Kulinari

Mos e neglizhoni – Mengjesi i shendetshem,ju ndihmon te mbani trupin ne …

Shkencëtarët në mbarë globin kanë kryer me dhjetëra e qindra studime në lidhje me çështjen e nxehtë të mbipeshës.

Ata janë përqendruar edhe tek përpjekjet e njerëzve për ta mbajtur atë nën kontroll.

Disa studime rekomandojnë se ngrënia e një mëngjesi të shëndetshëm mund t’ju ndihmojë të humbisni në peshë dhe të mos shtoni më tepër në vazhdimësi.

Sipas të dhënave , një mëngjes i shëndetshëm është shumë i rëndësishëm për arsyet e mëposhtme:
Do Të Jeni Më Pak Të Uritur
Ngrënia e mëngjesit parandalon rikthimin e shpejtë të urisë gjatë ditës.

Në këtë mënyrë, do të jetë më e lehtë për ju për të mos e tepruar me ushqimin në orët në vijim.

Kur nuk hani mëngjes, mund ta shtyni ngrënien e ushqimit për një orë të mëvonshme dhe në këtë mënyrë e lejoni organizmin të akumulojë më shumë yndyrna dhe të shtoni në peshë.
Do Të Bëni Zgjedhje Të Shëndetshme
Ngrënia e mëngjesit është hapi i parë drejt marrjes së vendimeve të shëndetshme sa i përket ushqyerjes.

Njerëzit që hanë mëngjes kanë tendencën të tregohen më të kujdesshëm gjatë ditës me ushqimet.

Ata zgjedhin ushqime të pasura në vlera dhe jo ushqime të shpejta.

Njerëzit që nuk hanë mëngjes me gjasë nuk do të hanë as fruta e as perime gjatë ditës.
Do Të Jeni Më Energjikë
Një mëngjes i shëndetshëm e furnizon organizmin me shumë energji që i duhet për të nisur mbarë ditën.

Nëse nuk hani mëngjes, atëherë do të neglizhoni edhe aktivitetin fizik gjë që pengon rënien në peshë.

Nëse deri më tani nuk keni ngrënë mëngjes për të kursyer kohë apo kalori, jeni në kohë për të ndryshuar.

Është koha të hani shëndetshëm dhe të menaxhoni peshën e trupit.

Ekspertët e ushqyerjes së shëndetshme ofrojnë një këshillë mjaft interesante. Sipas tyre njeriu duhet “të hajë mëngjes si një mbret, drekë si një princ dhe darkë si një i vobektë.”

Mos e neglizhoni – Mengjesi i shendetshem,ju ndihmon te mbani trupin ne … Read More »

Delikates e lehte – Role e embel me qumesht

Një ëmbëlsirë delikate që përgatitet krejt lehtë dhe në pak kohë, por që të magjeps tërësisht me shijen e saj.

Megjithëse origjina e kësaj ëmbëlsirë është orientale, sot receta e saj përgatitet nga amvisat në mbarë botën.

Fantastike për t’u konsumuar në çdo kohë të ditës, e sidomos pas vaktit të drekës apo darkës.

Ndiqni më poshtë recetën  për të ëmbëlsuar veten dhe më të dashurit tuaj.
Përgatitja e Rolesë së Ëmbël me Qumësht
Përbërësit
6 gota uji qumësht
3 lugë gjelle me majë miell orizi
3 lugë gjelle me majë niseshte misri
1 gotë ujë sheqer
2 lugë ëmbëlsire sheqer pudër
1 lugë çaji kanellë
Përgatitja
Qumështin, miellin e orizit, niseshten e misrit dhe sheqerin pluhur i hedhim në një tenxhere të thellë.

Me një tel për rrahjen e vezëve përziejmë butësisht përbërësit derisa të bëhet një masë homogjene.

E vemë në zjarr të ulët përzierjen që kemi gatuar dhe vazhdimisht përziejmë kremin e qumështit derisa të piqet.

Së fundmi, shtoni gjalpë dhe lereni të shkrijë me temperaturë të ngadaltë.

