Kulinari

Sallata Verore Me Shalqi Dhe Djathë – Shije dhe Shëndet i Mirë

Shalqini është një nga frutat më të mirëpritur dhe të dashur të verës.

Mënyra më e përhapur e shijimit të këtij fruti është ndarja në copa dhe servirja e ftohtë.

Megjithatë, ka shumë mënyra të tjera dhe interesante për të shijuar këtë frut dhe përfituar vlerat e mrekullueshme të tij.

Shalqini është një frut i ëmbël dhe i pasur me vitaminat A dhe C.

Si rrjedhojë, ai kombinohet shumë mirë si në shije dhe në vlera me djathin e dhisë dhe menten e freskët.

Sallata Me Shalqin dhe Djathë të Bardhë 

Kjo recetë që AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë kërkon djathë dhie të vjetëruar që është pak i fortë dhe me një shije dhe aromë të ndezur e të veçantë.

Por në mungesë të tij mund të përdorni edhe djathë të bardhë të llojeve të ndryshme.

Përbërësit

4 filxhanë me kubikë shalqini

Çerek filxhani me copa djathi dhie

Lëngu i një limoni jeshil

Udhëzimet

Këtë sallatë mund ta servirni në një pjatancë të posaçme ose në pjatë normale.

Mjafton t’i hidhni të gjithë përbërësit në enën e përzgjedhur dhe t’i përzieni me kujdes që të mos prishet forma e kubikëve të shalqinit.

Servireni të ftohtë.

Pse Duhet Të Hani Shalqi Çdo Ditë

Më poshtë mund të mësoni nga AgroWeb.org, vlerat e mëdha të shalqinit dhe sigurohuni që të mos të mungojë më në tryezat tuaja.

Shëndeti I Zemrës

Shalqini është i pasur me amino acide të cilat ulin tensionin e gjakut.

Shëndeti i zemrës përmirësohet edhe nga antioksidantët të cilët ulin rrezikun e atakut në zemër.

Mbrojtje Për Gjymtyrët

Shalqini përmban pigmente natyralë që luftojnë inflamacionin në gjymtyrë.

Disa studime, të cilave u referohet AgroWeb.org, thonë se falë konsumit të shalqinit, njerëzit janë më pak të prekur nga reumatizma ose artriti.

Mbrojtja e Lëkurës

Ngrënia e shalqinit shërben si mburojë për lëkurën.

Antioksidanti likopen ndihmon organizmin edhe ndaj djegieve nga dielli.

Shëndeti I Syve

Një racion me shalqin plotëson 30% të nevojës ditore për vitaminë A, e cila është thelbësore për shëndetin e syve.

Hidratim

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, 92 përqind e përmbajtjes së shalqinit është ujë, ndaj ky frut është ideal për hidratimin e organizmit.

Sheqeri Në Gjak

Niveli i glicemisë tek shalqini është 80, por falë karbohidrateve që ai përmban, do të thotë se si frut nuk arrin të rrisë nivelin e sheqerit në gjak.

Tretja

Njerëzit që vuajnë nga koliti nuk duhet t’i thonë ‘jo’ shalqinit sepse është një frut shumë i lehtë për t’u tretur.

Shalqini është i butë dhe i lëngshëm ndaj nuk i bën dëm stomakut. /AgroWeb.org

Sallata Verore Me Shalqi Dhe Djathë – Shije dhe Shëndet i Mirë Read More »

Krepa Shtëpie Për Një Mëngjes të Shijshëm, Të Shëndetshëm

Të shijshme, të lehta, të ëmbla e të kripura, krepa ka rrëmbyer zemrat e gjithë shqiptarëve me shijen e tyre fantastike.

Me mjaltë, çokokrem apo reçel, kombinuar me feta bananesh, biskota, arra e lajthi të thërmuarra. Me djathë të bardhë a kaçkaval, domate, kastraveca e sallatë jeshile.

Janë të panumërta mënyrat e kombinimit të krepave dhe shijes fantastike që ato ofrojnë në çdo kombinim.

Krepat janë ideale për një mëngjes të shëndetshëm, të shijshëm që të bën ta nisësh ditën me humor të mirë, por ato janë ideale gjithashtu edhe për t’u konsumuar në vaktet e ndërmjetme.

AgroWeb.org u sugjeron më poshtë një recetë të thjeshtë fantastike në përgatitjen e krepave në shtëpi.

Përgatitja e Krepave në Shtëpi

Përbërësit

500 ml qumësht

3 kokrra vezë

Kripë

250 gr miell

50 gr gjalpë

Përgatitja

Hedhim në një tas të madh miellin dhe pak kripë.

