Kulinari

Si te ushqeheni shendetshem ne Pranvere

Pranvera ka ardhur dhe bashkë me të edhe frutat dhe perimet që e shoqërojnë.

Tregjet po mbushen me produkte të reja dhe tundimi për t’u ushqyer shëndetshëm është më i fortë se kurrë.

Ja mënyrat më të mira se si të ushqeheni shëndetshëm në këtë stinë të re dhe domethënëse për organizmin.
Niseni ditën me perime
Mëngjesi është një vakt i rëndësishëm, ku duhet të përfshini perimet me anë të të cilave do të përfitoni një sërë vlerash ushqimore dhe shëndetësore.

Doza ditore e duhur e perimeve është 2 deri në 3 filxhanë çaji në ditë.

Përpiquni t’i përfshini perimet në omletë. Të përgatisni panine me domate dhe kastravec, të hani domatet me fasule të grira ose provoni avokado të grirë të përzier me vaj ulliri.

Në paninen tuaj të mëngjesit mund të shtoni spinaq, fasule, vezë, speca, panxhar, patate të ëmbël, kos, kanellë dhe arra.

Ajo çfarë ka mbetur nga gatimi i darkës, gjen vend patjetër në mëngjesin e ditës së nesërme.
Gatuaj një herë, ushqehu shëndetshëm gjithë javën
Shpenzoni disa orë të dielave ose ndonjë ditë pushimi për të larë, qëruar dhe prerë perimet.

Gatuani bishtajoret e preferuara, drithërat dhe supën që ju pëlqen më shumë, piqni filetot e pulës ose zieni disa vezë.

Ruajini në frigorifer dhe i keni gati për të ngrënë një drekë të shëndetshme kur të ktheheni nga puna.
Perimet e pjekura
Pjekja e perimeve nxjerr në pah ëmbëlsinë e fshehur të tyre, por edhe u jep një nuancë tymosjeje që është shumë e preferuar.

Piqini perimet dhe përdorini gjatë gjithë javës, në sallata, makarona ose panine.
Pastrim pranveror i kuzhinës
Riorganizoni përmbajtjen e frigoriferit tuaj, në mënyrë të atillë që ushqimet e shëndetshme të jenë në rrezen e shikimit. Ndërkohë që ushqimet e tjera që përdoren më rrallë të jenë të sistemuara pas tyre.

Në këtë mënyrë, ushqimet e shëndetshme janë gjëja e parë që do të shikoni kur të keni uri.
Zgjidhni me kujdes
Nëse keni vendosur të hani jashtë, vendosni paraprakisht mbi ushqimet që do të porosisni, duke nisur nga buka, vera apo ëmbëlsira.

Nëse do të porosisni të gjitha, me siguri nuk do të reshtni së ngrëni dhe duke konsumuar kalori të panevojshme.

Si te ushqeheni shendetshem ne Pranvere Read More »

9 ushqimet që i duhen metabolizmit.Duhet ti dini patjeter

Dihet nga të gjithë që metabolizmi juaj dobësohet me kalimin e viteve. Por, mos u shqetësoni. Ka disa ushqime që e ndihmojnë trupin tuaj të qëndrojë në formë, madje edhe të humbasë disa kile të tepërta. Nutricionisti Rick Hay, në një artikull për “Healthista”, ka zbuluar se kush janë gjërat që duhet të konsumoni për të pasur një metabolizëm që funksionon siç duhet.

Çaj jeshil maça
Rigon
Kafe e gjelbër
Piper i zi
Fasule
Maka
Panxhar
Qershi
Frut baobabi

9 ushqimet që i duhen metabolizmit.Duhet ti dini patjeter Read More »

Dieta, buka dhe makaronat nuk duhet të mungojnë

Duhet ta pranojmë që gjëja e parë që bëjmë kur nisim një dietë, reduktojmë në mënyrë drastike apo heqim dorë nga buka dhe makaronat, sigurisht me shumë sforco dhe sakrificë. Por duhet të dini se kjo është e gabuar, pasi këta përbërës nëse konsumohen në sasinë e duhur, janë të rëndësishëm për shëndetin, dhe për formën fizike. Ndryshe nga sa besohet, të hash proteina me fruta dh eperime duke hequr dorë nga makaronat, nuk është receta e duhur për të humbur peshë.

