Kulinari

Sallatë me shalqi për ditët e nxehta të verës, ideale për t’u shijuar

T’ju freskojme pak me nje sallate verore ne keto dite te nxehta? Nje sallate me shalqi eshte idealja per veren.

Përbërësit: 4 feta shalqi, 1 tufë rukola, 1 tufë sallatë jeshile, 300 gr djathë të bardhë, 2 lgj vaj ulliri, 1 lgj lëng limoni, 1 lgj fara susami.

Pergatitja

Vendosim në një tas sallate rukolën, sallatën jeshile dhe fetat e shalqirit. Shtojmë më pas djathin e bardhë të prerë në kubikë dhe gjethet e borzilokut. E rregullojmë sallatën me vaj ulliri dhe lëng limoni dhe në fund e spërkasim me fara susami.

NGA ZONJA KATERINA

Sallatë me shalqi për ditët e nxehta të verës, ideale për t’u shijuar Read More »

Makarona me qumësht dhe djathë parmixhano? Duhet t’i provoni patjetër!

Te gjithe dine te gatuajne makarona pasi janë shumë të shijshme dhe tepër praktike ne kuzhine. Por njihuni me një recetë të parezistueshme, për të gjithë ata që i dashurojnë makaronat.

Përbërësit: 2 lugë gjelle vaj ulliri, 4 thelpi hudhra, 2 lugë gjelle me gjalpë, pak majdanoz, 450 ml lëng pule, 200 ml qumësht, 150 gramë djathë parmixhano i grirë, kripë dhe piper për shije

Përgatitja: Në fillim skuqim në një tigan, hudhrat me pak vaj ulliri. Më pas i shtoni qumështin, gjalpin dhe lëngun e pulës.
Trazojini mirë derisa gjalpi të jetë shkrirë plotësisht. Më pas i shtoni makaronat, kripën dhe piperin.Trazojini mirë për rreth 5 minuta. Lërini derisa makaronat të jenë bërë tërësisht.
Në fund i shërbeni nëpër pjata. Sipër i shtoni djathin parmixhano dhe pak borzilok./korrieri

Makarona me qumësht dhe djathë parmixhano? Duhet t’i provoni patjetër! Read More »

Qofte me brokoli dhe djathë kaçkavall, një mrekulli e vërtetë

Qofte shumë të shijshme dhe një ide shumë e mirë, për t’i bërë fëmijët të hanë perimet.

Përbërësit: 500 gr brokoli, 250 gr patate, 1 kokërr qepë e kuqe, 70 gr djathë parmigiano, 1 tufë majdanoz, kripë.

Përgatitja: Fillimisht pastrojmë brokolin duke marrë vetëm lulet, pa pjesën e fortë të tij. E kalojmë në avull ose në zjarr për 3 minuta.
Më pas i kalojmë në mikser. Ndërkohë kemi vënë të ziejë një kokërr patate, të cilën më pas e bëjmë pure në një tas.
Bashkojmë purenë e patates me purenë e brokolit. Grijmë hollë një kokërr qepë dhe e bashkojmë me purenë e patates dhe brokolit. I shtojmë masës djathin kaçkavall të grirë, majdanoz dhe pak kripë. Me brumin e përftuar formojmë qofte të vogla dhe i vendosim në një tavë, ku kemi shtruar letër pjekjeje.
Nëse brumi rezulton shumë i butë, i shtojmë përsëri djathë të grirë dhe nëse rezulton i fortë i shtojmë një deri në dy lugë gjelle qumësht. I vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë për 10 minuta.

Qofte me brokoli dhe djathë kaçkavall, një mrekulli e vërtetë Read More »

Ëmbëlsira e ditës: Revani me portokall

Për të gatuar revani me portokall na duhen këto përbërës:

-5-6 vezë

– 100 gr sheqer

-1 filxhan miell

-1 portokall i shtrydhur

-pak lekurë portokalli e grire

-pak qumësht, gjysmë gote

-3-4 lugë gjalp i shkrirë

-1 pako maja birre

Për shërbetin:

-750 gr sheqer

-800 ml ujë

-1 lugë kafeje kanellë pluhur

-gjysmë limon i shtrydhur

Përgatitja

Marrim një tas të thellë dhe thyejmë vezët. I rrahim fort. Më pas hedhim sheqerin dhe i përziejmë sëbashku me vezët, fort që të shkrihet sheqeri. Më pas hedhim lëngun e portokallit dhe lëkurën e grirë, i përziejmë sëbashku, pastaj hedhim dhe qumështin, pastaj hedhim majanë dhe gjalpin dhe në fund hedhim miellin. I përziejmë sëbashku të gjitha masat, mirë e mire derisa masa të jetë e butë…E lyejmë tepsinë me gjalp dhe hedhim brumin e përgatitur. E pjekim me temperaturë të ulët me 140 gradë dhe kur të piqet e nxjerrim dhe kur të ftohet pak hedhim shërbetin që kemi bërë gati./java

Ëmbëlsira e ditës: Revani me portokall Read More »

Mos rrini pa i provuar këto qofte verore me kunguj, ëmmmm sa shijojnë

Një mënyrë e re për të gatuar qoftet është duke përdorur perimet si përbërës kryesor. Kështu nuk do të shqetësoheni më nëse fëmijët u thonë “jo” perimeve, pasi mund t’i integroni tek kjo recetë fantastike.