I përzjejmë bashkë e më pas nisim të hedhim nga pak qumështin duke trazuar pa ndërprerje brumin.

Pasi kemi hedhur gjithë qumështin e brumi ka marrë formë të njëtrajtshme hedhim vezët e rrahura.

Përzjejmë mirë masën derisa të bëhet homogjene.

Më pas, tek masa e përgatitur shtojmë gjalpin të cilin e kemi shkrirë më parë.

AgroWeb.org u sugjeron të bëni kujdes që gjalpin e shkrirë të mos e hidhni të nxehtë.

Trazojini mirë të gjithë, derisa të keni arritur një masë të njëtrajtshme dhe të lëngshme.

Më pas vendosni një tigan që nuk ngjit në zjarr. Përmes një furçe kuzhine lyejeni me pak gjalpë.

Hidhni në qendër të tiganit një garuzhde me brumin e krepave dhe me ndihmën e garuzhdes hapeni brumin në formën e petës në të gjithë sipërfaqen e tiganit.

Lëreni të piqet për 2 minuta dhe me pas kthejeni nga ana tjetër, lëreni dhe dy minuta që të piqet.

Vijoni kështu me të gjitha krepat derisa të mbarojë brumi i përgatitur.

Mbushja e krepave bëhet sipas preferencave.

Mund të mbushet me djathë të bardhë, domate e kastraveca, djathë kaçkavall e ton peshku e gjithashtu për krepa të ëmbla mund të përdorni mjaltë, çokokrem apo reçel të kombinuar me biskota e lajthi të thërmuara./AgroWeb.org

Krepa Shtëpie Për Një Mëngjes të Shijshëm, Të Shëndetshëm Read More »

Patate të Pjekura me lëng limoni dhe hudhra, receta që ju lë pa mend

Është një recetë fantastike me shije dhe aromë të mrekullueshme që shoqëron në mënyrë të shkëlqyer çdo gatim në tryezë. AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë mënyrën speciale se si të përgatisni patate të pjekura me erëza, lëng limoni dhe hudhra.

Përbërësit (Sasia e përbërësve përzgjidhet bazuar në numrin e personave për të cilët do gatuani. Më poshtë përbërësit pë 4-5 persona)

1.5 kg patate mesatare, 3 lugë gjelle vaj ulliri, 2 lugë gjelle gjalpë i freskët, 3-4 thelpinj hudhrash të shtypura, Dy lugë gjelle lëng limoni, Kripë, Majdanoz, Piper i Zi

Përgatitja:

Si fillim, parangrohni furrën e sobës në temperaturë maksimale.

Më pas nisni me përgatitjen e recetës. Qeroni me kujdes patatet duke ruajtur formën e tyre të rrumbullakët.

Përmes një thike të mprehtë prijini patatet në feta por jo mes për mes apo deri në fund. Prerjet bëjini feta-feta duke mos prishur formën e saj si kokërr (Si në foto) dhe hidhuni kripë.

Më pas, AgroWeb.org ju udhëzon që në një tas të hidhni vajin e ullirit dhe shtoni lëngun e limonit, gjalpin e shkrirë në temperaturë ambjenti, hudhrat e shtypura si dhe erëzat.

Përzjeini mirë të gjitha bashkë derisa masa të bëhet e njëtrajtshme.

Vendosini patatet e prera në një tavë dhe përmes një furçe kuzhine lyejini të gjitha patatet me masën e vajit të ullirit të ullirit, limonit dhe erëzave.

Kujdesuni të lyeni edhe pjesët në brendësi të fetave të patateve.

Ndërkohë, ruani mënjanë një pjesë nga masa me vaj ulliri e erëza për ta përdorur edhe njëherë tjetër gjatë pjekjes.

Futeni tavën me patate të piqet në furrë përreth 1 orë.

Pas 30 minutave nxirrini dhe përdorni pjesën tjetër të mbetur të masës me vaj ulliri dhe erëza, lyeni patatet sërish dhe futini të piqen edhe për 30 minuta të tjera.

Shërbehen të ngrohta dhe janë shoqëruese fantastike të supave dhe gjellrave të ndryshme ashtu si edhe mishrave apo qofteve të shtëpisë etj shoqëruar me sallata të freskëta.

Patate të Pjekura me lëng limoni dhe hudhra, receta që ju lë pa mend Read More »

Pulë me kos dhe hudhra, supa e lehtë e stinës

E lehtë dhe plot shije, kjo pjatë tipike e kuzhinës tradicionale është ideale për gjallërimin e organizmit dhe shoqërohet në mënyrë të shkëlqyer me sallata të freskëta të stinës.

AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë recetën e shijshme të përgatitjes së supës me mish pule dhe kos e hudhra në shtëpi.

