Kulinari

E thjeshtë, e shpejtë dhe me pak përbërës. Boll harxhuat lekë lokaleve, ja si bëhet krem karameli në shtëpi

Një ëmbëlsirë klasike e mirënjohur dhe e shijshme, por pak persona dinë ta gatuajnë.

Përgatitja e krem karamelit mund të bëhet shumë e lehtë nëse ndiqni hapat e kësaj recete fantastike.

Përbërësit:

– ½ litër qumësht; – 4 të verdha veze; – një bustinë me vanilje; – 200 g. sheqer; – 2 veze të plota

Receta dhe përgatitja:

1.Hidh 4 të verdhat e vezës dhe 2 vezët e plota në një tas, shtoni 150 g. sheqer dhe përzieji të gjitha me një lugë druri derisa sheqeri të shpërbëhet mirë dhe të përftohet një sasi e qartë kremoze.

  1. Hidhni qumështin në sobë dhe trazoje bashkë me vaniljen, shkruan ShkodraNews. Hiqeni nga soba dhe lëreni të qëndrojë disa minuta.

  2. 50 gramët e sheqerit të mbetur hidhi në pak ujë dhe vëre atë në ngrohje të ulët, pa zierje, dhe prisni derisa të bëhet karamel.

  3. Merrni qumështin me vanilje. Hidheni ngadalë qumështin e nxehtë mbi kremin ​​e vezëve dhe vazhdoni ta rrahni plot energji me një lugë druri, në mënyrë që vezët të mpiksen.

  4. Gatuaj krem karamelin në furrë në 150 gradë në një tavë me ujë për rreth një orë. Herë pas here kontrolloni se uji nuk flluskon, në këtë rast se po, shtoni ujë të ftohtë.

  5. Kur krem karameli të jetë gatuar, hiqeni nga furra së bashku me enën me ujë, dhe lëreni në ujë derisa ai të ftohet.

  6. Vendoseni në frigorifer për të paktën gjysmë ore dhe pastaj hiqni atë nga ena.

  7. Për një krem karamel me shije të ndryshme, ju mund të përdorni një shkop kanellë në vend të vaniljes. /Përshtati: ShkodraNews

E thjeshtë, e shpejtë dhe me pak përbërës. Boll harxhuat lekë lokaleve, ja si bëhet krem karameli në shtëpi Read More »

Kjo recetë makaronash nga Anila Kalleshi është super, mos e lini pa provuar

Kjo recetë për 4 persona e makaronave vjen e sugjeruar nga Anila Kalleshi dietologia e njohur që mahnit me keshillat e saj te vlefshme. Ja cfare ju duhet:

500 gr pasta, 1 qepë e kuqe, 20 pomodorini tē copëtuara, 1 litër ujë të nxehtë, ​​3 lugë gjelle salcē domatesh, 2 rrenjë karafili, piper, hudhër, kripë, Rigon, borzilok, Spec djegēs pluhur.

Pergatitja: Shtoni salcën e domateve dhe hudhren nē tigan dhe perziejini mirë në zjarr të avashtê. Më pas hidhni domatet e copëtuara, salcën me perime dhe ujin. Lerini të valojnë. Më pas shtoni makaronat dhe lerini të ziejne për 20 minuta. Ju bēftē mirë!!

Kjo recetë makaronash nga Anila Kalleshi është super, mos e lini pa provuar Read More »

Komposto panxhari – ja receta më e mirë ruse për të gjitha sëmundjet!

Kompostoja e panxharit është një recetë tradicionale ruse qe përmban komponente që aktivizojnë mëlçinë, veshkat dhe zorrët. Është bërë nga fermentimi i panxharit.

Rezultatet e disa hulumtimeve mjekësore tregojnë se konsumimi i saj pengon zhvillimin e tumoreve malinje, dhe mëlçisë ,pastron trupin nga toksinat dhe “mbeturinat” e tjera, heq kapsllëkun dhe probleme të tjera me zorrët.