Kur ëmbëlsira të jetë trashur e hiqni nga soba dhe e lini të ftohet dhe për të qenë të sigurtë që është kompakte dhe pa kokrra e kaloni në blender.

Në vijim, merrni një tepsi, më pas merrni një lugë nga kremi i qumështit, sheqer pluhur dhe kanellë dhe e përziejeni dhe më pas lyeni me të gjithë sipërfaqen e tepsisë.

Vendoseni tepsinë në sobë të parangrohur dhe rrotullojeni herë pas here për disa minuta nga të gjitha anët në mënyrë që masa që kemi lyer tepsinë të piqet.

Kur të përfundojë procesi i pjekjes hedhim kremin e qumështit në tepsi.

Me anë të një spatule (mjet kuzhine që ndihmon për të kthyer gatime të ndryshme) rregullojmë për ta hapur në të gjithë tepsinë.

Më pas, tepsinë me ëmbëlsirën e fusim në frigorifer për t’u ftohur dhe të bëhet kompakte, e ndajmë në feta të gjata dhe të holla.

Me ndihmën e spatulës, e cila është e lagur, e mbështjellim në formë roleje.

E vendosim në pjatë ëmbëlsirën dhe sipas dëshirës e pluhurosim me kanellë.

Delikates e lehte – Role e embel me qumesht Read More »

Vlerat befasuese te nje bime te rralle – Arnika e Alpeve te Shqiperise

Arnika e Malit është një nga bimët më të vlefshme që na ka dhuruar natyra.
Ajo ka fuqinë të shërojë dhe kurojë shumë dhimbje trupore, lëndime dhe plagë të organizmit.

Përdorimet kryesore të arnikës së malit vërehen kundër të nxirave, enjtjeve, dhimbjeve, artritit dhe plagëve

Arnika e Malit, që ndryshe njihet si Duhani i Malit, është një bimë që i përket së njëjtës familje botanike si luledielli, madje lulja e saj është e madhe dhe me ngjyrë të verdhë.

Arnika e Malit gjendet kudo në Evropë dhe mbart emrin botanik Arnica Montana.
Arnika e Malit është gjithashtu edhe një tipar i veçantë i Alpeve Veriore shqiptare.
Banorët e zonave përreth e mbledhin rregullisht këtë bimë të rrallë mjekësore dhe e eksportojnë atë në tregjet perëndimore, të cilave nuk u mungon teknologjia për përfitimin e vlerave më të mëdha të kësaj bime.

Arnika e Malit është me të vërtetë një bimë e rrallë, pavarësisht se në vendin tonë rritet në gjendje të egër dhe ndeshet shpesh.

Megjithatë, shumë shtete të Evropës, veçanërisht asaj veriore kanë raportuar një ulje të ndjeshme të sasive të kësaj luleje të veçantë, duke i hapur rrugën eksporteve nga tregjet e reja.

Lulet e Duhanit të Malit këputen kur bima është rritur plotësisht. Ato duhen tharë dhe pastaj duhen të përdoren.

Rrënjët e bimës mblidhen, lahen dhe thahen me kujdes. Duhani i Malit është përdorur historikisht si një bimë mjekësore.

Në ditët e sotme, kjo bimë vjen tek konsumatori në formën e një xheli që aplikohet në lëkurë.

Në këtë formë, Arnika e Malit është një nga medikamentet më të përdorura të mjekësisë alternative, avantazhet e së cilës janë pikërisht tek origjina e kësaj bime të rrallë.

Nëse vuani nga artriti dhe përdorni xhelin me përqendrim 50 % të Arnikës së Malit, do të merrni të njëjtin efekt si të keni konsumuar 5% të ibuprofenit në formë xheli.

Evropa kërkon 50 tonë të Arnikës së Malit në vit. Kërkesa është e madhe, por nuk plotësohet dot, sepse kjo bimë është shumë e rrallë.