Përgatitja e Supës me Mish Pule dhe Kos/ (Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

4-5 thela mish pule, 2 lugë gjelle miell gruri, Një filxhan çaji me kos, 1 kokërr vezë, Vaj ulliri, Pak gjalpë i freskët, Piper, Kripë, Majdanoz, 1-2 thelpinj hudhra të shtypura

Përgatitja

Si fillim, ju udhëzojme të pastroni me ujë të rrjedhshëm thelat e pulës dhe më pas vendosini në një tenxhere ku keni hedhur pak vaj ulliri dhe pak gjalpë të freskët.

Kaurdisini për 1-2 minuta nga të dyja anët, shtoni kripë dhe mbulojini mirë me ujë.

Lërini të ziejnë derisa mishi i pulës të jetë zbutur.

Ndërkohë, në një tas më vete rrihni vezën, më pas shtoni kosin dhe përziejeni mirë masën derisa ajo të bëhet homogjene.

Në vijim, vendosni një tigan në zjarr. Shtoni pak gjalpë dhe pak vaj ulliri dhe kaurdisni miellin derisa të marrë ngjyrë të artë.

Në këtë moment hiqeni nga zjarri dhe nisni të hidhni nga pak masën e kosit dhe vezës duke e përzjerë masën në mënyrë të pandërprerë derisa e gjithë masa të bëhet e njëtrajtshme dhe të mos ketë kokërriza.

Pasi mishi i pulës të ketë zierë, i largojmë thelat nga tenxherja dhe i lëmë mënjanë.

AgroWeb.org ju udhëzon të shtoni masën e kosit me vezë dhe miell tek lëngu i pulës dhe përzjeheni mirë derisa masa të njëtrajtësohet me lëngun.

Vendoseni tenxheren në zjarr të ulët. Shtoni thelat e mishit të pulës dhe lëreni të zjejë për 5 minuta duke e përzierë herë pas here.

Në fund i hidhet piper, majdanoz, 1-2 thelpinj hudhra të shtypura sipas dëshirës.

Kur shërbehet i hidhet sipër sipas preferencës pak lëng limoni disa pika gjalpë të freskët të shkrirë./AgroWeb.org

Pulë me kos dhe hudhra, supa e lehtë e stinës Read More »

Byrek i ëmbël me kungull të verdhë, ja si ta gatuani me pak përbërës

A nuk ju ka marrë malli dhe ju për një byrek të ëmbël me kungull si ai nga duart e gjysheve tona? Dietologia Blerina Bombaj sjell një recetë fantastike për ta gatuar. E konsumoni si një vakt ndryshe gjatë ditëve të nxehta të verës.

Ja përbërësit (10 racione): 1 kg kungull të grirë në rende; 2 lugë të mëdha me gjalpë; 5 vezë; pak kanellë; 1 filxhan çaji rrush të thatë; 1 filxhan çaji arra; 5 lugë të mëdha, niseshte; 7 petë të holla; 1 filxhan çaji susam; 1 filxhan çaji sheqer kaf; 1 gotë qumësht.

Receta dhe përgatitja: Fillimisht në një tenxhere hidhni 2 lugë gjalpë dhe kavardisni kungullin. Pasi kavardisët shtoni qumështin, e lini në zjarr të avashtë sa të pijë lëngun.

Hiqni nga zjarri, i shtoni rrushin e thatë, arrat, vezët, niseshtenë. I përzieni mirë dhe në fund i hidhni kanellën. Shtroni në tepsi 7 petë të holla.
Hidhni mbushjen sipër petëve dhe anësoret i mblidhni nga lart. Sipër i hidhni susamin dhe e piqni për 30 min në 180 gradë.

Byrek i ëmbël me kungull të verdhë, ja si ta gatuani me pak përbërës Read More »

Patate të mbushura me mish pule dhe hudhër, ja si ta gatuani në pak minuta

Në këtë artikull do t’ju mësojmë se si të bëni specialitetin e Lindjes së Mesme: patate të mbushura me mish pule dhe hudhër.Përbërësit:

2-4 patate; 4 thelpinj hudhër; mish pule i copëtuar; lëngu i një limoni; përzierje erëzash; pak më shumë se çerek gote kos; pak më shumë se çerek gote salcë domateje; vaj ulliri; kastravec turshi.

Receta dhe përgatitja: Fillimisht qëroni patatet dhe me një lugë i hiqni pjesën e brendshme, duke krijuar një zgavër që do të mbushet më vonë.
I skuqni derisa të marrin një ngjyrë kafe në të artë. Merrni copa mishi pule dhe futini në një qese. Shtrydhini sipër lëngun e një limoni.