Mjekësia tradicionale ruse beson se kompostoja e panxharit është mjeti më i mirë jo mjekësor për hipertensionin, sepse normalizon presionin e gjakut (e zvogëlon) për një periudhë më të gjatë kohore dhe është e dobishme për ateriosklerozën.

Përbërësit:

Kavanoz qelqi 3 l (nese e keni prej balte akoma me mire).
700 g panxhar i papjekur dhe i qeruar.
2 lugë miell
200 g sheqer (mjaltë ose një ëmbëlsues sipas deshires)
100 gr rrush të thatë

Përgatitja:

Merrni një panxhar të freskët të larë, qerojeni dhe priteni në kuba ose feta të holla dhe vendoseni në një kavanoz të pastër. Shtoni rrush të thatë, 2 lugë miell dhe 200 g sheqer. Mbushni kavanozin me ujë të ftohtë të zier dhe përziejeni.

Kavanozit vendosini nje mbulesë plastike ose akoma me mire nje garzë të dyfishtë dhe lereni në një vend të ngrohtë në 6-7 ditë për tufermentuar. Përziejeni përmbajtjen e kavanozit dy herë në ditë dhe, nëse është e nevojshme, hiqni shkumën. Pas shtatë ditësh shkundni përzierjen mirë dhe pastaj kullojeni.Keshtu do te perfitoni komposten e panxharit.

Konsumi:

Pini 3-4 lugë tri herë në ditë para ngrënies. Merrni një pushim prej tre muajsh dhe përsëritni trajtimin deri ne 3 here. Pas një viti, mëlçia juaj do të jetë plotësisht e pastër! Mbajeni ne frigorifer. Trupi pastrohet, prandaj mund të jenë të pranishme efekte të lehta anësore.

Një metodë:
Kjo metodë është aplikuar nga mjekët në disa spitale në Kiev dhe Lugansk, sepse ajo ka treguar rezultate të shkëlqyeshme jo vetëm për pastrimin e mëlçisë, por edhe për tërë organizmin. Dhe si një ilaç i shkëlqyer për hipertensionin dhe ateriosklerozen.
Pas shisheve të para të konsumuara të kompostos, presioni i gjakut do të stabilizohet.

Kundërindikacionet:
Kjo nuk rekomandohet për ata me veshka të sëmura, probleme me traktin gastrointestinal në fazën akute dhe përdhesit. Në këtë rast konsultohuni me një mjek. Duhet të jeni të kujdesshëm nëse keni presion të ulët të gjakut.

 

Komposto panxhari – ja receta më e mirë ruse për të gjitha sëmundjet! Read More »

Byrek shtëpie me kungull veror , shije fantastike

Është koha perfekte për një byrek me kungull veror, të cilët, të freskët sapo kanë dalë në treg.

Tradita shqiptare e përgatitjes së byrekëve është unike në botë, aq sa kuzhina shqiptare identifikohet me recetën e tij.

Askush nuk i reziston dot byrekut shqiptar. Menjëherë sapo del nga furra ai mbledh gjithë shtëpinë rreth tij.

I shijshëm dhe i kombinuar me mbushje të ndryshme, me djathë e me qumësht, me hithra a lakra të egra, me qepë e domate apo preshë, të gjitha mënyrat e gatimit të tij janë të mrekullueshme.

Por ka dhe një tjetër recetë, shumë familjare dhe shumë të dashur në tryezat shqiptare: Byreku me Kungull.

Shija e tij është fantastike pikërisht në këtë kohë, kur kungujt e freskët, të verdhë të sapo mbledhur nga zona të ndryshme të Shqipërisë kanë mbushur tregjet plot e për plot.
Përgatitja e Byrekut me Kungull
Përbërësit:

700 gr tul i kungullit veror

500 gr Miell

250 ml Ujë

10 gr Kripë

Vaj Ulliri

Pak gjalpë fshati

Sodë Buke

Një gotë qumësht

Një kokërr vezë
Përgatitja e brumit dhe mbushjes me kungull
Si fillim, përgatisim brumin, duke hedhur në një tas të madh miellin.

