Kulinari

Caji me lulerradhiqe – Zbuloni efektet speciale

Lulerradhiqja përmban më shumë karoten se karota dhe është një burim i madh i vitaminave dhe mineraleve të ndryshme.

Pjesët e gjelbra të lulerradhiqes mund të përdoren në sallata, ndërsa vetë lulja thahet dhe përdoret për përgatitjen e çajit.

Vitamina C është një antioksidant i fuqishëm natyral. Lulerradhiqet japin 58% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës C.

Lulerradhiqet janë ndoshta burimet më të pasura të vitaminës K duke ofruar 650% të dozës së rekomanduar ditore. Vitamina K luan një rol të rëndësishëm në forcimin e kockave.

Luleradhiqja ka veti natyrore diuretike. Çaji i saj ndihmon në pastrimin e trupit nga toksinat, përmirëson shëndetin e veshkave dhe të sistemit të pastrimit të organizmit.

Çaji i lulerradhiqes gjithashtu lehtëson problemet e tretjes dhe shërben si minimizues i rrezikut nga gurët në veshka.

Për më tepër ky çaj bimor shërben për aftësimimin e organizmit për të nxjerrë nga trupi grumbullimet e dëmshme të rërës apo gurëve.

Çaji i lulerradhiqes funksionon si rregullues i niveleve të kolesterolit në gjak dhe në këtë mënyrë zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Tensioni i lartë i gjakut dhe nivelet e larta të kolesterolit janë shkaqet kryesore të problemeve të zemrës.

Nëse vuani nga lodhja e tejzgjatur atëherë kjo e fundit mund të jetë një nga shenjat e para të çrregullimeve në mëlçi. Çaji i lulerradhiqes përmirëson funksionin e mëlçisë dhe lehtëson lirimin e toksinave nga trupi.

Vetitë e saj antioksidante zvogëlojnë rrezikun nga formimi dhe përhapja e qelizave të dëmshme në trup.

Ky çaj gjithashtu rregullon procesin e tretjes dhe lehtëson problemet me këtë sistem.

Në këtë mënyrë çaji i lulerradhiqes përdoret për humbjen natyrale të peshës pasi lehtëson djegien e kalorive.

Çaji i lulerradhiqes ofron një burim të mirë të hekurit, vitaminave dhe proteinave.

Hekuri është një pjesë e rëndësishme e rruazave të kuqe të gjakut, ndërsa vitaminat dhe proteinat janë jetësore për prodhimin e tyre.

Çaji i lulerradhiqes gjithashtu ka funksion të mirë për qetësimin e problemeve të lëkurës.

Ky çaj ka ndikim antimikrobial dhe antiviral dhe lëkurës i kthen një shkëlqim natyral dhe butësi.

Si të përgatisni çajin e lulerradhiqes

Një filxhan me çajin e lulerradhiqes në ditë është e këshillueshme për të përfituar nga vlerat e kësaj bime.

Vendosni lulerradhiqet, lulet dhe gjethet e thata ose të freskëta, në një çajnik.

Hidhni ujë dhe vendoseni çajnikun në zjarr. Për një filxhan kafeje me bimë, ju nevojiten 2 filxhanë çaji me ujë.

Çajin mund ta bëni të fortë duke hedhur më pak ujë, ose më të lehtë duke hedhur më shumë ujë.

Sapo uji të nisë të ziejë, hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet për pak minuta. Më pas kullojeni dhe hidheni në filxhan.

Mund ta pini të ngrohtë ose të ftohtë. Disa njerëz preferojnë të shtojnë pak sheqer, por edhe mjalti është një zgjidhje ideale.

Caji me lulerradhiqe – Zbuloni efektet speciale Read More »

Pa mengjes – Sa demtohet zemra dhe organizmi

Keni ngrënë mëngjes sot? Nëse jo, atëherë duhet të dini diçka serioze

Shumë njerëz mendojnë se ngrënia e mëngjesit është pa shije dhe një humbje kohe.

Të tjerë mendojnë se mëngjesi është një mënyrë e rëndësishme për të filluar ditën dhe se ky është vakti më i rëndësishëm nga të gjithë.

Njerëzit që qëndrojnë larg mëngjesit pretendojnë se nuk janë të uritur ose vakti nuk ka rëndësi.

Ata që ushqehen pas lindjes së diellit thonë se i mban ata të ngopur gjatë ditës dhe ndihmon në mbajtjen e peshës nën kontroll.

Një studim i ri i jep të drejtë njerëzve që besojnë se është e dobishme për të ngrënë mëngjes, por jo për të njëjtat arsye.

