Kulinari

Përse duhet ta pini kafen e mëngjesit me kanellë

Kanella pluhur është një shtesë mjaft e këndshme jo vetëm në ëmbëlsira por edhe në kafen e mëngjesit.

Dikur ajo ishte erëza më e kërkuar në botë. Për të, kanë luftuar e janë shuar shumë qytetërime e kombe.

Kanella thuhet të ketë qenë erëza e preferuar e mbretërve dhe perëndive ndaj roli i saj në shëndet vlerësohet shumë.

Kohët e fundit ka patur rekomandime të shumta për të pirë kafenë e mëngjesit me një shtresë të hollë kanelle.

Arsyet do t’i zbuloni në këtë artikull
Kanella Mund Të Zëvendësojë Sheqerin
Studimet konfirmojnë se pirja e kafesë është diçka e mirë për trurin.

Por nëse kafenë e pini me qumësht dhe shumë sheqer, atëherë më siguri nuk po e ndihmoni trurin.

Kanella është e ëmbël dhe zbut dëshirën për sheqer.

Për më tepër, falë saj, kafeja do të ketë më pak kalori.
Kanella Shmang Nivelet e Larta Të Sheqerit Në Gjak
Ushqimet e pasura me karbohidrate shkaktojnë një rritje të menjëhershme të nivelit të sheqerit në gjak, që në vetvete nxit prodhimin e insulinës.

Më pas, vërehet një rënie e menjëhershme e sheqerit që nxit oreksin dhe nepsin.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org kanella ndihmon në ruajtjen e niveleve të qëndrueshme të sheqerit në gjak.

Ajo vonon përthithjen e glukozës në gjak dhe rrjedhimisht dëshirën e tepërt për ushqim.
Kanella Për Diabetikët
Kanella është efikase në uljen e nivelit të sheqerit në gjak  nëse përdoret rregullisht.

Ajo mundet të ulë kolesterolin.

Nëse jeni diabetikë atëherë mjafton gjysëm luge çaji me kanellë në kafenë e mëngjesit për të ruajtur nivelet e qëndrueshme të sheqerit në gjak.
Kanella Kundër Mbipeshës
Kanella ndihmon në humbjen ne peshë, duke ju mbajtur të ngopur për më shumë kohë.

Sheqeri i tepërt në gjak, transformohet në yndyrë që akumulohet në organizëm.

Kanella përshpejton metabolizmin duke e vënë në punë sheqerin dhe jo duke e magazinuar atë.

Për më tepër, kjo erëz e mirë përmirëson tretjen dhe përthithjen e ushqyesve nga organizmi.
Kanella Kundër Inflamacionit
Kanella është e pasur me antioksidantë ndaj mbron qelizat dhe indet nga dëmet e stresit oksidues.

Në këtë mënyrë, kjo erëz ëshë efikase kundër inflamacionit dhe sëmundjeve që shoqërohen me dhimbje si artriti.
Kanella Për Qarkullimin e Mirë Të Gjakut
Kanella hollon gjakun dhe përmirëson qarkullimin e tij.

Kjo aftësi e bën kanellën mike të zemrës sepse parandalon sëmundjet që i kanosen asaj.
Kanella Kundër Mykut Dhe Infeksioneve
Infeksionet ose prania e mykut në organizëm tregon se imuniteti i njeriut është kompromentuar.

Këto infeksionet si në rrugët e frymëmarrjes ashtu edhe në organet gjenitale kanë tendencën të rishfaqen ndaj një dozë e vazhdueshme e kanellës në kafenë e mëngjesit është një zgjidhje e mirë.
Kanella Përmirëson Shijen e Kafesë
Kanella dhe kafja përshtaten shumë mirë me njëra tjetrën jo vetëm në shije por edhe në stimulimin e trurit.

Një filxhan me kafe i pasuruar me kanellë, ju ndihmon ta nisni ditën mbarë dhe të përqendroheni më shumë në punë.
Kujdes Me Kanellën
Të bëni kujdes sepse shumë lloje të kanellës janë toksike.

Shkopinjtë e kanellës së vërtetë dhe të shëndetshme janë të hollë dhe të ngushtë.

Lloji toksik i kanellës i njohur si  vjen në formën e shkopinjve të trashë, me një shije dhe aromë të thellë.