Pasi bëjmë një gropë në mesin e miellit hedhim kripën, sodën dhe i përzjejmë me dorë ndërsa nisim të shtojmë ujë të vakët derisa brumi të krijohet në një masë të butë dhe të përshtatshme për t’u hapur në formën e petës.

Brumin e përftuar e mbulojmë me një pecetë të pastër dhe e lëmë përreth gjysmë ore që të fryhet ndërsa nisim përgatitjen e harxheve.

Për përgatitjen e kungullit, pasi e kemi prerë në copa mesatare i hedhim në një tenxhere me ujë në mënyrë që të zjejë.

Sapo copat e kungullit të jenë zbutur. Kullojmë ujin dhe i shtypim derisa të marrin formën e puresë.

Më pas, në një tenxhere hedhim kungullin pure, vezën, kripën, një lugë gjalpë fshati dhe gotën e qumështit.

I vendosim në zjarr për 8-10 minuta derisa të krijojmë një masë të njëtrajtshme, jo të lëngshme.
Përgatitja e  Byrekut
Pasi e përgatisim mbushjen me kungull, e lëmë të ftohet. Gjatë kësaj kohe brumi është gati për t’u punuar. Brumin e ndajmë në 10 kuleçë të vegjël dhe nisim hapjen e petave.

Në tepsinë e lyer me vaj ulliri, shtrojmë tre petat e para duke u hedhur secilës nga disa pika vaj ulliri.

Më pas shtrojmë pjesën e parë të mbushjes me kungull. (Masën e kungullit e planifikojme te ndarë për tre shtresa)

Vijojmë me shtrimin e dy petave të tjera dhe më pas hedhim sërish një pjesë të mbushjes së kungullit.

Pas kësaj, sërish shtrojmë dy peta të tjera duke i spërkatur gjithmonë me disa pika vaj ulliri.

Hedhim dhe pjesën tjetër të mbushjes dhe vijojmë shtrimin e dy petave të tjera.

Hedhim edhe pjesën tjetër të mbushjes së kungullit dhe më pas shtrojmë tre petat e fundit duke u sërish disa pika vaj ulliri.

Byrekun e pjekim në furrë në 180 gradë për 20-30 minuta deri sa të marrë pjekjen e duhur.

Në fund të përgatitjes, pasi byreku është pjekur e nxjerrim nga furra dhe e lyejmë me një lugë gjalpë fshati./AgroWeb.org

Byrek shtëpie me kungull veror , shije fantastike Read More »

Nga Peja në Gjermani, gruaja që eksporton flija dhe prodhime vendore

Flija është një ndër ushqimet tradicionale shqiptare më të shijshme. Si e tillë, ajo konsumohet shumë nga shqiptarët kudo që ndodhen. Por, bashkatdhetarët tanë të cilët ndodhen jashtë Kosovës, nuk kanë mundësi ta shijojnë shumë shpesh këtë ushqim, pasi siç e dimë, mënyra e përgatitjes së flisë është pak e komplikuar pasi nuk lejohet të ndezet zjarr në shumë vende. Por, një familje nga Qyshku i Pejës, po e bën të mundur që flijat t’i dërgojnë nga Kosova në Gjermani.

 

Nëna 66 vjeçare e familjes Kelmendi nga Qyshku i Pejës, është vetëm njëra ndër gratë e familjes e cila me shumë përpikmëri dhe mjeshtri, gatuan fli, të cilat pastaj përveç bashkatdhetarëve tanë në Gjermani, i shijojnë madje edhe shtetasit gjermanë, të cilët këtë ushqim tradicional shqiptar, e quajnë tejet të shijshëm dhe interesant.

