e larta. Nuk ka më mirë sesa të shijosh ujin e ftohtë me mishin e qengjit në hell të shoqëruar me rakinë e famshme të Skraparit që deri më tani nuk gjendet e dytë. Gjelbërimi i pyjeve shtrihet nga të gjitha anët, deri tek “Rezervati i Bogovës”, pyll i cili sipas banorëve të zonës ka qenë i preferuar për gjueti nga ish-udhëheqja e kohës së komunizmit. Rezervati zë një sipërfaqe prej 350 hektarësh pyll, ku nuk mungon derri i egër, lepujt e dhelpra.

Peizazhi i Bogovës ka vlera mjedisore të pa zëvendësueshme dhe tepër shplodhëse për vizitorët e shumtë, që marrin rrugën për të kaluar një kohë të shkurtër me bukuritë e natyrës.

Në Bogovë ndjen vërtetë bukurinë, misterin dhe mrekullinë, ëndrrën dhe ashpërsinë e jetës midis ngjyrave të shkëlqyera të natyrës, ku fare lehtë mund të ndiesh të fryjnë vetëm erërat e lira.

E ndodhur në lartësinë 265 metra mbi nivelin e detit Bogova ka një klimë të freskët. Me malin që i bën hije, ujin që zbret nga brendësia i tij dhe gjelbërimin nga të gjitha anët, përbëhet nga tetë fshatra dhe njihet për bimët medicinale e pllakat e gurit.

Bogova, quhet ndryshe edhe si porta hyrëse e turizmit pasi pret e përcjellë  gusht besimtarët bektashi të cilët ngjiten në malin e shenjtë, malin e perëndive e të Dodonës Pellazgjike. Tomori është quajtur mal mbretëror nga vizitorët, e ndërsa nga besimtarët quhet Baba Tomori. Nuk ka mal tjetër në botë që të quhet baba, por këto ndodh, ai është mali i mrekullive.

Bogova, sipari i malit të shenjtë ! Read More »

A e dini ku ndodhe’ Xhamia e Plumbit’ dhe kush e ka ndertuar ?

Xhamia e Plumbit është ndërtuar në vitin 1773 nga Mehmet Pashë Bushati (plaku), themeluesi i familjes së njohur të Bushatllinjve të Shkodrës rrëzë Kalasë së Rozafës në Lagjen Qafë të qytetit me një arkitekturë osmane dhe sot është edhe Monument Kulture i Kategorisë së Parë.

Lagjja e Qafës, është lagjja më e vjetër e qytetit të Shkodrës. Kjo lagje së bashku me Kalanë e Shkodrës përbëjnë historinë e vjetër të qytetit. Në këtë lagje ndodhen edhe disa monumente kulture që kanë i kanë rezistuar kohës deri sot. Ndër më kryesoret dhe në gjendje të mirë është Xhamia e Plumbit.

Xhamia e Plumbit është një nga ndërtesat më të vjetra të Shkodrës dhe xhamia më e madhe dhe më e bukur e Shqipërisë deri në gjysmën e parë të shekullit të XX, periudhë në të cilën filluan të ndërtohen xhami të dimensioneve të mëdha.

Xhamia ka qenë e veshur me plumb prandaj është quajtur edhe “Xhamia e Plumbit”, e me këtë emër njihet edhe sot, mbas 240 vjetësh. Xhamia është e vendosur në pjesën e jashtme të pazarit të Shkodrës, rrëzë kalasë Rozafa, në një livadh në rrafshinën e lumit Kir e Drin

Për nga forma e ndërtimit është frymëzuar nga xhamia e sulltanëve të Stambollit. Xhamia e Plumbit është e vetmja në Shqipëri për nga lloji, që fillon me një oborr me kolona të gjëra, para se të hysh në sallën e faljes. Salla e faljes paraqitet si një bllok i ulët, kapërcyer nga një tambur tetëkëndësh (oktogonal) shumë i lartë, në maje të së cilës qëndron kubeja gjysmë rrethore. Interieri shfaqet si një dhomë e gjatë dhe e gjerë, pavarësisht se përmasat janë jo dhe aq të mëdha.

