Me titullin “Shqipëria – Vendi dhe Njerëzit,” media bavareze ansbachplus.de, ka shkruar një tekst të shkurtër por plot ditirambe ndaj vendit shqiptar. Shkrimi i plotë:
“Shqipëria është një vend relativisht i panjohur, ndaj së cilës janë shpërndarë shumë paragjykime. Është një vend i pambaruar, ku në 1990 kaloi paqësisht nga diktatura në liri. Atëkohë vendi ishte ekonomikisht në tokë. Me këtë situatë, Shqipëria kërkoi një rrugë të qëndrojë në këmbë, pa ndonjë ndihmë të rëndësishme nga jashtë.
Është ndër vendet me historinë më të lashtë të Europës, pasi ilirët kanë ndërtuar qytetet e para prej vitit 1100 para erës sonë. Vend ku respektohet çdo fe, pasi asnjërit nuk i bën përshtypje nëse je ortodoks, katolik, musliman suni ose bektashi. Secili pranon fenë e tjetrit ashtu siç është. Këtu mund të mësohet shumë nga shqiptarët. Dhe shqiptarët janë një komb shumë mikpritës. Edhe nga kjo mund të mësohet shumë nga kombi që ndodhet në kufijtë e Ballkanit”./njekomb
Olimpia është qyteti ilir i cili është ngritur në nder të vajzës së Pirros së Epirtit, sot është harruar pothuajse plotësisht
Është shumë e vështirë për të shkuar e për të rënë në gjurmët e një qyteti të vogël ilir i cili sot ndodhet mes barit që mundohet ta përpijë, por deri tani nuk ka arritur dot të zbehë gjithë historinë e mrekullinë që mban mbi supe. Po flasim për qytetin ilir të Olimpias që ndodhet vetëm 40 kilometra nga qyteti i Vlorës , pikërisht në fshatin Mavrovë.
Identifikimi i emrit antik është bërë i mundur vetëm rreth viteve 1960 ku Burhan Dautaj, një studiues i kohës ka zbuluar disa monedha të cilat kishin mbishkrimin Olympistan. Shumë nga studiuesit thonë se qyteti e ka marrë emrin nga vajza e mbretit Pirro i Epirit, ndoshta qyteti ka pasur një emër tjetër në fillimet e tij, por më vonë me kohën e kanë ndryshuar, kjo bëhet e ditur nga studimet që thonë se qyteti ka njohur dy periudha ndërtimi. Periudha e parë është ajo mes shekujve V dhe IV para Krishtit dhe qarkon pjesën jugore të kodrës.
Rrethimi i dytë përfshin një sipërfaqe rreth dy herë më të madhe, rreth 16 hektarë, me një mur 1500 metra të gjatë. Ky trakt i dytë i përket, sipas arkeologëve, shekullit IV para Krishtit.
Fillimet e jetës qytetare të Olympias i përkasin të njëjtës periudhë ndërsa zhvillimin më të madh mendohet se e ka marrë në vitet 229 – 148 para Krishtit. Një nga elementet më të rëndësishme të zbuluara në këtë vend janë mbishkrimet që i kushtohen Zeusit e që janë realizuar nga kreu më i lartë i qytetit, i cili ndihmohej në këtë strukturë drejtuese nga një grup prej katër nëpunësish dhe një sekretari.
Është shumë e thjeshtë të organizosh studime të reja në këtë “qytet” edhe pse muret janë pothuajse të gjithë të çarë, diku janë përpirë nga erozioni e të njëjtin fat rrezikon edhe pjesa tjetër, megjithatë objekte të ndryshme dalin kudo në sipërfaqe pa pasur nevojë të gërmosh.
Nuk janë të pakta rastet kur vetë banorët kanë zbuluar objekte të rëndësishme kur janë duke punuar tokën, ose dhe kur bien shira të rrëmbyeshëm, këto objekte janë kryesisht monedha të vjetra që janë përdorur në qytet.
