Amantia u themelua si qytet diku rreth fundit të shekullit V p. K. në brendësi të Vlorës së sotme në një kodër prej 613 m mbi nivelin e detit ngjitur me malin e Kudhësit.
Amantia ishte qyteti kryesor i Koinonit, qendra politike, ekonomike, shoqërore, kulturore etj.
Në të kryqëzohej një rrjet i dendur rrugësh që lidhnin Apoloninë me Bylisin dhe më tej me Epirin. Të ardhurat kryesore ekonomike vinin nga blegtoria dhe tregtimi i lëndës drusore, pasi malet përreth ishin të veshur me pyje.
Në vitet 260 p. K. – 168 p. K. (Hasan Ceka, Probleme të numizmatikës ilire, 1965), Amantia nxori edhe monedhat e saj prej bronzi me nënshkrimin “Amantion”. Lidhjet kryesore ekonomike qyteti i kishte me Apoloninë dhe Epirin.
Ndërkohë, nuk dihet se si kanë qenë marrëdhëniet me Apoloninë, e cila shfrytëzonte minierën e serës së Selenicës, e cila gjendej në territorin amantin.
Mbishkrimet e gjetura dëshmojnë një organizim te perkryer të strukturës shtetërore, ku ndeshen një sërë nëpunësish dhe institucionesh si: Prytani, Agonoteti, Epimeleti, këshilli, sekretari i tij, këshilltarët etj., kurse nga strukturat ushtarake ndeshim Toksarkun, komandantin e shigjetarëve.
E vetmja grua në dhjetëshen e parë të kësaj liste është Nënë Tereza, shqiptarja nga Shkupi, e shpallur vitin e kaluar nga Vatikani si shenjtëreshë. Ajo zë vendin e shtatë.
Më shumë se 12 mijë zviceranë janë pyetur në kuadrin e një hulumtimi për të gjetur se cilin personalitet gjatë historisë e konsiderojnë si më të guximshmin. Sondazhin e ka realizuar Instituti për Hulumtimin e Opinionit “Sotomo” i mandatuar nga kompania e sigurimeve “Allianz Versicherung”, shkruan blick.ch.
Njeriu më i guximshëm në histori sipas shumicës së të anketuarve është Nelson Mandela i ndjerë, luftëtari kundër apartheidit në Republikën e Afrikës së Jugut, transmeton albinfo.ch. Menjëherë pas Mandelës vjen Wilhelm Tell, por meqë ai konsiderohet më shumë personalitet fiktiv se historik, Tell “abstrahohet” nga kjo radhitje. Kështu, i dyti njeri më i guximshëm në histori konsiderohet Mahatma Gandhi, luftëtari për pavarësinë e Indisë, i cili pati fituar edhe çmimin Nobel për Paqe. Alpinisti i ndjerë ekstrem zviceran Ueli Steck vjen i treti në këtë renditje.
Është interesante se e vetmja grua në mesin e dhjetëshes së parë të kësaj liste që dallon më të guximshmit, është Nënë Tereza, shqiptarja nga Shkupi, e shpallur vitin e kaluar nga Vatikani si shenjtëreshë e Kishës Katolike ose Shën Tereza. Ajo zë vendin e shtatë në listë, përcjell albinfo.ch.
Realizuesit e hulumtimit kanë konstatuar se meshkujt kanë zgjedhur pothuaj pa përjashtim vetëm meshkuj, ndërsa gratë, nuk kanë bërë “diskriminim” të kësaj natyre.
Antigonea u themelua nga Pirro, mbreti i Molosëve, në vitin 295 para Krishtit.
Molosët ishin një nga tre fiset e Epirit (në jug të Shqipërisë së sotme dhe veriun e Greqisë), i cili u kthye në një shtet të fortë gjatë kësaj periudhe.
Antigonea u zhvillua si një qendër e rëndësishme ekonomike, sociale, kulturore dhe politike dhe në fund të shekullit të 3-të dhe në fillim të shekullit të 2-të para krishit mori formën e “polis” (qytet – shtet) dhe u kthye në një nga vendet më të rëndësishme të antikitetit.
Pirroja i vuri emrin qytetit Antigonea – sipas emrit të gruas së tij të parë, vajza e fisnikëve Maqedonas, Berenis dhe Fillip.
Më vonë Berenis u martua me Ptolemeun, mbretin e Egjiptit dhe pasardhës i Aleksandrit të Madh, në oborrin e të cilit Pirro u njoh me Antigonenë.
Përveç gruas së tij, Pirroja nderoi edhe vjehrrën – Berenisën duke i vënë emrin e saj një qyteti të Epirit.
Ndodhet në afërsi të fshatit Velçë, komuna Brataj në rrethin e Vlorës. Përfaqëson një shpellë karstike të formuar në shkëmbinjtë gëlqerorë. Është horizontale, me zgjerime dhe ngushtime, me mikroforma kalciti etj.
Gjatësia e saj është disa dhjetra metra. Lartësia e gjerësia janë mesatarisht 5 – 7 m.
Njihet si vendbanim i neolitit, të vërtetuar nga gërmimet arkeologjike para viteve ’40 e shek XX dhe më von. Qeramika e gjetur aty është e ngjashme me atë të Maliq I – Kamnik.
Shpella ka edhe vlera gjeomorfologjike, didaktike, turistike dhe ekonomike. Është me kate dhe duhet eksploruar dhe kthyer në të vizitueshme. Vizitohet duke ndjekur rrugën rurale – qyteti i Vlorës – fshati Velçë – monumenti.
