Kulinari

Kajmaçina , ëmbëlsi magjepsëse nga tradita Prizrenase

Shumë e ngatërrojnë me krem karamelin, e disa të tjerë me qumështorin, por kur e provon, kupton se bëhet fjalë për një ëmbëlsirë krejt unike që të përfshin tërësisht me shijen e saj.

Tradita shqiptare është padyshim e shijshme.

Receta të ëmbla apo të kripura, të gatuara prej shekujsh me radhë, të trashëguara brez pas brezi e kanë shndërruar kuzhinën shqiptare në një nga më të veçantat e kulinarisë botërore në përgjithësi.

Receta që AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë është Kajmaçina, një ëmbëlsirë fantastike kremoze me përbërës të thjeshtë dhe me një shije unike, traditë e amvisave të Prizrenit.

Kajmaçina është një nga ëmbëlsirat më të shijshme të kuzhinës shqiptare.

I lehtë plot shije dhe fantastik, ndër të preferuarit në raste festash, Kajmaçina ka mahnitur me shijen e tij këdo që e ka provuar.
Përgatitja e Kajmaçinës në Shtëpi
Përbërësit
8 kokrra vezë

8 lugë gjelle me sheqer

1 l qumësht

4 lugë gjelle niseshte
Sherbeti
300 gramë sheqer

200 ml ujë

Përgatitja

Si fillim, në një tas të gjerë, AgroWeb.org ju udhëzon që të rrihni vezët bashkë me sheqerin dhe niseshten.

Më pas, vijojmë duke shtuar qumështin pak nga pak duke i përzier vazhdimisht dhe pandërprerje derisa të krijohet një masë homogjene.

Këtë masë e shtrojmë në një tepsi të nxehtë, të lyer me pak vaj.

Kajmakçina piqet në temperaturë maksimale për 30-40 min derisa sipërfaqja e saj të bëhet e kuqërremtë.

Përgatisni ndërkohë sherbetin duke hedhur në një tenxhere sheqerin dhe ujin dhe duke i lënë të vlojnë derisa masa të bëhet të formën e sherbetit.

Pasi piqet nxirret nga furra dhe menjëherë i hidhet sipër sherbetin i cili duhet të jetë i ngrohtë gjithashtu.

Kjo ëmbëlsirë shërbehet e ftohtë.
Kombinimet
Kajmaçina mund të kombinohet me arra dhe biskota të thërrmuara, të cilat mund t’i hidhen në sipërfaqe por edhe në fund të pjatës para se të vendosni ëmbëlsirën në të.

Gjithashtu, kajmaçina kombinohet në mënyrë të mrekullueshme edhe me fruta të ndryshme. Mund të prisni disa luleshtrudhe dhe banane në kubikë të vegjël dhe t’i vendosni në sipërfaqen e saj.

Tjetër kombinim i shijshëm është edhe vendosja e lëkurave të grira të limonëve ose portokalleve si dhe frutave të thata në sipërfaqe të kajmaçinës.

Kajmaçina , ëmbëlsi magjepsëse nga tradita Prizrenase Read More »

Petulla me mollë , të lehta, të shpejta plot shije

Është një recetë fantastike, me një shije të lehtë, të ëmbël e që përgatitet në shumë pak kohë.

Kombinimi i petullave me mollë është ndër recetat më të shijshme e cila pa dyshim tërheq nepsin e oreksin e të vegjëlve dhe më të rriturve në familje.

Përgatitja e tyre kërkon përbërës të thjeshtë por shija që të ofrojnë është sa speciale aq edhe e veçantë.

Më poshtë do të gjeni nga AgroWeb.org recetën unike të përgatitjes së petullave me mollë krejt lehtë në shtëpi.
Përgatitja e Petullave me Mollë në Shtëpi
Përbërësit
1 gotë miell

3-4 kokrra mollë

1/2 lugë kafeje me sheqer

1/2 lugë kafeje me sodë buke

1/2 lugë kafeje me kripë

1 gotë qumësht

1 kokërr vezë

Sheqer  për spërkatjen e petullave

Kanellë
Përgatitja
AgroWeb.org ju udhëzon që në një tas të hidhni miellin, kripën, sodën e bukës dhe sheqerin. Trazojini që të përftoni një masë të vetme.