Vetitë e Arnikës së Malit
Largon dhimbjet
Arnika e Malit përbën një kurë natyrale kundër dhimbjeve. Ajo nuk i zbeh ato, por i largon tërësisht, duke stimuluar proceset shëruese të organizmit.

Arnika rekomandohet veçanërisht kundër dhimbjeve që vijnë si rezultat i traumave si rrëzimet ose inflamacioni siç është artriti.

Arnika e Malit ofron një alternativë të sigurt shëruese kundër dhimbjes pa efekte anësore të shkaktuara nga alternativat farmaceutike si ibuprofeni.
Ul enjtjet
Arnika e Malit është luftëtare fuqiplotë e inflamacionit. Ajo ul enjtjet dhe kuron edhe frakturat, ndrydhjet, shembjet e lëndime të tjera.

Shumë kirurgë e rekomandojnë Arnikën e Malit si një kurë natyrale kundër enjtjeve që ndodhin pas ndërhyrjeve kirurgjikale.
Kuron artritin
Arnika e Malit lehtëson dhimbjet nga artriti dhe ju ndihmon të lëvizni më lirisht.

Studimet kanë treguar që aplikimi i xhelit ose kremit të Arnikës së Malit në zonat e prekura nga artriti ndihmon ndjeshëm në krahasim me medikamentet.

Nëse këto të fundit kanë në përmbajtjen e tyre Arnikën e Malit, atëherë kanë më shumë sukses kundër artritit.
Shëron plagët
Arnika e Malit ndihmon në shërimin e shumë lëndimeve dhe plagëve.

Ajo kurrsesi nuk zëvëndëson kurat mjekësore, por ul dhimbjet e frakturave, nxirjeve, shembjeve, ndrydhjeve, ngërçeve etj.

Proçesi i shërimit është më i shpejtë në rast se përdorni Arnikën e Malit.

Përdorimi më popullor i Arnikës së Malit vjen në formën e xhelit që aplikohet në zonat e prekura. Arnika e Malit nuk konsumohet së brendshmi.

Arnika e Malit është një nga alternativat më popullore kundër dhimbjeve që përdoret në gjithë botën.

Vlerat befasuese te nje bime te rralle – Arnika e Alpeve te Shqiperise Read More »

Mos hani më këto produkte pasi shkaktojnë rritjen e qelizave kancerogjene në trupin tuaj

Disa prej ushqimeve qe konsumoni mund të shkaktojnë sëmundje të rënda të tilla si kanceri, ndërsa të tjera mund ta trajtojnë sëmundjen. Vazhdoni leximin më poshtë për të mësuar se çfarë ushqimesh duhet te shmangni për të parandaluar përhapjen e kancerit:

Sheqer i rafinuar
Qelizat e kancerit kanë nevojë për sheqer për të mbijetuar, kështu që shmangia e sheqerit të rafinuar është e domosdoshme për të parandaluar përhapjen e sëmundjes. Sheqeri i rafinuar nuk ka vlera ushqyese pasi humbet vetitë e tij gjatë procesit të prodhimit. Megjithatë, shmangia e sheqerit nuk do të thotë shmangien e të gjitha karbohidrateve pasi qelizat e trupit kanë nevojë për glukozë për te rritur energjine.

Ushqimet OMGJ
OMGJ është një term i perhapur keto kohe anembanë botës. Ushqimet e OMGJ-ve konsiderohen jo te shendetshme.

Kokoshka me mikrovalë
Ushqimet me mikrovalë janë të lehta për t’u përgatitur, por ato janë gjithashtu ndër më të rrezikshmet. Ato përmbajnë shumë kimikate të dëmshme.Aromatizuesi i gjalpit te kokoshit ne mikrovalë është bërë nga diacetili që mund të shkaktojë një gjendje të njohur si “mushkëri kokosh”. Nëse nuk mund të shikosh një film pa kokoshka, bëje vetë trajtimin duke përdorur kokoshka organike.