E thotë shkenca

Një studim amerikan thotë se ai që zgjedh të heqë dorë nga buka dhe makaronat rrezikon të sëmuret më lehtë nga tumori dhe të ketë probleme me zemrën.

Energjia on top!

Karbohidratet nuk duhet të mungojnë kurrë në ushqimin tonë të përditshme pasi këto sheqerna dhe glucide bashkë me proteinat dhe yndyrnat, na japin energjinë e nevojshme për të funksionuar organizmi siç duhet.

Nuk janë të gjitha njësoj

Duhet bërë dallimi mes karbohidrateve të thjeshta dhe komplekse. Të thjeshta janë sheqeri, fruktoza dhe galaktoza, dhe përthithen më shpejt nga organizmi pa kërkuar aktivitet metabolik, pra energjia është gati. Karbohidratet komplekse, kërkojnë më shumë kohë për tu përthithur dhe tretur.

Të domsdoshme

Tek karbohidratet komplekse përfshihen niseshteja, e pranishme sidomos tek drithërat, perimet e thata, dhe patate, si dhe fibrat ushqyese që gjenden tek frutat, perimet e freskëta, dhe që kanë si funksion lehtësimin e tranzitit të zorrëve. Mos të harrojmë se niseshteja, apo amidoni, rregullon përthithjen e disa ushqyesve, dhe kontribuon në kontrollin e glicemisë. Pra, të heqësh dorë nga një pjatë e shijshme me makarona, nuk ka kuptim. Mos e harroni këtë!

Dieta, buka dhe makaronat nuk duhet të mungojnë Read More »

Tespishte me bajame : Embelsi nga kulinaria Shqiptare

Tespishtja është një traditë e hershme e kuzhinës shqiptare, e cila përgatitet kryesisht në zonat veriore të vendit, përfshirë edhe Kosovën.

Një ëmbëlsirë unike, me sherbet e cila kombinohet me bajame, por edhe me fruta të tjera të kombinuara nga amvisat e që ngacmojnë shijen për t’i provuar menjëherë.

Më poshtë keni recetën tipike të përgatitjes së tespishtes në shtëpi, një mënyrë fantastike për të ëmbëlsuar veten dhe më të dashurit tuaj.
Përgatitja e Tespishtes Krejt Lehtë në Shtëpi
Përbërësit
500 gr gjalpë i freskët

100 ml qumësht

Një lugë kafeje sodë

3 vezë të freskëta

500 gr miell

100 gr sheqer

Disa thelpinj bajamesh

Për sherbetin

500 gr sheqer

500 ml ujë

Një lugë kafeje vanilje

Përgatitja

Në një tenxhere të pastër dhe të madhe shtojmë gjalpin dhe sheqerin dhe i vendosim në zjarr.

I përziejmë derisa sheqeri të karamelizohet.

Më pas, tenxheren e largojmë nga zjarri dhe e lëmë të ftohet për disa minuta.

Në tenxhere shtojmë qumështin dhe e vendosim sërish në zjarr.

Vijojmë duke shtuar miellin duke e përzier me lugë druri pa ndërprerje derisa masa të trashet dhe të shëputet nga anët e tenxheres.

Pasi masa të jetë trashur mjaftueshëm e heqim nga zjarri dhe shtojmë një e nga një vezët duke mos ndërprerë procesin e përzierjes.

Brumin e përftuar e vendosim në një tepsi ose mbi tavolinën e kuzhinës.

E spërkasim me pak miell dhe nisim ta punojmë me dorë derisa të krijohet një masë kompakte.

Brumin e spërkasim me kokërriza sheqeri nga të gjitha anët.

Tavën e spërkasim me pak gjalpë të shkrirë dhe vendosim brumin aty duke e shtrirë me dorë në të gjithë sipërfaqen e tavës.

Më pas, i japim formë përmes një thike të mprehtë sipas dëshirës në romba apo katrorë dhe sipër i vendosim disa thelpinj bajamesh.

Tava futet në furrë për pjekje për 40 minuta.

Ndërkohë përgatisim sherbetin duke hedhur në një tenxhere, sheqerin, ujin dhe  vaniljen. I lëmë të vlojnë derisa sherbeti të lidhet apo të trashet.

Kur ëmbëlsira të piqet, e lëmë të ftohet dhe më pas i hedhim sipër sherbetin e nxehtë.