Në një tas tjetër hedhim vezën dhe gotën e qumështit, e rrahim deri sa masa të jetë bashkuar plotësisht.

Më pas fillojmë dhe shtojmë masën e miellit të përzierë me kripë, sheqer dhe sodë, duke e trazuar gjatë gjithë kohës në mënyrë që të mos mbetet mielli i patretur.

Masa që duhet të arrijmë është një brumë pak më i hollë se ai i petullave tradicionale, dhe pak më i fortë se ai i palaçinkave.

Në vijim, AgroWeb.org ju udhëzon që të merrni mollët dhe t’u hiqni pjesën e brendshme të farave. Pritini në rrathë jo më shumë se 1 cm.

Në një tigan pak të thellë, hedhim 2-3 filxhanë me vaj dhe e vendosim ne zjarr të lartë.

Fetat e mollës i zhysim në brumin e përgatitur dhe i skuqim në tigan. Duke treguar kujdes që t’i kthejmë nga të dyja anët.

Pasi i heqim nga tigani, është mirë që t’i vendosim në një pjatë me letër kuzhine, që të thithet yndyra e tepërt.

Në një pjatë tjetër kemi përzier sheqerin me kanellën, aty kalojmë të gjitha petullat , sa të krijohet një shtresë në të dy anët.

Është e mira që të jenë pak të ftohura (jo direkt nga tigani) që të mos shkrijë sheqeri./AgroWeb.org

Petulla me mollë , të lehta, të shpejta plot shije Read More »

Çfarë të ha kur kam aciditet të lartë në stomak? Ua tregon dietologia Blerina Bombaj

Rritja e prodhimit te aciditetit ne stomak mund te shkaktoje simptoma te ndryshme si refluks, ndjesi djegieje, fryrje, gromesima, dispepsi, perzierje dhe shije thartire ne goje. Arsyet e hierprodhimit te aciditetit ne stomak jane te ndryshme, nga menyra e te ushqyerit, konsumi i alkolit e deri te trashegimia. Nese situata zgjat per nje kohe te gjate e patrajtuar, pasojat mund te jene dramatike pasi qelizat e stomakut fillojne te humbin aftesine mbrojtese ndaj aciditetit. Modifikimi i ushqimit eshte nje nder hapat kryesore ne kontrollin e aciditetit te stomakut. Le te shohim ushqimet qe mund te neutralizojne lengjet e stomakut duke e kthyer “ambjentin” ne me bazik.

Bulmeti

Qumeshti eshte nje nder ushqimet qe mund te qetesoje ndjeshem hiperaciditetin e stomakut, por duhet te jete pa yndyre pasi kjo e fundit mund te shkaktoje te kunderten. Nenproduktet e qumeshtit (me yndyre te reduktuar), si kosi dhe djathi, perbejne burim te mire proteinash dhe kalciumi. Per kete arsye keshillohet te konsumojme rreth 3 racione cdo dite bulmet. 1 racion bulmet = 45gr djathe, 200ml kos dhe 240ml qumesht.

Frutat

Frutat te cilat kane aciditet vete, si portokallet, kivi, qitrot, limonat, ananasi, luleshtrydhet, duhet te evitohen. Mollet jane nder frutat qe ndihmojne ndjeshem ne kontrollin e aciditetit, gjithashtu rrushi, dardhet, bananet, pjepri, boronicat dhe pjeshket, jane fruta te tolerueshme mjaft mire. Gjithsesi, konsumi i frutave nuk duhet te kaloje sasine e nevojshme ditore qe eshte deri ne 4-5 racione ne dite. 1 racion frut = perafersisht 120gr fruta.

Perimet

Pergjithesisht, perimet jane zgjedhje e mire per nje stomak qe prodhon aciditet me shumice, pervec domateve dhe qepeve te cilat, eshte mire te evitohen ne rastin ne fjale. Zhardhoket si patatet, karrotat, rrepat dhe vecanerisht finoku jane mjaft miqesore me stomakun.