Çfarë rrezikoni pa mëngjes?

Studimi, i cili u publikua në Revistën e Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë , hulumtoi ushqimin dhe zakonet e mëngjesit të burrave dhe grave që nuk kishin sëmundje të zemrës apo sëmundje të veshkave.

U studiuan tre grupe kryesore. Një grup hëngri më pak se 5% të konsumit total të kalorive të ditës në mëngjes, një tjetër hëngri më shumë se 20% në mëngjes dhe një grup i tretë konsumoi mes 5-20% të kalorive ditore në mëngjes.

Studiuesit e famshëm amerikanë zbuluan se rreziku i arterieve të ngurtësuara, u shfaq më i lartë mes atyre që humbnin mëngjesin ose që konsumonin fare pak gjatë këtij vakti.

Grupet e rrezikuara gjithashtu u gjetën të kenë bel dhe masë trupore më të madhe.

Gjithashtu patën edhe tension më lartë të gjakut. Por edhe prirje më të larta më të larta për diabet.

Thënë thjesht nga AgroWeb.org: Personat që konsumojnë mëngjese të plota treguan formë më të mirë fizike, tension më të mirë të gjakut dhe zemër më të shëndetshme.

Rezultatet janë të rëndësishme për profesionistët e shëndetësisë.

Ato mund të përdoren si një mesazh i thjeshtë për ndërhyrjet në bazë të jetesës dhe strategjitë e shëndetit publik, si dhe për të informuar rekomandimet ushqimore.

Kjo nuk do të thotë që ju duhet të hani 5 pjata me ushqim çdo mëngjes. Ka shumë ide të shëndetshme të mëngjesit për të zgjedhur.

Por fakti kryesor është që nëse e doni zemrën tuaj, mos vraponi pa karburant në stomak.

Pa mengjes – Sa demtohet zemra dhe organizmi Read More »

Pite me mish pule dhe laker te bardhe – shije shtepie

Janë një ndër gatimet fantastike që përfshijnë tërësisht me shijen e tyre të vegjël e të rritur njëlloj.

Pitet janë ndër ushqimet më të veçanta të përgatitura nga nënat dhe gjyshet.

Ato mund të konsumohen në çdo kohë të ditës ndërsa të kënaqin dhe ngopin oreksin me shijen e tyre fantastike. 

Përgatitja e Piteve në Shtëpi

Përbërësit

500 gr miell

200 ml qumësht

50 ml vaj ulliri

1 lugë çaji me sodë buke

Pak kripë

Përgatitja

Në një tas të madh apo enë të gjerë shtojmë miellin bashkë më sodën dhe kripën dhe i përziejmë.

Më pas shtojmë vajin e ullirit dhe vijojmë t’i përziejmë të gjitha bashkë.

Në vijim shtojmë qumështin dhe vijojmë të përziejmë përbërësit derisa të marrin formën e brumit.

Brumin e punojmë me dorë përreth 15-20 minuta derisa masa që krijohet të jetë kompakte dhe homogjene.

E vendosim mënjanë dhe e mbulojmë me një pecetë të pastër kuzhine.

E lëmë të pushojë përreth një orë.

Pas një ore, brumin e  ndajmë në topa të vegjël dhe secilin prej topthave e hapim në formën e petës me ndihmën e një petësi, me një diametër prej 25-30 centimetrash.

Petave që hapim, u bëjmë disa vrima me pirun në mënyrë që të mos krijohen flluska gjatë kohës kur piqen.

Vendosim tiganin pa yndyrë në zjarr dhe nisin të pjekim pitet një e nja ngë nga të dyja anët dhe më pas ato janë gati për t’u mbushur.

Mbushja

Mbushja mund të bëhet sipas preferencës me djathra të ndryshëm, të kombinuara me domate e kastraveca, salca të ndryshme, mishra të ndryshëm etj.

AgroWeb.org ju sugjeron një nga mbushjet më të shijshme atë me mish pule dhe lakër të bardhë.

Mishin e pulës pasi e keni zierë dhe kriposur mirë ndajeni në copëza të vogla apo fije fije.

Ndërsa lakrën e bardhë prijeni përmes një thike të mprehtë hollë në formën e sallatës, kriposeni dhe nëse preferoni hidhini pak pluhur spec djegës gjithashtu.

Lyejini pitet e ngrohta me pak salcë kosi, vendosni pak nga mishi i pulës dhe sallata me lakër të bardhë dhe shijojini!

