Art-Kulture

Misteret e ishullit të Sazanit që presin të zbulohen nga turistët

Me një histori enigmatike, Sazani është i vetmi ishull i mirëfilltë i bregdetit shqiptar. Një bukuri e pashoqe e natyrës sonë ujore, që përsëri mbetet në kuadrin e misteriozes.

Historia ka folur për Sazanin si një nga fortesat më të përshtatshme për të mbrojtur qytetin e Vlorës dhe brigjet përreth. Sot, kjo histori ka përfunduar sepse Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe Sazani mund të kthehet në një nga perlat turistike më interesante të Mesdheut.

Emri i Ishullit të Sazanit përmendet që në kohërat antike, duke filluar nga shekulli i VI p.e.s. me emrin SASON. Gjatë mesjetës, ishulli kaloi në zotërimin Venecian ndërsa gjatë Luftërave Ballkanike, Greqia e pushtoi ishullin. Vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër, në vitin 1913 e detyruan atë që të tërhiqej nga Sazani. Gjatë Luftës së Parë Botërore, ishulli u pushtua nga Italia. Lufta e Vlorës në vitin 1920 bëri të mundur që ata të tërhiqeshin nga Vlora, por mbajtën ende nën sundim Sazanin, deri më 1943, kur Shqipëria u pushtua nga nazistët gjermanë.

Më 21 tetor 1944 ishulli u çlirua dhe që nga ajo kohë është pjesë e integritetit dhe sovranitetit të shtetit shqiptar.

Gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, Sazani së bashku me bazën detare ushtarake të Pasha Limanit, në Orikum të Vlorës, u shndërrua në një ndër pikat kyçe të Ushtrisë së Kuqe sovjetike dhe asaj shqiptare në Mesdhe. Që nga koha e Jul Çezarit e deri në Luftën e Dytë Botërore në bregdetin përreth Gjirit të Vlorës janë zhvilluar një numër betejash detare, pasojë e të cilave kanë qenë disa anije të mbytura.

Një pjesë relikesh nënujore si amfora e objekte të tjera janë rikuperuar nga arkeologët shqiptarë dhe janë ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar dhe atë arkeologjik në Durrës. Gjatë kohës së Luftës së Ftohtë, ishulli i Sazanit ka shërbyer si bazë ushtarake detare ku ishin vendosur kryesisht anijet katerasiluruese, artilieria bregdetare etj. Gjatë asaj periudhe, ishulli ka qenë i banuar nga rreth 10 mijë banorë të cilët kryesisht ishin familjarë të oficerëve që shërbenin në ishull. Gjatë luftës së Ftohtë, ishulli i Sazanit bashkë me gjirin e Vlorës konsideroheshin si fronti me i vështirë për Ushtrinë Shqiptare. Për këtë arsye, njerëzit që shërbenin në ishull kishin trajtim të veçantë nga qeveria e asaj kohe.

Sipërfaqja e ishullit është 5.7 kilometër katrorë dhe shtrihet në hyrje të Gjirit të Vlorës. Shtrirja gjeografike e tij është juglindje-veriperëndim në një gjatësi prej 4.8 kilometër. Gjerësia më e madhe e tij është 2 kilometër. Vija bregdetare e ishullit është pak e thyer. Në anën perëndimore gati në mes të tij formohet Gryka e Xhehenemit, që është një gji i vogël, por i hapur dhe shumë i thellë. Në bregun lindor formohet Gjiri i Shënkollës, ku është ndërtuar edhe porti detaro-ushtarak i ishullit dhe në jug të tij shtrihet Gjiri i Japrakut.

Pikërisht këtu gjendet edhe Plazhi zallor i Admiralit. Ishulli përbëhet nga dy kodra shkëmbore monolite me lartësi maksimale 342 metra. Ngritja e këtij relievi në mënyrë të menjëhershme nga deti, të krijon përshtypjen e një lartësie shumë të madhe. Lartësitë e ishullit ulen nga skajet në drejtim të qendrës. Dy luginat e tij, ajo e Përroit të Xhehenemit dhe Përroi i Shënkollit, që nisen nga Qafa e Vidheve, e ndajnë ishullin në dy pjesë, në atë Veriore, që është më e larta, plot 342 metra dhe në atë Jugore, me lartësi 331 metra.

Duke qenë një zonë e mbrojtur ushtarake, flora dhe fauna e ishullit kanë ngelur të paprekura. Kjo ka mundësuar shmangien e gjuetisë së paligjshme, si dhe të abuzimeve e dëmtimeve të tjera.

Periferia e ishullit ka shumë plazhe të bukura e të pashfrytëzuara.

Dhe vërtet, po t’i hedhësh një sy brigjeve të këtij ishulli, mrekullohesh nga bukuria e plazheve, shpellave, guvave dhe historisë së tij.

Shpellat nënujore, si ajo e Haxhi Alisë, Gjirit të Djallit e të tjera janë nga më të mëdhatë që mund të gjenden në Mesdhe. Ato sot përbëjnë një sfidë të vërtetë për zhytësit dhe një atraksion të veçantë për sportet nënujore.

Ishulli i Sazanit, sot vizitohet nga eksploratorë amatorë nënujorë, spelologë, admirues të natyrës por së fundmi, ishulli është kthyer në një atraksion për turizmin e lirë.

