Kulinari

Rasenik me laker te bardhe:Tradite dhe shije

Kombinimi me lakër të bardhë e ajkë qumështi – një shije jashtëzakonisht fantastike që të zgjon menjëherë nepsin për ta patur mejëherë në tryezë.

Kjo është një ndër recetat më unike të kuzhinës shqiptare, e përgatitur veçanërisht gjatë periudhës së vjeshtës dhe dimrit, i servirur i ngrohtë teksa jashtë mureve të shtëpisë “kërcënon” i ftohti.

Raseniku është një traditë e vjetër e Kosovës dhe Shqipërisë së Veriut kryesisht, por është një gatim që sot është pjesë e kuzhinës së të gjitha amvisave shqiptare.

I njohur ndryshe si pite apo edhe byrek me lakër të bardhë e ajkë qumështi, ky është një gatim special, shumë i shijshëm me një kombinim fantastik të lakrës, qumështit dhe ajkës së tij.

Me përbërës shumë të thjeshtë dhe ekonomik, kjo recetë është një mënyrë ideale për ta përgatitur në një vakt të mirë darke apo edhe darke.

Raseniku shoqërohet në mënyrë fantastike me më të mirat e zahireve shqiptare, turshitë me domate, por gjithashtu edhe me supa e gjellë të ndryshme tradicionale ose jo.

Përgatitja e Rasenikut në Shtëpi

Për përgatitjen e brumit

1 kg miell gruri

½ litra ujë i vakët

Kripë

200 gr vaj ulliri

Për përgatitjen e mbushjes

1 kg lakër të bardhë

200 gr ajkë qumështi

1 gotë qumësht

Kripë

Piper

Përgatitja

Në një tepsi hedhim miellin, kripën dhe nisim të hedhim nga pak ujin e vakët ndërsa nisim të punojmë brumin.

E punojmë me duar fortë derisa brumi të krijojet në një masë të njëjtrajtshme. Masa e tij duhet të jetë e fortë. Pasi e kemi gati brumin e ndajmë në 22 kuleçë të vegjël.

Kuleçët e vegjël i ngjeshim të gjithë me pëllëmbët e duarve. I mbulojmë me një pecetë të pastër kuzhine dhe i lëmë të pushojnë për 15 minuta.

Nga ana tjetër, grijmë lakrën e bardhë. E hedhim në një tenxhere dhe e zjejmë për 15 minuta. Më pas, sigurohemi që t’i kullojmë të gjithë ujin.

Lakrën e zjerë e hedhim në një tas, shtojmë kripën, piperin, qumështin dhe ajkën e qumështit.

I përzjejmë të gjitha bashkë. Për të bërë një masë sa më kremoze, gotën e qumështit para se t’ia shtojmë lakrës, i hedhim një lugë gjelle miell dhe e përzjejmë e më pas i’a hedhim lakrës.

Në vijim, marrim kuleçët një e nga një dhe i hapim në formën e petëve.

Lyejmë përmes një furçe kuzhine me vaj ulliri tepsinë dhe shtrojmë një nga një 11 petët e para. Më pas shtojmë të gjithë mbushjen e lakrës së bardhë e më pas nisim të shtrojmë një nga një 11 petët e tjera.

Bashkojmë të dyja anët e petëve të poshtme dhe sipërme duke i përdredhur me njëra tjetrën.

Lyejmë më furçën e kuzhinës dhe pak vaj ulliri petën e sipërme dhe e fusim në furrë të piqet përreth 40 minuta në temperaturë 200 gradë.

Rasenik me laker te bardhe:Tradite dhe shije Read More »

Te mirat e panjohura te molleve te egra

A i keni vënë re ato pemët e vogla që çelin lule të imëta ngjyrë rozë, të bardhë ose të kuqe? Zakonisht, këto lule çelin në stinën e pranverës dhe më pas ato i lënë vendin disa mini mollëve të vogla mjaft të këndshme.

Kjo pemë njihet sipas termit botanik Malus, ndërsa në gjuhën popullore quhen mollë të egra. Shpeshherë këto mollë kanë një shije të thartë, të fortë, por jo rrallë edhe të ëmbël.