Monedhat ilire që gjenden në masë janë lehtësisht të identifikueshme sa kohë ato që nxjerr nëntoka në Olympia janë të njëjta me ato të kategorizuara nga arkeologët më në zë në vend si të emetuara nga mbreti ilir Monun.
Ky mbret qendrën e tij e kishte në qytetin e Gurëzezës në Cakran, ashtu siç me shumë gjasa për një periudhë edhe Glaukia, mbreti i Taulantëve. Monuni ka pasur nën sundimin e tij për një periudhë edhe Durrahun (Durrësin), çka konfirmohet edhe nga monedhat të cilat nga njëri krah kanë lopën tek e cila pi një viç dhe në tjetrën një katror me stilizime, të cilat mbajnë emrin e qytetit të Dyrrahut dhe atë të mbretit Monun. Të njëjtat monedha gjenden me shumicë edhe në Olympia.
Monedhat, muret e lartë, fortësia e tyre janë karakteristikë e një qytetërimi të madh dhe të rëndësishëm. Traktet e mureve të ndërtuara me blloqe të mëdhenj dallohen pa vështirësi, edhe pse mbi to qëndron një pjesë e mirë e banesave të vjetra të fshatit.
Në fakt, Mavrova, që sot është tkurrur në 50 familje, nga më se 300 dikur, për shkak të rrugës dhe vështirësive të tjera, ndërthuret në të gjithë territorin e saj me rrënojat antike. /konica.al/
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar një video ku tregohet projekti fantastik i teatrit të ri Kombëtar në truallin ku sot është godina e rrënuar.
Përmes një postimi në Facebook, Veliaj e cilëson një ditë të re për Tiranën dhe u kërkon qytetarëve një mbështetje masive për progresin. “Një ditë e re për Tiranën! Një mbështetje masive për progresin! Një Teatër i Ri për Kryeqytetin Europian”, shkruan Veliaj.
Projekti i prezantuar nga një studiot më të mëdha ndërkombëtare të arkitekturës në botë, “Bjarke Ingels Group” me qendër në Danimarkë, ofron një godinë të arkitekturës me dizajn modern dhe që krijon një hapësirë unike në qytetin e Tiranës, duke ofruar të gjitha kushtet e nevojshme dhe frymëzuese për zhvillimin e talentit të aktrimit, ashtu edhe për vet publikun, i cili mund të angazhojë imagjinatën.
Teatri i ri do të ketë të dedikuar disa ambiente të posaçme për shfaqjet dhe aktorët. Më konkretisht do ketë një hapësirë prej 750 metra katror auditor dhe me mbi 600 vende, me ballkon.
Gjithashtu do të ketë një skenë teatri prej 630 metra katror dhe dy salla Black Box prej 200 metra katror secila. Gjithashtu për artistët do të ketë një hapësirë prej 200 metra katror që do përdoret si sallë ndërrimi, një sallë provash prej 200 metrash katror, tualete dhe dushe si dhe një dhomë të gjelbër. Në shërbim të shfaqjeve të ndryshme artistike do ketë një dhomë instrumentesh muzikore, një depo materialesh skenike, një depo dekori, sallë teknikësh, etj. Gjithashtu do të ketë sallë kursesh dhe të gjitha facilitetet për publikun. /atsh
Ndonëse më herët ishin publikuar vetëm disa foto se si do jetë godina e re e Teatrit Kombëtar, së fundmi është publikuar edhe videoja që tregon se si do të jetë “shtëpia” e artistëve brenda dhe jashtë.Arkitektura shfaqet i organizuar me dy pjesë, ku njëra i është dedikuar tërësisht administratës dhe aktorëve, ndërsa pjesa tjetër i kushtohet publikut.Personeli administrativ futet në godinë nëpërmjet parkingut dhe pasi të futen brenda, ata kanë bërthamat e tyre të qarkullimit.Sa i takon publikut, ai hyn në ndërtesë nga niveli i tokës, ose nga fasada në anën jugore, ose nën hark.Biletaritë janë të rrethuara nga dy shkallët e mëdha, që të pranishmit t’i tërheqin në pjesën e hollit.Teatri i ri do të edhe disa ambiente të posaçme për shfaqjet dhe aktorët, më konkretisht: një hapësirë prej 750 metra katror auditor dhe me mbi 600 vende, me ballkon. Gjithashtu do të ketë një skenë teatri prej 630 metra katror dhe dy salla “Black Box” prej 200 metra katror secila.Për artistët do të ketë një hapësirë prej 200 metra katror që do përdoret si sallë ndërrimi, një sallë provash prej 200 metrash katror, tualete dhe dushe si dhe një dhomë të gjelbër. Në shërbim të shfaqjeve të ndryshme artistike do ketë një dhomë instrumentesh muzikore, një depo materialesh skenike, një depo dekori, sallë teknikësh, etj.Projekti i prezantuar nga “Bjarke Ingels Grop” me qendër në Danimarkë, ofron një godinë të arkitekturës me dizajn modern, si dhe krijon një hapësirë unike në qytetin e Tiranës.
