Kulinari

Kombinimi special kunder semundjeve:Lajthi me mjalte

Një nga ëmbëlsirat më të shijshme natyrale sigurisht vjen në kombinimin e mjaltit me lajthitë. Këto të fundit bashkohen mrekullisht me vlerat e ëmbla të mjaltit.

Mjalti përthith dhe përvetëson shijen arrore të patjetërsueshme të lajthive.

Vetitë e këtyre dy produkteve të rëndësishme arrijnë të fuqizojnë maksimalisht njëra tjetrën në të mirë të organizmit njerëzor.

Nëse konsumoni një lugë me lajthi të bashkuara me mjaltë i keni dhuruar vetes një formulë mirëbërëse për të rritur fuqinë, energjinë dhe luftuar kolesterolin e keq.

Studiuesit sugjerojnë që kombinimi i lajthive dhe mjaltit ka vlera shumë të veçanta. Ky kombinim i ofron njeriut mbrojtje të veçantë kundër sëmundjeve të zemrës dhe rënies së imunitetit.Studiuesit janë në një mendje kur provojnë me fakte mjekësore që mjalti ka po aq antioksidantë sa spinaqi, hithra, molla dhe portokalli.

Antioksidantët janë substancat që luftojnë radikalet e lira dhe janë të nevojshëm për një shëndet të mirë.

Mjalti dhe lajthitë së bashku konsiderohen si një kombinim fantastik, falë pasurisë së madhe të ushqyesve.

Ky bashkim fuqish plot vlera plotëson nevojat për fibër të tretshme dhe të patretshme, proteina, acidet Omega-3, Omega-6, vitaminë E, kalium, zink, kalcium, magnez e të tjerë.

Mjalti ka një efekt mbrojtës tek organizmi dhe fuqizon imunitetin. Ai përmban shumë antioksidantë, por niveli më i lartë i tyre gjendet tek mjalti me ngjyrë të errët, si për shembull mjalti i gështenjës.

Mënyra e përgatitjes së Mjaltit me Lajthi

Vendosni një tigan në vatrat e sobës në ngrohje të ulët dhe shtoni lajthitë.

Lërini të piqen në temperaturë mesatare për 5-10 minuta duke u siguruar që të mos digjen. Ky proces do të heqë disa nga lëkurat e jashtme të lajthive.

Hiqeni nga vatra e zjarrit tiganin dhe lërini lajthitë të ftohen.

Kur të ftohen mund t’i hidhni në një peshqir dhe t’i fërkoni për t’i hequr plotësisht cipat me ngjyrë kafe. Por edhe nëse ato mbeten nuk përbën asnjë problem.

Hidhini lajthitë në një kavanoz të pastër dhe të sterilizuar.

Vendosini lajthitë dhe mjaltin në shtresa të veçanta në kavanoz. Rreth 2 shtresa lajthi, më pas një shtresë mjaltë derisa të mbushet plotësisht ena juaj duke u siguruar që lajthitë të jenë të ngjeshura mirë në mjaltë.

Siguroni mirë mbylljen e kapakut, dhe ruajeni kavanozin në një vend të ftohtë të errët deri në 12 muaj.

Një lugë gjelle në mëngjes ose dy duke shtuar edhe darkën para gjumit, janë çka ju duhet për një organizëm në formë.

Këtë kombinim mund edhe ta përfshini edhe tek kosi apo drithërat tuaja dhe funksionon më së miri.

Kombinimi special kunder semundjeve:Lajthi me mjalte Read More »

Te preferuarat e kujtimeve te femijerise:Gurabiet

Gurabiet janë një ëmbëlsirë e thjeshtë por që përdoren gjërësisht në vendin tonë.

Ajo me siguri ka qenë ëmbëlsira më e preferuar për shumë njerëz që kanë kaluar fëmijërinë përpara viteve 90.

Gurabijet janë biskota të përdorura gjërësisht në shumë vende të botës, kryesisht ato myslimane.

Emri Gurabije vjen nga perandoria Osmane dhe është përmendur për herë të parë në shekullin e 15-të.