Lengu qe perftohet nga shtrydhja e lakres se bardhe, te fresket, eshte nje nder produktet me te persosura per rigjenerimin e qelizave te stomakut dhe mbrojtjen e tyre nga aciditeti. Brokoli, mashurkat, lakrat, lulelakra, kungujt, selinoja dhe verdurat, perbejne nje pjese te rendesishme te ushqimit te shendetshem e te ekuilibruar dhe keshillohet te konsumohen ne nje sasi prej 200-300gr/dite.

Lengu ideal per stomakun

400gr laker e bardhe,
1 molle e embel,
1 kokerr finok,
2 feta te holla xhinxher te fresket

Pergatitja

Shtrydhini perimet te gjitha bashke dhe konsumojeni lengun 2 here ne dite; ne mengjes dhe para gjumit.

Dritherat
Pergjithesisht, buka, makaronat, orizi dhe drithrat jane te pranueshme ne kete diete. Vecanerisht, tershera eshte mjaft e keshillueshme, si dhe drithrat integrale dhe nenproduktet e tyre. Kujdes; mos i ngarkoni gatimet e tyre me salca te yndyrshme apo djathe te pasur ne yndyre. Keto produkte duhet te perbejne burimin kryesor te energjise qe nevojitemi ne dite, prandaj perpiquni ti vendosni ne pothuaj te gjitha vaktet tuaja.

Mishi, peshku

Ushqimet ne kete kategori jane te lejueshme, mjafton te mos jene te pasura ne yndyre, mos te teprohet ne sasi dhe te mos gatuhen te skuqura. Preferoni peshkun e kalter, mishin e bardhe te shpendve – pa lekuren, vezet e freskta, fasulet dhe djathin pa yndyre, si burim kryesor te proteinave. Mishi i kuq keshillohet 1-2 here ne jave, i gatuar ne presjon me perime dhe erza, si rozmarina dhe sherebela.

Pijet

Uji eshte pija me e pershtatshme per organizmin dhe stomakun sensitiv. Disa cajra si kamomili, finoku dhe xhinxheri rekomandohen per te ulur aciditetin. Pijet qe duhet te evitohen jane te gjitha ato qe permbajne kafeine, alkol, kakao dhe mente.

Produkte te vecanta

Uthulla e molles, edhe pse teper acide vete, rezulton ne permiresim te ph-se se stomakut. Provoni ta vendosni si perberes te salcave tuaja per sallatat bashke me vaj ulliri dhe pak mjalte. Probiotiket jane mikroorganizma qe luajne rol teper ushqyes per aparatin tone tretes dhe si rrjedhoje jane nje arme e forte kunder dispepsise qe mund te pasoje aciditetin e larte.

Mengjesi ideal per te ulur aciditetin e stomakut

1kupe qumesht pa yndyre ose qumesht bajamesh,
½ kupe tershere,
10 bajame,
½ molle

Përgatitja

Vini ne zjarr te ulet qumeshtin me tersheren deri sa ajo te zbutet. (Mos lejoni te ziej qumeshti). Thermoni bajamet dhe i hidhni te qumeshti. Copetoni mollen dhe e shtoni persiper. E konsumoni te ngrohte.

Çfarë të ha kur kam aciditet të lartë në stomak? Ua tregon dietologia Blerina Bombaj Read More »

Hasude me arra / Tradita e ëmbël

Një ëmbëlsirë fantastike, me një shije të veçantë është hasudja me arra sipas traditës së amvisave shqiptare.

Një specialitet që është përgatitur prej dekadash me radhë në të gjitha trevat shqiptare.

Megjithëse amvisat shqiptare e gatuajnë hasudenë në mënyra të ndryshme, padyshim një nga më të shijshme është receta e hasudesë me arra dhe bajame.

Dikur, hasudja gatuhej si një ëmbëlsirë e veçantë kur shtëpinë e vizitonin miq e mysafirë apo në raste të veçanta gëzimesh familjare.

AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë se si të përgatisni hasuden me arra krejt lehtë në shtëpi, një mënyrë fantastike për të ëmbëlsuar veten dhe më të dashurit tuaj.

Është një ëmbëlsirë me shije të plotë që mund të konsumohet në çdo kohë.

Receta e saj kërkon pak durim dhe kujdes por rezultati në fund do t’ju kënaqë me patjetër nepsin dhe oreksin me shijen e saj.
Përgatitja e Hasudes me Arra në Shtëpi
Përbërësit
300 gr niseshte

300gr sheqer

500 ml ujë

100 gr gjalpë të freskët

Një filxhan çaji me arra të thërrmuara

Pak pluhur kanelle
Përgatitja
Hedhim në një tas masën e ujit dhe niseshtenë dhe i përziejmë mirë me njëra tjetrën derisa niseshteja të shkrihet plotësisht dhe të njëtrajtësohet me ujin.

Më pas, AgroWeb.org ju udhëzon të vendosni një tenxhere në zjarr.

Shtojmë gjalpin dhe sheqerin.

I trazojmë derisa sheqeri të shkrijë plotësisht dhe të marrë ngjyrë karamel dhe të forcohet pak.

Në këtë moment, AgroWeb.org ju udhëzon të shtoni ujin me niseshte dhe të përzjeni gjithë masën pa ndërprerje përmes një luge druri.

Shtoni gjithashtu edhe arrat e thërrmuara dhe vijoni të përzieni derisa masa të trashet ne formën klasike xhelatinoze të hasudes.

Më pas hiqeni nga zjarri, mund ta ndani në një pjatancë lugë-lugë apo në copa të vogla dhe lëreni të ftohet.

Kur shërbehet sipas preferencës i hidhen bajame të thërmuara dhe spërkatet me pluhur kanelle.

Nëse dëshironi mund ta shoqëroni edhe me fruta të thata./AgroWeb.org

Hasude me arra / Tradita e ëmbël Read More »

Gjethet e Fikut te Detit / Risia per cilesine e jetes !

