Kronike e zeze

E DHUNUAN DHE E HODHËN NË LIQEN, POLICIA GJERMANE IDENTIFIKON 19-VJEÇARIN SHQIPTAR !

[sgmb id=”1″]

Policia gjermane njoftoi ditën e hënë se një kufomë është gjetur në liqenin Anglersee të qytetit Erbach.

Kufoma ishte zbuluar nga dëshmitarët, të cilët lajmëruan policinë të alarmuar dhe pas hetimeve ditën e sotme është zbuluar dhe identiteti i viktimës.

Viktima është 19 vjeçari shqiptar Xhoi Musaj, i cili përpara se të vritej është dhunuar dhe keqtrajtuar rëndë. Policia kërkon dëshmitarë që e kanë njohur Musaj dhe të ndihmojë hetimet për zbardhjen e vrasjes së tij”, shkruajnë mediat gjermane.

Xhoi Musaj ka jetuar në Steinfurt të Nordrhein-Westfalen. Rrethanat e dhunimit të tij janë ende të paqarta dhe nuk dihet as se kur ai është larguar tamam, por policia gjermane ka njoftuar autoritetet shqiptare dhe kërkojnë ndihmë për zbardhjen e rastit.

Gjithashtu policia ka njoftuar se do të jape një shpërblim prej 3 mijë eurosh për personin që jep informacion të vlefshëm.

Xhoi Musaj ka qenë ish-nxënës i gjimnazit Andon Zako Çajupi në Tiranë.

E DHUNUAN DHE E HODHËN NË LIQEN, POLICIA GJERMANE IDENTIFIKON 19-VJEÇARIN SHQIPTAR ! Read More »

Detaje/ Pronari i televizionit i ekzektuar në Vlorë i afërm i një prej viktimave të ‘Masakrës së Çoles’!

[sgmb id=”1″]

Kur kanë kaluar tre orë nga atentati me armë zjarri që iu bë kreut të OSHEE-së në Vlorë dhe pronarit të një televizioni privat zbulohen detaje të tjera.

Mësohet se dy viktimat kanë qenë të ulur bashkë në kafe pasi ishin miq.

Po ashtu mësohet se biznesmeni vlonjat Erven Hyseni, njëherësh pronar i “Vlora Channel” është i afërm i Akil Rakipit, i cili u vra në masakrën e Çoles në vitin 2015.

Policia e Vlorës ka nisur hetimet për disa konflikte të Hysenit, por nuk përjashton as mundësinë që atetentati të ketë ndodhur për shkak të detyrës të Roland Saliut, i cili mbante postin e drejtorit të OSHEE-së prej dy vitesh.

Si ndodhi masakra e Çoles më 7 prill 2015 në lagjen “1 Maji” të Vlorës
Nga tërësia e provave dhe thënieve të dëshmitarëve të mbledhura nga Prokuroria ka rezultuar se shtetasit Albi Limaj dhe Ardi Velaj, më dt 07.04.2015, kanë komunikuar me telefon me njëri-tjerin në lidhje me një ngjarje të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së njëjtës ditë (që lidhej me shtetasin Xhuljano Maskaj).
Fillimisht komunikimi midis tyre ka filluar në orën 12.33 me telefonatën e shtetasit Albi Limaj në drejtim të numrit telefonik të shtetasit Ardi Velaj, më pas komunikimet e tjera vijojnë në orën 13.50 e në vijim.
Rreth orës 14:00 të dt 07.04.2015 Ardi Velaj dhe Haki Rakipi janë filmuar duke ecur sëbashku në drejtim të kafe „Ador” ,njëri prej të cilëve është duke pirë cigare.

Velaj dhe Rakipi janë futur në njërën nga hyrjet e lokalit (lokali ka dy hyrje)dhe kanë ndaluar në verandë përballë njëri-tjetrit, duke biseduar dhe pirë cigare.

Pas rreth dy minutash në hyrjen tjetër janë shfaqur sëbashku Albi Limaj dhe i pandehuri Aleksandër Llanaj.
Në momentin që këta të fundit janë futur në verandën e lokalit, i pandehuri Alekandër Llanaj, duke ecur në drejtim të shtetasve Haki Rakipi dhe Ardi Velaj, ka goditur me armë zjarri në drejtim të tyre duke goditur fillimisht në drejtim të Ardi Velaj.