Sazani mbetet një mundësi e re për turizmin shqiptar./ATSH

 

Misteret e ishullit të Sazanit që presin të zbulohen nga turistët Read More »

Dasëm si kjo nuk keni parë ndonjëherë në Shqipëri, na tërheq vëmendjen detaji i veçantë

Në Zhejë të Kurbinit banorët kanë organizuar një dasmë tradicionale. Qëllimi i tyre ishte të trashëgojnë tek brezat e rinj, ritet dhe zakonet e zonës. Ka vite që nuk organizohet një dasëm e tillë. Të veshur tradicionalisht, banorët janë të emocionuar. Një dasëm si dikur në kohë.

Me stoli dhe çifteli. Këngët janë të hershme. Ato flasin për luftëtarët. Ështe dasma Zhejane. Aty në mes të Kurbinit. Të gjithë fshataret mblidhen në ceremoni.

Kurse krushqit pa dhëndrrin marrin nusen me kalë. Petulla me mjaltë qe  çifti të kalojë një jete të ëmbël. Ahengu bëhet në oborr dhe në vend të tavolines ka sofër. Krushqit ulen mbi qilima ose në ndonjë stol.

Nusja del nga shtëpia e shoqëruar nga gra që qajne me zë të lartë. Ata që ndjekin ceremonionë emocionohen. Kur nusja futet në shtëpinë e dhëndrrit duhet të qëndrojë në këmbë. Shtrohen sofrat me mishin e dhenve dhe raki. Kurse gratë tregojnë peshqeshet për dhëndrrin. Dhe ky është i vetmi moment kur ai shfaqet.

Banoret në Kurbin me këtë organizim kanë për qëllim ruajtjen e vlerave e për t’u treguar gjenerateve të reja, traditat shekullore. Një dasmë zhejane nuk është vetëm festë, por një rikthim në kohë

Dasëm si kjo nuk keni parë ndonjëherë në Shqipëri, na tërheq vëmendjen detaji i veçantë Read More »

Gjirokastra qyteti i shpallur “qytet-muze”/Foto

Gjirokastra është qytet në Shqipërinë jugore dhe shtrihet në shpatin e Malit të Gjerë. Nga faqja e këtij mali ajo zbret deri në buzën e lumit Drino, i cili krijon një luginë shumë të bukur ne anën lindore të saj. Pa dyshim që Gjirokastra është një nga qytetet më të bukura të Shqipërisë për vlerat e saj arqitektonike dhe historike. Qyteti dominohet nga një kështjelle e mrekullueshme, dëshmitare e kohrave të ndryshme.

Histori

Për herë të parë emri i Gjirokastrës përmendet në shekullin XIII. Fillimet e qytetit mendohet të jene në shekullit e XVII siç tregojnë edhe themelet e kështjellës së këtij qyteti. Kështjella e Gjitokastrës mendohet të jete filluar nga Prijesi Shqiptar Gjin Bue Shpata, i cili i dha dhe emrin qytetit.

Zgjerimet e keshtjelles janë bere nga Ali Pashe Tepelena, dhe nga Qeveria e Zogut, e cila me pas e konvertoi pjesen veriore te kalase ne burg. Ky burg majti te burgosurit politike ne kohen e komunizmit dhe sot i është bashkangjitur pjeses muzeale te kalase. Kalaja e Gjirokastres si shume pjese te tjera te trashegimise Shqiptare është ne rrezik imediat. Kalaja është e ndertuar mbi shkemb, dhe rreth tij ka pas peme te shumta, te cilat ndalonin erozionin dhe rreshkitjet e tokes.

Prerjet e pemeve dekaden e fundit ka shkaktuar rreshkitje te medha dhe ka zbuluar komplet themelet e kalase. Muret lindore te kalase kane carjet me te thella dhe qe kerkojne nderhyrje te menjehershme. Pa kete nderhyrje kjo pasuri e trashegimise Shqiptare rrezikon te humbase. Gjirokastra është shpallur qytet-muze në vitin 1963 dhe në vitin 2005 është shpallur pasuri botërore nga UNESKO.
Në nëntor të vitit 1670, udhëtari turk, Evlija Çelebi, pas një udhëtimi nëpër Kosovë në dhjetor të vitit 1660, dhe një udhëtimi në Shqipërinë e Veriut dhe në Malin e Zi në shkurt të vitit 1662, filloi udhëtimin e tij të tretë dhe më të gjatë në trevat shqiptare. Kësaj radhe ai hyri në Shqipëri nga jugu.

Pas një qendrimi të shkurtër në Delvinë, Zhulat dhe Kardhiq, ai erdhi në qytetin e Gjirokastrës, turqisht Ergiri, ku u habit shumë nga zakonet e gjirokastritëve.Më 16 tetor 1908 në Gjrokastër lind Enver Hoxha figurë e rëndësishme në historin e Repulikës së Shqipërisë.
Ne Gjirokaster ka lindur ne vitin 1936 dhe shkrimtari i madh Ismail Kadare, i cili ka kushtuar asaj nje nga librat e tij me te hershem dhe pa dyshim me te bukur “Kronike ne gur”
Kultura

Ne Gjirokaster mund te vititoni Muzeun Kombetar te Armeve, Muzeun Etnografik e nje sere muzeumesh. Gjirokastra është qyteti i festivale folklorike kombetare prej vitit 1968. Në kështjellë mblidhen çdo katër vjet grupe shqiptare popullore nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Italia dhe treva ku flitet shqip.

