Kulinari

Sekreti për ta kthyer salcën e xaxiqit në antipastën tuaj të preferuar është tek ky përbërës

Për të provuar një xaxiq ndryshe provoni t’i shtoni disa gjethe borzilok kështu era e hudhrës nuk do të ndihet në gojën tuaj.

Përbërësit:

2 gota kos (ose salcë kosi)

2 kastraveca

2 lugë gjelle vaj ulliri

3 thelpinj hudhra

1 lugë kopër e grirë hollë

pak kripë

pak piper të zi

gjysmë limoni

3-4 gjethe borzilok

Përgatitja:

Për të gatuar këtë pjatë veprojmë në këtë mënyrë:

Si fillim, qërojmë kastravecat. I presim në copa shumë të vogla me thikë.

Më pas i hedhim kripë, i përziejmë dhe i vendosim në një kulluese. I lëmë kështu përreth gjysmë ore, që në këtë mënyrë të humbasin ujin që kanë.

Më pas, hedhim kosin në një grirës elektrik dhe shtojmë me radhë të gjithë përbërësit e tjerë: fillojmë me kastravecin e kulluar, vajin e ullirit, lëngun e limonit, thelpinjtë e hudhrës të qëruar, koprën, kripën dhe në fund piperin.

I grijmë mirë derisa të jenë përzier mirë të gjithë përbërësit. Salcën e përgatitur e hedhim në një enë qelqi, të cilën e mbulojmë me kapak.

E lemë në këtë mënyrë përreth një orë përpara se ta shërbejmë. E servirim salcën e xaxiqit për të shoqëruar një pjatë me mish në zgarë ose perime.

Sekreti për ta kthyer salcën e xaxiqit në antipastën tuaj të preferuar është tek ky përbërës Read More »

Supa me presh që heq oreksin! Ju mban super të shëndetshëm dhe do humbisni kile pafund

Keni vendosur të mbani regjim, por ndieheni gjithmonë të uritur?

Mos u shqetësoni, se nuk jeni vetëm, shumë njerëz pasi kanë vendosur të mbajnë regjim, i pengon ndjenja e urisë dhe më pas dorëzohen.

Dorëzimi nuk është zgjidhja për problemin që keni.

Ka disa mënyra për të humbur peshë pa u përmbajtur nga ushqimi i preferuar.

Supa e mëposhtme është e pasur me lëndë të nevojshme dhe me shije të mirë, ju mban të ngopur dhe rregullon metabolizmin që shkakton mbipeshë.

Ju duhet ta konsumoni atë dy herë në javë për rezultate më të mira.

PËRBËRËSIT

– 2 presh (pras)

– 4 thelpi hudhër (të copëtuar imët)

– 1 spec të kuq të ëmbël (të prerë)

– 3 kokrra domate mesatare (të prera)

– 2 kokrra qepë të prera

– 1 patëllxhan të vogël (të prerë)

– 1/3 lakër të bardhë (të prerë)

– 2 lugë gjelle vaj ulliri

– pak kripë dhe erëza (rigon, piper, majdanoz, danë)

MËNYRA E PËRGATITJES
Vendosni dy litra ujë të ziejnë, prisni pesë minuta dhe shtoni përbërësit.

Kur të jenë gjysëm të zier, shtoni vajin e ullirit, kripën dhe erëzat, në mënyrë që të shtoni një aromë të veçantë për supë.

Supa është gati tani për t’u ofruar.

Konsumojeni këtë supë kur të ndiheni të uritur.

Kjo supë është e pasur me vitamina të nevojshme që ndihmojnë trupin të gjallërohet dhe të ndihet i ngopur.

Supa me presh që heq oreksin! Ju mban super të shëndetshëm dhe do humbisni kile pafund Read More »

Ja si përgatitet Paçavurja – Ëmbëlsira magjepsëse e amvisave Korçare

Paçavurja është një ëmbëlsirë fantastike që të mahnit me shijen e saj. Është një specialitet karakteristik i amvisave të Korçës.

