Kulinari

Kunder kolles dhe bronshitit – Kura me banane dhe mjalte

Kolla kronike dhe bronshiti janë probleme shëndetsore stërmunduese për organizmin.

Në shumicën e rasteve, këto probleme kërkojnë trajtim të imtësishëm mjekësor.

Përveç tyre, përdoren edhe kura natyrale për të çliruar rrugët e frymëmarrjes.

Kjo kurë e re natyrale  përmban përbërës të fuqishëm , të cilët gjendet lehtësisht në çdo kuzhinë shqiptare.

Banania dhe mjalti njihen për aftësitë e tyre në qetësimin e fytit dhe mushkërive, por edhe në kurimin e kollës dhe bronshitit.

Kura me Banane dhe Mjaltë

Kura me banane dhe mjaltë, pranohet të ketë efekt të menjëhershëm jo vetëm kundër fytit të thatë apo kollës por edhe për problemet me stomakun.

Si ta përgatisni kurën me banane dhe mjaltë.

Përbërësit:

400 ml ujë të zier

2 banane të pjekura mirë (mundësisht me lëkurë të pikëzuar)

2 lugë gjelle me mjaltë

Përgatitja:

Qërojini bananet dhe shtypini me një lugë druri deri sa të bëhen pelte.

Mos përdorni enë metalike sepse banania ka tendencën të nxihet nëse bie në kontakt me metalin.

Vendoseni purenë e bananes në një enë dhe shtoni ujin e zier, të ngrohtë.

Lërini të qëndrojnë së bashku për tridhjetë minuta.

Kur lëngu të jetë ftohur, shtoni mjaltin.

Nëse ju pëlqejnë lëngjet transparente mund ta kulloni. Por mund ta përzieni e ta pini edhe të plotë.

Është e rëndësishme që mjalti të jetë përbërësi i fundit që shtohet në kurë që mos të humbë vlerat e tij si pasojë e nxehtësisë së ujit.

Si ta konsumoni

Pini 100 ml të kësaj kure, 4 herë në ditë.

Kjo sasi është e mjaftueshme për një ditë, ndaj të nesërmen ju mund të përgatisni një dozë të re.

Rezultatet e para priten pas katër-pesë ditësh.

Konsumi i bananes gjatë të ftohurës dhe sëmundjeve respiratore është i rekomandueshëm.

Kjo vjen për shkak të profilit të pasur ushqimor të bananes që jep energji por edhe ofron proteina, vitamina, minerale, fibër dietike.

Një prej mineraleve më të fuqishëm  është magnezi që balancon elektrolitet.

Ndonëse bananet nuk përmbajnë vitaminë C, kompensimi vjen nga përdorimi i mjaltit që përpos saj, ofron edhe shumë antioksidantë që luftojnë inflamacionin.

Kunder kolles dhe bronshitit – Kura me banane dhe mjalte Read More »

Krejt natyrale – Ushqimet qe shpetojne mushkrite

Mushkëritë janë pre e shumë kimikateve, që shkaktojnë një sërë sëmundjesh të rrezikshme.

Një prej substancave më të dëmshme për mushkëritë është nikotina, të cilën e marrin jo vetëm duhanpirësit, por edhe personat pranë tyre. Kjo substancë futet në gjak dhe zgjat nga 6 deri në 8 orë.

Largimi i saj i plotë nga trupi kërkon dy deri në tre ditë. Nikotina shkakton varësi, por ka disa ushqime që ndihmojnë në pastrimin e organizmit. Më poshtë do të gjeni një listë ushqimesh të rëndësishme të rekomanduara  për largimin e nikotinës toksike nga sistemi.

Konsumimi i rregullit i tyre e pastron organizmin tërësisht nga nikotina.

Lëngu i karrotës

Një cigare e vetme e mbush trupin me nikotinë. Lëkura humbet shkëlqimin dhe gjallërinë. Lëngu i karrotës është i mirë për lëkurën dhe është një burim i pasur i vitaminave A, C, K dhe B. Ky lëng ushqen lëkurën dhe largon nikotinën.

Lëngu i qitros

Nëse pini një litër me lëng qitro në ditë do të pastroni organizmin nga nikotina. Ky lëng përmirëson ritmin e veshkave në eliminimin e nikotinës nga trupi.

Brokoli

Brokoli është një perime e pasur me vitaminë C dhe B5. Duhanpirja e tepërt ul nivelin e vitaminës C dhe konsumimi i brokolit i rrit këto nivele. Kjo vitamin zbut nivelet e toksinave dhe ju jep energji.