Pas më shumë se një viti pune më duhet ta lë Orikun, Parkun Arkeologjik që, përsa punova, u lidha shumë shpirtërisht me të.
U mundova ta publikoj e ta promovoj sa munda përmes bisedave e rrjeteve sociale, e bëra “pjesë” të familjes, të shoqërisë, të miqve të mi brenda e jashtë vendit.
Bashkë me stafin e DRKK ( tani DRTK ) Vlorë e veçanërisht punonjësit e Parkut, Sadik Rodaku e Ermal Haxhi të cilët publikisht dua ti falenderoj.
Tani, për më tej, me menaxhimin e Parkut do merret Dorina, Dorina Gjergji, vajza që përpara 5 vitesh është diplomuar për histori por edhe me master në Arkeologji.
E urova Dorinën për pozicionin dhe punën e besuar, për misionin e nisur në një nga asetet më fantastik që Vlora ka në fushën e Trashëgimisë Kulturore…
Kam shumë besim kur shikoj dhe kuptoj pasionin dhe dashurinë e kësaj vajze për historinë, antikitetin dhe arkeologjinë…
Por më shumë kur shikoj në sytë e saj urtësinë, kulturën, thjeshtësinë …njerinë.
Urime dhe mbarësi, Dorina!
Fundjavën e kaluar, gjatë një udhëtimi jashtë qytetit, kisha mundësinë të kaloj disa orë në Shkodër, qytetin kryesor në veri të Shqipërisë.
Nuk ishte hera e parë që unë shkoja këtu. Vitin e kaluar, duke u kthyer nga udhëtimi në Mal të Zi, u ndala për të pirë një kafe në Shkodër dhe megjithëse kisha kaluar shumë pak kohë në qendrën historike, u befasova nga bukuria e saj dhe nga fakti që të gjithë këtu udhëtojnë me biçikletë nga njëra anë e qytetit në tjetrën. Fatkeqësisht, edhe në këtë rrethanë kam kaluar disa orë në qytet, por kam në plan të kthehem sa më parë që t’i kushtoj kohën që meriton.
Shkodra është një perlë, një përzierje e arkitekturës veneciane, austro-hungareze dhe natyrisht, ballkanike.
Kështu shkruan gazetarja dhe udhëtarja e njohur italiane, Francesca Masotti, në një artikull të publikuar në blogun e saj “Francesca on the top World”.
Kushdo që vendos të vizitojë Shkodrën duhet detyrimisht të kalojë në të ashtuquajturën Pedonalja. Është një rrugë e gjatë për këmbësorë, emri i së cilës është Rruga Kolë Idromeno (për nder të piktorit të madh shqiptar të lindur këtu), ku ndodhen ndërtesa të vogla me ngjyra (ajo e kuqja në fotografinë e hapjes është absolutisht e preferuar), shumë mirë të ruajtura që janë restorante, dyqane dhe madje edhe muzeu i vetëm fotografik në vend, Muzeun Marubi.