Rezultate imazhesh për foto gjirokastra

Rezultate imazhesh për foto gjirokastra Rezultate imazhesh për foto gjirokastraRezultate imazhesh për foto gjirokastraRezultate imazhesh për foto gjirokastraRezultate imazhesh për foto gjirokastraRezultate imazhesh për foto gjirokastraRezultate imazhesh për foto gjirokastraRezultate imazhesh për foto gjirokastra

Gjirokastra qyteti i shpallur “qytet-muze”/Foto Read More »

Qyteti i luleve Përmeti është sinonim i një qyteti me një mikpritje të rrallë!(Foto)

Qyteti i Përmetit është sinonim i një qyteti me një mikpritje të rrallë, qytet i luleve, i këngëve popullore, lirike me saze, qytet i verës e rakisë dhe glikove tipike e unikale si ajo e arrës, kumbullës, kajsisë, etj.

Disa nga këto bukuri janë edhe parqet kombëtare dhe banjat termale.

Bredhit i Hotovës

Bredhi i Hotovës gjendet në zonën e Frashërit 25-35 km në verilindje të Përmetit me një sipërfaqe prej 1200 hektarësh. Ky park konsiderohet si kurora e gjelbër, që tërheq menjëherë syrin e vizitorëve. Kushtet klimatike janë të favorshme në zhvillimin e florës dhe faunës. Bimët fillojnë 900 metra mbi nivelin e detit me shkurre mesdhetare përherë të gjelbra dhe dushqe gjetherënës me manaferra të kuqe, dëllinje dhe barëra të llojeve të ndryshme që i rrethojnë. Turizmi malor, ekskursionet dhe kampingjet nuk i mungojnë kurrë këtij parku, jo vetëm nga banorët e Përmetit por nga i gjithë Ballkani e Europa. Në vitin 1996 ky bredh u  themelua si park kombëtar.

Bredhi i Petranit

Bredhi i Petranit gjendet ne luginën e sipërme të Vjosës, Petran-Carçovë dhe ka një sipërfaqe prej një hektarë. E veçanta është se bredhat janë rritur dhe zhvilluar në një zonë jashtë aorealit të përhapjes së bredhave.

Ujërat Termale të Bënjës

Këto njihen me emrin banjat termal  të Bënjës dhe ndodhen 14 km larg qytetit të Përmetit. Në komunën Petran, gjenden 6 burime në rrëzë të shkëmbinjtë masivë, në të dy anët e lumit Lengaricë. Rruga për të shkuar në këto monumente natyrore është nëpërmjet itinerarit automobilisitik Përmet-Petran-Bënjë. Ujërat me bazë sulfurore kanë efekte shumë të larta kuruese nga të cilat 4 burime përdoren për sëmundje kronike të reumatizmës, një tjetër për sëmundjet e stomakut , dhe i fundit për sëmundjen e lëkurës. Ujërat termale të Bënjës kanë një temperaturë prej 26-32 gr celsius.

Rezultate imazhesh për permeti foto

Rezultate imazhesh për permeti fotoRezultate imazhesh për permeti foto

Rezultate imazhesh për permeti foto

Rezultate imazhesh për permeti foto

Rezultate imazhesh për permeti foto

Rezultate imazhesh për permeti fotoImazh i ngjashëmRezultate imazhesh për permeti foto

Qyteti i luleve Përmeti është sinonim i një qyteti me një mikpritje të rrallë!(Foto) Read More »

Misteret e 1500 lutjeve që ndodhen në gjirin e Gramës në Vlorë

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Vlorë ka publikuar të dhëna interesante lidhur me shkëmbin e Gramës në gadishullin e Karaburunit në Vlorë që është shpallur monument kulture i kategorisë së parë, nga Instituti i Shkencave në vitin 1948. Informacioni i publikuar jep direktiva se si mund të vizitohet ky atraksion turistik ndërsa nuk mungojnë fotot që janë realizuar nga Kriledjan Çipa.
Viti/koha e ndërtimit: Shek. VI para. Kr.

Vendndodhja: Gadishulli i Karaburunit, Bashkia Vlorë.
Përshkrimi: Gjiri i Grammatas ose i Gramës (Gjiri i Shkronjave .gr), ndodhet në rrëzë të shpatit perëndimor të Karaburunit, në një zonë të pabanuar. Gjiri në antikitet, ka shërbyer fillimisht si një nga guroret më të mëdha të gadishullit të Karaburunit, e cila është shfrytëzuar, që në shek.. VI para. Krishtit.

Në këtë gurore, faleza ka qenë shfrytëzuar në një lartësi prej 130 m dhe në një gjerësi prej 100 m. Mbas braktisjes së gurores, duke nisur nga shek. III para. Kr, në faqet e sheshta të krijuara nga prerja dhe heqja e blloqeve shkëmbore gdhenden lutje nga marinarët apo udhëtarët, që strehoheshin në këtë gji për t’iu shpëtuar stuhive.