Përbërësit: 2 kunguj mesatarë, 2 karota të vogla, 1 patate mesatare, 1 spec jeshil, 1-2 kokrra qepë, 3 lugë miell, 1 e verdhë veze, kripë, piper, majdanoz,

Përgatitja: Perimet pasi t’i keni larë dhe qëruar, i grini në rende në një tas të thellë. Shtojmë mbi perimet miellin dhe të verdhën e vezës. Shtojmë gjithashtu kripën dhe erëzat.
I përziejmë të gjithë përbërësit së bashku derisa të krijohet një masë e qëndrueshme. Me ndihmën e lugës së gjellës e hedhim brumin në formë topash në tiganin me vaj të nxehur më parë. Pasi ta keni përfunduar së skuquri të gjithë masën e brumit, mund t’i servirni ato. Nëse dëshironi mund t’i shtoni përsipër edhe kaçkavall të grirë. Qoftet i shoqëroni me një supë të ngrohtë ose një sallatë. Ju bëftë mirë!/Shije

Mos rrini pa i provuar këto qofte verore me kunguj, ëmmmm sa shijojnë Read More »

Pastiçe me perime, ja si ta gatuani në shtëpi në pak minuta

Nëse doni jë recetë që do të lëpini gishtat këto ditë të nxehta vere, pastiçja me perime është ajo që i mungonte tryezës tuaj.

Përbërësit që nevojiten: 250 gr makarona me vrimë; 2 filxhanë çaji bizele të ngrira; 2 filxhanë çaji qumësht; 3 vezë; 1 lugë gjelle niseshte

1 lugë kafe piper i kuq jo djegës; kripë; 20 gr gjalpë; 2 lugë gjelle miell Ermik; 1/2 filxhanë çaji spec i kuq i ndarë në kubikë  2 copë; 1 filxhan çaji karotë e ndarë në kubikë 2 – 3 copë; 120 gr proshutë; 120 gr djathë Gouda; 1 tufë e vogël majdanoz.

Receta dhe përgatitja: Në fillim lyejmë formën me gjalpin e ngrirë, si dhe ndarjen e mesit, shkruan ShkodraNews. Pastaj spërkasim me ermik dhe e tundim formën. E shkundim ermikun që nuk ngjitet.

Pas kësaj e fusim formën ne frigorifer të ngrijnë përbërësit që u ngjitën.

Vendosim bizelet në një tenxhere me mjaft ujë të kripur. Sapo të marrë valë, hedhim karotat.

Fiks pas 2 minutash, shtojmë dhe makaronat dhe i lëmë 4 minuta, pastaj i largojmë nga zjarri. I lëmë të ftohen. Grijmë djathin, specat në kubikë, majdanozin imët dhe i shtojmë te makaronat në tenxhere, bashkë me sallamin.

Pastaj i përziejmë mirë dhe i hedhim në formë. Shtrojmë me lugë sipërfaqen, duke shtypur lehtë, shkruan ShkodraNews. Rrahim vezët me qumështin, niseshtenë, kripë, piper, paprika e i hedhim në formë.

Pastaj e pjekim në 200 º C poshtë për 30 minuta dhe e mbulojmë me letër alumini. E pjekim dhe për 20 minuta. E lëmë të ftohet dhe pastaj e heqim nga forma.

Ju bëftë mirë! /Përshtati: ShkodraNews

Pastiçe me perime, ja si ta gatuani në shtëpi në pak minuta Read More »

Pite me mish pule dhe lakër të bardhë , shije shtëpie

Janë një ndër gatimet fantastike që përfshijnë tërësisht me shijen e tyre të vegjël e të rritur njëlloj.

Pitet janë ndër ushqimet më të veçanta të përgatitura nga nënat dhe gjyshet.

Ato mund të konsumohen në çdo kohë të ditës ndërsa të kënaqin dhe ngopin oreksin me shijen e tyre fantastike.
Përgatitja e Piteve në Shtëpi
Përbërësit
500 gr miell

200 ml qumësht

50 ml vaj ulliri

1 lugë çaji me sodë buke

Pak kripë
Përgatitja
Në një tas të madh apo enë të gjerë shtojmë miellin bashkë më sodën dhe kripën dhe i përziejmë.