Tremi (sofat) i xhamisë është i tipit të mbyllur me hapësirën e zbrazët qendrore. Nga brenda, harqet gjysmë rrethore të shtyllave janë të mbuluar me dymbëdhjetë kupola të vogla që xhamisë i japin një pamje madhështore klasike, ndërsa elementet e hershme të stilit të Stambollit dhe Bursës janë përfaqësuar në pjesët e stolisura mbi derë dhe dritare me harqe të rrejshme të thyera, luneta dhe parmaqe prej hekuri.

Në këtë xhami gjendet një shkrim që na jep një informacion historik, ku shkruhet: Madhëria e veprave bamirëse dhe bujare, Mehmet Pasha e ndërtoi këtë xhami madhështore në vitin 1187 (hixhrij)

Në datën 16 nëntor 1990, ditën e xhuma, në Xhaminë e Plumbit është mbajtur edhe ceremonia e parë e drejtuar prej Haxhi Hafiz Sabri Koçi, me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme, me rreth 65.000 vetë.

Xhamia e Plumbit në Shkodër është Monument Kulture i Kategorisë së Parë. Ajo është pionierja dhe prijësja e të gjitha xhamive në mbarë Shqipërinë, që u hapi rrugën dhe me të filloi ripërtëritja, shndriti shkëndija që i zgjoi shqiptarët për të shëruar plagët e mjerimit të shpirtrave dhe njëherësh fillojnë edhe ndryshimet.

Xhami e Plumbit është vepër trashëgimisë kulturore dhe gëzon një vëmendje dhe interesim të veçantë nga Qeveria Turke për ta restauruar me të gjitha parametrat historike të saj.

 

A e dini ku ndodhe’ Xhamia e Plumbit’ dhe kush e ka ndertuar ? Read More »

Afër bukurisë hyjnore të malit të shenjtë!

Kur flet për një mal të mrekullive, mendja të shkon menjëherë tek i vetmi, Mali i Tomorrit, i cili brenda veten mban enigma, mistere, legjenda, dhe jo vetëm. Mali i Tomorrit shquhet edhe për bukuritë natyrore të pakrahasuara aq sa ai është kthyer në një Park Kombëtar, Parku kombëtar i Malit të Tomorrit.

Parku Kombetar Mali i Tomorrit ka një sipërfaqe 24 723 ha dhe ndodhet në lindje të qytetit muze të Beratit. Ky park Kombëtar shtrihet  në 2 Qarqe të mëdha si ai i Beratit dhe ai i Elbasanit . Përfshin tre  rrethe dhe pikërisht, në Rrethin e Beratit me sipërfaqe 8400 Ha, Rrethin e Skraparit 15 045 Ha dhe Rrethin e Gramshit 1278 Ha. Në të ndodhet Mali i Tomorrit me lartësi prej 2 416 mbi nivelin e detit, që nga larg të jep përshtypjen e një kështjelle natyrore gjigante. Bukuritë natyrore të parkut janë evidente në çdo stinë.

Parku kombëtar i Tomorrit përbëhet nga 12 monumente natyrore 2 Biomonumente 10 gjeomonumente si dhe 125 burime natyrore  të cilat befasojnë turistët .

Mali Tomorrit ëshë  shpallur ‘’Park kombëtar ‘’si dhe zonë e mbrojtur .Parku Kombëtar Mali  Tomorrit’’ ndodhet  në rajonin malorë të Beratit. Në këtë park ndodhen 12 monumente natyrore ,2 Biomonumente ,10 Gjeomonumente  dhe 125 burime. Tomorri ëshët një vend jetese edukimi dhe shlodhje, afrimi efikas e produkteve e shërbimeve turistike të klasit parë Ai ka sheshe pushimi ,si dhe ndërtime të vendit të pushimeve pranë vend burimeve të bukura. Turistët e shumtë shkojnë në Qafë Dardhë ,Qafa e Skurës ,Tomorrit thajthina e madhe ,kapinove ,Bogovë si dhe zona të tjera të parkut .