Kjo kanellë dëmton veshkat dhe mëlçinë dhe është veçanërisht e rrezikshme për njerëzit që konsumojnë ilaçe për hollimin e gjakut.

Përse duhet ta pini kafen e mëngjesit me kanellë Read More »

Të gjithë e pimë qumështin, por ja sekreti i madh që nuk dimë

Ne e kemi harruar faktin që si njerëz që jemi nuk jemi krijuar për të pirë asnjë qumësht tjetër përveç qumështit të mamasë kur jemi foshnje.

Mund të tingëllojë shokuese por pirja e qumështit nuk është aq e shendetshme për ne. Jemi mësuar të përdorim shumë produkte të bulmetit dhe e kemi të vështirë të mos i përdorim ato. Në këë artikull do t’ju tregojmë anët e këqija të konsumimit të qumështit:

Gota juaj e qumështit përmban proteina shtazore, dhe krijon një mosbalancë në trupin tuaj. Njerëzit janë special e vetme që varen nga speciet tjera për qumësht. Qumështi shkakton humbjen e kalciumit nga kockat tuaja. E çuditshme por e vërtetë!

Qumështi gjithashtu rrit rrezikun e sëmundjeve të tjera si :

Koloesteroli i lartë

Intolerancë nga laktoza.

Të gjithë e pimë qumështin, por ja sekreti i madh që nuk dimë Read More »

Receta më e mirë ruse për të gjitha sëmundjet – Komposto panxhari

Kompostoja e panxharit është një recetë tradicionale ruse qe përmban komponente që aktivizojnë mëlçinë, veshkat dhe zorrët.

Është bërë nga fermentimi i panxharit.

Rezultatet e disa hulumtimeve mjekësore tregojnë se konsumimi i saj pengon zhvillimin e tumoreve malinje, dhe mëlçisë ,pastron trupin nga toksinat dhe “mbeturinat” e tjera, heq kapsllëkun dhe probleme të tjera me zorrët.

Mjekësia tradicionale ruse beson se kompostoja e panxharit është mjeti më i mirë jo mjekësor për hipertensionin, sepse normalizon presionin e gjakut (e zvogëlon) për një periudhë më të gjatë kohore dhe është e dobishme për ateriosklerozën.

Receta e kompostos se panxharit:
Përbërësit:
Kavanoz qelqi 3 l (nese e keni prej balte akoma me mire).700 g panxhar i papjekur dhe i qeruar.2 lugë miell200 g sheqer (mjaltë ose një ëmbëlsues sipas deshires)100 gr rrush të thatë
Përgatitja:

Merrni një panxhar të freskët të larë, qerojeni dhe priteni në kuba ose feta të holla dhe vendoseni në një kavanoz të pastër

Shtoni rrush të thatë, 2 lugë miell dhe 200 g sheqer

Mbushni kavanozin me ujë të ftohtë të zier dhe përziejeni.

Kavanozit vendosini nje mbulesë plastike ose akoma me mire nje garzë të dyfishtë dhe lereni në një vend të ngrohtë në 6-7 ditë për tufermentuar

Përziejeni përmbajtjen e kavanozit dy herë në ditë dhe, nëse është e nevojshme, hiqni shkumën

Pas shtatë ditësh shkundni përzierjen mirë dhe pastaj kullojeni.

Keshtu do te perfitoni komposten e panxharit.
Konsumi:

Pini 3-4 lugë tri herë në ditë para ngrënies.Merrni një pushim prej tre muajsh dhe përsëritni trajtimin deri ne 3 here.Pas një viti, mëlçia juaj do të jetë plotësisht e pastër!

Mbajeni ne frigorifer.
Trupi pastrohet, prandaj mund të jenë të pranishme efekte të lehta anësore.
Një metodë:Kjo metodë është aplikuar nga mjekët në disa spitale në Kiev dhe Lugansk, sepse ajo ka treguar rezultate të shkëlqyeshme jo vetëm për pastrimin e mëlçisë, por edhe për tërë organizmin. Dhe si një ilaç i shkëlqyer për hipertensionin dhe ateriosklerozen.Pas shisheve të para të konsumuara të kompostos, presioni i gjakut do të stabilizohet.

Kundërindikacionet:

Kjo nuk rekomandohet për ata me veshka të sëmura, probleme me traktin gastrointestinal në fazën akute dhe përdhesit. Në këtë rast konsultohuni me një mjek. Duhet të jeni të kujdesshëm nëse keni presion të ulët të gjakut.