Shtoni më pas 2 lugë gjelle me përzierje erëzash (piper i zi, qimnon, spec i kuq, koriandër, karafil, arrëmyshk dhe kardamom). Shtoni 4 thelpinj hudhër dhe kos sa 1/3 e gotës. Hidhni salcë domateje sa 1/3 e gotës dhe vaj ulliri (sipas dëshirës).

Pastaj mbylleni qesen e kuzhinës dhe përziejeni duke e tundur. Këtë përzierje duhet ta piqni për 30 minuta në temperaturën 200 gradë. Pasi të jetë pjekur, mbushni patatet me këtë përzierje. Sipër vendosni kastravec turshi të prerë në copa të vogla. Ju bëftë mirë!

Patate të mbushura me mish pule dhe hudhër, ja si ta gatuani në pak minuta Read More »

Patëllxhan i mbushur me gjizë dhe krem domatesh, ja si ta gatuani në shtëpi në pak kohë

Një recetë shumë e shijshme për të gjithë familjen. Përbërësit për kremin: 1 kokërr qepë; 2 thelpinj hudhër; pak borzilok; Vaj ulliri; Kripë; piper.

Për mbushjen e patëllxhanëve duhen: 4 patëllxhanë të prerë në feta për së gjati; 2 thelpinj hudhër; 50 gr gjizë; 50 gr djathë të bardhë të thërmuar; Pak rigon, majdanoz, nenexhik, kopër; 1 kokërr vezë; 50 gr djathë parmixhano ose grana.

Receta dhe përgatitja: Fillimisht në një tenxhere të vogël kavardisim qepët me hudhrat në pak vaj ulliri. Më pas shtojmë domatet e grira me thikë dhe borzilokun. I lëmë të gatuhen deri sa domatet të treten.

Përgatisim mbushjen: Grini imët thelpinjtë e hudhrës, majdanozin, nenexhikun, koprën dhe i bashkojmë në një tas me gjizën, djathin, rigonin dhe vezën.
Fetat e patëllxhanit i marinojmë me vaj, kripë, piper dhe i pjekim në furrë sa të zbuten, vetëm pak minuta. Pasi të jetë gatuar domatja, e grimë në mikser dhe me ndihmën e një site heqim lëkurat dhe farat.

Pastaj mbushim fetat e patëllxhanëve të pjekur me përbërjen që përgatitem, duke i mbështjellë në formë roleje. E në një tavë balte që duron nxehtësinë, shtojmë kremin e domates dhe roletë e patëllxhanit, pak vaj ulliri dhe djathin parmixhano të grirë me rende. E vendosim tavën në furrë të nxehur në 200 gradë dhe e pjekim rreth 10 minuta, sa të shkrijë djathi parmixhano ose grana. E shërbeni me pak borzilok të freskët, të grirë përsipër. Ju beftte mire!/korrieri

Patëllxhan i mbushur me gjizë dhe krem domatesh, ja si ta gatuani në shtëpi në pak kohë Read More »

Kek me limon, ja si të gatuani në pak minuta ëmbëlsirën perfekte që nuk shëndosh

Mmm! Një kek qe mbart plot vlera ushqyese, ndaj mund ta konsumoni sa herë të doni. Kurse konsumimi i farave Chia ndikon në uljen e oreksit, përshpejton metabolizmin, dhe aktivizon glikogjenin i cili është shumë i rëndësishëm për djegien e yndyrës.

Ja përbërësit; miell i tipit 00; sodë buke; 1 lugë gjelle vanilje; pak kripë; 100 gr sheqer; 150 gr gjalpë (të shkrirë); 2 vezë; lëkurë limoni; 1 lugë gjelle vaj ulliri; 1 gotë kos; 2 lugë gjelle fara chia.

Receta dhe përgatitja: Fillimisht në një enë kombinoni 500 gram miell, pluhurin pjekës, vaniljen dhe kripën. Ndërkohë në një enë tjetër shtoni sheqerin, gjalpin, vezët dhe i rrihni mirë. Tani shtoni lëkurën e limonit dhe vajin e ullirit.

E tani i kombinoni të dyja masat në një enë të vetme. Shtoni dhe farat Chia ngaTeuta. E përzieni edhe njëherë derisa të krijohet një masë homogjene. Lyeni tavën e kekut me pak gjalpë. Shtroni me kujdes masën që përgatitët. Pastaj e E piqni për 30 minuta në temperaturë 180 gradë. Shtoni pak sheqer pluhur sipër! Ju befte mire!/korrieri

Kek me limon, ja si të gatuani në pak minuta ëmbëlsirën perfekte që nuk shëndosh Read More »