Ato mund të konsumohen veçmas ose të shoqërohen me një filxhan me çaj.

Në krahasim me ëmbëlsirat e tjera që kanë shumë përbërës, gurabijet me gjalpë janë të thjeshta por me një shije sublime dhe të shkrihen në gojë.

Ato përgatiten nëpër pastiçeritë e të gjithë vendit, por si gjthnjë, diçka e gatuar në shtëpi nuk ka të krahasuar.

Për përgatitjen e 40 gurabijeve me gjalpë nevojiten:

500 gramë gjalpë të tretur

600 gramë sheqer pudër

1100 gramë miell

1  gramë vanilje

Ndajmë nga sheqeri pudër 50-100 gramë për ta përdorur për pudrosjen e gurabijeve dhe pjesën tjetër e hedhim mbi sipërfaqen e punimit të brumit

Në mes të sheqerit vëmë gjalpin dhe anash miellin.

Shtojmë vaniljen dhe i përziejmë.

Në fillim përziejmë gjalpin me sheqerin pastaj shtojmë miell deri sa ta përfundojmë të gjithë.

Brumin e presim në forma sipas dëshirës siç mund të jetë gjysmë hënë ose rrumbullake.

Gurabijat vendosini në një tepsi dhe piqini në furrë në temperaturë rreth 150 C.

Pasi të jenë pjekur dhe ftohur pudrosini me sheqerin pudër.

Te preferuarat e kujtimeve te femijerise:Gurabiet Read More »

Si te mbillni xhenxhefil ne shtepi

Xhinxheri ose xhenxhefili konsiderohet si një prej bimëve më të shijshme dhe më të shëndetshme të planetit, vlerat e të cilit shkojnë përtej një stine të vetme.

Për të mësuar më tepër mbi metodat për mbjelljen e xhenxhefilit, shikoni shumë shkurt videon në fund të tekstit.

Bima e xhenxhefilit kërkon një klimë të ngrohtë me temperatura jo më poshtë se 17 gradë celsius. Xhinxheri rritet lehtësisht brenda shtëpisë, pasi si pasojë e ngrohjes temperaturat janë të larta gjatë gjithë kohës.

Mundësitë për të patur sukses në rritjen e kësaj bime janë shumë të mira.

Mbjellja e xhinxherit është e ngjashme me eksperimentet e mbjelljes së patates në shtëpi kur secili nga ne ka qenë në shkollë.

Si të mbillni xhinxher në kushtet e shtëpisë

Blini xhinxher dhe vendoseni në një vend të errët në shtëpi derisa të krijojë sytha në ekstremitetet e zhardhokut. Priteni zgjatimin së bashku me sythët dhe vendoseni në një enë me ujë për një natë.

Të nesërmen mbilleni në një vazo të gjerë jo më të vogël se 30 cm në diametër pasi rrënjët kërkojnë hapësirë. Ujiteni me kujdes dhe sigurohuni që vazoja të qëndrojë në një vend me dritë, por larg saj në hije të ndriçimit dhe me temperatura të ngrohta.

Një vend shumë i mirë është dhoma e ndenjes, pasi zakonisht është ai mjedis që ngrohet në mënyrë konstante në shtëpi.

Pas disa javësh duke e ujitur nga pak përditë, do të shikoni kërcejtë e parë që ngrihen dukshëm në sipërfaqen e dheut. Xhenxhefili kërkon deri 10 muaj që të rritet i plotë.

Por që pas 3-4 muajve të parë pas mbjelljes, ju mund të rrëmoni në tokë dhe të prisni me thikë zgjatime nga rrënja për përdorim.

Më pas zhyteni prapë rrënjën e mbetur në dheun e vazos. Kështu do të përfitoni një bimë me efekte të mrekullueshme për shëndetin tuaj.

Xhinxher mund të merret i gatshëm për mbjellje nga qendrat e shitjes së luleve apo si farë nga kompanitë që tregtojnë farëra.