Sot, kjo ëmbëlsirë është shndërruar në më të preferuarat e turistëve të huaj që mbeten të magjepsur prej shijes së saj, teksa e provojnë në tavernat e ndryshme korçare.

Quhet Paçavure për shkak të mënyrës së përgatitjes së saj, kjo pasi petat vendosen rrëmujshëm gjatë përgatitjes.

Është pikërisht mënyra e përgatitjes gjithë sekreti i kësaj ëmbëlsire fantastike, e cila nuk kërkon shumë kohë dhe as mund për t’u realizuar.

Më poshtë keni përgatitjen e Paçavures sipas recetës së amvisave korçare.
Përgatitja e Ëmbëlsirës Paçavure në Shtëpi
Përbërësit
1 pako me peta ëmbësirash të gatshëm (i gjeni në supermarkete)

6 kokrra vezë

1 filxhan çaji me arra të thërrmuara

1 filxhan çaji me vaj ulliri

Pak gjalpë i freskët

1 filxhan çaji me kos

1 filxhan çaji me sheqer

1 lugë kafeje me sodë buke

2 pako krem karamel (i gjeni në supermarket)
Për sherbetin
800-1 kg sheqer

1 l ujë
Përgatitja
Petat e ëmbëlsirës i mbledhim rrëmujshëm dhe të rrudhosura i vendosim në një tepsi të lyer me pak gjalpë dhe i vendosim të piqen në furrë.

I lëmë në furrë për pak minuta derisa fillojnë të thahen.

Ndërkohë, AgroWeb.org ju udhëzon që në një tas të hidhni vezët, sheqerin, vajin e ullirit, kosin, sodën e bukës dhe krem karamelin.

Përziejini mirë të gjitha bashkë dhe më pas të gjithë masën hidheni mbi petët e thara në furrë. Sipër spërkatini me arrat e thërrmuara dhe futeni të piqet përreth 20-25 minuta.

Ndërkohë, përgatisni sherbetin duke zierë sheqerin me ujin derisa të jetë gati në formën e shurupit pak të trashë.

Pasi ta hiqni ëmbëlsirën nga furra lëreni të ftohet dhe sherbetin hidhjani sipër të nxehtë.

Priteni në forma katrore apo rombi dhe Paçavurja është gati për t’u servirur.

Ja si përgatitet Paçavurja – Ëmbëlsira magjepsëse e amvisave Korçare Read More »

Bima misterioze plot vlera mjekesore – Gjembgomari

Gjembgomari është një bimë që lulëzon dhe që i përket familjes botanike të luledeles dhe mban emrin botanik Silybum marianum.

Kjo bimë nxjerr një lëng të ngjashëm me qumështin, i cila i jep asaj të gjithë ushqyesit e shëndetshëm që përdoren për trajtimin e sëmundjeve kronike të mëlçisë.

Gjembgomari gjendet shpesh në gjendje të egër në të gjithë territoret shqiptare dhe eksportohet fuqishëm drejt tregjeve të huaja.

Ekstrakti i gjembgomarit, që përgatitet nga farat e bimës ndihmon me proçesin e detoksifikimit dhe shërben si tonik për mëlçinë duke riparuar dëmet e saj.

Gjembgomari është përdorur gjithashtu për të trajtuar cirrozën hepatike, mëlçinë e dhjamosur, helmimet e mëlçisë dhe hepatitin viral.

Gjithashtu gjembgomari është efektiv në shmangien e efekteve anësore të ilaçeve kundër dhimbjeve.

Përbërësi kryesor antioksidant i ekstraktit të bimës njihet si silimarin dhe parandalon rritjen e qelizave të dëmshme në prostatë, gji dhe qafë.

Qumështi i gjembgomarit përmban acid linoleik që mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Ai mban nën kontroll nivelin e kolesterolit dhe sheqernave në gjak tek pacientët që vuajnë nga diabeti i tipit 2.

Ekstrakti nga gjethet, kokrrat dhe farat e bimës që përmbajnë silimarinë mund të bëhet çaj, kapsula ose tretësirë. Duke qenë se substanca e silimarinës nuk tretet dot në ujë, përfitimet e qumështit të gjembgomarit janë të kufizuara.