Ardian Kelmendi, anëtar i kësaj familje, ka thënë për Gazetën Express, se edhe pse e moshuar, nëna e tij këtë punë e bën me shumë kënaqësi, sepse siç e quan ajo, “flija është traditë e jona, e traditat tona nuk bon me i harru”.

Tutje, Kelmendi ka thënë se dërgimin e flijave në Gjermani, ata e bëjnë dy herë gjatë javës, duke i dërguar kështu të paktën nga 6 flija që piqen në saç dhe oxhak.

“Dy herë në javë, së paku nga 6 flija i dërgojmë në Gjermani. Kemi kërkesë të madhe të dërgojmë edhe më shpesh, por për shkak se flija është ushqim i ndishëm, dhe rruga është e gjatë, momentalisht po i dërgojmë vetëm dy herë gjatë javës”, ka thënë Kelmendi.

Familja Kelmendi po kontribuon edhe në punësimin e grave, sepse përveç tri grave të familjes që përgatisin flija, gjithashtu ata punësojnë edhe gra të tjera, gjatë gjithë kohës, sepse kërkesat për eksport janë të mëdha.

Flija e pjekur me saç në oxhak
Flija e pjekur me saç në oxhak

Një tjetër veçanti e përgatitjes së këtyre flijave, është se familja Kelmendi i përgatisin me produkte të qumështit të cilat i përfitojnë nga bagëtitë e veta.

“Krejt janë tonat, kemi lopë, prej të cilave marrim qumësht e mazë, e këto flija i përgatisim me to”, ka thënë Kelmendi.

Ai thotë se kanë kërkesa që të fillojnë me dërgimin e flijave edhe në Austri dhe Zvicër, por për shkak të ndjeshmërisë së këtij ushqimi, momentalisht ata i dërgojnë vetëm në Gjermani.

Ai gjithashtu ka thënë se janë në proces të sigurimit të një mënyre më të lehtë dhe më të përshtatshme të transportimit të flijave, dhe pas kësaj ata do të shohin mundësitë që të zgjerohen edhe në tregun Austriak dhe Zviceran.

“Kërkesat janë shumë të mëdha, për Austri dhe Zvicër, por jemi duke u mundu që të sigurojmë një transportim të tillë që flijat të shkojnë të nxehta në këto vende, e mos t’i humbin vetitë dhe shijën deri sa të dërgohen atje, për shkak se është një rrugë shumë e gjatë”, ka thënë Kelmendi për Gazetën Express.

Nga Peja në Gjermani, gruaja që eksporton flija dhe prodhime vendore Read More »

2 shqiptarët bëjnë shpikjen më të madhe në ushqim, e gjithë Zvicra po flet për ata

Pjetri dhe Armendi, nuk jetojnë në Itali, në vendin i cili njihet për pizza, por në Zvicër. Ata kanë bërë një kthesë në përgatitjen e këtij specialiteti, pasi që, nëpërmjet gatimit ata po bëjnë edhe vepra arti.

Pjeter Perlepi dhe Armend Hajdaraj ka kohë që në picerinë e tyre kanë filluar të eksperimentojë me artin në pica, shkruan albinfo.ch.

Ndërkohë puna e tyre ka zgjuar interesimin e të tjerëve, të cilët për kuriozitet po shkojnë të shijojnë picat e tyre, edhe për shijen por sidomos edhe për ngjyrën. Pos picave tjera të shijshme, ata së fundi kanë vendosur të përgatisin pica me ngjyrë të zezë.

Pjeter Perlepi nga Komuna e Gjakovës ka 30 vjet që jeton në Zvicër. Ai ka mbaruar zanatin për të përgatitur ëmbësira në ëmbëltore. Pjetëri ishte rritur në furrë dhe e ka trashëguar profesionin nga babai i tij që tashmë është pensionuar dhe kishte furrën e tij në Zvicër.