Pemët e mollëve të egra i gjejmë shpesh përreth duke qenë se ato fillimisht përdoren si pemë dekorative. Njerëzit preferojnë aspektin dekorativ të këtyre pemëve sepse ato çelin lule dhe fruta të bukura.

Por, kjo nuk është arsyeja e vetme. Mollët e egra janë shumë të mira për t’u bërë rezistencë disa sëmundjeve. Shumë fermerë profesionistë zgjedhin të rrisin mollët normale pranë mollëve të egra në fermat e tyre në mënyrë që të përmirësojnë prodhimtarinë e tyre.

Ndaj pemët e mollëve të egra gjenden me shumicë edhe pranë plantacioneve me mollë të kultivuara, në Shqipëri dhe Kosovë.

Në shumicën e rasteve, pema e mollëve të egra i ngjan shumë pemës së mollës së kultivuar për përdorim dhe ndryshimi i vetëm qëndron tek përmasa dhe shija e frutit. Pema e mollës së egër çel lule dhe gjethe mbresëlënëse që lëshojnë aromë dehëse, lulet prodhojnë nektar të ëmbël që tërheqin bletët si magnet.

Si rrjedhojë e këtyre ‘vizitorëve’ që janë gjithë kohës në kërkim të nektarit më të ëmbël, në vjeshtë molla e egër transformohet në një frut të bukur të vogël me ngjyrë q&eumeuml; ka nuancat e të verdhës dhe të kuqes.

Lëngu që molla e egër lëshon ka athtësi të fortë, por me këtë frut që nuk mund të konsumohet i pagatuar mund të prodhohet një reçel shumë i shijshëm dhe shumë unik.

Lëngu i mollës së egër është një nga lëngjet më të mira të mollës dhe është i këshillueshëm për njerëzit që preferojnë lëngjet me aciditet dhe pa sheqer. Në një filxhan me mollë të egra ose në 110 gramë frut të freskët mund të gjeni këto vlera ushqimore të mahnitshme.

Mollët e egra gjenden shpesh në tezgat e tregut të fshatarëve dhe çmimi i tyre ështe krejt i lirë, por vlerat që merrni janë krejt cilësore dhe natyrale, pasi këto pemë nuk spërkaten me asnjë lloj pesticidi apo kimikate, pasi askush nuk kujdeset për to përveç forcës së natyrës.

Pasuria e Mollës së Egër

Vitaminë A, Vitaminë B1, Thiaminë, Vitaminë B2, Riboflavinë, Vitamin B3, Niacinë, Vitaminë C, Proteina, Kalcium, Hekur, Magnez, Fosfor, Kalium, Bakër, Mangan, Acidet yndyrore Omega 3, Acidet yndyrore Omega 6, Yndyrna natyrale, Karbohidrate, Kalori.

Nga ushqyesit e mësipërm ju mund të përfitoni këto vlera të rëndësishme:

Përmirësoni shërimin e plagëve

Parandaloni dëmtimet e qelizave

Përmirësoni shëndetin e mishrave të dhëmbëve

Përmirësoni sistemin imunitar

Mbroheni nga radikalet e lira

Parandaloni plakjen

Ulni rrezikun nga disa tumore

Përmirësoni përthithjen e hekurit

Përmirësoni shëndetin e mushkërive

Parandaloni rishfaqjen e të ftohtit

Parandalon rishfaqjen e infeksioneve

Përmirësoni funksionet e nervave

Përmirësoni funksionet e muskujve

Shmangni konfuzionin, irritimet dhe lodhjen

Ulni shanset për shfaqjen e problemeve me zemrën

Ulni shanset për zhvillimin e tensionit të lartë të gjakut

Mbroheni nga diarea kronike

Përmirësoni aftësitë për ushtrime fizike.