Tespishte me bajame : Embelsi nga kulinaria Shqiptare Read More »

Mjekimi natyral kunder 13 semundjeve

Pirja e ujit me limon çdo mëngjes është një rregull që mund ta përvetësoni menjëherë.

Në fakt, janë miliona njerëz në botë të cilët e nisin ditën duke pirë ujë me limon, një praktikë shumë e shëndetshme sepse e ushqen trupin me vitaminat C, B por edhe kalium, karbohidrate dhe shumë ushqyes të tjerë.

Cilat janë vlerat dhe përfitimet e të pirit ujë me limon në mëngjes

Kundër të ftohurës dhe gripit

Vitamina C tek limoni forcon sistemin imunitar dhe trajton me efikasitet shumë infeksione por edhe virozat dhe të ftohtin.

Inflamacioni

Limoni është shumë i dobishëm kundër inflamacionit. Ai rekomandohet nga ekspertët kundër disa llojeve të inflamacionit që luan një rol kyç në shfaqjen e sëmundjeve kronike.

Dhimbjet e kyçeve

Limoni rekomandohet edhe kundër simptomave të artritit dhe dhimbjeve të kyçeve, falë ushqyesve dhe vitaminave që përmban.

Forcon sistemin imunitar

Uji me limon është një pije jashtëzakonisht e shëndetshme e cila forcon sistemin imunitar dhe lufton bakteret që synojnë ta dëmtojnë atë.

Gurët në veshka

Përmbajtja e lartë e kaliumit tek limoni, rrit nivelet e citratit në urinë dhe parandalon formimin e gurëve në veshka.

Aknet

Kjo pije e dobishme rregullon nivelet e pehashit në lëkurë, parandalon shfaqjen e akneve apo puçrrave dhe ndihmon në detoksifikimin e lëkurës.

Kundër dhimbjeve të muskujve pas aktivitetit fizik

Konsumi i ujit me limon qetëson muskujt dhe zbut dhimbjet e shkaktuara nga sforcimet gjatë aktivitetit fizik.

Rënia në peshë

Uji me limon është i pasur me ushqyes përfshirë fibrën e cila përmirëson tretjen dhe mbështet të gjitha sistemet që angazhohen në tretjen e yndyrnave. Ky lëng i pasur në vlera ndihmon në rënien në peshë dhe në përmirësimin e tretjes.

Çrregullimet me fshikëzën

Pini një gotë me ujë me limon gjatë vaktit për të zbutur çrregullimet e fshikëzës së urinës.

Për thonj më të fortë

Kjo pije forcon thonjtë dhe parandalon shfaqjen e pikave të bardha.

Helmimi nga ushqimi

Rreziku që na kanoset nga ushqimet është gjithnjë në rritje kur jemi në udhëtim ju rekomandohet të pini ujë me limon që të jeni më pak të rrezikuar prej helmimit nga ushqimi.

Urthi ose Refluksi gastroezofageal

Nëse vuani nga refluksi gastroezofageal atëherë duhet ta pini lëngun me limon çdo ditë.

Problemet e brendshme të organizmit

Çrregullimi i indeve të buta shoqërohet me shumë simptoma, disa prej të cilave janë lodhja e vazhdueshme dhe mungesa e energjisë.

Pirja e ujit me limon ju vjen në ndihmë për të qenë me energjikë dhe më pak të lodhur.

 Të dhënat e mësipërme janë të mjaftueshme për të pirë ujin me limon çdo ditë dhe për të marrë prej tij vlera të panumërta për të mirën e shëndetit tuaj.

Mos harroni se pas ujit me limon, duhet të merrni vaktin e mëngjesit për një ditë të mirë dhe plot energji.

Mjekimi natyral kunder 13 semundjeve Read More »

E hani shumë mishin e pulës? Që të shmangni helmimin duhet të bëni këtë

Pulat që ne blejmë në supermarket, përmbajnë baktere qe jane potencialisht vdekjeprurëse. E raporti i kesaj eshte Gjashtë në dhjetë pula pra jane te demshme per shendetin.

Edhe pse dihet prej dekadash që kampilobakteri gjendet në fermat e pulave, asgjë nuk është bërë në lidhje me të. Prandaj, zyrtarët e shëndetësisë i paralajmërojnë konsumatorët që të parandalojnë veten nga infeksioni dhe tregtarët duhet të marrin përgjegjësinë për produktet e tyre.