Për shembull, vlerat e çajit të qumështit të gjembgomarit rriten nëse e merrni atë në formë koncentrati.

Qumështi i gjembgomarit shërben për të detoksifikuar organizmin nga kimikate sintetike, metalet dhe alkoli. Në vitin 1986, qumështi i gjembgomarit u çertifikua zyrtarisht për trajtimin e sëmundjeve të mëlçisë.

Produktet bimore të përftuara nga bima e mësipërme gjenden në farmacitë e zakonshme, farmacitë bimore dhe pikat e bimëve mjekësore.

Nga gjembgomari i thatë përftohet një çaj ku nevojitet një grusht bimësh për filxhan për t’u pirë dy herë në ditë nën konsultimin e mjekut.


Riparon qelizat dhe inkurajon rritjen e tyre
Përbërësi aktiv tek qumështi i gjembgomarit, që është përgjegjës për mbrojtjen e mëlçisë është silimarina. Ajo ndihmon në riparimin e qelizave të mëlçisë të dëmtuara nga alkoli dhe substanca të tjera toksike, duke stimuluar sintezën e proteinave.

Duke ndryshuar shtresën e jashtme të qelizave të mëlçisë, silimarina parandalon hyrjen toksinave brenda tyre. Për më tepër, silimarina inkurajon rritjen e qelizave të mëlçisë, ul inflamacionin dhe mbron qelizat nga radikalet e lira.
Sëmundjet e mëlçisë të shkaktuara nga alkoli
Pesë nga shtatë studime mbi vlerat e qumështit të gjembgomarit kundër sëmundjeve të mëlçisë shkaktuar nga alkoli, zbuluan se kjo bimë përmirësonte ndjeshëm funksionet e mëlçisë.

Ndërkohë tek pacientët që ishin në një fazë më të avancuar të sëmundjes -ku dëmet e mëlçisë janë të pariparueshme dhe praktikisht organit i ka ardhur fundi- qumështi i gjëmbgomarit nuk kishte asnjë efekt.
Kolesteroli i lartë
Një studim i bazuar tek kafshët zbuloi që silimarina kishte të njëjtin efikasitet si një barnë e specifikuar për uljen e kolesterolit e quajtur probukol, por me një vlerë të shtuar për rritjen e kolesterolit të mirë. Megjithatë studime të mëtejshme janë të nevojshme për të arritur në një konkluzion përfundimtar.

Bima misterioze plot vlera mjekesore – Gjembgomari Read More »

Pse quhet Italia e vogël e produkteve bujqësore – Divjaka ?

Rukola, finok, brokoli.  I vetmi rreng që mund të na bëjnë këto delikatesa italiane është të na bëjnë të pastër brenda e të bukur jashtë, siç thonë me krenari dhe vetë italianët.

Këto produkte të Mesdheut kanë hyrë tërë delikatesë në kuzhinën tonë, në restorante, por dhe në tokën tonë.

Rukola siç njihet ndryshe, prodhohet masivisht edhe në Divjakë e Lushnjë së bashku me finokun dhe lakrën e vogël pranverore, apo lakrën e Brukselit.

Arbër Gjoka, është një nga fermerët e rinj nga Divjaka që po e provon fatin pikërisht me lakrën e Brukselit.

Ai ka nisur ta kultivojë këtë lakër të vogël, për shkak të kërkesës në rritje për të.

“Në Divjakë mund të ketë afro 20 ha të mbjellë me lakrën e vogël me një prodhim prej rreth 1.140 ton në vit”, konfirmon Gjoka për AgroWeb.org, duke pohuar se gjatë viteve të fundit kërkesat për këtë lakër speciale janë shtuar veçanërisht nga Polonia dhe Lituania.

Por me shumë gjasë ju mund të pyesni, po pse atëherë ne shohim kaq pak lakra të vogla dhe finok në treg?