Te mirat e panjohura te molleve te egra Read More »

Fuqia e re fitimprurese nga fermat Shqiptare:Panxhari i bardhe

Panxhari i bardhë ka qenë një ndër perimet më të shëndetshme, pjesë e pandashme e dietave të aristokratëve në Greqinë e Lashtë ashtu si edhe Romën e Lashtë. Kjo, falë fuqive të tij kurative për shëndetin.

Tradicionalisht jemi mësuar me vlerat e panxharit të kuq. Është padyshim i fuqishëm në të gjitha vetitë ushqyese të tij.

Por krahas kësaj perimeje të famshme mes gjithë konsumatorëve shqiptarë, një tjetër varietet panxhari, ai i bardhë është po aq i fuqishëm e i pasur me vlera shëndetësore për organizmin.

Kohët e fundit, edhe në tregjet shqiptare panxhari i bardhë ka nisur të zërë bindshëm vend ndër perimet më të kërkuara.

Megjithëse ende sasia e prodhimit të tij nuk është në përmasa masive si ajo e panxharit të kuq, kultivimi i tij premton shumë për të ardhmen.

Risia në tokat shqiptare

Vitet e fundit, fermerë në zona të ndryshme të vendit, janë duke kultivuar këtë perime fantastike në vlera duke e ofruar në sasi të vogla në tregjet e vendit. Ndërsa kërkesa në rritje për të, premton për një potencial fitimprurës në të ardhmen.

Panxhari i bardhë gjendet lehtësisht edhe në tregjet e vogla të fshatarëve, të cilët e kultivojnë në parcelat e tyre apo bahçet e shtëpive.

Sezoni i prodhimit të tyre është nga muaji tetor deri në muajin mars.

Ky varietet panxhari është i bardhë. Tek tuk me disa nuanca ngjyrë vjollcë, ka një shije pak më të athët se sa panxhari i kuq.

Krahas shijes së tij të veçantë nëpër sallata e kryesisht në lëngje, një nga faktorët kryesorë që e bëjnë panxharin e bardhë në krye të vlerave ushyese janë efektet e tij të fuqishme për pastrimin e organizmin.

Pastruesi i magjik i organizmit

Kjo perime konsiderohet si një ndër produktet më të fuqishme të natyrës përsa i përket largimit të toksinave nga të gjitha organet e trupit.

Përfshirja e panxharit të kuq në dietën ushqimore i mundëson organizmit përfitimin e një numri të konsiderueshëm vitaminash dhe mineralesh.

Vetitë e tij në pastrimin e toksinave cilësohen si magjike.

Panxhari i bardhë është një burim fantastik i mineraleve, antioksidantëve dhe fibrave.

Ai është i pasur me vitaminë C. Çdo 100 gr panxhar i bardhë përmban 21 mg vitaminë C, çka përbën dhe 35 % të masës ditore të rekomanduar.

Ndaj dhe ai këshillohet veçanërisht nga dietologët të konsumohet në sallata të ndryshme të marinuara me limon e vaj ulliri apo edhe i shtrydhur si lëng frutash në kombinime me fruta të tjera

Fuqia e re fitimprurese nga fermat Shqiptare:Panxhari i bardhe Read More »

Sallata e shijshme Dimerore patate,veze dhe…

Sallatat janë pjesë e domosdoshme e vakteve kryesore, sidomos të drekës.

Ato janë shpesh frut i fantazisë së amvisave dhe ekspertëve të kuzhinës, por edhe njohurisë mbi kombinimet e duhura ushqimore që ofrojnë shije dhe vlera në tryezë.

I tillë është rasti i sallatës me patate të ziera, më poshte sallatë e cila është fantastike për çdo stinë dhe kërkon pak mund por ofron shumë shije.

Ajo konsiderohet një sallatë klasike me tre përbërës kryesorë e cila siç thonë amvisat shqiptare : ‘të nderon” në gostitë me familjarë e miq.