Ama me procesin e mësipërm do të jeni më krenarë që keni realizuar një mbjellje të vërtetë.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=0YSwG5fzeNA?feature=oembed]

Si te mbillni xhenxhefil ne shtepi Read More »

Palacinkat e shijshme nga duart e nenave Shqiptare

Të shijshme, të lehta, të ëmbla e të kripura, palaçinkat janë ndër gatimet më fantastike të nënave dhe gjysheve shqiptare.

Me mjaltë e arra, reçel, a me djathë e hudhra, domate, kastraveca e sallatë jeshile.

Ka shumë mënyra fantastike për të provuar këto petë të holla plot shije e të lehta ideale për një mëngjes të shëndetshëm por edhe për vaktet e tjera ushqimore gjatë ditët gjithashtu.

Më poshtë një recetë të thjeshtë fantastike në përgatitjen e palaçinkat në shtëpi.

Përgatitja e Palaçinkave në Shtëpi

Përbërësit

500 ml qumësht

3 kokrra vezë

Kripë

250 gr miell

50 gr gjalpë

Përgatitja

Hedhim në një tas të madh miellin dhe pak kripë.

I përzjejmë bashkë e më pas nisim të hedhim nga pak qumështin duke trazuar pa ndërprerje brumin.

Pasi kemi hedhur gjithë qumështin e brumi ka marrë formë të njëtrajtshme hedhim vezët e rrahura.

Përzjejmë mirë masën derisa të bëhet homogjene.

Më pas, tek masa e përgatitur shtojmë gjalpin të cilin e kemi shkrirë më parë.

Bëni kujdes që gjalpin e shkrirë të mos e hidhni të nxehtë.

Trazojini mirë të gjithë, derisa të keni arritur një masë të njëtrajtshme dhe të lëngshme.

Më pas vendosni një tigan që nuk ngjit në zjarr. Përmes një furçe kuzhine lyejeni me pak gjalpë.

Hidhni në qendër të tiganit një garuzhde me brumin e palaçinkave dhe me ndihmën e garuzhdes hapeni brumin në formën e petës në të gjithë sipërfaqen e tiganit.

Lëreni të piqet për 2 minuta dhe me pas kthejeni nga ana tjetër, lëreni dhe dy minuta që të piqet.

Vijoni kështu me të gjitha palaçinkat derisa të mbarojë brumi i përgatitur.

Mbushja e pallaçinkave bëhet sipas preferencave, sipas traditës mbushjet më të zakonshme janë reçeli apo djathi. Por megjithatë me pak fantazi palaçinkat mund të shijohen edhe në shumë mënyra të tjera.

Mund të mbushet me djathë të bardhë, domate e kastraveca, djathë kaçkavall e ton peshku e gjithashtu për palaçinka të ëmbla mund të përdorni mjaltë, çokokrem apo reçel të kombinuar me biskota e lajthi të thërmuara.

Palacinkat e shijshme nga duart e nenave Shqiptare Read More »

Perimet me ideale per t’u shtrydhur

Shtrydhja e perimeve është një proces që shoqërohet me shumë vlera për shëndetin, për faktin e vetëm se perimet janë të pasura me ushqyes.

Disa perime janë shumë më të mira dhe më të pasura me ushqyes, fakt ky që i bën ato kandidatët e duhur për t’u servirur si lëng në krahasim me të tjerët.

Kombinimi i perimeve dhe barishteve të duhura është një mënyrë e mirë për të marrë një dozë të fuqishme vitaminash dhe mineralesh që fuqizojnë shëndetin dhe mirëqenien tonë.

Lëngu 100% i pastër i perimeve i përmbahet të gjitha rekomandimeve për ushqime të shëndetshme, e megjithatë ju nuk duhet të mjaftoheni vetëm me lëngjet, por edhe të konsumoni perime të plota për një dietë të ekuilibruar.

Barishtet e Gjelbra

Barishtet e gjelbra përmbajnë shumë ushqyes, përfshirë kalciumin, acidin folik, kaliumin, vitaminat A dhe C.

Alternativa të mira janë spinaqi, pazia, lëpjeta, lakër e egër, lulerradhiqe, gjethet e panxharit.