65 emrat më në zë të aktrimit, regjisurës e fushave të tjera të artit, duke nisur nga regjisori i madh Pirro Mani, e mandej aktorët Viktor Zhusti, Luftar Paja, Gëzim Kame, Pëllumb Kulla, Eva Alikaj, Spiro Duni, Armando Bora etj, kanë nënshkruar një letër të hapur dërguar krerëve më të lartë shtetërorë, Presidentit të Republikës, Ilir Meta, kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, kryeministrit, Edi Rama, kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, me anë të cilës shprehim dakordësinë dhe nevojën urgjente për një godinë të re të Teatrit Kombëtar.
Më poshtë letra e plotë e 65 artistëve:
Ne artistët nënshkrues të kësaj deklarate, të vëmendshëm dhe të ndjeshëm ndaj debatit aktual rreth vendimmarrjes për godinën e Teatrit Kombëtar, gjithashtu të vetëdijshëm se kjo vendimmarrje do të ketë ndikim shumë të rëndësishëm në jetën kulturore dhe shpirtërore të publikut, dëshirojmë t’i bëjmë me dije të gjithë opinionit publik se:
Shprehim dakordësinë tonë dhe nevojën urgjente për një godinë të re të Teatrit Kombëtar, një godinë e cila t’u shërbejë artistëve dhe mbi të gjitha publikut, i cili edhe pse në kushte tërësisht të papërshtatshme, për asnjë moment nuk e ka braktisur skenën e teatrit.
Ne artistët e skenës, shprehim vullnetin dhe njëkohësisht edhe kërkesën, në funksion edhe të transparencës që i shërben forcimit të besimit në këtë proces, për përfshirjen tonë në mënyrë të domosdoshme në komisionin e negocimit që do të ngrihet për zhvillimin e projektit të ri, me qëllim për të qënë pjesë e vendimmarrjes që ka të bëjë me ngritjen e godinës së re të Teatrit Kombëtar.
Po kështu, shprehim mendimin tonë paraprak, para nisjes së negociatave, se prona që zotëron Teatri Kombëtar, duhet të shfrytëzohet ekskluzivisht për godinën e re të Teatrit Kombëtar, duke mos e cënuar dhe duke mos lejuar tjetërsimin e asnjë pjese të kësaj prone, apo vendosjen e saj në favor të partnerit privat për zhvillimin e pjesës tjetër të projektit.
Teatri është një institucion kombëtar, dhe për këtë arsye ne kërkojmë një proces transparent, që qartëson jo vetëm grupin e artistëve, por edhe të gjithë publikun, në lidhje me procesin e nisjes së ndërtimit, afatin konkret të përfundimit të kësaj godine dhe vënien e saj në funksion të publikut.
I bëjmë thirrje të gjithë faktorit politik që të mos e përdorë çështjen e ndërtimit të godinës së re të Teatrit Kombëtar për qëllime meskine të politikës së ditës. Kjo vendimmarrje ka rëndësi historike dhe kombëtare; impakti i saj shkon përtej palëve dhe aktualitetit politik.
Kërkojmë dhe inkurajojmë të gjitha institucionet vendimmarrëse ekzekutive dhe legjislative t’i japin rëndësinë e duhur me përgjegjësi jo vetëm ligjore, por edhe qytetare kësaj çështjeje. Koha për vendimmarrje në lidhje me këtë çështje tashmë ka ardhur.
Prej momentit kur mendimi i ekspertizës institucionale që ka lidhje me arkitekturën, inxhinierinë e ndërtimit, zjarrfikësit etj., është shprehur në formë të qartë në lidhje me këtë çështje, çdo ditë që kalon është thjesht humbje kohë me debate të cilat mund t’i shërbejnë kujtdo, por jo interesave të publikut dhe Teatrit Kombëtar.
I gjithë ky proces, kërkon një bashkërendim dhe mbi të gjitha besim midis palëve, për të ngritur më në fund një godinë bashkëkohore dhe moderne të Teatrit Kombëtar, në shërbim të artistëve dhe publikut tonë artdashës.
Tashmë edhe zyrtarisht është arritur marrëveshja për ndërtimin e Teatrit Kombëtar. Kjo gjë është njoftuar perms kreut të Bashkisë së Tiransë, Erion Veliaj nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale. Ai shprehet se falë kontributit të secilit kemi një marrëveshje më të mirë dhe jemi sot gati të nisim negociatat për një Teatër të Ri Kombëtar!
Statusi i Erion Veliaj
Kur ka vullnet, ka rrugëzgjidhje!
Mirënjohje nga zemra aktorëve, regjisorëve, arkitektëve, inxhinierëve e sidomos sindikatave e protestuesve! 🙏
Falë kontributit të secilit kemi një marrëveshje më të mirë dhe jemi sot gati të nisim negociatat për një Teater të ri Kombëtar! 🎭
U organizua dje, ne sallen e Teatrit “Petro Marko” Vlore, nje aktivitet artistik – homazh “In memoriam”, per nder te regjjsorit te pare te ketij teatri, Nazmi Bunjaku.
Morren pjese familjare, miq e kolege te tij, si dhe artdashes vlonjat qe kane perjetuar emocione nga veprat e vena ne skene nga regjisori Bunjaku.
Kryetarja e Keshillit te Bashkise, znj. Vojsava Shkurtaj i dorezoi te birit, Sokolit, titullin “Mirenjohje e Qytetit te Vlores”, akorduar nga Kryetari Dritan Leli.
Moderimi i aktivitetit nga Gjergj Risilia, dokumentari pergatitur nga One Tv Vlora e realizuar nga Genc Demiraj si dhe kujtimet e kolegeve e badhkekohesve te tij, krijuan emocione per te pranishmit ne salle. Pershendeti me nje numer solo ne violoncel i mirenjohuri Vlorent Xhafaj, nipi i regjisorit N.Bunjaku.