Pjesa më e madhe e rasteve të helmimit ndodhin për shkak të lëngut të pulës kur ajo është e pagatuar. Sipas studiuesve, kjo shkakton edhe bakteret përgjegjëse duke i shumuar shumë shpejt.

Ju duhet ta lani mishin e pulës me kujdes para përgatitjes, edhe pse në fakt nuk rekomandohet. Kjo, për shkak se rrit rrezikun e infeksionit me kampilobaktere, të cilat mund të përhapen në duar gjatë larjes. Megjithatë, nëse ndodh infeksioni, simptomat zakonisht zhvillohen brenda dy deri në pesë ditë pas ngrënies së mishit të kontaminuar.

Shumica e njerëzve shërohen brenda disa ditësh, por në disa raste infeksioni mund të shkaktojë sindromën e zorrëve nervoze, artritin reaktiv dhe mund të çojë deri në abort. Më të rrezikuar janë të vegjëlit, të moshuarit, njerëzit me sistem të dobët imunitar dhe pacientët me kancer. Për këto kjo mund të jetë fatale.

Dr. Frida Jorgensen thekson se tregtarët duhet të rrisin presionin mbi fermerët e pulave për të përmirësuar kushtet në fermt, ndërsa studiuesit thonë se po bëjnë gjithçka për të gjetur metoda që do të zvogëlojnë praninë e këtij bakteri (Campylobacter).

E hani shumë mishin e pulës? Që të shmangni helmimin duhet të bëni këtë Read More »

Ja cfare duhet te perdorni per pastrimin e veshkave,gjakut dhe melcise

Lëngu i panxharit të kuq dhe hudhrave është një kurë e vjetër popullore, e përdorur ndër breza për të rigjeneruar gjithë organizmin dhe largimin e toksinave.

Largimi i lëngjeve toksike apo helmuese nga organizmi është thlebësor.

Stili ynë i jetesës, dietat por edhe mjedisi i jashtëm përthithin shumë toksina, radikale të lira të dëmshme, mikrobe etj.

Të gjitha këto futen në organizëm dhe ndërpresin funksionin normal të organeve tona vitale.

Largimi i lëndëve helmuese

Detoksifimi i gjakut ndihmonnë eliminimin e të gjitha lëndëve helmuese, papastërtive dhe përmirëson funksionimin e veshkave dhe mëlçisë.

Veshka dhe mëlçia punojnë në mënyrë të rregulltë falë vetive të këtij lëngu fantastik. I cili mbron këto organe nga dëmet që shkaktojnë toksinat.

Gjithashtu ky lëng ndihmon organet edhe nga ndikimi që shkakton stresi dhe ankthi në organizëm.

Vetitë mjekësore të hudhrës, xhinxherit, panxharit të kuq dhe limonit ndimojnë në rigjenerimin e qelizave të mëlçisë, veshkave dhe gjakut duke ndikuar në mirëfunksionimin e tyre.

Pastrimi i gjakut

Pastrimi i gjakut largon toksinat dhe radikalet e lira të cilat krijojnë probleme në trup, siç janë alergjitë, dhimbja e kokës, imuniteti i ulët dhe probleme të tjera shëndetësore.

Gjaku i shëndetshëm ndikon në lehtësimin e funksionit të trupi duke transportuar oksigjen dhe lëndë ushqyese në të gjitha pjesët e trupit.

Lëngu magjik i Panxharit dhe Hudhrës

Përgatitja e këtij lëngu purifikues do t’iu ndihmojë të pastroni natyralisht gjakun nga toksinat, mëlçinë dhe veshkat.

Përbërësit

1 panxhar i kuq mesatar

2 thelpinj hudhra

1 mollë

Dy feta të holla xhinxher

Një lugë çaji me lëng limoni

Përgatitja

Kalojini të gjithë përbërësit në blender (shtrydhëse frutash).

Në fund, shtoni lëngun e limonit, nëse dëshironi edhe pak ujë dhe pijeni me stomak bosh.

Konsumojeni këtë lëng deri në 6 herë brenda gjithë javës dhe në këtë mënyrë gjaku, veshkat dhe mëlçia juaj do të pastrohen tërësisht nga toksinat.

Përfitimet shëndetësore të përbërësve

Hudhra – Përmirëson nivelin e presionit të gjakut dhe lehtëson punën e arterieve.