Pite me mish pule dhe laker te bardhe – shije shtepie Read More »

Rusi: Shqiptari me plis nga Tetova zë vendin e parë me gatimin tradicional

Një shqiptarë me plis në mes të Moskës në Rusi ka zënë vendin e parë me kuzhinën shqiptare në evenimentin tradicional që po mbahet atje.

Në këtë eveniment tradicional ku kanë marrë pjesë shumë universitete botërore Rufi Shabani nga Tetova ka zënë vendin e parë edhe atë duke gatuar kështu ushqim tradicional shqiptarë e dukë lënë gojëhapur gjithë të pranishmit po edhe ato që kanë provuar ushqimin e pregaditur nga ai.

Përshesh me mish, tavë kosi dhe byrek me mish janë ushqimet që Rufi Shabani ka pregaditur në këtë eveniment kuzhine që po mbahet në Moskë të Rusisë.

auto_Guzhina-tradicionale31519998238

Rusi: Shqiptari me plis nga Tetova zë vendin e parë me gatimin tradicional Read More »

Bonbonet e embla prej bore – Delikatese ndjellese

Përgatiten krejt lehtë dhe shpejtë në vetëm 30 minuta por shija e ëmbël e tyre të përfshin tërësisht.

Mjafton të provosh një prej tyre, e më pas vështirë të ndalesh pa ngrënë edhe disa të tjera.

Bonbonat prej bore ose të njohura ndryshe si bonbona me arrë kokosi sigurisht gjenden lehtë në supermarkete por kur i përgatit në shtëpi, të freskëta shija e tyre është edhe më superiore.

Krokante dhe me pluhur arrë kokosi nga jashtë, me mbushje kremoze dhe me një thelpi bajameje brenda kombinimi perfekt i tyre i lë pak vend imagjinatës së shijes.

Ndaj dhe nëse doni të ëmbëlsoni veten por edhe më të dashurit tuaj zgjedhja më ideale do të ishte pikërisht përgatitja e këtyre bonboneve.

Më poshtë sjellim recetën fantastike të bonboneve prej bore, të cilat në vetëm pak minuta do të jenë gati për t’i shijuar.

Receta e Bonboneve Prej Bore

Përbërësit  

(Sasia e përbërësve më poshtë mjaftojnë për të përgatitur 30-35 bonbone)

260 ml qumësht i kondensuar i ëmbël (e gjeni kudo në supermarkete)

75 gr qumësht pluhur

30 gr gjalpë pa kripë (i ruajtur në temperaturë ambjenti)

35 thelpinj bajamesh

260 gr arrë kokosi e grirë (e gjeni kudo në supermarket)

Përgatitja

Në një tas apo enë të thellë shtoni qumështin e kondensuar, qumështin pluhur dhe gjalpin.

Përziejini mirë me njëra tjetrën derisa masa të bëhet e njëtrajtshme.

Shtoni arrën e kokosit të grirë dhe përziejini mirë. Kujdesuni që të lini mënjanë pak nga arra e kokosit e grirë për të lyer bonbonet në fund.

Futeni të gjithë masën në frigorifer, të ftohet përreth 20 minuta derisa masa të mund të shkëputet me dorë.

Në rast se nuk forcohet sa duhet shtojini edhe pak arrë kokosi të grirë dhe përziejeni.

Më pas, përmes një luge çaji krijoni format e bonboneve si toptha të vegjël në masën e një kokërr arre dhe futini nga një thelpi bajame brenda.

Pasi t’i keni rrumbullakosur sa duhet lyejini me arrë kokosi të grirë nga jashtë dhe vendosini në një pjatancë.

Këto ëmbëlsira ruhen në frigorifer.

Bonbonet e embla prej bore – Delikatese ndjellese Read More »

Lakrori i Lunxherise – Receta unike e sofres Shqiptare

Një recetë shumë e vjetër por shije plotë dhe unike në mënyrën e përgatitjes dhe përbërësve të saj.

Sekreti i shijes fantastike të këtij lakrori është përbërësi kryesor i tij, Bollguri, i cili është një drithë që prodhohet nga disa lloje gruri.

Bollgurin mund ta gjeni lehtësisht edhe në supermarketet e vendit tonë duke qenë se ky drithë ka qenë gjithnjë pjesë e gastronomisë shqiptare dhe kosovare.

Një nga traditat më fantastike të krahinës së Lunxhërisë është përgatitja e lakrorit me bollgur, ai ka një shije fantastike shume të veçantë dhe është tipik tradicional shqiptar.

Më poshtë keni recetën autentike të grave dhe nënave të Lunxhërisë, një recetë fantastike që kjo krahinë vijon ta ruajë si traditë edhe sot.