Për ata që nuk ishin në dijeni të historisë së Marubit dhe ishin të interesuar për të mësuar më shumë, këtu janë disa informacione të shkurtra: Pietro Marubbi ishte një artist italian dhe fotograf, i cili u arratis nga Italia për arsye politike dhe erdhi në Shkodër rreth mesit të ‘800-ës. Këtu, në dhomat ku ndodhet muzeu i çmuar, ai themeloi studion e parë të fotografisë në Shqipëri.
Pas një vizite në muze, gjëja më e mirë për të bërë në Shkodër është të kalosh në qendrën historike. Brenda pak metrash, ju mund të admironi ndërtesat kryesore fetare të qytetit, që është Xhamia e Madhe, Kisha Ortodokse dhe Kisha Françeskane.
Një nga karakteristikat kryesore të Shkodrës, si pjesa tjetër e Shqipërisë, është bashkëjetesa e feve, një bashkëjetesë që këtu, ndoshta, është edhe më e dukshme se në pjesën tjetër të vendit: të tre ndërtesat janë aq afër se duhet vetëm disa hapa për të lëvizur nga njëra në tjetrën.
Përveç xhamive, kishave, ndërtesave të braktisura, ndërtesave historike të rikonstruktura, në Shkodër, kam vërejtur grafite interesante të fshehura në rrugët e pasme të qytetit, duke përfshirë veprat e artistit të rrugës Diver Santi dhe punëve të tjera pranë Hostel Wanderers.
Shkodra ka disa pika të forta: përveç se ka një qytet të bukur të vjetër dhe një nga kështjellat më të mëdha në Ballkan, qyteti është shumë afër liqenit me të njëjtin emër, në Mal të Zi dhe është pika fillestare për të eksploruar veriun.
Shpresoj të kthehem së shpejti për një aventurë të re dhe zbavitëse! /atsh
Qyteti edhe në foto historike të ruajtur nga dëshmitarë të kësaj periudhe tregojnë fytyrën e qytetit, pak të njohur, të errtë të historisë. Urbanistika e katër lagjeve të hershme tregon përfund katër kodrave (Qafës së Koçiut, Mesovunit, Budakut dhe Kuzbabasë) shtrirje e banesave qytetare dhe ka një arsye që shqyrton këtë shtrirje të qytetit detarë. Deti ka qenë sundimtar i mjaftë ha tokë.
Një gravurë e hershme paraqet kalanë e Skelës në Vlorë, kur deti atëherë kishte nën sundimin e tij, sipërfaqe të tëra toke. Dallgët e detit arrinin deri pranë, ndërkaq anijet nëpërmjet një kanali lundronin për të shkuar drejt ngrehinës, me një formë piramide. Nga kalaja e Vlorës, sot nuk ruhet asnjë gjurmë mbi tokë, pasi më 1905, gurët e saj u përdorën për të shtruar rrugën Vlorë-Skelë. Urbanistika e një qytetet detar sigurisht që do të pranonte si zgjidhje shtrirje të qytetit larg kërcënimit të detit kështu konstrukti i qytetit do të gjente vend dhe bazë për të qëndruar larg dihatje dhe zemërimit të detit.
Ndërkaq, ata që kanë jetuar pranë detit ia njohin huqet atij. Ligësia e vetëtimave shpaloste egërsinë e moteve të luftës.Urbanistika e qytetit, përbëhej nga banesa qytetare,të vendosura si në një gropë, në pllajën përfund kodrave të Qafës së Koçiut, Mesovunit, Budakut dhe Kuzbabasë nga njëra anë dhe detit, nga ana tjetër.
Duke qenë nën nivelin e detit dhe pa sisteme kanalizimesh dhe derdhje shtytëse ujerash, që me rënien e shirave të parë, qyteti përmbytej dhe gjithë pjesa jugore e perëndimore e tij kthehej në një liqen të madh e të pafund të lidhur me kënetën e Nartës dhe me detin… përmbytjet e qytetit nuk janë ndaluar ndonëse një rrjet inxhinierik kanalesh ka përshkruar qytetin.
2.