Kjo traditë e inçizimit të lutjeve ka vazhduar dhe përgjatë mesjetë, por tashmë ato i dedikohen kultit të krishterë, deri në shek. XIX. Mbishkrimet janë gdhendur në korniza dhe në shumicë e rasteve janë realizuar me inçizim. Shumica e mbishkrimeve antike në gjuhën greke u drejtohen Dioskurëve, Kastorit dhe Poluksit, që janë hyjni shpëtimtar, mbrojtës të detarëve.

Gjatë periudhës helenistike, gjiri ka shërbyer si një sanktuar i hapur kushtuar këtyre hyjnive. Në këto mbishkrime nuk mungojnë as emrat e figurave historike, siç është ai i Cnaeus Pompeius, i perandorit Bizantin Johanit V Paleologu apo dhe Mark Antonit.

Numri i mbishkrimeve mendohet të jetë rreth 1500 copë.

Funksioni: Ka qenë gurore antike dhe sanktuar i hapur, sot është monument kulture.

Hyrja: Pa biletë.

Itinerari: Për të shkuar drejt Gjirit të Gramës me rrugë tokësore ekzistojnë dy varjante, në të dy raster pa automjet, por me anë shtigjesh.

Varianti i parë është rruga Llogara-Qafa e Thellë-Gropa e Kumbullës-Gjiri i Gramës dhe zgjat 5 orë e 30 minuta.

Varianti i dytë është nga “Rrugët e Bardha” (Palasë)-Shën Andrea-Gjiri i Gramës dhe zgjat 4 orë. Në të dy rastet duhet të jeni të pajisur me veshje të përshtatshme, ushqime dhe ujë.

Një variant i tretë, që zgjat rreth 40 min ose 1 orë është me anë të rrugëve detare, me mjete lundrimi që nisen nga Gjiri i Vlorës ose nga Dhërmiu. /SCAN.

Misteret e 1500 lutjeve që ndodhen në gjirin e Gramës në Vlorë Read More »

Pogradeci me një histori të lashtë, dhe një nga qytetet më të bukura të Shqipërisë (Foto)

Pogradeci është qytet në Shqipërinë juglindore në bregun jugperëndimor të liqenit të Ohrit. Qyteti numëronte rreth 38,000 banorë në vitin 2009.

Pogradeci ndodhet në juglindje të Republikës shqiptare, është kryeqendra e rrethit të Pogradecit dhe bënë pjesë të qarkut të Korçës. Qyteti ka një sipërfaqe prej 13 km² dhe ndodhet në bregun të liqenit të Ohrit. Pogradeci shtrihet 700 metra mbi nivelin e detit në një luginë, e cila rrethohet nga malet në perëndim dhe nga kodra të ulta në jug dhe në lindje.

Enkelejtë kanë qenë fis që kanë jetuar brenda mureve të kalasë së ndërtuar në majë të kodrës pranë qytetit, në pjesën veri-perëndimore të qytetit. Dikur qyteti kishte dimensionet e kalasë, ku momentalisht gjenden vetëm rrënojat. Me rritjen e popullsisë dhe mbarimit të luftërave lindi nevoja e zgjerimit. Fillimisht rrëzë kodrës e më vonë deri në atë skaj saqë kalaja e vjetër nuk përbënte më qendrën e qytetit.

Pogradeci ka një histori të lashtë dhe dokumenta të shumta kulturore, gjeologjike dhe natyrore. Gërmimet arkeologjike në kodrën mbi qytet kanë zbuluar një vendbanim ilir të shekullit V para Krishtit, që i përket fiseve të lashta Desaret dhe mbase Enkelejve. Gjatë shekujve në vazhdim njerëzit e fshatit zbritën poshtë në rrëzë të kodrës dhe krijuan qytetin e Pogradecit, përgjatë bregut të Liqenit të Ohrit.

Zbulimet arkeologjike, që konfirmojnë popullimin në këtë rajon, datojnë nga Periudha Neolitike (6000 vjet para Krishtit), me popullsi dhe ndërtime në rritje gjatë periudhave të Bakrit, Broncit dhe Hekurit. 24 monumente natyre dhe 36 monumente të kulturës janë zyrtarisht të dokumentuara. Disa nga monumentet më interesante janë:

Rrënojat e një vendbanimi ilir dhe një kishë Kristiane me mozaikë shumëngjyrësh janë gjetur në fshatin piktoresk të Linit i cili ndodhet në brigjet e Liqenit të Ohrit.

Fshati i Selcës së sipërme i populluar që nga shekulli VI para Krishtit, kërkonte të bashkohej në betejat e Alexandrit të Madh. Pesë varre të lashtë monumentalë me hyrje të gdhendura tregojnë famën e qytetit të fuqishëm antik të Pelionit, ku ka jetuar mbreti ilir, Klit.

Rruga Romake Via Egnatia kalon përmes rajonit, nga Ohri, përgjatë fshatrave të Mokrës dhe mbaron në detin Adriatik në Durrës. Ura e Golikut (shek. XVII) ndërtuar mbi Lumin Shkumbin është gjurmë e kësaj rruge të vjetër romake.

Burime të shumta ujore përfshi Burimet e Drilonit ku uji i pastër dhe i kristaltë rrjedh në Lumin Drilon dhe më pas në liqen.