Përbërësit e Sallatës me Patate dhe Vezë Të Zier :

Për dy racione:

2 patate

2 lugë gjelle vaj ulliri

Lëngu i një gjysëm limoni

Një tufë majdanoz e grirë hollë

2 vezë të ziera

Qepë të njoma

1-2 lugë gjelle me uthull

Kripë e piper (piper të kuq për më shumë ngjyrë ose të zi, nëse e preferoni sallatën pikante)

Udhëzimet për përgatitjen e sallatës

Lajini patatet me ujë të bollshëm dhe vendosini për tu zier në një tenxhere me ujë.

Pasi të jenë zier mjaftueshëm, pa u zbutur shumë, lërini të ftohen  dhe qërojini ose konsumojini me gjithë lëkurë sipas preferencës.

Ndërkohë vendosini vezët për tu zier.

Më pas prijini patatet në kubikë dhe vendosini në një enë.

Shtoni lëngun e limonit, kripën, piperin e zi vajin e ullirit dhe majdanozin.

Kini parasysh  që cilësia e vajit të ullirit në një sallatë të tillë është shumë e rëndësishme sepse ndez aromat e përbërësve.

Vezët ziejini për 4-5 minuta pasi të kenë marrë valë.

Kjo sallatë nuk kërkon vezë të qullëta por as të ziera fort.

Synoni për diçka të mesme që të kënaqë të gjitha preferencat por që e verdha e vezës të jetë e butë dhe kompakte në sallatë.

Vezët ndajini në katër pjesë dhe vendosini në sallatë.

Sipër hidhni qepët e njoma të grira hollë dhe uthullën. Mund të hidhni edhe qepë të thata në vend të qepëve të njoma.

Sallatën mund ta konsumoni kështu ose të shtoni bizele të ziera apo kastravecë për më shumë freski.

Sallata shkon shumë edhe me avokado, të cilën mund ta prini në feta dhe ta përzieni bashkë me përbërësit e tjerë

Sallata e shijshme Dimerore patate,veze dhe… Read More »

Embelsoni diten dhe sheroni trupin me kamomil,qumesht,kanelle

Kamomili është një nga çajrat më të përhapur në botë, ashtu si edhe në Shqipëri.

Ky çaj ka aftësinë të ndihmojë trupin dhe organizmin të qetësohet, e të nisë ditën mbarë.

Kamomili shqiptar është një nga bimët mjekësore më të fuqishme, si pasojë e klimës dhe cilësisë së tokave ku rritet në gjendje të egër.

Sipas studimeve mjekësore, më shumë se një milionë filxhanë me çaj kamomili konsumohen çdo ditë në të gjithë botën.

Jo më kot kamomili është një nga çajrat më popullorë edhe në Shqipëri.

I kombinuar me qumësht dhe me pak mjaltë, çaji i kamomilit ngroh gjithë organizmin ndërsa fal qetësi mendore dhe shpirtërore.

Pse duhet të shtoni qumësht në çajin tuaj?

Qumështi i shtuar në çaj lidhet mjaft mirë me disa nga përbërësit e kamomilit duke shtuar vlerat për shëndetin.

Sa qumësht duhet të shtoni?

Në fakt nuk ka udhëzime të caktuara ose sugjerime se sa qumësht duhet t’i shtoni ndonjë çaji të veçantë. Kjo varet, më shumë se çdo gjë, nga shija juaj personale.

Megjithatë, shumica e çajrave nuk kërkojnë shumë qumësht.

Në përgjithësi, filloni duke shtuar një lugë gjelle qumësht në gotën e çajit, pasi e keni zierë e kulluar.

Përziejeni dhe shijoni çajin tuaj. Nëse është e nevojshme, shtoni nga një lugë gjelle qumësht deri sa t’ju pëlqejë.

Përgatitja

Përbërësit

1 gotë ujë

2 lugë kamomil

Qumësht

Mjaltë nëse dëshironi

Një shkop kanelle

Udhëzime

Ujin ku keni hedhur kamomilin e thatë vereni të ziejë. Hidhni brenda një shkop kanelle. Më pas kullojeni.

Shtoni pak e nga pak qumështin sipas shijes suaj.

Shtoni mjaltë nëse dëshironi.

Vlerat për shëndetin

Thithja e avullit që përmban ekstrakte kamomili zbut problemet e shkaktuara nga infeksioni i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.