Shumica e recetave të lëngjeve të zarzavateve përbëhet nga kombinime të këtyre barishteve, për faktin se larmishmëria mes tyre është e vakët.

Pjesa më e madhe e zarzavateve kanë një shije të athët, ndaj rekomandohet kombinimi me fruta të ëmbla siç janë molla, kivi apo edhe avokado, të cilat i japin lëngut ëmbëlsinë e munguar.

Domatet

Domatet janë një burim i pasur i likopenit, një antioksidant që mbron kundër disa tumoreve, veçanërisht ato të prostatës.

Domatet janë të pasura me Vitaminë C dhe kalium. Ato janë për t’u pirë në kupë dhe shkojnë shumë mirë me karrotat, panxharin, trangujt dhe specat.

Karrotat

Karrotat janë një nga perimet më të përdorshme në lëngje të tilla. Shumë njerëz preferojnë ta pijnë lëngun e karrotës të pashoqëruar me perime të tjera.

Megjjithatë shija e karrotës e bën atë të përshtatshme me domatet, panxharin, zarzavatet dhe trangujt.

Karrotat janë një burim i mirë vitamine A, kaliumi, hekuri dhe disa vitamina të kompleksit B.

Selinoja

Selinoja ka një përmbajtje të lartë ujore dhe është zgjedhja ideale për të bërë lëng perimesh. Ajo përmban magnez dhe hekur.

Zakonisht, lëngu i selinosë nuk pihet i pashoqëruar me një perime ose zarzavate tjetër. Megjithatë selinoja është gjithnjë një element që nuk mungon në lëngjet që përfshijnë karrotën, domaten ose trangullin.

Selinonë mund ta përdorni të plotë duke rritur vlerat që përfitoni prej saj. Mos hiqni asgjë nga kjo perime, futeni të plotë në mikser dhe do të përfitoni të gjithë ushqyesit që ajo ofron.

Panxhari

Lëngu i panxharit ka një ngjyrë të ndezur dhe joshëse. Kjo nuk është vlera e vetme që ka panxhari, përkundrazi, ai është i pasur me ushqyes, kalcium, hekur, kalium, vitaminë C dhe beta karoten.

Si panxhari ashtu edhe gjethet e tij janë të shëndetshme dhe të mira për t’u shtuar në çdo lëng. Nëse e pini të vetëm, lëngu i panxharit është i përqendruar ndërsa kombinimi me perime të tjera do ta hollojë atë. Mund ta shoqëroni me karrota, domate, tranguj dhe zarzavate të gjelbra.

Perimet me ideale per t’u shtrydhur Read More »

Receta unike Dimerore:Ftonjte turshi

Ftonjtë konsiderohen si një frut mjaft festiv sidomos në stinën e ftohtë të dimrit.

Ata kanë një paraqitje të ngjashme me dardhën ose mollën e megjithatë mund të quhen kokëfortë, sepse është janë të vështirë për t’u ngrënë në formën e tyre të pjekur.

Si i pjekur, si i papjekur ftoi është shumë i fortë dhe i vështirë.

Ai duhet gatuar për të çliruar potencialin e tij të plotë. Pjekuria e ftoit dallohet nëpërmjet nuhatjes.

Nëse pjesa e bishtit të ftoit mban aromë lulesh të freskëta, atëherë ftoi është i pjekur.

Në traditën shqiptare, ftoi përdoret për përgatitjen e reçelit, prevedesë, shurupit apo glikosë.

Por AgroWeb.org sugjeron përdorimin e një recete unike që do të nxjerrë në pah të gjitha avantazhet e frutit.

Njihuni me ftoin turshi

Frutat e fermentuara janë të adhurueshme dhe janë një oaz i së ëmblës dhe të athtës.

Ftoi është një frut shumëpërdorimësh që gatuhet lehtë dhe bujar në vlera.

Në këtë recetë, fetat e ftoit zhyten në uthull molle, sheqer, kripë, dëllinjë, piper të zi dhe gjethe të njomë dafine.