Shpella të shenjta dhe një kishë ndodhen pranë Qafë-Thanës dhe kufirit me Maqedoninë. Pikturat e bëra nga heremitët në mesjetë mund të shihen në kishë dhe në muret e shpellës.

Në gadishullin e Linit mozaikët që datojnë shekullin e VI – VII të magjepsin me bukurinë e tyre, por gojëdhëna për perandorin Justinian të bizantit të shekullit të VI është shumë joshëse. Gojëdhëna thotë: Justiniani, perandori me origjinë ilire, në një moment kritik ka fshehur në brigjet e liqenit të Ohrit në afërsi me gadishullin e Linit një pjesë të rëndësishme të thesarit të perandorisë bizantine. Kjo gojëdhënë ka katërmbëdhjetë shekuj që vjen deri në ditët e sotme.

Rrënojat e kalasë të shekullit IV në kodrën mbi Pogradecit kanë disa formacione interesante me mure të parregullt gurësh. Që nga kalaja e vjetër, liqeni dhe pamjet e maleve janë të mrekullueshme, si është dhe pamja e formacionit shkëmbor Guri i Kamjes.

Kalaja e Pogradecit është e vendosur në majën e kodrës, në pjesën perëndimore të qytetit të Pogradecit, me lartësi 205 m mbi nivelin e liqenit të Ohrit. Ka filluar të banohej që në shekullin V para Krishtit, ndërsa në shekullin IV para Krishtit u pajis me mure mbrojtëse. Ka pasur një vjetërsi banimi prej 1400 vjetësh, duke qenë një kala iliro-shqiptare e hershme.

Invadimi avaro-sllav në shekullin e VII-VIII dhe sidomos perandoria bullgare në shekujt XI-XII ndryshoi mënyrën e jetës në këtë zona nga ajo \”polis\” (jetohej brenda mureve të kalave) në atë sedentare fushore duke formuar vendbanime me toponimi sllave. Pogradeci do të shkruhej \”Pogda grada\”, që do të thotë \”nën qytet\”. Tashmë qyteti i ri shtrihej nën kalanë e vjetër ilire që është kalaja e Pogradecit.

Pogradeci në të kaluarën ka qenë një qendër e rëndësishme industriale në Shqipëri. Për tu përmendur në atë kohë janë industria e kromit, e hekurit, e nikelit, e qymyrit, e peshkimit, e përpunim drurit dhe të pijeve.

Plazhi e Pogradecit ndodhet brenda në qytet përgjatë shetitores \”1 Maji\”. Është një plazh më rërë, ujë të pastër dhe mundësi për argetim. Në Pogradec ka edhe disa plazhe të tjerë private e publike, me rërë e guralece të vegjël. Jashtë qytetit janë plazhet me ujë të kristaltë të Linit dhe Tushëmishtit.

Pogradeci ka një muze të pasur me deshmi antikiteti dhe të kohës së luftës, ka kishën e vjetër ortodokse, që quhet kisha e Shën Mërisë dhe ndodhet në lagjen e vjetër të Pogradecit, si dhe një kishë të re, më arkitekturë shumë të vecante të quajtur Ringjallja.

Qyteti gjithashtu ka dy xhami. Njera ndodhet në qendër të qytetit dhe tjetra në lagjen e quajtur Goricë.

Katër kilometër në lindje të Pogradecit ndodhet pika turistike të Drilonit

Pogradeci ndodhet rreth 139 km larg Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë, 40 km larg nga Korça, 5 km larg nga Tushëmishti (pikë kalimi kufitar me Maqedoninë), 25 km larg Ohrit (qytetit përballe Pogradecit në anën tjetër të liqenit).

Aeroporti më i afërt është ai i Ohrit. Pogradeci është ndalimi i fundit i linjës hekurudhore Tiranë – Durrës – Elbasan – Librazhd – Pogradec. Qyteti i Pogradecit është pjesë e Superstradës SH 3, që shkon nga Tirana deri te pikën kufitare të Kapshticës në Devoll dhe vazhdon në Greqi.

 

Pogradeci me një histori të lashtë, dhe një nga qytetet më të bukura të Shqipërisë (Foto) Read More »

Kruja, Panteoni Shqiptar / foto

Nëse ju intereson turizmi historik dhe ai i traditës, apo nëse jeni një turist i huaj dhe doni të njiheni me një prej figurave kryesore të historiografisë botërore të shekullit XV-të, siç është Gjergj Kastrioti Skënderbeu, vizitoni Krujën. Muzeu Etnografik i Krujës është unik dhe mund të cilësohet si më i miri në Ballkan.
I vetëshpallur si kryeqyteti historik dhe turistik i vendit, qyteti muze i Krujës të ofron ndjesinë e dykohësisë, mes periudhës së lavdishme të Skënderbeut dhe realitetit të sotëm. Kur viziton Krujën mund të përjetosh një eksplorim të magjishëm të së shkuarës përmes rrugicave të shtruara me kalldrëm, të rrethuara nga ndërtime karakteristike të drunjta dhe të gurta që sjellin elementë të Mesjetës.

