Art-Kulture

Roshniku i 5 kryeministrave të Perandorisë Osmane, mes 100 fshatrave turistikë

Nikolla Lena

Roshniku është kthyer në një nga pikat turistike më të frekuentuara në rrethin e Beratit.

Tashmë ky fshat është radhitur në listën e 100 fshatrave turistik që do të marrin prioritet në zhvillimin e tyre.

Ka një bukuri të rrallë natyrore. Kushtet e favorshme klimatike i kanë falur kësaj zone e këtij fshati një gjelbërim të përhershëm. Kjo ka sjellë që produktet bujqësore me në krye vreshtarinë, të jenë nga më të kërkuarat në treg.

Veç tyre, Roshniku ka një trashëgimi të pasur kulturore dhe historike. Sapo futesh në fshatin piktoresk e të sistemuar, përballesh me muzeun e fshatit një nga më të hershmit në vend. Në të gjen historinë e fshatit por edhe të mbarë krahinës.

Në defterët e zverdhur të viteve 1578, 1661, në gjuhën turke, gjendet kjo histori.

Në to shkruhet se nga zona e Roshnikut kanë dalë 5 vezir që kanë drejtuar Perandorinë Osmane nga 35 shqiptarë që ka pasur në majat e saj.

Dihet historikisht që sulltani themeloi Perandorinë në vitin 1363 dhe organizoi një ushtri. Osmanllinjtë morën me dhunë djemtë shqiptarë.

Djemtë të marrë me forcë për të shërbyer në ushtrinë perandorake, shumë shpejt u vunë në krye të perandorisë. Qyprillinjtë e Roshnikut, që nga Mehmeti që shërbeu si Kryevezir për 15 vjet, e të tjerë që drejtuan Perandorinë Osmane më shumë se 50 vjet.

Por, në këtë muze vizitori nuk mëson vetëm për historinë e Qypërllinjëve, por ka dhe plot histori e dëshmi të tjera që të mbushin me kuriozitet. Banorët e zonës, secili të tregon një histori apo gojëdhënë për fshatin e tyre.

Në këtë fshat është dhe “Çezma e Tarikos”, një burim uji i pastër mali i dekoruar me një murale guri dhe me mbishkrimin dedikuar emrit të Tarikos.

Kjo çezmë tashmë është kthyer në një pikë orientimi e vend çlodhjeje, freskimi, por edhe pelegrinazhi për të mësuar më shumë prej historisë së saj dhe të fshatit.

Pllaka përkujtimore e vendosur në murin e çezmës thotë: “Ju udhëtarë që kaloni e pini ujë e uroni, Tarikon ta kujtoni. Tarikua e ëma e Demirit që ngeli garibe nga dora e qafirit në vitin 1925” .

Tariko ka qenë një grua dhe nënë e mirë që ju vranë të dy djemtë nga hasmi dhe ngeli e vetme. Ajo e përballoi dhimbjen dhe banorët e zonës e nderonin dhe e respektonin.

Kjo çezme e lashtë ndodhet në anë të rrugës tregtare ose “Vromit të madh” siç i thonë fshatarët e zonës, që lidhte dikur portin e Vlorës me Beratin, Korçën, Maqedoninë deri në Stamboll.

Kjo rrugë ishte një degëzim i rrugës Egnatia që çante përmes gjithë perandorinë romake nga perëndimi në lindje.

Mbi këtë rrugë ndodhet dhe “Hani i Perisnakës”, një pikë grumbullimi e çlodhjeje të karvaneve që mbërrinin nga larg, gjithë zhurmë e rrëmujë, kusari e hajdutëri që është futur në gojëdhëna për bëmat e tija të rrëmujës.

Edhe sot vendasit e përdorin shprehjen kur në një kuvend apo bisede në grup nuk ka radhë dhe rregull “e bëtë si hani i Perisnakës”.

Aty mblidheshin tregtarë, hajdutë e kusarë, që shkëmbenin e grabisnin karvanet që kalonin në rrugën e madhe dhe ndanin plaçkën. Aty ziheshin, rriheshin dhe vriteshin për plaçkën e vjedhur.

Kjo rrugë e vjetër dhe zona rreth Tomorrit, kanë vlera historike, kulturore, mbartin në vete kuriozitete dhe shumë vlera natyrore e turistike.