Konsumoni kamomil për të ulur nivelin e stresit. Kamomili përmban apigenin, një përbërës që ka efekte që luftojnë ankthin.

Konsumimi i çajit të kamomilit rrit komplekset antibakterialë në trup dhe rrit imunitetin.

Embelsoni diten dhe sheroni trupin me kamomil,qumesht,kanelle Read More »

Lengu i karrotave me portokalle eshte nje burim i shkelqyer i vitamines…

Pirja e lëngut të karrotës dhe portokallit është një mënyrë e dobishme për të përfituar shumicën e vlerave dhe rritur konsumin e frutave dhe perimeve, por nëpërmjet tyre merrni vitamina, minerale dhe ushqyes të rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetit tuaj.

Në këtë artikull do të keni mundësinë të merrni informacione të sakta mbi vlerat e kombinimit të lëngut të karrotës dhe portokallit.

Vitamina C

Nëse përfshini lëngun e karrotës dhe portokallit në dietën tuaj, do të plotësoni dozën e rekomanduar ditore të vitaminës C.

Një gotë normale me lëng të nxjerrë nga një sasi e barabartë karrotash dhe portokallesh ku mund të shtoni edhe pak panxhar përmban 85 përqind e dozës së rekomanduar ditore të kësaj vitamine për femrat dhe 71 përqind për meshkujt.

Vitamina C forcon prodhimin e kolagjenit dhe ndihmon në prodhimin e energjisë.

Vitamina A

Një racion i lëngut të karrotës dhe portokallit është një burim i shkëlqyer i vitaminës A.

Në çdo gotë do të gjeni përafërsisht 508 përqind të dozës së rekomanduar për meshkujt dhe 652 përqind të asaj të rekomanduar për femrat.

Vitamina A ndihmon në zhvillimin e indeve, ruan shëndetin e sistemit imunitar, qelizat e kuqe të gjakut dhe lëkurën.

Kjo vitaminë mbështet funksionet e retinës së syrit dhe përmirëson shikimin.

Folati

Lëngu i karrotës dhe portokallit ofron folat, ose vitaminën B-9 që ndihmon në metabolizmin e acideve nukleike dhe amino acideve, përbërës që janë pjesë e ADN-së dhe proteinës.

Një dietë e pasur me folat e bën jetën tuaj më të gjatë.

Folati mbron kundër difekteve në lindje dhe komplikimeve të tjera tek femrat shtatzënë.

Një gotë normale me lëng karrote dhe portokalli përmban 146 mikrogram folat ose 37 përqind të dozës së rekomanduar ditore.

Vlera të tjera


Pirja e lëngut të karrotës dhe portokallit ofron ushqyes të tjerë të dobishëm për qarkullimin e gjakut. Ky lëng përmban 732 miligramë kalium, ose 16 përqind të dozës së rekomanduar ditore.

Kaliumi ul tensionin e gjakut dhe ndjeshmërinë ndaj ndikimit të kripës në rritjen e tensionit.

Jeni në kërkim të një recete të thjeshtë dhe të shijshme të cilën mund ta ndani me të gjithë familjen?

Karrotat dhe portokallet, në sasi të barabarta, funksionojnë mirë së bashku dhe janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C e cila ndihmon organizmin të përthithë më mirë hekurin.

Të dyja ofrojnë beta karoten që kthehet në vitaminë A dhe ju ndhmon të keni një paraqitje rinore nëpërmjet sasive të larta të kolagjenit dhe sistemit të fuqizuar imunitar.

Përbërësit:

• 2 Karrota
• 2 Portokalle

Qërojini portokallet dhe shtoni të gjithë përbërësit e tjerë në shtrydhësen e frutave.

Receta e lëngut të karrotës, portokallit dhe xhenxhefilit

Koha e nevojshme: 5 minuta
Racionet: 2

Përbërësit

• 6 karrota
• 1 portokall
• 1 copë xhenxhefil
• 1 kastravec nëse dëshironi

Udhëzimet

Pasi keni qëruar portokallet dhe larë karrotat, shtoni të gjithë përbërësit në shtrydhësen e frutave.

