Sherr me thika e “shotgun” në Durrës, policia zbulon detajet e masakrës.
[sgmb id=”1″]
Ditën e djeshme një masakër ka ndodhur në Rrushkull të Durrësit, ku një gjatë një sherri dy persona kanë mbetur të vdekur dhe një tjetër është në gjendje të rëndë në spital.
Policia bën me dije se është vënë Eduart Xhaferri 54 vjeç, banues në Durrës.
Si pasojë e një konflikti çasti për motive të dobëta Lulzim Qama ka goditur me thikë shtetasin Yzedin Shallari 65 vjeç, banues në Durrës, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës.
Më pas Lulzim Qama ka goditur me thikë edhe Eduart Xhaferri, ku ky i fundit ka marrë armën e gjahut tip Shotgan 5, kalibri 12 mm, të cilën e kishte në mjetin e tij dhe ka qëlluar shtetasin Lulzim Qama, nga brenda mjetit të tij tip Nissan.
Eduart Xhaferri në momentin që është goditur me thikë nga Lulzim Qama ka qenë brenda mjetit tip Nissan, ku edhe menjëherë ka marrë armën e gjahut dhe ka goditur Lulzim Qama.
Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u sekuestruan në cilësinë e provave materiale mjetet e kryerjes së krimit: arma e gjahut tip Shotgan dhe një thikë.
Dosja i ka kaluar prokurorisë për akuzat e “vrasja me dashje”.
Sherr me thika e “shotgun” në Durrës, policia zbulon detajet e masakrës. Read More »