Këto pamje i kemi parë nëpër foto të kohës, por ende nuk dimë mirë kontributin e tyre në dobi të qytetarëve në vitet ‘40. Të ngulitura në kujtesë shquajnë një pjesë reale një fotografim të shpejtë nga pamja e qytetit të hirtë. Autori më tej si në një film pa zë, shfaqe banesat e tjera qytetare Shtëpitë e tjera ishin me dy dhe e shumta me tre kate, te ndërtuara me mur guri te gjere, lidhur me balte e traversa druri dhe te mbuluara me tjegulla vendi. Rrugët ishin te ngushta dhe me kalldrëm.
Rruga Vlorë – Skelë ishte gjithashtu me gur dhe çakëll e kufizuar me kanale të hapura, ndërsa paralel me te kalonte një hekurudhe e ngushte, qe përshkohej nga 2-3 vagonë të tërhequr me kuaj. Për distanca të gjata përdoreshin karroca me kuaj dhe shumë pak autovetura e autobusë… Një album i arkitektit P. Stefa për Vlorën e vjetër kanë ato imazhe, që ne kemi imagjinuar për banesat karakteristike qytetare të kohës. Për banesat qytetare vlonjate, studiuesi i fotografisë Qerim Vrioni aty nga viti 2007, në një nga sarajet e vjetra të Vlorajve, hapi një ekspozitë.
Shumë prej atyre banesave janë sot monument kulture. Këto banesa ende i rezistojnë kohës. Ndonëse në shumë prej tyre karakatinë, fishkëllen era. Vargmali Shashicës, që përsëritet vazhdimisht çuditshëm. Qafa që çdo stinë, ripërtërijnë mbulesën gjelbëroje. Erëra jugore, që çdo stine përcjellin mërzinë. Mjegullat e dendura “sinoptika”e motit, çdo kohë varen përmbi pikëllimin e detit. Pamjet mëngjesore, me mbrëmje të freskëta. Një këndvështrim për qytetin është si një dritare.
Pas qelqeve ndjehet, aroma e detit. Në listën e trashëgimisë Grand hotel “Korça”nuk figuron dhe as si godinë nuk gjendet më në këtë qytet. Ku ishte grand hoteli, cili e ndërtoi, sa shtretër dispononte ai? Autori L. K. Çipi thotë se hoteli u ndërtua në lagjen Muradie, afër xhamisë së madhe dhe bashkisë në fillimin e rrugës kryesore të qytetit, që nga lindja të çonte drejt Qafës së Koçiut, hotel “Korça” u hap në vitin 1914 kishte 25 shtretër, tre kate, sallë dhe restorant, ishte pronë e I. Çipit ku emrin e mori për shkakun e përpjekjeje patriotike të korçarëve në mbrojtje të Republikës së Korçës, kundër aneksimit.
Në këtë hotel u strehuan patriotë e luftëtarë, burra shteti si Fan Noli dhe kishin selitë e tyre shumë shoqëri patriotike, si: “Djalëria e Vlorës”, “Bashkimi”, “Opinga”, “Mësuesit e Labërisë”, “Labëria” etj. Luan Çipi sjell në kujtesë një histori që zgjati 33 vjet, por që u shua me shtetëzimin e tij në vitin ‘47 dhe iu hoq emri i miratuar nga Bashkia Vlorë në vitin 1914.
3.
Gjurmët e kalase së Vlorës, sot ekzistojnë nën një bodrum të llangosur me ujë, nën një ngrehinë shumëkatëshe në zonën e Skelës, përpara stadiumit të qytetit, që ka emrin e skuadrës. Zbulimi i tyre në vitet ‘70 tregojë rëndësinë, që paraqesin muret e hershem të ndërtimit osman në brigje të Adriatikut. Pallati i sportit dhe më tej ndërtimet në vitet e demokracisë me shumëkatëshe i fshinë nga faqja e dheut muret e kalasë së Skelës.
Abuzimi që është bërë duke ndërtuar përmbi një monument kulture duhet treguar. Ish-ministri i kulturës Bujar Leskaj nuk firmosi për një shumëkatësh. Dhe sot muret e kalasë së vjetër janë të mbyllura në një bodrum uji. Të pavizitueshme dhe të pashpjegueshme përse janë kandisur në këtë gjendje.