Nëse dëshironi mund të qëroni edhe kastravecin dhe xhenxhefilin. Përzijeni lëngun dhe pijeni menjëherë që të mos lejoni oksidimin e tij.

Lengu i karrotave me portokalle eshte nje burim i shkelqyer i vitamines… Read More »

Rubini i kuq:Bima mjekesore e sherimit

Rubini i kuq është një bimë mjekësore që është përdorur në alternativat popullore të shërimit prej shekujsh.

Rubini i kuq pjesë e familjes botanike Hibiscus sabdariffa është përdorur si laksativ, por edhe për të trajtuar sëmundjet nervore dhe ato kardiake.

Rrubini i kuq shitet në paketime të vogla dhe të mëdha si të lëngjeve të frutave.

Çaji i rubinit të kuq,  është përdorur si çaj mbrëmjeje në Egjipt dhe në Lindjen e Afërt prej shekujsh.

Pjesët e ngrënshme të kësaj bime, që ngjajnë si sytha të kuq e të tharë, përdoren për përgatitjen e çajit.

Ato janë të pasura me kalcium, niacinë, riboflavinë, vitaminë C dhe hekur. Pija e rubinit të kuq nuk përmban kafeinë.

Sipas ekspertëve pija e rubinit të kuq arrin të:

Shuan etjen

Çaji i rubinit te kuq mund të pihet i ngrohtë ose i ftohtë. Kur është i ftohtë arrin të shuajë etjen në mënyrë efikase. Rekomandohet si një alternativë e shëndetshme e pijeve për atletët dhe sportistët.

Çaji i rubinit të kuq ka aftësinë të qetësojë dhe freskojë trupin, duke përshpejtuar nxjerrjen e sekrecioneve dhe lëngjeve të tepërta nga organizmi ndaj është përdorur gjithnjë në dieta dhe në mjekësinë popullore.

Ul tensionin e lartë të gjakut

Çaj i rubinit të kuq ka aftësi të ulë tensionin të gjakut. Kjo u zbulua gjatë një studimi që përfshiu 70 njerëz që vuanin nga tensioni i lartë.

Gjysma e pjesëmarrësve pinin çaj rubini një herë në ditë, ndërsa gjysma pinin ilaçe kundër tensionit dy herë në ditë.

Pas një muaji, 79% e atyre që kishin pirë çaj panë se tensioni i gjakut ishte ulur me 10 pikë. 84% e atyre që kishin pirë ilaçe vunë re të njëjtën gjë.

Rubini i kuq është një antioksidant dhe parandalon oksidimin e lipo-proteinave, që rriten përtej normales dhe shkaktojnë tensionin e lartë të gjakut.

Ndihmon me humbjen në peshë

Disa njerëz e pinë çajin e rubinit të kuq për të rënë në peshë. Trupi prodhon një enzimë e njohur si amylase që shpërbën sheqernat komplekse në ushqim.

Kur dikush konsumon ushqime të pasura me karbohidrate, atëherë gjasat për shtimin në peshë janë të larta.

Rubini i kuq përmban një substancë që parandalon prodhimin e enzimës së lartpërmendur.

Nëse dikush konsumon rregullisht çaj rubini atëherë parandalon përthithjen e tepërt të karbohidrateve dhe rrjedhimisht nuk shton në peshë.

Kundër kollës dhe të ftohtit

Sipas ekspertëve, lulet e freskëta të rubinit të kuq përmbajnë 6.7 mg acid askorbik, një formë e vitaminës C që është një nga ushqyesit më të nevojshëm të organizmit.

Rubini i kuq njihet që lufton inflamacionin dhe bakteret, madje shpesh përdoret kundër të ftohtit dhe kollës.

Duke qenë se ka efekt qetësues, çaji i rubinit të kuq është efikas në uljen e problemeve të shkaktuara nga temperatura e lartë.