Parku ka kryesisht pyje ahu ,pisha si dhe ka kullota alpine ,ato ndodhen në lartësinë 1000 deri 2000 metra mbi nivelin e detit ,si rrjedhojë ai formon pyje të thjeshtë rreth fshatrave dardhë ,Lybeshë dhe Kapinovë. Në terrenin e thepisur dhe shkëmborë të pa arritshëm vërehet fenomeni i rritjes të bimësisë pyjore me lloje të ndryshëm drurësh dhe shkurresh ndërthurur kjo më bimësinë barishtore.

Tomorri është mali më i veçantë në Shqipëri dhe më enigmatiku. Është quajtur froni i perëndive për lartësinë, egërsinë, bukurinë dhe enigmën e tij.

Aty mbretëronte Dodona Pellazgjike ose Dodona “Dimër Keqe”. Ka zona të mbuluara me borë të përjetshme si dhe shumë burime ujore disa edhe të çuditshëm si ai i kuçedrës.

Gojëdhëna thotë se atë e komandon një kuçedër që e lëshon dhe e pret ujin kur do ajo. Dhe vërtet uji në këtë burim rrjedh me ndërprerje.

Mund të jesh duke pirë ujë në të dhe befas ai ndërpritet. Gjeologët e shpjegojnë si një fenomen gjeologjik që ndodh në shtresat tektonike të nën Tomorrit, por ka dhe një gojëdhënë që flet se ai mal qëndron sipër diçkaje, pra poshtë tij fshihet diçka.

Turisti duke udhëtuar drejt tij, mund të shfrytëzojë kanionet e Lumit Osum, shpellat e rrjedhës së tij, mund të njihet me monumente kulture të vjetra si ura, kisha e teqe, por mund të ushtrojë dhe sportin e skive apo të ngjitjeve malore.

Në fundjavë drejt këtij mali udhëtojnë aventurier të ngjitjeve malore si dhe ata që pëlqejnë rrëshqitjet në borë.

Përgatitjet për të pritur turizmin e bardhë kanë filluar dhe agjencitë turistike të zonës kanë bërë gati guidatorët dhe mjetet e ngjitjeve malore.

Afër bukurisë hyjnore të malit të shenjtë! Read More »

E fshehur prej vitesh në mal, zbulohet shpella e veçantë në Elbasan

Fundjava nuk ka qenë thjesht turistike e argëtuese në rrethin e Elbasanit, por ka sjellë dhe një zbulim të ri në fushën e spelologjisë.

Specialistët e AdZM Elbasan kanë zbuluar një mrekulli natyrore të panjohur më pare dhe bëhet fjalë për një shpellë në Klos të Elbasanit.

Fillimisht shpella është konstatuar nga banorët e zonës të cilët po nxirrnin gurë në shpatin e një kodre dhe menjëherë kanë njoftuar autoritetet e AdZM Elbasan.

Shpella mbart vlera unikale dhe është shumë e veçantë në llojin e saj. Shoqata-AlbNatyra – ka propozuar që kjo shpellë të shpallet Monument Natyre që të mund të mbrohet nga dëmtimet dhe kureshtarët e stalagmiteve.

Kështu mund të themi se zonës turistike të Elbasanit, iu shtua dhe një tjetër destinacion turistik siç është kjo shpellë.

E fshehur prej vitesh në mal, zbulohet shpella e veçantë në Elbasan Read More »

Tragjasi i vjetër ka nisur të flasë !