Një gravurë e kohës paraqet kalanë e Skelës në Vlorë, kur deti atëherë kishte nën sundimin e tij sipërfaqe të tëra toke. Dallgët e detit arrinin deri pranë ndërkaq anijet nëpërmjet këtij kanali lundronin qartësisht për të shkuar drejt ngrehinës, që ka një formë piramide me disa tregues të hollësishëm. Një gravurë tjetër e paraqitur nga specialisti Gjerak Karaiskaj tregon një pamje të kalasë, muri i saj i jashtëm kullat dhe pemët e shumta që koordinohen njëra me tjetrën. Kalaja më e rëndësishme bregdetare, që ndërtuan turqit në territorin e vendit tonë, është ajo e Vlorës.
Kjo ndodhej në bregdet, pranë skelës së sotme të qytetit, rreth 150 m nga buza e detit shkruan Karaiskaj. Ndërtimi i kalasë në këtë largësi kishte për qëllim të zgjaste distancën e mundshme të qëndrimit të anijeve armike dhe për pasojë të pakësonte efektshmërinë e zjarrit të artilerisë së tyre. Nga kalaja e Vlorës sot nuk ruhet asnjë gjurmë mbi tokë, pasi më 1905, gurët e saj u përdorën për të shtruar rrugën Vlorë-Skelë.
Por nga përshkrimet e E. Çelebiut dhe nga një studim krahasues dhe interpretues i të dhënave të grumbulluara, i bërë kohët e fundit, mund të përfytyrohet deri diku me saktësi pamja e saj. Kalaja ka pasur në plan formën e një tetëkëndëshi të rregullt, me gjatësi brinjësh 90 m dhe një sipërfaqe prej 3, 50 ha. Muret rrethoheshin nga një hendek i mbushur me ujë, gjerësia e të cilit nuk dihet me saktësi, por ka mundësi të ketë qenë 30-40 m. Ky hendek, që rrethonte kalanë nga ana e tokës, lidhej me detin nëpërmjet dy mëngëve, që veçonin para saj një sipërfaqe toke në formë trapezi.
Nga një sondazh që u bë kohët e fundit, me rastin e ndërtimit të Pallatit të Sportit të qytetit të Vlorës, rezultoi që muri i kalasë kishte një trashësi prej 5, 60 m, ishte ndërtuar me gurë gëlqero-rë të vendosur në rreshta të rregullt, një pjesë e të cilëve ishin të punuar. Këta të fundit, të përdorur më tepër për veshjen e faqeve të kullave, kishin forma drejtkëndëshe me përmasa rreth 0, 30×0, 20 m. Lartësia e mureve, sipas E. Çelebiut, ka qenë 15 m dhe ishin të kurorëzuar në pjesën e sipërme me bedena.
Në qoshet e tetëkëndëshit kishte nga një kullë poligonale të mbuluar me çati prizmatike. Midis dy kullave dilnin nga kurtinat dy kulla të cekëta drejtkëndëshe, me lartësi të barabartë me muret, që krijoheshin nga një zgjerim i murit rrethues në këto pjesë dhe që shërbenin për të kontrolluar më mirë kurtinat midis dy kullave poligonale.
Shkallët, që shërbenin për t´u ngjitur në shtegun e rojeve, ishin vendosur pranë kullave të këndeve, të drejtuara në të kundërt të tyre për t´i dhënë përparësi ngjitjes mbi mure. Kalaja kishte dy porta të vendosura përballë njëra-tjetrës në veri dhe jug.
Që të dyja përshkonin nga një kullë katërkëndëshe dykatëshe, të mbuluar me çati me katër kullime. Kullat-portë dilnin plotësisht nga kurtinat dhe ishin më të larta se këto të fundit, ashtu si dhe kullat poligonale të qosheve. Një hyrje e vogël, që përshkonte trashësinë e murit, ndodhej nga ana e detit. Portat e dy hyrjeve kryesore, sipas dëshmisë së Çelebiut, ishin të tipit urë dhe komandoheshin nga katet e dyta të kullave nëpërmjet të një sistemi makarashë dhe zinxhirësh.