Gjethet e fikut të detit janë një lloj barishte që mblidhet nga fruti-perim që të huajt e njohin si “dardha me gjemba”. Këto gjethe janë në ngjyrë të gjelbër ose me nuanca vjollcë dhe janë të mëdha sa pëllëmba e dorës. Trashësia e këtyre gjetheve është njësoj si e specave apo bishtajave. Ato kombinohen mirë me vezët dhe perimet e skuqura. Vendlindja e tyre është Mesdheu, përfshirë Shqipërinë, sidomos Rivierën Jugore. Rrjedhimisht njerëzit zakonisht konsumojnë frutin dhe jo gjethet. Por së fundmi në Evropë ka marrë udhë tradita e konsumit të gjetheve magjike. Fiqtë e detit janë kthyer në kulturën më të mbjellë së fundmi në Itali dhe Greqi, pasi përveç vlerave të pazakonta të frutit që shitet shtrenjtë në vendet e Bashkimit Evropian, edhe gjethet e bimës janë tendenca e fundit e gjelbër e restoranteve të mbarë kontinentit. Në Shqipëri fruti është një nga më të nënvlerësuarit dhe më pak të njohurit, ndërsa gjethet as nuk i shkojnë kujt në mendje. Por vlerat e frutit dhe të gjetheve po përdoren në mënyrë masive nga evropianët edhe pse kushtojnë jo pak. Gjethet më të mira të fikut të detit janë ato të voglat që dalin mbi gjethet e tjera, sa më të vogla që të jenë aq më të freskëta dhe plot ujë do të jenë. Si t’i hiqni gjembat? Asnjë problem dhe zgjidhja është shumë e thjeshtë. Merrni një kullesë, vendosni në të gjethet e fikut të detit dhe i mbuloni me një kapak. Tundeni dhe shkundeni mirë për disa minuta kullesën dhe kapakun të mbyllur dhe do të shikoni që të gjithë gjembat do të kenë rënë. Vlerat ushqimore të gjetheve të fikut të detit Pasuria e madhe shëndetësore që vjen nga gjethet e fikut të detit i atribuohen përmbajtjes së lartë të vitaminave, që përfshijnë riboflavinën, vitaminën B6, bakrin, hekurin, fibrën, vitaminën A, vitaminën C, vitaminën K, kalciumin, kaliumin, magnezin dhe manganin. Le të eksplorojmë disa prej vlerave shëndetësore që njerëzit kanë përfituar nga gjethet e fikut të detit prej mijëra vitesh. Vlerat shëndetësore të gjetheve të fikut të detit Tretja: Gjethet e fikut të detit janë të mbushura me fibra dietike, e cila është thelbësore për proçesin e tretjes, sepse ndihmon lëvizjen e rregullt të zorrëve dhe mbarëvajtjen e gjithë sistemit tretës. Për më tepër, fibra e tepërt në trup mund të ulë kolesterolin, rrjedhimisht të mbrojë edhe shëndetin e zemrës. Rënie nga pesha: Fibra e bën organizmin të ndihet i ngopur dhe parandalon çlirimin e hormonit të urisë dhe si rrjedhojë ngrënien e tepërt. Së dyti, kjo barishte përmban nivele të ulëta të yndyrnave të ngopura dhe kolesterolit, por nga ana tjetër e bën trupin të punojë fort pa shtuar në peshë, Forcon metabolizmin: Një nga aspektet më të vlefshme të gjetheve të fikut të detit është sasia e mineraleve dhe vitaminave. Këto gjethe përmbajnë thiaminë, riboflavin, niacin dhe vitaminë B6, përbërës jetësorë për metabolizmin e qelizave dhe rregullimin e funksioneve të enzimave në organizëm. Forcon kockat: Përmbajtja minerale e kësaj gjetheje kaktus të fuqishëm përfshin kalciumin që është pjesë thelbësore e kockave të forta dhe rikuperimit të tyre. Përmirëson gjumin: Kjo barishte përmban magnez i cili është një mineral i dobishëm për të ngjallur ndjesinë e gjumit tek njerëzit që vuajnë nga pagjumësia, ankthi kronik dhe nervozizmi. Ajo ndihmon çlirimin e serotoninës në organizëm, që nga ana tjetër rrit nivelet e melatoninës. Inflammacioni: Lëngu që merret nga gjethet lufton inflamacionin në disa pjesë të trupit, veçanërisht në zonat e goditura nga reumatizma, plagët, dhimbjet e kyçeve dhe tendosjet muskulare. Nëse lyeni zonat e prekura me këtë lëng, ose konsumoni vetë gjethet, do të përfitoni këto vlera. Shëndeti i lëkurës: Vetitë antioksidante të gjetheve të fikut të detit e bëjnë atë një mekanizëm perfekt mbrojtës kundër simptomave të plakjes së hershme, si rrudhat dhe njollat. Diabeti: Ekstrakti nga gjethet kaktus janë të fuqishme në rregullimin e niveleve të glukozës në organizëm. Pacientët që vuajnë nga diabeti i tipit dy e që konsumojnë këto gjethe do të përftojnë uljen e niveleve të glukozës pas ngrënjes, e si rrjedhojë do të menaxhojnë diabetin më lehtë. Ulçera: Gjethet e fikut të detit janë përdorur tradicionalisht si një kurë kundër ulçerës së gastritit. Fibra, parandalon formimin e ulcerës sidomos tek ata që vuajnë nga konsumi i tepërt i alkolit. Mjafton ta shtoni në dietën tuaj dhe do të përmirësoni cilësinë e jetës.

Gjethet e Fikut te Detit / Risia per cilesine e jetes ! Read More »

Vezë të pjekura në furrë , unike për pjë mëngjes plot shije

Një shije krejt unike dhe e papërsëritshme.

Krahas mënyrave tradicionale të përgatitjes së vezëve, të skuqura sy apo tigani, omletë apo të ziera, kjo është një tjetër recetë fantastike që të përfshin tërësisht.