Si pasojë e goditjes me armë zjarri, Velajt i është shkaktuar një plagë në kokë, në anën e majtë dhe se pistoleta që ishte pranë shtetasit Ardi Velaj nuk ka realizuar asnjë qitje.

Llanaj ka goditur më pas shtetasit Haki Rakipi, fillimisht në gjoks dhe pastaj në pjesën e djathtë të kokës.
Nga automjeti tip BMV me targa AA 323 AO, ka dalë i pandehuri Bertil Aliaj, i cili pasi është futur në anën e lokalit ku ndodhej ende i gjallë shtetasi Albi Limaj duke konstatuar plagosjen e tij.

Shtetasi Albi Limaj ka dalë nga lokali nga e njëjta hyrje që edhe është futur në verandën e tij, ndërsa i pandehuri Aleksandër Llanaj, ka dalë nga pjesa tjetër e lokalit nga ku ishin futur dhe qëndronin në verandë të shtrirë në tokë kufomat e shtetasve Haki Rakipi dhe Ardi Velaj.

Rezulton se i pandehuri Aleksandër Llanaj është futur në automjetin BMV X5, me targa AA 323 AO që drejtohej nga i pandehuri Ani Begaj dhe ka komunikuar me këtë të fundit.

Më pas, i pandehuri Ani Begaj është afruar tek i pandehuri Bertil Aliaj me të cilin kanë komunikuar dhe ku i ka dhënë armën e luftarake që i pandehuri Aleksandër Llanaj ka bërë goditjet.

Më pas, i pandehuri Bertil Alliaj dhe i pandehuri Ani Begaj pasi nuk kanë mundur të bëjnë dërgimin në automjet edhe të shtetasit Albi Limaj për shkak se ky i fundit kishte rënë i shtrirë në asfalt, i pandehuri Bertil Aliaj është larguar me vrap.
Gjatë largimit të tij, Alliaj është parë me dy armë dhe rezulton nga akti i ekspertimit kimik se ai ka faktor plotësues të qitjes në dorë.

Alliaj është larguar midis pallateve, i pandehuri Ani Begaj ka dërguar në spital të pandehurin Aleksandër Llanaj për shkak se ky i fundit rezultonte i plagosur.

“Fillimisht nga vendi i ngjarjes është larguar kufoma e shtetasit Albi Limaj. Nga kqyrja e kufomës rezulton se në trupin e viktimës vihet re një goditje me armë që i ka shkaktuar vdekjen dhe se gjatë kqyrjes i është gjetur një predhë.
Sipas aktit të ekspertimit balistik, rezulton se predha që i është gjetur shtetasit Albi Limaj është qitur nga arma e të pandehurit Aleksandër Llanaj, ndërkohë që ky ishte spostuar në drejtim të hyrjes tjetër për në verandën e lokalit ku ndodheshin shtetasit Haki Rakipi dhe Ardi Velaj. Si pasojë e goditjeve me armë të të pandehurit Aleksandër Llanaj ka gjetur vdekjen shtetasi Albi Limaj.”

Nga sa më sipër, rezulton se i pandehuri Aleksandër Llanaj ka kryer vrasjen me dashje me armë luftarake të shtetasve Haki Rakipi dhe Ardi Velaj, veprime këto të cilat i ka kryer në bashkëpunim me shtetasit Ani Begaj, Bertil Alliaj dhe të ndjerin Albi Limaj (i cili ka organizuar edhe takimin).

Prokuroria thotë se “në lidhje me vrasjen e të ndjerit Albi Limaj, i pandehuri Aleksandër Llanaj duke e ekspozuar këtë të fundit me dashje ndaj goditjeve me armë të realizuara prej tij i ka shkaktuar atij vdekjen”.

Përfundimisht, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë çmon se i pandehuri Aleksandër Llanaj ka kryer veprën penale të „Vrasjes në rrethana cilësuese” të shtetasve Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj të kryer në bashkëpunim.

Detaje/ Pronari i televizionit i ekzektuar në Vlorë i afërm i një prej viktimave të ‘Masakrës së Çoles’! Read More »

Atentati me dy viktima në Vlorë, si i shpëtoi plumbave fëmija që po luante me biçikletë .

[sgmb id=”1″]

Atentati me dy viktima sonte mund te kishte nje bilanc edhe me tragjik.