Udhëtari që kalon në këto zona, do të qëndroje e do pijë një grusht ujë nga çezma e Tarikos dhe do të mësojë mbi Qypërllinjtë, mbi Vrromin e Madh, do të shohë rrënojat e Hanit të Perisnakës, do të sodisë Tomorin e lartë, do të pijë një gotë raki apo verë nga vreshti i pjekur në diellin e shpatit malor dhe do të mendojë për vizitën e ardhshme. /ATSH/

Roshniku i 5 kryeministrave të Perandorisë Osmane, mes 100 fshatrave turistikë Read More »

Fshatrat turistike pushtojnë bregun e Jugut të Shqipërisë

Sektori i turizmit ende i pamaturuar shihet si një burim potencial për rritjen ekonomike në të ardhmen, por modeli në të cilin po zhvillohet nuk po i jep vlerën e shtuar që i takon sektorit.

Vërshimi i fshatrave turistike i destinuar për shitje, në vend të resorteve me kapacitete të mëdha akomodimi, nuk i jep sektorit vlerë të shtuar të lartë dhe nuk i nxit dukshëm industritë mbështetëse. Teksa, kompania Balfin Group është në përfundim të punimeve te fshatit turistik  “Green Coast, kompania e ndërtimit Edilal, ka njoftuar projektet për ndërtimin e tre fshatrave të ri një turistik në jug të vendit.

Kompania Edilal ka publikuar në web faqen zyrtare se ka në plan të nisë vitin që vjen punimet për ndërtimin e një fshati turistik në zonën ndërmjet Palasës dhe Dhërmit të quajtur “Palasa Bay Resort”. Projekti do të shtrihet në rreth 14 hektarë tokë dhe sipërfaqja e ndërtimit do të jetë në 44.000 metër katror, ku në pjesën jugore të saj shtrihet deti. Janë projektuar 160 njësi vilash dhe një hotel.

Edilal ka ne plan të përfundojë brenda 2019-es një kompleks rezidencial me vila në Gjirin e Jalës, 55 kilometra nga Vlora. Fshati i Jalës u dizajnua nga studio italiane OIKOS Progetti dhe parashikon ndërtimin në një sipërfaqe toke prej 45 mijë metrash katror, ku 4100 metër janë për vila dhe hotelin në 2200 metër katror.

Edilal gjithashtu ka njoftuar se do të zhvillojë një projekt të ngjashëm në Ksamil. Ky projekt do të dizajnohet në bashkëpunim me studion arkitektonike greke ORIO & Partners. Arameras BEACH resort parashikohet të vendoset në një sipërfaqe 29 hektarë  ku sipërfaqja e ndërtimit është 112.940 metër katror.
Më herët këtë vit kompania Edil Al prezantoi projektin për ndërtimin e një fshati turistik të kombinuar me hotel dhe resort në Gjirin e Lalëzit. i pagëzuar me emrin “San Pietro Resort”, projekti synon që në gjithë sipërfaqen e truallit prej 350.000 m², do të jenë të ndërtuara 140.000 m² sipërfaqe, nga të cilat 98.600 metër katror do të jetë fshati turistik, një rezidencë e ndërthurur me vila dhe apartamente dhe 41.400 m²  do të jetë hoteleri dhe resort me 5 yje. Resorti është duke   u zhvilluar në me partneritet me kompaninë spanjolle “Melia Group”, e njohur për menaxhimin e resorteve me shërbime luksi. investimi do të përfshijë 88 milionë euro, ndërsa pritet të jetë në operim brenda tre viteve bëjnë me dije burimet e kompanisë dhe do të ofrojë ofertat all inclusive.

Modeli i fshatrave
Bregu i Jugut te vendit po zhvillohet me modelin e Gjirit të Lalëzit. Në mes të një pylli të bukur, i pacenuar nga vala e ndërtimeve që zaptoi Durrësin fill pas viteve 1990, Gjiri i Lalëzit aktualisht është “zaptuar” nga fshatrat turistikë. Banesat shfrytëzohen nga poseduesit maksimumi 10 ditë në vit, duke punësuar vetëm dy-tre punonjës sigurie për ruajtjen e tyre. Ndërtimet e fshatrave turistikë përgjatë gjithë bregut të Lalëzit, kanë dëmtuar kurorën e pishave të gjelbra. Banorët e Ishmit nuk po shohin përfitime nga popullimi i bregut. Zona është kthyer hermetike me vila luksoze, të cilave nuk u afrohesh dot. Të rrethuara me gardh mbrojtës dhe me roje të armatosura, përveçse kanë shtuar kuriozitetin për jetën matanë, nuk kanë sjellë asnjë përfitim për zonat përqark. Fshatrat turistikë të Lalëzit nuk i kanë rritur dukshëm kërkesën për prodhimet e tyre dhe as e ka nxitur bujqësinë në zonë. As kërkesë të dukshme për punësim nuk ka pasur. “Lura 1”, “Lura 2”, “Peshkatari”, Vala Mar, New Born, Perla, janë vetëm disa nga fshatrat turistikë në Gjirin e Lalëzit, teksa ky model (më i rafinuar) po përhapet me shpejtësi në Jug./Shqip