Por jo vetëm kaq… Kombinimi i disa llojeve të turizmit si ai historik, kulturor dhe i traditës, por edhe turizmi natyror me Parkun Kombëtar të Qafë Shtamës vetëm 25 km larg qytetit dhe turizmi religjoz me pelegrinazhin në majën e Sarisalltikut, bëjnë që Kruja të ofrojë një paketë të plotë turistike, ndër më interesantet në Shqipëri.

Qyteti ofron një pjesëz historie në çdo qoshe, madje edhe secili nga krojet prej të cilëve merr emrin Krujë, ka historinë e vetë. Kulinaria ruan traditën e kuzhinës vendase, ndërsa artizanati sjell artin e grave krutane në Pazarin e vjetër të Krujës.

Në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, Drejtori i Muzeut Historik dhe Etnografik Krujë, Mehdi Hafizi detajon disa prej arsyeve se përse duhet vizituar Kruja.

Pozicioni i favorshëm gjeografik, afërsia me kryeqytetin (32 km), afërsia me aeroportin (21 km), me Durrësin (41 km), me Malin e Zi (100 km), e bëjnë Krujën një destinacion tërheqës dhe të arritshëm në çdo kohë.

Më poshtë vijon intervista e plotë për ATSH-në:

ATSH: Çfarë përfaqëson Kruja në vetvete?

Hafizi: Kruja është një ndër qytetet më të përmendura në historinë e shqiptarëve, Qytet Hero (1968). Shtrihet në shpatin e malit të Krujës në lartësinë 608 metra mbi nivelin e detit.
Gërmimet arkeologjike pranë qytetit të Krujës dëshmojnë se ka qenë vendbanim ilir që në shekullin e III-të para lindjes së Krishtit.

Në afërsi ndodhet Albanopolisi nga ku vjen origjina e emrit Abania (përmendur nga gjeografi i lashtësisë Ptolemeu). Me braktisjen e këtij qyteti në fillim të Mesjetës, banorët gjetën një vend më të mbrojtur në Krujë, duke marrë kështu për të gjithë krahinën emërtimin si qendër e kulturës arbëreshe, siç e dëshmojnë objektet e një varreze të shekujve VI-VIII.

Kruja përmendet për herë të parë në një dokument të vitit 879, si një qendër peshkopate. Është qendër e garnizoneve dhe guvernatorëve bizantinë deri në fund të shekullit XII.
Kruja ishte dhe qendër e shtetit të parë feudal shqiptar (Principata e Arbërit, viti 1190).
Qyteti arrin lulëzimin në shekujt XIII-XIV.

Në gjysmën e dytë të shekullit XIV, Kruja është kryeqendër e familjes së Topiajve, kohë në të cilën merr zhvillim tregtia dhe zejtaria si edhe ngrihen lagjet më të vjetra. Kruja ishte qendër e epopesë shqiptare shqiptare të shekullit XV-të kundër osmanëve dhe emri i saj bëhet i njohur në gjithë Evropën. Erdhën për ta pushtuar kalanë dy nga sulltanët më të rëndësishëm të Perandorisë Osmane, Murati II-të dhe Mehmeti II-të.

ATSH: 5 arsye përse një turist i huaj duhet të vizitojë Muzetë e Krujës?

  1. Për tu njohur nga afër me historinë e njërës prej figurave kryesore të historiografisë botërore të shekullit XV-të, siç është Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

  2. Në rast se në botë në shumicën e rasteve ka përshtatje të banesave si muze, Muzeu Gjergj Kastrioti Skënderbeu është ngritur nga themelet me mendimin për t’u bërë muze, kështu që nga ana funksionale është në perfeksion (forma e Muzeut është shqiponjë në gur ).

  3. Për të parë Muzeun Etnografik më të mirë në Ballkan, ku mënyra e jetesës është shumë mirë e organizuar në një banesë të vitit 1764.

  4. Meqenëse Muzeu Gjergj Kastrioti Skënderbeu është i konceptuar në trajtë memoriali ku rolin kryesor e luan fjala, kemi bërë kujdesin e duhur për të përmirësuar përmbajtjen e tij me fakte të reja historike.

  5. Do të gjejnë gatishmërinë maksimale për t’u pritur me kulturë dhe profesionalizëm nga një personel i kualifikuar në ambjente të mirëmbajtura, si brenda ashtu edhe jashtë.

ATSH: A ka një rritje të numrit të vizitorëve në Muzetë e Krujës dhe çfarë politikash ndiqni për të nxitur interesin në këtë drejtim?

Hafizi: Numri i vizitorëve nga viti në vit ka patur rritje e cila varion nga 3-5 mijë vizitorë çdo vit. Vetëm në vitin 2015, Muzetë e Krujës janë vizituar nga 98 mijë vizitorë. Kemi bërë përmirësime të vazhdueshme në ambientet e të dy muzeve (si brenda dhe jashtë).

Kemi bërë rinovim të infrastrukturës teknike në Muzeun Etnografik dhe përmirësim të sinjalistikës turistike në Muzeun Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Kolektivi i Muzeve të Krujës asnjëherë nuk i ka parë vizitorët si të rastësishëm. Gatishmërinë që kemi treguar për t’i pritur vizitorët me kulturë dhe duke i shoqëruar në mënyrë profesionale në ambientet e Muzeve e kemi parë si çelësin e suksesit në punën tonë. Ne e dimë se do të kemi vizitorë, sepse kemi punuar mirë dje. Unë e them me bindje se tashmë është krijuar grupi i dashamirësve të Muzeve të Krujës, të cilët na bëjnë reklamë. Neve na mbetet si detyrë të përmirësohemi gjithë kohën dhe të mos i zhgënjejmë.