Patate të skuqura
Sigurisht, ata janë të preferuarat e miliona njerëzve, por janë shumë të dëmshme dhe përmbajnë komponime që mund të shkaktojnë kancer. Ata janë të pasura me akrilamid. Gjatë procesit të prodhimit, sasia e akrilamidit rritet për 910 herë në një qese të vetme, kështu që sa më shumë që konsumoni patat e skuqura, aq më shumë jeni duke rritur rrezikun e kancerit. Këto patate të skuqura përmbajnë gjithashtu shije artificiale, ngjyra që mund të dëmtojnë shëndetin tuaj.

Mish i përpunuar
Mishi i përpunuar si hot dogs, salcicet përmbajnë përbërës dhe komponime të rrezikshme që jane të lidhura me kancerin e trurit dhe pankreasit. Sipas një studimi të kohëve të fundit, konsumi i mishit te kuq rregullisht rrit rrezikun e kancerit dhe vdekjes.

Mos hani më këto produkte pasi shkaktojnë rritjen e qelizave kancerogjene në trupin tuaj Read More »

E ngrohte ,e shijshme,e shendetshme – Supe pule me lulelaker

E lehtë dhe shumë e shëndetshme. Supa me lulelakër është receta më e mirë për të mbajtur trupin në formë dhe mendjen e mprehtë.

Kjo supë është një alternativë shumë e mirë për të ngrohur organizmin dhe për të mposhtur virozat e stinës.

Më poshtë receta e shijshme e supës me mish pule dhe lulelakër, e cila përgatitet krejt lehtë në shtëpi dhe është ideale për vaktin e drekës por edhe të darkës.

Përgatitja e Supës me Pulë dhe Lulelakër

Përbërësit

(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

Një pulë e vogël ose 4-5 copa mish pule

300 gr lulelakër

1 patate mesatare

1 karrotë (sipas preferencës)

Një lugë çaji me gjalpë të freskët

2-3 lugë gjelle vaj ulliri

Kripë

Piper

Majdanoz i freskët

Përgatitja

Pastrojmë mishin e pulës me ujë të rrjedhshëm.

Pastrojmë me ujë të rrjedhshëm lulelakrën, të cilat i ndajmë në degëza ndërsa patatet i presim në kubikë shumë të vegjël. Nëse dëshironi të shtoni edhe karrota prijini ato në kubikë shumë të vegjël gjithashtu.

Vendosim një tenxhere në zjarr dhe hedhim vajin e ullirit dhe pak gjalpë të freskët, shtojmë patatet, i kaurdisim për disa minuta dhe më pas shtojmë lulelakrat, i kaurdisim pak dhe i heqim dhe i vendosim në një enë mënjanë.

Ndërkohë në tenxheren me yndyrën e mbetur shtojmë copat e mishit të pulës i kaurdisim, shtojmë kripën dhe më pas shtojmë ujë derisa të mbulohen mirë dhe e lëmë që të ziejë.

Pasi mishi i pulës të ketë zierë, shtojmë lulelakrat dhe patatet dhe i lëmë të ziejnë për maskimumi 5-7 minuta.

Vlerat Ushqyese të Lulelakrës

Lulelakra është e pasur me vitaminë C, K, B-6 dhe acid folik. Ajo përmban gjithashtu kalcium, hekur, magnez, fosfor dhe një sërë vitaminash të tjera të dobishme për organizmin.

Lulelakra përmban antioksidantë që parandalojnë mutacionet e qelizave dhe ulin stresin që formohet nga radikalet e lira.

Lulelakra është e pasur në fibra dhe ujë. Për këtë arsye ajo lufton sëmundjet e lidhura me aparatin tretës.

Ajo ndihmon dhe në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit dhe obezitetit.

Një tjetër përbërës i lulelakrës, kolina, ndihmon në forcimin e memorjes, të muskujve, si dhe ndihmon me problemet e gjumit.

E ngrohte ,e shijshme,e shendetshme – Supe pule me lulelaker Read More »

Nga me te mirat e tradites – Petanik me pule

Petaniku është traditë kryesisht e jugut të Shqipërisë, konkretisht zonës së Korçës, por sot ai gatuhet gjerësisht edhe nga amvisat në të gjitha zonat e vendit.

