Kronike e zeze

Kush është vajza që u hodh nga kati i pestë. Prej dy ditësh qëndronte te shtëpia e shoqes.

[sgmb id=”1″]

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur vetëm pak çaste më parë në Tiranë, në zonën e Unazës së Re.

Një vajzë 30-vjeçare është hedhur nga kati i pestë i një pallati dhe ka gjetur vdekjen.

“Panorama” meson se vajza vuante nga depresioni. “Panorama” meson se viktima eshte Enkeda Mullahaj, 30 vjeçe.

Ajo kishte dy dite qe qendronte ne shtepine e shoqes se saj, Nertila B. Kjo e fundit eshte marre ne pyetje nga policia.

Kush është vajza që u hodh nga kati i pestë. Prej dy ditësh qëndronte te shtëpia e shoqes. Read More »

E reja në Tiranë vret veten, hidhet nga kati i pestë i pallatit!

[sgmb id=”1″]

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet, ku një vajzë e re i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i një pallati.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Unazës së Re, ku vajza që sipas dëshmitarëve ishte e re në moshë është hedhur nga kati i pestë i një pallati, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

E reja në Tiranë vret veten, hidhet nga kati i pestë i pallatit! Read More »

I zhdukur që prej dy javësh, policia britanike në kërkim të 16-vjeçarit shqiptar!

[sgmb id=”1″]

Një 16-vjeçar shqiptar në Britani, rezulton i zhdukur që prej datës 8 maj dhe autoritetet britanike kanë lajmëruar se janë në kërkim të tij.
Rajmond Dida është parë për herë të fundit në Seaford pasditen e 8 majit dhe që prej atëherë askush nuk ka mësuar gjë për të.

Thuhet se 16-vjeçari mund të ketë udhëtuar në West Midlands dhe tani mund të ketë shkuar në Kroydon.

Megjithatë, policia ka vënë një e-mail për të gjithë shqiptarët atje që kanë informacion: [email protected]

I zhdukur që prej dy javësh, policia britanike në kërkim të 16-vjeçarit shqiptar! Read More »

DY SHQIPTARË TË VDEKUR POSHTË SHKËMBIT!

[sgmb id=”1″]

Në La Spezia, në një vilë me një hyrje në buzë të Litoraneas, në orën 23:00 të së dielës së kaluar  rreth pesëdhjetë metra larg nga pjerrina e gurores në Aquascan, ra alarmi për hajdutë, alarmi që ishte i lidhur me Qendrën Operative të Institutit Mbikëqyrës. Brenda vilës ishte pronarja, duke pritur për bashkëshortin e saj, një pronar restoranti i njohur në Vernazza, Paolo Basso.

“E dëgjova alarmin, doli në dritare dhe pashë hijet që vrapuan nga porta drejt rrugës bregdetare”, tha dëshmitarja, që e njoftoi ngjarjen në Polici.

Sipas burimeve në vend atë të diel ka ardhur patrulla, e cila ka kryer inspektimin dhe ka zbuluar se asgjë nuk ishte vjedhur është larguar më pas duke shtrënguar duart me pronarin e vilës, që bekonte ditën kur kishte instaluar sistemin e alarmit.

A ka lidhje ky fakt me trupat dy të rinjve shqiptarë në pjerrinën e kodrës? Pyetja mbetet hapur duke ndërtuar themelet e një hipoteze, së cilës i shtohet edhe një rrethanë tjetër: dy të rinjtë shqiptarë kanë tuta gjimnastike të errëta dhe doreza në duar, që nuk kanë lidhje me këtë sezon vere.

Pika e zbulimit të trupave pas metra larg njeri tjetrit përputhet me rënien nga shkëmbi që shtrihet përgjatë bregdetit.

Rreth viktimave nuk kishte gjurmë gjaku që të mendohet se dikush ka dashur t’i heqë qafe.

Gjendja e organeve të tyre tregonte se ngjarja kishte ndodhur 3-4 ditë para zbulimit të trupave. Alarmin e dha një mik i shqiptarëve që kishte shkuar të kontrollonte në atë vend. Pikëpyetjet mbeten, çështja ende në hetim.

DY SHQIPTARË TË VDEKUR POSHTË SHKËMBIT! Read More »

E rëndë në familjen tiranase, kryefamiljari vdes tragjikisht.

[sgmb id=”1″]

Mbrëmjen djeshme, në rrugën “Mustafa Dapi” në kryeqytet, në banesën e tij është gjetur i varur D.P., 61 vjeç.

Sipas hetimeve të para të policisë, kryefamiljari është vetëvarur.

Kanë qenë familjarët ata që kanë gjetur trupin e pajetë, pa mundur që t’i vijnë në ndihmë.

Rrethanat që e çuan të marrë aktin ekstrem janë ende të paqarta, ndërkohë që policia vijon hetimet për zbardhjen e tyre.

Për të hedhur më shumë dritë mbi rrethanat e vdekjes së të ndjerit materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

E rëndë në familjen tiranase, kryefamiljari vdes tragjikisht. Read More »

Të dhënat e para për autorin e vrasjes së dysfishtë në Vlorë!

[sgmb id=”1″]

Krimi makabër që ndodhi pasditen e së mërkurës në Vlorë, ku humbën jetën dy persona, ende nuk ka një autor të dyshuar.

Policia e Vlorës ka shoqëruar në komisariat 15 persona, të dyshuar që mund të kenë dijeni ose lidhje me vrasjen e drejtorit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Roland Saliu dhe pronarit të televizionit Erven Hyseni. Gjithashtu, ka filluar dhe marrja në pyetje e dëshmitarëve që ishin të pranishëm në vendngjarje në çastin e atentatit. 