Kjo ndodh sepse prodhohet shumë pak. Luto Goga, ekspert i bujqësisë shpjegon për AgroWeb.org, se kjo vjen edhe si pasojë e një tregu të vogël.

“Këto në fakt janë bimë shumë interesante, por tregu ynë është shumë i vogël. Duke qenë se janë shumë delikate ato kanë nevojë për një kujdes më të veçantë nga fermerët dhe njohje më të madhe nga konsumatorët në lidhje me cilësitë dhe vlerat e tyre” thotë Goga .

Pikërisht mosnjohja e këtyre produkteve dhe tregu i vogël, i bëjnë fermerët skeptikë, nëse duhet të prodhojnë më shumë, pasi nuk dinë a do të mund të ketë treg për to.
Rukola
Rukola siç dhe e njohim më shumë, është një nga ato perime që qëndrojnë në piedestal për shkak të shumë vitaminave e mineraleve.

Nëse do të krahasonim rukolën me sallatën jeshile, rukola përmban tetë herë më shumë kalcium, pesë herë më shumë vitaminë A, vitaminë C dhe vitaminë K dhe katër herë më shumë hekur sa e njëjta sasi me sallatë jeshile.

Zgjedhja është e thjeshtë. Rukola për një sallatë të shëndetshme.

Për më tepër, fibrat tek rukola ju ndihmojnë në aparatin tretës, duke ju bërë që të ndiheni të ngopur për një kohë më të gjatë. Gjithashtu ndihmon për të ulur kolesterolin, për të balancuar sheqerin në gjak dhe për të ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Finoku
Të mirat shëndetësore të finokut janë aq të shumta, sa e meriton me të vërtetë emrin finok. Ndihmon për aneminë, tretjen, konstipacionin, diarenë, çrregullimet e frymëmarrjes, çrregullimet menstruale dhe ndihmon për shikimin.

Finoku ose Fennel, emri shkencor i së cilit është Foeniculum Vulgare Miller, përdoret masivisht në të gjithë botën për përdorime të shumta kulinare.
Brussel Sprout ose lakra e vogël e Brukselit
Eshtë e habitshme se sa shumë proteina kanë lakrat e Brukselit, duke qenë se janë veçse një perim i gjelbërt.

Në një tas me këtë lakër të vogël nevojat tuaja për vitaminë C dhe për vitaminë K për ditën do të jenë të përmbushura.

Ato renditen mes 20 ushqimeve me më shumë vlera ushqyese, ku maten vitaminat, mineralet dhe fitoushqyesit në raport me sasinë e kalorive.

Duke konsumuar një racion me lakra Brukseli ju do të merrni vitaminë K,  vitaminë C, dhe shumë vitaminë A, vitaminë B-6, folat, potas dhe manganez që ju duhen në një ditë.

Pse quhet Italia e vogël e produkteve bujqësore – Divjaka ? Read More »

Supa me qofte, më e mira që keni provuar ndonjëherë dhe më e thjeshta në përgatitje

Një supë fantastike, tepër e lehtë në përgatitje dhe e cila vjen disi ndryshe nga të tjerat, pasi qoftet japin një tjetër aromë dhe shije falë erëzave. Ne jua sugjerojmë për drekën e sotme!
Përbërësit:
1 kokërr qepë të madhe,
500 gr mish të grirë (viçi),
2 apo 3 feta buke të qullura dhe të shtrydhura mirë,
2 lugë gjelle me miell,
2 lugë gjelle gjalpë të pa shkrirë,
rigon, dafinë, piper të zi, kripë,
1 kokërr limon.
Përgatitja:
Në një tenxhere vëmë 1 litër e gjysmë ujë të nxehet. Në një tenxhere tjetër vendosim 1 lugë gjalpë, gjysmën e qepës të grirë imët. Sapo të fillojë të skuqet qepa shtojmë miellin duke e trazuar me nxitim, që të mos na bëhet me topza melli. Më pas e heqim nga zjarri dhe shtojmë pak nga pak ujin e nxehtë duke trazuar.