Rezultati është një turshi e athët me nuanca të së ëmblës dhe pikantes.

Ftonjtë turshi të plotësuar me disa erëza të ngrohta, kombinohen mjaft mirë me mishin dhe djathin apo edhe sallatat dimërore.

Përbërësit

1kg ftonj

600ml uthull molle

50 g sheqer

50 gr kripë

6 kokrra dëllinje

12 kokrra piper të zi

4 shirita të lëkurës së limonit

Përgatitja

Vendosini të gjithë përbërësit përveç ftonjve në një tenxhere të madhe dhe lërini të ziejnë.

Përziejeni rregullisht deri sa sheqeri të shkrihet dhe më pas hiqeni nga zjarri.

Qëroni dhe ndani në gjysma ftonjtë. Përdorni thikë të mprehtë dhe hiqni farat.

Më pas ndajini ftonjtë në katër copë. Ngroheni lëngun e uthullës që keni ndarë mënjanë dhe shtoni ftonjtë.

Mbulojini me kapak dhe lërini të ziejnë deri sa ftonjtë të zbuten.

Kjo mund të zgjasë 20 minuta ose më shumë në varësi të fortësisë së ftonjve.

Më pas ftonjtë hidhini në kavanozë të sterilizuar duke përdorur një lugë druri.

Lëngu në tenxhere duhet zier deri sa të arrijë në 450 ml.

Kullojeni me një napë dhe hidheni mbi ftonjtë në kavanoz.

Hiqni lëkurën e limonit. Mbyllini kapakët e kavanozëve dhe ruajini ftonjtë turshi për një vit të tërë.

Receta unike Dimerore:Ftonjte turshi Read More »

Caji qe sjell gjumin e embel dhe zgjon endrra te mira

Nëse keni kaluar një ditë të lodhshme, stresuese të mbytur në punët e përditshme, e doni të gjeni qetësinë shpirtërore mos shkoni më larg se sa kuzhina juaj.

Me siguri aty do të gjeni përbërësit e duhur për përgatitjen e një çaji fantastik shlodhës për mendjen e shpirtin.

I përgatitur me lëkura të thata argrumesh, mandarina, portokalle dhe limona.

Shoqëruar bashkë me kamomil, kanellë e karafila dhe ëmbëlsuar me pak mjaltë, ky çaj i shëndetshëm është një balsam i vërtetë që nxit qetësinë shpirtërore, pozitivitetin në mendje, gjumin e qetë dhe zgjon ëndrrat e mira.

Gjendja shpirtërore e njeriut dikton gjumin dhe ëndrrat që ai sheh gjatë natës.

Nëse shtrihemi të flemë duke qenë të stresuar dhe jo të qetë me një lumë mendimesh që na mundojnë dhe që përpiqemi t’u japim zgjidhje, ne përcjellim tension në sistemin tonë nervor duke nxitur një gjumë jo të qetë dhe aspak shplodhës.

Kombinimi i përbërësve të këtij çaji, janë fantastik në shplodhjen e mendjes duke dhuruar kënaqësi shpirtërore si dhe çlirimin e energjive pozitive.

Lëkurat e agrumeve kanë vlera të jashtëzakonshme përsa i përket vitaminave që ato mbartin ashtu si edhe ushqyesve të tjerë natyralë.

Të kombinuara me kamomilin, i cili njihet gjerësisht në botën e mjekësisë për efektin e fortë qetësues që ka, bashkë me aromat dhe shijet fantastike të xhinxherit, kanellës dhe karafilit të gjithë këta përbërës shndërrohen në një çaj që të magjeps tërësisht.

Ja receta për përgatitjen e çajit që nxit qetësinë shpirtërore, përbërësit e të cilit gjenden me patjetër në kuzhinën e kujtdo.

Si ta përgatisni krejt lehtë në shtëpi

Përbërësit

Lëkura të thata mandarinash

Lëkura të thata limonësh

Lëkura të thata portkallesh

Kamomil

Pak xhinxher

Kanellë

Karafila

Pak mjaltë

Përgatitja

Hidhni në një filxhan të madh çaji një lugë kafeje me lëkura të thata mandarinash, portokallesh, limonash dhe kamomili.