Ushqyesit

Përveç sasisë domethënëse të acidit askorbik, rubini i kuq përmban disa substanca ushqyese si: 1.145 g proteina, 2.61 g yndyrna, 12.0 g fibër, 1,263 mg kalcium, 273.2 mg fosfor, 8.98 mg hekur, 0.029 karoten, 0.117 mg thiaminë, 0.277 mg riboflavinë dhe 3.765 m niacinë.

Rubini i kuq shërben si një suplement i shkëlqyer ushqimor që i vjen në ndihmë sistemit imunitar.

Rubini i kuq:Bima mjekesore e sherimit Read More »

Romaneska:Perimja e fermave Shqiptare

Romaneska është një nga perimet me interesante që mund të gjesh në treg.

Ajo bie menjëherë në sy për shkak të formës dhe kurorës krejt jashtë të zakonshmes, e megjithatë ka shumë konsumatorë që hezitojnë ta përfshijnë në ushqimet e tyre të përditshme.

Romaneska i përngjan shumë brokolit dhe lulelakrës, por ngjan me një lule të mirëfilltë.

Kjo perime gjendet kryesisht në Itali, por së fundmi ka zbarkuar edhe në tregjet e Shqipërisë. Në treg, Romaneska ka një çmim mesatar prej 400 lekë për kilogram.

Ajo është një nga perimet më të shijshme por edhe me paraqitjen më të veçantë që do të gjeni ndonjëherë.

Disa ferma me numër të konsiderueshëm hektarësh në vend po e kultivojnë me sukses duke lëvruar kryesisht tregun e huaj me këtë prodhim.

Me shtimin e kultivimit dhe prodhimit, shumë shpejt do të gjeni edhe në tregun tuaj Romaneskën Shqiptare.

Më poshtë do të gjeni disa prej vlerave të saj të renditura me poshte.

Përmirëson qarkullimin e gjakut – Romaneska është një perime e pasur me hekur, një mineral që rrit prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut.

Kjo nënkupton se organizmi furnizohet me më shumë oksigjen dhe ushqyes.

Përmirëson funksionet e trurit – Rritja e qarkullimit të gjakut është thelbësore për funksionet e trurit.

Sa më shumë oksigjen dhe ushqyes të shkojnë në tru, aq më të shëndetshme dhe më të shpejta do të jenë funksionet e tij.

Lufton infeksionet – Antioksidantët, vitaminat dhe mineralet tek kjo perime ndihmojnë oganizmin të luftojë infeksionet dhe sëmundjet.

Përmirëson tretjen – Në të njëjtën mënyrë si brokoli dhe lulelakra, edhe perimja Romaneska është e mbushur me fibra të dobishme që përmirësojnë tretjen.

Ul kolesterolin dhe sheqernat – Falë pranisë së fibrave, Romaneska arrin të ulë nivelin e kolesterolit dhe mban sheqernat nën kontroll.

Forcon zemrën – Falë hekurit, vitaminës K, acideve yndyrore Omega 3 dhe vitaminave të kompleksit B, zemra do të jetë e fortë dhe shëndetplotë.

Largon radikalet e lira – Fibra dhe antioksidantët në këtë perime shërbejnë si mburojë kundër radikaleve të lira, të cilat shkaktojnë probleme të rënda shëndetësore.

Si ta gatuani Romaneskën

Kjo perime është shumëpërdorimëshe si brokoli dhe lulelakra.

Disa nga sugjerimet e panumërta për gatimin e Romaneskës.

Atë mund ta kavërdisni thjesht me pak vaj ulliri, hudhër, ose gjalpë. Ky i fundit i jep tufave të Romaneskës një shije fantastike, ndërsa hudhra e plotëson në çdo detaj.

Mund ta gatuani me avull dhe ta spërkatni me pak uthull dhe vaj ulliri. Mund ta përzieni me brokolin dhe lulelakrën në gatimet me djathë, makarona, pulë ose çdo gatim tjetër.

Mund të jini më krijues dhe ta kombinoni me spinaqin, lakrën dhe perime të tjera.

Romaneska:Perimja e fermave Shqiptare Read More »