2 shqiptarët bëjnë shpikjen më të madhe në ushqim, e gjithë Zvicra po flet për ata Read More »

Lajm fantastik: Fasulet i duan të gjithë por kur ta mësoni se çfarë i bëjnë trupit tuaj do i konsumoni përditë

Fasulet janë shumë popullore në shumë kultura dhe janë ushqim bazë në kuzhinën meksikane, braziliane, kubane dhe atë domenikane.

U prezantuan në Evropë në shekullin e 15-të nga spanjollët. Sot prodhuesit më të mëdhenj të fasuleve të zeza janë India dhe Brazili.

Fasulet e zeza, ushqimi më ekzotik që mban në formë peruanët e kolumbianët e që është aq i dashur nga amerikanët e tani po preferohen gjithnjë e më shumë edhe nga shqiptarët.

Sipas studimeve të fundit fasulet e zeza janë legume super për traktin digjestiv.

Kultura e futjes së fasuleve të zeza në ujë është e pranishme në shumë vende dhe sipas dietologëve kjo është një mënyrë për shtimin e përfitimeve tek to. Në Brazil, një vend që së bashku me Indinë rrisin më shumë fasule të zeza se çdo vend tjetër në botë- fasulet zënë një vend shumë të veçantë.

Brazilianët hanë fasule të zeza të paktën një herë në ditë. Studimet e fundit kanë dëshmuar se fasulet ulin riskun për diabet të tipit 2, mbajnë larg sëmundjet kardiovaskulare dhe parandalojnë disa lloje kanceri.

Që shqiptarët i duan shumë fasulet, ky është një fakt që dihet tashmë.

Lidhja me këtë perime është aq e lashtë saqë është e vështirë të gjesh zanafillën e tyre në vendin tonë. Fasulet janë ushqimi kryesor në tryezat e amvisave shqiptare.

Mesatarisht shqiptarët konsumojnë 5-6 kilogramë për frymë në vit, duke i kapërcyer të gjitha vendet e Bashkimit Euopian për nga niveli i konsumit. Shqipëria renditet në vendin e 87-të në botë për eksportet e fasules. Korça është rajoni që po kultivon më shumë fasulen e zezë dhe e kanë lidhur më shumë se kurrë fatin e tyre me shijen kulinare të peruanëve, kubanezëve e amerikanëve që preferojnë këtë bishtajore me ngjyrë.

Fasulet e zeza janë të shkëlqyera për shëndetin e traktit digjestiv.

Proteinat dhe fibrat kalojnë përmes traktit digjestiv më ngadalë se ushqimet e tjera me sheqer. Rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak dhe i bëjnë mirë zemrës. Fasulet e zeza duhet t’i ruani në një enë të mbyllur në ambient të freskët dhe të errët. Që të gatuhen më shpejt vendosini në ujë një natë më parë.

Mënyra më e mire për të gatuar fasulet e zeza është tenxherja me presion. Ato janë një burim i mirë i hekurit me përmbajtje të lartë antioksidantësh, sipas Mjekësisë Tradicionale Kineze.

Fasulet e zeza shihen si ushqim që ruajnë freskinë dhe energjinë tek njerëzit, sidomos për gratë. Fasulet e zeza janë shumë të shëndetshme për gratë shtatëzëna dhe për fetusin. Nga pikëpamja e mjekësisë moderne, fasulet përmbajnë shumë aminoacide, kalcium dhe elemente të tjerë ushqyes të cilët janë të domosdoshëm për detoksifikimin e organizmit dhe ulin hipertensionin Duke qenë se janë të pasura me proteina, janë një zëvendësues shumë i mirë për mishin në rast se jeni vegjetarianë.

Fibrat tek fasulet do t’ju mbushin me energji.

Ato përmbajnë acidie yndyrore Omega 3, që shërben kundër plakjes dhe përmirëson shëndetin e zemrës. Fasulet e zeza janë të pasura me antioksidantin “antocianin” – që ndodhet edhe tek boronica. Studimet tregojnë që sa më më e errët të jetë fasulja, aq më e lartë është sasia e antioksidantëve. Dhe kjo në fakt vlen dhe për ushqimet e tjera, përfshi orizin e zi, kumbullat e zeza, çdokollatën e zezë, fiqtë etj. Fasulja e zezë është bazë për shumë dieta në mbarë botën, e po ashtu është një ushqim jo i shtrenjtë, pasi që përmban preparate që ju humbin në peshë dhe nutriente.