ATSH: Nëse i referohemi pikërisht turistëve të huaj, që mund të njohin pak ose aspak historinë e Shqipërisë, nga eksperienca juaj, cilat janë faktet historike apo eksponatet që nxisin më tepër interesin e tyre?

Hafizi: Interes të veçantë turistët e huaj tregojnë për përmbajtjen historike të Muzeut Gjergj Kastrioti Skënderbeu, për objektet e periudhës ilire, por edhe për ato të mesjetës, si edhe për anën funksionale të Muzeut. Ndërsa në Muzeun Etnografik interes të veçantë tregojnë për banesën interesante dhe objektet e shumëllojshme brenda saj.

Interesante u duket dhe jehona e Skënderbeut në Evropë, ku shumë sheshe dhe rrugë mbajnë emrin e tij, prania e monumentit të Skënderbeut në shumë qytete të Evropës, apo dhe librat, operat, tragjeditë e shkruara nga autorë të njohur të kohës.

ATSH: Ndërthurja e historisë dhe traditës në Krujë e bëjnë atë një destinacion të mirëfilltë turistik. Çfarë mendoni se duhet përmirësuar në këtë drejtim?

Hafizi: Kruja është një destinacion i mirëfilltë turistik për nga vlerat që mbart; zona historike e mbledhur, kalaja me dy Muze Kombëtarë, Pazari karakteristik shumë i veçantë, por edhe pozicioni gjeografik; afërsia me kryeqytetin (32 km), afërsia me aeroportin (21 km), me Durrësin (41 km), me Malin e Zi (100 km).

Ajo që mendoj se duhet përmirësuar është rruga nga Fushë-Kruja në Krujë me të gjithë komponentët e saj. Zgjidhja e problemit te parkingut në qytetin e Krujës. Ushtrimi i sa më shumë zejeve në Pazarin e Vjetër, çka do të ngjallte interesim të veçantë të turistëve si edhe tregtimi sa më pak i objekteve të importit në Pazar.

Kruja, Panteoni Shqiptar / foto Read More »

Historia e heshtur / “Të zbulosh zonën e Orikumit, Dukatit, Tragjasit është si të rrugëtosh në gjurmët e historisë. Vlera të ralla, kala, qytete antike, monumente kulture që i gjen kudo, e që kanë shumë për të thënë, edhe pse nuk kanë pasur mjaftueshëm zë, për të treguar gjithçka ato fshehin”.

“Të zbulosh zonën e Orikumit, Dukatit, Tragjasit është si të rrugëtosh në gjurmët e historisë. Vlera të ralla, kala, qytete antike, monumente kulture që i gjen kudo, e që kanë shumë për të thënë, edhe pse nuk kanë pasur mjaftueshëm zë, për të treguar gjithçka ato fshehin”.

Rreth 20 kilometra nga qyteti i Vlorës, Tragjasi i ri qëndron në këmbët e Tragjasit të vjetër. I riu ngre krye me banesat e reja shumëkatëshe, ku jetojnë mëse 1300 banorë, ndërsa më tej mijëra sy të gurtë ku s’jeton askush derdhen në horizont. Tragjasi ka një histori shekullore që shtrihet, sipas studiuesve, që prej shekujve 4-7 para Krishtit. Disa herë është djegur që nga koha e Sulltan Bajazitit, është masakruar, por nuk është shuar. Këto gërmadha të mbetura mbajnë brenda shekuj histori, mbajnë peshën e rëndë të moteve të shkuar. Banorët nisën të zbrisnin ngadalë, vit pas viti, shekull pas shekulli, nga ky fshat, shënjestër e sulmeve të shumta të okupatorëve, që nuk rreshtën edhe në Luftën e Dytë Botërore, kur Tragjasi u dogj nga gjermanët. Sot këtu gurët flasin e tregojnë me rrudhat e gdhendura mbi trupin e tyre nga shekuj histori.

Sot pamja që ofron Tragjasi i vjetër është impresionuese; nga shtëpitë mund të kuptosh pozitën e lartë që kanë pasur banorët e tij, ndërsa “varri i çifutit”, siç e njohin banorët e që gjendet diku në një pjesë të fshatit, e bën edhe më mistike e misterioze historinë e këtushme. I sigurt është fakti se ky fshat mund të kthehet në një burim të jashtëzakonshëm turistik, një muze në natyrë, një natyrë muze, që flet me shtëpitë e çdo gur të tij.

Nuk do të duhej shumë investim, por do të duhej imagjinatë e dëshirë për t’i dhuruar turistëve një perlë të tillë identitare, një vend ku ke ç’të shohësh e mësosh, pas çdo kthine e çdo rrugice, sot të vetmuar.

“Një dorë e vogël, një ndihmë e vogël e një fuqie të madhe, do të bënte mrekullinë. Mendoj se do të ishte një nga vendet më të vizituara”, thotë Lame Troqe, banor i zonës.