Petaniku kërkon pak mund dhe durim në përgatitje, shumë pak përbërës por shija që të ofron është marramendëse.

Ai mund të shoqërohet mjaft mirë me sallata turshie të ndryshme, sallata të stinës të lehta, salcë kosi apo djathë etj.

Më poshtë keni recetën e përgatitjes së petanikut me pulë krejt lehtë në shtëpi.

Përgatitja e Petanikut me Pulë

Për brumin

500gr miell

250 ml ujë i vakur

vaj ulliri

kripë

Për mbushjen e pulës

1 pulë e vogël

½ l qumësht

4 kokrra vezë

Kripë

Dy lugë vaj ulliri ose 50 gr gjalpë të freskët

Piper

Përgatitja e Brumit

Në një tepsi hedhim miellin. Hapim një gropë në mes dhe një lugë kripë ndërsa nisim të shtojmë ujin e vakur duke e punuar brumin me dorë.

E punojmë me duar derisa të krijohet një masë kompakte në formën e brumit për byrek.

Brumin e ndajmë në 15 kuleçë të vegjël dhe secilin prej kuleçëve e hapim në petë të mëdha.

Secilën prej petëve e shtrojmë në një tepsi dhe e fusim për pjekje në furrë por pa i lënë të thahen.

Duhet të kujdesemi që petët të mbeten të buta dhe të palosen lehtë. Kështu veprojmë me të gjitha petët.

Përgatitja e Mbushjes me Pulë

Si fillim pulën e pastrojmë me ujë të rrjedhshëm dhe e vendosim në një tenxhere me ujë dhe kripë që të zjejë.

Më pas, lëngun e pulës e heqim mënjanë dhe mishin e zjerë e ndajmë në copa të vogla dhe i përzjejmë më qumështin dhe vezët derisa masa të bëhet e njëtrajtshme.

E rregullojmë me kripë dhe piper.
Përgatitja e Petanikut
Përmes një furçe kuzhine lyejmë tepsinë me vaj ulliri.

Shtrojmë petën e parë dhe e spërkasim me disa pika vaj ulliri.

Më poshtë, shtrojmë petën e dytë e spërkasim gjithashtu me pak vaj ulliri.

Vijojmë edhe me të tretën e më pas hedhim pak nga mbushja me pulë duke e shtrirë në të gjithë sipërfaqen e petës.

Vijojmë sërish me shtrimin e dy petëve duke i spërkatur me pak vaj ulliri e më pas hedhim pak nga mbushja me pulë.

Petët e pjekura kur i shtrojmë i spërkasim edhe pak nga lëngu i pulës.

Vijojmë me rradhë deri në fund , ku petanikun e mbulojmë me dy petat e fundit dhe përkasim me vaj ulliri si dhe me lëngun e pulës.

E fusim në furrë të ngrohur më parë në temperaturë 180 gradë dhe e lëmë të piqet derisa të marrë ngjyrë të kuqërremtë të hapur nga të dyja anët.

Nga me te mirat e tradites – Petanik me pule Read More »

Keni gatuar makarona sot? Kujdes! Ujin mos e hidhni, ja për çfarë ta përdorni

Disa njerëz nuk e mendojnë dy herë derdhjen e ujit pas zierjes së makaronave, por disa e përdorin për zierjen e perimeve, të tjerë për zierjen e vezëve apo edhe për t’ua hedhur bimëve. Nëse je një prej atyre njerëzve që e derdhin menjëherë ujin e makaronave, tani ka një arsye më shumë për të mos e bërë këtë, sepse uji i makaronave është një kurë shumë e mirë për bukurinë. Sasia e lartë e amidonit dhe e kripërave minerale e bën atë një ushqyes të shëndetshëm të lëkurës, por njëkohësisht edhe një zbutës dhe hidratues të skalpit. Pas zierjes së makaronave, ujin e tyre mund ta përdorësh në disa mënyra.