Përgatitet në vetëm pak minuta dhe kombinimet e saj janë të pafundshme.

Më poshtë AgroWeb.org u sugjeron përgatitjen e vezëve të pjekura në furrë, të quajtura ndryshe si Vezët në Formën e Reve.
Përgatitja e Vezëve të Pjekura në Furrë
Përbërësit
(Përbërësit përzgjidhen në bazë të numrit të personave që do të gatuani)

4 vezë

Kripë

Piper i zi i bluar

Një filxhan çaji me djathë kaçkavall i grirë
Përgatitja
Ndani të bardhën e vezëve nga e bardha. Të bardhat e vezëve vendosini në një tas të madh qelqi ndërsa të verdhat në një tas të vogël.

Në tasin ku keni vendosur të bardhat e vezëve shtoni kripë dhe piper.

Përmes një rrahëse vezësh ose mikseri rrihni të bardhat e vezëve derisa të krijohet një masë e fryrë si shkumë e palëvizshme.

Më pas, shtoni djathin kaçkavall të grirë, nëse dëshironi gjatë rrahjes së të bardhave të vezëve mund të shtoni qepë të njoma të grira shumë hollë, apo edhe speca të kuq ose erëza si majdanoz i grirë hollë apo nenexhik.

Një e nga një, krijoni katër masa të njëjta të rrumbullakëta dhe vendosini në një tavë ku keni shtruar letër pjekjeje.

Katër masat me shkumën e vezëve të bardha formojini në formën e foleve, me një gropëz në mes.

Futini në furrën e parangrohur dhe piqini derisa të bardhat e vezëve të marrin në sipërfaqe ngjyrë të artë, përreth tre minuta.

Pas tre minutash ku të bardhat e vezëve janë forcuar nga pjekja, me kujdes në gropëzat e formuara më pas vendosni të verdhat e vezëve që keni lënë mënjanë.

Hidhuni sipër pak kripë e piper dhe futini në furrë edhe për 3 minuta të tjera. Vezët e shijshme në formën e reve janë gati.
Vlerat e vezëve
Veza është një ndër produktet që mbart vlera të jashtëzakonshme ushqyese renditur në listën e 10 super-ushqimeve dhe nuk ka mëngjes më të këndshëm se vezët, sido të jenë të gatuara.

Vezët janë një burim i shkëlqyer i kompleksit të proteinave cilësore dhe nga ana tjetër ofrojnë pak kalori.

Një vezë e plotë përmban 5.5 gramë proteinë dhe 68 kalori. /AgroWeb.org

Vezë të pjekura në furrë , unike për pjë mëngjes plot shije Read More »

Biskota me brumë arrash , delikatesë dhe ëmbëlsi në kushtet e shtëpisë

Me një ëmbëlsi unike, krokante e të lehta njëkohësisht, biskotat me brumë arrash janë të mrekullueshme për t’u konsumuar në çdo kohë të ditës.

Përgatiten mjaft thjeshtë, në vetëm 30 minuta por rezultati final i tyre është një ëmbëlsi unike, delikate. Fantastike për t’i servirur në familje, për më të dashurit por edhe si gosti ndaj miqve e të afërmve.

AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë përgatitjen e biskotave me brumë arrash krejt lehtë në shtëpi, ndërkohë të njëjtën recetë mund ta përgatisni edhe me brumë bajamesh në vend të brumit të arrave.
Përgatitja e biskotave me arra krejt lehtë në shtëpi
Përbërësit
Për brumin
1 filxhan e gjysmë çaji me arra të bluara imët

3 të verdha vezësh

¾ e një filxhani çaji me sheqer

Pak vanilje

1 lugë e vogël me sodë

Një lugë gjelle me ujë
Për në fund
Një lugë gjelle ujë mineral

1 e verdhë veze

Thelpinj të plotë arrash për dekorim
Përgatitja
Si fillim ngrohni furrën me temperaturë mesatare.