Receta më e mirë ruse për të gjitha sëmundjet – Komposto panxhari Read More »

Të ëmblat e traditës – Bonbonet e dikurshme

Një recetë fantastike, tradicionale e përgatitur me dashurinë dhe ëmbëlsinë e nënave dhe gjysheve shqiptare janë padyshim bonbonet e dikurshme.
Një herë e një kohë, dëshira për ëmbëlsira shuhej kryesisht nëpërmjet bonboneve.

‘Copëza të vogla parajse’, kështu i përshkruajnë bonbonet e famshme tradicionale brezat e lindur gjatë  periudhës së diktaturës komuniste.

Mund të kenë qenë të tilla, sidomos asokohe kur buka me sheqer dhe ujë apo vaj ulliri me kripë sillte një lumturi të pashoqe.

Ndonëse nuk bëhen me çokollatë të mirëfilltë nga ato të tregut, gatimi i këtyre bonboneve është një traditë e veçantë e një shtëpie të lumtur.

Bonbonet bëhen me qumësht , ndaj mund ta imagjinoni kënaqësinë e fëmijëve të atij brezi që nuk kishin asnjëherë të ngopur me to.

Këto ëmbëlsira shqiptare janë modeste në krahasim me atë që ofron tregu. Por në aspekt shijesh, përbërësish dhe pastërtie nga kimikatet nuk kanë të krahasuar.

AgroWeb.org ju sjell një recetë tradicionale të bonboneve shqiptare që do ju kënaqin shijen, nepsin dhe do t’ju ndihmojnë të kuptoni se ndonjëherë lumturia gjendet edhe në gjërat më të vogla, edhe në një bonbone.

Bonbonet mund të shoqërohen mjaft mirë me kafe apo çaj teksa mund të serviren gjithashtu për qërasje ndaj miqve dhe të ftuarve.
Receta e Bonboneve
Përbërësit:
2 gota qumësht
2 gota sheqer
20 gr gjalpë
1 lugë çaji me kafe ose kakao (sipas preferencës mund të mos i përdorni në mënyrë që bonbonet të jenë bardha)
Përgatitja:
Hedhim qumështin një një tenxhere të vogël, sheqerin dhe më pas shtojmë gjalpin.

I trazojmë duke i lënë fillimisht në nxehtësi të lartë.

Më pas shtojmë edhe kafenë apo  kakon, kjo sipas preferencës nëse dëshirojmë që bonbonet të marrin pak ngjyrë.

I lëmë të ziejnë derisa përbërja të marrë trajtën e një mase të trashë.

E ulim pak nxehtësinë, por jo deri në fund në mënyrë që masa e përgatitur mos të ngrijë.

Me anë të një luge hedhim pak nga brumi tek shtrydhësja e limonit për t’u dhënë formë një e nga një.

Të ëmblat e traditës – Bonbonet e dikurshme Read More »

Një caj sherebele kundër mërzisë, ankthit dhe …

Në Shqipëri sherebela është një kulturë me shumë rëndësi.
Natyra na ka bekuar me këtë bimë medicinale endemike, duke e pasur me bollëk kryesisht në zonën e Malësisë së Madhe.

Por edhe në malësi të tjeta të vendit të Veriut dhe të Jugut, aq sa dhe e eksportojmë në shumë vende të botës.

Dhe nuk është çudi që amerikanët, gjermanët, francezët apo turqit e duan dhe kërkojnë kaq shumë sherebelën tonë, për shkak të vlerave unike.

Diçka është e sigurt, asnjë vend në botë nuk prodhon këtë cilësi bime, si kjo jona. Sipas burimeve të AgroWeb.org, sherebela shqiptare eksportohet shumë në disa kontinente.

Por kjo duke e lënë tregun vendas pothuajse bosh dhe duke i lënë të apasionuarit e çajit të varen tek bustinat me pluhur çaji të zi apo jeshil apo me gjithfarë shijesh e ngjyrash që vetëm natyrale nuk janë.

Për të mos folur për çajin pudër plot me kimikate aromatike!

Por sherebela mund të gjendet në treg, njëlloj siç gjendet çaji i malit. Me siguri pasi të mësoni mbi vlerat e saj do të nxitoni të gjeni sherebelën e jugut e të veriut.