Panxhari – Pastrues i fuqishëm i gjakut, përmirëson qarkullimin e tij.

Xhinxher – Parandalon mpiksjen e gjakut.

Lëngu i Limonit – Përmban vitamina C dhe antioksidantë .

Mollët – Rregullojnë funksionimin e gjakut.

Ja cfare duhet te perdorni per pastrimin e veshkave,gjakut dhe melcise Read More »

Sheqerpare : Tradita e embel e Shqiperise

Me arra apo bajame, e sherbetosur dhe e shkrifët, sheqerparja mbetet ndër recetat më unike të amvisave shqiptare  

Tradita shqiptare e ëmbëlsirave është e pasur me receta të mrekullueshme por ajo e sheqerpares është padyshim më e veçanta.

Është gostia më e mirë për miqtë, ëmbëlsia më e dashur për familjen e sigurisht receta për të cilat të gjitha trevat shqiptare krenohen se është traditë e tyre.

Dibra ka recetën e saj fantastike, aq sa prej dekadash tashmë njihet emërtesa e Sheqerpare Dibrane.

Elbasani e Tirana po ashtu si edhe qytetet jugore, Berat, Gjirokastër a Korçë krenohen për traditën e tyre të sheqerpares, e cila në fund të fundit mbetet shqiptare.

Megjithëse  një traditë e huazuar qindar vite më parë nga Turqia, sot kjo ëmbëlsirë e përvetësuar nga mjeshtëria e amvisave ndër shekuj ka vendin e saj në kuzhinën e mrekullueshme shqiptare.

Me poshte keni recetën e famshme  të përgatitjes së sheqerpares në shtëpi, shumë e lehtë për t’u përgatitur me një dimension të fortë shijeje për t’u ëmbëlsuar.

Si të përgatisim sheqerparen krejt lehtë në shtëpi

Përbërësit për brumin

250 gramë miell

100 gramë gjalpë

100 gram sheqer

1 kokërr vezë

2 lugë gjellë kos i bardhë

1 lugë e vogël me maja për ëmbëlsira

Pak kripë

Disa thelpinj arrash dhe bajamesh

Për përgatitjen e sherbetit

200 gramë sheqer

200 ml ujë

2 lugë lëng limoni

1 lugë çaji me vanilje pluhur

Procesi i përgatitjes

Si fillim përgatisim sherbetin. Të bëni kujdes që sherbeti të jetë i ftohtë në momentin që do t’u hidhet ëmbëlsirave.

Në një tenxhere hedhim ujin dhe sheqerin dhe i vendosim në zjarr që të vlojnë.

Në momentin që nisin të zjejnë, hedhim lëngun e limonit dhe e lëmë në zjarr të ngadaltë për 5 minuta.

Më pas, e heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet.

Ndërsa sherbeti ftohet, nisim përgatitjen e sheqerpareve.

Në një enë të bollshme hedhim miellin, majanë, sheqerin, vezën, kosin dhe i përzjejmë që të gjitha bashkë derisa të njëtrajtësohen, më pas, hedhim gjalpin e shkrirë dhe pak fare kripë.

I përzjejmë me dorë të gjithë përbërësit derisa masa e përftuar të jetë e njëtrajtshme.

Më pas në një tavë shtrojmë letrën e kuzhinës, ndajmë brumin në forma ovale të sheshta dhe në mes krijojmë një gropëz të vogël ku vendosim nga një thelpi arre ose bajame.

Të gjitha sheqerparet e përgatitura i shtrojmë me rregull në tavë.

Sheqerparet të mos i vendosni shumë pranë njera tjetrës sepse gjatë procesit të pjekjes do fryhen në përmasat e tyre.

Ndërkohë ngrohim furrën në temperaturën 180 gradë celcius. Pasi furra të jetë nxehur fusim tavën me sheqerpare dhe i lëmë të piqen përreth 30 minuta derisa sheqerparet të marrin ngjyrë të praruar, të artë.

Pasi shqeqerparet janë pjekur, i heqim nga furra dhe siç janë të nxheta u hedhim përsipër sherbetin e ftohtë.

I vendosim në një pjatancë me rradhë dhe më pas i servirim për ti shijuar me familjen ose me miqtë.

Sheqerpare : Tradita e embel e Shqiperise Read More »