Fshatrat turistike pushtojnë bregun e Jugut të Shqipërisë Read More »

Teatër lëvizës në 10 qytete të Shqipërisë

Ju ka marrë malli për kukullat, por keni nisur pushimet? Këtë verë janë kukullat që do të vijnë pranë jush, aty ku po pushoni.

Kësulëkuqja është vetëm një nga personazhet e shumtë që do të udhëtojë në 10 qytete të Shqipërisë për të argëtuar jo vetëm fëmijët, por edhe prindërit.

Kalendari turistik i aktiviteteve verore të Teatrit të Kukullave nisi në Ksamil me shfaqjen “Çufo dhe Tipi, një aventurë me verdhushka”, ku u bashkuan fëmijë dhe të rritur në skenat e hapura, ku artistë dhe spektatorë ishin pjesëmarrës të aventurave të Çufos dhe Tipit, orëve me muzikë, teatër, kërcim.

Turi lëvizës i Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë dhe personazhet e Teatrit të Kukullave gjatë gjithë muajit korrik do të jetë pranë jush, ne bregdet dhe vendet ku ju do të pushoni. 

Shfaqjet e kukullave do të mbahen jo vetëm në sheshet e qyteteve bregdetare në Sarandë, Ksamil, Vlorë, Durrës, por edhe në Përmet, Korçë e Gjirokastër, për të kënaqur të gjithë fëmijët gjatë gjithë muajit korrik./atsh

Teatër lëvizës në 10 qytete të Shqipërisë Read More »

Vlora, një pjesëz e rilindur e mesdheut turistik

Vlora, një pjesëz e rilindur e mesdheut turistik, mirëpriti sot tingujt e koncertit “Opera në Jeans”.

Koncerti i trupës së Operas dhe Baletit vjen si risi e Kalendarit të 500 aktiviteteve argëtuese që po zhvillohen përgjatë gjithë vijës bregdetare.

Përmes rrjetit social “Facebook”, Kryeministri Edi Rama ndau mbrëmjen e sotme një video të Lungomares, të tejmbushur me turistë.

“Vlora sonte e çdo mbrëmje një pjesëz e rilindur e mesdheut turistik. Faleminderit artistëve të Operas që i dhanë kësaj mbrëmjeje tinguj të veçantë”, shkruan Kryeministri Rama.

Sezoni i sivjetshëm turistik që po rezulton me një boom turistësh të huaj në bregdetin shqiptar./atsh

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155943054541523/?t=0

Vlora, një pjesëz e rilindur e mesdheut turistik Read More »

Veshjet popullore shqiptare në kartolinat e hershme /Foto

Albanologu Robert Elsie ka postuar në faqen e tij të internetit një koleksion të rrallë veshjesh popullore shqiptare në kartolinat e hershme.
Pasuria dhe shumëllojshmëria e veshjeve popullore shqiptare u fotografuan për herë të parë në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe në fillim të shekullit të njëzetë.

Izolimi tradicional i shqiptarëve nga pjesa tjetër e Evropës bënë që veshjet popullore të shfaqnin tipare të veçanta dhe shpesh të rralla, të cilat mahnitën udhëtarët e parë evropianë.

Në Malësinë e Veriut çdo fis, bile çdo luginë dhe çdo fshat, kishte veshje të veta të cilat ishin të dukshme për popullatën në përgjithësi. Veshjet popullore tregonin jo vetëm përkatësinë fisnore dhe fetare, por edhe – për femrat në shumë raste – nëse gruaja në fjalë ishte e martuar apo jo.
Veshjet popullore shqiptare ishin në përdorim të përgjithshëm deri në vitet ‘30, dhe në disa treva shqiptare edhe pas Luftës së Dytë Botërore. Madje edhe në dhjetëvjeçarët e parë të shekullit të njëzetenjë nuk është gjë e rrallë të shohësh gra të cilat përdorin veshje popullore përditë, apo të paktën në ditën e pazarit.