Sidomos në stinën e verës, preferohet shumë çaji i ftohtë i i sherebelës, i cili përgatitet njëlloj si çaji i malit dhe i nënshtrohet procesit të ftohjes dhe servirjes me akull.

Sherebela ka aftësi anti-inflamatore, antioksiduese and anti-mikrobiale, por gjithashtu ndihmon në hapjen e oreksit.

Për shkak të këtyre cilësive, çaji i sherebelës ka shumë veti të mira shëndetësore, të cilat  renditen në vijim.
Efekte antioksiduese
Antioksiduesit shërbejnë si pastrues për të hequr radikalet e lira të metabolizmit dhe toksinat e tjera nga trupi.

Antioksiduesit ndalojnë radikalet e lira që të sulmojnë indet qelizore, duke ndaluar në këtë mënyrë plakjen e parakohshme dhe rrezikun ndaj sëmundjeve të zemrës.

Çaji i sherebelës është për këtë arsye një burim i fuqishëm me antioksidantë. Sipas  burimeve ndihmon për t’i mbajtur larg efektet shkatërruese të radikaleve të lira.
Parandalon zhvillimin e qelizave të dëmshme
Çaji i sherebelës mund të ndihmojë në parandalimin e disa formave tumorale të qelizave të dëmshme.

Sipas një studimi të publikuar nga “Revista e Bujqësisë dhe Kimisë Ushqimore” përbërësit fenolikë të sherebelës sigurojnë vlera antioksidante, të cilat mbrojnë ADN-në nga dëmtimet në zorrën e trashë.

Ekstraktet e sherebelës sigurojnë riaftësim të menjëhershëm të ADN-së.
Mëlçi më e shëndetshme
Efektet antioksiduese të çajit të sherebelës mund të përmirësojnë funksionet jetësore të mëlçisë.

Një studim i publikuar nga revista “Ethnopharmacology” tregon se çaji i sherebelës u përdor në vend të ujit për 14 ditë. Rezultatet treguan një rritje prej 24% të nivelit të antioksidantëve në mëlçi.

AgroWeb.org ju tregon se çaji i sherebelës gjithashtu tregoi efekt pozitiv në mbrojtjen e lipideve të mëlçisë nga dëmtimet e shkaktuara nga toksinat e mëlçisë.
Ndihmon kundër ankthit
Çaji i sherebelës mund të ndihmojë në reduktimin e ankthit dhe në përmirësimin e humorit.

Në një studim të kryer, një grup të rinjsh të shëndetshëm morën 300-600 miligramë suplemente të gjetheve të sherebelës përpara dhe pasi u bënë pjesë e një testimi për vlerësimin e nivelit të stresit.

Të dyja sasitë përmirësuan humorin. Sasia më e ulët e përmirësoi ankthin përpara testit por jo gjatë tij. Ndërsa sasia më e madhe përmirësoi vigjilencën dhe qetësinë dhe performoi rezultate më të larta të testeve.
Për të mos u neglizhuar
Çaji i sherebelës shkakton kontraktim të traktit urinar dhe këshillohet të mos përdoret tek gratë shtatëzëna.

Sasi të mëdha të sherebelës mund të shkaktojnë kriza, marrje mendsh dhe rrahje të shpeshta të zemrës.

Nëse vuani nga diabeti, përdoreni vetëm me këshillimin e mjekut.
Të mira plus
Çaji i sherebelës është shumë i mirë për uljen e temperaturës dhe të ftohtët. Po ashtu për zbutjen e acarimit të fytit, dhimbjen e kokës si dhe për problemet e tretjes

Një caj sherebele kundër mërzisë, ankthit dhe … Read More »

Kek me vezë dhe vaj ulliri

Një kek me bazë vajin e ullirit është ëmbëlsira e përzgjedhur për ditën e sotme. Receta më poshtë, do ua bëjë më të lehtë përgatitjen e saj.

Përbërësit:

3 vezë,
3 lugë sheqer kaf,
pak vaj ulliri (ekstra i virgjër),
3 lugë gjelle miell,
1 lugë kafeje pluhur vanilje.Përgatitja:

Në një enë qelqi shtojmë vezët, sheqerin, vajin e ullirit ekstra të virgjër, miellin dhe i trazojmë mirë derisa të formohet një pastë homogjene.
Marim një tavë të vogël dhe e lyejmë me pak vaj ulliri. Fillojmë e shtrojmë masën që përgatitëm më parë.
E fusim në furrë për 20-30 minuta, në temperaturë 180 gradë. Pasi të jetë gati dhe ta shërbeni, i shtoni pak pluhur vaniljeje sipër.