Sigurisht që këto porta nuk mbulonin kanalin me ujë që rrethonte kalanë, i cili ishte mjaft i gjerë dhe larg tyre, por me sa duket kapërcenin ndonjë hendek të thatë që ishte hapur për të krijuar një mbrojtje të dytë të portave. Ndërsa urat e palëvizshme, që lidhnin dy brigjet e kanalit, megjithëse ndodhen pranë hyrjes, janë të spostuara kundrejt aksit të tyre. Ndryshe ato do të ishin jo vetëm mjet që lehtësonte komunikimin e garnizonit të kalasë, por edhe rrezik në rast rrethimesh. Në pjesën e brendshme të kalasë, pranë murit që shikonte nga deti, ndodhej kryekulla.
Kjo ishte një kullë cilindrike masive, që mbizotëronte mbi të gjitha ndërtimet e tjera me lartësinë e saj të madhe. Kulla ishte 7-katëshe dhe mbulohej me një kupolë të veshur me plumb mbi një tambur të ulët poligonal.
Përveç frëngjive të shumta për topa, që kishte vetë kulla, këta të fundit vendoseshin edhe mbi platformën që krijohej rreth tamburit deri tek muret e jashtme. Brenda kullës gjendeshin komanda e kalasë, magazinat, etj. E vendosur pranë detit ajo shërbente njëkohësisht për vrojtim dhe për të penguar afrimin e anijeve armike.
Muret e kësaj kullë kanë qenë ndërtuar me gurë te punuar me kujdes. Kryekulla e kalasë së Vlorës, nga përmasat, funksioni dhe mënyra e ndërtimit është e ngjashme me Kullën e Bardhë në Selanik, kullën e Rumeli-Hisarit, kullën qendrore në «Kastel de Mare» në Modon, etj. Mungesa e tregut dhe e haneve tregon për karakterin ushtarak të këtij fortifikimi, ku në shek. XVII ndodhej një garnizon prej 400 ushtarësh.
Kalaja e Vlorës u ndërtua me urdhër të sulltan Sulejmanit, që erdhi në Vlorë me 1531, për ta pasur atë si bazë ushtarake dhe kantier ndërtimi anijesh luftarake për zbarkimin në Pulje të Italisë. Janë interesante përshtypjet që u ka bërë kjo kala disa studiuesve të shekullit të kaluar, që patën mundësi ta shohin atë akoma në këmbë.
Dijetari J. G. Hahn thotë se «kjo kala e tradhton arkitektin turk», ndërsa një vizitor tjetër e quan atë «Kala veneciane». Ka mundësi që në ndërtimin e kësaj kalaje të kenë marrë pjesë dhe arkitektë venecianë. Për kryekullën vizitori më i hershëm i saj, E. Çelebiu, thotë se e ndërtoi arkitekt Sinani, autori i Kullës së Bardhë të Selanikut. Gjatë kësaj periudhe u bënë rindërtime edhe në kalanë e Kaninës, e cila duhej të mbante të nënshtruar zonën kryengritëse përreth.
Deri në shek. XVII. mbi një nga portat e kësaj kalaje, sipas dëshmisë së Çelebiut, lexohej mbishkrimi «Sulltan Sulejmani e meremetoi… » Kalaja e Vlorës ishte një nga ndërtimet ushtarake më të arritura të Perandorisë Turke, saqë Çelebiu shkruan se «ata që s´kanë parë fortesat e Sekedinit, Benderit dhe Vlorës, nuk kanë dijeni mbi mjeshtrin e osmanëve», përfundon Gjerak Karaiskaj, studimin rreth kësaj kalaje.
Kodra e Triportit ndodhet pranë Zvërnecit, ku janë zbuluar gjurmë të periudhës qytetare, të cilat janë në vazhdim të shekullit II. Në skajin verior të Gjirit të Vlorës, në Triport gjendet një varg i ulët kodrinor, që vazhdon prej veriut në jug dhe shtrihet deri në buzën e detit. Në veri të tij gjendet liqeni i Nartës, në perëndim dhe në jug deti, ndërsa në lindje gjendet një truall rreth 1 km i gjatë dhe 0. 5 km i gjerë, thotë Apollon Baçe.