Shega dhe frutat e pyllit

Shega është një frut i kuq dhe plot lëng që ushqen gjakun. Ajo pastron organizmin dhe ju ndihmon të hiqni dorë nga duhani.

Frutat e pyllit janë një burim i mirë vitaminash dhe ju ndihmojnë të largoni nikotinën toksike nga sistemi. Acidi që gjendet tek frutat e pyllit ndihmon në eliminimin e toksinave më shpejt se zakonisht, por edhe në zbutjen e simptomave që shfaqen kur hiqni dorë nga duhani.

Xhenxhefili

Xhenxhefili ka shumë vlera të shëndetshme. Ai heq dëshirën për të pirë duhan, ndihmon në rënien në peshë dhe largon toksinat nga gjaku. Xhenxhefili është një nga më të mirët kundër nikotinës.

Portokalli

Ky agrum është i pasur me vitaminë C, nivelet e së cilës bien ndjeshëm nga nikotina. Konsumimi i portokalleve çdo ditë ndihmon në ngritjen e niveleve të vitaminës C, në largimin e stresit dhe ankthit që shoqëron lënien e duhanit.

Së bashku me këto ushqime, pini shumë ujë që të hidratoheni sepse duhanpirja e dehidraton trupin.  Uji është një nga mënyrat më të thjeshta për të larguar nikotinën. Përpiquni të mbroni trupin tuaj dhe ushqehuni siç duhet.

Krejt natyrale – Ushqimet qe shpetojne mushkrite Read More »

Shije nga toka Shqiptare – Patate furre te mbushura me djathe

Një recetë fantastike, e shijshme që të përfshin tërësisht me aromën e saj. Një recetë e vjetër, e përdorur prej kohësh nga amvisat shqiptare dhe e pasuruar me përbërës të ndryshëm.

Të pjekura e të ngrohta, të sapo dala nga furra, të mbushura  me erëza, shija e tyre mbush gjithë shtëpinë me dëshirën për t’i  patur menjëherë në tryezën e ngrënies.

Kjo është një nga mënyrat më fantastike të përgatitjes së patateve.

Një mënyrë për t’i servirur ato në mesin e antipastave në drekat apo darkat familjare, por edhe për t’u servirur për një vakt të shijshëm dreke apo darke.

Kjo recetë është fantastike gjithashtu për t’u përgatitur edhe në ditë festash, për t’i shtuar sa më shumë shije gatimeve të tjera e kënaqur nepsin e oreksin e më të dashurve dhe miqve gjithashtu.

Fantastike për t’u shoqëruar me sallata të freskëta të stinës, zahire të ndryshme të kuzhinës shqiptare ashtu si edhe supa të ndryshme të lehta.

Megjithëse kjo është një recetë që shërbehet në restorante të ndryshëm prestigjiozë, patatet e furrës të mbushura me djathë përgatiten krejt lehtë edhe në shtëpi, vetëm se kërkojnë pak durim deri në përfundmini e tyre.

Përgatitja e Patateve të Furrës të Mbushura me Djathë

Përbërësit

1 kg patate,

150 ml ajkë,

100 g djathë krem,

Djathë kaçkavall të grirë

kripë,

piper,

hudhër,

1 lugë gjalpë të shkrirë,

gjysmë luge të vogël spec të bluar.

Përgatitja

Pastrojini mirë patatet dhe vendosini në një tenxhere me ujë të ngrohtë dhe kripë. I vendosim në zjarr dhe i lëmë të zjejnë përgjysmë përreth 10-15 minuta.

Nga ana tjetër, në një enë të pastër hedhim ajkën, shtojmë djathin, hudhrën e grirë dhe i përzjejmë.

Patatet gjysmë të zjera i kullojmë, i lëmë të ftohen, i presim në mes dhe u heqim me një lugë një pjesë të tulit të brendshëm.

Pjesën e hequr të tulit, e shtojmë tek mbushja e djathit dhe e përzjejme derisa masa të jetë homogjene.

Të gjitha patatet  i mbushim me masën e djathit dhe kremit, sipër u hedhim djathë kaçkavall të grirë dhe i spërkasim me pak gjalpë të shkrirë, i vendosim në një tavë në të cilën kemi shtruar letër pjekjeje dhe i fusim të piqen në furrën e parangrohur në 180 gradë.