Marrim mishin e grirë, i shtojmë kripën, rigonin, piperin, bukën e thërrmuar, gjysmën tjetër të qepës së grirë imët dhe e punojmë mirë e mirë me duar. Me anë të duarve bëjmë toptha të vegjël.

Vendosim tenxheren ku përgatitëm lëngun në zjarr, shtojmë topthat që përgatitëm një nga një, pak kripë, limonin, një gjethe dafine. Vazhdojmë e ziejmë rreth 15 – 20 minuta.

Në një tigan të vogël skuqim një lugë gjalpë, shtojmë piper të kuq dhe kur të shërbejmë supën, i hedhim nga sipër gjalpin e përgatitur! Ju bëftë mirë!

Supa me qofte, më e mira që keni provuar ndonjëherë dhe më e thjeshta në përgatitje Read More »

TULLUMBA, RECETE E LEHTE DHE E SHIJSHME!

Përbërësit:

2.5 gota miell,

2 gota te ujit ujë,

1 luge te gjellës margarinë,

2 lëng limoni,

4 vezë.

Për sherbet:

vaj,

2 gota të ujit sheqer,

2 gota te ujit ujë,

1 lugë te gjellës lëng limoni.

Përgatitja:

Fillimisht 2 gota të ujit vloni.

Shtoni vajin dhe lëng limonin.

Pasi vaji fillon të shkrihet filloni ta shtoni miellin.

Fërgoni deri sa ta merr ngjyrën e verdhë. Pastaj lëreni të ftohet dhe shtoni vezët.

Përzieni me mikser deri sa ta përfitoni brumin, largoni mikserin lyeni pak me vaj dhe gatuani me dorë.

Glazurën e tullumbës shtoni pak në shiringë, dhe preni ( në aq gjatësi sa iu nevojitet).

Vendosni në tenxhere për pjekje deri sa te skuqen..

Pastaj largoni nga zjarri dhe vendoseni në sherbetin e ftohte.

Pasi ta merre mjaftueshëm sherbetin, largoni tullumbat.

Pasi te ftohet mund ta shërbeni .

Ju bëftë mirë!

TULLUMBA, RECETE E LEHTE DHE E SHIJSHME! Read More »

E konsumojmë çdo ditë dhe kurrë nuk e kemi ditur këtë gjë të rëndësishme për KOSIN! Ky fakt nuk duhet t’i shpëtojë asnjërit

Nëse hani kos, këto janë disa gjëra që duhet t’i dini!

1) Përmban një raport të lartë në laktobacillius, baktere që ndihmojnë në funksionimin e tretjes, imunitetit dhe përthithjes së elementeve ushqyese.

2) Është një produkt fermentimi.

3) Përmban një sasi të lartë në proteina (100gr kos me 2% yndyra na ofrojnë 53kcal nga të cilat 4gr proteina, 5,3gr karbohidrate, 2gr yndyrë dhe 170mg kalcium dhe 140mg fosfor).

4) Këshillohet të konsumohet edhe nga personat që nuk kanë intolerancë nga laktoza.

5) Përmban vitaminë D.

6) Përmban vitaminën b12.

7) Këshillohet të konsumohet pas marrjes së antibiotikeve (parandalon infeksionet).

8) Nëse kombinohet me drithëra të pa përpunuara (p.sh. tërshërë ose buke thekre ose fara) është një vakt ideal për mëngjes me pak kalori por dhe që do t’ju bëjë të ndiheni të ngopur.

9) Këshillohet më mirë të konsumoni kos të skemuar me 1-2 % yndyrë, kujdes jo 0% yndyrë (nuk përmban vitaminat që treten në yndyrë).

10) Kujdes! Kosi që ofrohet në supermarkete së bashku me fruta zakonisht ka përmbajte dhe në qumësht pluhur. Këshillohet të shikoni me vëmendje etiketën!

E konsumojmë çdo ditë dhe kurrë nuk e kemi ditur këtë gjë të rëndësishme për KOSIN! Ky fakt nuk duhet t’i shpëtojë asnjërit Read More »