Policia, me specialistët e saj antikrim, ka përpiluar edhe një herë dinamikën e ngjarjes dhe saktëson se autori dyshohet të ketë qenë rreth 35 vjeç dhe i veshur sportiv. – shkruan TCH.

Qetësisht, autori ka qëlluar me kallashnikov në zonën më të populluar, duke marrë dy jetë njerëzish, ndërsa kalimtarë të rastësishëm, apo qytetarë që po konsumonin kafe, nxituan të ruanin veten dhe fëmijët. Ka qenë ora 19:40 e pasdites në “Sheshin e Flamurit” në Vlorë, kur është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali. Shënjestër dyshohet se ka qenë Erven Hyseni, pronari i një televizoni lokal, ndërsa Roland Saliu, drejtori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ishte në të njëjtin ambient duke pirë një kafe. Saliu sapo ishte kthyer nga një takim elektoral dhe si duket kishte vendosur të konsumonte një kafe. Të dy rezultonin të ulur në tavolina të ndryshme. Kamerat e lokalit te “Hotel Vlora” kanë fiksuar një person rreth 35 vjeç, i cili me automatik në dorë afrohet pranë tavolinës ku ndodhej Hyseni dhe qëllon me breshëri. Autori i pamaskuar me veshje sportive dhe një kapele mbi kokë largohet me shpejtësi duke përfituar nga rrëmuja që ndodh në ato çaste.

Të dhënat e para për autorin e vrasjes së dysfishtë në Vlorë! Read More »

Atentati në Vlorë, si i shpëtoi plumbave vajza e mitur e viktimes!

[sgmb id=”1″]

Atentati në Vlorë që i mori jetën drejtorit të OSHEE-së së Vlorës, Roland Saliu dhe biznesmenit të njohur në këtë qytet, Erven Hyseni, njëherësh pronari i televizionit privat “Vlora Channel”, mund të kishte një bilanc edhe me tragjik.

Por mësohet se për këtë njgajre të rëndë po kryhen hetime intensive dhe se deri më tani janë shoqëruar në komisariat rreth 20 persona.

Gjatë atentatit në lokalin tek sheshi i Flamurit në pronësi të biznesmentit të vrarë u rrezikuan edhe persona të tjerë që ndodheshin në vendngjarje, mes të cilëve edhe vajza e mitur e Hysenit, e cila pak çaste para breshërisë kishte qenë në ambientet e jashtme, siç duket edhe nga biçikleta e mbetur ne vendngjarje.

Burime nga policia bëjnë të ditur se autorët pas krimit kanë kaluar nga rruga Muze për të dalë më tej drejt qytetit dhe më pas kanë dalë në autostradë ku aty kanë djegur edhe automjetin.

Atentati në Vlorë, si i shpëtoi plumbave vajza e mitur e viktimes! Read More »

Detaji TRONDITËS i atentatit në Vlorë, vajza pa babain të japë shpirt!

Qyteti i Vlorës u trondit mbrëmjen e së mërkurës nga një atentat mafioz i ndodhur në zonën më të populluar, sheshin e Flamurit, e që ua mori jetën dy personave.

Pronari i një televizioni lokal, Vlora Channel, Erven Hyseni, dhe kreu i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në qytetin e Vlorës, Roland Saliu, mbetën të vdekur pasi ndaj tyre u qëllua me kallashnikov. Persona që janë ende të paidentifikuar nga policia dhe që dyshohet të kenë qenë të maskuar, rreth orës 19:40 zbritën nga një makinë tip BMW dhe qëlluan në drejtim të tavolinës së lokalit ku ishin ulur Hyseni dhe Saliu. Kreu i OSHEE-së mbeti i vdekur në vend, ndërsa pronari i televizionit u transportua menjëherë në spitalin e Vlorës nga kunati i tij, i cili punon operator në televizionin “Vlora Channel”. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve ka qenë e pamundur për të mbajtur në jetë Hysenin, që paraprakisht dyshohet të ketë qenë objektivi i këtij atentati. Biznesmeni ishte i afërm i Akil Rakipit, njërit prej viktimave të masakrës së Çoles, të ndodhur në pril të 2015-ës në Vlorë.

Pasi kanë qëlluar me automatik autorët janë larguar me makinën e cila u gjet e djegur prej tyre në zonën e Panajasë, për të humbur gjurmët. Skena të tmerrshme ishin ato të identifikimit të trupit të pajetë të kreut të OSHEE-së nga të afërmit e tij që erdhën në vendin e ngjarjes. Po ashtu, kjo ngjarja ka shmangur edhe një tragjedi të mundshme, pasi në lokal ka pasur persona të tjerë, ashtu sikundër edhe në trotuar kishte mjaft lëvizje kalimtarësh. Por fati ka qenë me vajzën e të ndjerit Erven Hyseni. Ajo ka qenë jashtë ambjenteve të lokalit ku babai i saj ndodhej, duke luajtur me një biçikletë. Vajza e mitur i ka shpëtuar për mrekulli breshërisë së kallashnikovit.

Për ngjarjen e rëndë Policia e Vlorës ka shoqëruar rreth 20 persona, ndërsa ende nuk ka një pistë të qartë se ku janë përqendruar hetimet.

Detaji TRONDITËS i atentatit në Vlorë, vajza pa babain të japë shpirt! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com