Përgatitja e Lakrorit të Lunxhërisë

Përbërësit

Për një tavë mesatare duhen:

3-4 gota uji me miell gruri (për petët) ose petë që mund t’i gjeni në supermarkete

2 gota uji me bollgur

3 lugë gjelle gjalpë

2 kokrra vezë

3 lugë gjelle djathë i thërrmuar

Kripë

Përgatitja

Pasi përgatitet brumi (si për byrek) hapet në petë të holla.

Bollguri (e gjeni në supermarkete) futet në një tenxhere me ujë të ngrohtë (30 minuta), që të bymehet.

Më pas vendoset që të ziejë. Përzihet vazhdimisht me lugë druri që të mos ngjitet. I shtohet qumësht dhe lihet të ziejë edhe 2-3 minuta të tjera.

Hiqet nga zjarri dhe pasi ftohet, i hidhen vezë, djathë i thërrmuar dhe gjalpë.

Në një tavë të lyer me gjalpë shtrohet gjysma e petëve, të cilat spërkaten me disa pika gjalpë të shkrirë ose vaj ulliri.

Hidhet bollguri i përgatitur dhe sipër tij vendosen petët e tjera, spërkatet me gjalpë dhe futet të piqet në furrë.

Ndërkohë, bollgurin mund ta përgatisni edhe ndryshe.

Në këtë rast, përgatiten më pak petë.

Shtrohen petët dhe lihen me anët e varura jashtë tavës.

Pasi hidhet bollguri, petët anash mblidhen në rrudha, duke e lënë mesin e tavës të hapur.

Spërkatet me gjalpë edhe piqet.

Kjo është mënyra që përdoret më zakonisht në krahinën e Lunxhërisë.

Lakrori i Lunxherise – Receta unike e sofres Shqiptare Read More »

Per shendet te mire : Arsyet pse duhet te hani ullinj cdo dite

Ullinjtë klasifikohen fruta me bërthamë të të njëjtës familje botanike me qershitë dhe pjeshkët.

Ullinjtë jeshilë mblidhen në fillim të sezonit të vjeshtës ndërsa të zinjtë kur janë pjekur plotësisht.

Të dy llojet konsiderohen të pasur me yndyrna të shëndetshme për organizmin.

Më poshtë do të gjeni të listuara , përfitimet e rëndësishme që merrni nga konsumi i përditshëm i ullinjve.

Përmirësojnë shëndetin e kockave

Një studim i fundit sugjeron se vaji i ullirit parandalon humbjen e masës kockore.

Ndaj konsumi i ullinjve është shumë i rekomanduar për kocka të forta.

Ulin kolesterolin

Acidet yndyrore te ullinjtë ulin kolesterolin e keq dhe rrisin kolesterolin e mirë.

Largojnë dhimbjet

Studimet kanë treguar se ullinjtë ndalojnë zhvillimin e enzimave përgjegjëse për shfaqjen e inflamacionit dhe dhimbjes.

Antioksidantët

Ullinjtë janë një burim i shkëlqyer i biofenolëve.

Këto antioksidantë, arrijnë të parandalojnë akumulimin e kolesterolit në enët e gjakut.

Janë të pasur me baktere të mira për stomakun

Ullinjtë përmbajnë lactobacillus, një nga bakteret më të mira për stomakun.

Sa më shumë baktere të mira të kemi në stomak, aq më e mirë do të jetë tretja dhe aq më pak inflamacion do të kemi në organizëm

Efikasë kundër rrudhave

Ullinjtë përmbajnë acid oleik që e mban lëkurën të butë dhe të shëndetshme.

Në fakt, ngrënia e ullinjve përmirëson paraqitjen e lëkurës dhe largon rrudhat me të paktën 20 përqind.

Ulin rrezikun e diabetit dhe mbipeshës

Këto fruta me bërthamë janë të pasur me yndyrna mono-të-pangopura dhe ulin rrezikun e shfaqjes së diabetit të tipit 2 dhe mbipeshës.

Kjo e mirë vjen nëse nuk konsumoni ushqime të yndyrshme dhe zgjidhni ullirin dhe nënproduktet e tij.

Ulin oreksin e tepërt

Ullinjtë përmbajnë acide yndyrore mono-të-pangopura që ngadalësojnë tretjen dhe stimulojnë hormonet që janë përgjegjëse për të informuar trurin që jeni të ngopur.

Konsumi i ullinjve është shumë i rekomandueshëm sa më shpesh të jetë e mundur.