Shtoni pak pluhur kanelle dhe disa karafila.

Zjeni ujë dhe hidheni të nxehtë në filxhanin e çajit.

Lëreni për 15 minuta dhe trazojeni herë pas here.

Në fund hidhini një lugë çaji me mjaltë dhe trazojeni sërish.

Pijeni të ngrohtë para se të flini gjumë. Do të shihni se si shija unike dhe aromat fantastike do t’iu përfshijnë tërësisht duke u ofruar qetësi pozitive.

Caji qe sjell gjumin e embel dhe zgjon endrra te mira Read More »

Lulelakra vjollce zbukuron fermat Shqiptare

Tregu i frutave dhe perimeve është zakonisht një mozaik ngjyrash. Në vjeshtë e dimër, ky mozaik ka ngjyrat e tokës, siç është ajo e kungullit.

Por ju ftojmë të lexoni për një kultivim të ri eksperimental që ende nuk ka hyrë gjerësisht në treg – lulelakrat ngjyrë vjollcë dhe ngjyrë portokalli.

Lulelakrat me ngjyrë të ndezur kanë nisur të lulëzojnë disa vite më parë në disa ferma të veçanta shqiptare të orientuara drejt eksportit.

Këto ferma prodhojnë perime me porosi për blerësit jashtë shtetit. Këto produkte të papara për konsumatorin e thjeshtë janë kthyer tashmë në objekt interesi për shumë tregje Evropiane.

Ku e merr ngjyrën vjollcë lulelakra?

Nëse mendoni se lulelakra lyhet me bojë ose ngjyrosës artificialë, e keni krejt gabim.

Kjo ngjyrë e bukur vjollcë, nuancat e së cilës janë të shumëfishta, shkaktohen nga një antioksidant i quajtur anthocianinë që gjendet tek lakra e kuqe dhe vera e kuqe.

Lulelakra me ngjyrë u zbulua për herë të parë në Kanada në vitin 1970, ndonëse u deshën shumë vite përpara se konsumatori të prodhonte shijen e saj. Ngjyra vjen nga një proces shartimi natyral që e lejon bimën të përmbajë më shumë beta karoten.

Lulelakra vjollcë përmban 25% më shumë vitaminë A se sa lulelakra e bardhë.

Çfarë shije ka?

Lulelakra ngjyrë vjollcë ka të njëjtën kurorë, përmbajtje dhe fortësi si simotra e saj e bardhë.

Ndryshimi qëndron tek shija. Lulelakra ngjyrë portokalli ka një shije të më të fortë, pak të ëmbël dhe kremoze.

Lulelakra ngjyrë vjollcë ka të njëjtat karakteristika, por ka një shije me nuanca arrorësh.

 

Kujdes me freskinë

Nuancat e lulelakrës me ngjyrë variojnë nga më të butat në më të ndezurat, ndaj ngjyra nuk është shenjë e freskisë.

Megjithatë ngjyra duhet të jetë uniforme dhe kokrrat e lulelakrës duhet të jenë të pastra nga pikat ose njollat.

Lulelakra duhet të peshojë ndjeshëm në dorë dhe gjethet duhet të duken të freskëta dhe të ndezura.

Nëse gjethet janë të ‘lodhura’ atëherë do të thotë që nuk keni të bëni me një produkt të freskët.

Si të gatuani lulelakrën me ngjyrë?

Lulelakra me ngjyrë gatuhet në të njëjtën mënyrë si ajo e bardha. Mund ta piqni, ta gatuani me avull, ta bëni pure, ta shoqëroni me oriz ose ta bëni supë.

Mos harroni që lulelakrën me ngjyrë mund ta hani edhe të gatuar në avull. Është shumë e shijshme dhe me vlera. Por në mungesë të ngjyrave, edhe lulelakra e bardhë është plot shëndet.

Lulelakra vjollce zbukuron fermat Shqiptare Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com