Kek me vezë dhe vaj ulliri Read More »

Sekreti i 100-vjeçarëve fshihet në tavolinë

Çfarë konsumojnë njerëzit që i kanë arritur 100 vite apo edhe më shumë? Si e kanë fituar sfidën e shëndetit të mirë që vjen nga ushqyerja?

Përgjigjja mbi raportin mes ushqimit dhe jetëgjatësisë vjen nga Shoqata Italiane e Gastroenterologëve në konventën e përvitshme të Federatës italiane të Sëmundjeve të Aparatit Tretës.

Sipas ekspertëve, në pjatën e 100-vjeçarëve kanë gjithmonë ushqime të thjeshta. Çdo vakt përbëhet mesatarisht 70% nga produkte vegjetale, 20% e të cilave janë zakonisht fruta, 30% proteina dhe shumë vaj ulliri.

Vaktet e ndërmjetme janë ato të dikurshmet: fruta të thata dhe ullinj. Pra, konsumimi me shumicë i perimeve dhe frutave në çdo vakt, vajrat vegjetale, buka integrale dhe proteinat që vijnë nga bishtajoret, vezët, djathrat dhe në masë më të vogël peshku, janë sekreti i atyre që kanë jetuar 100 vjet.

Është shumë e rëndësishme që ushqimet të jenë pak të rafinuara dhe jo me origjinë industriale.

“Ushqimi është një ilaç natyror. Ajo çfarë hamë është po aq e rëndësishme sa sasia që hamë. Një nga sekretet e jetës së gjatë sintetizohet në një thënie japoneze: ‘hara hachi bu’, që do të thotë: çohu nga tavolina kur ndihesh 80% i ngopur.

Të gjitha studimet në vende ku ka numër të madh 100-vjeçarësh, si Greqia dhe Sardenja (Itali), tregojnë se këta njerëz kanë të gjithë diçka të përbashkët: një numër të kufizuar të kalorive të marra gjatë ditës.

Sekreti i 100-vjeçarëve fshihet në tavolinë Read More »

Ushqimi i zi : Kjo është tendenca e fundit që po “çmend” universin e gastronomisë

Kjo është tendenca e fundit që po “çmend” universin e gastronomisë: ushqimet me ngjyrë të zezë gjithnjë e më të pranishëm në menutë e të gjitha kategorive, shkruan tgcom.it

Ka thuajse një vit që tashmë, ushqimi me ngjyrë të zezë, simbol i elegancës, u bë protagoniste edhe në vaktet ushqimore.

Ajo që bëri të “shpërthente kjo lloj mode”, ishte sigurisht ngjyra e zezë e sepies, e cila ngjyroste fillimisht makaronat sipas traditës veneciane. Një tjetër “mbret i zi” i kuzhinës është orizi i zi që derivonte nga Azia.

Kohët e fundit është shtuar shumë në menu ushqimi në ngjyrë të zezë falë elementit që i bën të tilla: karboni vegjetal. Një substancë natyrale që ndihmon në thithjen e gasrave të stomakut, përdoret në brumin e makaronave dhe picat për të ofruar variantin e saj të kromuar që tërheq si ata që duan ushqimin e shpejtë, ashtu edhe ata që preferojnë pjatat me 5 yje. Karboni vegjetal është futur edhe në përpunimin e djathrave, i cili u jep një ngjyrë të zezë shumë interesante, pa i ndryshuar shijen.

E zeza u vjen në ndihmë edhe atyre që nuk duan të heqin dorë nga aromat e forta, si: hudhra e zezë. Ajo krijohet nga fermentimi për 30ditë në temperatura të kontrolluara dhe bën që të ketë shije më të ëmbël.

Si përfundim, e zeza nuk kurseu as tavolinën, duke “veshur me fustan mbrëmje” edhe ushqimet, sepse siç dihet, e zeza shkon me gjithçka.

Ushqimi i zi : Kjo është tendenca e fundit që po “çmend” universin e gastronomisë Read More »