Qyteti i fortifikuar dhe skela përmenden prej Çelebiut, ku sipas tij “në perëndim të fshatit Zvërnec, në një shkëmb në buzë të detit gjendet kështjella e Jengjeçit, prej së cilës ruhen vetëm rrënojat e mureve dhe një liman shumë i madh. Me gurët e tyre, Sulltan Sulejmani ndërtoi fortesën e Vlorës. Fakti që muret e kalasë së Vlorës janë ndërtuar me blloqe të thyera të periudhës antike, na shtyu të vëzhgojmë më me kujdes zonën e mësipërme.
Gjurmët që u gjetën nga sondazhet treguan se linja e mureve ndiqte kodrën në 2/3 e lartësisë së saj, duke rrethuar një sipërfaqe prej 3 ha. Blloqet e murit, identike me ato që qenë përdorur në kalanë e Vlorës, janë dëmtuar në mënyrë sistematike edhe më vonë, duke shërbyer si gurore për ndërtimet që kryheshin përreth.
Megjithëkëtë, poshtë pasqyrës së ujit dhe në pjesët e saj të fillimit ruhen ende gjurmë, të cilat së bashku me disa sondazhe dhe një skicë të K. Paçit, na japin mundësinë që të rindërtojmë në vija të përgjithshme planimetrinë e saj.
Në legjendë ajo njihet si kalaja e mbretëreshës, por askush nuk di të thotë me saktësi arsyet e identifikimit me këtë emër. Zyrtarisht arkeologët e lidhin me Tërviolin, fshatin e Gramshit, i cili ndodhet thuajse ngjitur me këtë fortifikim. Vendndodhja në një pikë të lartë që bie thikë mbi kanionin e Holtës ka bërë që hulumtimet në këtë qendër arkeologjike të jenë të pakta.
Disa të tilla janë kryer në vitin 1988, duke dhënë elementë shkencorë të vyer për këtë kala, por pa mundur të zbardhin krejtësisht historinë e saj.
Në këto kërkime rezultoi se kalaja ka një mur të parë të hershëm, i cili është ndërtuar me blloqe gëlqerore të përmasave të mëdha të vendosur mbi njëri tjetrin e që sipas disa studiuesve i përket periudhës së hekurit.
Në brendësi dallohen rrënojat e dikurshme të disa banesave, të cilat lidhin hapësirat e kalasë me disa toponime mjaft interesante. Rrasa e Qytezës, Maja e Znanit dhe Guri i Rrushkullit janë vetëm një pjesë e emërtimeve të ruajtura si legjenda nga banorët. Banesat ndodhen më së shumti në pjesën qendrore të kalasë duke patur një strukturë thuajse të njëjtë. Veç njëra prej tyre paraqitet me një planimetri gjysmë-rrethore, siç theksohet në rezultatet e gërmimeve të publikuara në vitin 1988 në revistën Iliria, botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Qeramikat e zbuluara i përkasin më së shumti periudhës së mesjetës së mesme dhe asaj të vonë, por ka edhe mjaft pjesë të tjera të mëhershme. Sigurisht kur elementët arkeologjikë, por edhe historikë janë kaq të pakët është e vështirë të japësh një përgjigje të prerë për këtë kala dhe të shkuarën e saj. Legjenda e lidh me një mbretëreshë enigmatike, për të cilën nuk dihet asgjë më shumë sesa ndonjë rrëfenjë e ruajtur mes banorësh.
A thua vërtetë në këtë kala të ketë jetuar një e tillë ? Pozicioni dominues të bën të kuptosh se këtu mund të ketë qenë një vend ku popullsia tërhiqej për t’u mbrojtur nga sulmet e ndryshme, ndoshta bashkë me ta ka qenë edhe mbretëresha jonë. Fundja edhe legjendat sado të çuditshme të duken, thellë ruajnë diçka të vërtetë