Fasulet janë të pasura me nutriente esenciale, ku një gotë me fasule të zeza përmban fibra (59.8 për qind e dozave të rekomanduara për një ditë), proteina (30.4 për qind), hekur (20 për qind), folate (64 për qind), magnez (30.1 për qind), mangan (38 për qind), molibden (172 për qind), fosfor (24 për qind), triptofan (56.2 për qind) dhe vitamina B1 (28 për qind). Fibrat e tretshme, me të cilat është e pasur fasulja e zezë, është vërtetuar se redukton kolesterolin.

Në fakt, studimet kanë vërtetuar se konsumimi i fasuleve të zeza redukton nivelin e kolesterolit të keq, duke shtuar nivelin e kolesterolit të mirë. Fasulet po ashtu janë të pasura me fitonutriente, të cilat tani cilësohen si shumë të shëndetshme. Në bazë të një studimi nga Departamenti amerikan, tri nga katër ushqimet më të pasura me antioksidues janë fasulet.

Një tjetër studim, që është bërë nga Universiteti në Kolorado, ka zbuluar se fasulet e kuqe janë të pasura me antioksidantë, përderisa fasulja e zezë u rendit e dyta. Antioksidantët largojnë radikalet e lira nga trupi dhe besohet se ulin rrezikun nga sëmundjet kronike dhe ngadalësojnë efektin e plakjes. Fasulet e zeza janë të pasura me shumë antioksidues, prandaj edhe ulin rrezikun për t’u prekur nga diabeti, mbipesha, sëmundjet degjeneruese dhe lloje të ndryshme të kancerit.

Lajm fantastik: Fasulet i duan të gjithë por kur ta mësoni se çfarë i bëjnë trupit tuaj do i konsumoni përditë Read More »

Ushqimet tradicionale shqiptare pjesë e festivalit “Bronx Night Market” në New York

Festivali i titulluar “Bronx Night Market” do të mbahet për herë të parë në Brox të New York-ut. Në tezat që do të vendosen në Fordham Plaza, do servohen ushqime të më shumë se 40 vendeve nga vijnë banorët e vendosur në Bronx, e këtu nuk do të mungojnë ushqimet tradicionale shqiptare, shkruan KultPlus.

Në kuadër të festivalit hyrja në të cilin është falas, do ketë shitje të ushqimeve të cilat do të jenë nga 3 deri në 7 dollarë, muzikë si dhe punime dore të ndryshme të cilat do të ekspozohen.

Festivali i cili përdorë sloganin “Shijoje më zemër, New York, Bronx-i po gatuan” është organizuar nga revista Edible Bronx dhe agjencia BLOX.

“Njerëzit nuk e kanë trajtuar me respekt Bronx-in dhe kjo pjesë është nënvlerësuar. Prandaj është qëllim i yni që njerëzit të cilët jetojnë këtu të kenë me çka të krenohen dhe ne të tregojmë mikpritjen dhe diversitetin që është në Bronx”, ka thënë themeluesi i BLOX, Marco Shalma për Gothamist.

Ndër shqiptarët që do të jenë pjesë e këtij organizimi është edhe Ramiz Kukaj, i cili përmes një njoftimin në rrjetin social facebook, ka treguar që do ta promovojë kulturën dhe traditën shqiptare në këtë festival.

Ngjarja do të fillojë sot nga ora 16:00 dhe pjesë e tij do jenë edhe artistë e njohur në këtë komunitet si Bryan Durieux, Consumata Sonidera e të tjerë.

Ushqimet tradicionale shqiptare pjesë e festivalit “Bronx Night Market” në New York Read More »