Në një tas mesatar përzjeni të gjithë përbërësit, arrat e bluara, të verdhat e vezëve, sheqerin, vaniljen, lugën e ujit dhe sodën.

Përzjeini mirë dhe fortë derisa masa të bëhet e njëtrajtshme.

Më pas, shtroni në një tavë një letër pjekjeje. Përmes një luge merrni brumë nga masa e përgatitur e amaretave dhe vendoseni në formën e topthave në tavë.

Brumi i biskotave duhet vendosur dy centimetra larg njeri tjetrit.

Nga ana tjetër, në një tas të vogël përmes një piruni, rrihni të verdhën tjetër të vezës dhe lugën e ujit.

Vendosni nga një thelpi të plotë are në secilën prej biskotave dhe më pas përmes një furçe gatimi lyejeni me të verdhën e vezës.

Piqini në temperaturë mesatare përreth 20 minuta.

Pasi të jenë pjekur, biskotat do të jenë të buta, por sapo të ftohen ato të forcohen dhe të bëhen krokante./AgroWeb.org

Biskota me brumë arrash , delikatesë dhe ëmbëlsi në kushtet e shtëpisë Read More »

Palanik me Djathë në Saç nga Gatimet Speciale të Fshatit

Flija në Kosovë, Tropojë e Kukës, Palanik në zonat e Përmetit, Ersekës e Skraparit dhe Qullnik në Zonat e Korçës, Pogradecit etj është një specialitet i mrekullueshëm, tradicional shqiptar i cili pa dyshim qendron në krye të gatimeve tipike të vendit tonë.

Ndonëse receta ndryshon disi në përbërës sipas krahinave të ndryshme, shija të mahnit njëlloj teksa është e pamundur të mos të të përfshijë tërësisht.

Një zakon i moçëm i grave shqiptare, sidomos në fshat, ku gatimi i tij bëhet edhe më i shijshëm për shkak të pjekjes së tij në prush dhe me saç.

Kjo recetë kërkon shumë durim gjatë përgatitjes së saj.

I gjithë sekreti i përgatitjes së palanikut të shijshëm qendron tek mënyra dhe kujdesi që kjo recetë kërkon gjatë pjekjes.

Hapat e të cilës, AgroWeb.org i rendit më poshtë duke ju këshilluar mbi pjekjen në furrë.
Përgatitja e Palanikut me Djathë
Përbërësit
1 kg miell gruri

700 ml dhallë e vakët

300 ml kos

200 gr gjalpë të freskët fshati

150 gr djathë të bardhë të thërrmuar

1 lugë kafeje sobë buke

Kripë
Përgatitja
Në një enë të thellë shtojmë miellin, dhallën e vakur pak, kosin, kripën dhe sodën dhe përgatisim brumin.

Brumi duhet të jetë i hollë si i krepave ose pak më i hollë se i petullave.

Pasi kemi përgatitur brumin shtojmë djathin e thërrmuar duke e përzierë që të përhapet në të gjithë brumin.
Pjekja në Furrë
Si fillim parangrohim furrën, por vetëm pjesën lartë të saj.

Lyejmë tepsinë përmes një furçe kuzhine me gjalpë të shkrirë dhe hedhim 2-3 garuzhde nga brumi që kemi përgatitur.

E hapim mirë në të gjithë tepsinë dhe e fusim në furrë të piqet.

Pasi piqet, e lyejmë përsëri me pak gjalpë dhe vijojmë me 2-3 garuzhde të tjera, e fusim në furrë të piqet e më pas vijojmë të njëjtën mënyrë derisa brumi të mbarojë.

Në fund, AgroWeb.org ju këshillon që furrën ta ngrohni në të dyja anët, tepsinë e palanikut lyejeni përsëri me gjalpë në sipërfaqe, ndajeni palanikun në katrorë ose rombë dhe piqeni derisa sipërfaqja të skuqet në ngjyrë të kuqërremtë.

E njëjta procedurë ndiqet edhe për pjekjen e palanikut me saç./AgroWeb.org

Palanik me Djathë në Saç nga Gatimet Speciale të Fshatit Read More »