Jo larg nga fshati i vjetër, e as nga ai i riu, ngrihet edhe kalaja e Gjon Boçarit. Ai mendohet se ka qenë një nga luftëtarët e Skënderbeut, që më pas u kthye në këtë vend për të ngritur këtë fortesë, që daton sipas disa studiuesve që në shekullin e 14. E megjithatë, në kala e kemi të pamundur të shkojmë, pasi e vetmja rrugë është e rrethuar brenda një prone private, ndaj çdo tentativë tjetër është e pamundur mes pemishteve, ferrave e gjelbërimit të hazdisur. Në Shqipëri ndodh edhe kështu, të detyrohesh të shohësh një vlerë të tillë veç nga larg, ose veç përmes fotografive.

19 kilometra na ndajnë nga një tjetër fshat historik, që emrin e mban që prej të paktën shekullit të tretë para Krishtit, Dukatit. Në krye të tij, në pjesën e vjetër, ngrihet shtëpia e një prej krerëve më të njohur të kryengritjeve antiosmane të viteve 1847, Dervish Ali Dukatit. Kulla, monument kulture, që më shumë i përngjan një kalaje të vogël, në masën më të madhe ka rënë mbi vete, e kjo sepse edhe fondet që janë kërkuar nga Zyra Rajonale e Monumenteve të Kulturës duket se kanë fjetur sirtarëve, e kurrë nuk janë miratuar.

“Ky objekt me të cilin duhet të mburret krahina, është krenari e krahinës, por ka mbetur kështu siç është. Ka nevojë për investime, rregullime, mirëmbajtje dhe për fonde”, tha Sokrat Gjikoka.

Në kullat mbrojtëse, ato të vrojtimit, odat dhe gjithë ambientet e tjera, vërehen dëmtimet e shumta të ndërtesës, që dikur në kohën e diktaturës ka qenë muze, ndërsa sot është kthyer në një rrënojë.

Jo larg ngrihet edhe shtëpia e një tjetër figure të madhe, Pilo Andon Gjikokës, luftëtar i shumë betejave, i internuar e masakruar nga osmanët tek italianët. Edhe këtu gjithçka është shkatërruar.

Në Dukat Fushë kalojmë edhe nga ujësjellësi i Ferrunit, i ndërtuar në vitin 1888 nga mjeshtrat vendas, e që sot duket i dënuar me shembje për shkak të degradimit të tij. Diku më tej, edhe Kisha e Marmiroit, një tjetër monument kulture i shekullit të 12. Dikur në vitet 1970, Instituti i Monumenteve të Kulturës, nën kujdesin e profesor Aleksandër Meksit, e ngriti nga gërmadhat duke e kthyer thuajse në gjendjen fillestare, ndërsa sot fati po shkon drejt rikthimit të saj ashtu siç u zbulua, në shesh.

Laguna e Orikut të drejton për nga qyteti antik, pjesa më e madhe e të cilit gjendet brenda territorit të bazës së Pashalimanit. Oriku, që mendohet se është themeluar në shekullin e 6 para Krishtit shtrihet përreth kodrës së Paleokastrës.

Përtej zbulimeve, që këtu ende vazhdojnë, e për të cilat Zyra Rajonale e Vlorës dhe Instituti Arkeologjik kanë dhënë kontributin e tyre, problemi më i madh duket mungesa e një mbështetjeje të denjë, e mbi të gjitha fondet që do t’i jepnin më shumë hijeshi e mundësi gërmimesh të reja.

“Është ‘i mbyllur’, sepse në fakt është i hapur, por s’pret njeri. Pa vënë dorë nga institucionet përkatëse dhe vështirë për t’u parë, për të gjetur rrugët për të identifikuar monumentet një e nga një, siç i ka parku”, shprehet Eduard Demo, kryetar i shoqatës “Oriku”.

Vlera të mëdha, që shqiptarët nuk kanë ditur kurrë t’i nxjerrin e promovojnë mjaftueshëm.

Në Orik, mbi të gjitha duhet të bëhesh gati edhe për një betejë, vështirë të përballueshme, me mushkonjat, duhet të jesh me fat të kalosh pa ndonjë virus nga pickimet e shumta, që vijnë nga laguna ku shtrihet sot edhe një pjesë e mbytur e qytetit antik.

Do të duheshin ditë të tëra të rreshtoje monumentet e kësaj zone, e mbi të gjitha vlerat historike e kulturore që ajo ka, e ku gjithçka bie ndesh me harresën, indiferentizmin, mungesën e investimeve disavjeçare, që kanë qenë veç grimca e asgjë më shumë.

“Ky është një rrugëtim për të  sjellë në vëmendje vlerat kulturore e historike të këtyre zonave, këto pasuri të ralla, me shpresën se zëri i tyre do të dëgjohet për të shkundur harresën e apatinë”.
Top Channel

Historia e heshtur / “Të zbulosh zonën e Orikumit, Dukatit, Tragjasit është si të rrugëtosh në gjurmët e historisë. Vlera të ralla, kala, qytete antike, monumente kulture që i gjen kudo, e që kanë shumë për të thënë, edhe pse nuk kanë pasur mjaftueshëm zë, për të treguar gjithçka ato fshehin”. Read More »