Kjo vlen në radhë të parë për Veriun e Shqipërisë në rrethet e Shkodrës, të Malësisë së Madhe, të Lezhës dhe të Mirditës, por veshjet shfaqen tek-tuk edhe në zonat e thella të Shqipërisë së Jugut, të Kosovës, të Malit të Zi dhe të Maqedonisë, transmeton Kult Plus.

Mirëpo, për fat të keq, globalizimi po i zhduk këto veshje me shpejtësi të madhe.

Gatë tre dhjetëvjeçarëve të parë të shekullit të njëzetë fotografitë e veshjeve popullore u shndërruan në kartolina dhe, si në vendet e tjera, këto të fundit u futën në qarkullim për shitje.

Kjo përmbledhje kartolinash të hershme na vjen nga fondet e Qendrës për Studime Shqiptare (Centre for Albanian Studies) në Londër, së cilës i jemi mirënjohës. Në fund duhet theksuar se kjo përmbledhje ofron në radhë të parë kostumet e Veriut.

Arsyeja e mungesës së veshjeve të Jugut nuk është se ato janë më pak të bukura apo më pak interesante, por thjesht sepse fotografët e parë dhe, rrjedhimisht, kartolinat e para erdhën nga Veriu”, shkruan Elsie.

Veshjet popullore shqiptare në kartolinat e hershme /Foto Read More »

Kalaja e Petrelës,Guri i Albanëve

Petra: emri është ndoshta i dervizuar nga iliriani që ishte i frikësuar në lindje të Italisë. Në gjuhën shqipe emri Peter ka një formë tjetër PJETER emrat vjen nga fjala JETE që do të thotë LIFE në Ilirian emri i të cilit është i njëjti formular PJETER.

guri pre-grek petra gur ψωτσκ, χτθπ,

Paliga, S. Leksikon etimologjik i elementeve indigjene (trakane) në gjuhën rumune (Bukuresht 2006), f. 47,

Shkrimtari i madh shqiptar, Marin Barleti për këtë kala thotë :

“Ky është një qytet i vogël në Mat, i ndërtuar në majë të një mali dhe që s’i trembet asnjë fuqie armike, përveç urisë”.

Petrelë gjendet një kala e lashtë ilire e ndërtuar në maje të një shkëmbi.

Petrela quhet edhe Petralba, që në gjuhën shqipe do të thotë gur i bardhë.

Në kohët e lashta Petrelë njihej si Petralba, e cila përkthehet nga greqishtja ‘guri’ ‘alba’, do të thot “guri i Albanëve”.

‘the stone’ of ‘alba’, therefore “The stone of Albanians”.

Dikush mund të kuptojë pse quhet i tillë, pasi qyteti dhe kështjella e saj janë ndërtuar mbi një gur të madh në majë të një mali të vogël.

Në kohët e lashta Petrelë njihej si Petralba, e cila përkthehet nga greqishtja ‘guri’ i ‘alba’, prandaj “guri i shqiptarëve”. Dikush mund të kuptojë pse quhet i tillë, pasi qyteti dhe kështjella e saj janë ndërtuar mbi një gur të madh në majë të një mali të vogël./Njekomb

23434831_545228129147412_6985048518289270651_nKalaja e Petrelës ishte pjesë e sistemit të sinjalizimit dhe mbrojtjes së Kështjellës së Krujës. Kështjellat sinjalizohen me njëri-tjetrin me anë të zjarreve.

Sot ka një restorant brenda kështjellës. Kalaja ofron pamje spektakolare të luginës së Erzenit, kodrave, pemëve ullirit dhe maleve përreth.

Petrela Castle

Kalaja e Petrelës,Guri i Albanëve Read More »

Vlore / Fundjave artistike me dy koncerte interesante sot dhe nesër!Ja ku do te zhvillohen

Dy koncerte interesante sot dhe nesër!
Sot ora 19:30 në Teatrin “Petro Marko”
“Rrënjët e Unitetit” Koncert me vepra orkestrale dhe solistë .
Nesër ora 21:00 “Opera Soul” tek sheshi përpara Akademisë së Marinës, më trupën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Fotografia e Aulon Naçi

Fotografia e Aulon Naçi

Vlore / Fundjave artistike me dy koncerte interesante sot dhe nesër!Ja ku do te zhvillohen Read More »