Për të shkuar në fshatin Tragjas i Vjetër, duhet të kthehesh në të majtë të rrugës kombëtare Vlorë-Sarandë, rreth 500 metra pa mbërritur në qytezën e Orikumit, 20 km në jug të Vlorës. Duhet të përshkosh fshatin Tragjas i Ri dhe të ecësh nëpër një rrugë, vërtet të paasfaltuar, por gjithsesi të pranueshme dhe të kalueshme nga automjetet. Tragjasi i Vjetër, ndodhet në kreshtën e disa kodrinave, që shfaqen papritmas, pas kthesave të shumta, në një lartësi prej më shumë se 300 metra mbi nivelin e detit. Në hyrje të këtij fshati, që në fakt, tashmë është vetëm një mori ngrehinash gjysëm të shkatërruara, krijon një perceptim për atë që ka qenë krijuar këtu prej shekujsh. Këto ngrehina duket sikur flasin për çdo vizitor, që mund të mbërrijë këtu, i ngacmuar nga historia dhe nga ajo çka mbetur nga jeta e dikurshme. Kanë kaluar rreth 70 vjet qëkurse ky ngulim është braktisur prej banorëve të tij të dikurshëm, por këtu jeta vazhdon të jetë e gjallë. Ajo pulson. Perceptohet në gjithë këtë mjedis, ndonëse ngrehinat janë gjysmë të rrënuara, të mbetura në këtë gjendje pas atij momenti kur fshati u shkatërrua dhe u dogj nga pushtuesit gjermanë, në atë vit të largët të 1944-ës.

Rezultate imazhesh për foto tragjasi i vjeter

Banorët u larguan prej këtu, për t’u zhvendosur poshtë, në luginë, shumë më pranë bregut të detit, ku është sot fshati. Por, pas lanë kujtimet e prindërve, të gjyshërve, lanë një histori shumë të pasur të ndërtuar nga këta njerëz, por edhe një traditë të shquar në ndërtim. Pavarësisht gjendjes, gjysmëbanesat e Tragjasit të Vjetër flasin për çdo vizitor. Këtu nuk gjen njerëz, por, tragjasiotët nuk e kanë braktisur atë. Kthehen shpesh për të parë të shkuarën e tyre. Madje, kjo këmbëngulje ishte edhe një nga faktorët që përshpejtoi projektin e rikonstruksionit të sheshit të fshatit, atje ku sot ndodhet një krua. Tashmë, Tragjasi i Vjetër flet. Ai ka nisur të vizitohet nga njerëzit, por edhe nga të huajt, që zbulojnë aty vlera tërheqëse të historisë dhe të traditës në ndërtim. Pak vjet më parë, një profesor francez, që vizitoi rastësisht këtë vend, u befasua nga ajo që pa. “Është një vend përmes të cilit ju mund të tërhiqni mjaft turistë, nëse do të investoni”, u shpreh ai. Kohë më parë u ndërhy për riparimin e pjesshëm të rrugës, ndërkohë që u përshtat disi edhe sheshi i fshatit.

Rezultate imazhesh për foto tragjasi i vjeter

Më tej, është e nevojshme të rikonstruktohen edhe disa nga banesat më të mirëmbajtura. “Sheshi i këtij fshati, i shpallur monument kulture, është një nga elementët kryesorë referues të të gjithë mjedisit arkitekturor, që përfaqësohet nga ndërtesa të vjetra që pasqyrojnë traditën e hershme të kësaj zone”, thonë specialistët. Banesat e braktisura prej dekadash nga pragfundi i Luftës së Dytë Botërore dhe, në tërësi, fshati Tragjas i Vjetër, përfaqësojnë një traditë të pasur e të veçantë në ndërtim, që mund të shndërrohen në resurse të rëndësishme, në funksion të zhvillimit të turizmit. Kjo favorizohet edhe nga pozicioni gjeografik i fshatit, në zonën bregdetare të Orikumit. Gjatë muajve të verës, ky fshat vizitohet nga pushues nga rrethe të ndryshme të vendit, si dhe nga të huaj, turistë nga Maqedonia , Mali i Zi, Franca e Italia. Specialistët janë optimistë se, gjatë periudhës së verës, Tragjasi i Vjetër mund të shndërrohet në një referencë për vlerat kulturore në funksion të zhvillimit të turizmit. Sipas historianëve, ky vendbanim është ndërtuar në fund të shekullit XIV dhe fillim të shekullit XV, nga Gjergj Arianiti, babai i Donika Kastriotit./Shekulli

Tragjasi i vjetër ka nisur të flasë ! Read More »

Vuno, Kisha e “Shen Spiridhonit ”

Në skajin jugor të fshatit Vuno, midis ullishtave shekullor ndodhet manastiri i Shen Spiridhonit me kishen më të madhe të fshatit.