Shije nga toka Shqiptare – Patate furre te mbushura me djathe Read More »

Receta më e shijshme e patateve në furrë që keni provuar ndonjëherë

Nuk ekziston një recetë e vetme e patateve në furrë. Gjithkush ka preferencat e tij, por për atë që do të godasë që herën e parë apo do t’i japë fund argumentit, ja receta bazë.

Patatet ideale për në furrë janë ato me brumë të verdhë ose të kuqe. Sapo t’i qëroni, duhet t’i prisni në pjesë pak a shumë të barabarta për të marrë një pjekje uniforme.

Si t’i gatuajmë
Disa i gatuajnë direkt në furrë, ndërsa sipas disa shkollave të kuzhinës, patatet duhet të zihen për pak minuta 2-3 minuta maksimumi dhe të thahen direkt me letër kuzhine për të eleminuar ujin.

Me zierjen nënkuptohet zhytja e patateve në ujë të ftohtë fillimisht dhe më pas vënia në zjarr derisa të nisë vlimi.

Sapo të vihen në tavë, patatet mbushen me vaj, kripë, piper, një thelpi hudhër të paqëruar dhe rozmarinë. Më pas vihen në furrë në 200° për 30 minuta, i ktheni mbrapsht dhe piqini dhe për 20 minuta të tjerë. Hudhrën e heqim në gjysmë të gatimit.
Sekreti i patateve krokante:

Ka një sekret të vetëm: eleminoni amidonin. Patatet, siç e dini, futen shpesh në receta si “thithës” pasi kanë shumë amidon. Patatet e vjetra janë ideale për njokit dhe pure pasi kanë shumë amidon. Patatet me shumë amidon nuk duhen futur asnjëherë në furrë.

Zierja dhe tharja e patateve pas kullimit mund të ndihmojë në heqjen e amidonit çka ndihmon në bërjen e tyre më krokante, ose lajini mirë 2 herë në ujë të ftohtë dhe thajini.

Receta më e shijshme e patateve në furrë që keni provuar ndonjëherë Read More »

Ushqimet qe duhet per te kaluar lehte gripin

Kjo stinë gripale është një nga më të këqijat që ka parë vendi dhe mesa duket nuk ka të sosur.

Gripi mund të tingëllojë një sëmundje e rëndomtë, por në disa raste është kërcënim për jetën.

Kujdes rëndësinë e të ushqyerit me vitamina dhe minerale.

Ushqyerja e shëndetshme me hekur, zink, selenium, flavonoidë është thelbësore për sistemin imunitar.

Më poshtë do të mësoni për 4 ushqimet që ju duhen patjetër për të pasur një mburojë të fortë kundër gripit.

Çajrat bimorë

Janë të pasur me antioksidantë që forcojnë sistemin imunitar.

Studimet kanë zbuluar se përbërësit e çajrave bimorë janë të fortë kundër baktereve, viruseve dhe mykut që sulmon organizmin.

Zgjidhni çajin e malit, çajrat me bimë medicinale si sherebelë, rigon, rozmarinë e të tjerë, ose edhe çajin e zi.

Erëzat

Erëzat dhe barishtet janë ndër burimet më të përqendruara të antioksidantëve në krahasim me ushqimet e tjera.

Ato luftojnë inflamacionin dhe forcojnë imunitetin.

Përfshini sa më shumë erëza të freskëta ose të thata në pijet dhe gatimet tuaja të preferuara.

Boronicat

Studimet kanë treguar se boronicat kanë nivelet më të larta të antioksidantëve në krahasim me të gjithë frutat e tjerë.

Këto kokrra të vogla përmbajnë kuercetinë një substancë që ju mbron edhe nga sëmundjet e zemrës.

Kjo substancë zbut simptomat e alergjisë, bllokimit të hundëve e të tjerë.

Konsumojini boronicat të freskëta ose edhe të ngrira me kos ose shijojini veçmas.

Kosi

Kosi përmban baktere të mira që e furnizojnë sistemin imunitar me përbërësit e nevojshëm për të luftuar gripin.

Një racion me kos ofron 20 përqind të dozës së rekomanduar ditore të zinkut, për të cilin trupi ka nevojë kaq shumë.

Konsumojeni kosin në mëngjes që të merrni fuqi.

Së bashku me ushqyerjen e duhur, AgroWeb.org ju rekomandon të flini mirë dhe mjaftueshëm.