Per shendet te mire : Arsyet pse duhet te hani ullinj cdo dite Read More »

Ushqimet e demshme qe shpejtojne Diabetin

Ushqimet e përpunuara mund të jenë të përballueshme dhe të volitshme për shumë njerëz.

Nga ana tjetër, ato përmbajnë shumë yndyrna, kripë dhe sheqer.

Diabeti dhe ushqimet që nuk duhen konsumuar

Yndyra, kripa dhe sheqeri, të treja janë armiqtë e organizmit dhe sidomos të atyre që vuajnë nga diabeti.

Po cilat janë ushqimet e përpunuara të rrezikshme për njerëzit që vuajnë nga diabeti? Lexoni listën me poshte.

Orizi i bardhë

Orizi i bardhë është i lirë dhe gatuhet shpejt.

Por siç ndodh rëndom me ushqimet e tjera të përgatitura nga mielli i rafinuar (buka e bardhë dhe makaronat) edhe orizi i bardhë është i zhveshur nga çdo ushqyes i rëndësishëm.

Për më tepër, ai rrit nivelin e sheqerit në gjak.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org rekomandohet orizi kaf, elbi, bullguri, kuinoa apo buka me drithëra të plota.

Mund të kërkojnë shumë kohë për t’u gatuar, por janë më të shëndetshëm dhe me vlera.

Patatet e skuqura

Patatet e skuqura minojnë përpjekjet tuaja për të ruajtur peshën optimale dhe mbajtur nën kontroll diabetin.

Ato nuk kanë asnjë vlerë shëndetsore dhe vetëm rrisin nivelin e sheqerit në gjak.

Konsumoni më shumë patate të pjekura.

Zgjidhni pataten e ëmbël.

Prijeni në feta dhe piqini në furrë.

Mos blini patate të ngrira në supermarket sepse janë të mbushura me përbërës artificialë.

Frutat Konservë

Ngrënia e frutave dhe perimeve të freskëta u bën shumë mirë njerëzve që vuajnë nga diabeti i tipit 2.

Frutat konservë bëjnë të kundërtën.

Ato janë të mbushura me shurup të ëmbël të përpunuar.

Nëse këto fruta ju pëlqejnë shumë, më mirë shpëlajini me shumë ujë përpara se t’i hani.

Patatinat

Patatinat dhe produkte të ngjashme mund të minojnë përpjekjet tuaja për të mirëmbajtur peshën.

Ato shtojnë kaloritë, kripën dhe substancat kimike, por nuk ofrojnë as fibër as ndonjë ushqyes të rëndësishëm.

Pijet e gazuara

Pijet e gazuara, madje edhe ato që reklamohen si pa sheqer janë të rrezikshme për peshën dhe diabetin.

Zëvëndësojeni këtë pije me ujë me gaz me pak lëng limoni ose limoni jeshil.

Hidhni frutat në ujë bashkë me borzilok e limon dhe kështu keni krijuar një pije të shëndetshme që shuan etjen.

Ushqimet me sheqerna të shtuara

Sheqernat e shtuara janë përbërësit bazë të çdo ushqimi të konservuar siç janë biskotat, salcat e ndryshme, ëmbëlsirat, salcat e sallatave, drithërat e të tjerë.

Mjekët thonë se gratë nuk duhet të konsumojnë më shumë se 6 lugë çaji me sheqerna në ditë ndërsa meshkujt nuk duhet të konsumojnë më shumë se 9 lugë çaji.

Mishrat e përpunuar

Mishrat e përpunuar mund të mos përmbajnë sheqer por ato kanë shumë yndyrë, kripë dhe substanca të tjera shtesë që rrisin rrezikun e diabetit të tipit 2.

Hiqni dorë nga sallamet, proshutat, salçicet, donerët e të tjerë dhe zgjidhni mish të mirë në gjendje natyrale të papërpunuar.

Hamburgerët

Ushqimet e shpejta janë një faktor rreziku

Sipas ekspertëve, njerëzit që hanë hamburgerë ose sufllaqe më shumë se dy herë në ditë kanë më shumë gjasa të preken nga diabet.

Zgjidhni sanduiçët me mish pule dhe perime më mirë.

Idealja është t’i përgatisni vetë ato në shtëpi.

Drithërat e ëmbël

Drithërat e mëngjesit me ngjyra e çokollatë gjenden në çdo shtëpi.

Ato janë të mbushura me sheqer dhe nuk kanë fibër.

Zgjidhni drithëra që përmbajnë 5 gramë ose më shumë fibër dhe më pak se 7 gramë sheqer për racion.

Ushqimet e demshme qe shpejtojne Diabetin Read More »