Në një mbishkrim shkruhet se kjo kishë u rindertua në vitin 1778 dhe u pikturua e gjitha në vitin 1784 me harxhet e shpenzimet e banoreve të fshatit.

Kisha është e tipit bazilikatë e perbehet nga hajati i mbeshtetur në arkada e kolonada, nga naosi i ndarë në tre nefe, altari dhe hapesida. E gjithë kisha ruan vlerat arkitekturore dhe është e pasur me piktura murale.

Pas shkaterrimit që pesoi me djegien e gjithë catise në vitin 1998 dhe demtimet që pesoje në maj të vitit 2014 u realizua restaurimi i plote i kesaj kishë. Restaurimi konsistoi në perforcimin e gjithë strukturës, në konservimin e pikturave murale dhe në mbulimin e catise. Ky restaurim do të siguroj jetëgjatesine e vlerave monumentale dhe artistike të kishës./Njekomb

Vuno, Kisha e “Shen Spiridhonit ” Read More »

Shpella e shkruar e Lepenicës

Shpella e shkruar e Lepenicës

Bota ka vetem 28 vende te ketilla (që i perkasin një periudhe qe shkon deri ne 50.000 vjet me parë).

Sipas profesor Emmanuel Anati-t, drejtor i arkivit botëror të protohistorisë, këto piktograme kanë një vlerë të jashtëzakonshmedhe për të kuptuar origjinën e kulturës Europiane.
Sipas tij ekzistojne rreth 28 të tilla që i perkasin një periudhe rreth 15.000 vjet me parë në të gjithë zonën e kulturave indeoevropiane.
Sipas prof Anati-t:
Duke filluar që 50.000 vjet më parë, praktikohej përdorimi i shenjave abstrakte konvencionale dhe të ripërdorura më vonë në Mesopotami dhe Kinë më shumë se 5.000 vjet më parë…

Merita për zbulimin e Shpellës së Shkruar të Lepenicës, rreth viteve ’70, i përket Prof.Dr.Myzafer Korkuti. Po në këto vite realizohet dhe kopja që sot gjendet në Muzeun Historik Kombëtar, në sallën numer 1, ku fillon dhe Historia e Shqipërisë.
Përdorimi i piktogrameve në vend të tingullit të parë të fjalës quhet akrofoni dhe përbën hapin e parë në rrugën e krijimit të ALFABETIT ose të sistemit të shkrimit mbi parimin; “Një tingull – Një shkronjë”.
Egjyptianët përdornin akrofonet si një sistem bashkëtingëllor përkrah sistemit të tyre rrokjesor (silabik) dhe ideografik. Kështu, deri në në këtë periudhë alfabeti nuk kishte lindur ende.

Parimet akrofonike të egjiptianeve influencuan mjaft në shkrimin Protokanaitik dhe ate Protosinaitik rreth 1700 vjet para erës sonë.

30 shenja të tilla janë gjetur në minierën e Serabit-al-Khadim në Sinai dhe që përbëjnë një paraqitje të qartë të një alfabeti bashkëtingëllor në vend të një sistemi rrokjesor (silabik).
Tabelë ku paraqitete shkrimi protosinaitik:

Ky alfabet ishte paraardhës i atij Fenikas, prej te cileve e moren alfabetin edhe Greket e Latinet. Ndërkohë në Veri (Mesopotami) po kryhej një tjetër provë me alfabetin bashkëtingëllor. Gërmimet në qytetin antik Ugarit, sot Ras Shamra, nxorën në dritë tekste të punuara në shkrimin kuniform i cili ishte gjithashtu një shkrim bashkëtingëllor./Shpend Bengu

Shpella e shkruar e Lepenicës Read More »