Më pas shtojmë vajin e ullirit dhe vijojmë t’i përziejmë të gjitha bashkë.

Në vijim shtojmë qumështin dhe vijojmë të përziejmë përbërësit derisa të marrin formën e brumit.

Brumin e punojmë me dorë përreth 15-20 minuta derisa masa që krijohet të jetë kompakte dhe homogjene.

E vendosim mënjanë dhe e mbulojmë me një pecetë të pastër kuzhine.

E lëmë të pushojë përreth një orë.

Pas një ore, brumin e  ndajmë në topa të vegjël dhe secilin prej topthave e hapim në formën e petës me ndihmën e një petësi, me një diametër prej 25-30 centimetrash.

Petave që hapim, u bëjmë disa vrima me pirun në mënyrë që të mos krijohen flluska gjatë kohës kur piqen.

Vendosim tiganin pa yndyrë në zjarr dhe nisin të pjekim pitet një e nja ngë nga të dyja anët dhe më pas ato janë gati për t’u mbushur.
Mbushja
Mbushja mund të bëhet sipas preferencës me djathra të ndryshëm, të kombinuara me domate e kastraveca, salca të ndryshme, mishra të ndryshëm etj.

AgroWeb.org ju sugjeron një nga mbushjet më të shijshme atë me mish pule dhe lakër të bardhë.

Mishin e pulës pasi e keni zierë dhe kriposur mirë ndajeni në copëza të vogla apo fije fije.

Ndërsa lakrën e bardhë prijeni përmes një thike të mprehtë hollë në formën e sallatës, kriposeni dhe nëse preferoni hidhini pak pluhur spec djegës gjithashtu.

Lyejini pitet e ngrohta me pak salcë kosi, vendosni pak nga mishi i pulës dhe sallata me lakër të bardhë dhe shijojini!/AgroWeb.org

Pite me mish pule dhe lakër të bardhë , shije shtëpie Read More »

Paçavurja , ëmbëlsira magjepsëse e amvisave Korçare

Paçavurja është një ëmbëlsirë fantastike që të mahnit me shijen e saj. Është një specialitet karakteristik i amvisave të Korçës.

Sot, kjo ëmbëlsirë është shndërruar në më të preferuarat e turistëve të huaj që mbeten të magjepsur prej shijes së saj, teksa e provojnë në tavernat e ndryshme korçare.

Quhet Paçavure për shkak të mënyrës së përgatitjes së saj, kjo pasi petat vendosen rrëmujshëm gjatë përgatitjes.

Është pikërisht mënyra e përgatitjes gjithë sekreti i kësaj ëmbëlsire fantastike, e cila nuk kërkon shumë kohë dhe as mund për t’u realizuar.

AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë përgatitjen e Paçavures sipas recetës së amvisave korçare.
Përgatitja e Ëmbëlsirës Paçavure në Shtëpi
Përbërësit
1 pako me peta ëmbësirash të gatshëm (i gjeni në supermarkete)

6 kokrra vezë

1 filxhan çaji me arra të thërrmuara

1 filxhan çaji me vaj ulliri

Pak gjalpë i freskët

1 filxhan çaji me kos

1 filxhan çaji me sheqer

1 lugë kafeje me sodë buke

2 pako krem karamel (i gjeni në supermarket)
Për sherbetin
800-1 kg sheqer

1 l ujë
Përgatitja
Petat e ëmbëlsirës i mbledhim rrëmujshëm dhe të rrudhosura i vendosim në një tepsi të lyer me pak gjalpë dhe i vendosim të piqen në furrë.

I lëmë në furrë për pak minuta derisa fillojnë të thahen.

Ndërkohë, AgroWeb.org ju udhëzon që në një tas të hidhni vezët, sheqerin, vajin e ullirit, kosin, sodën e bukës dhe krem karamelin.

Përziejini mirë të gjitha bashkë dhe më pas të gjithë masën hidheni mbi petët e thara në furrë. Sipër spërkatini me arrat e thërrmuara dhe futeni të piqet përreth 20-25 minuta.

Ndërkohë, përgatisni sherbetin duke zierë sheqerin me ujin derisa të jetë gati në formën e shurupit pak të trashë.

Pasi ta hiqni ëmbëlsirën nga furra lëreni të ftohet dhe sherbetin hidhjani sipër të nxehtë.

Priteni në forma katrore apo rombi dhe Paçavurja është gati për t’u servirur./AgroWeb.org

Paçavurja , ëmbëlsira magjepsëse e amvisave Korçare Read More »