Gjatë gjumit, sistemi imunitar dhe organizmi rikuperohen dhe marrin fuqi.

Ekspertët rekomandojnë që të flini të paktën 7 orë, por idealja do të ishte 8 ose 9 orë në ditë./

Ushqimet qe duhet per te kaluar lehte gripin Read More »

Brusketa me gjize dhe hithra per nje darke te shendetshme

Të shijshme, krokante, me aromë të mirë e shije plotë, kjo recetë që vjen nga tradita e kuzhinës italiane sot njihet botërisht si brusketa përbën një vakt të shëndetshëm e të lehtë darke.

Brusketat nuk janë thjeshtë një antipastë elegante restorantesh. Përbërësit e saj të thjeshtë, e mbi të gjitha shumë të shëndetshëm gjenden në kuzhinën e çdo familjeje.

Të gjithë këta përbërës natyralë e krejt me vlera i shndërrojnë brusketat në një mënyrë shumë të shëndetshme të të ushqyerit.

Aroma e bukës së thekur mbush gjithë shtëpinë me kënaqësinë dhe dëshirën për t’i shijuar, e kombinuar me më të freskëtat e stinës, brusketat janë më shumë se një mënyrë fantastike e të jetuarit shëndetshëm.

Keni recetën e mëposhtëme për një vakt të shijshëm dhe të lehtë për darkë, bukë të thekur me hithra dhe gjizë.

Gjiza e freskët kriposet, plotësohet me vaj ulliri dhe përzihet me barishte.

Rekomandohen ato që kanë aromën e tokës dhe janë pak të hidhura.

Një prej tyre është hithra.

Më poshtë do të mësoni recetën e bukës së thekur me gjizë dhe hithra të cilën mund ta servirni në një antipastë të thjeshtë por shumë të shijshme.

Përgatitja e Brusketave me Hithra dhe Gjizë

Përbërësit

Feta buke

Vaj ulliri ekstra i virgjër

Kripë

Piper

Gjizë

Hithra të ziera dhe të prera hollë.

Udhëzimet

Ngroheni furrën paraprakisht dhe vendosni skarën e pastër metalike.

Vendosini fetat e bukës dhe piqini për 8 minuta.

Më pas lyejeni secilën fetë me vaj ulliri dhe spërkateni me kripë dhe piper.

Më pas shtoni një shtresë gjize, kripë, piper dhe hithra.

Në fund spërkatini me vaj ulliri dhe servirini.

Gjiza është një zgjedhje ideale për bruksetat, bukën e thekur apo dhe biskotat.

Ajo përmban shumë acide yndyrore omega-3 dhe omega-6 të cilët e mbrojnë zemrën nga shumë sëmundje dhe parandalojnë radikalet e lira.

Një racion me gjizë përmban 139 mg acide yndyrore omega-3 dhe 339 mg acide yndyrore omega-6.

Të njëjtën recetë mund ta përdorni edhe me spinaq në vend të hithrave.

Brusketa me gjize dhe hithra per nje darke te shendetshme Read More »

Uje me mjalte cdo mengjes – Ja perfitimet

Mjalti ky eliksir i jetëgjatësisë, është përdorur prej shekujsh në të mirë të shëndetit të njeriut.

Ai është i pasur me antiokisdantë, enzima dhe sheqerna natyralë.

Mjalti rekomandohet kundër inflamacionit dhe arrin të parandalojë disa çrregullime të ndryshme shëndetsore.

Falë këtij profili të pasur, mjalti është një nga përbërësit kyç të kurave popullore dhe produkteve kozmetike natyrale.

Ndikimi i mjaltit në organizëm është më i thellë kur kombinohet me ujin.

Kjo kurë e thjeshtë ndiqet me përpikmëri nga miliona njerëz në botë.

Në këtë artikull do të mësoni për përfitimet që do të merrni duke pirë ujë me mjaltë çdo ditë.

Tretje më e mirë

Enzimat tek mjalti përmirësojnë funksionet e mëlçisë dhe ofrojnë një tretje më të mirë të ushqimit.

Ngrënia e mjaltit e mbron florën bakteriale dhe lehtëson përthithjen e ushqyesve gjatë vakteve.

Sikur të mos mjaftonte kjo, uji me mjaltë ka një efekt laksativ që rregullon lëvizjen e zorrëve dhe parandalon konstipacionin.

Humbje në peshë

Mijëra njerëz pijnë ujë me mjaltë çdo mëngjes sepse i ndihmon të humbasin në peshë.