Maskë për fytyrën: në një filxhan kafe uji makaronash mund të shtosh pak tërshërë për të përftuar një maskë në formë scrub-i. Aplikoje në fytyrë dhe mbaje për 20 minuta. Më pas shpëlaje me ujë të rrjedhshëm. Lëkura do të jetë më e butë dhe më e pastër.

Ujit të makaronave mund t’i shtosh edhe një lugë kafe mjaltë dhe të aplikosh një maskë tjetër në të njëjtën mënyrë si më sipër.

Maskë për flokët: uji i makaronave është po ashtu mjaft i mirë për skalpin. E pastron, e zbut dhe e hidraton lëkurën. Para se t’i lash flokët me shampo, por të lagur, shpëlaji me ujin e makaronave duke e masazhuar skalpin me mollëzat e gishtave. Mbaje për disa minuta dhe pas kësaj laji flokët si zakonisht.

Zbutës për duart: edhe në rast se në ujin e makaronave ke hedhur pak vaj, kjo do t’i bëjë edhe më të buta duart. Duke shtuar edhe pak kripë, mbaji duart në ujë për disa minuta. Pa i shpëlarë, mbaji disa minuta derisa të thahen. Më pas shpëlaji më ujë ambienti. Kripërat minerale ushqejnë lëkurën e dëmtuar apo të thatë të duarve, ndërsa vaji e zbut dhe i jep lëkurës më shumë shkëlqim.

Kjo metodë mund të përdoret edhe për zbutjen e lëkurës së këmbëve.

Keni gatuar makarona sot? Kujdes! Ujin mos e hidhni, ja për çfarë ta përdorni Read More »

Maza e zier – Ja receta sekrete nga nenat Shqiptare

Maza e Zier është një traditë e vjetër e Shqipërisë së Veriut.

Receta e së cilës, në kohët e hershme mbahej sekret nga gratë e moshuara të familjes dhe i përcillej vetëm nuses më të madhe.

Maza e zier gatuhej vetëm kur në shtëpi vinin mysafirë të rëndësishëm. Sot, ky gatim unik i veriut të Shqipërisë është ndër specialitetet kryesore të restoranteve me gatime tradicionale shqiptare.

E plotë në shije, e mrekullueshme falë kombinimit të ajkës së qumështit me miellin e misrit. Ky gatim ka magjepsur tërësisht me shijen e saj çdo turist që e ka provuar.

Maza e zier jo vetëm që është një ushqim shumë i shijshëm dhe i plotë por mbi të gjitha receta e saj mbart dhe shumë vlera shëndetësore.

Kjo recetë është e pasur në vlera ushqyese, proteina, fibra dhe kalcium.

Më poshtë, ju sugjerojm recetën autentike të nënave shqiptare për përgatitjen e kësaj pjate të mrekullueshme krejt lehtë në shtëpi.
Përgatitja e Mazës në Shtëpi
Përbërësit

Për 5 Persona

500 gr miell misri

500 gr ajkë qumështi

250 gr djathë i njomë (i përgatitur brenda dy ditësh)

kripë

Përgatitja

Në një enë bakri hedhim ajkën e qumështit dhe e vendosim mbi zjarr.

I lëmë në zjarr të ngadaltë.

Hedhim miellin e misrit në mënyrë graduale duke e trazuar derisa të fillojë zjerja.

Më pas, hedhim djathin e freskët në enë duke e prerë në feta të holla.

Zierja e përbërësve duhet të zgjasë rreth 45 minuta në mënyrë që të largohet era e miellit dhe të lëshojë yndyrën në sipërfaqe.

Sipas preferencës, për më shumë shije të freskët mund t’i shtoni pak majdanoz të grirë në momentin që e servirni.

Maza shoqërohet në mënyrë fantastike me bukë të thekur, byrekë të ndryshëm shtëpie, turshi, gatime të ndryshme me mishra si dhe sallata të freskëta të stinës.

Maza e zier – Ja receta sekrete nga nenat Shqiptare Read More »