Nje femije qe luante me biciklete shume prane vendit ku u ekzekutuan te ndjere, kreu i OSHEE ne Vlore Roland Saliu dhe biznesmeni, pronar i nje media lokale, Erven Hyseni, i ka shpetuar per mrekulli plumbave.

Sic e shihni edhe ne fotot e para qe kane mberritur nga vendi i ngjarjes, bicikleta ka mbetur aty, si dhe nje pale shapka, qe thuhet se jane te femijes qe ndodhej rastesisht ne momentin dhe vendin e gabuar.

Atentati me dy viktima në Vlorë, si i shpëtoi plumbave fëmija që po luante me biçikletë . Read More »

NË AFËRSI TË PANAJASË ËSHTË KONSTAUAR NJË MJET TIP “BMW”, I CILI KISHTE MARRË FLAKË!

[sgmb id=”1″]

Njoftohemi se në afërsi të Panajasë, pranë mbikalimit, është konstauar një mjet tip “BMW” me targë AA 348 PC, i cili kishte marrë flakë.

Për shkak të ndërhyrjes së zjarrfikëses është bërë e mundur shuarja e flakëve të zjarrit dhe për pasojë mjeti është dëmtuar pjesërisht.

Dyshohet se mund të ketë lidhje me vrasjen.

Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.


NË AFËRSI TË PANAJASË ËSHTË KONSTAUAR NJË MJET TIP “BMW”, I CILI KISHTE MARRË FLAKË! Read More »

Zhduket ne menyre misterioze i riu Shqiptar ne Itali!

[sgmb id=”1″]

Një i ri shqiptar është zhdukur pa lënë gjurmë në Itali.

Ai është 19 vjeç dhe quhet Fabiol Kyçyku.

I riu raportohet se është larguar të dielën nga banesa në të cilën jetonte në lagjen “Chiappa” në Spezia, ndërsa denoncimi është bërë ditën e sotme.

Faboli ka shkuar në Itali 3 vite më parë, ku ka punuar atje si mekanik.

Zhduket ne menyre misterioze i riu Shqiptar ne Itali! Read More »

Ka shkruan në dy numri i viktimave nga atentati në Vlorë. Policia konfirmon se ka ndërruar jetë në spital personi i plagosur, Erven Hyseni.

[sgmb id=”1″]

Ka shkruan në dy numri i viktimave nga atentati në Vlorë. Policia konfirmon se ka ndërruar jetë në spital personi i plagosur, Erven Hyseni.

Ky i fundit është pronari i televizionit “Vlora Channel” si dhe i lokalit ku ndodhi ngjarja e rëndë. Dyshohet se Hyseni ka qenë shënjestër e atentatit.

Nga breshëria e armëve humbi jetën edhe drejtori i OSHEE Vlorë Roland Saliu, i cili ndodhej në lokal.

Autorët kanë qëlluar me armë zjarri të dyshuar “Automatik” dhe më pas u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Policia ka ngritur pika kontrolli në qytet, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ka shkruan në dy numri i viktimave nga atentati në Vlorë. Policia konfirmon se ka ndërruar jetë në spital personi i plagosur, Erven Hyseni. Read More »

Vlorë: Zbardhet identiteti i të plagosurit, është pronar i një televizioni!

[sgmb id=”1″]

Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një atentati mafioz në qytetin e Vlorës mbrëmjen e sotme.

Viktima është Roland Saliu drejtori i OSHEE Vlorë. Kurse i plagosuri është dërguar në spital në gjendje të rëndë. Mësohet se ai është Ervent Hyseni, pronari i televizionit lokal “Vlora Channel” në qytetin bregdetar.

Dyshohet se Hyseni ka qenë shënjestër e atentatit që ndodhi në një lokal në sheshin e Flamurit.

Vlorë: Zbardhet identiteti i të plagosurit, është pronar i një televizioni! Read More »

Atentat në Vlorë: Vritet drejtori i OSHEE-së !

[sgmb id=”1″]

Viktima e atentatit në Vlorë është drejtori i OSHEE-së së Vlorë, Roland Saliu. Ai mbeti i vrarë gjatë atentatit në një lokal në sheshin e Flamurit.

Dyshohet se atentatorët qëlluan me armë nga një makinë. Ky mjet është gjetur i braktisur nga policia.

Nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur edhe një i plagosur.

Atentat në Vlorë: Vritet drejtori i OSHEE-së ! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com