Mjalti përmban sheqerna natyralë që ofrojnë një energji të shëndetshme që pakëson nepsin dhe rrit djegien e kalorive.

Imunitet më të fortë

Sistemi imunitar ka një përfitim të menjëhershëm nga uji i ngrohtë me mjaltë.

Kjo kurë përmban enzima, vitamina dhe minerale që e forcojnë imunitetin dhe e mbrojnë atë nga patogjenët e dëmshëm.

Vetitë antibakteriale të mjaltit shkatërrojnë mikroorganizmat që mund t’u rezistojnë edhe antibiotikëve më të fortë.

Më pak alergji

Mjalti pakëson ndjeshmërinë ndaj polenit dhe nxitësve mjedisorë të alergjive.

Ai lehtëson largimin e sekrecioneve dhe pastron rrugët e frymëmarrjes.

Më shumë energji

Sheqernat tek mjalti janë një burim i shëndetshëm kalorish që përmirësojnë performancën tuaj fizike dhe mendore.

Nëse pini ujë me mjaltë në vend të kafesë së mëngjesit do të ndiheni energjikë dhe plot gjallëri.

Për më tepër, trupi do të jetë më i hidratuar dhe do të optimizojë të gjitha funksionet e tij.

Kundër kollës

Uji i ngrohtë me mjaltë është një tonik natyral që lubrifikon rrugët e thata të frymëmarrjes dhe ndihmon në nxjerrjen e sekrecioneve.

Kjo kurë përmirëson shëndetin e mushkërive dhe parandalon kollën e shpeshtë që irriton fytin.

Një organizëm i pastër

Nëse shtoni pak lëng limoni në ujin e ngrohtë me mjaltë do të përfitoni një pije me efekt detoksifikues dhe përmirësues të tretjes.

Pija largon toksinat e akumuluara në gjak, mëlçi dhe zorrën e trashë.

Limoni përmban acid citric që maksimizon funksionin e enzimave të mjaltit, përmirëson tretjen dhe pastron organizmin.

Kolesteroli nën kontroll

Ata që e shfrytëzojnë këtë pije një herë në ditë do të vërejnë një ulje prej 10 përqind të kolesterolit brenda 2 orëve të para.

Në një periudhë afatgjatë kjo nënkupton më pak gjasa për sëmundje kardiovaskulare.

Kombinimi i ujit të ngrohtë me mjaltin është një kurë mjaft efikase për pastrimin e traktit urinar dhe pakësimin e infeksioneve urinare.

Përgatitja e ujit me mjaltë

Uji me mjaltë përmirëson mirëqenien tuaj për sa kohë e konsumoni rregullisht.

Përbërësit:

1 lugë çaji me mjaltë

1 filxhan me ujë të ngrohtë

Përgatitja

Treteni mjaltin në ujë të ngrohtë dhe pijeni me stomak bosh.

Përsëriteni këtë proces të paktën tre herë në javë për të korrur përfitimet e ofruara.

Uje me mjalte cdo mengjes – Ja perfitimet Read More »

Receta me majdanoz, 3 kg më pak në 7 ditë

Majdanozi është një diuretik i fuqishëm dhe një përbërës natyral në luftën kundër infeksioneve të traktit urinar dhe sëmundjeve të veshkave. Megjithatë, ne nuk e shfrytëzojmë mjaftueshëm.

Majdanozi është magjik dhe mund t’ ju ndihmojë të humbisni 3 kilogramë për një javë.

Përbërësit:

  • 5 lugë gjelle majdanoz i grirë
  • 1 litër ujë

Përgatitja:

Pesë lugë majdanoz të grirë vërini të ziejnë në 1 litër ujë, më pas lërini të qëndrojnë 20 minuta. Kullojeni ujin dhe përdoreni.

Përveç asaj që majdanozi ndihmon në largimin e ujit nga organizmi, ai gjithashtu është antioksidant i fuqishëm në luftën kundër bakterieve. Kjo fuqi e majdanozit është e vërtetuar shkencërisht.

Sasia e rekomanduar e çajit është 1 litër brenda ditës dhe jo më shumë.

Peshojeni veten para se të filloni të konsumoni këtë pije dhe bëni të njejtën gjë edhe pas 7 ditëve. Rezultatatet janë të mahnitshme!

Receta me majdanoz, 3 kg më pak në 7 ditë Read More »